Aurora

“Rindërtimi jo thjesht politikë strehimi”/Rama: Mundësi e re dhe më e mirë ekonomike, urbane dhe sociale

“Në ambicien tonë, Rindërtimi nuk është thjesht një politikë strehimi në zona të caktuara, por është një mundësi e re për vendin që të ecë me një shpejtësi të re drejt një situate më të mirë ekonomike, urbane dhe sociale”.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, të cilës iu bashkuan edhe përfaqësuesit më të mëdhenj të komunitetit të Donatorëve.

Kryeministri theksoi se “Programi i Rindërtimit nuk është thjesht një program që duhet të trajtoj dëmet nga tërmeti, por është një mundësi e jashtëzakonshme për të ndërtuar në të njëjtën kohë një program që duhet të jetë një model transparence, efikasiteti dhe rezultatesh të shkëlqyera për njerëzit së pari e mbi të gjitha për Shqipërinë”.

Rama tha se “duke bërë këtë gjë së bashku ne përcjellim një mesazh mjaft të qartë për komunitetin e Donatorëve dhe për popullin shqiptar dhe këtë e bëjmë duke theksuar objektivin tonë të përbashkët për të bërë më të mirën, me atë fillim fantastik që patëm më 17 shkurt në Bruksel”.

“Ne e dimë shumë mirë që ka rezultate të ndryshme në përballimin e katastrofave dhe situatave pas tyre në vende të ndryshme dhe po kështu edhe brenda të njëjtit vend. Ka përvoja suksesesh të mëdha, siç ka edhe përvoja të hidhura dështimi. Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë, i kemi kaluar të gjitha ato dhe jemi përpjekur të kuptojmë se si është ndërtuar suksesi, apo përse ka ndodhur dështimi. Mbështetur në të gjitha këto dhe duke qenë mjaft i vetëdijshëm se për ne kjo është përvoja e parë, sepse na duhet të merremi me diçka që Shqipëria nuk është marrë kurrë më parë, menduam se gjëja më e mirë për të bërë është të kërkonim me mjaft përulje ndihmën tuaj”, tha Rama.

Ai tha se pjesëmarrja e ndërkombëtarëve në këtë tryezë, jo thjesht do të garantojë palët, por edhe mund të sjellë këtu mjaft njohuri falë ekspertizës të jashtëzakonshme që kanë ndërtuar përgjatë shumë viteve në vendet dhe organizatat e tyre”./atsh

“Rindërtimi jo thjesht politikë strehimi”/Rama: Mundësi e re dhe më e mirë ekonomike, urbane dhe sociale Read More »

Meta: Mirësevjen Beselidhje e re me Pranverën Kuqezi

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë”, shprehet Presidenti Ilir Meta duke kujtuar ngjarjen historike të Besëlidhjes së Lezhës.

Meta thekson se “sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari”.

“Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort! Mirësevjen Besëlidhje e re me Pranverën Kuqezi”, shprehet Meta./atsh

Meta: Mirësevjen Beselidhje e re me Pranverën Kuqezi Read More »

Kryemadhi: Në 2 Mars i bashkohem manifestimit si nënë dhe qytetare

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi sot nga Vlora se do t’i bashkohet manifestimit në 2 mars në Bulevard, por sipas saj, “jo si kryetare e LSI por si nënë dhe qytetare”.

Gjatë një takimi me strukturat në Vlorë, Kryemadhi u shpreh se “nuk do të jem për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama, sepse ata e kanë bërë gjithmonë atë gjë. Do të jem në bulevard për të treguar që e gjithë historia e rilindjes që ka ndërtuar dhe gjithë fabula dhe përralla mashtruese e Rilindjes dhe Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, jo vetëm që është një mashtrim i madh për shqiptarët, por është një mashtrim i madh edhe për ndërkombëtarët të cilëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që kanë ndërtuar dhe që është ndërtuar”.

“Unë në 2 mars do të jem si qytetare, si nënë. Do të jem atje për shkak të të gjithë historisë, për shkak të taksave të larta, të faturave të larta të energjisë elektrike, për shkak të mungesës së punës për të rinjtë dhe të rejat. Por ajo që është më e rëndësishme, do të jem sepse kjo Rilindje dhe ky Parlament ilegjitim, i cili pa pikë turpi falsifikojnë një ligj, një dokument zyrtar ditën për diell, të jeni të bindur që do të na falsifikojnë edhe fëmijët në maternitetet”, tha ajo.

