Aurora

Rrahu në zyrë zv.kryetarin e Bashkisë, zbulohet shkaku i konfliktit me topografin

Në një reagim për mediat Prefektura e Gjirokastrës ka reaguar lidhur me konfliktin mes zv.kryetarit të bashkisë dhe një punonjësi të saj. Shefqet Aliko, me detyrë topograf, ditën e sotme ka kërkuar leje gjysmë ore nga puna dhe se problemi që ka pasur në bashki ka qenë privat dhe jo institucional.

Në këtë mënyrë përjashtohet mundësia që sherri të ketë qenë për shkak të detyrës. Për më tej Prefektura deklaron se do priten hetimet për një qëndrim zyrtar.

“Aliko ka kërkuar leje gjysmë ore nga puna dhe problemi që ka pasur në bashki ka qenë privat dhe jo institucional. Ne do presim përgjigjen e organeve që po merren me çështjen në fjalë”, thanë për “BalkanËeb” zyrtarë të Prefekturës së Gjirokastrës.
Sipas raportimeve të sotme, Shefqet Aliko ka shkuar në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër, Aurel Lapa dhe janë zënë me grushte. Të dy janë dërguar në spital pas sherrit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Rrahu në zyrë zv.kryetarin e Bashkisë, zbulohet shkaku i konfliktit me topografin Read More »

Nëse shikoni këtë gjë në mishin e pulës, hidheni menjëherë

Nëse në gjoksin e pulës arrini të dalloni vija të bardha që kalojnë përmes mishit, do të thotë se ato nuk janë të shëndetshme.

Ne kete rast, e mira është mos ta hani.

Megjithatë, kjo nuk mund të jetë plotësisht e vërtetë nëse pula nuk ka jetuar një jetë të shëndetshme.

Kohët e fundit është publikuar edhe një video për të informuar  publikun për rreziqet e të ngrënit të mishit.

Kur pulat janë të modifikuara gjenetikisht që të rriten më shpejt ose kur rriten në pulari ato fillojnë të kenë çrregullime të indeve të muskujve.

Dy çrregullimet më të shpeshta janë vijat e bardha që mund të shihni ose gjoksi I pulës I fortë dhe me ngjyrë të zbehtë.

Kjo tregon një pulë të një cilësie jot ë mirë, kjo për shkak të hormoneve dhe mënyrës se si eshte rritur.

Nëse shikoni këtë gjë në mishin e pulës, hidheni menjëherë Read More »

Shqiptari i kapur me 1 ton kokainë në Spanjë i biri i një ish-gjyqtari: Djali im…

Një prej dy shqiptarëve të arrestuar në Spanjë për sasinë prej 1 ton kokainë është Dritan Gradica.  Ai rezulton se është djali i ish-gjyqtarit Shaqir Gradica. Nga të dhënat e gjendjes civile rezulton se me këtë emër ekziston vetëm një person i regjistruar. Ai quhet Dritan Shaqir Gradica, i datëlindjes 5 korrik 1975, lindur në Vlahej, Has dhe banues në Tiranë. Është pikërisht personi që shihni në këtë foto.

Ky person rezulton të ketë kryer shumë udhëtime jashtë vendit duke zgjedhur aeroportin e Vjenës, si tranzit, për të shkuar më pas në destinacionin final. Herën e fundit ai ka hyrë në Shqipëri, me 18 janar 2018, ora 16:06 minuta nga pika e kalimit kufitar në Kakavijë. Gradica ka zgjedhur të dalë nga territori i vendit po nga Kakavija, më 26 janar 2018, por çuditërisht, pa mjet transporti. Ai e ka kaluar kufirin më këmbë.

Sipas të dhënave të siguruara, Dritan Gradica, rezulton të jetë djali i ish-gjykatësit të Apelit Ushtarak, Shaqir Gradica, tashmë në pension. I kontaktuar në linjë telefonike nga Neës24 e e “BalkanËeb” babai i Dritan Gradicës pranon se gjeneralitetet përkojnë me ato të djalit të tij, por mohon që personi i arrestuar në Spanjë të jetë i biri, për të cilin tha se prej vitesh jeton e punon në Londër.

