Aurora

“CultureTrip”: Bota është mbushur me artistë shqiptarë

Bota është e mbushur me artistë të njohur dhe të famshëm nga Shqipëria ose me rrënjë shqiptare, shkruan për “CultureTrip”, Francesca Masotti, transmeton KultPlus.

Zbuloni disa prej artistëve, piktorëve dhe këngëtarëve shqiptarë më të famshëm, punët e të cilëve njihen në të gjithë botën:

Onufri

Onufri është piktori i ikonave më i famshëm nga Shqipëria. Ai ishte aktiv në shekullin XVI në jug të Shqipërisë, në perëndim të Maqedonisë dhe veri të Greqisë. Mendohet se Onufri ka lindur në Berat, një qytet i bukur që ndodhet në jug të Shqipërisë.

Sot, Berati ka një muze shumë interesant të Onufrit, ku vizitorët mund të mësojnë për artistin dhe të admirojnë pikturat e tij. Vepra të tjera arti të Onufrit mund të gjenden në Muzeun Mesjetar në Korçë dhe në shumë kisha përmes vendit.

Kolë Idromeno

Nikolla Kolë Idromeno, i njohur si Kolë Idromeno, ishte një piktor, artist, skulptor, kinematograf, fotograf dhe arktiekt shqiptar gjatë epokës së Rilindjes në Shqipëri (periudha historike nga viti 1870 deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912). Idromeno kishte lindur në Shkodër, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë. Ai kishte bërë studimet në Venecia në Akademinë e Arteve të Bukura, udhëtoi nëpër Europë dhe më pas u kthye në Shkodër, ku zbukuroi tavanin e Katedrales së Shën Stefanit. Shumë prej pikturave të tij tani ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Ibrahim Kodra

Ibrahim Kodra është një prej piktorëve më të famshëm shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai studioi art në Milano dhe ishte mik me artistë të famshëm si Pablo Picasso. Punimet e tij prestigjioze ndodhen në Muzeun e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian në Romë, në Galerinë e Arteve të Kosovë në Prishtinë dhe në shumë koleksione private.

Adrian Paci

Adrian Paci është një prej artistëve bashkëkohorë më të famshëm në Shqipëri dhe Europë. I lindur në Shkodër, ai u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vajti në Milano, Itali. Punimet e tij, që shpesh herë prekin tema si nostalgjia, ndarja dhe paraja, mund të admirohen në shumë muze dhe galeri artesh në botë. Paci ishte artisti i parë shqiptar që përfaqësoi Vendin e Shqiponjave në Bienalen e Venecias në vitin 1999.

Rita Ora

Rita Ora është një këngëtare britanike, aktore dhe modele e lindur nga pridnër shqiptarë në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Prindërit e saj u larguan nga Kosova kur ajo ishte vetëm një vjeç dhe vajtën në Londër, ku ajo u rrit me familjen e saj. Ajo u bë e famshme në vitin 2012 me këngën në bashkëpunim me “DJ Fresh”, “Hot Right Now”. Që prej asaj kohe ajo ka nxjerrë shumë hite që janë me famë botërore.

Dua Lipa

Një tjetër yll me origjinë shqiptare është e bukura Dua Lipa. Prindërit e saj migruan në Britani të Madhe në vitin 1990 për shkak të dhunës dhe shtypjeve dhe Dua u lind në Londër. Dua Lipa ka nxjerrë shumë këngë të bukura dhe të famshme në bashkëpunim me artistë të mëdhenj, si Sean Paul dhe Calvin Harris. Pa asnjë dyshim ajo është një nga artistet femër më premtuese në botë.

Anna Oxa

Ilirjana Hoxha, që njihet si Anna Oxa, është një këngëtare shqiptare, aktore dhe prezantuese televizive në Itali. Ajo u bë e famshme me pjesëmarrjet dhe çmimet e marra në festivalin prestigjoz të Sanremo, festivali më i famshëm i muzikës në Itali.

