Aurora

Dëmtimi i nervave : Tetë shenjat që nuk duhen neglizhuar

Trupi i njeriut përshkohet nga miliarda nerva.

Shumica prej tyre janë periferikë dhe kanë një funksion primar: shpërndarjen dhe transmetimin e mesazheve e sinjaleve në tru dhe në shtyllën kurrizore.

Kur gjithçka shkon siç duhet, truri merr të gjithë informacionin për të cilin ka nevojë që mundësojnë lëvizjen e muskujve, njohjen e dhimbjes dhe funksionin e organeve.

Kur këto nerva dëmtohen atëherë ecja është e vështirë, dhimbja e fortë dhe rreziku është i lartë.

Diabeti është shkaktari kryesor i dëmtimit të këtyre nervave.

Megjithatë  nuk përjashtohet as trauma (e shkaktuar nga një aksident) plakja, mungesa e vitaminave, ekspozimi ndaj toksinave, hepatitis C, dhe sëmundje imunitare.

Sipas të dhënave , kjo sëmundje zhvillohet ngadalë, që do të thotë se njeriu mund ta kurojë atë përpara se të përkeqësohet.

Ndonëse diagnostikimi nuk është gjithmonë i thjeshtë, simptomat e kësaj sëmundjeje janë një këmbanë alarmi që nuk duhen injoruar.
Mpirje, Therje, Djegie
Nëse vëreni mpirje, therje ose djegie të këmbëve dhe duarve duhet të dini që kjo ndodh nga kompresimi i nervave ndijorë gjatë gjumit.

Këto simptoma janë të përkohshme, por nëse zgjasin shumë gjatë, duhet të shkoni tek mjeku.
Vështirësi Në Lëvizje
Dëmtimi i nervave motorikë shkakton dobësi, vështirësi në lëvizje ose paralizë, thonë ekspertët.

Vështirësia në lëvizje mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një infarkti ndaj sigurohuni që të shkoni tek mjeku sa më parë.
Dhimbje Në Këmbë
Dhimbjet e forta, ndjesia e therjes në fundshpinë që shpërndahet vetëm në njërën këmbë, nënkupton dëmtimin e nervit shiatik.

Sipas të dhënave , nervi shiatik mund të dëmtohet nga hernia diskale ose nga diabeti.
Ngathtësi Dhe Plogështi
Nëse krejt papritur vëreni se rrëzoheni shpesh, jeni të ngathët dhe nuk qëndroni në këmbë, atëherë duhet të dini se kjo ndodh nga dëmtimi i nervave.

Ngathtësia është gjithashtu simptomë e sëmundjeve nervore siç është Parkinsoni.
Urinim i Shpeshtë
Dëmtimi i nervave nënkupton se fshikëza e urinës merr informacionin e gabuar.

Kjo shoqërohet me dëshirën në rritje për të shkuar në banjë.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti janë më të prekur nga ky problem.
Dhimbje Të Papritura Koke
Nëse prekeni nga dhimbje koke të papritura por shumë të forta, atëherë duhet të dini që kjo vjen si pasojë e dëmtimit të nervave të qafës.

Ky problem zgjidhet nëpërmjet një injeksioni që bllokon përkohësisht nervin përgjegjës që transmeton sinjalin e dhimbjes.
Djersitja e Tepërt
Djersitja e tepërt mund të jetë tregues i dëmtimit të nervave që dërgojnë informacion nga gjëndrat e djersës tek truri.
Ndjesi Minimale Të Dhimbjes
Nervat ndijorë i tregojnë trurit nëse diçka është e rrezikshme dhe nuk duhet prekur.

Nëse këto nerva janë dëmtuar, ju mund të shihni sobën ndezur por truri nuk e percepton rrezikun e nxehtësisë.

Kështu jeni më të rrezikuar nga djegia ose diçka tjetër.

Nëse vëreni se keni pësuar një lëndim të tillë nga përdorimi i sobës, enëve të kuzhinës e të tjerë, atëherë vizitohuni tek një mjek

Dëmtimi i nervave : Tetë shenjat që nuk duhen neglizhuar Read More »

Erion Veliaj: Unë kryetar i PS? Me Ramën jam si mishi me thoin

Kryebashkiaku Erion Veliaj, foli për marrëdhënien mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

“Nuk besoj se ka patur ndonjë kryetar bashkie që të ketë aq mbështetje dhe aq akses e suport sa kam unë tek Edi. Unë nuk mbaj mend që të ketë njeri që të ketë patur më shumë në historinë e Shqipërisë.

