Aurora

Nëna kërkon të nxjerrë nga shtëpia të birin

Nënë e bir ishin protagonistët e sotëm të rubrikës “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” për shkak të një konflikti për një apartament.

Jorgo solli të ëmën, Elenin në seancën e ndërmjetësimit, pasi ajo kërkon ta nxjerrë nga shtëpia.

Ai u martua disa vite më parë dhe jetoi me bashkëshorten në shtëpinë e prindërve të tij. Por kur erdhi në jetë djali i tyre, lindi nevoja për të marrë një banesë tjetër, pasi nuk kishte më mjaftueshëm hapësirë në atë shtëpi. Ndaj dhe në vitin 2001 prenotoi një apartament në një pallat që po ndërtohej.

“Unë kam sjellë nënën time këtu sepse nga një problem për një banesë, mua kërkojnë të më nxjerrin nga shtëpia. Më ka ndihmuar familja gjithmonë, e kemi blerë bashkë atë shtëpi dhe sot kërkojnë të më nxjerrin nga shtëpia. Më thonë e ke marrë pjesën tënde, tani mund të vazhdosh jetën tënde, por unë nuk kam se ku të shkoj. Këtë banesë nuk e kam marrë akoma, jam në gjyqe”, rrëfeu ai.

Jorgo u shpreh se prindërit e kanë ndihmuar me vlerë monetare për të blerë apartamentin, për të cilin ndodhet prej vitesh nëpër gjyqe, ndaj tani i kërkojnë të largohet nga shtëpia e tyre, me pretendimin se pjesën e tij e ka marrë. Por ai nuk ka sesi të sigurojë një banesë tjetër për të jetuar me bashkëshorten dhe djalin e tyre, që  tanimë është 4 vjeç.

Eleni – Nuk është e lehtë që të vij unë sot dhe të përballem me djalin tim se ai është fëmija im.

Jorgo – Po, por për të më nxjerrë në rrugë kërkoni! Unë ku të shkoj? Kur këtë shtëpi nuk e kam marrë. Ju më keni ndihmuar, e di.

Eleni – Ke prenotuar një hyrje, e ke që në vitin 2011. Në vitin 2012 mbaronte hyrja, por kemi 6 vjet që po presim gjyqet. Unë kam dhe halle të tjera, kam edhe një djalë tjetër.

Jorgo – Domethënë ju keni djalin tjetër dhe unë të iki nga shtëpia!

Eleni – Ti e ndërtove familjen djali i nënës! Pse më ke thirrur mua sot? Duhet të thërrisje pronarin e pallatit që ke dhënë paratë e jo mua të keqen nëna, se unë jam një nënë dhe më vjen shumë rëndë që përballem me fëmijën tim!

Jorgo – Po për të më përzënë nga shtëpia nuk të vjen rëndë?

Eleni – Po ke 6 vjet, unë ku të shkoj?

Jorgo – Po unë ku të shkoj?

Eleni i tha të birit që e ka ndihmuar dhe e ka mbajtur në shtëpi për 6 vite, por tanimë nuk ka më mundësi. Ndërsa Jorgo i tha se ata kanë qenë kur është bërë kontrata e blerjes së shtëpisë dhe nuk i kanë thënë të mos firmosë, pasi ai vetë ishte në moshë të re dhe nuk kishte informacion të mjaftueshëm. Por e ëma u shpreh se as ata nuk kishin informacion dhe se për shkak të këtij konflikti bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia sepse është i sëmurë dhe nuk i suporton dot grindjet e vazhdueshme. Gjithashtu rrëfeu se shkak i konfliktit është djali tjetër i saj, i cili thotë që nuk krijon dot familje, pasi ndodhet familja e të vëllait në shtëpi dhe ai nuk e sjell dot bashkëshorten në të.

Jorgo shpjegoi se ai vetë jeton në Greqi dhe se bashkëshortja me djalin shkojnë  te shtëpia e prindërve e saj sepse familja e tij thotë që nuk i mbajnë dot.

Jorgo – Nuk më keni më djalë? Po nuk më keni më, ma thoni që keni vetëm atë tjetrin.

Eleni – Të kam djalë dhe nuk të hedh poshtë! Unë e di si të kam rritur ty dhe atë tjetrin.

Jorgo – Po tani?

Eleni – Të nxjerr atë nga shtëpia që është beqar?

