Ka disa objekte që mund të sjellin fat të keq. Ndaj, ne do të shohim një listë prej pesë objektesh që mund të sjellin fatkeqësi në familjet tona.
Nëse jeni një nga njerëzit që besojnë se fati i mirë dhe i keq ekziston largoni objektet e mëposhtme nga shtëpia juaj, pasi ato nuk sjellin ndonjë gjë të mirë për këdo.
Shikoni listën dhe filloni të hiqni të gjitha këto objekte!
Pllaka ose syze të thyera – Çdo send që është thyer mund të krijojë trishtim dhe shumë melankoli. Ne ju rekomandojmë t’i hidhni ato dhe të blini gjëra të reja.
Bimë artificiale ose lule të thata – Lule që tashmë janë bimë të thata dhe artificiale nuk janë rekomanduar kurrë, pasi që u mungon jeta, prandaj nuk ofrojnë energji të mirë. Këto objekte do të ofrojnë një energji negative në shtëpinë tuaj.
Rrobat shumë të vjetra ose të grisura – Nëse keni rrobat në gjendje të keqe, është mirë ti hedhni larg pasi nuk lejon që energjia të ripërtërihet në shtëpinë tuaj. A e dini se rroba e grisur largon dashurinë?
Bashkë me Julian Deblinin në Spanjë është arrestuar edhe Arjan Ndoci, 45-vjeç me origjinë nga Laçi por banues në Tiranë. Momentin e arrestimit ai kishte paraqitur një pasaportë fals me identitet të Dritan Gradicës, djali i një ish-gjyqtari që jeton në Londër, por që nuk rezulton të ketë asnjë lidhje me trafikun.
Në sitën e verifikimeve do të kalojnë në fakt të gjitha pasutitë edhe të familjarëve të Arjanit, që rezultojnë bashkëpronarë të një nga Qendrat Tregtare më të rëndësishme në kryeqytet dhe pronar i shumë pallateve. Verifikimet bazohen në ligjin antimafia ku përfshihen në hetime edhe familjarët e të arrestuarve për trafik ndërkombëtar droge.
Një ditë pas arrestimit zëdhënësja e policisë së Madridit në një prononcim për Report TV deklaroi se dy shqiptarët e arrestuar ishin kokat e këtij grupi kriminal ku bënin pjese edhe dy shtetas spanjoll dhe një kolumbian.
Në të njëjtën kohë Prokuroria e Krimeve të Rënda po kryen verifikime në zyrat e hipotekës, bizneset, bankat e nivelit të dytë, pronësitë mbi automjetet dhe agjencitë e transfertave dhe këmbimeve valutore.
Pas verifikimeve nga policia dhe prokuroria dosja do kalojë në Gjykatë për vënien e pasurive nën sekuestro, dhe pas sekuestros së pronare ata janë të detyruar ti faktojnë gjykatës origjinën e parave me të cilat kanë ndërtuar këto prona.
Nëse ne sot flasim shumë e shumë për krimin e organizuar, hashashin, kokainen etj, asnjeri nuk i kushton vemendje “stomakut” të malavitës shqiptare. Nga ku vijnë fondet, si përpunohen dhe si shpërndahen?
Union Bank ka marrë stafetën në xhirimin dhe pastrimin e parave te pista, duke lënë prapa institucione financiare që mbaheshin deri tani si lavatriçet e ekonimisë informale.
Union Bank, një derivat i Western Union me pronar z.Edmond Leka, përflitet sot si lavatriçja më e madhe e parave të pista në vend.
Flitet se shuma të stërmëdha eurosh, të cilat vijnë nga kryerja e aktiviteteve të jashtëligjshme jashtë shtetit, hyjnë përmes transaksioneve të Western Union dhe Union Bank, të ndara në shuma të vogla dhe të koduara në emra personash inekzistent.
Militanti i Partise Demokratike, z. Edmond Leka, i cili kohët e fundit ka zgjedhur të qëndroje në heshtje, pasi situata aktuale i shkon për shtat, përmes revistës së tij Monitor, pretendon se tregu i euros po vihet në diskutim nga shumat e mëdha të transaksioneve të kapitaleve të bankave në këtë periudhe.
