Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Bashkimi Europian kanë bërë publik lajmin e mire për shqiptarët. Sipas tyre do të financohen 35.5 milionë euro për përmirësimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.
Përveç kësaj linje hekurudhore, po ashtu do të ndërtohet edhe një linjë tjetër hekurudhore Tiranë-Aeroporti Nënë-Tereza. Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit, DG NEAR, Christian Danielsson, si dhe Drejtori i i zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Tiranë, Matteo Colangeli do të prezantojnë edhe projektin.
Më datë 24 shkurt të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen e grantit, ku më pas iu kalua Kuvendit për diskutim dhe votim. Përmes këtij projekti synohet rehabilitimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore me standardet e Bashkimit Europian.
Posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit, në të cilën dyshohet se kishte dokumente të klasifikuara, është grabitur paraditen e djeshme në mes të qytetit.
Dy persona ende të paidentifikuar sulmuan korrierin e Prokurorisë para se të dorëzonte pranë këtij institucioni materialet që kishte tërhequr nga posta.
Ai po lëvizte në këmbë nga posta qendrore, që ndodhet në qendër të qytetit drejt Prokurorisë së Durrësit në kohën kur është sulmuar.
Sipas dëshmisë së tij, sapo ka dalë nga posta është përballur me dy djem të rinj që mbanin kapele dhe syze, të cilët i kanë marrë me forcë çantën ku ndodheshin materialet.
Më pas ata janë larguar me shpejtësi në këmbë, duke humbur gjurmë rrugicave. Nuk dihet se çfarë konkretisht kishte në çantën e postierit, pasi edhe vetë Prokuroria ishte hermetike në dhënien e detajeve duke qenë se ishte i përfshirë vetë institucionalisht në këtë ngjarje.
Gjithsesi, nuk përjashtohet dyshimi se personat që vepruan në mes të ditës dhe në mes të qytetit, kanë qenë të interesuar për zhdukjen e ndonjë dokumenti a dosje.
Një ndër dosjet që pak muaj më parë i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Durrësit dhe mbetet ende në hetim por që është transferuar në Tiranë te Krimet e Rënda është ajo në ngarkim të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Mësohet se është kërkuar informacion përmes organeve ligjzbatuese nga Gjermania për paratë e investuara atje dhe për vilën luksoze të blerë në Këln të Gjermanisë.
Nga ana tjetër mësohet se informacion është kërkuar dhe nga organet ligjzbatuese amerikane që për t’i dhënë seriozitet dhe ligjmëri hetimit të Llallës, informacioni i detajuar për korrupsionin e ish kryeprokurorit është kaluar përmes postës.
Pikërisht këto materiale në ngarkim të Llallës dyshohet se janë rrëmbyer nga dy personat e paidentifikuar ditën e djeshme.
Sipas burimeve zyrtare mësohet se autorët janë të mirëtrajnuar dhe për më tepër kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjen e këtyre materialeve sekrete.
Kjo për faktin se, pavarësisht se çështja tashmë ka kaluar te krimet e Rënda në Tiranë, të gjitha informacionet e kërkuara për Adriatik Llallën vijojnë të vijnë në adresën e “vjetër” në Durrës.
Burimet të besueshme flasin se materalet e tjera sekrete të grabitura nga dy personat e paidentifikuar kanë qënë për 613 kilogramë kokainën i kapur në Portin e Durrësit.
Mësohet se informacionet dhe materialet-prova që janë grabitur nga dy personat e paidentifikuar kishin të bënin me Arber Kuliçin-Çekajn pronarin e kontenierëve ku u kap droga në Portin e Durrësit dhe që tashmë është arrestuar në Dyseldorf të Gjermanisë.
Por dhe për bashkëpunëtorët e tij.
Njëherësh mësohet se ka pasur materiale që kishin të bënin dhe me kapjen e 1 tonë drogë në Spanjë, duke kërkuar ndonjë lidhje mes dy sasive të drogës kolumbiane të sekuestruar si dhe personave të trafikut në Shqipëri dhe Spanjë.