Jorgo – Po unë ku të shkoj? Ku ta çoj familjen time?

Eleni – Ti ke familjen tënde, merr iniciativën tende, nuk e di.

Juristja Eni Çobani shpjegoi se Jorgo ka lidhur një kontratë me firmën “Faet sh.p.k.” për blerjen e një apartamenti në Vlorë, duke paguar 55 mijë euro. Ai rrëfeu se ka punuar që në moshën 14-vjeçare dhe se me ndihmën e prindërve ka mundur  t’i mbledhë ato para. Zonja Eni i tha Elenit se nuk mund ta kishin lejuar të firmoste kaq lehtë një kontratë premtim shitjeje apartamenti, pasi Jorgo ishte vetëm 24 vjeç dhe nuk kishte informacionin e duhur për ta kuptuar atë.

I kontaktuar nga juristja Çobani, pronari i pallatit Fatos Canaj është shprehur se ndodhet në një proces gjyqësor duke pritur vendimin e drejtësisë.

“Përpara noteres lekët i kanë kaluar Eduart Kacajt, elektriçitit të pallatit”, deklaroi Jorgo. Zonja Eni theksoi se ky është problemi i kësaj çështjeje, kontrata që është lidhur me Fatos Canaj, ndërkohë që paratë i janë depozituar në llogari elektriçistit Kacaj.

“Si mundet që 55 mijë Euro ti ia kalon në njeriu që nuk ka asnjë gërmë në këtë kontratë, asnjë emër, asnjë firmë!, u shpreh e shqetësuar juristja.

I pyetur nga Ardit Gjebrea se përse e ka bërë këtë veprim, Jorgo shpjegoi se kështu ishte lënë marrëveshja mes tyre dhe se menjëherë pasi i depozitoi paratë elektriçistit është firmosur kontrata dhe i janë dhënë çelësat e apartamentit. nga pronari i pallatit.

“Kur vajta unë për të marrë shtëpinë në fund të vitit 2012 më tha nuk ke shtëpi sepse nuk më ke dhenë lekët. Ai ka hapur kontratën e dritave në emrin tim, kam librezën që kam paguar 4 muaj. Më ka dhënë çelësin e shtëpisë, ma ka dorëzuar ai pas një viti dhe tani thotë nuk më ke dhënë lekët. Familja do të më nxjerrë jashtë. Unë jam në një hall shumë të madh! Nuk kam se ku të çoj ata që kam mbrapa (familjen), pa mirë unë”, u shpreh ai.

Të gjitha këto konflikte kanë ndikuar shumë edhe në marrëdhënien e Jorgos me bashkëshorten dhe djalin e tyre, pasi Eleni dëshiron t’i largojë nga shtëpia e saj dhe ata nuk dinë më se ku do të jetojnë.

Nga ana tjetër, juristja Çobani tregoi se Fatos Canaj nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore, duke zgjedhur të përfaqësohet vetëm nga avokati, çka është e papranueshme, pasi dëshmia e tij është thelbësore në zgjidhjen e çështjes.

“Në kushtet e kontratës, pika c3, ai thotë: nëse pala blerëse nuk likuidon këstin e parë, kontrata konsiderohet e zgjidhur pa asnjë njoftim të mëtejshëm prej palës shitëse.

Tani unë dua të di: A është e zgjidhur kjo kontratë apo jo? A është marrë kësti i parë i këtij apartamenti apo jo? A ka patur një detyrim midis shoqërisë “Faet sh.p.k” dhe elektriçistit Eduart Kacaj dhe më pas prezenca e tij në momentin e firmosjes?

Këto pyetje duhet t’i bënte gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë, i cili ka patur detyrimin të bëjë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm në bazë të ligjit dhe Kodit të Procedurës, për të gjitha provat që janë sjellë në atë gjykim. Është e papranueshme dhe e patolerueshme që administratori i firmës në fjalë nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore. Kjo është një përballje kundrejt ligjit dhe kundrejt atyre që ne u kemi besuar ligjin, e cila nuk është kryer në mënyrë të plotë“, u shpreh zonja Eni.

