Aurora

Zonja Mero nga Orikumi i Vlores telefonon ne emisionin e mengjesit ‘Aldo mornig show’ dhe i uron …

Zonja Mero nga Orikumi i Vlores Telefonon ne emisionin e mengjesit ‘Aldo mornig show’ dhe i uron Aldos Live nje dite te mbare dhe shendet te mire .

Aldo – Kush jeni dhe nga flisni

Zonja Mero – Quhem Mero nga Orikumi i Vlores

Aldo – Po urdheroni

Zonja Mero – Aldo te uroj te kesh shendet te mire

Aldo – Faleminderit zonja Mero

Zonja Mero nga Orikumi i Vlores telefonon ne emisionin e mengjesit ‘Aldo mornig show’ dhe i uron … Read More »

Avokatja e Popullit zhvati 13.3 milionë euro e ia dha vjehrrit të Bashës, deklaron se ndjehet krenare. Absurditeti i një pazari politik Rama-Basha

Shqiptarët me sa duket i ka nëmur zoti, historia apo kushedi se kush tjetër që gjithnjë janë qeverisur nga politikanë maskarenj.

Që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri më sot, pavarësisht elozheve që iu bëjmë drejtuesve të radhës të shtetit shqiptar, të gjithë kanë bërë maskarallëqe në kurriz të këtij popullit.

Që nga Ismail Qemali që cilësohet si “babai” i shtetit shqiptar e deri tek Edi Rama, kryeministri i radhës i Shqipërisë, kanë pazare ngs më monstruozet në kurriz të shqiptarëve.

Të kishte qënë ndryshe, do të ishim në kufijtë reale të Shqipërisë, nuk do të ishim coptuar në pesë shtete, nuk do të ishim të fundit në Ballkan.

Pasi shqiptarit nuk i ka munguar vitaliteti, mendja dhe kultura. Kanë mbajtur disa breza postin e kryeministrit në Perandorinë Osmane, realizuan tërë reformat e taksimit dhe bënë shtet në Perandorinë Osmane, themeluan shtetin e Egjiptit e kështu me radhë.

Vetëm në Shqipëri asnjë nuk kanë bërë një të mirë, vetëm maskarallëqe dhe pazare të pista në kurriz të shqiptarëve.

Pa përjashtuar këtu as Ismail Qemalin, Esat Pashën, Ahmet Zogun, Fan Nolin, Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën, Pandeli Majkon dhe Edi Ramën.

Lexoni me vëmendje historinë e këtyre njerëzve, ndjesë nëse nuk kam përmendur kryeministrat dyjavore të viteve 20-të, dhe do të shihni se të gjithë kanë në kurriz së paku një pazar të pistë të përmasave katastrofale në kurriz të shqiptarëve. Pa përmendur pazaret e vogla por rrënuese.

Përjashtim nuk bën as Edi Rama, i cili pasi gjeti përballë Lulzim Bashën në krye të PD i dha tërë pushtetin në maj të vitit 2017, në marrëveshjen e famshme të 18 majit vetëm që ta fuste në zgjedhje.

Sikur të ishte në mallin e babës, mes të tjerave PD-së i dha dhe postin e Avokatit të Popullit. Nuk kemi kundërshtime, le ta mbante opozita atë post.

Por nuk mund të pranonte pazar të tillë të fëlliqur që në krye të Avokatit të Popullit të vihej as më pak e as më shumë por avokatja e tërë maskarallëqeve të Sali Berishës dhe më pas dhe të Lulzim Bashës.

Më konkretisht është maskarallëku më i madh që ka bërë Edi Rama duke bërë pazar me Lulzim Bashën që Avokate e Popullit të jetë Erinda Ballanca. Le të jetë palë politike, s’ka gjë.

Por Erinda Ballanca është avokatja që ka mbrojtur këtu dhe në Strasburg çështjen e Pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës të ndërtuar në det në Vlorë dhe të shembur nga Rama.

