Aurora

Zbulimi Historik: Shqipëria E Ali Pashë Tepelenës, Do T’kishte Mbi 150 Mijë Kilometra Katrorë

Shumë media gjithë sot flasin për Shqipërinë e madhe, ndërsa kur numërojmë territorin e saj, ai nuk i kalon as 6o mijë kilometra katrorë. Pra, sikur e ngatërrojnë qëllimisht Shqipërinë etnike, e cila edhe aktualisht më shumë se njëqindmijë kilometra katrorë, dhe prapë është shumë e vogël se “Shqipëria e pavarur” – “Indipendent Albania” e Ali Pashë Tepelenës, shkruan në analizën e saj historike, gazeta SHQIPTARI.

Ky projekt që për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk u realizua u kthye në kob për një komb të tërë, është Shqipëria e vërtetë, e mbijetuar pjesërisht prej Ilirisë, kur ishte disa herë më e madhe se sa ky projekt-shtet i Ali Pashës.

Por, shteti i Ali Pashës përfshinte gati të gjithë shqiptarët në Ballkan, dhe pa dyshim që sot do të ishte shteti më i madh me territor pas Rumanisë, dhe po ashtu popullsia nuk do të ishte më pak se njëzet milionë shqiptarë.

Greqia vështirë se do të ekzistonte si shtet, po ashtu as Mali i Zi nuk do të krijohej dot, dhe as që bëhet fjalë për ekzistimin e Maqedonisë, ndërsa Serbia edhe nëse do të ishte krijuar nuk do të kishte as sot territor më të madh se sa pashallëku i Beogradit.

Sipas dokumenteve të gjetura në Angli nga Irakli Koçollari, Ali Pasha kishte marrë të gjitha masat për krijimin e shtetit shqiptar dhe këtë e kishte bërë në pajtim me tre pashallëqet tjera shqiptare. “Ali Pasha kishte deklaruar: “Unë jam përgatitur dhe i kam marrë të gjitha masat që në një moment të caktuar, unë të shkëputem dhe të shpall pavarësinë e atdheut tim”.

Vetëm territori i principatës së Ali Pashës do të shtrihej në këtë hapësirë: Nga Elbasani, pra si veri kishte Shkumbinin dhe më pas në Ohër, deri në afërsi të Manastirit, gjithë territoret e Maqedonisë së sotme, deri në afërsi të Selanikut më pas në Thesali, Magnezi e Peloponez, pa përfshirë këtu Athinën, edhe pse në atë kohë nuk ishte ende një qytet, por një fshat i banuar nga arvanitasit”.

Ku do të shtrihej më tej ky shtet?

Ali Pasha ishte kategorik se marrëveshja ishte bërë me dy pashallarët tjerë në veri, por edhe me një pasha më në jug në Greqi, që sundonte tokat shqiptare:

“Unë kam biseduar edhe me ata të dy dhe ne kemi rënë dakord që të krijojmë një shtet të përbashkët me të gjitha pashallëqet, madje bashkë edhe me ne të tre, pra Shkodrës, Beratit dhe Janinës, do të bashkohet edhe Selim Pasha i Seresit”. Seresi është një qytet në Greqi, u kishte deklaruar Ali Pasha britanikëve.

Sipas shtrirjes së Pashallallëkut të Janinës, dhe të atij të Serezit, i bie që rreth gjysma e Greqisë së sotme të ishte shtet shqiptar, më së paku 6o mijë kilometra katrorë, plus territori i Shqipërisë së sotme, dhe territori i Maqedonisë së sotme, që bëjnë së bashku afër 54 mijë kilometra katrorë, Kosova e sotme dhe Sanxhaku, shumica e territorit të Malit të Zi dhe një pjesë tjetër e Serbisë deri tek portat e Nishit, do të përbënin rreth 50 mijë kilometra katrorë të tjera, dhe me një përfarim, shteti shqiptar i Ali Pashë Tepelenës së bashku me tri pashallëqet tjera do të kishte jo më pak se 150 mijë kilometra katrorë dhe mund të shkonin me një nxitje të bashkimit të shqiptarëve për rreth deri në rreth 200 mijë kilometra katrorë.