Dyshohet që autorët e grabitjes së materiaaleve sekrete të postës së Prokurorisë së Durrësit kanë pasur informacion për ndonjë dokument të rëndësishëm, që po transportohej drejt Prokurorisë dhe për arsye e rrethana ende të paqarta ata nuk kanë lejuar që të përfundojnë në Prokurorinë e Durrësit.
Dyshimet janë që ish zv.drejtori i Policisë së Shteti dhe ish badigardi i Berishës, kushuriri i trafikantit të kokainës, Agron Kuliçi ka qënë “dora” që ka organizuar tërë këtë operacion rrëmbimi të materialeve kompromentuese në adresë të Arbër Kuliçit.
Njëherësh kompromentuese dhe në adresë në Sali Berishës, Ilir Metës të involvuar në këtë trafik drogë dhe të dyshuar se janë kupola e trafikut të Kokainës në Tiranë. Por dhe për zhdukjen e materialeve kompromentuese për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, mikut të Metës dhe Berishës që ka mbyllur gjithë dosjet e krimit të dy ish kryeministrave.
Organi i Akuzës e konfirmoi dje grabitjen. Por sipas saj, nga përmbajtja e akteve të marra nuk cenohet hetimi për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka pasur materiale të cilat klasifikohen si “sekret shtetëror”.
Ndërkohë që vijon hetimin për këtë grabitje të paprecedentë që hedh poshtë inforemacionin e prokurorisë se s’janë materiale sekrete.
Ndaj Berisha, Meta dhe Llalla janë të tronditur dhe në alarm./Pamfleti.com
Ermal Meta arriti të marrë çmimin më të madh të muzikës italiane duke fituar në Sanremo. Ai u largua kur ishte 13 vjeç nga Shqipëria, për të nisur në Itali ëndrrën e muzikës, ku duket se ja doli.
Ermali është pyetur në ceremoninë e hapjes së Eurovizionit nëse e ka ndjerë dashurinë e publikut shqiptar, të cilët e mbështesin në këtë pjesëmarrje në Eurovision.
“Po, e ndjej këtë dashuri. Kam lindur atje 37 vite më parë dhe jam larguar përpara 24 vitesh, por kur ke rrënjë të forta mund të rritesh kudo, gjithsesi, rrënjët mbeten gjithnjë atje”, tha Ermali.
I pyetur nëse kishte biseduar me përfaqësuesen e Qipros, Eleni Foureira, për qytetin e Fierit, ku të dy kanë lindur, Ermali tha: “Jo, ende jo.”
Një frut i rrallë medicinal po kultivohet në Shqipëri, vlerat e të cilit janë të jashtëzakonshme për kurimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.
Bëhet fjalë për Aronian.
Një frut ngjyrë vjollcë, i vogël, por shumë i fuqishëm. Kjo kokërr e vogël ka një shije të veçantë që të rrudh qiellzën dhe që të kujton thartësinë e rrushit të verës.
Në Maqellarë të Dibrës, fermeri Zija Keshi nga viti në vit por zgjeron me sukses parcelat e tij me këtë frut të çmuar si për shijen e veçantë ashtu edhe për vetitë shëruese.
Ai thotë për AgroWeb.org se tri vite më parë ai testoi kultivimin e këtij fruti në një parcelë eksperimentale dhe pasi u bind se kushtet për kultivimin e saj ishin optimale atëherë vendosi të niste kultivimin masiv të saj.
“Aktualisht kam mbjellë rreth 6500 metra katrorë sipërfaqe toke me bimën e Aronias. Ky është viti i dytë i prodhimit dhe perspektiva është shumë e mirë.
Jam duke u kujdesur personalisht për çdo bimë të Aronias që kam mbjellë.
