Aurora

“Edhe mua më çove në fund…kush do ta besonte o Mand?”, qan i madh dhe i vogël

Media shqiptare në zi, pas ndarjes nga jeta të kolegut Armand Hallvaxhiu.

Zhytësi profesionist dhe njëkohësisht operator në televizionin “News 24” humbi jetën të dielën në ujerat e Vlorës.

Miqtë dhe kolegët e tij po i japin Mandit lamtumirën e fundit edhe përmes rrjeteve sociale, shkruan ShkodraNews.

Gazetari Mariglen Mërtiri në një postim në Facebook rrënqeth të madh dhe të vogël me fjalët për Mandin:

“Detin qe doje me shume, te mbajti per vete si nje koral te cmuar! Kush mund ta besonte se ti qe zhysje sa e sa amatore cdo vit, sot fati do te rezervonte kete surprize te hidhur.

Une isha nje nga amtoret qe pata fatin te provoja thellesine e detit per shkak te sigurise tende dhe nuk do e harroj lehte.

Sa e sa kronika te vecanta dhe te guximshme ne vite. Do mbetesh i paharruar mes nesh”.

Stafi i ShkodraNews i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Hallvaxhiu. ShkodraNews

>

“Edhe mua më çove në fund…kush do ta besonte o Mand?”, qan i madh dhe i vogël Read More »

Bisha 300 mijë euroshe që po ‘çmend’ shqiptarët, kush janë vëllezërit nga Burreli që e posedojnë?

Një bishë e kuqe ka kapur vëmendjen ditën e sotme e të gjithë qytetarëve kuksianë.
Vlera e saj shkon deri në 300 mijë euro.

Makina superluksoze tip “Ferrari 488 Italia” e vitit 2017 ka mbërritur apostafat nga Londra për vëllezërit nga Burreli Sokol dhe Seit Pirraci.

Ardhja e kësaj makine të veçantë në Shqipëri ka bërë shumë bujë tek kalimtarët, duke u kthyer kokat, pasi mendohet se është e vetmja e këtij lloji në vendin tonë.

Materialet siguruar nga @albanian_richkids

Bisha 300 mijë euroshe që po ‘çmend’ shqiptarët, kush janë vëllezërit nga Burreli që e posedojnë? Read More »

Majlinda Bregu largohet nga PD dhe Shqipëria, falenderon qeverinë “Rama” për postin e ri

Ish- ministria e Integrimit, Majlinda Bregu nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ka fituar postin  e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Bregu ka falenderuar ministrin Bushati, ajo thotë se edhe pse na ndajnë bindjet politike do të punojmë së bashku për qasjn Europiane.

Postimi i plotë:

Fituam❗

Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!

Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.

U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!

Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!

E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!

Majlinda Bregu largohet nga PD dhe Shqipëria, falenderon qeverinë “Rama” për postin e ri Read More »

Deklarata e fortë e ish-zyrtarit amerikan: Politikanët shqiptarë janë mafiozë

Ish-kongresisti amerikan, i cili për herë të parë e hapi në Kongres çështjen e Kosovës së bashku me kongresistin Tom Lantos ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Presidentit dhe Kryeministrit kosovar.

“Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë mafiozë. Atyre nuk u intereson për popullin, por vetëm paratë, pushteti dhe fuqia”, ka thënë për Insajderin.

Joseph DioGuardi është 78 vjeç. Shpreson të jetojë edhe 20 vjet. Kaq thotë se i duhen që çështjen shqiptare ta çojë në nivelin më të lartë të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë premton se do ta bëjë pa bashkëpunuar me liderët shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë. Dëshiron të qëndrojë larg tyre. Ka një arsye për këtë: i konsideron mafiozë.

“Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë mafiozë. Atyre nuk u intereson për popullin, por vetëm paratë, pushteti dhe fuqia”, ka thënë për Insajderin, ish-kongresisti amerikan i cili për herë të parë e hapi në kongres çështjen e Kosovës së bashku me kongresistin Tom Lantos.