Ai shpjegon se rreth viteve 2000 të birit i ka humbur pasaporta dhe me gjasë, mund t’i jetë vjedhur identiteti. Nëse është i njëjti person, apo vërtetë Dritan Gradicës i është vjedhur identiteti, kjo çështje mbetet për t’u sqaruar nga autoritetet, të cilat nuk dhanë asnjë shpjegim për këtë çështje, pavarësisht se Neës 24 e “BalkanËeb” kontaktoi disa drejtues kryesorë të policisë në vend.

Shqiptarët e identifikuar si Dritan Gradica dhe Julian Deblini, u vunë në pranga tri ditë më parë në Madrid, në hollin e një hoteli, vetëm pak pasi autoritetet e policisë sekuestruan një sasi rekord prej 1 ton kokainë dhe një valixhe me 1.55 milionë euro. Droga, e cila, mendohet të jetë blerë tek “Klan Del Golfo” në Kolumbi, ishte transportuar drejt Madridit me Charter dhe në secilën prej pakove kishte të vulosur siglën CR7, me të cilën identifikohet ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo. Mediat spanjolle shkruajnë se hetimet rreth grupit kriminal nisën në nëntor të vitit të kaluar ndërsa operacioni u ndërmor nga Drejtoria e Seksionit kundër Narkotikëve të Kolumbisë, DEA amerikane në koordinim me Europol.

Shqiptari i kapur me 1 ton kokainë në Spanjë i biri i një ish-gjyqtari: Djali im… Read More »

Furtunë në qeverinë “Rama”, zbardhen emrat e ministrave më të denoncuar nga qytetarët

Ishte vetë kreu i qeverisë që paralajmëroi se në shtator do të ketë ndryshime në qeveri. Edi Rama deklaroi në Asamble se do të ketë ndryshime ministrash, por duket se ata nuk do të jenë të vetmit, pasi në rrezik janë dhe zv/ministrat, krerët e drejtorive rajonale, krerët e degëve të PS, si dhe vetë kryebashkiakët, pasi shumë prej tyre nuk do të rikandidohen.

Gazeta “Sot” ka mësuar disa detaje mbi bazë të komponentëve që do të ndjekë kryeministri sa i takon punës së secilit ministër. Nga kjo javë do të ketë një tur takimesh në të gjitha qytetet e vendit, ku qytetarët do pyeten mbi punën e secilit ministër, apo dhe problemet që ata kanë. Ministrat që rezultojnë me më shumë ankesa rrezikojnë largimin, ndërsa po ashtu do ikin dhe drejtorët, zv/ministrat dhe persona të tjerë që kanë qenë përgjegjës për fushën ndaj të cilës ka denoncime. Por një komponent i rëndësishëm që do të merret parasysh është dhe Platforma e Bashkëqeverisjes.

Qeveria ka hapur portalin “Shqipëriaqëduam” dhe aty çdo qytetar mund të denoncojë shkelje, afera dhe çështje të tjera nëpër institucione. Nga një bilanc i ankesave gjatë 5 muajve të fundit në këtë portal, duke nxjerrë fushat ku ka më shumë ankesa dhe përkrah tyre dhe emrat e ministrave dy dikasteret ku qytetarët vijojnë të jenë të pakënaqur janë Hipoteka dhe ALUIZNI. Në platformë është Ministria e Drejtësisë ajo që mban rekordin e ankesave, në drejtim të saj ka pasur 1266 ankesa, ku shumica janë në Hipoteka dhe më pas në ALUIZËM, sistem burgjesh, etj.

Sipas raportit, ministrja Gjonaj u ka dhënë zgjidhje shumicës dërrmuese të ankesave. Por kjo tregon se edhe pas afro 1 viti qeverisje, sërish Hipoteka mbetet shqetësimi kryesor. Një vit më parë kryeministri nisi një tur dëgjesash nëpër qytete dhe në atë kohë ankesat kryesore ishin pikërisht për Hipotekën dhe ALUIZNI-n.

Ministrat e tjerë

Sipas Platformës së Bashkëqeverisjes, 3 sektorët e tjerë më problematikë janë Financa, Arsimi dhe Energjia. Më konkretisht, në adresë të Ministrisë së Arsimit kanë mbërritur plot 408 ankesa nga qytetarët për korrupsion dhe probleme në zyrat arsimore, shkolla dhe universitete. Më pas vjen Ministria e Energjisë me 391 ankesa, sa i takon kryesisht problemeve me faturimet dhe punësimet, pasi sektori i punësimeve kaloi te kjo ministri. Ndërsa ministria e katërt është ajo e Financave, ku ka pasur 388 ankesa. Dikasteret e tjera ndaj të cilave ka ankesa janë: Shëndetësia, Mjedisi, Rendi, Bujqësia, Mbrojtja, Punët e Jashtme, Kultura dhe Diaspora.

