Një vajzë e re, vetëm 25 vjeçe gjeti vdekjen pasditen e së mërkurës, si pasojë e një aks identi të ndodhur, në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës “100 Vjetori”, Vlorë.
Dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, doli nga rruga dhe u përmbys automjeti tip ‘Ford’.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosura dy vajza të reja, ku njëra prej tyre gjeti vdekjen në vend, ndërsa tjetra ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Viktima është 25-vjeçarja që shikoni në fotografi Gabriela Meto.
Madje një ditë më parë në media u publikuan edhe pamje nga trupi i pajetë i saj në asfalt. /noa.al
Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për klimën e investimeve në vend.
Kreu i shtetit thotë se Shqipëria perceptohet në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit si vendi me korrupsionin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ku klima mbytëse e të bërit biznes është përkeqësuar nga vendimet arbitrare e politikat fiskale jo transparente dhe klienteliste që cenojnë konkurrencën dhe sipërmarrjen e lirë.
Meta thotë se sipas konkluzioneve tronditëse të DASH “investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesi. Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë sepse titulli i qartë është i vështirë për t’u fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës”.
Në vijim shprehet se ky raport vjen në një kohë kur shoqatat e biznesit, Dhomat e Tregtisë, përfshi dhe atë Amerikane, kanë ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve.
Presidenti nënvizon se edhe Banka Botërore në raportin e saj të ‘Doing Business’ ka ngritur me shqetësim rritjen e barrës fiskale dhe ndryshimet e shpeshta në aktet ligjore dhe nënligjore.
Ndërsa sipas tij, Fondi Monetar më herët ka ngritur me shqetësim rrezikun nga rritja e numrit dhe të kostos së PPP-ve, si dhe rritjen e borxhit publik si pasojë e tyre.
“Sjell në vëmendje se shumë dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh janë rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato”, shkruan Presidenti.
Ai shton se në këtë klime mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqendruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve, është domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.
Meta thotë se i ka bërë thirrje publike prej muajsh Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste, por se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe ende nuk ka asnjë hetim.
Presidenti deklaron se procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Është koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre!”, thotë në mbyllje kreu i shtetit. /noa.al
Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij italiane Monica janë ndër çiftet më interesante në Shqipëri.
Prindër të dy fëmijëve, djalit Boiken dhe vajzës Enkeleida, herë pas herë ata ndajnë momente gazmore së bashku në rrjetet sociale, ku nuk ngurrojnë të shprehin dashurinë që kanë ndaj njëri-tjetrit.
Ish-kapiteni veçse ishte një lojtar i shkëlqyer njihet edhe për natyrën e thjeshtë dhe plot humor në familje dhe shoqëri.
Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtare publikoi video ku tregoi se bashkëshortja e tij po gatuan për herë të parë pas dy muajsh.
Në video shihet Monica që po gatuan dhe kjo sipas ish-futbollistit është një ditë për tu mbajtur mend.
“08.09.2020. Ditë për t’u mbajtur mend. Monica Cana më në fund po gatuan pas 2 muajsh,”– shkroi dje Lorik Cana, krahas videos.
Ai më herët gjatë pushimeve publikoi imazhe duke e “ndëshkuar” bashkëshorten, teksa jashtë dëshirës së saj, e hodhi nga jahti në det.
“Besa Shahini nuk duhet thjesht të japë dorëheqjen dhe të largohet, por duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha ato që ka bërë në krye të ministrisë së Arsimit”.
Është kjo deklarata e bërë nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë vijimit të turit të saj në takimet me të rinjtë.
Ajo tha se rinia është baza e një vendi dhe e ardhmja e tyre është një nga prioritetet e LSI.
Për prindërit e ardhmja e fëmijëve është shumë e rëndësishme dhe ministrja e Arsimit, u shpreh Kryemadhi, nuk mund të ikë pa dhënë disa përgjigje të rëndësishme mbi veprimtarinë e saj në këto muaj.
“Prindërit për fëmijët japin jetën dhe ne si LSI gjithë bazën tonë, gjithë forcën tonë e kemi te të rinjtë dhe aty do investohemi tek angazhimi i të rinjve për t’u përfshirë ata, për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Një pjesë e juaja kanë qenë viktimë e maturës shtetërore, një pjesë tjetër janë ende të pasigurt se çdo të ndodhë me maturën shtetërore dhe pastaj dëgjomë që ministrja thotë që “unë do iki tani se mbarova punë dhe nuk rri më në Shqipëri”. Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më e pakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin të tjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tuaj!”, deklaroi Kryemadhi. /noa.al
Shumë është folur këto ditë për fatin e Portokallisë, spektakli i humorit që është ikona e Top Channel.
