Aurora

Bllokohet 130 ton mish importi, kontrolli në kufi zbuloi salmonelën

Autoriteti Kombëtari Ushqimit ka identifikuar dy ngarkesa me 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonela typhimurium. Keto ngarkesa me origjine nga Brazili ishin të destinuara për tregun Shqiptar. Ky identifikim është një veprim i radhës i AKU në kuadërt të kontrollit të sigurisë ushqimore në importin e cdo ngarkese të produkteve shtazore në Shqipëri.

Vec këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 AKU ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të cdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kontrollon dhe realizon analizat e cdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen.

– Në vitin 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike.
– Nga Janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700 ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre. .
AKU dhe MBZHR po kryen investigimin për origjinën e këtyre kontenierëve dhe nga ana tjetër garanton se siguria e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë.
Ky standard kontrolli i bashkohet punës së AKU për garantimin e sigurisë ushqimore në ciklin e therrjes në tregun vendas./lajmifundit

Bllokohet 130 ton mish importi, kontrolli në kufi zbuloi salmonelën Read More »

Arta Marku merr recetën kroate “Sanader” për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” në Shqipëri. Berisha-Meta “kokat” e para që bien. “Pamfleti” e paralajmëroi

Ajo që ka paralajmëruar “Pamfleti” disa ditë më parë se Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku do të marrë sitiatën në dorë në Shqipëri, me mbështetjen amerikane dhe të BE tashmë po realizohet hap pas hapi.

Pas një vizite të suksesshme të Kryeprokurores në Francë, takimeve të rëndësishme në këtë vend i cili është shumë i rezervuar, sidomos në marrëdhëniet me Shqipërinë, radha i ka ardhur konferencës dhe takimeve në Kroaci.

Arta Marku duket se i ka bindur organet ligjzbatuese të një vendi skeptik si Franca, se e ka seriozisht arrestimin e “Peshqve të mëdhenj” në Shqipëri dhe me mbështetjen e SHBA dhe vendeve anëtare të BE.
Dhe një garanci të tillë me sa duket Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë e ka dhënë në mënyrë të qartë dhe të vendosur dhe në Zagreb.

Kështu Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë Arta Marku po merr pjesë në një takim të rëndësishëm rajonal në kryeqendrën e Kroacisë, Zagreb. Në takim merr pjesë Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions, Prokurorët e Përgjithshëm si dhe Drejtorët e Policive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi rajonal zhvillohet në Akademinë e Policisë në Zagreb në datat 23-25 maj 2018 për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Zgjedhja e Kroacisë si një vend simbol në luftën kundër krimit dhe arrestimit të drejtuesve më të lartë të shtetit për korrupsion, duke filluar me ish kryeministrin Sanader, është një shenjë e qartë se kjo është dhe “receta kroate” dhe për Shqipërinë për arrestimin e “Peshqve të mëdhenj” sa më shpejt të jetë e mundur.

Prania e Kryeprokurorit amerikan dhe zgjedhja e goditjes së krimit të organizuar dhe zyrtarëve të lartë të lidhur me krimin në Shqipëri dhe në rajon, përkimi dhe me situatën në të cilën ndodhej Kroacia para hapjes së negociatave për në BE kur u arrestua kryeministri i atëhershëm Sanader, tregon qartë se dhe në Shqipëri po përgatitet sërish një situatë e tillë goditjeje ndaj krimit.

Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave me BE dhe vetëm goditja e “peshqve të mëdhenj” ka mbetur si një nga elementët bazë për të hapur këto negociata, por dhe për të bindur euroskeptikët se Shqipëria e ka seriozisht luftën kundër krimit dhe pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Me sa duket “kokat” e para që do të bien janë ato të ish kryeministrit Sali Berisha dhe e ish kryeministrit dhe Presidentit aktual Ilir Meta. Shoqëruar dhe me arrestime në radhët e ish ministrave dhe ministrave të të gjithë palëve politike, që kanë abuzuar dhe kanë qënë të lidhur me krimin në Shqipëri.

Në këtë situatë, Arta Marku me sa duket po përgatitet për goditje të fortë deri në momentin kur të ngrihet SPAK. Pas kësaj, sikurse ka paralajmëruar dhe “Pamfleti” Kryeprokurorja pritet të marrë në dorë drejtimin e një qeverie antimafia dhe antikrim, të përbërë nga teknicienë dhe të mbështetur fort që në krye të herës nga SHBA dhe BE. Kjo qeveri antikrim do të zhbëjë këtë politikë që nuk ka lënë maskarallëk pa bërë në kurriz të shqiptarëve për 28 vite me radhë dhe që nuk largohet ndryshe nga skena./Pamfleti

Arta Marku merr recetën kroate “Sanader” për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” në Shqipëri. Berisha-Meta “kokat” e para që bien. “Pamfleti” e paralajmëroi Read More »

A po përgatitet Berisha të sabotojë Bashën në 26 maj?

