Ekspozimi në çdo orë të ditës në internet, përballja dhe krahasimi mes moshatarësh që jetojnë mes luksit, apo të pasur në dukje, i vë në presion adoleshentët dhe të rinjtë.
Për vetë ata është e vështirë të heqin dorë edhe pse janë të ndërgjegjshëm që përdorimi i telefonit për një kohë aq të gjatë nuk është normale.
Zgjidhja, sipas prindërve do të ishte më pak telefon dhe më shumë sport.
Megjithatë, ekspertët, jo vetëm në botë, por edhe në vendin tonë ngrenë alarmin se përdorimi i rrjeteve sociale nuk shkakton vetëm probleme fizike, por çon deri në aktet ekstreme të bullizmit në shkolla, apo vetëvrasje.
Të dhënat e INSTAT në Shqipëri tregojnë për një rritje të vetëvrasjeve për të rinjtë e moshës 20-29 vjeç gjatë vitit të kaluar. Akte të tilla jo domosdoshmërisht shkaktohen vetëm nga problemet ekonomike.
Tirana, Lezha, Korça, Berati, Durrësi janë qarqet me numrin më të madh të vetëvrasjeve, ndërsa Kukësi, më i varfri në vend, në statistikat e tilla renditet i fundit./topchannel
Një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët vjen nga shteti belg, i cili tashmë për të gjithë ata që jetojnë atje apo e vizitojnë këtë shtet, ka njohur lejen shqiptare të qarkullimit të automjeteve.
Njoftimi vjen nga Ministria e Jashtme, teksa thuhet se të gjithë shqiptarët që jetojnë apo vizitojnë Belgjikën, mund të lëvizin lirshëm me makinë me patentën shqiptare.
Për shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Belgjikë, duhet të paraqiten në komunë për t’u pajisur me leje drejtimi belge në bazë të lejes shqiptare të drejtimit.
Për shtetasit shqiptarë që qëndrojnë në Blegjikë më pak se 3 muaj, mund të përdorin lejen shqiptare te drejtimit të automjetit.
Autoritet në Prishtinë kanë marrë në pyetje “Bashkëpunëtorin X” të PD, Albert Veliun 24 orë pasi ai kërkoi azil në Kosovë. Një burim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës që shqyrton kërkesat për azil i tregoi Report TV atë çfarë ka deklaruar Albert Veliu.
“Kam frikë për jetën. Nëse me ktheni në Shqipëri do të më vrasin”.
Ky ka qenë deklarimi Albert Veliut që përbën edhe bazën e kërkesës për azil. Së bashku me të birin ai është duke u mbajtur në qendrën e azil kërkuesve.
Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës është duke shqyrtuar kërkesën për azil të Albert Veliut, nëse ajo është në përputhje me nenin 5 të ligjit “Për azilin në republikën e Kosovës ku thuhet se: “Republika e Kosovës mund t’ju japë mbrojtjen e përkohshme personave që duhen mbrojtur, për aq kohë sa ata i ekspozohen një rreziku të përgjithshëm të rëndë”.
Ligji për azilin në Kosovë parashikon që aplikantit për azil, t’i jepet një përgjigje gjashtë muaj që nga dita e paraqitjes së kërkesës. Paraditen e të Hënës Veliu sëbashku me të birin, u ndaluan gjatë një kontrolli normal në zonën e Shtimjes në afërsi të Prishtinës. Rezultoi se ata nuk e kishin kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë të rregullt.
Hetimet paraprake të policisë së Kosovës kanë zbuluar se Albert Veliu dhe i biri nuk figuronin të riregjistruar në sistemin e kufirit si në atë të Kosovës dhe TIMS në Shqipëri. Kaq ka mjaftuar për policinë e cila ka njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm në Prokurorinë e Prishtinës e cila ka urdhëruar arrestimin e tyre.
Ndaj tyre është ngritur akuza për kalim të jashtëligjshëm kufiri. Po ashtu prokurori i ngarkuar për këtë çështje e ka kërkuar arrestimin edhe për shkak të dyshimeve të tjera. Menjëherë pas arrestimit Veliu i ka deklaruar prokurorit të çështjes se kërkon azil politik.
Sot pritet dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare deri orët e pasdites kur pritet shtimi gradual i vranësirave në territor, më të shpeshta në lindje dhe juglindje ku priten shira të përkohshëm.
Mbrëmja dhe orët e natës risjellin mot kryesisht të kthjellët në të gjthë territorin shqiptar.
Sipas Meteoalb era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25km/h nga veriperëndimi, ndërsa në det vijon dallgëzimi i ulët.
Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera termike thuajse konstante gjatë mëngjesit por edhe orët e pasdites.