U them paçi fat atyre që besojnë te cic micet e protaleve, sepse jeni rëndë.

Secili prej nesh është caktuar që të administrojë qytetin, unë kam kërkuar konsensus jo vetëm nga LSI por dhe nga PD. Të njëjtën gjë po bën sot kryeministri kur fton edhe opozitën për zhvillimin e vendit.

Besoj që qasja e Edi Ramës që ka në qeveirnë qendrore dhe që përqafohet edhe nhga qeverisja vendore, është për të mirën e vendit.

Pjesë e shkëputur nga intervista

Nëse s’ju rikandidon Rama?

Veliaj: Sbesoj se do ta kemi këtë sfidë.

Rama u pyet për këtë gjë dhe nuk e mohoi

Veliaj: Ne nuk shohim arsye se përse disa të kenë status preferencial. Të gjithë ata që kanë punuar mirë besoj se do të konfirmohen. Ndërsa disa që mund ta kenë zhgënjyer PS, duhet t’ia lënë radhën dikujt që e bën më mirë.

Nëse nuk iu jep një mundësi të dytë? Mendohet se rritja juaj, e vë në hije atë

Sa është afër mishi me thoi, aq jam unë me Edi Ramën. Fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie. Kush ka brenga të tilla dhe shpreson se fitorja do t’u vijë nga këto thashetheme.

Kur e ke takuar për herë të fundit Ramën?

Para një jave

Ju thoni se jeni si mishi me thoin, por ai si e konsideron?

Besoj reciproke.

Komunikoni?

Flasim për ditë.

Çfarë ndjeni kur ju thonë pasues i Ramës?

Mua më intereson qyteti i Tiranës. Kam një fat që nuk shoh Tv dhe nuk ndjek as lajme, kolegët e shtypit më bëjnë një rezyme përditë. Në këtë fazë nuk mendoj. Tre vjet bëhen në 21 qershor nga zgjedhja dhe në korrik, 3 vjet nga betimi. Jam i dedikuar plotësisht.

Mendoni se mund të kandidoni për kryetar të PS?

Kjo është një gjë që nuk e kam në radar fare. Tirana nga një qytetet jashtë realitetit, sot është një qytet ku mbillen pemë, ndërtohen shkolla e kopshte.

Veliaj: Edi Rama është “winner”, opozita pa alternativë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi rinovimin e vazhdueshëm që ka pësuar PS dhe qeverisja, duke sjellë elementë të rinj që i kanë dhënë më shumë jetë dhe energji.

Ai theksoi se kjo e bën kryeministrin Rama fitues përballë një opozite që nuk arrin të organizohet dhe të shfaqet si një alternativë serioze.

Skena politike, shikoni një kalbje të saj se janë të njëjtat figura prej 20 vjetësh? Mendoni se ka ardhur momenti për një përmbysje si në Itali apo Francë?
Besoj që pyetja juaj, ose supozimi juaj është gjysmë i vërtetë.

Po të shikosh sot se si opozita nuk arrin të gjejë veten ndërkohë që momenti i të qenit në opozitë është momenti më i mirë për të afruar njerëz të rinj, energji të reja, ide të reja, për të bërë aleanca me grupe të ndryshe shoqërore që mund të japin gjak të ri dhe të pompojnë ide të reja në makinerinë e opozitës, fatkeqësisht kjo nuk po ndodh.
Ne kemi një opozitë që shkon në parlament bën shfaqje dhe largohet. E njëjta gjë ndodh edhe në bashki. Bëhet një gjyrylldi në fillim dhe ti aty e kupton që këta vetëm interesin publik nuk e kanë.
Ndërkohë pjesa e dytë e supozimit nuk është e vërtetë se nuk më rezulton që po ndodh kjo në qeveri. Ne kemi një kohortë

me zëvendësministra të rinj, energjikë, shumica femra, jo vetëm nga Shqipëria edhe nga Kosova që unë besoj e bën Edi Ramën fitues.

Edi Rama është winner, është fitues sepse ka arritur që në çdo fitore që jo vetëm ta rimarrë të mirëqenë por të rishpikë sërish vetveten.

Erion Veliaj: Unë kryetar i PS? Me Ramën jam si mishi me thoin Read More »

Kardiologu na tregon: Ky është lloji i vetëm i bukës që duhet të hani

Dr. Steven Gundry përforcon atë që shumë e kanë dëgjuar këto kohë.