DioGuardi ka qenë përfaqësues i New Yorkut në Kongresin Amerikan gjatë viteve 1985-1989. Është republikan, që mbështet politika të ashpra kundër Rusisë. Është bërë njëri prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit amerikan, Donald Trump, ndonëse e ka votuar dhe mbështetur atë në garën për president. Si kontabilist dhe financier i njohur, DioGuardi, druan se Trump do ta falimentojë Amerikën.

“Borxhi publik po rritet. Ekonomia jonë po varët nga paratë që nuk i kemi”, thotë ai.

DioGuardi, që është me prejardhje shqiptare nga fshati Greci i Italisë gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes shqiptare. Edhe sot vazhdon të jetë aktiv në Amerikë si drejtues i Ligës Shqiptaro-amerikane.

“Kosova e Shqipëria nuk janë në gjendje të mirë për shkak të elitës politike e cila mendon që gjithçka mund të blihet me para. Ata u munduan të më blejnë edhe mua. Më ofruan para vetëm që të dilnin në fotografi me mua dhe të thoshin se kemi mbështetjen e DioGuardit”, thotë ai në një bisedë për Insajderin.

“Unë nuk dua dekorata. Nuk dua medalje. Nuk marrë dekorata nga liderë të korruptuar”, insiston ai.

DioGuardi akuzon presidentin, Hashim Thaçi se e ka paguar 2 milionë e 300 mijë euro, ish-senatorin Robert Dole vetëm që t’i shkruaj parathënien e librit të tij, New State, Modern Stateman”, i cili është shkruar nga gazetarët britanikë Suzy Jagger dhe Roger Boys.

“Presidenti Thaçi pagoi 2.3 milion euro të taksapaguesve kosovarë për kompaninë e z. Dole vetëm që t’i shkruaj një parathënie të librit”, shprehet ai.

Insajderi kishte raportuar në shkurt të vitit të kaluar se kompania amerikane “Alston Bird”, që këshillohet nga ish-senatori Bob Dole i cili e mban epitetin ‘miku i madh i shqiptarëve’, kishte fituar tender 2 milionë e 300 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës.

Kontrata parashihte që kompania amerikane e përfaqësuar nga Bob Dole, të kryejë disa shërbime speciale për Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës.

Kontrata parashihte po ashtu që kompania amerikane të bëjë sigurimin e informacionit të shpejt dhe cilësor, sigurimi e këshillave dhe analizave të ndryshme, identifikimi e zyrtareve ndërkombëtar vendimtar në strategjinë e lobimit dhe ndikimin mbi sektorë dhe zyrtarë me qëllim realizimin e interesave te Republikës së Kosovës.

DioGuardi zotohet se kurrë nuk do të takojë asnjë liderë shqiptarë për shkak se siç thotë ai, janë të korruptuar. E përsërit epitetin “mafioz” për Thaçin. Ai kishte refuzuar për disa vjet edhe dekoratën e ndarë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova.

Disa vjet më vonë e kishte marrë këtë në një ndejë private në shtëpinë e Rugovës.

“Pak kohë para se të vdiste mora një telefonatë nga Rugova. Më tha, Joseph unë po vdes. Të lutëm eja tek unë. Unë shkova dhe e pash se tashmë po vdiste. E pranova dekoratën vetëm për faktin se ishte në fund të jetës”, kujton ai.

DioGuardi është duke shkruar një libër. Në të thotë se do të zbulojë detaje të punës që kishte bërë për Kosovën, duke nisur nga vizita e parë në Beograd dhe Prishtinë në vitin 1989 dhe akuzat për krime të Milosheviqit në Kosovë.

Ish-kongresisti thotë se arritja më e madhe e Kosovës është pavarësia e saj. Shprehet i bindur se kurrë Kosova nuk do të bashkohet me Shqipërinë. Ndryshimi i kufijve thotë se është i pamundur.

DioGuardi, pret ftesë nga shoqëria civile për ta vizituar Kosovën.

“Nuk dua të takojë politikanë. Nuk dua fotografi me ta. Nuk dua dekorata. Nuk dua para prej tyre. Dua të vi në Prishtinë dhe ta promovojë librin tim”, shprehet ai.