Reshjet
Sot, e martë, dt.29, pritet të ketë reshje të dobëta në pjesën më të madhe të qarqeve. Lokalisht reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, kryesisht në zonat kodrinore-malore dhe pranë tyre.
Temperaturat
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 27 °C
në vendet e ulëta: 18 / 30 °C
në vendet malore: 12 / 24 °C.
Era
Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë orëve të pasdites.
Në verë, sidomos në ato ditë kur ndihet më shumë i nxehti, komoditeti i fustaneve të gjata vërtetë nuk ka çmim: thjesht zgjidhni modele të freskëta dhe të lehta, i kombinoni ato me një palë sandale të sheshta dhe ja … uniforma perfekte e verës është gati.
Por, pse t’i veshësh ato vetëm me rroba dhe aksesorë të rastësishëm? Kjo veshje kaq femërore jep vetes një larmi të tillë kombinimesh, saqë do të ishte një turp që të mos përdoret siç duhet në çdo kohë të ditës!
E vërtetë, modele të caktuara, të bëra me pëlhura të çmuara, janë veçanërisht të rekomanduara vetëm në raste të veçanta, por duke u fokusuar në fustanet e gjata është e mundur t’i vishni në çdo rrethanë, të 7 ditët e javës.
Nga modelet si këmisha, për t’i veshur me një palë atlete dhe çantë praktike ditore, tek fustanet e gjatë të veshur me pantofla të sheshta ose me takë të lartë në varësi të rastit; pa harruar fustanet maxi në xhins ose lino, perfekte si në qytet dhe në plazh, të kombinuara me sandalet ‘espadrilles’.
Nëse jeni duke kërkuar ide për mënyrën më të mirë të kombinimit të fustaneve të gjata këtë sezon, këtu keni disa ide që mund të frymëzoheni!/k.s/
Mes 19 qyteteve më të mira të Europës është përfshirë edhe kryeqyteti shqiptar.
Pas disa medieve botërore, edhe prestigjiozja “Business Insider” sugjeron Tiranën si destinacion për pushimet e kësaj vere.
Shqipëria renditet mes shteteve si Kroacia, Mali i Zi, Portugalia, Spanja, Greqia, Italia, Franca etj.
Neil Cartwright, ekspert turizmi për faqen “Kayak” shprehet se “Shqipëria është një nga vendet më pak të njohura nga vendet e tjera që ndodhen në Europë, por ia vlen të vizitohet për disa fundjava të gjata”.
“Tirana ka ndryshuar shumë vitet e fundit dhe është një qytet fantastik me shumë kulturë, argëtim dhe një qendër interesante politike”, – shprehet ai më tej.
Eksperti shprehet se “… është një qytet i mbushur me ngjyra dhe shumë interesant për të bërë foto që t’i postoni në rrjetet sociale”. /a.g/ ATSH
– Spitali Rajonal i Vlorës është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, duke ofruar një standard të ri të shërbimit për pacientët, falë investimit prej 600 mijë euro.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër investimet në këtë spital, ku janë instaluar mamografia e re, grafia dixhitale, grafia e lëvizshme, aparati i ri i anestezisë në sallat e operacionit, inkubatorë të rinj në neonatologji e një sërë aparaturash moderne me vlerë 608 mijë euro.
“Pas Durrësit, Gjirokastrës, Dibrës, jemi sot në Vlorë për investimet e mëdha që qeveria po ndërmerr për fuqizimin e spitaleve rajonale, sepse ne kemi një plan konkret për të mundësuar që qytetarët ta marrin shërbimin me cilësi, afër vendbanimit të tyre”, – tha Manastirliu.
Spitali i Vlorës është nga përfituesit më të mëdhenj të programit kombëtar të investimit në spitalet rajonale në aparatura të reja bio-mjekësore.
“4.5 milionë euro po investojmë për të rritur cilësinë e shërbimit në spitalet rajonale për diagnostikimin dhe trajtimin më të mirë përmes aparaturave të teknologjisë së lartë”, – tha Manastirliu.
Përveç investimeve në spital, këtë vit rikonstruktohet plotësisht Poliklinika e qytetit të Vlorës, e cila do të pajiset gjithashtu me aparatura të reja, me rreth 112 milionë lekë investim, çka sipas ministres do t’i ndryshojë faqe poliklinikës në zemër të qytetit të Vlorës.ATSH -TIRANË, 29 maj/ATSH/
Pas 7 vitesh martesë, me tre fëmijë 30-vjeçarja shkoi drejt divorcit. Ermira Beqo, nëna e tre fëmijëve ka më shumë se dy vite që nuk takon dot të vegjlit e saj, edhe pse në vendimin e gjykatës përcaktohet qartë data dhe ora e takimit mes nënës dhe fëmijëve.30-vjeçarja lidhi kurorë me Besnik Osmanaj në vitin 2009 dhe sollën në jetë 3 fëmijë. Vajza e madhe aktualisht është 8 vjeçe, djali 7 vjeç dhe djali i vogël vetëm dy vjeç. Në fillim gjithçka shkonte mirë mes çiftit, por pas lindjes së dytë, Ermira rrëfen se në familjen e tyre nisi dhuna dhe të ardhurat nuk mjaftonin për të bërë një jetesë normale.
