Për shekuj, hudhrat janë përdorur si një ilaç natyror. Atletët në Olimpiadën e parë në Greqinë e lashtë e konsumuan atë për të rritur forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Gjatë Luftës së Parë Botërore I dhe II, ushtarëve iu dha hudhër për të parandaluar gangrenën.
Dhe kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se përbërësit e hudhrës shërbejnë si një antibiotik natyror për të parandaluar dhe luftuar sëmundje të ndryshme.
Në një studim të ri profesorë në Albany College of Pharmacy and Health Sciences vunë re nës shtimi i elementit kimik të fluorit në komponimet natyrore të hudhërës do të rriste aktivitetin biologjik të dobishëm.
Fluori është një nga elementët më reaktiv në tabelën periodike dhe përdoret gjerësisht në industrinë farmaceutike.
Për shembull, disa nga 10 llojet më të shitura të drogës përmbajnë atome fluori, duke përfshirë agjentët e uljes së kolesterolit Lipitor dhe Prevacid të Pfizer, një ilaç që përdoret për të për të trajtuar e parandaluar ulcerat e stomakut dhe zorrëve.
Në këtë mënyrë shkecëtarët zuluan se hudhra dhe fluori mund të jenë një kombinim i fuqishëm.
Për të testuar hipotezën e tyre, shkencëtarët ndryshuan disa përbërës të hudhërve, duke zëvendësuar atomet e hidrogjenit me atome fluori.
Pas përfundimit, ata përdorën vezë embrionale 10-ditore për të krahasuar efektivitetin e komponimeve të modifikuara me fluorin dhe përbërësit e pamodifikuar si anti-angiogjeneza dhe agjentë antitrombikë.
Agjentët angiogjenezë përdoren për të luftuar kundër kancerit duke bllokuar rritjen e tumorit, ndërsa agjentët antitrombozë ndihmojnë në reduktimin e formimit të mpiksjeve të gjakut.
Rezultatet treguan se komponimet e modifikuara ishin më të larta në aktivitetin biologjik dhe duhet të merren parasysh në zhvillimin e terapive të ardhshme të barnave.
Ish-gazetari i “Zërit të Popullit” sot botues i gazetës “55”, Fahri Balliu, është denoncuar vazhdimisht, për pazare dhe miqësi me eksponentë të lartë të kabinetit të kryeministrit Edi Rama.
Sot, Fahri Balliu u kap mat me zë e figurë, teksa bisedon me një tjetër anëtar të kabinetit, Niko Peleshin, Ministër i Bujqësisë.
Por Niko Peleshi nuk është i vetmi, një tjetër ministër i rëndësishëm i qeverisë Rama, një nga “superministrat”, që çdo ditë sulmohet nga Lulzim Basha, është mik i afërt i Fahri Balliut dhe sponsorizhet prej tij, ashtu sikundër është edhe Vangjush Dako, të cilin CNA.al e denoncoi pak kohë më parë për pazaret e tij me Fahri Balliun. Krahas Peleshit, Fahri Balliu, ka një miqësi të fortë me Damian Gjiknurin.
Burime i se Fahriu ka lidhje të ngushta me eksponentë të Qeverisë për një bashkëqeverisje. Ai në njërën anë fut duar në llokmat e Ilir Metës, e në anën tjetër bashkëpunon ministrat e Edi Ramës, për të çuar në një bashkëqeverisje PS-PD, apo Rama-Basha dhe për t’i siguruar vetes benefite nga korrupsioni i pushtetit./Pamf;eti
Me kalimin e kohës përfundimisht të gjithë përballen me dhimbje të ndryshme dhe një prej tyre janë edhe problemet me kockat e kyçet.
Por ne kemi disa këshilla për të ndarë me ju, kështu që mund të ruani qetësinë.
Dhimbjet e kockave dhe kyçeve nuk janë një dhimbje e zakonshme, kështu që ato që tashmë e kanë përjetuar ndjesinë e asaj dhimbje e dinë se kjo është pak a shumë një makth.
Në disa raste, njerëzit nuk janë në gjendje të ecin ose të ulen.
A e dini se gjunjtë mbështesin më shumë se 80% të peshës totale të trupit?
Për këtë arsye duhet të bëni shumë kujdes me gjunjtë.
Dhe për t’ju ardhur në ndihmë, ne do t’ju tregojmë një recetë që shëron të gjitha këto probleme dhe është më e kërkuara.
Përbërësit:
Gjysmë filxhani vaj ulliri i ngrohtë;
Një copë e vogël xhenxhefil;
2 lugë gjelle piper i kuq;
Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit bashkë dhe më pas konsumojeni. Ju bëftë mirë.