Synimi është që prodhimi të jetë tërësisht bio ndaj dhe frutat e Arionas në parcelën tonë po rriten përmes plehut organik dhe ujit dhe asgjë tjetër. Ndihem shumë mirë kur e them këtë fakt” shprehet Zijai për AgroWeb.org.
Megjithë mundimin në vitin e parë, mbjelljen dhe kujdesin e vazhdueshëm, Zija Keshi thotë për AgroWeb.org se i gjithë përkushtimi i tij u shpërblye kur sa “hap e mbyll sytë” sipas tij, brenda kohës më të shkurtër që mund të imagjinonte të gjitha frutat e Arionas u shitën.
Përse të gjithë kërkojnë Aronian
Duke qenë se është ndër të paktët fermerë në Shqipëri që kultivojnë këtë frut të jashtëzakonshëm, Zijai është shndërrruar në pikën kryesore ku të gjithë drejtohen për të blerë Aronian e shumëkërkuar.
“Nga Kepi i Rodonit, Tirana, Durrësi, Jugu i Shqipërisë dhe Veriu, qytetarë nga i gjithë vendi kanë ardhur në fermën tonë ku kanë kërkuar të blejnë Aronia. Vitin e kaluar, brenda 1 muaji e gjysmë arrita të shisja 350 kilogramë.
Kjo më dha shpresë që këtë vit të rrija edhe më shumë plantacionet dhe prodhimin gjithashtu.
Këtë vit pres të marrë si prodhim rreth 2.5 ton aronia të njomë.
Këtë vit pres që ta shes edhe më shpejt të gjithë prodhimin sepse porositë kanë nisur me kohë dhe sa vijnë dhe shtohen” shprehet Zijai.
Ai tregon se të gjithë të interesuarit e blejnë për vlerat kurative që fruti i Aronias ka duke nisur nga sëmundjet e zemrës, tensionit të lartë, diabetit etj.
Vlerat e jashtëzakonshme medicinale
Në fakt, kokrrat e Aronias kanë burimin më të lartë të antioksidantëve të pranishëm në një frut.
Ato përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke i bërë enët e gjakut më të forta dhe duke zvogëluar rreziqet që vijnë nga sëmundjet e zemrës.
Kokrrat e Aronias mbajnë tensionin e gjakut në nivele normale.
Lëngu ose çaji i Anorias rekomandohet për njerëzit që kanë problem me tensionin e gjakut dhe qarkullimin e tij.
Aronia është studiuar në lidhje me rolin e tyre në parandalimin e sëmundjes së diabetit.
Një prej studimeve arriti në konkluzionin që konsumimi i këtij fruti nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak, madje e ul atë.
Ky frut përbën një kurë fantastike jo vetëm për problemet me stomakun, por edhe ato të veshkave.
Janë të gjitha këto vlera që e shndërrojnë Aronian në një super frut medicinal i cili për nga efektet e fuqishme kurative sigurisht nuk ka të paguar
Ndodh qe shpesh nga lodhja te ndiejme kembet sikur na djegin.
Në raste të veçanta, dhimbja shoqërohet edhe me ndjesinë e shpimit me gjilpërë, nga mpirja dhe ndonjëherë nga të dyja këto.
Ndjesia e djegies në këmbë mund t’i referohemi dhe si therje në këmbë ose parestezia.
Shkaqet: Ndonëse lodhja ose infeksioni i lëkurës shkaktojnë përkohësisht ndjesinë e djegies në këmbë, ajo shpeshherë vjen si pasojë e dëmtimit nervor (neuropati periferike). Ky i fundit ndodh për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet: diabeti, alkoolizimi, ekspozimi ndaj toksinave, mungesa e vitaminës B ose nga HIV/AIDS.
Disa nga shkaqet e ndjesisë së djegies në këmbë: abuzimi me alkoolin, këmbët e atletit (infeksioni mykotik i këmbës), kimioterapia, sëmundja kronike e veshkave, keuropatia diabetike (dëmtimi nervor i shkaktuar nga diabeti), HIV/AIDS, Hipotiretoza (tiroidi joaktiv), Sindroma e tunelit tarsal, anemia.
