Aurora

Si dy pika uji! Meghan Markle dhe Anjeza Shahini, dy nuse identike në ditën e dasmës/Foto

Dasma e çiftit mbretëror, ishte kryefjala e kësaj fundjave në mbarë botën! Por sytë e të gjithëve, ishin mbi nusen, Meghan Markle dhe fustanin e saj të bardhë.

Fustani i bardhë minimalist është projektuar nga Clive Waight Keller, një stiliste britanike, dhe drejtoresha e parë femër në shtëpinë e famshme të modës franceze “Givenchy”. Meghan zgjodhi stilisten Keller për të vetmen arsye: “për veshjet e saj të përjetshme, elegante dhe të përsosura”.

Por Meghan, nuk qenka e vetmja nuse e cila është shfaque e thjeshtë në ditën më të rëndësishme të jetës së saj.

Këngëtarja Olta Boka, në një postim në ‘InstaStory’ krahason Meghan Markle me këngëtaren shqiptare Anjeza Shahini në ditën e dasmës së saj.

E thjeshtë si në përzgjehdjen e make up-it,ashtu edhe të fustanit të bardhë Anjeza Shahini shfaqet me një kurorë të vogël në ditën e kurorëzimit të dashurisë me Paul Edward Connolly.

“Anjeza Shahini sa avant-garde që je mi goc’”, – shkruan Olta Boka.

Si dy pika uji! Meghan Markle dhe Anjeza Shahini, dy nuse identike në ditën e dasmës/Foto Read More »

I doli Lotaria Amerikane, kryebashkiaku i Pogradecit merr vendimin përfundimtar

Teksa opozita flet për braktisjen masive të vendit duke e përshkruar Shqipërinë si të pajetueshme, tjetër mendim ka një prej kryebashkiakëve demokratë.

Ka qenë kreu i Bashkisë Pogradec Eduard Kapri i cili ka folur pas lajmeve të përcjella në media se do të braktisë vendin pasi i doli lotaria amerikane.

I pyetur lidhur me të, ai ka thënë se nuk mendon që të largohet nga Shqipëria pasi i pëlqen vendi dhe dëshiron që të viojë ta ndërtojë jetën këtu.

Kapri nënvizon se familja e tij aplikon rregullisht për lotarinë amerikane dhe më tepër për të testuar fatin.

Kryebashkiaku, sqaron se e përzgjedhur në lotari ka qenë bashkëshortja e tij.

“Pse të largohem? Unë e kam Amerikën këtu ku jam. Aplikojmë rregullisht si familje në lotari ku këtë vjet rezultuam fitues. Në fakt ishte bashkëshortja ajo që u përzgjodh. Gjithsesi nuk kam menduar ta braktis Shqipërinë. Të gjitha që dua i kam këtu”, tha Kapri. /TemA

I doli Lotaria Amerikane, kryebashkiaku i Pogradecit merr vendimin përfundimtar Read More »

Gruaja i vrau 3 vajzat, Bashkim Dobrushi bëhet qytetar italian

Gruaja i vrau 3 vajzat, Bashkim Dobrushi bëhet qytetar italian.

‘Tani jam një qytetar i këtij vendi, por më shumë ndihem lecchese. Bashkim Dobrushi, babait që katër vite më parë gruaja i vrau tre vajzat është bërë një qytetar italian.

Një ditë më parë shqiptari që ka nisur një jetë të re, ka marrë zyrtarisht dokumentet italiane e bëhet qytetar italian’.

Bashkim Dobrushi është bërë sërish baba, pak më shumë se 1 muaj më parë dhe mëngjesin e djeshëm është betuar para kryebashkiakut të Lecco Virginio Brivio. Ceremonia do të bëhej gjatë javës së kaluar, por kryebashkiaku kishte kërkuar që të ishte i pranishëm vetë në këtë ditë të veçantë.

Prej kohësh kryebashkiaku i Lecco kishte pasur lidhje të veçanta me familjen shqiptare të Dobrushit, që ishin forcuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në familjen e tij në mars të vitit 2014.

Ngjarja që tronditi italianë:

Vrasja e tre motrave shqiptare Kejsit, Simonës dhe Sindit nga nëna e tyre tronditi mbarë opinionin publik në mars të 2014. Ato u vranë barbarisht me thikë nga nëna e tyre, Edlira e cila po kalonte një krizë divorci pas ndarjes nga bashkëshorti.

Afro 4 vite nga vrasja makabre, nëna e tyre mbahet në një qendër rehabilitimi në Itali, ndërsa i ati i vajzave Bashkim Dobrushi ka gjetur forcën për të filluar një jetë të re.