Përherë e më shumë, përdoruesit e facebook bëhen kuriozë se kush e viziton profilin e tyre. Vëmendja virtuale që na kushtojnë të tjerët, me sa duket plotëson vëmendjen që na mungon në realitet.
Tashmë ka një metodë të re dhe të thjeshtë për të mësuar se kush na viziton profilin.
Mjafton të klikoni me butonin e djathtë të mouse në FB dhe të zgjidhni opsionin “View page source”.
Pastaj shtypni Ctrl+F. Më pas në kutizën që do dalë në të djathtë lart, shkruani “InitialChatFriendsList”.
Në ekran do t’iu shfaqen disa numra. Kopjoni një prej tyre, pa shtesën në fund që mund të jetë (-1) ose (-2), dhe bëjeni paste krye, pas adresës www.facebook.com
Dhe menjëherë pas këtij procesi do ta shuani kureshtjen se kush ju vizitoi për herë të fundit profilin.
Kupola e PD nën drejtimin e Sali Berishës ka treguar qartë se për pushtet është gati të bëjë gjithçka, nga vjedhjet e deri tek vrasjet e kundërshtarëve politikë.
E ka treguar me vepra se mund të vjedhë vota, e bëri më 26 maj 1996 duke instaluar për herë të parë në Shqipëri institucionin e vjedhjes së votës.
PD ka treguar se është gati të shkatërrojë shtetin vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet, apo të vijë në pushtet dhe këtë e ka treguar me tragjedinë e marsit të vitit 1997 kur shteti ra për tre ditë dhe për një muaj u vranë mbi 4 mijë njerëz, pasi armët ishin masivisht në duart e qytetarëve.
PD ka treguar se për të mbajtur pushtetin është gati të bëjë luftë civile, dhe këtë e tregoi në mars të vitit 1997 kur tentoi të vinte veriun kundër jugut, pa ia arritur, me gjithë viktimat e shkaktuara gjatë tërë këtyre muajve të tmerrshëm për historinë e vendit.
Madje ka treguar se mund të hedhë dhe ushtrinë me avionë, tanke, artileri të rëndë dhe lëndë helmuese luftarake siç bëri në marsin e vitit 1997 kundër Vlorës, Përmetit, Gjirokastrës etj.
PD ka treguar se për të ardhur në pushtet vret dhe liderin e saj, krye-themeluesin e PD siç bëri me Azem Hajdarin dhe të bëjë grush shteti siç bëri më 14 shtator 1998.
PD ka treguar se dhe blen vota me të gjitha mënyrat, dhe meqënëse shqiptarët nuk shquhen për ndonjë kujtesë të fortë le të hyjnë në google dhe të shohin se çfarë ka bërë Gazmend Dibra dhe të tjerët për të blerë votat.
Apo të shohë edhe vjedhjen në tavolinë në sytë e publikut dhe ndërkombëtarëve të mandatit të kryetarit të bashkisë së Tiranës Edi Rama nga ish kreu i KQZ sot Sekretar i Përgjithshëm i PD Arben Ristani, në favor të kryetarit aktual Lulzim Basha.
PD ka treguar sërish se për të qëndruar në pushtet është gati të vjedhë paratë e shqiptarëve për të blerë votat, siç bëri me vjedhjen e 250 milionë eurove të Rrugës së Kombit apo punishtes së Gërdecit ku u vranë për biznesin e familjes së ish kryeministrit Berisha 26 të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Apo me aferën e CEZ-DIA, ku shteti humbi afër 500 milionë euro.
PD ka treguar se për të mbajtur pushtetin mund të vrasë dhe njerëz të pafajshëm që protestojnë paqësisht në mes të Bulevardit qëndror të kryeqytetit, përballë Kryeministrisë.
Këtë bëri më 21 janar 2011 kur vrau katër demonstrues të pafajshëm, të cilët u ekzekutuan nga Garda e Republikës me urdhër të Sali Berishës kryeministër dhe Lulzim Bashës Ministër i Brendshëm në atë kohë.
PD ka treguar se bën gjithçka për të ardhur në pushtet dhe këtë po e tregon me lobimin me para ruse në SHBA, lobimin kundër hapjes nëgociatave apo përfshirjen në bërjen opozitë përmes video-përgjimeve, siç ka ka ndodhur këto ditë me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Por si partia e parë opozitare në Shqipëri pas 45 viteve komunizëm, të cilës i atribuohet rikthimi i vlerave të Shqipëri, kurrë s’na kishte shkuar ndërmend që PD dhe lidershipi i saj të dilte kundër Zotit.
Kjo ka ndodhur sot teksa kupola e PD ka sulmuar njeriun e Zotit me argumentin se përse nuk mbështet PD-në në aksionin e saj opozitar të video-përgjimit kundër Xhafajt dhe Ramës.
