Aurora

Mëshira, bijë bastarde e etërve dinakë! Hidri, i shtati minator që humb jetën në galeritë e Bulqizës

Një 62 vjeçar humbi jetën nën një masiv gurësh në një nga galeritë e nxjerjes së kromit në Bulqizë paraditen e së premtes. Viktima e radhës në minierën e Bulqizës quhet Medi Hidri dhe sipas policisë “ishte duke kontrolluar frontin, (kur) është shembur një masiv shkëmbor i cili i ka shkaktuar vdekjen”.

Policia nuk bëri me dije në njoftimin paraprak, ashtu si edhe në raste të tjera, se cila nga kompanitë e menaxhonte galerinë- nga më shumë se 100 të tilla që operojnë në Bulqizë. Sipas saj, aksidenti ka ndodhur sërish në Zonën D. Policia thotë se “vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet të zbardhen shkaqet”.

Hidri është i shtati minator që humb jetën në galeritë e zonës së Bulqizës brenda 7 muajsh. Ndërkohë, megjithë pretendimet e autoriteteve për hetime, BIRN gjeti në disa shkrime të mëparshme se në shumicën dërrmuese të rasteve, faji u lihej viktimave dhe në pak të tjera kolegëve të tyre minatorë.

Gjatë dekadës së fundit, rreth 300 minatorë kanë humbur jetën në të gjithë vendin si pasojë e aksidenteve në miniera. Por pavarësisht bilancit tragjik të viktimave, asnjë drejtues kompanie nuk është ndjekur penalisht gjatë tre viteve të fundit nga Prokuroria e Dibrës.
Nga informacionet mësohet se kjo galeri administrohet nga Sajmir Mane, i cili në vend që të rrisë standardet e sigurisë shfaqet sikur bën bamirësi.

“Varfëria nuk është natyrore, ajo është e krijuar nga sistemi ku jetojmë i cili na detyron që parajsa e Samirit të jetë ferri jonë. Bamirësia jo vetëm që të varfëron po të çon në mizerje pasi të mbyll gojën për të kërkuar drejtësi me një pako makarona dhe krijon idenë që varfëria po zhduket, ndërkohë që ajo vetëm sa po thellohet.

Sot e vetmja mënyrë që mjerimi të zhduket është ORGANIZIMI, ku të gjithë bashkë t’i marrim privilegjet Samirit dhe t’i kthejmë në të drejta duke ndërtuar një shoqëri ku zhvillimi yt të jetë edhe zhvillimi jonë dhe anasjellta.

Sot në zonën D të minierës së Bulqizës është vrarë në punë minatori Medi Hidri. Kjo është fytyra e vërtetë e kapitalizmit dhe jo kjo foto.
Mëshira, bijë bastarde e etërve dinakë!”, shkruan aktivisti Kristjan Zoto.

Mëshira, bijë bastarde e etërve dinakë! Hidri, i shtati minator që humb jetën në galeritë e Bulqizës Read More »

E panjohura e grupit të Kananit, “Eskobari nr.2” që kishte klientë yjet e showbis-it: si funksiononte rrjeti dhe lidhjet me politikën

Një rrjet perfekt që funksiononte nga Shkodra në Sarandë, me degë thuajse në çdo bashki të vetën dhe me “konsullata në Itali, Gjermani, Belgjikë, Hollandë dhe mbi të gjitha në ishujt grekë, nga ku bëhej lidhje me celulat në resortet turistike turke të Marmarisit dhe Bodrumit.

Grupi i Met Kananit, i mbiquajturi “Escobari nr.2” dhe për të cilin ambasadori amerikan Donald Lu tha që në fillim që është një “peshk i madh”, tashmë është i shthurrur totalisht.

Janë kapur kapitenët kryesorë, shefat e regjimenteve që blenin hashashin, heroinën dhe kokainën dhe e shpërndanin sipas porosive të “pikave të shitjes me pakicë”.