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?
Kërkoni ndihmë mjekësorë nëse ndjesia e djegies në këmbë shfaqet papritur, veçanërisht nëse jeni ekspozuar ndaj një lloj toksine. Keni një plagë të infektuar, sidomos nëse vuani nga diabeti. Nëse ndjesia e djegies në këmbë është e vazhdueshme ose nëse nuk ka një arsye të dukshme, atëherë mjeku do të kryejë ekzaminime për të përcaktuar nëse vjen si pasojë e ndonjë gjendje të caktuar shëndetësore që shkakton neuropati periferike.
Avokati i Izet Haxhisë, Fran Dashi ka folur në një lidhe telefonike për ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili për ekstradimin e ish truprojës së Sali Berishës i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit dhe i dënuar me 25 vite burg në mungesë.
Vasili: “E keni takuar klientin tuaj?”
Dashi: “Jo nuk e kam takuar, shtetasi Haxhiaj është ekstraduar sot nga Turqia dhe është akomoduar në burgun 202 dhe për shkak të lodhjes e kemi lënë për tu takuar nesër”
Vasili: “Veprimi i parë procedurial që do bëni ju si avokat?”
Dashi: “Unë jam një përfaqësues ligjor, nuk jam politik. Komentoj vetëm anën proceduriale, nga ana politike nuk e marr përsipër. Do bëjmë më të mirën e mundshme, si pikënisje kemi për të shkuar drejt rihapjes së hetimit, pasi Izet Haxhia është gjykuar dhe dënuar në mungesë. Nuk është pyetur asnjëherë nga trupi gjykues”
Vasili: “A është kjo një arsye për tu rihapur çështja?”
Dashi: “E parashikon ligji dhe e lejon ligji”
Lala: ” A keni informacion nëse ministri i Drejtësisë së kohës, z. Rusmajli ka dhënë garanci se do ti rihapet dosja Izet Haxhisë nëse do të ekstradohej nga shteti turk drejt Shqipërisë?”
Dashi: “Dua të jem shumë korrekt. Nuk kam shumë informacion e nuk mund të komentoj një gjë të tillë. Nuk dua të flas para kohe por në kohën e duhur dhe në momentin e duhur do të mësojmë shumë gjëra”.
Teksa edhe nga nderkombetaret po kerkohet me ngulm dhe po bejne cmos qe te shtyhet perpara reforma ne drejtesi ne Shqiperi, mes debateve të shumta për këtë reformë gjatë ditës së marte ka mbërritur në Tiranë ish badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, i ekstraduar nga Turqia, me kërkesë të autoriteteve shqiptare.
Haxhia ka edhe një luftë të hapur akuzash me ish kryeministrin Sali Berisha, të cilin e akuzuar për përfshirje në krime që kanë mbetur të pazbardhura në vendn tonë.
Vetë Sali Berisha u kundërpërgjigj sot dhe tha se Haxhia është një kriminel i vendosur në krah të Ramës dhe që punon për interesa të tij, gjë që kryeministri e mohoi plotësisht.
“Çfarë mund të them unë për këtë rast. Na del që unë jam e gjithë e keqja e këtij vendi edhe në rastin e Izet Haxhisë, ndërsa Sali Berisha, një njeri që populli e largoi nga puna me një milionë shuplaka, rezulton të jetë një njeri i pastër qelibar”, deklaroi Rama.
Kryeministri mohoi të ketë ndikuar te Erdogan për ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, ndërsa shtoi se është tërësisht jashtë kësaj çështjeje, që tashmë i takon drejtësisë.
“është tërësisht qesharake për t’u menduar që unë mund të investohem për të sjellë në Shqipëri nëj person, që nuk e shoh që prej vitit 1992. Për fat të mirë që nuk ka qenë badigardi im. Unë jam tërësisht jashtë kësaj çështjeje, pasi i përket drejtësisë. Ai person, nëse ka diçka për të vërtetuar, le ta bëjë, ndërsa nëse i ka pasur vetëm fjalë, të heshtë”, u shpreh Rama.