Në dhjetor të 2016, ku djali i vogël ishte vetëm 3 muajsh, çifti kryen divorcin pas konflikteve të vazhdueshme.Në pamundësi të ekonomisë Ermira në mirëbesim ia la fëmijët babait dhe gjykata vendosi një detyrim mujor për nënën, 50 mijë lek të vjetra për çdo fëmijë dhe datat e takimit. Kanë kaluar dy vite nga divorci dhe kjo nënë si ka takuar asnjëherë fëmijët e saj. Ajo tregon se djalin dhe vajzën e madhe e ka parë nga larg vetëm në ambientet e shkollës, pasi nuk ka mundësi tjetër, ndërsa djalin 2-vjeçar nuk e ka parë prej dy vitesh.
Ka nisur dhe një proces gjyqësor për të marrë djalin e vogël të paktën por mundësitë janë të pakta. Ermira tregon se tani është në gjendje të rrisë fëmijët, por ish-bashkëshorti e ka nxjerrë si të paaftë mendore që ajo mos të marrë asnjë fëmijë.Më 24 maj 30-vjeçarja ka qenë në studion e emisionit për të treguar problemet me ish-bashkëshortin për tre fëmijët e saj.Ermira Beqo mori guximin ta bëjë publike jetën e saj, për hir të fëmijëve pasi ka dy vite që nuk i takon.
Ndërkohë në emisionin e sotëm ndodhet edhe ish-bashkëshorti i saj Besnik Osmani dhe ish-vjehrri Qamili për t’u përballur. Ndërsa gruaja kërkon të shohë fëmijët siç e ka përcaktuar gjykata, ish-burri e akuzon se nuk është e aftë për t’i mbajtur dhe se e ka tradhtuar disa herë kur kanë qenë të martuar por e ka falur për hir të fëmijëve.“E kam kapur 5 herë me të dashurin dhe e fala. Herën e fundit erdha në shtëpi nga puna e nuk e gjeta. Ka ardhur në mes të natës me paketë cigare në dorë, fëmijët qanin. E mora në telefon nga komshiu se s’ma hapte telefonin tim, dhe kjo i tha mos i trego burrit”, tregon Besniku i cili vjen nga një tjetër martesë e dështuar për të njëjtat arsye, raporton “BalkanWeb”. Ai tregon ditën kur Ermira iku nga shtëpia dhe thotë se bëri kallëzim në polici dhe më pas e kërcënoi i dashuri i saj në telefon.“Unë erdha në Shqipëri dhe para portës ishte zonja duke folur me komshiun. Komshiu më ftoi për kafe kjo mori çantën e çoi në shtëpi dhe pastaj iku livadheve. Kalamajtë kanë ndenjur në shtëpi me mua deri pasdite. Ika në Durrës bëra kallëzim, i thashë shefit deri të hënën nëse paraqitet mirë, nëse nuk paraqitet do e denoncoj. I dashuri i Ermirës më merrte në telefon dhe më kërcënonte pse bëre denoncim”, tregoi Besniku.
Nga ana tjetër, Ermira i tha ish-vjehrrit se djali i tij ka pasur të dashur dhe i ka lexuar mesazhet. “Shihni djalin tuaj që 5 vjet fliste me dashnoren me mesazhe. E di edhe goca e xhaxhait të tij. I kam parë vetë mesazhet”, tha Ermira.I pyetur nga moderatorja Evis Ahmeti nëse kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, Besniku tha se e kishte qëlluar vetëm një herë.“Një herë e kam qëlluar. Doli 4 orë e gjysmë me shoqen pa lejen time”, tha ai, ndërsa Ermira tha se e ka dhunuar disa herë. Ish-vjehrri shprehu ankesa të tjera ndaj nuses. “Unë nuk doja të flisja se këtu më dëgjon gjithë bota. Ermira na ka sjellë shumë probleme por unë nuk doja si baba që të prisheshin sepse meqë ishte ndarë Besniku dhe me gruan e parë”, tregon Qamili.Vetë Ermira tha se do luftojë për t’i marrë fëmijët e saj. “Të tre fëmijët do i marr. Gur do bëhem, në gjykatë do rri e fëmijët do i marr”, tha ajo. Në fund ish-burri dhe ish-vjehrri premtuan se do e lejojnë të takojë fëmijët.