Grupi i Met Kananit është një prej bandave më të rrezikshme dhe klientela e saj ka qenë ajo e “klasit të parë”. Që do të thotë: droga shitej për piacën e lartë të miliarderëve dhe yjeve që frekuentonin resortet superluksoze të rivierës turke të Bodrumit, ishujve grekë të Egjeut dhe natyrisht miliarderëve në qytetet kryesore të Europës.

Një rrjet perfekt që pë disa vite i solli këtij grupi një fitim gjigandesk, shifrat e të cilit mbahen sekret, pasi në llogaritë e fshehura dhe në investimet e kryera fshihen “peshq edhe më të mëdhenj”.

Një burim diplomatik bën të ditur se DEA amerikane ka arritur të interceptojë biseda shumë të fuqishme me njerëz me pushtet në Shqipëri, madje edhe në politikën e lartë.

Por këto janë pjesa tjetër e hetimit pas shkatërrimit të grupit, i cili ndodhi me arrestimet e djeshme, ku falë zbërthimit të të arrestuarve në Turqi, janë kapur të gjithë krerët e “zyrave” të një prej bandave më të fuqishme të trafikut të drogës në Shqipëri.

Përveç Fierit, aty ku grupi ka qendrën më të madhe, rrjeti i Kananit ishte i shtrirë në të gjithë jugun si Vlorë, Sarandë Gjirokastër, Korçë etj., si dhe në Shkodër në veri, e në Tiranë e Kavajë në Shqipërinë e Mesme.

Grupi i Met Kananit është njohur në mjediset e trafiqeve si “furnitori me bar”, heroinë dhe kokainë, i yjeve të kinematogafisë, muzikantëve të rock-ut, biznesmenëve të nivelit të lartë, e mbi të gjitha modeleve, rrjetit të modës dhe industrisë gjigande dhe fitimprurëse të eventeve.

Në fund, të paktën deri tani ata që ideuan dhe morën pjesë në operacion theksojnë se kanë arritur sukses pasi kanë dorëzuar në duart e prokurorëve prova që nuk e nxjerr më nga burgu bandën e Kananit.

Ajo që pritet në fazën e dytë është sekuestrimi dhe gjetja e pasurive të investuara e të fshehura.

Burime nga një agjenci ligjzbatuese bëri të ditur se edhe për këtë fazë është zbuluar gjithçka. Pritet vetëm zbatimi në ditët e ardhshme. /tesheshi.com/

E panjohura e grupit të Kananit, “Eskobari nr.2” që kishte klientë yjet e showbis-it: si funksiononte rrjeti dhe lidhjet me politikën Read More »

Kini shumë kujdes në jeni “rrugëve” sot! Pasditja rrezik i madh për këto zona

Kthjellime e vranësira kalimtare do ketë veriu dhe pjesërisht zonat qendrore, ndërsa vranësira më të shpeshta dhe shira sjell mesdita në zonat jugore.

Edhe pasditja vijon me rrebeshe shiu në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër, por shira të izoluar do të ketë në veri, ndërsa thuajse pa shira i gjithë bregdeti.

Priten reshje të dobëta në të gjithë territorin por ato do të jenë lokalisht mesatare në qarqet Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë ndërsa ekstremumet luhaten nga 9 në 27 gradë celcius.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 26 °C

në vendet e ulëta: 14 / 28 °C

në vendet malore: 9 / 22 °C

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 23km/h nga perëndimi ndërsa në det krijohet dallgëzimi i ulët.

Kini shumë kujdes në jeni “rrugëve” sot! Pasditja rrezik i madh për këto zona Read More »

Takimit me banorët e Orikumit, në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam” (Foto)

Gjatë takimit me banorët e Orikumit, në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”.

Takimi me banore te Orikumit Min. D. Gjiknuri i shoqeruar nga deputet e Vlores, prefekti Mamaj dhe Kreu i Bashkise Leli …

Ja disa foto te bera gjate takimit …

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Takimit me banorët e Orikumit, në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam” (Foto) Read More »

Shqetësuese: Shqiptarët nuk duan të lexojnë !