Pikërisht këtë njeri Rama pranoi Avokate Populli që nuk vinte për kiamet të merrte detyrën, pasi ishte e zënë në Strasburg me pallatin e vjehrrit të Bashës.

Erdhi dhe mori detyrën vetëm kur dhe me ndihmën e Ramës që e bëri dokumentacionin në atë mënyrë që ta fitonte çështjen në gjykatën e Strasburgut, e fitoi realisht në favor të vjehrrit të Lulzim Bashës.

Pazari mes Ramës dhe Bashës për Avokaten e Popullit ka një çmim të kripur, pasi i zhvati popullit në favor të vjehrrit të Bashës as më pak dhe as më shumë por 13.3 milionë euro.

Dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ndjehet krenare që ia ka “futur” popullit pavarësisht se është zgjedhur si avokate e tij për ta mbrojtur nga pazaret e politikanëve maskarenj.

Dhe produkti i pazarit Rama-Basha, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e zgjedhur nga opozita në këtë detyrë pas marrëveshjes së 18 majit ka folur në media për punën e saj, paragjykimet dhe momentet më të mira.

Ajo tregoi se momenti më i vështirë dhe më i mirë ka qenë kur u bë publik vendimi i Strasburgut për një çështje ku ishte e përfshirë në mbrojtje të vjehrrit të Lulzim Bashës, duke iu referuar mbrojtjes për pallatin e prishur në Vlorë nga qeveria Rama.

“Momenti më i vështirë dhe më i mirë kanë qenë në të njëjtën ditë.

Nuk është fakt i paditur që kam qenë e përfshirë edhe personalisht në një rast kundër qeverisë. Një rast se si shteti nuk duhet të sillet ndaj qytetarëve. U ndjeva mirë ditën kur mora vendimin e gjyqit.

Ishte një fitore e madhe, sigurisht jo vetëm e imja. Por u ndjeva edhe shumë keq, sepse për shkak se unë isha pjesë e atij gjyqi nuk mund ta bëja kauzë për shkak të detyrës sime.

Nuk mund ta trumbetoja.

Nuk e bëja dot kauzë sepse do mendohej se e bëra për shkak të një axhende personale.

Mu desh të zgjidhja rrugën e Avokates së Popullit. Do doja të ishte kalë beteje për promovimin e të drejtave të qytetarëve të shpronësuar”, deklaroi Avokatja e Popullit.

Dhe e deklaron me mburrje këtë Avokatja e Popupullit e cila me një vendim i zhvati popullit që mbron 13.3 milionë euro në favor të Lulzim Bashës. I cili bashkë me vjehrrin dhe kunatin, por dhe Ramën sipër tyre, nuk është asesi popull. Thjeshtë janë pjesë e një pazari të pistë.Pamfleti.com

Avokatja e Popullit zhvati 13.3 milionë euro e ia dha vjehrrit të Bashës, deklaron se ndjehet krenare. Absurditeti i një pazari politik Rama-Basha Read More »

Manifesti i Topallit kundër Bashës: “Batuta e vitit” me mesazhin anti-LSI brenda

Edhe pse gjuhëshpuzë, Jozefina Topalli nuk është njohur ndonjëherë për batuta pikante me vlera monumentale. Por në tekstin e djeshëm idhnak ndaj Lulzim Bashës, e ka nxjerrë një të tillë.

“Për karrigen e vet ai e ktheu PD-në si një karrige me rrota, që herë e shtyn me Ramën, herë me LSI-në”, ka deklarar Topalli, na një tip manifesti refuzues, për t’u kthyer në kryesinë e selisë blu, me Bashën në krye.

Aty ndër të tjera Topalli thoshte se Basha nuk ka bërë asnjë gjë të re në futjen në statut, të përfshirjes në Këshillin Kombëtar të ish-drejtuesve të shtetit, pasi këtë PD-ja e ka pasur prej kohësh.

Dhe në fakt, Aleksandër Meksi, ish-kryeministër i PD-së, ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar me letra edhe kur kandidoi në vitin 2009 me koalicionin e LZHK-së kundër PD-së. Por natyrisht që nuk shkoi asnjëherë në partinë që braktisi në vitin 1997.