Në 9 prill të vitit 1961, u nda nga jeta Mbreti Zog I.
Vdiq në një spital të Parisit, i rrethuar nga mbretëresha Geraldinë, i biri Leka, motrat princesha e nipërit e tij. Në momentin që ai ndërroi jetë, u dëgjua: “Vdiq Mbreti! Rroftë Mbreti Leka I”. Me urdhër të Gjeneralit De Gol, mbretit të shqiptarëve iu bënë të gjitha nderimet. Shqiptarët u lejuan të hyjnë pa viza dhe t’i japin lamtumirën e fundit Zogut I.
Në ato orë të vështira, mbretëresha Geraldinë e gjeti kurajën të lutej jo vetëm për shpirtin e të ndjerit, bashkëshortit të saj, por edhe për të gjithë ata shqiptarë që persekutoheshin në Shqipëri, që ishin torturuar e pushkatuar. Këtë moment të dhimbshëm e tregon Skënder Zogu, nipi i Mbretit Zog, që iu gjet pranë, jo vetëm në momentin e mbramë, por organizoi edhe ceremoninë e lamtumirës. Në librin e tij me kujtime “Një jetë në shërbim të kombit shqiptar-kujtime mërgimi”, Skënder Zogu tregon për jetën e tij pranë Mbretit Zogu I, por edhe Leka I.
Ndër të tjera, ai tregon edhe për një moment të papëlqyeshëm, atë të përdhosjes së varrit të Mbretit Zog. Skënder Zogu akuzon drejtpërdrejtë agjenturën shqiptare dhe më konkretisht sekretarin e parë të ambasadës shqiptare në Francë, Hasan Luçi. Zogu tregon po ashtu, se për t’u hakmarrë ndaj këtij akti, një grup nacionalistësh kishin hedhur një flakëvënëse në ambasadën shqiptare, në një moment kur atje nuk ndodhej njeri, për të shkaktuar dëme materiale. Për më shumë tregon vetë Skënder Zogu në librin e tij.
IKJA E MBRETIT
Shëndeti i Mbretit u rëndua dhe çdo të shtunë shkoja në spitalin Foch, në Suresnes për ta takuar. Hallat u vendosën në një hotel të vogël në një rrugë aty pranë dhe i rrinin gjithë natën te koka. Mbreti vuante dhe pashë se po shuhej pak nga pak. Oficerët besnikë flinin në dhomën ngjitur me të. Të hënën, 9 prill 1961, më kapi ankthi, pasi një natë më parë nuk kisha mundur të hyja në dhomën ku ai po flinte thellë.
Kësisoj, vendosa të kthehesha në spital në fillim të pasdites. Me të mbërritur në korridor, Ali Çupi, një prej oficerëve rendi drejt meje dhe më tha: “Bubi, eja shpejt, mbreti po na le”. Kështu, buzë shtratit të tij pashë si u shua dhe e putha në ballë. Hallat qanin, Leka i mbante duart, ndërsa mbretëresha lutej në gjunjë pranë shtratit. U ngrit me zor dhe më kërkoi të shkoja te faltorja që të lajmëroja priftin, pasi dëshironte që të lutej për shpirtin e Mbretit të ndjerë.
Kolonel Hysen Selmani, sipas traditës, briti në dhomë: “Mbreti vdiq, rroftë mbreti Leka I”. Unë isha tepër i tronditur dhe te faltorja nuk e mbajta dot veten dhe thashë në shqip: “Rrahmet pastë!”. Si mbaroi lutja, mbretëresha më tha që Leka donte të bisedonte me mua, për të më besuar një mision. Leka më dha një zarf me 700 franga të reja, që t’i përdorja për organizimin e funeralit.