Ajo ndjeshmëria ndaj glutenit është diçka e vërtetë, edhe te njerëzit që nuk vuajnë nga sëmundja autoimune celiac. Gundry thotë që njerëzit duhet ta shmangin glutenin për të ulur rrezikun e inflamacionit që mund të çojë në rritjen e peshës.

Dr. Gundry është një armik i lektinës, një proteinë bimore që mund të dëmtojë stomakun dhe zorrët tuaja, ku bën pjesë edhe gluteni.

Ai thotë që nëse duhet të hani bukë, ajo duhet të jetë buka e markës Barely. Meqë te ne nuk ekzistojnë këto produkte, po ju tregojmë çfarë është kjo lloj buke.

Ajo përmban miell bajamesh, gjalpë bajamesh dhe vaj arre kokosi dhe absolutisht jo drithëra, sojë apo maja. Nëse vendosni të mos hani prodhime të përbëra nga drithërat, produktet me miell bajamesh janë alternativa më e mirë.

Në maj, një studim ka zbuluar që shumë produkte pa gluten mund të nxisin obezitetin më shumë sesa produktet përkatëse me miell integral sepse përmbajnë më shumë yndyra të ngopura dhe më pak proteina. Më të kritikuarat ishin mielli pa gluten, biskotat, bukët dhe makaronat e ngjashme.

Për hir të së vërtetës, Barely Bread përmban 3 gramë proteina për fetë, njëlloj si një fetë buke me miell integral, që nënkupton nëse jeni duke shmangur glutenin, ky zëvendësues i bukur ka vlera ushqimore të përafërta me të.

Megjithatë, nëse jeni skeptikë ndaj rekomandimit të Dr. Gundryt, mund të keni të drejtë. Po në maj, Revista Mjekësore Britanike, zbuloi që njerëzit që nuk kanë sëmundjen celiac dhe ndjekin një dietë pa gluten nuk janë duke e ulur fare rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në fakt, ndërprerja e të gjitha drithërave bashkë, mund t’i ekspozojë ata ndaj sëmundjeve të zemrës.

Sigurisht, Barely Bread, apo buka me miell bajamesh, është shumë e mirë për ju, por konsultohuni me mjekun tuaj më parë nëse do vendosnit të përjashtonit të gjitha drithërat nga dieta.

Kardiologu na tregon: Ky është lloji i vetëm i bukës që duhet të hani Read More »

“Një plakë qyqe nuk i prish punë partisë”/ Letra e Liri Belishovës për Enver Hoxhen

Gruaja që hyri në historinë shqiptare si protagoniste e një ideologjie idealiste siç ishte në thelb komunizmi, por që udhëheqësit e kthyen në një nga diktaturat më çnjerëzore, do të luftonte për të drejtat e saj. Ajo s’do e humbte kurrë kurajon civile dhe mendimet e saj do t’i shprehte në një letër që do i shkruante Enver Hoxhës në vitin 1983. Ja ç’thotë letra e saj…

LETRA E BELISHOVES

Sh. Enver Hoxha,

Sekretar i KQ të PPSH

Tiranë

Ju drejtohem juve si udhëheqësit të Partisë e të popullit dhe si njeriut që e njeh mirë jetën time. Më 30 dhjetor dhe 12 janar, më ka thirrur zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe më ka akuzuar si pjesëmarrëse e komploteve armiqësore për përmbysjen tuaj, të partisë, të pushtetit.

Më ka thënë se i ka të gjitha provat e dokumentet dhe se tani varet nga unë që të reflektoj dhe të tregoj këtë veprimtari armiqësore e të më lënë në shtëpi, apo ndryshe të më fusin në burg e dënojnë e të marr në qafë edhe djalin e gjithë të afërmit. Më kanë bërë dhe shumë pyetje që shihen në këtë prizëm. Kjo akuzë është e padrejtë dhe fakte që ta provojnë s’ka, gjersa unë s’kam bërë asgjë të tillë.

Ju e dini mirë çështjen time, megjithatë ju them me përgjegjësi të plotë se kurrë nuk kam bërë asnjë veprim, bisedim etj. kundër jush, partisë, pushtetit. Njeriu nuk mund të mos e dijë ç’është dhe ç’ka bërë. Me jugosllavët, me Koçi Xoxen etj., kurrë nuk kam bërë asnjë bisedë kundër jush e partisë. Përkundrazi, me sa kam pasur mundësi, i kam luftuar duke u përpjekur me jugosllavët që në pranverën e 1945-s, duke luftuar kundër sabotimeve në hekurudhë etj.