Aktualisht, Jozefina Topalli, duket përbën njeriun ndoshta të vetëm të rëndësishëm në Partinë Demokratike që ka kundërshtuar vazhdimisht koalicionin me partinë e Metës.

Dhe e ka bërë që kur ishte kryetare Kuvendi dhe më pas në 4-vjeçarin e qeverisjes PS-LSI, ajo ishte më e ashpra ndaj njerëzve të Presidentit aktual të Republikës.

Për hir të së vërtetës dhe kronikës politike, Topalli ka qenë ndër të parat, apo e vetmja që ka kundërshtuar Lulzim Bashën që në vitin 2014, pra një vit pas ardhjes së tij në krye të PD-së, kur ai shkriu degët në rrethe dhe i drejtoi me njerëz të komanduar.

Edhe pse e dinte që do të ndëshkohej për të mos u bërë deputete, Topalli udhëhoqi kritikat ndaj lidershipit të selisë blu në kohën përpara zgjedhjeve lokale të 2015-s, e vazhdoi në kohën e çadrës, ku kritikoi sulmet që u bëheshin çdo ditë ambasadorëve të SHBA-së dhe të BE-së, por edhe kundërshtoi ashpër bojkotin e zgjedhjeve nga ana e PD-së, duke deklaruar se “rrezikohet destabilizimi i vendit”.

Edhe pse Nard Ndoka, ndoshta edhe me izmin e Bashës, apo për të ndihmuar atë, e akuzonte dje se ajo është një nga pjesëtaret e ekipit “Berisha” që e kanë mbyllur misionin me dorëheqjen e ish-kryeministrit, realisht Jozefina Topalli nuk i përket kastës së ish-qeveritaëve të PD-së.

Në 8 vitet e opozitës së PD-së, 1997-2005 ka qenë nënkryetare e Parlamentit shqiptar dhe 8 vitet e pushtetit 2005-2013 ka qenë kryetare e Kuvendit, ajo nuk mori asnjëherë post ekzekutiv.

Edhe pse gjuha e sjelljes në krye të Kuvendit nga ana Topallit kundrejt opozitës ishte shpesh e ashpër dhe konfrontuese, ajo realisht në Shkodër ku drejtonte PD-në në qark, nuk ndoqi një politikë konflikti me socialistët.

Madje në administratën e Kuvendit, Jozefina Topalli punësoi më shumë socialistë shkodranë sesa Partia Socialiste gjatë kohës së saj në pushtet.

Arriti të kanalizonte investimet e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve në Shkodër, duke ndërtuar pedonalen e parë në Shqipëri, që ishte projekti nismëtar i asaj që më vonë u quajt “Rilindja Urbane” dhe që ktheu qendrat e qyteteve kryesore në zona pedonale dhe rijetëzoi pazaret e shëtitoret e vjetra.

Kur Lulzim Basha bëri listat e reja për deputetë në vitin 2017-n dhe largoi të gjithë kritikët e tij, vetëm për Jozefina Topallin pati telashe më shumë dhe një revoltë reale nga mbështetësit e saj në Shkodër. Dhe ka shumë gjasa që PD-ja të ketë marrë kosto elektorale për mënjanimin e ish-kryeparlamentares.

Madje Ditmir Bushati, kreu i listës së Shkodrës së PS-së, deklaroi disa herë në fushatë se “Jozefina ka bërë gjëra të mira për Shkodrën”, çka nuk përjashton se disa vota kanë shkuar majtas, që nuk janë detyrimisht vota të djathta, por të majtët që Topalli i afroi në kabinetin e saj janë rikthyer në shtëpi pas ikjes së njeriut që i detyroheshin moralisht.

Por megjithë përzënien, Topalli duket se nuk do të largohet për të formuar një parti të re, siç ndoshta Astrit Patozi dhe disa ish-ministra të PD-së mund ta ndërrmarin këtë hap.

