Dukati

Fundjava me rrebeshe shiu, ja zonat që rrezikojnë të përmbyten

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë reshje shiu që herë pas here do të jenë në formën e rebesheve. Nga reshjet rrezikohen përmbytje lokale në disa qytete si, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 23°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugperwndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5-6 ballë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka dërguar shkresë zyrtare 5 prefekturave pasi në veri-perëndim dhe në jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të vendit.

Në një njoftim të ministrisë së Mbrojtjes thuhet se është kërkuar gatishmëri e të gjitha strukturave të pushtetit lokal dhe të merren masa parandaluese për zonat më të rrezikuara.
AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, u ka dërguarshkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër./ I.M-Dritare.net

Fundjava me rrebeshe shiu, ja zonat që rrezikojnë të përmbyten Read More »

Zbulohet detaj i ri mbi zh dukjen e Bleona Matës

Nje detaj i ri ka dale ne drite ne lidhje me rr embimin e Bleona Mates. Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV rikthen për të disatën herë edhe këtë të premte, historinë e zhd ukjes së Bleona Matës. E ftuar në studio nëna Bukurie Veizi, zbulon një fakt të rëndësishëm, atë se vajza është parë nga banorët e fshatit Zapod duke u tërhequr z va rrë në rrugë.

Sipas dës hmitarëve, vajza është marrë nga dy persona të panjohur duke kaluar anën tjetër të malit, atje ku e priste një makinë me ngjyrë të zezë dhe një tjetër tip Fuoristradë e ka ndjekur nga pas. Fshehja e këtij detaji nga banorët, kur pol icia mbërriti në vendngjarje, mban pe ng një tjetër të vërtetë të asaj dite. Ata u tërhoqën nga kjo dës hmi, duke dhënë para uniformave blu një tjetër variant, se vajza që qante nuk ishte Bleona, por një tjetër fëmijë i fshatit Zapod.
‘Në momentin kur u bënë disa orë, afro 5 orë kërkimi dhe dolën të gjitha ato nëna dhe gra për ta kërkuar vajzën, më thanë se është parë një burrë me flokë të gjata dhe një djalë i ri me çantë shkolle, me triko me kapuç që e tërhiqnin vajzën zva rrë rrugës. E hipën, një herë në një makinë të zezë dhe një grup tjetër iu vu pas, një tjetër makinë Fuoristradë, ngjyrë e bardhë. Një grua i ka dalë para, duke i thënë: ‘C’po bëni?- dhe ata kanë mbyllur derën. Të gjithë e njihnin vajzën, e dinin dhe në momentin kur erdhi policia e fshehën menjëherë, nga fr ika se do t’i merrnin në pyetje.

Ato gra duhet të vinin dorën në zemër, të tregonin kr imin në atë moment. Kur erdhi policia e mbyllën çeshtjen se kishin fr ikë. E kanë parë shumë mirë Begzim Isën ( i ak uzuar nga nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, si personi që ka gisht në rrë mbinin e vajzës). Begzim Isën e ka parë edhe ish-vjehrra ime. Ajo e njeh shumë mirë. ‘E pashë, -tha: ishte me triko me kapuç dhe çantë, u vu pas 5 vajzave, pastaj lëshoi Qamilja lopën’.

Po banorët e zonës e dalluan Begzim Isën ? ‘Banorët e kanë parë Begzimin kur ka shku përpjetë por pastaj kur është marrë vajza zvarrë ka qenë dhe një tjetër person. Me ne ata reaguan menjehërë, por kur erdhi policia jo. Ishte një burrë me flokë të gjata, tërhiqte vajzën zvarrë, na thanë. Vajza qante, kërkonte nënën. Kur erdhi policia i shuan këto gjëra, nga fr ika. E din gjithë zona, e din gjithë fshati Zapod, se kush e ka marr Bleonën dhe nuk e di pse e mbanjnë kaq fshehtë’.

