Dukati

Meta: ‘Vendi po rrëshqet drejt një junte me ‘grusht të hekurt

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, reagon në lidhje me raportin e fundit të “Freedom House”, ku shkruan “vendi po rrëshket me shpejtësi drejt një junte me “grusht të hekurt””.

Meta thekson se në raport shkruhet se: “sistemi i kontrolleve dhe balancave përgjithësisht ka dështuar, legjislativi është shkrirë një me ekzekutivin, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale, dhe qeveria ka anashkaluar çdo proces demokratik”.

Sipas presidentit Meta alarmuese janë gjithashtu të dhënat e raportit se:

“krahu ekzekutiv që ishte edhe më parë dominues në këtë sistem, u fuqizua edhe më shumë. Policisë iu dhanë më shumë kompetenca, duke bërë arrestime dhe vendosur gjoba të mëdha dhe njerëzit janë hetuar për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Paketa antishpifje megjithë kundërshtimet brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të kalojë në procesin parlamentar dhe ka përkeqësim të qasjes tek informacioni dhe transparenca qeveritare.”

“Shqiptarët, të cilët kanë njohur izolimin dhe shtypjen e të drejtave njerëzore si askush tjetër, po përgatiten për Referendumin më të rëndësishëm në këto 30 vite kundër tiranisë dhe babëzisë së një bande, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as të drejta të njeriut, as Familje dhe as Atdhe”, e mbyll Meta reagimin e tij në rrjetet sociale./noa.al/

Meta: ‘Vendi po rrëshqet drejt një junte me ‘grusht të hekurt Read More »

Pezullohen dy shefa komisariatesh në Vlorë e Himarë, ndëshkohen 20 policë

Shefi i Komisariatit të Vlorës Edmond Pjetri dhe ai i Himarës Arjan Tase jane pezulluar nga detyra per shkak te parcelave me ka nabis te kultivuara ne zonen e Vlores.

Ata akuzohen se nuk kanë raportuar për parcelat ku kultivohej ka nabisi, të cilat u zbuluan pas kontrolleve nga ajri me helikopter.
Bashke me ta u pezulluan edhe 4 punonjës të tjerë policie në qarkun e Vlorës, si dhe u dha vërejtje për 16 të tjerë.

Ngjarja eshte denoncuar edhe nga PD, Dega Vlore:
Lleshi shkarkon Lleshin!

Në Vlorë po luhen meloditë e zakonshme në stinë zgjedhjesh e ka nisur vallja tradicionale rreth parcelave me ka nabis.

Sipas mediave, janë shkarkuar 22 oficerë të policisë dhe dy kr yepleq për moskallëzim të parcelave me kanabis në Vërmik e Bolenë.
Të paktën deri sot në mëngjes, secili prej tyre, po të marrim seriozisht Sandër Lleshin në ato që thotë, ishte fytyra e tij.
Sot në mbrëmje ajo fytyrë u zhvesh në gjithë hipokrizinë e saj, sadoqë kurbanët e kanabisit i duhen Sandër Lleshit e rilindjes, po aq sa parcelat me kanabis.

Ka të ngjarë, që sa më shumë kurbanë të propagandës të shtohen, aq më shumë parcela të mbillen e të fshihen nëpër skërkat e Zonës së Parë Operative, brigjeve e bokërrimave legjendare të partisë.

Por, është vonë!
Asgjë nuk bën fajde në një shtet që luan me veten “polici i mirë” – “polici i keq”.

Ministri u krekos me batutën e fytyrës, por si çdo rilindas, u pa sherrin mburkave patetike.

Fytyra ikën vetëm një herë e nuk kthehet më!

Pezullohen dy shefa komisariatesh në Vlorë e Himarë, ndëshkohen 20 policë Read More »

Artan Hoxha publikon FOTO nga parcela me hash ash, ja çmimi i tij

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar mëngjesin e sotëm disa foto nga një parcelë me hash ash dhe thotë se këtë vit si asnjëherë më parë çmimi ka shkuar në 1.600 euro.

Foto sipas Hoxhës është shkrepur, dje më 2 tetor 2020.
“Mirëmëngjes Shqipëri…

Me kasketë të vjetër, në kana bisin e ri..

Në pyjet me kan abis ka jetë.
Pershëndetje zoti kryeministër.

Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…

Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord.

Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.

Bëni durim, në ABC Neës një histori ekskluzive po bëhet gati…

A kemi zgjedhje përpara apo jo?!

Foto: North Albania 2 tetor 2020…”, shkruan Hoxha dhe ndan foto e mëposhtme.

Artan Hoxha publikon FOTO nga parcela me hash ash, ja çmimi i tij Read More »

Partia Demokratike padit për sh pifje Erion Veliaj

Partia Demokratike dorëzon padi për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Sipas PD, kryebashkiaku Veliaj ka bërë akuza të përsëritura kundër Lulzim Bashës me qëllim përfitimin elektoral.