Më së shumti është folur për mbyllje të programit dhe rifillimin e show këtë sezon të u në Abc News.
Por asgjë nuk ndodhi. Portokalli do të vazhdojë të jetë në Tch, mësohet në një deklaratë publike të këtij televizioni.
Më 4 tetor 2020 nis sezoni i ri, të dielën ora 21.00.
Për shkak të situatës së Covid-19 edhe këtë fillim sezoni salla nuk do të ketë praninë e publikut.
Megjithatë Top Channel thotë se do të jetë fija lidhëse mes të dy palëve për t’iu ofruar shpirtin e spektaklit.
Mes idesh të reja, personazhesh dhe plot risive Portokallia do të jetë pranë jush së shpejti, me regjinë e Altin Bashës. Kjo konfirmon edhe se zërat për largimin e tij, ishin po ashtu të rremë. /noa.al/
Një aks ident i rëndë me pasojë vd ekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Piqeras të Himarës.
Bëhet me dije se një makinë ka tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përp lasur. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë pl agosur.
Personi që ka humbur jetën është identifikuar si Armand Asllani.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidenit.
Ecën në të njëjtën rrugë 1 vit më parë kur dolën kundër urdhrit të kryetarit demokrat dhe refuzuan të djegin mandatet.
Sot rrugët e Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit janë ndarë përfundimisht. Deputetja demokrate ka vendosur të krijojë një parti te re me Nismën Thurje, ndërsa Myslim Murrizi po mbledh firmat për Lëvizjen Demokratike Shqiptare.
Dy deputetët demokratë të cilët ia dolën të fitonin bashkë betejën për hapjen e listave në 2021-shin, ndajnë mendime të ndryshme sa i takon bashkëpunimit në të ardhmen me partitë e mëdha.
Nisma Thurje dhe Lëvizja Demokratike Demokratike Shqiptare janë në fazën e mbledhjes së firmave, ndërkohë brenda muajt shtatorit pritet të regjistrohen në gjykatë.
Në një postimi në Facebook, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli komenton datën e zgjedhjeve të reja.
Për Topallin, KQZ nuk është gati dhe as ligji për zgjedhje nuk është gati.
Topalli shton se vendi rrezikon që të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pa përmbushur as minimumin e gjërave.
Topalli: Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm, pothuaj 8 muaj përpara. Por ligji per zgjedhjet nuk eshte gati. kQZ nuk eshte gati; pergatitjet per digitalizimin e procesit nuk eshte kerkund. Marrja e pushimeve nga politikanet ka shtyre punen per votimin e ndryshimeve te nevojshme ne kodin zgjedhor. Per shkak te pushimeve ende nuk ka filluar puna per ndertimin e KQZ, e cila duhet ndertuar nga e para me nje organizim e strukture krejt tjeter. Nderkohe pergatitjet per identifikimin e zgjedhesve si nje nder kerkesat e “opozites” jashte parlamentit ende s ka filluar. Edhe keta me pushime… per Keshillin Politik eshte e tepert te pretendosh te mblidhet… si nje strukture e cuditshme qe eshte , natyrisht edhe ajo vazhdon vakancat.. Ne fakt per shkak te vacancave te gjata te politikaneve; per shkak te mos mbledhjes se Keshillit Politik, vendi rrezikon te shkoje drejt zgjdhjeve te ardhshme pa permbushur as minumumin e gjerave. Qe qeveria nuk shqetesohet per standarte kjo eshte e kuptueshme, por qe opozita te jete aq e rahatuar sa te vazhdoje vacancat dhe te mos shtyje procesin kjo eshte e çuditshme.
Për Topallin kjo sjellje, si nga opozita dhe mazhoranca është një hipokrizi e atyre që bërtasin për zgjedhje të lira.
Topalli: Heshtja per sa me lart nga te gjitha anet flet per hipokrizine e atyre qe bertasin per zgjedhje te lira ose lajmeron per nje linje konflikti ne muajt e ardhshme. Qytetaret qe ndjekin politiken nga ekrani kane nje koment… Prap keta? Prap Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha? Ne fakt vendi eshte pa alternative. Tre emrat me lart jane bashke. Ata grinden vetem per pjeset tek koncesionet e tenderat. Nderkohe Vendi ka nevoje deshperuese per ndryshim. Qytetaret duan shprese. Protestat ne Minsk jane nje frymezim edhe per shqiptaret kundra nje klase politike te korruptuar e te deshtuar si kjo e jona. Shpresa nuk do jete kurre e heshtur. Me vote, me proteste apo me te dyja bashke qytetaret do clirojne vendin nga 3-4 vete ( kryetare partish)qe e mbajne peng ate.