Numri i frekuentimeve në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë zbriti në 88 mijë, nga mbi 150 mijë që kishte qenë në vitin 2016.

Numri i shqiptarëve që lexojnë duket se po pëson rënie. Sipas të dhënave statistikore të kulturës nga INSTAT, numri i frekuentimeve në bibliotekën më të rëndësishme në vend pothuajse është përgjysmuar gjatë vitit 2017. Numri i frekuentimeve në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë zbriti në 88 mijë, nga mbi 150 mijë që kishte qenë në vitin 2016.

Ndërsa Eurostat raporton se në BE, banorët shpenzojnë mesatarisht 200 euro për frymë për libra, ndërsa rreth 20 % e popullsisë janë lexues të rregullt të librave.

Në vendet perëndimore, rënia do të ishte tregues i sjelljes elektronike, që do të thotë se priren që të lexojnë në Web më tepër se sa libra fizik, pra e-libra. Por, në rastin shqiptar e-libri nuk është shumë i pranishëm sepse, sipas përfaqësuesve të shtëpive kryesore, pirateria dhe aksesi i pakët në faqe si Amazon, janë penguesit kryesorë, përcjell albinfo.ch.

Në vitin 2016, Eurostat përllogarit se të gjitha familjet në Bashkimin Evropian (BE) shpenzuan 90 miliardë euro ose 1.1% të shpenzimeve totale të tyre të konsumit në libra, gazeta dhe shkrimi. Kjo përfaqëson 0.6% të GDP-së së BE-së ose rreth 200 euro për banor të BE-së. Nga ana tjetër, shpenzimet e familjeve për këto objekte ishin më pak se gjysma e shpenzimeve të tyre të shërbimet rekreative dhe kulturore.

Shpenzimet për libra, gazeta janë në rënie. Në vitin 1995, 1.8% e shpenzimeve totale të konsumit të familjeve në BE ishte e përkushtuar ndaj këtyre artikujve.

Në Shqipëri mungojnë statistika të qarta mbi shumën e shpenzuar për libra, gazeta etj, por shifrat sugjerojnë se konsumimi i tyre në Biblioteka ka qenë në rënie, duke pësuar përgjysmim në 2017, nga një vit më parë.

Eurostat tregon se përqindja e njerëzve që lexojnë libra në Serbi, është më e lartë se në Belgjikë, Austri, Rumani apo Francë. Ndërsa kryeson listën në Evropë, Finlanda, pasuar nga Polonia dhe Estonia, me përqindjen më të madhe të njerëzve që lexojnë libra, përkatësisht 17 %, 16.5 % dhe 15 %.

Shqetësuese: Shqiptarët nuk duan të lexojnë ! Read More »

Një dietë e sigurtë për të humbur 10 kg në 7 ditë, por ka një veçori

Para se ta nisni, duhet ta dini se kjo dietë nuk funksionon nëse nuk ushtroheni të paktën gjysmë ore në ditë.

Plani i dietës
– Mëngjesi: Hani një frut për mëngjes çdo ditë. Kurseni bananet dhe rrushin.

Dita 1
– Dreka: Një portokall, një vezë e zier dhe një gotë kos (200 ml);
– Darka: Dy toste , dy vezë të ziera, dy domate dhe gjysmë kastraveci.

Dita 2
– Dreka: Një portokall, një vezë të zier dhe një filxhan kos
– Darka: Një tost, 125 gram mish viçi, një filxhan kafe ose çaj (pa sheqer) dhe një portokall.

Dita 3
– Dreka: Një portokall, një vezë e zier dhe një kastravec
– Darka: Një tost, 125 gram mish viçi, një filxhan kafe ose çaj (pa sheqer), dhe një portokall.

Dita 4
– Dreka: Një tost,  125 gram gjizë dhe një domate
– Darka: Një tost, 125 gram mish viçi, një filxhan kafe ose çaj (pa sheqer) dhe një portokall.