Bebe Rexha

Këngëtarja, kompozitaroja dhe producentja amerikane, Bleta “Bebe” Rexha ka rrënjë Shqiptare. Prindërit e sajë janë me origjinë etnike shqiptare nga dy qytete të ndryshme në Maqedoni. Ata vajtën në Bruklin, Nju Jork, ku Bleta lindi në vitin 1989. Ajo ka shkruar shumë këngë për këngëtarë të famshëm, përfshirë Rihanna dhe Eminem. Ajo ka publikuar gjithashtu shumë hite si “Meant to Be” dhe “I Can’t Stop Drinking About You.”

Era Istrefi

Era Istrefi është një këngëtare shqiptare dhe kompozitore e lindur në Prishtinë, Kosovë. Motra e saj Nora Istrefi është gjithashtu një këngëtare. Era Istrefi bëri debutimin e saj pesë vite më parë në vendin e saj dhe më pas në vitin 2016, ajo u bë e njohur në të gjithë botën me këngën “Bon Bon”, një këngë e shkruar në anglisht me fjali në shqip.

Ermal Meta

Ermal Meta është një këngëtar italo-shqiptar dhe kompozitor i lindur në qytetin jugor të Shqipërisë, Fier. Ai fitoi festivalin prestigjoz të Sanremos në shkurt 2018 me një këgë të bukur që i dedikohet viktimave të luftës. Ai morri pjesë edhe në festivalin e Eurovizionit duke përfaqësuar Italinë.

Action Bronson

Arian Asllani, i njohur ndryshe si Action Bronson, është një reper amerikan, yll i “reality show” dhe shef kuzhine që ka lindur në vitin 1983 në qytetin e Nju Jorkut nga një baba shqiptar mysliman dhe një nënë amerikane hebreje. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar me artistë të famshëm si Eminem, Wiz Khalifa, Prodigy, dhe Kendrick Lamar.

“CultureTrip”: Bota është mbushur me artistë shqiptarë Read More »

A e shëron droga kancerin ?Ja përgjigja që japin mjekët …

Për mijëra vjet njerëzit kanë përdorur kanabis për qëllime rekreative, ritualiste dhe mjekësore. Kryesisht ekzistonte bindja se kanabis mund të kuronte kancerin. Dëshmi të mahnitshme rreth kanabisit dhe produkteve të saj që rrjedhin nga tkurrja e tumoreve ose kurimin në fazën e hershme të tyre, gjenden lehtësisht në internet.

Por, këto histori priren të bazohen në keqkuptime, në mendime të dëshiruara ose në gënjeshtër të plotë.

Përkundër asaj që shumica e njerëzve besojnë, përdorimet mjekësore të kanabisit janë studiuar gjerësisht.

Një rishikim i mbi 10,000 studimeve nga Akademia Kombëtare e Shkencave, zbuluan disa aplikime të kanabisit, duke përfshirë menaxhimin e dhimbjeve kronike dhe spazmave të lidhura me sklerozë të shumëfishtë.

Ka pasur gjithashtu dëshmi të mirë se tetrahydrocannabinol (THC), përbërësi kryesor psikoaktive në kanabis, mund të zvogëlojë ndjenjën e të vjellave, të shkaktuar nga kimioterapia.

Në të vërtetë, një formë sintetike e THC, e quajtur dronabinol, është përshkruar për këtë përdorim gjatë dekadave.

Por, ç’është më e rëndësishmja, nuk ka prova se kanabisi ka ndonjë efekt kurativ ose edhe të dobishëm mbi kancerin, pavarësisht pretendimeve entuziaste për të kundërtën.

Pse atëherë ka një ndarje të tillë mes perceptimit të publikut dhe provave shkencore? Një pjesë e kësaj është keqkuptimi.

Për shembull, një kërkesë e transmetuar shpesh është se THC me dozë të lartë vret qelizat e kancerit. Kjo është e vërtetë, por jo shumë domethënëse.

Vrasja e qelizave është jashtëzakonisht e lehtë, ju mund ta bëni këtë në shumë mënyra, nga nxehtësia deri tek sterilizimi i qelizave.