Në fillim të muajit prill ai është bërë sërish baba.

Gruaja i vrau 3 vajzat, Bashkim Dobrushi bëhet qytetar italian Read More »

Himarës i rikthehet shkëlqimi i humbur prej një dekade të tërë

Një tjetër destinacioni super të preferuar në Himarë i rikthehet shkëlqimi i humbur prej një dekade të tërë e nis statusin e tij në rrjetet sociale Jorgo Goro .

Ja statusi i plotë:

Një tjetër destinacioni super të preferuar në Himarë i rikthehet shkëlqimi i humbur prej një dekade të tërë. Ndërtuam një Shetitore tjetër model në Jal, aty ku arkitektët tanë të afirmuar dizenjuan suksesin e rradhës në Bashkinë e Himarës. Eshtë Qeveria Shqiptare e cila meriton duartjokitje dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbështetesit financiar të projekteve të tilla të transformimit në Himarën tonë. Vazhdojmë punën në Dhërmi e Palasë për të parë të njëjtat drita shprese për turizmin në Shqipëri dhe zhvillimin ekonomik të Himarës sonë te dashur dhe të bukur sa më s’ka.

Himarës i rikthehet shkëlqimi i humbur prej një dekade të tërë Read More »

Gjenden gjurmë të një qyteti Ilir në Kepin e Rodonit

Një fragment i çmontuar një furre prodhimi qeramike, prezenca e skarciteteve nga furrat antike dhe dy gurë peshe, janë elementët që i kanë bërë arkeologët të besojnë se janë në gjurmë të një qyteti antik në Kepin e Rodonit.

I njohur për plazhin, natyrën e virgjër, një kishë të vjetër dhe fortifikimet e ndërtuara prej Skënderbeut, Kepi i Rodonit u fut në listën e vendeve joshëse për arkeologët pas gjetjeve pranë tij të dy anijeve 2300 vjeçare të mbytura pranë tij.

Zbulimet nënujore të dy anijeve i bindën specialistët për pasurinë arkeologjike të  territorit dhe sondazhet e javëve të fundit, që po kryhen nga një grup arkeologësh u kanë dhënë të drejtë.

Veç furrës dhe mbetjeve të tjera, dy gurë peshe që shërbejnë edhe në tezgjahe, u zbuluan disa metra larg materialit ndërtimor, duke shtuar provat për një qytezë që mund të datohet rreth shekullit të 4-rt para erës sonë.

“Jemi në kërkim të një vendbanimi qytetar, çka vërtetohet nga sasia e madhe e mbetjeve të tullave dhe tjegullave, prodhime që nisin nga shek. 4-rt para erës së re dhe që u gjetën në luginën ku ndodhet kisha e Shna Ndoit, në breg të detit-tha për BIRN, prof. as. Dr. Eduard Shehi, arkeolog i periudhës romake. Të frymëzuar nga gjetjet dhe shpresa se mund të zgjerojnë punimet, arkeologët shpresojnë që të paktën një pjesë e territorit të tij mund të kthehet në një park natyror, turistik dhe arkeologjik, për të mbrojtur nga dëmtimet dhe ndërtimet.

Kërkimet për qytetin antik
Specialistët kanë krijuar bindjen se qyteza e mundshme duhet kërkuar mbi njërën prej kodrave, që tashmë është e mbuluar plotësisht nga shkurret, por provat për të pritet të dalin nga gërmime të mëvonshme.

Kërkesa është pritur mirë nga Instituti i Arkeologjisë dhe kërkimet për qytezën pritet të fillojnë në shtator.  “Kërkesa u prit pozitivisht nga Këshilli Shkencor i Institutit të Arkeologjisë, dhe që na jep mundësinë të rifillojmë kërkimet në shtator, kur edhe numri i turistëve në zonë është më i vogël”-tha arekologu Adrian Anastasi.

Kepi i Rodonit, është një nga zonat më tërheqëse të bregdetit shqiptar, qindra vjet më parë ai besohet se ka qenë një qendër e banuar ilire e cila ka humbur plotësisht dhe arkeologët shpesojnë se mund ta rigjejnë.

Megjithëse në fazë fillestare, të dhënat e deritanishme nga gërmimet arkeologjike të filluar janëvet ë fundit janë shpresëdhënëse.