Opozita është duke u përpjekur që të organizojë një protestë të madhe në 26 maj për t’i treguar shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se sa të mërzitur janë qytetarët me qeverinë e Edi Ramës, e cila deri më tani ka dy ministra të lidhur me trafikun e drogës.

Në deklaratat e tij për protestën, Lulzim Basha ka qenë mjaft i kujdesshëm që të theksojë faktin se bëhet fjalë për një protestë të paqtë duke nxitur edhe deputetët e tjerë që të ruajnë qetësinë dhe të mbledhin sa më shumë pjesëmarrës.

Në këtë linjë ishte edhe deklarata e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, i cili tha dje se do të dilte me familjen e tij në protestë.

Lulzim Basha është përsoni më pak i interesuar që protesta e 26 majit të jetë e dhunshme në një periudhë kur qeveria Rama ka hyrë në një proces konsumimi të shpejt për shkak të arrogancës, raporteve me krimin, rritjes së kostos së jetesës, punësimit të militantëve dhe mbi të gjitha, humbjen e shpresës së qytetarëve.

Basha e di këtë dhe di gjithashtu interesin e ndërkombëtarëve që Shqipëria të jetë stabël në një rajon ku rreziku i destabilitetit është i madh edhe për shkak të presionit rus.

Por, dikush tjetër nuk është i interesuar për protesta paqësore dhe ai e ka bërë të qartë këtë edhe në daljet e tij publike.

Sali Berisha flet për revoltë popullore dhe jo protestë duke dhënë sinjalet se organizimi i së shtunës të mos jetë paqësor.

Ironikisht protesta e së shtunës përkon me 26 majin 1996, datën e zezë të demokracisë shqiptare ku për herë të parë u aplikua dhe legjitimua vjedhja e votës.

Ndryshe nga Basha, Berisha është më agresiv ndaj maxhorancës dhe zhvillimeve të fundit. Burgosja e Gruevskit ishte precedenti më i fundit se si ish-liderët futën në burg pasi kanë rënë nga pushtet për shkak të abuzimeve të bëra në periudhën kur ishin “mbi kalë”.

Predecenti i Gruevskit duket i rrezikshëm, prandaj edhe Berishës i duhet një acarim i situatës deri në atë pikë sa opozita të djegë mandatet duke ftuar ndërkombëtarët që t’a zgjidhin më pas çorbën e gatuar në Tiranë. /albeu.com/

A po përgatitet Berisha të sabotojë Bashën në 26 maj? Read More »

Plotësoni këtë kusht dhe ikni që sot në Gjermani

Për shkak të mungesës së stafit të infermierisë shoqata gjermane Bäderverband ka filluar rekrutimin e punonjësve të rinj nga Kosova dhe Shqipëria.

Kjo shoqatë gjatë kësaj vere ka planifikuar të sjellë studentë nga infermieria dhe shkencat shoqërore nga Prishtina për në Mecklenburg-Vorpommern, shkruan Insajderi.

Nëse gjithçka shkon sipas planit të kësaj shoqate pas diplomimit studentët nga Kosova dhe ata nga Shqipëria nga viti i ardhshëm mund të punojnë në Gjermani.

Megjithatë, drejtori i kësaj shoqate, drejtor Marianne Düsterhöft gjatë ditës së sotme në Rostock tha se ende nuk dihet për numrin e saktë të punonjësve që do të pranohen.
Për tu bërë pjesë e këtij projekti kosovarët duhet të kenë aftësi profesionale të cilët do t’i nënshtrohen një testi në Gjermani.

Po ashtu, studentët kosovarë pasi të kenë diplomuar duhet të tregojnë edhe aftësitë në gjuhen gjermane.

Plotësoni këtë kusht dhe ikni që sot në Gjermani Read More »

Drimadhes, plazhi më i bukur i Rivierës Shqiptare

Imagjinoni ujëra kristal të qartë, male të larta dhe plazhe me pak turistë. Jo, nuk bëhet fjalë për një mirazh, por për Drimadhen, plazhi më i bukur në Rivierën Shqiptare.