Por, agjentët efektiv kundër kancerit duhet të jenë në gjendje të vrasin në mënyrë selektive qelizat e kancerit në trupin e njeriut, duke kursyer ato të shëndetshme. Realiteti është se kanabisi thjesht nuk mund ta bëjë këtë gjë.

A e shëron droga kancerin ?Ja përgjigja që japin mjekët … Read More »

Pas “Baftjarit” me Metën, Bashën e Mediun, Rama fut në “mënynë qeveritare” dhe “rrushin e thatë” të Neranxit. Pakti, në kalanë e Ai Pashë Tepelenës

Edi Rama nuk rresht së “joshuri” të gjithë kundërshtarët politikë, njerëz të hurit dhe litarit thjeshtë dhe vetëm për të mbajtur karrigen e pushtetit.

Madje i “dorovit” dhe me llokma pushteti dhe parash nga buxheti i shtetit sikurse ka ndodhur me Lulzim Bashën që i dha 13.3 milionë euro të pallatit të vjehrrit që kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme në Vlorë apo sponsorizimet marramendëse për Ilir Metën në prag të zgjedhjeve.

Kështu po vepron dhe me ata që i ka quajtur njerëz kundër interesave të kombit, dhe në shërbim të qarqeve ekstreme në Greqi siç është rasti i Nikollaq Neranxit.

I cili për muaj me radhë protestoi për tre katër kasolle në Himarë, duke i dhënë një “dorë” Greqisë që të bënte presion me integrimin dhe të drejtat e minoriteteve, dhe për të ndikuar sadopak në negociatat për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve për detin, ligjin e luftës etj.

Dhe nëse me Metën, Bashën, Mediun kryeministri Edi Rama tashmë e ka relizuar qëllimin e tij, kërcejnë e këndojnë “Baftjarin” sa herë mblidhen bashkë, ende pa u tharë “djersët” nga protesta e opozitës, ia ka gjetur anën dhe Neranxit.

Paktin për të futur në “mënynë” qeveritare dhe “rrushin e thatë” të Neranxit, me krimba ose jo, me fuqi vepruese ose jo, e ka arritur pikërisht në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës (studimet më të fundit kanë treguar se krimbat kanë vlera të mëdha ushqimore dhe kuruese dhe të servirura përmes produkteve të thata rrisin shumë aktivitetin e njeriut. Këtë ka pasur parasysh Rama).

Në mënyrën më simbolike të mundshme, pikërisht me emrin e Pashait të Janinës, Rama ka bërë dhe kompromisin me Neranxin.

Ndërkohë që ky i fundit për mungesë korrektese në sjelljen ndaj shtetit amë, dhe sidomos me mashtrimin që i bën qytetarëve me produktet e tij, minimalisht duhet të hetohet sëpaku jo të bëhet marrëveshje qeveritare me të.

Kështu, në festën e Ali Pashës në Tepelenë, të zhvilluar sot ne Panairin e Kulinarise ka qenë dhe kompania e biznesmenit Nikollaq Neranxi, i cili i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të marrë pjesë nga kryebashkiaku socialist Tërmet Peçi.

Neranxi ka postuar në faqen e tij në Facebook fotot nga aktiviteti në Tepelenë, tepër i gëzuar për këtë afrim nga “publiçitari” i kryeministrit në këtë qytet të Jugut ku qëndroi tre ditë rresht.

Tërmet Peçi ka “vendosur paqen” mes Neranxit dhe maxhorancës, duke qënë kumbar mes shtetit dhe një biznesmeni.

Një dukje një skandal më vete ky, pasi joshet Neranxi që ka qenë kritik i ashpër ndaj Qeverisë dhe reformave te saj por dhe ndaj Kryeministrit Edi Rama aq sa e bën palë një në pakt me shtetin dhe në kurriz të shtetit.

Tashmë “Rrushi i thatë” i Neranxit do të shkojë me “vulë qeveritare” deri në skajet më të thella të vendit, madje dhe aty ku konsumoi dashurinë e përjetshme Luani i Janinës, Ali Pashë Tepelena me greken e bukur Vasiliqinë.