Furtunë në qeverinë “Rama”, zbardhen emrat e ministrave më të denoncuar nga qytetarët Read More »

Hapet sezoni në Himarë, çifti marrëdhënie intime në plazh para të gjithëve

Një çift i ka habitur të gjithë qytetarët, të cilët kanë vajtur për të pushuar ditën e sotme në plazh në Himarë.
Në një video shihet çifti që, duket se janë pozicionuar buzë detit dhe kanë filluar të dhurojnë shfaqje.

Në pamje të parë nuk ka ndonjë gjë për habi për shkak se duket se thjesht po tregojnë dashurinë e tyre.

Por, vetëm pak pas syve të tyre ndodhet një qytetar, ndërsa në sfond dëgjohen zërat e fëmijëve.

Kjo është ajo që thotë dhe qytetari që ka dërguar videon në redaksinë tonë, se gjithçka është në sy të fëmijëve.

Raste të tilla janë me të vërtetë të pazakonta në Shqipëri, ndërsa vlen për t’u theksuar se në vende të ndryshme të Europës ka pasur dënime për skena të tilla në publik nga më ekstremet.

Video/ Hapet sezoni në Himarë, çifti marrëdhënie intime në plazh para të gjithëve

Hapet sezoni në Himarë, çifti marrëdhënie intime në plazh para të gjithëve Read More »

Komisioni ”Tahiri”, debate të forta mes Edi Palokës dhe Ermonela Felajt

Komisionit Hetimor për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është shoqëruar me debate të forta ku kryetari Edi Paloka është përplasur me nënkryetaren Ermonela Felaj.

Shkak për këtë është bërë mbledhja e anëtarëve socialistë të grupit kur PD bojkotonte Kuvendin, e cila sipas Palokës është e paligjshme.

“Komisionin e drejtoj unë, s’keni patur të drejtë ta mblidhni ju. Njoftimin e keni pasur nga sekretaria. Pa ju dhënë autorizim unë, ju nuk mund të drejtoni asnjë mbledhje.” tha Paloka.

Ndërkohë, Felaj ka thënë se nuk ka uzurpuar postin e kryetarit pasi nuk kishin njoftim të saktë për mbledhjen e komisionit herën e kaluar.

Paloka: Ju atë ditë keni uzurpuar postin tim dhe nuk keni pasur të drejtë që të mblidhni komisionin. Ju e bëtë që te bënit zhurmë, pasi atë dite ishte gjyqi për kuksianët. E ashtuquajtura mbledhje ishte në shkelje të ligjit dhe është nul. Sot është mbledhja e tretë dhe jo e katërt.

Flamur Noka i drejtohet Bashkim Finos: Bashkim qenke qeth mirë sot.

Felaj: Duhet të vazhdojmë në atë pikë që e kemi lënë dhe jo kur të doni ju. Ne jemi paraqitur në ketë mbledhje dhe ju nuk ishit paraqitur. Unë nuk kam marrë kompetencën tuaj. Ju na akuzoni se ne vonojmë komisionin, por ne kemi qenë korrekt dhe kemi ardhur në çdo mbledhje.

Noka: Pa marrë autorizimin tim ju nuk duhet të ishit mbledhur dhe të shqyrtonit çështjen. Keni uzurpuar postim tim.

Komisioni ”Tahiri”, debate të forta mes Edi Palokës dhe Ermonela Felajt Read More »

Vlora qyteti i “tritolit”, 8 raste në katër muaj

Dy rastet e orëve të para të kësaj të mërkure, ku dy banesa u sulmuan me tritol, në Vlorë i shtohen ngjarjeve të përsëritura në këtë qytet. Makinat, bizneset, dhe shtëpitë e personave të ndryshëm, përfshi këtu edhe biznesmenë janë bërë vazhdimisht shënjestër e sulmeve të tilla. Në vetëm katër muaj, raportohen të kenë ndodhur tetë shpërthime me tritol, autorët e të cilëve nuk janë gjetur kurrë nga policia. “BalkanWeb” sjell një përmbledhje të ngjarjeve përgjatë 2018-ës, të cilat ndonëse nuk kanë shënuar viktima, kanë lënë pas, mister, panik e dëme të shumta materiale.

