Dukati

Ju kujtohet Mimoza Llastica? Ja si duket sot, së fundmi ka bërë një gjest human

Me siguri shumica prej jush e ka parë filmin “Mimoza Llastica”, më vajzën çamaroke që nuk donte të luante me shoqet e saj.

Zhaklina Dhimojani është emri i saj i vërtetë, e cila së fundmi ka bërë një gjest human.

Ajo jeton në zvicër, dhe ka dhuruar disa respiratorë për të prekurit me koronavirus.

Dhurimin e ka bërë përmes ambasadës shqiptare.

POSTIMI I PLOTË I AMBASADËS

E larguar nga Shqipëria në vitet 90-të, Zhaklina Dhimojani Blättler, nuk e ka harruar asnjëherë vendin e saj të lindjes. Aktorja e njohur për publikun shqiptar, ka dhuruar sot përmes Ambasadës shqiptare në Bernë, disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, që do të ndihmojnë më tepër të prekurit nga Covid-19.

Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën. /noa.al/

Ju kujtohet Mimoza Llastica? Ja si duket sot, së fundmi ka bërë një gjest human Read More »

Vlorë/ Veliu: Fytyra e re e Policisë së Shtetit, rritje e bashkëpunimit me qytetarët dhe e sigurisë publike

Fytyra e re e Policisë së Shtetit synon rritjen e bashkëpunimit me qytetarët dhe rritjen e sigurisë publike.

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, gjatë prezantimit të forcës së posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të premten, nënvizon se shtimi me 500 vende në strukturën e Policisë, synimi i madh dhe i vetëm është të garantojmë rritjen e rendit dhe sigurisë publike

“Sot në Vlorë, në takim e tetë, prezantojmë skuadrën e re “Shqiponja të krijuar falë mbështetjes së qeverisë dhe në veçanti të Kryeministrit Rama e Ministrit të Brendshëm Lleshaj, që mundësuan shtimin me 500 vende në strukturën e Policisë, duke krijuar në çdo Drejtori Vendore, forcën e posaçme, si dhe shitnim në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me vajza e djem të rinj”,- u shpreh Veliu.

Veliu theksoi se “kjo nuk është një reformë, kjo është Policia moderne që kemi filluar të bëjmë realitet së bashku me qytetarët”.

“Fytyra e re e Policisë së Shtetit, me këta të rinj e të reja, nuk është më ngjallja e frikës ndaj të gjithë qytetarëve, por bashkëpunimi me qytetarët e ndershëm në misionin e përbashkët për ta bërë shoqërinë dhe vendin më të sigurt, zhvillimin ekonomik, turizmin, ku veçoj potencialet e mëdha që ka gjithë zona e Vlorës në këtë aspekt.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, më kanë ardhur qindra mesazhe e telefonata nga qytetarë të ndryshëm, përfaqësues institucionesh, intelektuale të fushave të ndryshme, të cilët më kanë shprehur vlerësim për krijimin e kësaj force, pasi po krijon që në fillesat e saj një perceptim dhe opinion pozitiv në komunitet, por edhe duke më sugjeruar e bërë prezent shqetësimet e tyre”,- shtoi Veliu.

“Këto qindra mesazhe e telefonata të marra posaçërisht për “Shqiponjat”, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, më kanë inkurajuar, si Drejtor i Përgjithshëm që së bashku me drejtuesit e tjerë të Policisë dhe me mbështetjen e Ministrit të Brendshëm të punojmë më shumë e të gjejmë forma e metoda sa më efikase që çojnë në rritje të besimit të komunitetit te Policia, në rritje të parametrave të sigurisë dhe në goditje më të ashpër të krimit. Ky është shembulli më i mirë se siguria nuk mund të jetë sipërmarrje vetëm e policisë. Përkundrazi, është sipërmarrje e përbashkët e shoqërisë, qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile, medias, institucioneve, drejtësisë, dhe sigurisht, me rolin specifik që luan Policia e Shtetit”,- tha Veliu.