Nëna në studio hedh poshtë pistën se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur atë ditë Bleonës. ‘Absolutisht nuk më shkon mendja. Si ka mundësi t’i ketë ndodhur largqoftë një gjë e keqe, qoftë e ujkut, apo e arushës, siç thoshte policia. Nuk ka asnjë shenjë’. Askush nga fshati nuk reagoi, në momentin që panë vajzën të tërhiqej zva rrë ? ‘Ata thanë që ishte një burrë dy metra i gjatë, me flokë të gjatë.

Ata kanë dalë, kanë parë duke bërë sehir se cfarë po ndodh. Për momentin ka parë dy makina njëra me targa Vlore dhe tjetra me xhama të zinj. Sipas tyre makinat janë larguar me shpejtësi marramendësi. Fillimisht e kanë parë bregut të malit duke u tërhequr zvarrë, pastaj kur janë parë makinat ka mbaruar muhabeti. Kur erdhi policia, banorët e mohuan këtë duke thënë se mund të ketë qenë një prind duke rra hur fëmijën e vet. Nga momenti në moment ata e fshehën. Dhe vajzat nuk treguan kurrë. Aty vlon diçka, se vajzën nuk e përpiu toka. Këtu është një plan i përgatitur, fëmijën e kanë dhënë me dorë. Por për cfarë e kanë dhënë, vetëm 5 vajzat dhe Zoti e di’.

Sot dosja për Bleona Matën në prokurori është pezulluar, ndërsa nëna e vajzës nuk ka ende në dorë qoftë një kopjo të saj. I jeni drejtuar ndonjëherë prokurorisë për të marrë dosjen e Bleona Matës ? ‘I jam drejtuar disa herë, por më kanë thënë se dosjen e kemi ne dhe nuk ka për cfarë të duhet kopjo e dosjes tënde, qoftë në Kukës, qoftë në Tiranë. Dhe unë nuk e kuptoj dot qoftë një kopje të dosjes, pse nuk e kam. Mua më takon si nënë që të di informacionin e fla ktë të Bleona Matës.

Unë dua të dij deri ku kemi arritur me ceshtjen e Bleonës. Nuk më kanë dhënë as kopjen e dosjes, as në Kukës as në Tiranë. Ceshtja ime është vetëm Strasburgu të ma zgjidhi, për Shqipërinë nuk kam më besim’. Që në nisje të emisionit investigativ ‘Pa Gjurmë’, nga viti 2018 e deri më sot historia e Bleona Matës që u zhd uk, teksa kulloste bagëtinë në mal, sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon të ngjallë tek publiku mjaft reagime.

Zbulohet detaj i ri mbi zh dukjen e Bleona Matës Read More »

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Vlorë për të gjithë qytetarët

Njoftim Bashkia Vlorë :

Te dashur qytetare!
Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm ndërkohë që është pezulluar lëvizja e çdo mjeti lundrues.
Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!
Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Vlorë për të gjithë qytetarët Read More »

Porti i jahteve në Vlorë/ Mundësi për ankorimin e anijeve turistike dhe rritjen e të ardhurave

Në qytetin bregdetar të Vlorës do të ndërtohen porti i jahteve dhe ai peshkatarëve.

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit të ndërtimit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, tha se “ideja për ndërtimin e portit të jahteve nuk është e re, është e kahershme. E kemi diskutuar dhe komunikuar disa herë këtu në Vlorë për ta spostuar portin e mallrave dhe për të pasur faktikisht dy porte funksionalë”.

“Një port turistik, i cili sjell me vete shumë punësim, ekonomi, pasi nuk bëhet fjalë thjesht për t’i krijuar mundësi anijeve turistike që të ankorohen, por bëhet fjalë për të pasur në mënyrë të vazhdueshme këtu ekuipazhet e tyre për të marrë të ardhura nga ankorimi gjatë periudhës së qëndrimit. Për të pasur gjithë infrastrukturën e shërbimeve, e cila do t’i shtohet në sasi dhe cilësi infrastrukturës së shërbimeve në zonën e Lungomares, ku ju e mbani mend shumë mirë ku vetëm pak vite më parë kishte shumë pak pika shërbimi dhe ku mund të qëndrohej dhe pjesa tjetër ishte gropa, makina, errësirë”, – nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “është me rëndësi që paralelisht ne të sistemojmë portin e peshkatarëve, të kemi një port që bën shërbimin e mallrave me standarde në mënyrë dinjitoze dhe të kemi një terminal për tragetet, në rast se porti turistik do të marrë jetë”. /atsh

Porti i jahteve në Vlorë/ Mundësi për ankorimin e anijeve turistike dhe rritjen e të ardhurave Read More »

Ja kur nis ndërtimi i Tunelit të Llogorasë

Ndërtimi i tunelit të Llogorasë do të fillojë punë në muajt e parë të 2021.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektit të ndërtimit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.