Edhe Rama me sa duket i ka qëndruar fort formulës së bashkëpunimit, por në anën e biznesit qeveritar dhe jo në sensin e erotizmit të Ali Pashait./Pamfleti

Pas “Baftjarit” me Metën, Bashën e Mediun, Rama fut në “mënynë qeveritare” dhe “rrushin e thatë” të Neranxit. Pakti, në kalanë e Ai Pashë Tepelenës Read More »

Artan Hoxha: Vendimi i sotëm për Tahirin nuk ka rëndësi. Deklarata e Lu? Çështja është kush bën presion

Artan Hoxha ka komentuar vendimin për lirimin e Saimir Tahirit, nga “arresti shtëpiak”.

“Kjo masë sigurie nuk do të thotë asgjë për vendimin përfundimtar nëse Tahiri është i fajshëm apo i pafajshëm.

Kjo masë nuk vlen, në momentin që atij iu kthyen pasaporta dhe tregoi që nuk u largua.

Për një muaj e gjysëm çështja dërgohet në gjykatë.

Është fakt që ambasadori një ditë para, ka dhënë opinionin e tij për çështjen, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme.

Ambasadori i kërkon gjykatës të vendosë në bazë të provave dhe t’i shmanget presionit.

Çështja është kush bën presion.

Vendimi nuk do të thotë asgjë.

Tahiri është i pafajshëm, por i pandehur”, tha gazetari.

Artan Hoxha: Vendimi i sotëm për Tahirin nuk ka rëndësi. Deklarata e Lu? Çështja është kush bën presion Read More »

Audio-përgjimi i vëllait të Xhafajt, zbulohet laboratori se ku po ekzaminohet zëri

Ekzaminimi i audio përgjimit të realizuar në të cilin supozohet se është regjistruar një bisedë mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, i dërguar nga autoritetet shqiptare në Itali, do të ekzaminohet në Institutin e Policisë Shkencore në Romës.
Laboratorët dhe ekspertët kriminalistë në këto Institut vlerësohen si nga më të përparuarit.

Ai vlerësohet nga ekspertët kriminalistë si një nga më të mirët për ekzaminimin e regjistrimeve audio dhe video.

Pajisjet e instaluara në këtë laborator vlerësohen për nga rëndësia dhe saktësia të barabartë me pajisjet e FBI-së amerikane.

Edhe ekspertët në këtë laborator cilësohen nga më të specializuarit për regjistrimet audio.

Për këtë shkak mësohet se edhe ministria italiane e Drejtësisë ka vendosur që ekzaminimin shkencor të audio përgjimit të supozuar mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt ta kryejë në këtë laborator.

Edhe përgjigjet pritet të mos vonojnë nga autoritet italiane për hedhur më tepër dritë mbi audio përgjimin ku pretendohet se është regjistruar vëllai i ministrit të Brendshëm.

Audio-përgjimi i vëllait të Xhafajt, zbulohet laboratori se ku po ekzaminohet zëri Read More »

Ledina Çelo i ‘vardiset’ burrit të aktores së njohur

Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo, e cila eshte terhequr nga tregu muzikor dhe i eshte perkushtuar familjes, duket seksi edhe pas lindjes. Por pervec saj, eshte e famshmja Victoria Beckham e cila është nënë e katër fëmijëve por gëzon linja perfekte trupore.

Ledina i ka zbuluar një ‘sekret’ Victorias, të cilës duket se ia simpatizon burrin. Sipas Ledinës ajo ka arritur të ketë linja të lakmueshme trupore pasi duke parë që shumë gra po ia ngacmojnë burrin asaj i humbet oreksi.

‘’Zonja Victoria si arrini të jeni kaq në formë pas 4 fëmijëve?!… Zgjohem në mëngjes, shoh kë kam burrë, lexoj sa miliona gra duan të ma marrin dhe më ikën oreksi’’, ka shkruar ajo përkrah fotos në të cilën shihet Victoria.