Dhe vërtetë Athina sot do të fliste shqip, dhe do të kishte qenë punë e kryer bashkimi i saj, meqë ishte fshat që në lindjen e shtetit shqiptar.

Pra, kjo është historia e fshehur dhe e patreguar nga historianët tanë, dhe e mbajtur fshehur me detyrën e imponuar nga fqinjët sllavë dhe grekët e sotëm, që kryesisht janë shqiptarë.Gazeta SHQIPTARI

Zbulimi Historik: Shqipëria E Ali Pashë Tepelenës, Do T’kishte Mbi 150 Mijë Kilometra Katrorë Read More »

Shqipëria Në Kohën E Skënderbeut Ishte Katër Herë Më E Madhe Se Serbia. Dhe Sundonte Gjysmen E Greqisë

Shqipëria në kohën e pushtimeve të para osmane e deri në vdekjen e mbretit të shqiptarëve Skënderbeut, ishte për tre-katër herë më e madhe se Serbia, pa llogaritur këtu, siç shihet në hartë edhe territorin (të dominuar nga shqiptarët) – krahinën e Rumelisë si pjesë e perandorisë osmane. Ishte një pjesë e konsiderueshme e territoreve të banuara kryesisht me shqiptarë, që shkonin deri në Edrene (Edirne) në kufijtë e dardaneleve.

Në atë kohë, territori shqiptar si njësi më vete, ishte më i madh, ose përafërsisht i barabartë me Bizantin.

Harta përshkruan madhësinë e territorit shqiptar të paktën në katër vjetët e sundimit të mbretit shqiptar, Skënderbeut, të cilat u zgjeruan në jug në Greqi dhe në Maqedoni.

Shqipëria Në Kohën E Skënderbeut Ishte Katër Herë Më E Madhe Se Serbia. Dhe Sundonte Gjysmen E Greqisë Read More »

Zbulohet sekreti: Pse Enveri nuk i hapte kufijtë e Shqipërisë? Rrëfehet mjeku

A e kishit menduar ndonjëherë pse diktatori Enver Hoxha e mbante vendin të izoluar?

“Doktor, unë do t’i mbaj kufijtë mbyllur edhe për disa vjet, sepse ky vend duhet ndërtuar dhe ky popull duhet ndërgjegjësuar. Në qoftë se unë do të hap kufijtë, shumica dërmuese do të emigrojë, siç kanë bërë në shekuj…”.

Ky është sekreti që ish-diktatori komunist, Enver Hoxha, i ka pohuar mjekut francez, Pol Miliez,ndërsa ai e pyeti se cila ishte arsyeja që ai po e mbante Shqipërinë të izoluar.

Një detaj mjaft interesant ky që mbërrin nga vijimi i rrëfimit të ish-zbuluesit politik të Shqipërisë në Francë, Hasan Luçi, posaçërisht për “Albanian Free Press”, mbi figurën e profesorit të njohur francez, Pol Miliez, i cili drejtonte edhe Shoqatën e Miqësisë, Francë-Shqipëri dhe që ditën e vdekjes së Enver Hoxhës, më 11 prill 1985, dha një intervistë rreth tij në kanalin TF 2.

“Përveç Shqipërisë nuk ka vend tjetër komunist që t’i këtë mbetur besnik Stalinit”, citon Luçi, që të ketë thënë gjithashtu Pol Miliez gjatë asaj interviste

Zbulohet sekreti: Pse Enveri nuk i hapte kufijtë e Shqipërisë? Rrëfehet mjeku Read More »

Amerika ndërton aeroport ushtarak në bazën e Bondsteel, në Kosovë

Mediat serbe kanë raportuar se amerikanët janë duke ndërtuar në menyrë sekrete një aeroport ushtarak brenda Kampi Bondsteel, në Kosovë.

Baza ushtarake e ndërtuar në vitin 1999 tani është zgjeruar dhe me 100 hektarë, thonë mediat serbe.