Ajo  këshilloi Jorgon të ketë besim dhe të bëjë durim derisa Gjykata e Lartë të vlerësojë që nuk është marrë asnjë dëshmi nga administratori i shoqërisë “Faet sh.p.k” dhe elektriçisti Eduart Kacaj, të cilin nuk mund ta gjejnë vetë ata, por shteti. Jursitja shtoi se përfëqësuesi ligjor i Fatos Canajt ka konfirmuar në gjykatë marrëveshjen e këtij të fundit me Eduart Kacaj, por pa e shpjeguar se çfarë lloj marrëveshje ka qenë kjo. Të gjitha këto fakte tregojnë që Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka marrë një vendim jo të plotë.

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare”, në këtë seancë ndërmjetësimi, i dha të drejtë Jorgos, i cili kërkon strehën e prindërve të tij për bashkëshorten dhe djalin e tij.

Eleni – Dua një kusht! Për sa kohë mund të qëndrojë djali aty se unë …

Zonja Eni Çobani – Pse, i vihen djalit kushte?

Jorgo – Me kushte, zonja Eni. Djalin tjetër do ta mbajnë, mua me kushte.

Zonja Eni Çobani- Ne fëmijët kur i kemi sjellë në jetë nuk kemi vënë kushte. I kemi pranuar ashtu siç na kanë ardhur dhe do t’i kemi gjithë jetën pa kushte! Kështu që nuk do të doja të dëgjoja kushte nga ju.

Ajo çka surprizoi të gjithë ishte një dashamirës i programit, i cili ofroi apartamentin e tij për djalin e Elenit, deri në momentin që do të përfundojnë proceset gjyqësore.

Eleni e falenderoi për përzemërsinë, por tha se djali sëbashku me familjen e tij do të qëndrojnë në shtëpinë e saj derisa të zgjidhet gjithçka, duke e përmbyllur me sukses edhe këtë seancë ndërmjetësimi.

Nëna kërkon të nxjerrë nga shtëpia të birin Read More »

Intevista e veçantë e Elenit, Përpara se të zhvendoseshim në Vlorë, ishim të varfër, jetonim me ato që kishim…

Më poshtë keni një intervistë mjaft interesante të dhënë nga shqiptarja Eleni Foureiras ku flet për vështirësitë e jetës së saj në Shqipërinë dhe jo vetëm.

Kam lindur në Fier, të Shqipërisë, në një fshat të vogël afër Patosit. Kur isha 4-5 vjeç, familja u zhvendos në Vlorë dhe, 7-8 vjeç, erdhëm në Greqi.
Përpara se të zhvendoseshim në Vlorë, ishim të varfër, jetonim me ato që kishim; një mama me katër fëmijë! Unë isha një vajzë e vogël që nuk kisha parë kurrë ashensor… Gjatë ditëve të fundit në Shqipëri më kujtohet se si na binin plumbat brenda. Isha vetëm më nënën…dhe plumbat futeshin nga dritarja…kishim frikë se mos na vidhnin.
Më kujtohet, një ditë përpara se të niseshim, kur mamaja erdhi e më tha: do ikim në vendin e gjyshit (sepse babai i mamasë është me origjinë greke). Është një vend i mahnitshëm etj., pra na bëri të ndiheshim shumë mirë. Kur mbërritëm në Athinë hapa sytë dhe pashë shumë drita dhe i thashë mamasë: mami, a mbërritën në vendin magjik?  Mamaja na dërgoi në shkollë, menjëherë. Por ishte shumë e vështirë për mua sepse nuk dija fare greqisht.

Qëndroja në bankën e fundit me vëllain, por nuk kuptonim gjë. Nuk na fliste askush dhe nuk flisnim me askënd. Kështu, prindërit vendosën të na flisnin greqisht, pra të mësonin në shtëpi, sepse ishte shumë e vështirë të shkonim në shkollë, kështu e humbëm një vit. Mësuam greqisht në shtëpi dhe nuk folëm shqip, përndryshe nuk do të mësonin shpejt. Brenda vitit mësova të flasë rrjedhshëm. Pastaj vajta në shkollë dhe fola greqisht. E harrova shqipen, pasi nuk m’u desh.
Jam pagëzuar në Shqipëri, sepse jemi të krishterë ortodoksë. Emri i lindjes është Entela. E mora nënshtetësinë greke menjëherë për shkak të gjyshit.  Në fillim, ishte e vështirë, kur u thoja që jam nga Shqipëria. Nuk isha e preferuar në shkollë. Një herë mbaj mend që punova fshehurazi prindërve, së bashku me motrën e madhe, duke shpërndarë fletë-palosje, sepse doja të kisha këpucë, jo të grisura, dhe e dija që ata nuk kishin para e nuk u kërkoja, isha 13 vjeç atëhere. Kemi vuajtur, shumë herë, kemi marrë edhe gjëra nga koshat e plehrave, mobilje të përdorura etj.  Ndihem krenare për veten time, ndihem krenare që jam nga Shqipëria dhe që kam lindur në Shqipëri. Gëzohem që Shqipëria po zhvillohet, sepse është një vend që ka kaluar vështirësi dhe mund t’i ofrojë shumë botës. Është turp për njerëzit që thonë se nuk duhet të shkoj në Eurovizion sepse jam nga Shqipëria! Përse?