Ju e dini ç’fatkeqësi e vuajtje ka pësuar familja ime dhe unë nga jugosllavët dhe Koçi Xoxe. Nuk i kam fshehur partisë asgjë dhe për Nakon. Nuk di gjë për bisedat e Nakos me jugosllavët kundër partisë dhe jush, as për dhënie dokumentesh nga Nako. Në Berat unë kam qenë pak ditë, në plenum nuk mora pjesë dhe për konkluzionet e këtij dhe kritikat e Nakos nuk kam qenë në gjendje të thellohem, për shkak të moshës etj.

Por, me përgjegjësi të plotë ju them se Nako, i cili bënte shumë kritika për Koçin, Sejfullanë, Liri Gegën etj., nuk më ka thënë gjë të keqe për ju dhe unë nuk kam kuptuar gjë që ai t’ju ketë urryer dhe të ketë dashur t’ju përmbysë. Me M. Shehun, Fiqretin, Kadrinë etj. nuk kam bërë ndonjë bisedë armiqësore kundër jush apo partisë.

Ju e dini si më ka luftuar mua Mehmeti. Nuk kam qenë agjente e sovjetikëve, as para, as pas vdekjes së Stalinit dhe s’kam bërë asnjë bisedë me ta që t’ua kem raportuar juve. Të gjitha ato që ngjanë në verën e vitit 1960 janë vetëm ashtu siç jua kam raportuar juve, Byrosë, plenumit, s’kam fshehur asgjë. Atëherë çështja ime u shqyrtua nga partia, gabimet e gjynahet m’u vunë në kurriz, u dënova nga partia me përjashtim dhe nga shteti me internim.

Pas dënimit, kam qëndruar ashtu si thashë atëherë, edhe sikur mishin të ma qethin me gërshërë, unë s’e ngre dorën kundër partisë. Që kur u dënova, unë i vura pikë jetës sime politike dhe kam jetuar e internuar dhe e izoluar, me hallet e mia. Vargu i pambarimtë i fatkeqësive, puna për mbajtjen e familjes, s’më linte kohë as të ngopesha me gjumë dhe sidomos fatkeqësia e fundit e tmerrshme, vdekja e vajzës, më kanë plakur dhe më kanë shkatërruar fizikisht dhe shpirtërisht.

Pse s’më lënë në hallet e mia si nënëzezë që jam? Mos jam unë ndonjë rrezik për partinë, mos po bëj ndonjë gjë kundër partisë, mos po i vjen ndonjë dëm partisë nga unë? Ju e dini sa ju kam dashur, jo vetëm unë, por gjithë familja ime. Kur i tha Maqo nënës sime për dënimin tim, ajo u rrëzua duke i thënë:

“Po Enveri, si është?”, pastaj pyeti për mua. Ju e dini se unë që fëmijë u lidha me komunizmin dhe partinë dhe luftova e punova pa u kursyer. Nëse nuk kam bërë më shumë, kjo ka ardhur jo se jam shmangur, por se aq kanë qenë forcat e mia fizike e mendore.

S’ka njeri që ta njohë jetën time sa ju, që ta dijë sa ju kam dashur juve dhe partinë. Prandaj, ju lutem sh. Enver, të ndërhyni të mos më bëjnë akuza të tilla të padrejta. Ju vetë keni thënë se duhen ndarë çështjet që kanë të bëjnë me partinë nga ato që duhen proceduar penalisht, se çdo gjë ka një masë. Këto 22 vjet qëkurse jam dënuar, përse duhet të dënohem përsëri.

Mos i vjen ndonjë e keqe shtetit nga një nënë plakë fatzezë, mbetur si qyqe në shtëpi?! Dënimi im pa të drejtë do të kishte konsekuenca të rënda edhe për djalin, nënën dhe gjithë të afërmit e tyre.

Me respekt Liri Belishova 5-1-1983

“Një plakë qyqe nuk i prish punë partisë”/ Letra e Liri Belishovës për Enver Hoxhen Read More »

Xhaçka punëson ish- ministrin e Bashës, ja si e falenderon ai …

Kolonel Dritan Demiraj, nga sot është një ushtarak aktiv në Forcat e Armatosura, pasi është kthyer në detyrë.

Këtë lajm Demiraj e ka bërë publik me anë të një postimi në Facebook dhe shkruan se  e drejta vonoi por u vu në vend.

Ai gjithashtu ka falenderuar edhe ministren Xhaçka: “Do te ishte e padrejte te mos shprehja mirenjohjen time per MM zonjen Olta Xhacka, per qasjen dhe adresimin shtetar te rastit tim.”