Kreu i Policisë së Shtetit bëri të ditur se “bëhet fjalë për ndryshime në mënyrën e policimit në komunitet, struktura më efikase për të kontrolluar më mirë territorin dhe për t’iu shërbyer më mirë qytetarëve përmes shërbime online, trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve të Policisë, pajisjen me bazë logjistike dhe në rinovim mbi 30 % të flotës së automjeteve, ripërtëritjen e moshës së Policisë. Janë mbi 2 mijë të reja e të rinj që i janë bashkuar Policisë së Shtetit”.

“Aktualisht jemi në një proces rekrutimi, i cili fillon ditën e mërkurë, në 16 shtator, me fazën e parë të testimit me shkrim. Në këtë fazë janë mbi 2 100 aplikantë – për 350 vende, çka tregon një interes të madh të të rinjve për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit”,- tha Veliu.

Kryepolici tha se Vlora paraqitet me parametra relativisht normal sa i takon sigurisë dhe rendit. “Është një qark me tendencë kriminale të trashëguar. Ndaj puna e Policisë pavarësisht sa efektive ka qenë, nuk është mbështetur gjithmonë nga gjyqësori ndër vite, çka ka bërë që shumë elemente kriminale të mos dënohen nga drejtësia e vjetër. Tashmë me krijimin e drejtësisë së re besojmë se do ketë një bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve hetimore, për të ndëshkuar me ligj ata që tentojnë të kryejnë krime ndaj personit, ndaj pronës, trafiqe të paligjshme dhe kultivim e trafikim të lëndëve narkotike. Pas Prokurorisë së posaçme, BKH është një garanci më shumë në këtë luftë, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”,- tha Veliu.

“Strukturat që operojnë në Vlorë kanë përballuar me sukses luftën kundër kultivimit të kanabisit, sezonin turistik, ngarkesën e pandemisë, parandalimin e trafiqeve të paligjshme në rrugë detare, duke bashkëpunuar edhe me homologët Guardia di Finanza-s, si dhe në parandalimin dhe goditjen e krimit në përgjithësi”,- nënvizoi Veliu. /atsh

Vlorë/ Veliu: Fytyra e re e Policisë së Shtetit, rritje e bashkëpunimit me qytetarët dhe e sigurisë publike Read More »

Prezantohet njësia ‘Shqiponja’, më e madhja pas Tiranës/ Lleshaj: Aset i plotë për Vlorën

Skuadra “Shqiponja” në Vlorë do të jetë më e madhja në vend, pas Tiranës, tha ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë ceremonisë së prezantimit të kësaj njësie në Vlorë.

Në takim morën pjesë drejtuesit më të lartë të pushtetit vendor, drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit e zyrtarë të tjerë vendorë.

Ministri Lleshaj përsëriti apelin për të rinjtë universitarë që t’i bashkohen Policisë së Shtetit për ta luftuar krimin në ato hapësira ku kërkohen dije të posaçme siç janë hapësira kibernetike, transaksionet bankare etj. Lleshaj u shpreh gjithashtu se programi i rritjes në numër, cilësi dhe pajisje i Policisë së Shtetit, do të vijojë edhe në të ardhmen në mënyrë që policia jonë të këtë një nivel sa më të lartë profesional.

“Sot ne vijmë në Vlorë për të prezantuar një risi, për të prezantuar një strukturë të re, strukturën e posaçme operacionale “Shqiponja”, e cila me sa duket në Vlorë ka edhe madhësinë përkatëse, që i shkon Vlorës, pra është më e madhja nga numri për strukturat e ngritura në në qarqet e tjera, përjashtuar Tiranën”, – thekson Lleshaj.

“Sigurisht që sot kjo njësi vjen si një aset i plotë, një njësi e kompletuar, së pari me njerëzit e saj, djemtë dhe vajzat e saj, të cilët janë trajnuar, janë përzgjedhur në kuadër të një procesi intensiv përzgjedhje, ndërmjet mijëra të tjerëve. Janë trajnuar, pajisur me gjithçka, pra është një skuadër e plotë që i ka të gjitha. Ka njerëzit, ka mjetet, ka motivimin, ka kualifikimin, ka dëshirën, ka mbështetjen e të gjithëve dhe prandaj besoj që kjo është mënyra për të prezantuar dhe për të filluar një projekt të ri të madh”, – u shpreh Lleshaj.