“ Prandaj do të jem atje për të qenë një shqiptare dinjitoze si të gjitha gratë shqiptare që luftojnë për fëmijët e tyre, sepse unë besoj dhe do të bëj çdo gjë që Shqipëria të jetë shtëpia jonë dhe e të gjithë shqiptarëve”, tha Kryemadhi./atsh

Kryemadhi: Në 2 Mars i bashkohem manifestimit si nënë dhe qytetare Read More »

Koronavirusi/ Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore vijon trajnimet me ekipet mjekësore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat në varësi të saj vazhdojnë jo vetëm këshillimin e qytetarëve për masat parandaluese mbrojtëse ndaj koronavirusit, por edhe trajnimin e stafeve mjekësore në vend.

Kështu, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) po vazhdon trajnimet me stafet e urgjencave mjekësore për Coronavirusin COVID-19, në lidhje me simptomat, masat parandaluese dhe përdorimi i PPE-ve (Personal protective equipment – Pajisje personale mbrojtëse).

Trajnimi i radhës ishte për stafin e Spitalit Universitar të Traumës (SUT) dhe ekipet mjekësore të urgjencave të rretheve./atsh

Koronavirusi/ Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore vijon trajnimet me ekipet mjekësore Read More »

Rama përcjell fjalët e shenjta të Papa Françeskut: Mos kini frikë t’i kërkoni Zotit falje, ai nuk lodhet kurrë duke falur

Mos kini frikë t’i kërkoni Zotit falje, ai nuk lodhet kurrë duke falur”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke përcjellë të tjera fjalë të shenjta me mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të shenjta nga Papa Françesku që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe mesazhe aktuale./atsh

Rama përcjell fjalët e shenjta të Papa Françeskut: Mos kini frikë t’i kërkoni Zotit falje, ai nuk lodhet kurrë duke falur Read More »

Parashikimi i motit, 26 shkurt 2020

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe të dendura.

Parashikohen reshje shiu në veri e jug. Në qarkun Shkodër parashikohet që në mbrëmje të ketë shtrëngata, ndërsa në në majat e alpeve parashikohet borë.

Parashikohet mjegull e mjegullinë lokale nëpër lugina. Era do të fryjë me drejtim Jug-Jugperëndim 1-12m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, luginës së Drinit, parashikohet erë e fortë me rrahje 25-30m/s. Valëzimi parashikohet i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/19 re shi
Kukës 4/14 re shi
Lezhë 6/17 re shi
Dibër 5/16 re shi
Durrës 7/17 re diell
Tiranë 8/19 re diell
Elbasan 9/20 re diell
Berat 7/19 re diell
Vlorë 7/19 re shi
Korçë 3/15 re diell
Gjirokastër 3/19 re shi
Sarandë 11/18 re shi
/atsh

Parashikimi i motit, 26 shkurt 2020 Read More »

Operacioni Forca e Ligjit u kërkon të justifikojnë pasuritë dy të dënuarve për vepra të rënda penale

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në njoftimin për mediet, OFL bën të ditur se u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: L. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim si dhe A. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./atsh

Operacioni Forca e Ligjit u kërkon të justifikojnë pasuritë dy të dënuarve për vepra të rënda penale Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 10 këshilla për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi është duke u kujdesur për higjienën personale.

Ja 10 këshilla për t’u mbrojtur nga koronavirusi, publikuar nga Ministria e Shëndetësisë:
Larja e shpështe e duarve, mbulimi i gojës kur tështini, shmangia e prekjes me dorë të hundës, gojës dhe syve janë disa nga këshillat që Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë për qytetarët. Gjithashtu këshillohet që sipërfaqet të pastrohen me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli.

Ministria e Shëndetësisë këshillon qytetarët të shmangin kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet aspiratore akute dhe sugjeron që të përdoren maskat vetëm nëse dyshojnë se janë të sëmurë apo po ndihmojnë njërëz të tjerë të sëmurë, duke shtuar se nuk është e nevojshme të përdoren antibiotikë përveç rasteve kur përshkruhet nga mjeku.

Në fund Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale këshillon që çdo qytetar të kontaktojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare mjekësore në rast se keni më pak se 14 që jeni kthyer nga vendet e prekura dhe keni shenja të sëmundjes./atsh

Ministria e Shëndetësisë: 10 këshilla për t’u mbrojtur nga koronavirusi Read More »