Kolonel Selmani më dorëzoi një listë me degët e shumta të Legalitetit në botë dhe më kërkoi që t’i njoftoja me telegram. Të nesërmen, që ishte e hënë, i telefonova drejtorit që të më jepte disa ditë leje. Ai kishte lexuar njoftimin nëpër gazeta, më shprehu ngushëllimet dhe më tha që ta merrja pushim gjithë javën. Pasi dërgova rreth njëzet e pesë telegrame në shqip, shkova tek agjencia funerale e lagjes. Hyra në zyrë ku më priti një zonjë.
Pas tavolinës së punës kishte një xham nga shihej një studio dhe ndërkohë që unë flisja për kërkesat e funeralit, pashë që një burrë me ngjyrë të zeshkët ma bëri me shenjë. Ishte Morisi, ish-shoferi i princeshës në Egjipt, i cili ishte martuar me Suzanën, parukieren dhe grimieren e hallave të mia. Morisi punonte tek ajo agjenci dhe ishte tepër i gëzuar që po më shihte. M’u hodh në qafë dhe më pyeti se kush kishte vdekur. Kur i dhashë lajmin, zuri të qante si fëmijë dhe më tha: “Lërma mua nderin të merrem me gjithçka”.
Pranova me kënaqësi dhe i zgjata zarfin. Dëshira e tij e vetme ishte që të ngiste limuzinën me mbretëreshën dhe mbretin e ri. Drejtoria e spitalit hapi një sallë të veçantë, në mënyrë që shqiptarët të vinin e t’i jepnin nderimin e fundit atij që kishte qenë themeluesi i shtetit shqiptar dhe që tërë jetën e vet ia kishte kushtuar kombit shqiptar.
Qivuri me trupin e Mbretit u mbulua me flamurin kombëtar të Shqipërisë. Për dyzet e tetë orë, natë e ditë, qindra shqiptarë nga e gjithë bota erdhën e u përkulën para trupit të Mbretit. Natën më duhej të shkoja në morg, për të hapur një derë të oborrit me qëllim që të hynin bashkëpatriotët. Gjenerali De Gol kishte dhënë udhëzime që refugjatët që vinin për këtë rast, të hynin në Francë pa viza.
Unë me Tatin ishim ngarkuar të prisnim personalitetet në aeroportin e Burzhesë. Roja e nderit u formua nga Garda Mbretërore e përbërë nga Muharrem Gjoka, Bajram Neli, Ali Çupi, Qazim Preni, etj.. Dy ditë më pas shkova të takoja Morisin, i cili më konfirmoi që gjithçka ishte në rregull dhe më ktheu zarfin me gati gjysmën e shumës që i kisha lënë.
Më shpjegoi se pronari e kishte bërë këtë gjest në shenjë respekti. Kur i ktheva paratë Lekës dhe i shpjegova që vinte falë Morisit, më përqafoi dhe më falënderoi, pasi kishte vërtet shumë pak para. Kolonel Hysen Selmani dhe Salih Doshishti ishin ngarkuar me detajet dhe me ceremoninë e varrimit në varrezat e Tiesë në Paris, me ndihmën e Xhamisë së Parisit dhe të imamit Mustafa Hoxha.
Më kujtohet që shkova të takoja princeshat Sanije dhe Mysejen, të veshura krejt me të zeza, për t’u thënë një fjalë të ngrohtë dhe ato më thanë: “Oh, Bubi, jeta jonë në këtë botë mori fund, pa vëllanë tonë, s’duam të rrojmë më gjatë”. Bashkë me Tatin u shpjeguam që misioni i tyre tani ishte të ndihmonin mbretin e ri, Leka dhe të mbështesnin mijëra refugjatët deri ditën kur Shqipëria të çlirohej nga regjimi komunist.