“Ne do ta vazhdojmë me vendosmëri kursin e ndjekur gjatë viteve të fundit për ta shtuar policinë në numër, për ta modernizuar atë në pajisje, për ta perfeksionuar atë në trajnim, në kualifikim dhe për ta mbështetur atë në të gjitha aspektet e mundshme. Janë dy tendenca, janë dy grafikë pas meje, që tregojnë dy tendenca të kundërta me njëra-tjetrën. Është një grafik që rritet dhe ky është grafiku i numrit të policisë, në këto vite, i cili është shtuar në mënyrë të ndjeshme, 17% është shtuar numri neto i punonjësve të policisë që nga viti 2013, duke arritur sot një nivel të pranueshëm, ndonëse jo stacioni fundor.
Ndërkohë ka një tendencë tjetër, ka një grafik tjetër, që është grafiku në rënie i të gjitha figurave të krimit në Shqipëri. Mbrapa meje është paraqitur vetëm një tendencë, tendenca e uljes së numrit të vrasjeve, e cila ka shkuar sot në gjysmën e atyre që ishin në 2013. Por nuk janë vetëm vrasjet si tregues, janë të gjithë indikatorët e tjerë që masin nivelin e rendit dhe sigurisë publike, që janë në këtë tendencë rënieje, pra përmirësimi të vazhdueshëm”, – theksoi Ministri i Brendshëm.

“Përgjigjja për pse-në e këtij zhvillimi pozitiv, për pse-në e këtij suksesi është pikërisht investimi serioz në sigurinë e vendit, në Policinë e Shtetit, në organet e tjera ligj zbatuese. Tashmë përditë e më tepër siç jeni në dijeni edhe në sistemin e drejtësisë”, – sqaroi Lleshaj.

“Përveç shtimit të numrit të policisë ne kemi ndjekur edhe një politikë të shtimit të kapaciteteve të saj, pra nuk kemi shtuar thjesht numrin, nuk kemi shtuar njësitë ekzistuese, apo kapacitetet ekzistuese, por kemi ngritur kapacitete të reja të munguara për t’iu përgjigjur sfidave të reja, të cilat janë të shumta dhe ndryshojnë përditë. Për këtë arsye e kemi krijuar strukturën e skuadrës “Shqiponja”, në të gjithë vendin”, – tha ai.

“Po përveç këtyre kemi krijuar një numër të konsiderueshëm njësish të reja të specializuara në nivelin qendror duke filluar me njësinë “E”, që është njësia e luftës kundër krimit ekonomik; me njësinë “I”, që është njësia e inteligjencës; me njësinë “C”, që është njësia e luftës kundër krimit kompjuterik dhe atij kibernetik; me njësinë “K” që është njësia e kapjes së personave që i janë shmangur drejtësisë në vite; dhe me OFL-në që është struktura e ngarkuar me luftën kundër aseteve kriminale. Thelbi i të gjithë kësaj përpjekjeje është një – të ngushtojmë hapësirën e krimit dhe të mundësojmë që krimi të sulmohet nga të gjitha anët, një sulm koncentrik, jo vetëm ndaj individëve që bëjnë vepra kriminale, por ndaj pasurive të tyre, ndaj aseteve të tyre, ndaj lidhjeve të tyre, ndaj ndikimit të tyre e kështu me radhë”, – theksoi Lleshaj.

“Siguria është një e mirë e madhe publike, e cila nuk mund të ndërtohet vetëm nga policia, vetëm nga organet ligjzbatuese. Ajo ndërtohet nga pjesëmarrja e qytetarëve. Për këtë arsye na duhet që këtë ta konsiderojmë drejtimin e parë të punës sonë, marrëdhënien për të fituar qytetarët, për t’u bërë palë me to, për të qenë pjesë e tyre dhe jo përballë tyre. Asnjëherë përballë tyre, gjithmonë në krah dhe mes tyre edhe gjithmonë përballë krimit. Kjo është deviza që duhet të ndjekim, dhe me këtë rast u uroj të gjithë djemve dhe vajzave që i bashkohen sot skuadrës së re “Shqiponja” në Vlorë, punë të mbarë, faqebardhë. Ndihuni me fat se jeni në Vlorë. Jo se të tjerët nuk janë me fat, por ju duhet të jeni me fat ngaqë jeni në Vlorë, jeni në këtë peizazh të mrekullueshëm, në këtë vend me potencial të jashtëzakonshëm turistik, kulturor, shoqëror dhe shpreh bindjen që ju do ta ngrini më lart imazhin e Policisë së Shtetit, do ta forconi më tej marrëdhënien e saj me komunitetin dhe do ta fuqizoni më shumë efektivitetin e saj në luftën kundër krimit dhe do të shërbeni më mirë për të vendosur parametra më të larta të rendit dhe sigurisë publike”, – përfundoi Lleshaj./atsh