“Për tunelin është bërë gara e projekteve dhe ne jemi shpresëplotë që në pjesën e parë të 2021 ne do fillojmë ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Së shpejti do fillojmë projektin matanë Radhimës ku zbret bypass-i i Vlorës që po ecën me ritme të larta, ku u hoqën shpronësimet, me një projekt mizerje që u bë nga e para dhe ku do të hapet rruga që lidh këtë pjesë me atë që do të jetë tuneli i Llogorasë”, – theksoi Rama.

Ne, vijoi Rama, do bëjmë Vlorën një nga qytetet e bukur të Mesdheut, se e Shqipërisë është, ku të ketë një sezon më të gjatë, shërbime më shumë, atraksione më shumë dhe patjetër të ketë para më shumë.

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se “ne do të vijojmë punën me projektet e Vlorës, na duhet të bëjmë paralelisht këto ndërhyrje të mëdha urbane, të cilat sjellin ekonomi, punësim, jo thjesht zbukurim”.

“Kemi bërë një llogari përpara ca kohësh për impaktin ekonomik të Lungomares është i pabesueshëm, përveç atij social në jetën e qytetit për shkak të asaj vepre. Të gjitha këto vepra që bëjmë ne në qytete nuk janë zbukurime, as ndërhyrje që lehtësojnë qarkullimin, shëtitjen, shikimin, janë ekonomi, sjellin më shumë të ardhura”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “punët e bëra nga ne nuk kanë krahasim, nuk janë pa të meta, por nuk kanë asnjë krahasim. Ne i vëmë shumë rëndësi projekteve dhe standardeve të tyre. Edhe projekti i Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë edhe ai i aeroportit të Vlorës dhe projektet që do bëjmë për Vlorën e gjithë Shqipërinë janë me standarde ndërkombëtare në çdo aspekt”.

Tuneli i Llogorasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7-10 minuta./atsh

Ja kur nis ndërtimi i Tunelit të Llogorasë Read More »

Kandidimi në zgjedhje/ Rama: Mos hapni llafe që nuk do jem në Vlorë

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë sërish kandidat për deputet në qytetin bregdetar, ndërsa theksoi se “me Vlorën më ka lidhur fati, historia e familjes dhe sigurisht më lidh pafundësisht dashuria për këtë bukuri akoma të pazbuluar”.

Në fjalën e tij në prezantimin e projektit të ndërtimit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, Rama tha se “në Vlorë kam qenë edhe përpara se të bëhesha kryetar i Partisë Socialiste, në Vlorë kam qenë edhe kur u bëra kryetar i PS-së, në Vlorë jam edhe tani që jam kryeministër, dhe në Vlorë do të jem deri kur të jem kryeministër, dhe në Vlorë do jem pasi të mos jem më kryeministër, madje do jem më shumë, se do kem më pak angazhime për të shkuar në çdo cep të Shqipërisë”.

“Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë. Bëni kujdes nga çfarë dëgjoni, se çfarë nuk dëgjohet sot në Shqipëri. Mjafton të hapësh televizorin dhe nuk di njeriu se çfarë të besojë. Besojnë pa bërë asnjë verifikim. Lëre të hapësh ato kanalet e portalet nëpër xhepa aty, pastaj bëhet mullar çfarë del prej aty”, – nënvizoi Rama duke shtuar se më ikën mendja kur me thonë “dil shiko realitetin”.

“Këta që me thonë mua ‘dil shiko realitetin’, nuk do arrijnë dot të bëjnë në jetën e tyre aq metra sa unë kam bërë kilometra nëpër Shqipëri. Nuk do kem nevojë të bëj këto kilometra, por do bëj më shumë metra rreth e rrotull Vlorës”, – tha Rama.