Ledina Çelo i ‘vardiset’ burrit të aktores së njohur Read More »

Meri Shehu nxjerr horoskopin për 7 ditë rresht, ja kush vuan më shumë

Erdhi Horoskopi Javor nga astrologia e njohur Meri Shehu. Ja parashikimi per datat 28 Maj 2018- 03 Qershor 2018

Dashi
Hëna do të jetë vërtetë miqësore me shenjën tuaj deri ditën e mërkurë, më pas deri të dielën… nuk do të flasim më për të….Në ambientin e punës tre ditë do të jen thuajse të veshtira me eprorët tuaj të cilët gati do tu kërkojnë gjëra të pamundura….. por të qaheni për punën do të ishte një gabim…..pasi në këmbim të saj do të merrni shpërblim financiar e moral i cili do të kompensojë lodhjen fizike dhe mendore……… Fundjava do tju rezervojë surpriza,,, udhëtimet jashtë qytetit nuk do të mungojnë……..E diela paraqitet trasgresive. Fryma e pushimit do ti lërë vend pasionit. … Sporti dhe argëtimi nuk do të mungojnë pranë miqve dhe personave të cilët i keni për zemër.

Demi
Me moshën bëheni më të pjekur dhe më të mëncur ….por gjithmonë kurioz mbi gjithçka ashtu si Mërkuri bashkë me Uranin qe ndikojn në shenjën tuaj…….. Nga kurioziteti në hetim, megjithatë, hapat janë të shkurtër dhe ju do ta demonstroni jo vetëm në fillim të javës, por gjithashtu të dielën, kur xhelozia do të kthehet në shpërthim. Mbi të gjitha, loja erotike do të jetë e mbingarkuar , do keni nje shpethim stuhie pranverore ne jeten tuaj erotike. Pazari do tu ofrojë ngushëllim KUJDES! Nuk duhet të ngatërroni dashurinë më posedimin…. Marrëdhëniet me familjarët do të jenë disi të trazuara …..Prindërit duhet tregohen të kujdesshëm ne relatat me fëmijët.

Binjakët
Gëzuar ditëlindjen me Diellin dhe Merkurin në shenjën tuaj, plus edhe Hëna do të largohet nga ju vetëm, duke hequr dorë nga ngacmimet lidhur me kundërshtimet (për të pasur mikun e saj ju duhet të prisni të dielën, kur do të ofroni argëtim të mrekullueshëm mes sportit dhe natyrës). Rimëkëmben marrëdhëniet në çift, edhe në qoftë se dialogu nuk do të jetë i shkëlqyer, do të arrini te kuptohenni nëpërmjet mimikës. Për të martuarit atmosfera do të jetë e mrekullueshme…….. tashmë është siguruar paqja! Ne planin e shëndetin mund te jenë prezente disa probleme .., por afatshkurtër : Dilni me miqtë, argëtohuni dhe shpejt harrohuni!

Gaforrja
Tensionet në ambientin e punës do tu shoqërojnë pothuajse gjatë gjithë javës… Këshillat e pa kërkuara nga kolegët drejt jush nuk do të mungojnë… Kryefjala e kësaj jave në raportet e punës do të jetë DURIM. Në dashuri do të jetoni një përrallë me Afërditën në shenjën tuaj….e cila ju bën protagonistë shpërthimesh romantike dhe tepër tepër sensualitet……

Luani
Javë e shkëlqyer, përveç të dielës, kur Marsi, duke vënë anash së bashku me hënën, do të grumbullojë retë e errëta në çatinë e shtëpisë tuaj. Tensionet familjare, pra, në veçanti me prindërit e tensionuar , me partnerin i cili do të kërkojë skeptrin e komandës, duke e hequr atë nga ju. Disa diskutime me fqinjët rreth rregullave të bashkëpronësisë .Lidhur me fëmijet duhet të jeni të kujdesshëm mos krijoni konflikte të panevojshme….. . Qiell i shkëlqyer për marrëdhëniet e biznesit…. të ardhura të shumta në horizont…