Prezantohet njësia ‘Shqiponja’, më e madhja pas Tiranës/ Lleshaj: Aset i plotë për Vlorën Read More »

Në moshë të re, a.ksidenti i mori jetën 25-vjecares nga Vlora

Një aksident tragjik u shënua ditën e djeshme në Vlorë, ku një 25-vjeçare humbi jetën pasi u përplas në hyrje të autostradës “100 Vjetori”.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë shpejtësia e lartë si pasojë e të cilës mjeti tip “Ford’’ humbi kontrollin dhe u përmbys në mes të rrugës.

Gjithashtu u plagos edhe një vajzë tjetër në automjet, por ndodhet e shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

E reja që humbi jetën u identiikua si shtetsja Gabriela Meto.

E ndjera, 25 vjeçe, banuese në Vlorë, ishte drejtuese e mjetit, kurse S. K., 38 vjeçarja e plagosur, banuese në Vlorë, ishte pasagjere.

Në moshë të re, a.ksidenti i mori jetën 25-vjecares nga Vlora Read More »

Çështja e detit me Greqinë, Rama ngre zërin: Meta, Basha dhe Berisha duhet ta qepin gojën!

Kryeministri Edi Rama u shpreh se: Ilir Meta, Saliu, Monika po e po janë shumë më patriot se unë.

Për detyrën që ka presidenti iu takon që ta kuptojë çfarë ka thënë kryeministri grek. Transparencë bëhet për diçka që nuk ka ndodhur. Negociatat nuk zhvillohen në Jalë. As në maunet në formë varke, as në gjirin e Lalëzit, por me delegacione. Njerëzit që i kanë peshkuar ose që janë shqetësuar të kuptojnë disa gjëra të thjeshta. Ambasadori e shtoi konfuzionin duke thënë që nuk ka transparencë. Kur u ndryshua qeveria në Greqi, nuk kanë rifilluar. Nuk ka zhvillime të reja. Nuk ka marrëveshje për detin, me qeverinë e mëparshme. Llogarit me të renë. Dimë që Mistotakis ka qasje të mirë me Shqipërinë për të ndërtuar një marrëdhënie solide dhe të fqinjësisë së mirë. Presidenti është peshkatar sepse nëse ka një pikë që Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Saliu duhet ta qepin gojën është kjo pikë. Siç e qelbën këta nuk e bën dot asnjë qeveri shqiptare. E kanë treguar se janë të paaftë për të mbrojtur interesat kombëtare.

Çështja e detit me Greqinë, Rama ngre zërin: Meta, Basha dhe Berisha duhet ta qepin gojën! Read More »

Monika Kryemadhi: ‘Edi Rama u ka thënë të dua deri në vdekje 7 grave deri tani, edhe i ka…”

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është e ftuar në Open në Top Channel ku foli për çështje aktuale. Kryemadhi ironizoi Edi Ramën për mos mbajtjen e premtimeve.

“Edi Rama u ka thënë të dua deri në vdekje 7 grave deri tani, edhe i ka ndarë të gjitha. Edi Rama i ka të humbura zgjdhjet.
Unë nuk kam frikë nga Edi Rama. Po të ishte dikush tjetër në krye të PS do ta kishim shumë më të vështirë. Po të ishte Pandeli Majko në krye të PS do ta kishim më të vështirë në zgjedhje”- tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: ‘Edi Rama u ka thënë të dua deri në vdekje 7 grave deri tani, edhe i ka…” Read More »

85-vjecari shkon të takoje nipin në b urg: ‘Më ka marrë malli për të kam 4 muaj që se kam parë. Më thanë që të flas në ‘skype’, po ku di unë’

Covid është përhapur frikshën në burgun e Drenovës ku 2 prej të dënuarve kanë ndërruar jetë, njëri prej të cilëve vetëm një ditë më parë.