Intevista e veçantë e Elenit, Përpara se të zhvendoseshim në Vlorë, ishim të varfër, jetonim me ato që kishim… Read More »

Tronditet vendi! Një politikan i lartë shqiptar u kap nga turqit duke folur me trafikantin Met Kanani

Autoritetet turke kanë në dorë përgjime mjaft të rendësishme të një prej grupeve më të mëdha të trafikut të drogës në Shqipëri me politikanë të rendësishëm të vendit tonë.

Mediat turke, përcjell Albeu.com, bëjnë me dije se të dhënat mjaft kompromentuese për politikanë të rendësishëm në Shqipëri janë shtënë në dorën e autoriteteve turke gjatë ndjekjes dhe përgjimit gjashtë mujor të grupit të Met Kananit, i cili po përgatitej që të fuste një sasi të madhe drogë në Turqi.

Kanani u kap në 22 mars të këtij viti pasi kishte futur 1.1 ton drogë në Izmir.

Mësohet, se autoritetet turke kishin më parë informacion për grupin në fjalë dhe e kishin vënë atë në ndjekje, gjatë të cilës kanë perceptuar edhe telefonata të tyre me politikanë të rendësishëm në Shqipëri, shkruan Albeu.com.

Nuk dihet ende se çfarë bisedash janë perceptuar nga turqit, pjesë e të cilave janë politikanë të rendësishëm shqiptar, megjithatë kjo është e disata herë që njerëz me pushtet në Shqipëri bien në rrjeten e autoriteteve ligjzbatuese të huaja.

Përgjime të politikanëve shqiptarë me trafikantë drogë dhe grupe kriminale kanë perceptuar edhe organe të tjera ligjzbatuese të shteteve të ndryshme si Gjermania, Italia apo edhe EULEX-i. /albeu.com/

Tronditet vendi! Një politikan i lartë shqiptar u kap nga turqit duke folur me trafikantin Met Kanani Read More »

Njihuni me bionden “e fortë” që ka në dorë fatin e Saimir Tahirit

Elisabeta Imeraj është njëra prej tre prokurorëve të Krimeve të Rënda që ka firmosur kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit. Kurse dy të tjerët janë Besim Hajdarmataj dhe Gentjan Osmani.

Kjo ishte treshja që mbrojti kërkesën për heqjen e imunitetit të Tahirit në tetor të vitit të shkuar përballë Komisionit të Mandateve në Kuvend në një seancë maratonë që zgjati dy ditë, e cila u finalizua me mbrotjen politike që maxhoranca i bëri ministrit të saj duke hedhur poshtë kërkesën e prokurorëve.

Elisabeta Imeraj pati edhe një debat me anëtaren e këtij komisioni, Vasilika Hysin, të cilën e ka patur edhe pedagoge në fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Ishte pikërisht ky debat që bëri, një ndër gratë e pakta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të diltë në faqet kryesore të mediave shqiptare.

Imeraj është nëna e dy fëmijëve dhe prej vitit 2004 është pjesë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Ajo ka gradën Doktor i Shkencave në Drejtësi dhe titullin Profesor i Asociuar, shkruan Albeu.com.

Imeraj njihet si prokurorja e çështjeve të vështira siç është ajo e Shullazit apo hetimi kundër të ashtuquajturëve imamë në xhaminë e Unazës së Re, të cilët organizonin grupe për të luftuar në Siri.

Një çështje e nxehtë ne duart e Imerajt është pikërisht edhe ajo e Tahirit.

Njihuni me bionden “e fortë” që ka në dorë fatin e Saimir Tahirit Read More »

Aktori i njohur shqiptar shtrohet me urgjencë në spital

Aktori i njohur shqiptar Ndriçim Xhepa është shtruar sërish në spital.