Ky grup po mundohet të mbulojë transaksione të mëdha parash të pista që hyjnë në vend dhe si për ta tretur topin, zgjedhin gazetare të paafta, që përmes titujsh bombastik, duke sulmuar të tjerët, të mbulojnë zullumet e veta.
Zhvleresimi i euros në këtë nivel është shkatërrim për shqiptarët, pasi çdo gjë bazohet tek importi.
Tregtari detyrohet ta blejë mallin jashtë dhe duke rënë euro me 10 pikë për 6muaj, i bie që malli tregtarit t’i kushtojë shumë më shtrenjtë dhe po ashtu do detyrohet ta shesë me shtenjtë dhe në fund rezultati do jetë pasurimi i Mondit dhe kriminelëve dhe skllavërimi i shqiptarëve./Pamfleti.com
Fatkeqësisht Enveri e sfidoi totalisht politikën e 27 viteve të fundit, dhe nesë nuk ndalet rrokopuja, ky popull do t’a lype përsëri Enverin.
Shkruan Romeo Kara
U ngritëm për liri, demokraci e progres ekonomik, por përfunduam në kolaps total, ku nuk je kurrë i lirë të pranosh apo kundërshtosh diçka, nëse rrezikon vendin e punës, karrieren apo biznesin, bile në mjaft raste edhe jetën.
Ky sistem presupozonte demokraci, një pushtet të shumicës dhe jo një parajse oligarkike, ku më së paku ka vlere jeta, dinjiteti, e tashmja dhe e ardhmja e shumicës.
Oligarkia kriminalo-ordinere-financiare është plotësisht e aftë të rrije në pushtet si tapa mbi ujë, pavarësisht se për çfarë aspiron apo kërkon shumica.
Enveri e konsideroi Shqipërinë si pronë, e mbyti me kontrollin e tij, por investoi në të gjitha parametrat e tjera të vendit, ndersa halabaket e sotëm, e konsiderojnë Shqipërinë si mallin e botës dhe janë turrur në një garë ndyrësilliku kush e kush t’a shqyeje e copëtoje më shumë.
Shaj Enverin dhe vidh ato që janë ndërtuar në kohen e Enverit: kjo është deviza e politikës së sotme.
Enveri la një shtet, me ekonomi, arsim, shëndetësi e ushtri të fortë, ndërsa sot krenohemi me pularitë e Likes, qendrat tregtare të Saliut, privatizimet e sistemit energjetik, Gërdecin, Suden, Xhaferrin, Gjallicen e Kamberin, zhgarravinat e Edit dhe kunatin e Lulit.
Përpara 1990 arratiseshim për liri, ndërsa sot braktisim vendin për buken e gojës, sepse nuk jemi bij kurve të partisë në pushtet dhe oligarkisë.
Sot do krenohemi me pallatet pafund, nga Velipoja në Sarandë, të ngritura me paratë e krimit dhe të korrupsionit, që qendrojnë bosh edhe pse populli i thjeshtë është i pastrehë se me rrogat mjeranë kurrkush nuk ka shance t’a blejë shtëpinë.
Sistemin e Enverit e thërriti koha dhe po koha e largoi dhe nuk është çudi që koha t’a rithërrasë, prandaj tërbohen sot halabaket antienveristë.
Sot drurin kokës e nuk e meritojne disa pleq të lodhur dhe nostalgjikë por mashtruesit e politikës, të korruptuarit, kriminelët, tutorët dhe kurvat, të cilët të gjithë së bashku në aleancë me njeri-tjetrin kanë hypur në qafen e këtij populli.
Atë që meritojnë sot, me siguri do t’a hanë nesër.
Në homazhet e 5 Majit të këtij viti, në delegacionin e PD mungonte Sali Berisha, por ishte një tjetër udhëheqës i kësaj partie.