Në manifestin e saj, ajo e thotë hapur se “unë në PD-në e ëndrrave të vitit 1990 kam hyrë që pa lindur, por ku e kupton ti”, duke iu drejtuar Lulzim Bashës.

Kështu, ajo i kujton origjinën e familjes së saj të persekutuar nga regjimi komunist dhe pinjolle e një prej familjeve më të njohura në Shkodër.

Në këtë manifest, Topalli duket se i bën të ditur Bashës se thjesht po pret, jo për të dalë në pension si anëtare e Këshillit Kombëtar por për t’u rikthyer si protagoniste. Ndoshta pret që të zvetnohen ata që sipas saj po shtyjnë karriken e Bashës.

E në këtë rast, në këtë moment është LSI-ja e Kryemadhit e cila duket se është shënjestra reale e ish-kryeparlamentares.

E mbani mend se kush ishte ai politikan i PD-së që e cilësoi LSI-në si një rrezik për PD-në në vitin 2013? Ishte pikërisht i ndjeri Sokol Olldashi. i cili nisi ta bëjë një kauzë politike por s’pati kohë… /tesheshi.com/

Manifesti i Topallit kundër Bashës: “Batuta e vitit” me mesazhin anti-LSI brenda Read More »

Moti javën në vijim, zbuloni çfarë iu pret

Temperatura të larta parashikohen edhe ditët e javës në vijim.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit në territorin shqiptar parashikohet që gjatë periudhës 21 – 30 prill 2018 të jenë mesatarisht 2.5°C më të larta se vlerat tipike të kësaj periudhe.

Ndërkohë, 10-ditëshi i parë i Majit pritet të sjellë temperatura shumë më pranë normaleve të fund-pranverës.

Image

Moti javën në vijim, zbuloni çfarë iu pret Read More »

Ja çfarë ndodh në mëngjes nëse lini limon me kripë në dhomë gjatë natës

Limoni ka benefite të panumërta shëndetësore dhe po aq benefite të tjera. Shija dhe aroma specifike i japin një shije ushqimit dhe pijeve.

Po ashtu, limoni përmirëson shëndetin e zemrës, ndihmon përmirësimin e lëkurës ashtu si edhe eliminon bakteriet dhe infeksionit.

Megjithatë, limoni ka edhe një aftësi dhe një trik që jo të gjithë e dijnë…limoni mund të eliminojë aromën e keqe në kuzhinën tuaj.

Instruksione si të realizoni këtë truk:

Ndajeni limonin në katër pjesë, por mos e ndani atë krejtësisht. Vendosni pak kripë në pjesët e ndara dhe vendoseni limonin në kuzhinë. Limoni i vendosur kështu eliminon aromën e keqe dhe sjell aromë të mirë në kuzhinën tuaj. Gjithashtu eliminon bakteriet që mund të jenë prezente.

Ju po ashtu mund të krijoni një dezinfektues të fortë duke kombinuar lëngun e tre limonëve, sapunin e lëngshëm dhe pak kripë në një shishe me ujë. Kjo do të dezinfektojë krejt hapësirën që ju e vendosni atë.

Ja çfarë ndodh në mëngjes nëse lini limon me kripë në dhomë gjatë natës Read More »

Ky është emri për bebet që po “pushton” botën, po ju a do t’ia vinit foshnjës suaj?

Kur vjen në jetë një fëmijë, ndër shumë lumturitë dhe preokupimet e tjera që sjell, vendosja e emrit është një prej pikave më të nxehta.

Pyetjet që shtrohen në këtë zgjedhje janë të shumta, duke nisur nga gjatësia e emrit, nëse duhet një emër tradicional apo jo, një emër fetar apo bashkëkohor, i gjatë apo i shkurtër, si personazh libri apo filmi, etj.

Megjithatë, emri bëhet pjesë e personalitetit dhe në jetë është njeriu e karakteri që bëjnë emrin, sesa emri që ndikon në krijimin e një përfytyrimi mbi personin që kemi përballë.

Por a e dini se cili është emri më popullor për foshnjat femra në të gjithë botën?