Mësohet se Ndriçim Xhepa e ka kaluar me sukses një tjetër ndërhyrje kirurgjikale, në një spital privat në kryeqytet.

Aktori ndodhet në reanimacion.

Kujtojmë se kjo është e disata herë që aktori i njohur i nënshtrohet operacioneve. Vlen të kujtojmë se në tetor të 2017 ai ka kaluar me sukses një ndërhyrje në mushkri.

Në atë kohë qeveria ka dhënë një fond financiar prej 5 milionë lekë të reja, për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Xhepës në Gjermani.

ShkodraNews i uron shërim të shpejtë aktorit të madh të skenës shqiptare.

Aktori i njohur shqiptar shtrohet me urgjencë në spital Read More »

Ramazani nis të mërkurën, çfarë duhet të hani pas orës 8 të mbrëmjes

Muaji i Ramazanit fillon të mërkurën e ardhshme, për këtë shumë besimtarë myslimanë në gjithë botën e kanë për obligim të agjërojnë.
Mirëpo, gjatë kësaj kohe, vlen të theksojmë se janë disa ushqime që mund t’i hani edhe pas orës 8 të darkës.
Avokado

Disa feta avokado në darkë do të ishin ideale. Mund t’i integroni edhe në receta të tjera të lehta, jo shumë kalorike.

Banane

Ato përmbajnë shumë potasium dhe magnez, çka ju relakson dhe ju ndihmon që të bëni një gjumë shumë të qetë.

Kos

Një filxhan me kos pa yndyrnë është ideal. Mund t’i shtoni edhe disa fruta për ta shijuar më shumë.

Ramazani nis të mërkurën, çfarë duhet të hani pas orës 8 të mbrëmjes Read More »

‘Daily Mail’ shkruan për Bleona Qeretin: Dal e zhveshur për art. Jo për të…

Seksbomba Bleona Qereti së fundi ka tërhequr vëmendien e “Daily Mail”, i cili i ka kushtuar një artikull në profilin e tij “Roz” në versionin online.

Bleona në këtë shkrim për “DM” ka sqaruar edhe arsyet e saj, se përse ajo është kaq ekstravagante dhe përse hera-herës i duhet që të shfaqet e zhveshur në evened të rëndësishme.

“Unë e bëj këtë (zhveshjen) për art, jo për famë”,- ka thënë Bleona për “Daily Mail”, duke dashur të sqarojë kureshjten e shumtë dhe thashethemet.

Ama gjithsesi, ato që kanë tërhequr më tepër edhe në këtë shkrim, kanë qenë fotot “hot” të Bleonës dhe trupi i saj seksi, në disa foto nudo.

Edhe këtë herë Bleona gjithsesi ka aritur të “godasë” në shenjë…

‘Daily Mail’ shkruan për Bleona Qeretin: Dal e zhveshur për art. Jo për të… Read More »

Incident i rëndë për Edi Ramën sot në Itali, kryeministrit i ndodh e pabesueshmja

5 të rinj shqiptarë janë ndaluar nga Divizioni i Hetimit dhe Forcave Speciale Italiane (Digos) pasi protestuan këtë mëngjes, e diel, 13 Maj ndaj Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Mësohet se Rama ishte sot i ftuar në Panairin e Librit për prezantimin e librit të tij ‘Kurban’.

Raportohet se incidenti ndodhi brenda ‘Sala Blu’ ku protestuesit, të gjithë shqiptarë që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje ‘A4’ me një pamje që tregoi një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës.

Me një dënim që i referohet dënimit prej më shumë se shtatë vjet për trafikun e drogës të dhënë nga një gjykatë italiane për vëllanë e ministrit të brendshëm shqiptar.

Sipas protestuesve kjo ishte ‘liri falë Kryeministrit Rama’.

Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda: Kryeministri Rama u përgjigj me disa rreshta.

‘Ata nuk janë aktivistë, por protestues që ndjekin pothuajse kudo Kryeministrin, duke ngritur pyetje të pabaza’, tha Rama.

Agjentët e Digos menjëherë i bllokuan ato dhe u larguan nga salla.

Image

Incident i rëndë për Edi Ramën sot në Itali, kryeministrit i ndodh e pabesueshmja Read More »