Disa zëra, thonë, se Saliu nuk ka shkuar, për të treguar se kjo datë është simbol i komunistëve dhe se ai, si ish-komunist është në “koflik interesi”!
Luli mendoi, që Saliun ta zvendësonte me Strazimirin dhe ashtu u vendos, por me kushtin që ai të mos shkonte atje me motorin e tij të garave, me kobure në brez dhe me kapele, paçka se binte shi!
Një “fshatar dixhital”, njoftoi Xhelal Mziun për këtë vendim dhe ai i acaruar, i telefonoi kryetar Lulit, duke i kërkuar që në homazhet e 5 Majit, ta zvendësonte ai Sali Berishëm.
I gjendur në siklet, si mjeshtër që mashtron edhe me orën, Luli e drodhi në sekondë, duke i thënë Xhelalit, se e kishte planifikuar të ishte në homazhet e 5 Majit, veçse jo për të vendosur kurora, por për të kënduar e kërcyer me grupin e tij muzikor, në momentin që Luli dhe kryesia e re e PD, do të arrinte në varrezat e dëshmorëve dhe kur të vendoste kurora!
Pastaj e sqaroi, se në vend të Saliut kishte vendosur Strazimrin, sepse ka një simbolikë kuptimplote prej PD, mbasi Starzimiri dihet që mban kobure me vete dhe se homazhet, do të bëheshin për ata që kanë luftuar me armë në dorë!
Mirëpo Xhelali nuk tërhiqej. Për ta qetësuar e nxjerrë jashtë loje, Luli i tha, se kishte menduar që duhej të vinte me orkestrën e tij, sepse mund të lindte nevoja e përdorimit të shkopit të daulles dhe gërnetave mbi veteranët shpatullgjerë!
– Ç’ne?-, e pyeti Xhelali, atje shkohet për ata që kanë derdhur gjak e jo për të derdhur gjak! – Luli i tha: –
E di o trimi im Xhelal, por vjehrri im Xhafoja, që është sekretar i organizatës së veteranëve të luftës dhe nënkryetar i familjeve të dëshmorëve, më informoi se një grup veteranësh të PS, në momentin kur do të shkoj të bëjë unë homazhe, do të dalin me portretin e Enver Hoxhës për të më bojkotuar ceremoninë, prandaj duhesh ti dhe orkestra jote, që t’i shtroni në dajak me me shkopin e daulles dhe gërnetat!
Mirëpo Xhelali, ia ktheu: – Unë dua të jem pjesë e udhëheqjes së PD që do të vendos kurora e jo të jem atje si sazexhi për aheng e dajak!
Pastaj, në ceremoni të tilla, PD-ja ka një rregull protokollar të përcaktuar edhe në Statutin e ri të PD, sipas të cilit, ai që mungon në përfaqësimet zyrtare të partisë, zvendësohet në nivele e vlera të barabarta dhe jo si numër!
Në rastin konkret, një udhëheqës partie me titull “Profesor Doktor” siç është Sali Berisha, zëvendësohet nga një tjetër udhëheqës me po të njëjtin titull dhe unë, jam ekuivalent me Prof. Dr. Sali Berisha, mbasi kam titullin Prof. Dr. Xhelal Mziu.
Gjykata e Apelit në Vlorë la dje në burg dy autorët e dyshuar për grabitjen e rreth 110 milionë lekëve në Fier dhe të një mjeti luksoz tip “Benz”. Ngjarja ndodhi në fshatin Levan të Fierit më 29 maj të vitit 2017, ndërsa pak kohë më parë u arrestuan si të implikuar shtetasit Renaldo Tafili, 22 vjeç, dhe Xhuljan Muça, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Levan
Të dëmtuarit nga kjo ngjarje kanë hedhur akuza akoma më të forta dje, ku sipas tyre ka prova për implikim të dy efektivëve të Policisë së Fierit në grabitjen e ndodhur në vitin e kaluar. Floresha dhe Xhemal Kalemaj ishin dje në sallën e gjyqit për të ndjekur nga afër seancën gjyqësore në ngarkim të dy të arrestuarve, shkruan Panorama. Vetëm pak javë më parë ata hodhën akuza se dy të arrestuarit do të blinin lirinë me paratë e grabitura, por dje trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke i lënë dy të rinjtë në burg.
