Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa ka shpërndarë postimin e një aktivisti të partisë së saj ku pjesëmarrës ishte edhe nënkryatri Petrit Vasili, thotë se forca që ajo drejton është e angazhuar aktivisht në çdo organizatë ku anëtarët ndjejnë entuziazmin e shpresës së re që po lind për vendin tonë.
Më tej në facebook, Kryemadhi shkruan se “çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për të përmbushur këtë qëllim dhe per ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët”.
Postimi i plotë:
LSI është duke u angazhuar aktivisht në çdo organizatë, ku anëtarët tanë ndjejnë entuziazmin e shpresës së re që po lind për vendin tonë.
Çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për të përmbushur këtë qëllim dhe per ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët.
Këto janë është diskutuar pafund për ndryshimet që po pëson “Portokallia”, e cila nis sezonin e ri këtë të diele dhe kureshtja është e madhe për të parë se si kanë ndryshuar gjërat me shumë largime nga ky spektakël.
Ikjen e shumë personazheve nga Portokalli’ si duket, e ka komentuar dhe Turjan Hyska, producenti i “Klanifornia”.
“Cikël është e gjitha! Fruti çel, rritet, piqet, kalbet! Nuk është me inat kjo punë!”- shkroi Turi, i cili më vonë publikoi edhe statistikat e shikueshmërisë së “Klanifornias”.
Historia e një 40-vjeçare e cila ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh, është tr onditëse
“Këto janë pasoja të një familje të dobët ekonomikisht dhe psikologjikisht. Unë kam një motër dhe një vëlla. Kaloja shumë keq me motrën, kurse vëllai ishte në emigrim. Babai nuk më ka trajtuar mirë. Merrte vetëm fjalë të këqija dhe ia çonte motrës. Ai ka abuzuar me motrën time. Nga ana tjetër babai më prekte në vende intime. Unë nuk e kuptoja. Ia rrëfeva mamit por ajo nuk më ka besuar. Kam qenë vetëm 11 vjeç. Babi më thoshte se po ta bëj për mbarësi. Me pas unë jam larguar nga shtëpia. Më pas më kontaktoi një çift që nuk bënte fëmijë. Ata kishin paguar xhaxhanë tim. U detyrova të kryej marrëdhënie në sy të shumë njerëzve”, tregoi gruaja në emisionin “Me zemër të hapur”.
Ajo shtoi se i kaloi gjithë këto peripeci, njohu një djalë dhe ngela shtatzënë.
“Shkova tek prindërit shtatzënë, por prindërit kërkuan që unë ta braktisja fëmijën. Vajza ime nuk e njeh të atin. Me shumë peripeci kam mundur ta mbaj vajzën dhe ta regjistroj kur ajo ishte 8 vjeç”.
“Casa do Penedo” është shtëpi e ndërtuar në vitin 1974 dhe renditet si një ndër objektet më të çuditshme në botë.
E vecanta e kësaj shtëpie është së është e vendosur rrëzë malit Fafe në Portugalinë Veriore dhe është e rrethuar nga katër shkëmbinj masivë.
Shtëpia është quajtur me emrin e përshtatshëm “Shtëpia nga guri” (Casa do Penedo), pasi në mënyrë të përsosur bashkon pjesët e natyrës me njeriun.
Muret janë ndërtuar nga graniti i Portugalisë, i cili përdoret tradicionalisht si material ndërtimor për objekte vendore. Shtëpia 2-katëshe në pronësinë e familjes Flinston, ka tërhequr vëmendjen e banorëve vendas dhe turistëve nga momenti kur është ndërtuar.
Ndërkohë, tashmë turistëve u është ofruar mundësia të njihen me historinë dhe arkitekturën e shtëpisë, të drekojnë në natyrë dhe të kënaqen me pamjen në fushën e helikave për prodhimin e energjisë elektrike.
Ajo mori me vete 3 fëmijët e saj, por nga kushtet e vështira ekonomike i dërgoi sërish tek i ati, me shpresën se një ditë do bashkëpunojnë sërish apo do i rimerrte.
Por kjo mesa duket nuk ndodhi kurrë, ajo ka jetuar pa parë fëmijët e saj për 27 vite dhe arsyen pse ata nuk duan ta takojnë, ajo nuk e di.
Ardit Gjebrea: Cili është motivi që ti dhe motra do sillnit sot hallën këtu?
Jonila Gjini: Halla jonë ka një histori të jashtëzakonshme. Para 38 vitesh ajo është divorcuar nga bashkëshorti dhe ka pothuajse 27 vjet që nuk flet fare me fëmijët e saj. Në fillim është larguar nga famija e bashkëshortit së bashku me tre fëmijët e saj dhe ka shkuar tek gjyshi im, por për shkak të problemeve ekonomike të asaj kohe, nuk kanë mundur t’i mbajnë fëmijët dhe i kanë kthyer sërish. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por fëmijët e saj kanë 27 vite që nuk i flasin më.
Ardit Gjebrea: Ajo kur i ktheu fëmijët, i ktheu me idenë që do i linte gjithmonë atje, apo që do i rimerrte përsëri?
Jonila Gjini: Ndoshta për t’i rimarrë më vonë ose ndoshta për të bashkëpunuar me ish-bashkëshortin për fëmijët e tyre, por kurrë për t’i braktisur. Gjatë gjithë këtyre viteve, në sytë e saj kam parë mungesën e fëmijëve. Unë hallën e kam parë shumë herë duke vuajtur për fëmijët dhe arsyeja e ardhjes sime këtu, është një reflektim i atyre që kam parë gjatë gjithë këtyre viteve. Një reflektim që kishte halla për fëmijët, i mungesës së tyre.
Ardit Gjebrea: Ka bërë halla ndonjë hap për t’i takuar?