Sofia është emri më i zakonshëm për vajzat në një nëntë vende të mëdha, përfshirë Meksikën, Rusinë, Kilin, Estoninë dhe Sllovakinë.

Emri dhe variantet e tij shfaqen gjithashtu në 25 emrat më të zakonshëm në dy të tretat e të gjitha vendeve që raportojnë statistikat e emrit të fëmijës.

Laura Wattenberg kreu hulumtime duke mbledhur emrat e foshnjeve nga 49 vende.

Ajo thotë se dominimi i këtij emri është mahnitës.

Ky emër tejkalon barrierat fetare, duke u bërë një zgjedhje popullore për katolikët romakë, luteranët, myslimanët sunitë, presbiterët dhe të tjerë.

Ky është emri për bebet që po “pushton” botën, po ju a do t’ia vinit foshnjës suaj? Read More »

Ish-kryeministri serb: Thaçi dhe Haradinaj ishin pjesë e shërbimeve sekrete të Shqipërisë

20 Ish-kryeministri i Serbisë, Nikola Sainoviq, ka folur për krerët shtetërorë të Kosovës, kryeminstrin Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi, si dhe për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, gjatë periudhës së viteve 1998-1999.
Në një intervistë të dhënë për ‘Espresso’ nga Serbia, Sainoviq vë në dyshim kinse veprimtarinë e UÇK-së gjatë periudhës së luftës.

“Në të 90-tat, Rugova mbajti zgjedhje në Kosovë. Ne nuk intervenuam diçka në këto zgjedhje, mirëpo sigurisht që nuk i njihnim. Struktura të ndryshme shqiptare në Kosovë morën pjesë në këto zgjedhje. Madje aty ishte edhe një degë e vogël e Partisë Staliniste Marksiste- Leniniste të Shqipërisë të ardhur nga Tirana. Kjo ishte partia e Enver Hoxhës që humbi zgjedhjet në Shqipëri por që kishte një përcjellje të vogël të votuesve në Kosovë. Në këto zgjedhje, ata nuk morën as pesë përqind, pra këta janë ata njerëz”, thotë Sainoviq.

Madje ai thotë se ata u bënë pjesë e shërbimeve sekrete të instaluara nga Shqipëria në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Ata janë bërë instrumente të shërbimeve sekrete të sigurisë të shtetit shqiptar, në fillim i formuar si shtab i përgjithshëm. Sipas raporteve tona ata formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për të zvogëluar ndikimin e Rugovës në Kosovë dhe për ta shkatërruar ata brenda trupit shqiptar”, shton ai.

Sipas tij, drejtësia nuk është dëshmuar me gjykimin e Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, pasi që siç thotë ai, edhe pse dy të akuzuarit në fjalë u shpallën të pafajshëm, gjyqi ndaj tyre vërtetoi se kampet ku ata pretendohet se ishin kryer krime, ekzistonin.

Ndryshe, ish-kryeministri serb, Nikola Sainoviq, ishte gjithashtu i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

Ish-kryeministri serb: Thaçi dhe Haradinaj ishin pjesë e shërbimeve sekrete të Shqipërisë Read More »

Sherr në Tiranë, burri godet dhe fyen rëndë policin

Ditën e sotme, në Pezë të Tiranës, një person u konfliktua me një polic duke e goditur këtë të fundit.

Videoja është publikuar nga “joq”. Sipas denoncuesit, personi që goditi policin ishte nën efektin e alkolit.

Në Pezë, dhjetëra qytetarë ishin mbledhur për piknik.

“Ne Peze ndodhi nje ngjarje e shemtuar sot, ne nje vend ku behet piknik e ku ka familje plot. Qytetari tap pervec se u zi me njerezit i gjuajti edhe policit.

Per pune makinash u grricen ne fakt, por pervecse u zune me njeri tjetrin, qytetari goditi, peshtyu dhe shau policin nga gruaja.”, shkruan personi që ka xhiruar pamjet.

https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10155862914598371/?t=0

Sherr në Tiranë, burri godet dhe fyen rëndë policin Read More »