Deklarata e fortë e ish-zyrtarit amerikan: Politikanët shqiptarë janë mafiozë Read More »

Jepet vendimi ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda për katër të pandehurit e dosjes “Treblova”

Jepet vendimi ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda për katër të pandehurit e dosjes “Treblova”, të akuzuarit për kultivim kanabisit në kuadër të grupit të strukuruar kriminal.

Gjykata dha sot dënimin me 9 vite burg për Taulant Haxhiraj dhe 8 vite burg Shkëlqim Kociaj si dhe 8 vite Marjus Bajramin dhe 4 vite për Xhivalin Bacon. Të pandehurit përfituan uljen me 1/3 e dënimit pasi përfituan nga gjykimi i shkurtuar

Dosja “Treblova” ka lidhje me një operacion antidrogë në vitin 2016 gjatë të cilit u asgjësuan 18 parcela me kanabis në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë, një aksion ky që asokohe hapi debat për sasinë e sekuestruar.

Në këtë dosje janë të pandehur dhe tre të akuzuar të tjerë mes tyre edhe për efektivin e Policisë, Renato Avdyli, për të cilet gjykata ne hetimet paraprake ktheu hetimet prokurorisë pasi gjykata kërkoi që të sqarohej pozita e tyre.

Ndaj Avdylit dhe dy të tjerëve po vijojnë hetimet nga Krimet e Rënda pasi ata shikohen si bashkëpunëtorë në grup. Prokuroria dyshon gjithashtu se grupi “Treblova” ka lidhje me Habilajt, për të cilët dosja u veçua dhe vijon të hetohet.

Jepet vendimi ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda për katër të pandehurit e dosjes “Treblova” Read More »

Kokainë, kapet mat administratori i lokalit. Në hetim dhe dy të rinj pasi…

Fundjava në Tiranë por dhe në qytete të tjera i gjen lokalet e natës të tejmbushura. Por përveç konsumimit të alkoolit në shumë ambiente nuk mungon as konsumimi i drogës. Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në lokalet e kryeqytetit është arrestuar administratori i lokalit për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “ Përshtatje lokali për përdorim droge”, si dhe janë proçeduar në gjëndje të lirë dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi.

Më datë 22.04.2018, seksioni i narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë, arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasin: – Orial Peçi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator lokali. Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në rrugën “Pashko Vaso”, shtetasit të mësipërm i janë gjetur 7 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë, pasi nuk kanë treguar për sasinë e lëndës narkotike shtetasit: – E. B., 24 vjeç, banues në Tiranë. – A. Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit O. P., për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 285/a Kodit Penal dhe për veprën penale “ Moskallzim Krimi”, në ngarkim të shtetasve E. B., dhe A. Ç., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Kokainë, kapet mat administratori i lokalit. Në hetim dhe dy të rinj pasi… Read More »

Djegia e fabrikës së riciklimit, punëtorët zbulojnë një tjetër detaj implikues për pronarin

Zjarri në fabrikën e riciklimit në Kashar vazhdon ende, por ndërkohë është zbuluar një tjetër detaj për pronarin e saj, Vullnet Haka. Ende nuk është e qartë se cili është shkaku i zjarrit të madh që ra papritur.

Ekspertët po kryejnë verifikime në terren për një zjarr aksidental, por duke qenë se flakët u përhapën me shpejtësi po kryen hetime edhe për një zjarr të qëllimshëm. Ndërkohë përfaqësuesit e fabrikës së riciklimit kanë thënë në polici se ata dyshojnë se zjarri ka ardhur për shkak të luhatjes së tensionit të energjisë elektrike, por OSHEE e ka mohuar.

Punonjësit e sigurisë deklaruan dje se zjarri nisi nga mesi i fabrikës. Pranë fabrikës së riciklimit sot ka shkuar pronari Vullnet Haka. I pyetur nga gazetarët, ai tha se nuk dëshiron të prononcohet dhe se ia lë në dorë hetimeve të zbardhin ngjarjen.

“Nuk dëshiroj që të flas, ia lë në dorë hetimeve, nuk kam se çfarë të them”, tha Vullnet Haka, pronari i fabrikës ‘Everest’ që u dogj.