Jonila Gjini: Patjetër që po, së bashku me familjen time kanë bërë shumë herë përpjekje për t’i takuar fëmijët, por ata nuk kanë pranuar në mënyrë kategorike që të takohen me hallën.
Ardit Gjebrea: Pse, e dini motivin?
Jonila Gjini: Nuk e dimë asnjë motivin.
Jonilda ka treguar së në kohën që punonte në një zyrë sigurimesh ka ardhur kushërira e saj, vajza e hallës tjetër së bashku me një djalë dhe e ftojnë për kafe. Kur u nisën për kafe gjatë rrugës ajo kuptoi se ai ishte djali i hallës. Sapo e kuptoi këtë gjë, e përqafoi e emocionuar. Ai dëshironte të takonte kushërinjtë e tij, por në mënyrë kategorike nuk dëshironte të fliste për të ëmën. Madje motra e Jonilës kur ishte gjallë planifikonte që në dasmën e saj të ftonte edhe fëmijët e hallës.
Ardit Gjebrea: Ku jetojnë fëmijët e hallës.
Jonila Gjini: Nuk e di saktësisht, di vetëm që djali jeton në Gjermani.
Ardit Gjebrea: Çfarë mesazhi do i japësh hallës sot?
Jonila Gjini: Në radhë të parë dua që fëmijët e saj të kuptojnë se realisht kanë një nënë të mrekullueshme që ata nuk e dinë sepse jam e sigurt që nëse do e dinin, ngjarjet nuk do kishin rrjedhur kështu. Mendoj se edhe fëmijët e hallës janë njerëz të mrekullueshëm dhe do doja t’i thoja që ne i duam pafund dhe unë këtu jam reflektimi i dashurisë që më ka dhuruar familja dhe halla ime.
Presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e diskutimit politik për listat e hapura në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
Përmes një mesazhi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se “çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh”.
Në fund apelon që askush të mos ketë frikë nga hapja e listave, dhe ata që e refuzojnë diçka të tillë, të largohen.
“Mos kini frikë nga hapja e listave! HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI”, përfundon Presidenti.
Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme të Fierit kur 31-vjeçari Elton Meta ka tentuar të vetëvritet me armë në oborrin e banesës së vjehrrit të tij.
Ndonëse ai u vetëdorëzua pas ndërhyrjes së forcave RENEA, nëna e tij tregon gjithë konfliktin që ka pasur.
E ëma thotë se i biri e ndërmori aktin e rëndë pasi bashkëshortja e tij ishte larguar nga banesa bashkë me vajzën. Ajo thotë se i biri në gjendje të rënduar psikologjike ka dashur të shohë vajzën. Nëna thotë gjithashtu se disa herë ka tentuar të bindë nusen të kthehet në shtëpi, por ka qenë e pamundur.
Djali kaloi në depresion prej nuses, sillej shumë keq me të. Sado që sillej keq ne i flisnim djalit, nuk i flisnim asaj, se e mora të vogël. I thosha gjithmonë: Hë se po ta fal mami. Ajo ditën tjetër më thoshte jam bërë pishman për atë që bëra mbrëmë.
Vëllai i saj më sjell mua fiq për t’i shitur, unë në dyqan isha, nuk dija gjë, këta ma punojmë mua. Ajo ikën nga shtëpia. Ka një vajzë 1 vjeç e gjysmë. Kur shkoj në shtëpi kjo kishte ikur, i them në telefon çfarë bërë o Ina? Ajo më thotë mua nuk e dua më djalin tënd.
E kisha parë që shkruante në telefon, por nuk e dija që po na e punonte E mora dje në telefon dhe i them o Ina është mërzitur shumë Toni, ti e di që ai të do shumë, ik në shtëpi i them, të mos kalojmë në ekstrem. Ajo më tha dua të ndahem se kam bërë shumë gabime dhe nuk mund të rri, dua të ndahem. I them djalit të shkojmë ta marrim bashkë. Mora gjyshen e saj në telefon në drekë, ajo më tha që nuk dua ta jap më vajzën atje.
I them që je plakë e nuk duhet t’i acarosh gjërat se ata duhen. Ajo më tha që çupa nuk do të qëndroje më. Pastaj djali foli në telefon i tha të paktën më nxjerr vajzën ta shoh, prandaj ndodhi kjo situatë. I vjehrri nga Italia i thoshte rri aty mos lëviz…I ngritën kurth.
Djali e kishte denoncuar ikjen?
Djali ditën që iku nusja ka bërë denoncim, por nuk e ka ndihmuar njeri…Që nga ai moment iku nga shtëpia në drejtim të paditur, e marr në telefon dhe më thotë: Jam në Malin e Tomorrit, nuk jam mirë..I them kthehu se do ta zgjidhim këtë problem! Pastaj na vjen policia e Shtetit dhe thotë ju djalin nuk e keni mirë (qan) Djali në muajin prill ka bërë një aksident të rëndë. E kanë hedhur edhe gazetarët që makina bëhet copa-copa u nis nga Fieri në Sarandë. U gjet shumë keq djali, ndoshta ka kaluar edhe nga kjo…
Çfarë ndodhi me policinë? E ndihmuan ata policët, i thanë dorëzohu se do të ndihmojmë. Vetëm kaq kam dijeni, nuk e di çfarë do bëjë shteti.
Është qëlluar me armë dje? Djali ka qëlluar me armë në ajër. Do vras veten thoshte, do dorëzohem se dua të shoh nusen dhe vajzën
Keni ndonjë apel për nusen? Ajo i paftë hairin zanatit dhe siç ma nxiu mua pragun e shtëpisë kështu ju bëftë edhe asaj, se nuk kam çfarë them më, se jam nënë! Ajo veç për atë vajzë të mendonte… /bw