Postimi i plotë

Te nderuar miq!

Sot me rastin e rikthimit si kolonel aktiv ne FA, kam deshire te ndaj me Ju disa mesazhe.

Ju falenderoj perzemersisht, emer per emer, per vemendjen, solidaritetin dhe mbeshtetjen qe me keni dedikuar ne betejat institucionale, morale dhe gjyqsore per tu rikthyer ne sherbimin aktiv te FA te RSH.

E drejta vonoi pak, por me ne fund u vu ne vend. Ketu nuk ka vend as per triumfalizem por dhe zero arrogance nga ana ime.

Do te ishte e padrejte te mos shprehja mirenjohjen time per MM zonjen Olta Xhacka, per qasjen dhe adresimin shtetar te rastit tim.

Me kete rast ju siguroj se “si ushtar i atdheut” do te vijoj te kontriboj me profesionalizem, perkushtim, perulesi dhe pergjegjshmeri ne dobi te mbrojtjes dhe prosperitetit te mbare kombit.

Artdheu, Detyra dhe Nderi do te mbeten pasaporta e vetme deri ne fund te jeten time.

Kolonel DD, PhD (Nderi i Kombit).

Xhaçka punëson ish- ministrin e Bashës, ja si e falenderon ai … Read More »

Berisha nuk di çfarë flet nga halli: Edi Rama duhet rrëzuar si Enver Hoxha. Harron se diktatori vdiq në pushtet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme grupin parlamentar.

Në mbledhje po diskutohet lidhur me qëndrimin që do të mbajë Partia Demokratike në Parlament, ku deputetët e kësaj force politike do të jenë të pranishëm në seancën e së enjtes por do tentojnë bllokimin.

Mësohet se Basha ka kërkuar që të vijojë mobilizimi i qytetarëve, denoncimi i korrupsionit dhe mosbindja civile.

Nderkohe, ish kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se “Edi Rama duhet rrëzuar si Enver Hoxha”.

Me kete deklarate Berisha ia zgjat aq shume qeverisjen Edi Rames, sa nese rrezohet si Enver Hoxha, i bie qe te ike 5 vite pas vdekjes si filozofi qeverisese.

Pasi Enver Hoxha qeverisi vendin me dore te hekurt deri ne vitin 1985 kur u nda nga jeta per shkaqe natyrale, ndaj Berisha duket çuditshem me deklaraten e tij ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Berisha nuk di çfarë flet nga halli: Edi Rama duhet rrëzuar si Enver Hoxha. Harron se diktatori vdiq në pushtet Read More »

Lotaria amerikane, ja kur dalin fituesit këtë vit

Ndryshe nga herët e tjera, përgjigja për fituesit e lotarisë amerikane pritet të dalë më 15 maj 2018.

Për të konfirmuar nëse jeni fitues, aplikuesit e regjistruar në DV-2019, mund të përdorin numrin e tyre të konfirmimit dhe ta kontrollojnë atë online.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve, do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur sesi të aplikojnë për vizën e lotarisë për veten dhe anëtarët e familjes.

Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistimit për vizë nëpërmjet Statusit të të Regjistruarve.

Lotaria amerikane, ja kur dalin fituesit këtë vit Read More »

Dita e Librit- Ministri Bushati vesh atletet dhe ia fut vrapit nëpër Nju Jork për sensibilizim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në New York në takimin e nivelit të Lartë mbi paqen e qëndrueshme në Kombet e Bashkuara.

Ministri Bushati me një grup studentësh shqiptarë ka vrapuar në Central Park në ditën ndërkombëtare të librit.

Kjo është mënyra që ka zgjedhur ministri Bushati për të sensibilizuar të rinjtë që të duan më shumë librin.

Në New York, vrapimi është një formë e cila përdorët gjerësisht për të sensibilizuar për kauza të caktuara.

Javën e kaluar ambasadorët e UN organizuan një ngjitje me vrap në godinën e sekretariatit të OKB-së në mbështetje të reformave të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Në nëntor të vitit 2015 ambasada shqiptare dhe ajo e Kosovës në Uashington vrapuan në mbështetje të aspiratës së shtetit të Kosovës për tu anëtarësuar në UNESCO.

855d3572-6bbe-4022-9497-d8ffb0e5faee

0426aba0-10a5-4f93-b195-9faab44c09104449d278-8d55-4568-afa5-e1a42593c7ab

Dita e Librit- Ministri Bushati vesh atletet dhe ia fut vrapit nëpër Nju Jork për sensibilizim Read More »