Në padinë penale argumentohet se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete ndaj Bashës, të cilat demokratët i konsiderojnë shpifje dhe përfshijnë akuzat se 1) kryedemokrati është bërë me 4 shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit; 2) se Basha ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe 3) se ka ndërtuar pa leje.

Partia Demokratike padit për sh pifje Erion Veliaj Read More »

Detaji interesant në kollaren e Kryeministrit Rama, ja cfarë shkruhej…(foto)

Kryeministri Edi Rama u shfaq me një kollare interesante në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Në kollaren e tij kishte disa shkrime dhe grafika, të tilla si “Buxheti në lekë, (FB+ FH), 774.5000.000 , Realizim”.

Nuk dihet qëllimi apo mesazhi që kërkonte të përcillte Kryeministri.

Kollaret e Kryeministrit janë shpesh të “çuditshme”.

Detaji interesant në kollaren e Kryeministrit Rama, ja cfarë shkruhej…(foto) Read More »

Dedikimi emocionues i nuses për vjehrrën, në 76-vjetorin e saj të lindjes

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo feston sot ditëlindjen.

Ajo mbushi 76-vjeçe.

Një urim të veçantë ia ka bërë nusja e djalit të saj, regjisorja Alda Biba.

Pas tërmetit të shtatorit dhe atij të nëntorit 2019, inxhinierja Bozo u kthye në “zërin e qetësisë” të çdo familje shqiptare, me këshillat e saj të vyera.

“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin….” – ka shkruar Alda Biba.

“Ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universistetesh prestigjoze e konferenca boptrëore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul. Ti pa bujë dhuron çfarë di”, – shkroi ndër të tjera regjisorja Bida, për vjehrrën e saj, inxhinieren Luljeta Bozo.

/NOA.al

Dedikimi emocionues i nuses për vjehrrën, në 76-vjetorin e saj të lindjes Read More »

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet letrës së Presidentit amerikan Donald Trump

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj Presidentit amerikan Donald Trump, pas letrës së tij, ku kërkonte zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Izrael, për në Jeruzalem.

Nga konferenca për media pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me Kosovën, ai tha se vendimet merren në raport me të mirat e Shqipërisë dhe se në politikën e jashtme Shqipëria është e linjëzuar me Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë tha se marrëdhëniet me Izraelin kanë qenë dhe janë të shkëlqyera, por sa i përket temës së ambasadës mbetet në linjë me BE.

“Shqipëria është vendi që ka patur më shumë hebrenj pas luftës se sa para luftës, i vetmi në Europë. Është vendi ku hebrenjtë kanë gjetur strehë, mbrojtje dhe siguri aq të madhe sa asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve. Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër historike me Izraelin, por edhe një respekt të madh për Izraelin. Por Shqipëria, në politikën e jashtme, në këtë aspekt, është komplet e linjëzuar me Bashkimin Europian”, deklaroi Rama, duke refuzuar propozimin e Trump për zhvendosjen e të gjithë ambasadave në Jeruzalem.

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet letrës së Presidentit amerikan Donald Trump Read More »

Meta: Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani! Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik

Presidenti Ilir Meta thotë se Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë së fundmi një parashikim të zymtë për të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare, më negativi jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH.

Kreu i shtetit ngre si shqetësim se konkretisht, rritja ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të ulet në – 5.1% në vitin 2020 si rezultat i kolapsit të sektorit të turizmit, ndërprerjes globale të zinxhirit të furnizimeve, prodhimit të ulët industrial, rënies së investimeve të huaja, si dhe dërgesave nga diaspora.

Më tej shton se ndërkohë që parashikimi i rritjes ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 është – 9.0% më i larti krahasuar me vendet e rajonit.

“Rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mesatares së vendeve të tjera të rajonit.

Pandemia ka prekur dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e turizmit, aq sa rënia e aktivitetit të turizmit ka kontribuar më shumë se 1/5 e uljes së rritjes ekonomike.

Gjithashtu eksportet për periudhën 7 mujore në vitin 2020 janë tkurrur në -17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia më e madhe e eksporteve është regjistruar me Italinë, në rreth 40% për periudhën mars – maj të vitit 2020. Ndërsa rënia e dërgesave nga diaspora në më shumë se 1/5 ka ndikuar negativisht në rënien e konsumit”, shkruan Presidenti.

Ai shton se në këto kushte çdo përshkallëzim i mëtejshëm i krizës politike në vend, do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët.

“Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani! Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare. Koha për t’u thelluar!”, thotë në mbyllje Ilir Meta. /noa.al

Meta: Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani! Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com