Drejtori i Zjarrfikëses deklaroi dje se fabrika në pronësi të Vullnet Hakës, që është kryetar i Shoqatës së Ricikluesve është gjobitur më parë se nuk kishte marrë masat për kushtet e sigurisë, ndërsa shtoi se edhe dje nuk funksionoi alarmi i zjarrit. Grupi po heton nëse janë plotësuar të gjitha masat kundër zjarrit për të dalë në konkluzione zyrtare.

Por ky duket se nuk ka qenë problemi i vetëm. Punëtorët të pyetur nga gazetari i Report Tv, Driçim Caka thonë jashtë kamerave se kanë nga 2-4 muaj paga të prapambetura pa marrë. Në takimin që kanë zhvilluar me pronarin Vullnet Haka, punëtorëve u është premtuar se do u jepen rrogat e prapambetura.

Vonesa e pagave me disa muaj është një tjetër skandal, pasi punëtorët kanë qenë të siguruar, por pavarësisht kësaj jo cdo muaj u kalohej paga. Djegia e fabrikës ka shkaktuar ndotje të madhe në zonë, por shqetësimin e banorëve për erën e rëndë dhe ndotjen askush nuk e ka marrë në konsideratë nga institucionet.

E kontaktuar nga Report Tv, ISHP deklaroi se nuk mund të kryejë inspektime në zonë, ndërsa Inspektorati i Mjedisit u shpreh se merret me licencimet dhe jo kontrollet. Ping-pongu mes institucioneve ka bërë që deri në paraditen e sotme shqetësimet e banorëve të bien në vesh të shurdhët.

Djegia e fabrikës së riciklimit, punëtorët zbulojnë një tjetër detaj implikues për pronarin Read More »

Denoncimi live/ Burri nga Kavaja kap mat gruan me kushëririn: Ia kishte futur kokën te gjoksi dhe …

Gjatë emisionit live në televizionin “News24”, një 54-vjeçar nga Kavaja ka treguar se si ka kapur në flagrancën gruan me një të afërm të tij. Babai i tri vajzave ka theksuar se që nga ai moment i ka dhënë fund martesës. Por, konflikti mes tyre ka përfunduar në polici, palët janë përballur me njëri-tjetrin, ndërsa ai akuzon efektivët se e kanë mbajtur padrejtësisht të izoluar përgjatë gjithë natës. Ai iu drejtua gjykatës, dhe përveç divorcit problem tjetër ishte ndarja e pasurisë. Kjo ngjarje e rëndë anuloi edhe dasmën e njërës prej vajzave e cila ishte caktuar vetëm 10 ditë më pas.

Teksa tregon historinë e jetës së tij në emisionin “Me zemër të hapur” në “Neës24”, 54-vjeçari thotë se në shtëpinë e tij jeton aktualisht ish-bashkëshortja me të bijën. Ai është kundër këtij vendimi dhe thotë se nuk do pranojë kurrë që ajo të jetojë në atë banesë, ndërkohë që ai endet rrugëve.

Vajzat e akuzojnë për sjellje të padenjë, për abuzim me alkoolin dhe dhunë, ndaj a nuk i afrohet dot madje as banesës për shkak të një urdhri mbrojtje, ndërkohë që ai nuk pranon asnjë nga akuzat dhe kërkon të bëhet drejtësi.

“Mener jush, kur i pashë unë, ky ia kishte futur kokën te gjoksi. Unë e njoha. Ajo i thoshte ik, ik”, rrëfen 54-vjeçari.

“Ajo më tha ‘të martojmë gocën’, dhe pastaj ma bëj mishin copa copa. Por unë i denoncova menjëherë në polici. Ata erdhën menjëherë, 3-4 policë. Por gjatë marrjes në pyetje faktet u deformuan. Gruaja me thoshte ‘unë me trupin tim bëj ç’të dua’. Por unë i thashë që kjo gjë nuk mund të ndodhë për sa kohë jemi bashkë, e jetonte me djersën time. Po ai ka bërë me llafe edhe gra të tjera aty”, thotë ai.

Denoncimi live/ Burri nga Kavaja kap mat gruan me kushëririn: Ia kishte futur kokën te gjoksi dhe … Read More »