Kërkimet në zonë u frymëzuan pasi pesë vjet më parë, kur nisi monitorimi i bregdetit, arkeologu nënujor Adrian Anastasi gjeti në afërsi dy relikte anijesh. “Gjatë zhytjeve zbuluam dy relikte anijesh, që i përkasin shek. 4-3 para erës sonë”-tha për BIRN dr. Adrian Anastasi. Më shumë se 2300 vjet më parë këto anije, të cilat u emërtuam simbolikisht “Rodon 1” dhe “Rodon 2”, besohet se transportonin drejt Durrësit dhe destinacioneve të tjera mesdhetare ngarkesa të përziera me amfora korintike B dhe MGS V, si dhe tulla, tjegulla e qeramikë fine.

Këtyre gjetjeve iu shtuan edhe elementët prej plumbi të spirancave të anijeve. Specialistët po ashtu besojnë se në ujrat pranë Kepit të Rodonit në 20 vitet e fundit janë grabitur egërsisht objekte arkeologjike.

Kërkime për një far dhe një manastir
Megjithatë Kepi i Rodonit ishte një territor i njohur për specialistët e monumenteve. Gjerak Karaiskaj, Apollon Baçe dhe Pirro Thomo janë ndër autorët kryesorë që kanë hedhur dritë mbi disa prej elementëve arkeologjikë të zbuluar disa dekada më parë. Por sondazhet e kësaj pranvere po krijojnë një imazh tjetër për të kaluarën e largët të territorit prej disa dhjetra hektarësh, që laget nga të tre anët prej ujrave detare.
Me sa duket veç Kalasë së Skënderbeut, e cila është edhe pika më e njohur nga turistët, që kërkojnë të zbulojnë gadishullin me vlera të veçanta natyrore, arkeologët gjatë javëve të kaluara kanë marrë në konsideratë edhe praninë e një fari ndriçues. Prof. as. Dr. Brikena Shkodra, me ndihmën e studentit të arkeologjisë, Krist Anastasi, ka vëzhguar imtësisht pjesën very-perëndimore të Kepit të Rodonit.

Të dhënat arkeologjike ajo i mbështet edhe në hartat e albanologëve dhe historianëve të kapërcyellit nga shek. 19-20. “Studiuesi hungarez Teodor Ipen 100 vjet më parë dokumenton praninë e një fari në Kep, të cilin na duhet ta datojmë saktësisht”-thotë për BIRN, Brikena Shkodra, e cila shton se shtresëzimet arkeologjike janë të dukshme në të dy krahët e gadishullit.

Një tjetër kërkim është përqëndruar në gjedjen e rrënojave të Manastirit të Shën Klarës, ku qëndroi deri në fund të jetës së saj Mamica, motra e Skënderbeutheroit kombëtar. Arkeologët po studiojnë mundësinë që manastiri të ndodhet pranë Kishës së Shna Ndout.

Rreziku i dëmtimeve
Kepi i Rodonit përbën një nga territoret më pak të njohura të bregdetit shqiptar. Izolimi i gjatë e ka ruajtur të paprekur bimësinë mesdhetare dhe kodrinat, që janë “sulmuar” vetëm nga erozioni agresiv detar i Adriatikut.

Vetëm në dhjetëvjeçarin e fundit kjo mrekulli e natyrës  mund të vizitohet lirisht, për shkak të lehtësisë që krijon rruga automobilistike. Po kjo ka sjellë rrezikun e ndërtimeve pa kriter, që ka dëmtuar ndjeshëm pjesë të tjera në bregdetin e Durrësit deri tani është shmangur edhe për shkak të pronësisë që ka mbi një pjesë të territorit Kisha Françeskane.

Arkeologët shpresojnë se zbulimet arkeologjike mund të shërbejnë si një hap i parë për rishikimin e statusit që ka Kepi i Rodonit. Krijimi i një parku natyror e mjedisor, me elementë arkeologjikë, të vizitueshëm në çdo stinë do t’i jepte një impuls të ndjeshëm turizmit në këtë zonë, vetëm 50 km larg Tiranës dhe Durësit.

“Zonifikimi arkeologjik përbën hapin e parë, që pengon ndërhyrjet dëmtuese në të githë Kepin” – tha dr.Adrian Anastasi. Kërkimet e deritanishme kanë hedhur dritë mbi hipotezën e një vendbanimi ilir të prodhimit në zonë, ndërsa krijimi i një Parku natyror-arkeologjik në të ardhmen do të mbështetet sipas Anastasit edhe nga arkeologjia nënujore. /Birn

Gjenden gjurmë të një qyteti Ilir në Kepin e Rodonit Read More »

Pa fjalë! Ja si e pritën iftarin mbrëmë minatorët shqiptarë

Minatorët e “Trepçës”, padyshim që e kanë një punë të vështirë për ta realizuar.