Virgjëresha
Java: nga 28 maj deri më 3 qershor
Fundjavë të shkëlqyeshme dhe nga e enjtja e tutje, vetëm ditët e mbetura janë problematike, sidomos të mërkurën, gjë që sjell vëmendjen ndaj problemet te vjetra familjare dhe disa keqkuptimeve (lidhur me pasuritë e pa lujatshme ose marrëdhëniet pronësore). Në marrëdhëniet në cift merrni jetën më lehtë, provoni të ndiqni ritmin e tij, për marrëdhëniet problematike përpiquni tia filloni nga e para………. pretendoni se e keni takuar këtë javë, një person dhe një histori që do të zbulohet … Do të jetë një udhëtim emocionues, i cili do t’ju sjellë shumë afër. I mprehur dhe krijues në punë…. përpiquni të jeni të kujdesshëm të mos lejoni të abuzohet me bujarinë tuaj.

Peshorja
Hëna pozitive vetëm të dielën, kur çiftëzohet me Marsin do t’ju japë emocione të forta dhe pasionin që ju duket sikur e keni harruar. Një udhëtim me miqtë, vetëm të ndryshojë mjedisin ose ritmin për të gjetur veten të cilen e ndjeni disi të humbur. Me entuziazëm dhe me gaz në rrugë, pra, ku do të doni të bisedoni me të gjithë, por të lumtur dhe të kënaqur edhe në shtëpi, duke ju dhënë mundësi të përmbushni pasionet tuaja. Përballë planeve të tjerë, në ballë të çiftit Saturni-Plutoni, i cili do t’ju japë një kohë të vështirë në familje, ndërsa Afërditës të lartë në qiell në kuadraturë shpesh do të sjellë të kaluarën me thekse nostalgjike. Pendimi do tu kaplojë për një dashuri që ju keni lën….. gati gati do tju shkojë me mire te ktheheni ne mirënjohës për fatin dhe ta mbani të ngushtë

Akrepi
Jupiteri në shenjën tuaj vazhdon tju mbrojë kundër pesimizmit të hidhur dhe tensioneve emocionale, shkaku kryesor i dhembjes së stomakut., në mes të palestrës dhe drejtimit të gjërave thelbësore është të shkarkoni adrenalinën, tashmë te martën do filloni të ndiheni më mirë, te kënaqur me punën tuaj dhe kthesën e marrë nga ngjarjet. Ka mundësi të shumta për argëtim, gjithmonë me një ngjarje kulturore, në kinema ose në teatër, gjithashtu do të jeni të lumtur me gjendjen emocionale: Sipas profesionit, do të kombinoni angazhimet, biznesin dhe turizmin. Pasioni me partnerin, do sqaroi një dyshim dhe do kapërceni një krizë dashurie.

Shigjetari
Protagonistë të martën dhe të mërkurën, me hënën e plote më entuziaste në shenjën tuaj. Të gjitha në një ekuilibër të përsosur, dashuri, të përqëndruar në dialog dhe ndarjen e interesave në punë, ku roli kryesor do të prekë kreativitetin dhe kontaktin me publikun. Endacakët për biznes apo kënaqësi, lereni fundjavën në mjedise të gjelbërta ose në det dhe nëse mjedisi i shtëpisë është i ngushtë, ju vetëm duhet të ndryshoni ritmin për të rikuperuar qetësinë. Vetëm kujdesi prapa timonit, në një mosmarrëveshje midis shoferëve apo fqinjëve, fjala diplomatike ka më shumë efekt se një përleshje me armë. Me fëmijët tuaj do të jeni shumë të butë, duke vendosur rregullat sikur të ishin lojë; problemi i vetëm jane financat, më e rrezikshme se kurrë.

Bricjapi
Për çiftin e zakonshëm Pluton-Saturn në shenjën tuaj, të enjten gjithashtu me Hënën aleate , e cila shton më shumë ëndrra dhe ideale për bagazhin tuaj të ushqyer tashmë. Vëmendje e veçantë i kushtohet financave nëse keni shpenzuar shumë dhe tani jeni duke pritur për një trashëgimi ose një pronë sigurimi që kurrë nuk po ju vjen. I qetë dhe mirë i organizuar në vend të punës, me një shans të mirë për sukses. Në dashuri partneri do të flasë me ju në mënyrë të qartë, por do të justifikojë të gjitha gabimet tuaja dhe spazmat nervore. Familja e pavarur, secili bën biznesin e vet, shtëpi kaotike, vetëm tarraca është një çudi.