Këta të fundit nuk kanë folur në gjykatë, por kanë pritur vetëm sa u është komunikuar masa e arrestit në burg. Veç dy bashkëshortëve të dëmtuar nga grabitja, në sallën e gjyqit dje ishin të pranishëm edhe familjarë të dy të dyshuarve. Më herët, çifti Kalemaj iu ka bërë atyre thirrje të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të tregojnë se ku i kanë fshehur paratë.
Znj. Kalemaj, ju jeni palë e dëmtuar në këtë çështje. Gjykata la në burg të dyshuarit, teksa ju më parë keni aluduar se ata do të tentojnë të blejnë lirinë me paratë që iu grabitën juve…
Po padyshim që do liheshin në burg, mbasi të dy këta persona kanë grabitur lekët dhe automjetin dhe për këtë ka prova të pakundërshtueshme. Gjykata e Fierit dha arrest me burg, por avokatët mbrojtës apeluan dhe tashmë Gjykata e Apelit Vlorë e çoi të drejtën në vend. Shpresojmë që shumë shpejt të zgjidhet gjithçka.
Ju keni deklaruar se dy të rinjtë ju njihnin dhe kanë vëzhguar lëvizjet tuaja para se të vepronin…
Jo vetëm këta të dy, por edhe dy efektivë të Policisë së Fierit janë të përfshirë në këtë ngjarje. Kemi prova për këtë fakt dhe nuk e themi gjithçka kot.
Kjo është një akuzë e rëndë. I keni denoncuar ata?
Po kështu është dhe ne kemi bërë denoncim për efektivët e Policisë edhe në Komisariatin e Fierit, edhe në SHÇKB. Të dy grabitësit kanë kryer grabitjen të mbuluar nga efektivë të Policisë së Fierit. Nuk është deklaratë, por e mbështetur në prova të forta, të cilat ne i kemi dhënë në Policinë e Fierit.
Dhe, ka ndonjë reagim apo emër?
Ne i kemi deklaruar në Polici të gjitha. Presim reagimin e tyre dhe që hetimi të shkojë deri në fund. Të zbardhet e vërteta ashtu si është dhe të na kthehet mundi ynë dhe automjeti.
Çfarë iu kanë thënë për paratë? Çfarë kanë deklaruar të rinjtë për to?
Janë hetimet që vijojnë. Ne s’kemi marrë ende asgjë edhe pse na kanë thënë që janë gjetur një sasi lekësh. Por deri tani asgjë. Nuk dimë më shumë se kaq. Pasi nuk ka kanë treguar asgjë më shumë. Thjesht se hetimet vijojnë.
Si u vodhën lekët dhe automjeti?
E kemi thënë edhe më parë. Ata ishin banorë dhe punonin pranë biznesit që kemi në Levan dhe i njihnim edhe më parë. Na kanë studiuar. Pasi kanë shkuar fillimisht në shtëpinë tonë në Fier dhe kanë marrë një shumë parash atje, kanë arritur të marrin çelësin rezervë të automjetit. Më pas arritën ta grabisin automjetin, brenda të cilit ne kishim edhe 100 milionë lekë që i kishim për të shlyer detyrimet tona mbi biznesin dhe kredinë.
Drejtorët që nuk u përgjigjen njerëzve duhet të largohen, është shprehur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në turin e llogaridhënies publike të qeverisë në qytetin e Durrësit.
“Ata zyrtarë të cilët nuk i përgjigjen njerëzve apo që janë kthyer në një problem për njerëzit, duhet të largohen. Këtu unë e kam mandatin të plotë jo vetëm në autoritetin si ministër por mbi të gjitha mandatin për të adresuar në vend ato probleme që duken dhe janë të akumuluara. Në rastet kur administrata ka mbyllur dyert dhe nuk po reagon, ne jemi të detyruar të marrim masa. Le të bëhet shembull për të tjerët sepse ka të tjerë që e bëjnë më mirë atë punë”, tha Gjiknuri.