Kështu shkruan gazetarja italiane Francesca Masotti në një artikull të botuar në gazetën “Travel News”, për pesë plazhet mesdhetare ku mund të kalohen pushimet e verës.

Pushimet verore janë pothuajse në derë dhe ne të “Travel News” po ju çojmë në zbulimin e pesë plazheve absolutisht spektakolare mesdhetare për të parë këtë vit. Më mirë në fillim apo në fund të verës, kur turistët janë pak dhe ju mund ta shijoni plotësisht bukurinë e tyre.

Në listën e pesë plazheve bëjnë pjesë Navagio Zante (Greqi), Korcula Lampedusa (Siçili, Itali), Cala Agulla (Kroaci), Drimadhes (Dhërmi, Shqipëri) dhe Majorka (Spanjë).

Ndryshe nga shumë brigje përgjatë bregut, Drimadha nuk është e mbushur me njerëz edhe në pikun e sezonit.

Plazhi është i ndarë në dy pjesë nga një gur i gërmuar nga uji dhe era: në njërën anë është e përbërë nga guralecë, nga ana tjetër është e gjitha me rërë të shkëlqyer.

Nëse doni t’i shtoni disa vizita kulturore çlodhjes tuaj, fshati Dhërmi, vetëm tri minuta me makinë, është një xhevahir i ndërtuar pranë maleve, ku shfaqen kishat ortodokse me kupola blu, shtëpitë me gurë dhe kopshtet e mbushur me lulen e quajtur “Saranda”./Atsh

Drimadhes, plazhi më i bukur i Rivierës Shqiptare Read More »

Sa bunkere ka në të gjithë Shqipërinë, cila ishte paranoja famëkeqe e Enver Hoxhës?

Ishte një skenë e zakonshme në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, që qindra njerëz të grumbulloheshin në sheshin Skënderbej të veshur me uniforma partizane dhe të zbukuruara me yje të kuq sovjetikë sikur po vinin nga lufta.

Në një mbledhje të tillë, diktatori Enver Hoxha njoftoi një politikë agresive ushtarake që të ndikonte në jetën e çdo burri, gruaja dhe fëmije nga ky vend i vogël ballkanik.

Udhëheqësi i cili e kishte qeverisur Shqipërinë me një dorë hekuri që nga viti 1944 ishte gati që përgatiste atdheun e tij për t’u mbrojtur nga pushtimi në të gjitha frontet me një strategji të çuditshme – bunkerizimi.

Duke filluar nga viti 1967, ndërtimi i bunkerëve të betonit të rrumbullakosura vazhdoi i pandërprerë për 20 vitet e ardhshme derisa bastionet e “kërpudhave prej hekuri” ishin kudo përgjatë plazheve dhe kufijve, kodrave dhe maleve në majë dhe nëpër fusha e pyje.

Ndonëse numri i saktë i bunkerëve nuk dihet,vlerësimet flasin për shifra nga 500.000 në gati 750.000 bunkerë, të cilët qëndrojnë si monumente që nga koha kur Shqipëria ishte e izoluar nga pjesa tjetër e botës.

Dy ishin arsyet pse Hoxha mendonte se bunkerizimi ishte i nevojshëm dhe gati i domosdoshëm.

Sipas Tritan Shehut, ish-ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, ndërtimi i bunkerëve ishte i lidhur ngushtë me paranojën e regjimit në lidhje me synimet e bllokut sovjetik.

Shehu shprehet:

Pra, ishte një reagim që shprehte pasigurinë që një kriminel ka kur rritet në një mjedis civil.”
Hoxha ishte një stalinist i devotshëm, një izolacionist dhe një ateist. Shteti ishte fe, dhe puna shpesh konsiderohej adhurim. “Gjithmonë gati” ishte një frazë e zakonshme në Shqipërinë e Hoxhës.

Programi i ndërtimit i shtoi asaj “psikologjinë e frikës” në mesin e popullatës, thotë Shehu. U bë “e domosdoshme që shqiptarët të dukeshin si armiq për të gjithë ata që jetonin jashtë vendit, si dhe për ata që nuk e pëlqenin regjimin e brendshëm”.

Strategjia mbrojtëse ushtarake e regjimit ishte luftë guerrilase e projektuar për të mposhtur edhe forcat pushtuese më të fuqishme.

Bunkerë të mëdhenj u ngritën në kodra që rezistuan nga jashtë dhe u lidhën përmes një rrjeti tunelesh që mbushën fshatrat shqiptare.