Dhimitraq Jani, i cili ka nipin që vuan dënimin, i shqetësuar për këtë situatë ka shkuar ta takojë sot në burg.

Ai është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës për të mësuar më shumë për të afërmin e tij për të cilin shprehet se ka 4 muaj pa e parë.

“Kam ardhur për nipin, ka hyrë brenda për një çështje sherri, plagosi me thikë dikë. Sot erdha për ta takuar por nuk më lanë të futem, nuk i dija rregullat” tha ai.

“Më ka marrë malli për të kam 4 muaj që se kam parë. Më thanë që të flas në ‘skype’, po ku di unë. Unë jam 85 vjeç”.

“Këtu erdha se i solla ca gjëra nipit. Nuk vij dot ta takoj. Frikë kemi shumë por ishallah nuk ndodh gjë, ndaj erdha ta takoj”, u shprehet i moshuari për mikrofonin e ABC News.

/NOA.al

85-vjecari shkon të takoje nipin në b urg: ‘Më ka marrë malli për të kam 4 muaj që se kam parë. Më thanë që të flas në ‘skype’, po ku di unë’ Read More »

Spartak Ngjela: Shqipëria nuk ka asnjë shpresë tjetër përveç reformës antikorrupsion. Mos i merrni seriozisht këta që fillojnë të flasin për fushata elektorale

Avokati, Spartak Ngjela, lëshoi deklarata të forta në A2, ku u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë nuk është e lidhur me dy grupet aktuale politike. Madje, ai shkoi edhe më tej, duke thënë se nëse BKH-ja do të krijohet deri në vjeshtë, asnjë nga politikanët aktualë nuk do të jenë kandidatë në zgjedhjet e vitit 2021.

“Shqipëria nuk ka asnjë shpresë tjetër përveç reformës antikorrupsion. Mos i merrni seriozisht këta që fillojnë të flasin për fushata elektorale. Ambasadorja amerikane i goditi sot duke thënë se po sabotohet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Shqiptarët e mençur presin BKH-në. Nëse do të kemi forca që të fillojë funksionimi i BKH-së, asnjë nga këta nuk i ke më kandidat për deputet. Jam i sigurt për këtë.

Hetuesit e BKH-së janë edhe me shtetësi shqiptare, janë edhe me shtetësi amerikane. Vetëm kryetari është vetëm me shtetësi shqiptare. BKH i ka shqetësuar këta. Këta dy grupime politike nuk kanë lidhje me fatin e ardhshëm të Shqipërisë.

Nëse politika e madhe që po drejton antikorrupsionin në Shqipëri e formon Byronë Kombëtare të Hetimit brenda vjeshtës, asnjëri nga këta nuk i ke kandidatë për deputetë. Nuk do të jenë kandidatë pasi do të jenë për hetim. Nuk kam të dhëna konkrete, por edhe Rama nën hetim do të jetë. Kjo është edhe arsyeja e reagimit të ambasadës amerikane”, tha Ngjela.

Por kush do ta drejtojë vendin nëse do të largohen këto dy grupe politike, sipas avokatit?

“Vakumi do të ndërtohet nga influenca perëndimore. Ne kërkojmë të shkojmë në BE dhe reformën antikorrupsion e kërkon Brukseli. Por unë mendoj se aktualisht nuk mund të flasim për emra, por për frymë. Fryma e politikës së sotme shqiptare është dekadente dhe duhet ndërruar.

Problemi është shumë i thjeshtë, ne duhet të presim reformën. Ata që do të vijnë do të jenë nga bota akademike dhe sidomos nga shqiptarë të iluminuar në perëndim dhe që janë në pozicione të rëndësishme sot në perëndim. Mos mendoni se nuk ka filluar ingranimi i tyre në politikën e re që do të vijë në Shqipëri. Kam të dhëna që janë të kontaktuar. Ne kemi këtë shpresë, atë të një reforme absolute antikorrupsion”.

Spartak Ngjela: Shqipëria nuk ka asnjë shpresë tjetër përveç reformës antikorrupsion. Mos i merrni seriozisht këta që fillojnë të flasin për fushata elektorale Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com