Në po këtë linjë, ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako drejtuar funksionarëve lokalë në këtë qark.
“Do të mblidhemi prapë. Ai drejtori, nëse nuk do ta ketë bërë për faj të drejtorit të japë llogari dhe të ikë në shtëpi, kushdo qoftë drejtor, i ujësjellësit apo i kanalizimeve. Këto takime janë për të vënë njëfarë drejtësie para atyre njerëzve që i kemi zgjedhur të drejtojnë dhe u kemi dhënë poste publike si administrator. Janë në provë për të treguar aftësitë e tyre, nëse i shërbejnë këtij komuniteti dhe këtyre njerëzve që i kanë zgjedhur.
Në momentin që nuk janë të zotët ta bëjnë këtë punë, çka do të dalë nga këto llogaridhënie që ne po bëjmë, do mbajnë përgjegjësi edhe ai drejtori i ujësjellësit nëse se ka sjellë ujin, edhe ai drejtori i elektrikut, edhe ai drejtori i policisë ndërtimore apo kushdo tjetër që mund të pengojë zgjidhjen e problemeve për faj të atij”, këmbënguli Dako.
Zakonet e vjetra që ne kemi mezi largohen prej nesh, veçanërisht kur ato nuk janë dhe aq të mira. E ç’mund të themi për rutinën e mëngjesit, kur të gjithë jemi mësuar t’i bëjmë punët në një mënyrë të caktuar?
A është në zakonin tuaj mëngjesor të pini një filxhan me kafe apo të hani drithëra? Nëse po, kemi lajme jo dhe aq të mira për ju.
Më poshtë po ju paraqesim disa prej zakoneve nga të cilat duhet të hiqni dorë.
Kur nuk e filloni ditën me një dush – Mirë është që çdo ditë të bëni dush në mëngjes dhe jo vetëm të lani fytyrën. Sipas një studimi të mjekëve të Harvardit, ndihmon trurin të jetë aktiv dhe të mos shqetësohet nga faktorët e jashtëm.
Dush me ujë të nxehtë – Dushi me ujë të nxehtë qetëson dhe relakson trupin, duke ju dhënë dëshirën të futeni sërish në shtrat. Dushi i mëngjesit duhet të jetë me ujë të vakët, deri diku të freskët.
Të kontrolloni telefonin për një kohë të gjatë – Rrjetet sociale apo emailet e punës janë arsyeja kryesore që ju bën të humbni shumë kohë në mëngjes. Kur shkoni në tualet, mos e merrni telefonin me vete, e për më tepër, mos e harxhoni kohën tuaj duke u marrë me punët e të tjerëve, por kushtojani atë vetes tuaj.
Zgjedhja e rrobave në mëngjes – Është një torturë më vete. Më mirë do të ishte që të krijonit një vend dollapin tuaj për garderobën e veshjeve të punës, të cilat nuk do t’i përzieni me veshjet e tjera. Do ta kishit më të lehtë në mëngjes. Por nëse e keni të pamundur, zgjidheni veshjen që në darkë.
Hani drithëra – Ato kanë shumë sheqer, i cili ju jep efektin e lodhjes në orët e para të ditës. Sipas dietologut Chelsey Amer, është më e shëndetshme të konsumoni një fetë pice, e cila ka yndyrna dhe karbohidrate, e ju jep fuqi për të përballuar ditën.
I lani dhëmbët pas ushqimeve – Pasi konsumoni ushqim, dhëmbët tuaj janë më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm. Asnjëherë nuk duhet ti lani ata fill pasi keni ngrënë, por 30 minuta më pas.
Pini kafe të zezë – Kafja menjëherë pasi zgjoheni nga gjumi rrit nivelin e kortizolit në trup, duke bërë që të rritet mundësia për gjendje ankthi, apo të vuani nga gastriti. Këshillohet që kafja e parë të pihet 3-4 orë pasi jeni zgjuar.