Burimet nga strukturat e inteligjencës shpjegojnë se deri në njëfarë kohe amerikanët as nuk mendonin të bënin një aeroport në Bondsteel por se gjithçka ndryshoi pas ftohjes së marrëdhënieve me Rusinë dhe forcimit të rezistencës shkaktuar nga përhapja e NATO-s në lindje.

Për amerikanët është e rëndësishme që të ketë një bazë nga ku ata do të udhëheqin sulme, do të ulën aeroplanë transporti, dhe çdo gjë do të jetë sekrete.

Se sa sa të vërteta janë pohimet e mediave serbe mbetët të tregoj koha!

Amerika ndërton aeroport ushtarak në bazën e Bondsteel, në Kosovë Read More »

Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak

Ishte koha kur të rinjtë kosovarë shkonin ta kryenin shërbimin ushtarak në Jugosllavi dhe ktheheshin në arkivole. Shumë prej tyre vriteshin, dhe familjeve u thoshin se ata kanë kryer vetëvrasje. Por historia e Aziz Kelmendit nga Lipjani ishte ndryshe, ndonëse me fund tragjik. Ish-studenti i Juridikut, po kryente ushtrinë në Paraqin të Serbisë në vitin 1987.

Por 20 vjeçari nuk arrti të përballojë presionin e vazhdueshëm psikologjik që i bëhej nga eprorët dhe ushtarët serbë.

Kështu që me 3 shtator 1987 Aziz Sadik Kelmendi vrau katër ushtarë, pesë i plagosi dhe në fund mbeti edhe vetë i vdekur.

Mënyra se si ka raportuar gazeta Rilindja, për këtë ngjarje është e habitshme, ndonëse e pritshme.

Me titullin “Krim i paparë në kazermën e Paraqinit”, shkruhet se Kelmendi kishte vrarë ushtarët kur ata ishin në gjumë.

“Sot më 3 shtator, në orën 03:05 ushtari Aziz Sadik Kelmendi, me shërbim në garnizonin e Paraqinit, gjatë kryerjes së detyrës së ndihmësit të kujdestarit të njësisë, pa kurrfarë shkasi vrau në gjumë katër ushtarë”

Gazeta i jep epitet kriminel ushtarit, pa e ditur saktë se a ishte ai që kishte kryer këtë krim.

Pas njoftimit për plagosje, në fund të lajmit bëhet e ditur se Azizi kishte bërë vetëvrasje, e se hetimet po vazhdojnë.

“Vrasësi Aziz Kelmendi lindi më 15 janar të vitit 1967 në fshatin Karaqicë të komunës së Lipjanit, ishte student i fakultetit të Drejtësisë në Prishtinë, me vendbanim të përhershëm në fshatin Dushanovë, KK i Prizrenit”

Bashkëngjitur, është edhe telegrami i ngushëllimit që Branko Mamulla ju dërgonte familjarëve të të vrarëve.

Në të njëjtën ditë, gazeta Rilindja kishte edhe një editorial me titullin “Mizori e Armiqësi”.

Editoriali me autor, Hilmi Syla, e quan kriminel Kelmendin fliste në emër të popullit, duke shprehur zhgënjimin për një vepër që ka bërë studenti kosovar.

“Lajmi për këtë tragjedi, veçmas tronditi kosovarët, pjesëtarët e kombësisë shqiptare në radhë të parë, mu pse krimineli i paskrupullt ishte nga ky mjedis dhe pos së keqes së madhe… Krimi mizor i Aziz Kelmendit, i cili në mënyrën më të vrazhdë keqpërdori besimin e ushtarit, të mbrojtësit të vendit, në opinionin e gjerë kudo hasi në gjykimin më të rreptë e të njëzëshëm, e ky veprim i ndyrë, edhe pse po zhvillohen hetime rreth tij, s’mund të kualifikohet ndryshe pos si sulm më i rëndë…”

Akti mizor, siç e cilëson rastin Rilindja në editorialin e saj sinjalizon se situata është afër ndërlikimit nga individë të infiltruar.