Dita 5
– Dreka: Një tost, 200 gram. mish të gatuar ose peshk dhe një domate
– Darka: 1 patate të zier, bizele dhe karrota.

Sigurohuni që të gatuani perimet pa përdorur kripë. Konsumi i alkoolit është rreptësisht i ndaluar gjatë kësaj diete. Ndiqni dietën pesë ditët e para, pastaj bëni një pushim dy-ditor dhe vazhdoni me dietën në ditën e tetë. Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të konsultohen me një kardiolog para se të zbatojnë këtë dietë në jetën e tyre të përditshme.

Një dietë e sigurtë për të humbur 10 kg në 7 ditë, por ka një veçori Read More »

Kompanitë e basteve “çmenden”: Fituesi i Eurovision do jetë një shqiptar! Ja sa kanë shkuar koefiçentët

Mbrëmjen e sotme është nata finale e Eurovizionit dhe mjaft shqiptarë janë pushtuar nga emocionet. Veç Eugent Bushpepës, zëri ynë zyrtar në Festivalin Europian e Këngës, edhe dy bashkëkombës të tjerë, Eleni Fureira me flamurin e Qipros dhe Ermal Meta me atë të Italisë, përcjellin vlerat e tyre në skenën e Altice Arena.

E në pritje të Finales së Madhe, nuk kishte sesi mungonin diskutimet për favoritet e këtij viti. Ekspertët britanikë kanë krijuar një listë me koeficientet e secilit shtet pjesëmarrës.

Sakaq kandidatja më e mundshme për të triumfuar sot në Portugali sipas këtyre eksperteve, duke iu vendosur edhe koefiçentin më të ulët, është Foureira.

Kurse e dyta në listë renditet Netta Barzilai e Izraelit me këngën super ritmike: Toy Boy, të evidentuar që në fillim si një prej favoriteve të qarta të konkurrimit.

Eugent Bushpepa ndërkohë renditet në vendin e 25-të, i pasuar vetëm nga Serbia. Këtë mbrëmje, ai do të ngjitet në skenën e Eurovizionit i 12-ti, pas Gjermanisë.

Eurovision është praktikisht konkurrimi më i gjatë i përvitshëm ndërkombëtar në Televizion. Fillesat e tij janë në 1956-ten, ndërsa formatin e ka të frymëzuar nga festivali italian i Sanremos.

Kompanitë e basteve “çmenden”: Fituesi i Eurovision do jetë një shqiptar! Ja sa kanë shkuar koefiçentët Read More »

Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2018, e nis mbarë me një koncert madhështor

Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2018. Celja zyrtare e sezonit turistik në Vlorë ishte menduar edhe si një koncert rinor me emra të njohur të muzikës shqiptare,ndërsa fishekzjarret e shumta në qiellin e Vlorës kanë konfirmuar nisjen zyrtare të këtij sezoni turistik,me shpresën dhe besimin se Vlora do të jetë sërish epiqendra e turizimit shqiptar.

Në lungomare Vlora i ka dhënë nisjen sezonit të këtij viti,duke besuar se Vlora do të jete padyshim epiqendra e turizmit këte verë. Nje koncert me emra te njohur te muzikes si Era Rusi grupi Nrg Band apo Alban Skenderaj si Vlonjat na nderoi me ardhjen e tij ,ndërsa aktivitetet per sezonin kanë nisur ditë më parë.

Përshendetja ka ardhur edhe nga kryebashkiaku Dritan Leli ,por edhe ministrat Damian Gjiknuri e Blendi Klosi,të cilët e kanë cilesuar Vlorën si pjesa më e rëndësishme e zhvillimit të vendit mes turizimit dhe resurseve të jashtëzakonshme që ajo ka.

Koncerti rinor ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes,ndërsa Vlora ka startuar kështu sezonin turistik të këtij viti,për të vijuiar gjatë këtyre ditëve edhe me aktivitete te tjera të rëndesishme si Aulona Folk Festival,apo edhe kampionati i fluturimeve të lira.

Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2018, e nis mbarë me një koncert madhështor Read More »