Kryeministri Rama tha se “këtu jemi të gjithë së bashku për të luftuar për ta zbuluar këtë bukuri jo vetëm për vete dhe fëmijët tanë, por për gjithë botën mbarë, që Vlorës t’i dalë zëri gjithandej jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha gjuhët si vendi ku mund të shkosh e të kalosh ditë të paharrueshme duke shijuar bukuritë e natyrës apo Zotit dhe duke shijuar mikpritjen dhe vlerat e krijuara së bashku nga njerëzit”./atsh

Kandidimi në zgjedhje/ Rama: Mos hapni llafe që nuk do jem në Vlorë Read More »

Debat/ Shabani: I keni nxjerrë kallajin këtij vendi/ Spiropali: Unë ju ha për mëngjes juve për vota

Mbrëmjen e sotme në “Open” teksa diskutohet tema “Zgjedhjet pa konsensus”, ka pasur një debat të ashpër mes ministres Elisa Spiropali dhe Endri Shabanit të Nismës Thurje.

Teksa debatonin në një moment, Spiropali i thotë Shabanit: “Me gjithë respektin, unë ju ju ha për mëngjes, me gjithë vota”.
“Mos kini frikë nga vota,” tha Shabani.

“Nuk kemi frikë ne,” u përgjigj Spiropali.

Debati nisi kur Spiropali i tha Shabanit që e njeh atë shumë mirë, ndërkohë ai iu kthye duke i thënë se ka vjedhur kur ajo ishte tek doganat.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Të njoh shumë mirë, Endri Shabani.

Shabani. Ju kenii vjedhur kur ishit të dogana. 1.7 milion euro dëm i keni shkaktuar shtetit shqiptar.

Spiropai: Lërini këto shprehje populiste që sna çojnë askund.

Shabani: E thotë KLSH-ja.

Spiropali: E çfarë hyn KLSh-ja kët. Jam e pastër se për ndryshe do më kishte ndjekur prokuroria e PD-së.

Shabani: I keni nxjerrë kallajin këtij vendi.

Spiropali: Nuk dua të merrem me ty, se disa anëtarë të partisë tënde i kam pasur miq të Mjafti.

Shabani: Mos kini frikë nga votuesit.

Spiropali: Unë ju ha për mëngjes juve për vota.

Shabani: Ju jeni minister, unë paguaj pagën tënde dhe shiko si flet.

Debat/ Shabani: I keni nxjerrë kallajin këtij vendi/ Spiropali: Unë ju ha për mëngjes juve për vota Read More »

Nuk do ta besoni/ Ka thyer rekordin Gines si burri me flokët më të gjatë në botë (foto)

Ky është Joseph Grisamore, nga Shtetet e Bashkuara, i cili ka thyer rekordin Gines si burri me flokët më të gjatë në botë.

Flokët tij kanë një gjatësi prej 1 metër e 8 centimetra.

“Në muajin e mjaltit në Aruba, uji i kripur më ngatërroi flokët aq shumë sa i pata prerë një vit më vonë. Kjo është kur fillova ta rris këtë Iroquois nga e para.

Flokët e mi po rriten shumë shpejt dhe në shtatë vitet e fundit janë rritur gati 110 cm”, tha 42-vjeçari nga Minesota për Metro.co.

Joseph më parë ishte përpjekur të thyejë rekordin në vitin 2007 pasi nuk i kishte prerë flokët për dhjetë vjet, por nuk mundi të konkurronte pasi flokët e tij nuk ishin të prerë anash.

“Nuk kam pasur sukses në atë përpjekje, pasi që nuk mund të vendosja të pres flokët anash. Por pas muajit të mjaltit, vendosa të shkoja për të gjitha ose asgjë, dhe kjo është këshilla që do t’i jepja kujtdo që dëshiron të thyejë rekordin”, tha ai. /noa.al/

Nuk do ta besoni/ Ka thyer rekordin Gines si burri me flokët më të gjatë në botë (foto) Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com