2 MAJ 2018/ DY SHPËRTHIME ME TRITOL NË BANESAT E DY VLONJATËVE

Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 02:30 në lagjen “Lirim”, ku i është vendosur tritol derës së banesës së shtetasit Fatjon Bana, 30 vjeç. Banesa ndodhet pranë Komisariatit. Ndërkohë shpërthimi i dytë ka ndodhur një orë më vonë, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç. Banesa e tij ndodhet pranë bashkisë së qytetit.

9 PRILL 2018/ TRITOL MJETIT “AUDI Q7” TË BIZNESMENIT TË NDËRTIMIT

Mjeti tip “Audi Q7” i biznesmenit të ndërtimit I Shehu 38-vjeç në Vlorë shpërthen me tritol. Ngjarja ndodhi më 9 prill të vitit 2018 në lagjen “1 Maji”, para banesës së biznesmenit. Policia e Vlorës bëri me dije se sasia e lëndës eksplozive që iu vendos automjetit “Audi Q7” ka qenë rreth 200 gramë.

7 PRILL 2018/ NJË TË RIU NË VLORË I DIGJET “BMW” SERIA 7 NË OBORR

Një automjet luksoz tip “BMW” Seria 7 u dogj totalisht në orët e para të 7 prillit në lagjen ‘4 Heronjtë’ të qytetit të Vlorës. Mjeti ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit Everest Meçorapaj, 27 vjeç. Policia thotë se mjeti është djegur totalisht, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët e këtij akti. Paraprakisht pronari i mjetit ka deklaruar para forcave të policisë se nuk kishte dijeni se kush mund të ishin autorët dhe se nuk kishte konflikte me njeri.

2 SHKURT 2018/ TRITOL MAKINËS NË FSHATIN KANINË

Një makinë është hedhur në erë me eksploziv mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Kaninë. Makina tip ‘Benz’ ishte në pronësi të Ilirjan Yzeirajt. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së Ilirjan Yzeirajt, ndërsa është dëmtuar pothuajse totalisht.

19 SHKURT 2018/ SHPËRTHIM NË NJË DYQAN NË FSHATIN KANINË

Mbrëmjen e 19 Shkurtit 2018 një shpërthim me eksploziv ka ndoshur në një dyqan në fshatin Kaninë në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar qepeni dhe xhamat e derës së banakut të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit F.Y., 44 vjeç, banues në Kaninë.

24 JANAR 2018/ TRITOL NË MJETIN TIP “AUDI” TË BIZNESMENIT SOKRAT BEQIRAJ

Biznesmenit Sokrat Beqiraj i vendosin tritol në mjetin tip “Audi”. Ngjarja në fjalë u regjistrua në lagjen “10 Korriku”. Policia sqaroi se se eksplozivi ishte vendosur me fitil, dhe ka shkuar dëmtime në pjesën e përparme të automjetit. Sokrat Beqiraj kishte një biznes privat, ndërsa pista e konkurrencës është hedhur poshtë nga policia. Thuhet se kjo ngjarje ishte thjesht një mesazh nga autorët. Sakaq, policia po heton rreth identifikimit dhe kapjen e autorëve.

6 JANAR 2018/ SHPËRTHIM ME TRITOL NË NJË MOBILIERI

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e 6 Janarit në një ndërtesë që më parë ka shërbyer si mobilieri në qytetin e Vlorës. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata” dhe ka vetëm dëme materiale. Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit./BalkanWeb

Vlora qyteti i “tritolit”, 8 raste në katër muaj Read More »

Punonjësi i prefekturës qëllon nënkryetarin e bashkisë së Gjirokastrës

Plas grushti, qëllohet nënkryetari i bashkisë së Gjirokastrës nga punonjësi i prefekturës.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambjentet e punës. Ka qenë një zyrtar i prekfekturës që ka goditur me grusht mbi drejtuesin e bashkisë, shkruan report tv. Shefqet Alikaj qëlloi me grusht mbi Aurel Lapajn.

Nuk dihen akoma shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje midis zyrtarëve të Gjirokastrës.

Punonjësi i prefekturës qëllon nënkryetarin e bashkisë së Gjirokastrës Read More »