Për të kuptuar hidhërimin e tyre të madh, duhet pasur parasysh, që ato, Mbretin nuk e kishin pasur vetëm vëlla, ai kishte zënë edhe vendin e babait. Mbretëresha Geraldinë, pavarësisht lodhjes së madhe, priste me shumë dinjitet ngushëllimet e të dërguarve të qeverisë franceze dhe të disa konsujve të përgjithshëm të vendeve si Belgjika, Maroku, Britania e Madhe, Spanja dhe Gjermania (kjo e fundit nuk e kishte njohur regjimin totalitar të Tiranës).
Në një moment të caktuar, mbretëresha u kthye nga unë dhe më tha: “Bubi, le të lutemi për të gjithë ata që gjenden në Shqipëri e që pësojnë tortura, për ata që janë ekzekutuar, për ata, të cilët janë detyruar të ndahen nga të afërmit. Jam e bindur se, që nga atje lart, Mbreti do të shohë dhe do të lehtësojë pikëllimin e bashkëpatriotëve”.
Mbretëresha Geraldinë dhe Princ Leka
Më 11 prill 1961, në orën trembëdhjetë, kortezhi mortor, i shoqëruar nga rreth një duzinë me makina të xhandarmërisë franceze, mori drejt Tiesë. Makinën me arkivolin e ndiqnin shumë vetura dhe një autobus me shqiptarë. Mes shumë delegacionesh, ai i gjeneralit de Gol përfaqësohej nga Roger Frey i afërt me mjediset antikomuniste. Tërë ata flamuj shqiptarë të vënë në xhamat e makinave zgjonin kërshërinë e kalimtarëve. Te varrezat ishin mbledhur rreth njëmijë e dyqind persona, për t’i bërë nderimet e fundit mbretit të ndjerë të shqiptarëve. Pas fjalëve të rastit dhe lutjeve të dy imamëve, kur arkivoli po futej nën dhe, pjesëmarrësit kënduan himnin kombëtar “Mëmëdheu”.
PËRDHOSJA E VARRIT TË MBRETIT ZOG
Më 25 gusht 1977 në varrezat e Tiesë ndodhi një incident i turpshëm. Disa “agjentë” të ambasadës së Shqipërisë në rrugën De La Pompe në Paris, kishin përdhosur varrin e Mbretit Zog, duke u përpjekur të nxirrnin jashtë arkivolin e tij. Ne mblidheshim çdo vit përpara varrit të Mbretit dhe mbanim diskutime kundër Enver Hoxhës dhe regjimit komunist. Kjo i trazonte diplomatët e ambasadës, spiuni kryesor i të cilëve ishte sekretari i parë, Hasan Luçi, i cili u qepej mërgimtarëve shqiptarë.
Një prej bashkatdhetarëve tanë, Sul Vladi, refugjat i hershëm në Francë dhe kushëri i këngëtarit të famshëm Arif Vladi, çdo mëngjes kur shkonte për në punë, kalonte nga varri i Mbretit dhe vinte lule. Atë mëngjes, ai zbuloi dëmet e shkaktuara te varri dhe i telefonoi menjëherë mbretëreshës Geraldinë në Madrid. Ajo më telefonoi aty nga ora 8 e 30 e mëngjesit, që të paraqisja ankesë dhe të shkoja të shihja se çfarë mund të bëhej aty për aty.
Ajo vetë i shkroi një letër Presidentit Giscard d’Estaing, e cila, për turp, mbeti pa përgjigje. Si hap i parë, përpara se të fillonin punimet për blindimin e varrit, vendosëm të nxirrnim qivurin dhe ta mbanim të mbrojtur. Pas kësaj, shkova të takoja avokatin e mbretëreshës në Neuilly për ankesën, por dosja u mbyll pa rezultat. Komisari i Policisë, që erdhi për të hetuar te varrezat, e vlerësoi si akt vandalizmi, ndërkohë që ne ngulmonim që kjo duhej të konsiderohej si një akt politik keqdashës, që vinte nga ambasada komuniste shqiptare.