Megjithëse punojnë në kushte jo shumë të përshtatshme, disa nga ta duket të jenë edhe agjërues të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si ata e presin syfyrin për të vazhduar më pas me punën e cila i pret.

Pa fjalë! Ja si e pritën iftarin mbrëmë minatorët shqiptarë Read More »

Historia e “Mercedes”, vajza hebreje që u bë marka e njohur e makinave/Foto

Si iu vendos emri makinës së famshme gjermane nga kompania gjermane Daimler-Motoren-Gesellschaft

“Mercedes-Benz” është sot një nga markat e makinave më të rëndësishme në botë, por jo të gjithë ndoshta e dinë se emri “Mercedes” është emri i vajzës së Emil Jellinek, një diplomati dhe biznesmeni me origjinë hebreje, i cili së bashku edhe me Daimler Motoren Gesellschaft, në vitin 1902 hodhi në treg makinën e parë “moderne” Mercdes 35hp.

Jellinek u lind në Leipzig, Gjermani, dhe ishte djali i Adolf Jellinek, një rabini të mirënjohur çeko-hungarez dhe tepër aktiv në komunitetin e hebrenjve të Leipzigut dhe Vjenës.

Kur ishte 19 vjeç (1872), Jellinek ai zhvendos në Francë, ku falë një lidhje të atit të tij, ai mori një detyrë diplomatike në Marok, ku u takua edhe me gruan e tij të ardhshme, Rachel Cenrobert, një franceze me orgjinë nga hebrenjtë sefardikë.

Vajza e tij, Mercedes, lindi pas dy djemve, më 16 shtator 1889, dhe emri Mercedes do të thotë “favor”, “mirësi”, “bekim” në spanjisht.

Kompania e sigurimeve dhe tregtia e shitjes së aksioneve të Emil Jellinek ishte shumë e suksesshme, duke i krijuar atij lidhje të rëndësishme ndërkombëtare biznesi, ndërkohë që që u bë Konsulli i Përgjithshëm i Austrisë në Nisë.

Ai filloi të shiste makina për aristokratët europianë, që shpenzonin shpenzimet dimërore në rajonin e njohur francez, pasi kishte krijuar lidhje me prodhuesit e makinave franceze. Jellinek shiste rreth 140 makina në vit dhe i quante ato “Mercedes”.

Ishte një biznes më fitimprurës se nga puna e tij me kompaninë e sigurimeve. Daimler-Motoren-Gesellschaft (DMG) e furnizoi Jellinek me 10 automjete që në fillim të vitit 1899.

Emil Jellinek kërkoi nga DMG për automjete gjithnjë e më të fuqishme dhe të shpejta dhe gjithashtu hyri në gara me ta – më së shumti Java e garës së bukur – ku u shfaq nën një pseudonim: ai përdorte emrin e vajzës së tij.

Sukseset që ai arriti do të thoshte se emri ‘Mercedes’ ishte tashmë në buzët e të gjithëve në qarqet e automobilave, edhe atëherë.

Tipik hebre, ai studionte çdo informacion në lidhje me automobilat, çka e ndihmonte të ishte një shitës i suksesshëm, edhe i makinave katërvendëshe të prodhuara nga gjermania Benz.

Jellinkek ishte një admirues i punës së dizenjuesit të automobilave gjermanit Wilhlem Maybach, i konsideruar në botën e makinave si “King of Designers”. Maybach punonte së bashku me Gottlieb Daimler, për të zhvilluar modele të ndryshme makinash.

Në prill 1900 pseudonimi ‘Mercedes’ u bë një emër produkti. Jellinek dhe DMG përfunduan një marrëveshje që mbulon shitjen e automjeteve dhe motorëve, duke rënë dakord gjithashtu për të zhvilluar një formë të re motorësh që do të mbante ’emrin Daimler-Mercedes’.

Në vitin 1902, Wilhelm Maybach ndërtoi një makinë sipas specifikimeve të ideuara nga Emil Jellinek, pikërisht modelin e quajtur “Mercedes”, i cili shndërrua në një nga makinat më të shitura në atë kohë.

Më 23 qershor 1902 ‘Mercedes’ u regjistrua si një emër marke. Sot, Mercedes-Benz është një markë globale automobilash e kompanisë gjermane Daimler AG.

Brandi njihet për makinat luksoze, autobusët, kamionët. Slogani i brandit është “the best or nothing”.

Historia e “Mercedes”, vajza hebreje që u bë marka e njohur e makinave/Foto Read More »