Rrahman Parlallaku, ish-veteran u tha autorëve Elian Stefa dhe Gyler Mytydi:

Linjat e mbrojtjes fillojnë me pozicionet individuale dhe kolektive të mitralozëve, pastaj topave dhe artilerisë më të rëndë. Brenda pozicioneve të këmbësorisë ka edhe persona të armatosur, të cilët ofrojnë përkrahje me armë zjarri për vijën e parë dhe të dytë të mbrojtjes.”
Kishte një precedent historik për këtë filozofi ushtarake. Relievi i Shqipërisë e lejoi atë të luftonte Perandorinë Osmane gjatë pesë shekujve të pushtimit, si dhe të pengonte përpjekjet italiane dhe gjermane për të kontrolluar vendin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me qindra e mijëra bunkerë që fshihnin fshatrat, Shqipëria e Hoxhës ishte e përgatitur të mbrohej nga bota.

Por si u bë Hoxha aq i dobët me paranojën që ai kishte për të forcuar kombin e tij? Hoxha nuk kishte bërë shumë miq në kohën e tij si udhëheqës. Bashkimi Sovjetik ndau rrugët me Shqipërinë, pasi u bashkua me Kinën gjatë çarjeve Sino-Sovjetike.

Konflikti ziente ende midis Shqipërisë dhe Greqisë, fqinji i saj në jug.

Hoxha gjithashtu akuzoi Titon për persekutimin e pakicës shqiptare të Jugosllavisë.

Megjithë tensionet e epokës, lufta kurrë nuk erdhi gjatë regjimit të Hoxhës, i cili përfundoi me vdekjen e udhëheqësit, në vitin 1985. Bunkerët kurrë nuk u përdorën për atë çka ishin projektuar.

Trembëdhjetë vjet më vonë, ata më në fund u vunë në veprim. Jugosllavia ishte thyer fuqishëm në vitin 1989 bashkë me republikat e saj, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat luftuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998-1999. UÇK-ja i përdorte bunkerët si pozicione mbrojtëse përgjatë kufirit të Shqipërisë me Kosovën.

Që atëherë, shumica e bunkerëve janë shkatërruar, megjithëse shumë njerëz ende i mbajnë në “këmbë”. Sipërmarrësit i kanë transformuar disa prej tyre në hostele, dyqane dhe restorante.

Shehu thotë:

E ardhmja e bunkerëve do të jetë shkatërrimi i tyre dhe çlirimi i territoreve prej tyre.”
Edhe pse disa besojnë se kombi duhet të ruajë bunkerët për rëndësinë e tyre për historinë shqiptare, Shehu nuk është dakord. “Bunkerët nuk i shërbejnë askujt”, thotë ai. “Ata dëmtojnë territorin dhe krijojnë ndotje, si dhe sjellin kujtime të shëmtuara të së kaluarës”./njekomb

Sa bunkere ka në të gjithë Shqipërinë, cila ishte paranoja famëkeqe e Enver Hoxhës? Read More »

Bregdeti i Dhërmiut, pret për herë të parë “Kala Festival”

Për herë të parë, bregdeti me bukuri mahnitëse i Dhërmiut, do të presë Festivalin e Parë Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike në Shqipëri i quajtur “Kala”, nga 20-27 qershor.

Ky festival, përveç atmosferës që do të krijojë për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë.

Përgjatë tetë ditëve në festival do të jenë të pranishëm DJ të famshëm anglezë, si Tom Misch, Roy Ayers, Todd Terje, The Black Madonna, Moodymann dhe shumë të tjerë.

Organizatorët e këtij festivali të muzikës elektronike kanë paralajmëruar shumë surpriza dhe e kanë përshkruar bregdetin e Shqipërisë në faqen zyrtare të festivalit, si një zonë të mahnitshme që duhet vizituar patjetër.

“Plazhe me rërë, ujëra kristal të qartë, mikpritje e madhe, ushqim i shkëlqyer dhe disa nga plazhet më të mira të Mesdheut”, thuhet në faqen zyrtare të festivalit.

Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij do të zhvillohen ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës Shqiptare.

Në ditët e fundit të festivalit do të ketë ekskursione të tilla si, rafting në Kanionet e Osumit. Organizatorët shpresojnë që të ftuarit të përjetojnë me të vërtetë bukurinë e vendit.

Në këtë festival pritet të marrin pjesë të rinj nga të gjitha vendet e rajonit, duke filluar nga Shqipëria, si vend mikpritës, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi./atsh

Bregdeti i Dhërmiut, pret për herë të parë “Kala Festival” Read More »