Kur u pyeta nga Agjencia franceze “Presse”, deklarova: “E gjithë bota e di se komunistët nuk kanë asnjë respekt për qeniet njerëzore. Ata s’duan t’ia dinë, jo vetëm për të gjallët, por ja ku keni një shembull, që nuk lenë në paqe as të vdekurit”. Veç kësaj, paraqitëm një protestë para Ministrisë së Brendshme, e cila po ashtu mbeti pa përgjigje. Më pas, mësuam se akti i neveritshëm ishte kryer nga disa studentë bursistë shqiptarë të frikësuar nga spiuni Hasan Luçi.
Ky i fundit mori një mësim të mirë nga Hylle Spahija dhe u dëbua nga Franca si persona non grata. Autoritetet franceze nuk ndërmorën asnjë hap, në mënyrë që të mos krijonin ndonjë incident diplomatik, ndërsa Oborri Mbretëror i dha udhëzime Hylle Spahijas që t’u jepte një paralajmërim përgjegjësve të ambasadës, që këto akte barbare të mos përsëriteshin më. Duke e ditur se në ambasadë nuk jetonte askush, u vendos që në mbrëmje të hidhej një flakëvënës, me qëllim që të shkaktoheshin dëme materiale.
Hylleja kishte sajuar një marifet për të pasur alibi. Kishte ftuar në shtëpinë e tij për një darkë shqiptare, zëvendëskryetarin e Bashkisë së Jreteit (Creteil), një prej komisarëve të Policisë dhe disa miq francezë e shqiptarë. Aty nga mesnata, i biri, Skënderi, erdhi dhe i tha që në qilar kishte rrjedhje uji. Hylleja u kërkoi ndjesë të ftuarve, veshi kominoshet dhe u largua. Shkoi në Paris për të mbikëqyrur operacionin, ku e prisnin disa të rinj shqiptarë me një bazuka.
Pas lëshimit të flakëvënëses në ambasadë, Hylleja u kthye me gjitha shpejtësinë në shtëpi, ku festa ishte në kulm. Vera e mirë e kishte bërë punën e saj dhe të ftuarit nuk e kishin vënë re mungesën e tij. Me urdhër të mbretit Leka, unë nuk isha në dijeni të këtij aksioni. Kështu, mbërrita në uzinë si zakonisht aty nga ora nëntë e mëngjesit. Roja më tregoi tre zotërinj që më prisnin në një makinë përpara hyrjes. Kur iu afrova, më treguan kartën e Drejtorisë së Sigurisë së Terrorit (D.S.T) dhe më çuan në shtëpi.
Gjatë rrugës, më pyetën se kush e kishte kryer atentatin gjatë natës në ambasadën në Rue De La Pompe. U përgjigja: “Nuk jam në dijeni, por mirë ia kanë bërë. Kur përdhos një varr, do të korrësh atë që do të mbjellësh”. Të pakënaqur nga përgjigjja ime, më bastisën shtëpinë ku gjetën trakte kundër regjimit komunist, si edhe dokumente të ndryshme, por asgjë komprometuese.
Me një pamje të shqetësuar, më kujtuan se në bazë të statusit të refugjatit, nuk kisha të drejtë të merresha me politikë. U larguan, duke më thënë se që këtej e tutje do të na mbikëqyrnin nga afër. Te Hylleja gjendja ishte më serioze, shtëpia e tij u rrethua nga xhandarët që në orën 6 të mëngjesit dhe u bastis. Kërkonin një bazuka, që kuptohet se nuk e gjetën.
U mor në pyetje, por ai mohoi çdolloj përfshirjeje. Ishin disa dëshmitarë jashtë çdo dyshimi, që mund të konfirmonin se ai e kishte kaluar tërë atë mbrëmje në praninë e tyre gjatë një darke shqiptare, tepër të këndshme. Disa vite më pas, kur Besnik Mustafaj u emërua ambasador i Shqipërisë në Paris, më tregoi dëmet që kishte shkaktuar bazuka, duke më thënë me shaka: “Ja dhe dora e komandant Hylle Spahijas”. /Panorama/