Sipas shkrimit, duhet punë më e madhe me të rinjtë kosovarë për krijim të moralit dhe edukatës.

Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak Read More »

Elbasan – Pse u hodh gruaja nga makina? Policia jep detajet

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje, lidhur me aksidentin e ndodhur një ditë më parë ku u aksidentua një grua 55-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan – Bradashesh, ku u ndalua drejtuesi i mjetit Julian Hida, 43 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprën penale “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur” dhe “largimi nga vendi i aksidentit”.

Arrestimi i tij u bë pasi, rreth orës 15:15, aksin rrugor Elbasan – Bradashesh, ai ishte duke drejtuar makinën tip Volkswagen Passat me targa AA 087 CD me drejtim lëvizjeje nga Bradasheshi në drejtim të Elbasanit .

Nga mjeti në lëvizje është hapur dera prapme e pasagjerit dhe nga mjeti është hedhur 55-vjeçarja me inicialet Sh. T., banuese në Bradashesh.

Kjo gjë është faktuar nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në afërsi të vendit të ngjarjes.

Po ashtu është zbuluar, drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurës, por është larguar nga vend i ngjarjes me shpejtësi, dhe rreth orës 17:50 është konstatuar dhe kapur nga patrulla e policisë.

Drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit me aparat Drager, ku rezultoi në provën e parë në masën 0.92 mg/l dhe në provën e dytë 1.07 mg/l.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje gruaja është dëmtuar rëndë, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Spitalin e Elbasanit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt, në gjendje të dehur” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Elbasan – Pse u hodh gruaja nga makina? Policia jep detajet Read More »

Gruaja e fortë me 6 familjarë të vdekur, sot ka nevojë për shqiptarët

Një grua në moshë të rënduar, e sëmurë e që duhet t’i shërbejë dhe bashkëshortit të saj që është në gjendje më të rënduar se ajo. Grua e fortë deri në dhimbje, nga ato gratë që duket sikur mes shumë mundimesh i bën ballë jetës. Ajo ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

Hanife Hasa është 58 vjeç, jeton në fshatin Grabjan të Lushnjes. Gruaja gjen forcë për të na treguar historinë e jetës së saj edhe pse duket se fuqitë e kanë lënë. “U martova 17 vjeç, u bëra me djalë. Djali im ishte i mençur, në gjimnaz djali u diagnostikua me tumor në këmbë” Drita e syve djali i vetëm u shua në sytë e saj.“E operuam djalin, u be keq djali. Pas dy javësh iu kthye tumori. Mjeku më tha merre në shtëpi nuk ka shërim. Djali më vdiq në duar” thotë gruaja për “Shqiptarët për shqiptarë” në News24. 6 muaj pasi i vdiq i biri ajo u përball me një tjetër tragjedi. Në pusin e shtëpisë së saj humbën jetën 5 persona përfshirë bashkëshorti, vëllai dhe nipi i saj. I vetmi kujtim për të janë disa fotografi të vjetra.

Hanifja vetë është e sëmurë, plagët e zemrës janë të mëdha. Sot ajo banon bashkë me burrin e saj. 58 vjecarja ka probleme të mëdha shëndetësore në këmbën e majtë. Dhimbjet i ka të mëdha.  Mjeku i tha të operohej në spitalin shtetëror. Ironike është fakti se ajo ishte e 600-ta në radhë. Me shaka mjeku i tha se duhet të priste 50 vjet për t’u operuar. “Mezi eci, këmba më mundon, nuk i shërbej dot burrit. Vjet mu sëmur edhe burri. Tani është i paralizuar” thotë gruaja e cila me një patericë shtyn me mundime burrin e saj.

“Zvarrë ecim nga halli të dy” “Po mos të jetë kjo, unë do isha i vdekur. I kërkoj falje gruas për gjithë këto mundime që po bën” shprehet burri.

Gruaja e fortë me 6 familjarë të vdekur, sot ka nevojë për shqiptarët Read More »