Ujori
Një erë e re do të mbërrijë të dielën, me Hënën tranzit në shenjën tuaj të përqafuar me Mars, më sportiv dhe më i shfrenuar se kurrë. Ata të cilët janë shprehur negativisht kundër jush , ata do të shohin ndonjë të mirë! Të përcaktuar, reaktive dhe gjithashtu shumë e vlefshme, do të jetoni emocione të forta që do të shpërndahen: komunikim i mrekullueshëm, shakat tuaja do të bëjn që të gjithë të qeshin, të fusin gëzim dhe pjesëmarrje. Harmonia me të gjithë, të afërmit, miqtë dhe të njohurit, madje edhe në familje, përkundër disa anëtarëve të patrazuar, do të kaloni momente të mrekullueshme. Nëse shtëpia juaj është e shtrënguar, bota është e tëra për ju, një fazë e madhe ku mund të matni veten në role të ndryshme.

Peshqit
Arsye të mira për të qenë të lumtur, duke filluar me trekëndëshet e Jupiterit dhe Venusit, është shumë e mirë për të folur me ju për dashurinë dhe për të sugjeruar linjë te përsosur sjelljeje. Arti dhe kreativiteti do të animojnë të gjitha nismat tuaja, deri në fundjavë do të jeni në qytetin e artit, por befasia është fakti që do të jeni mirë edhe në shtëpi, sidomos në kopsht, ku mund të lexoni mes aromave me lule. Disa fërkime në punë ndërmjet të martës dhe të mërkurës, migrenës, mosmarrëveshjeve me personin më autoritar në familje.

Meri Shehu nxjerr horoskopin për 7 ditë rresht, ja kush vuan më shumë Read More »

Shpërthimet për ndërtimin e rrugës po shembin shtëpitë në Pogradec (Video)

Banorët e një lagjeje në Golikë të Pogradecit kanë dalë kundër një firme që po ndërton rrugën Qukës – Qafë Plloçë. Ata pretendojnë që firma po kryen shpërthime me tritol dhe kjo u ka dëmtuar rëndë shtëpitë.

Tavane të çarë dhe gurë që kanë rënë në mes të shtëpive.  Xhamat e dritareve të thyera dhe banorë të frikësuar.

Ne po rrinim këtu brenda dhe dolëm përjashta, kur dolëm përjashta dëgjuam një krismë, se nga nga binin se nga shkonin, fëmijët përjashta”.

Më shumë se dhjetë familje të lagjes Brezovicë në Golikë të Pogradecit po përjetojnë orë të vështira.

“Cupa gjumë në krevat ata  gurë përsipër.

Të shtunën ata kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dinamiti. Për këtë akuzojnë firmën që po ndërton rrugën Qukës – Qafë Plloçë.

“Të gjithë u lumturuam për ndërtimin e  rrugës, se shpëton zona, po jo kështu të vritemi”

Në fushë shikohen ende kallëpe eksplozivi të paplasura. Banorët dolën në protestë dhe kërkojnë ndihmë. Ata thonë se janë të rrezikuar.

“Nuk mendoja për shtëpinë, por mendoja  vetëm për fëmijët”.

“Nuk po llogaris dëmet në shtëpi, shqyr shpëtuam”.

“Sot do të ishte ditë zie, Zoti është i madh që shpëtuam”.

Kryetari i Njësisë Administrative Proptisht Gëzim Alla thotë se policia është vënë në dijeni dhe po bëhen hetimet.

“Ka ndodhur shpërthim masiv janë shpërndarë në ajër copa gurësh, dhe më e këqja është se nuk është lajmëruar asnjë nga banorët e kësaj lagjeje”. /abcnews.al

Shpërthimet për ndërtimin e rrugës po shembin shtëpitë në Pogradec (Video) Read More »