Pra sot PD është përfshirë në debat me myftiun e Tiranës Ylli Gurra duke e akuzuar atë si një vegël e Ramës dhe Ballës, që ngatërroi derën e Xhamisë me atë të qeverisë.
“Jeta e çdo qytetari është e shenjtë dhe kulisat e politikës nuk duhet të turbullojnë shenjtërinë e këtij muaji, qoftë të myslimanëve, apo edhe të vëllezërve të krishterë”, do të shprehej Ylli Gura një ditë para fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Pas mesazhit të myftiut të Tiranës reaguan demokratët. Fillimisht përmes RD, kryeredaktori i së cilës e quan Ylli Gurrën “veglën e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, maskuar si myfti”.
“Nuk dënon drogën, korrupsionin dhe vjedhjet që i dënon Kurani, por bën thirrje për heshtje para krimit që ka kapur shtetin. Atëhere, cilët mesazhe qeverisëse po përçon ky klerik, që ka ngatërruar derën e xhamisë me atë të qeverisë, duke u kthyer prej kohësh në një axhami?”.
Myftiu i la në heshtje kritikat ndaj tij. “Nuk i komentoj”, u shpreh ai në “Wake up”.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, i cili është kryesues i listës së Elbasanit, shpërndau në faqen e tij në Facebook shkrimin e Rilindjes Demokratike.
“Mos u habit, sepse Myftinia e Elbasanit vendosi një kandidat nga radhët e saj në listat për deputetë të PS-së në këtë qark. Dhe të mendosh që nëna e PS-së, PPSH-ja, zhduku kishat e xhamitë.
Për fat të keq, jo populli shqiptar, por drejtuesit e tij kanë kujtesë të vogël, e diktuar nga interesa personale, kur i bëjnë fresk komunizmit. Turp ku jemi katandisur”, shkruan Spaho.
Reagimi demokrat kundër myftiut të Tiranës nga Librazhdi ka nisur herët, ku në një prej faljeve të Bajramit, ai falënderoi kryeministrin Rama për ndërtimin e Xhamisë.
Por teksa hyn më thellë në histori, ky shpërthim i lidershipit të PD kundër fesës dhe njerëzve të Zotit nuk është i panjohur.
Duke gërmuar në dokumente dhe përmes ndonjë fotoje tek-tuk vë re se në nismën e vitit 1967 për të shembur kisha e xhamia, gjen dhe emrat e Sali Berishës lideri historik i PD, ish president dhe ish kryeministër i kësaj partie për 13 vitet e saj në pushtet pas viteve ’90.
Por gjen dhe emrin e ish ministrit të Jashtëm, ish zv.kryeministër e ish kryetar i PD, aktualisht deputet dhe njeriu më i afërt i Lulzim Bashës liderit të opozitës, vetë Tritan Shehu,
Sali Berisha në Tiranë dhe Tritan Shehu në Durrës ishin iniciatorët e shembjes së kishave dhe xhamijave si strehë e reaksionit, dhe opium për popullin.
Edhe atëherë u gjet sebepi nga Enver Hoxha, duke akuzuar njerëzit e Zotit si propagandues të luftës për shembjen e komunizmit, ndihmës që dhanë për bandat e ardhura nga jashtë për të rrëzuar sistemin komunist.
Madje u stisën dhe depo armësh në kisha dhe xhamia që më vonë u përdorën në akuzën për shkatërrimin e tyre dhe për vrasjen dhe burgosjen e njerëzve të Zotit.
Dhe tani kupola e PD po akuzon me të njejtat fakte njerëzit e zotit duke thene se janë kundër demokracisë, pasi nuk shprehen kundër kësaj qeverie të drogës, kundër Ramës e Xhafajt.
Fundja PD tashmë është kthyer në “habitatin” e vet, të ish komunistëve të vendosur Sali Berisha dhe Tritan Shehu që kontribuan fort para 50 viteve për shembjen e kishave dhe xhamijave dhe zhdukjen nga faqja e dheut të këtyre “strehave të reaksionit kundër pushtetit pupullor”.
Ky i fundit ka nderin të ketë dhe foto për këtë aksion./Pamfleti
Nuk është më një sekret se qëndrimi në celular natën vonë nuk është një veprim i mirë, pasi mund të shkaktojë çrregullime serioze të gjumit. Por psikologët nuk janë mjaftuar me këtë fakt, prandaj ata kanë bërë një studim më të gjerë për këtë temë.
Psikologët studiuan rreth 91.000 njerëz të moshave të ndryshme. Studiuesit kuptuan se qëndrimi në telefon gjatë natës, përveçse prish gjithë sistemin e gjumit, tashmë krijonte çrregullime të ndryshme si depresioni, bipolaritet dhe neuroticizmin.
Profesorët e Universitetit Glasgow janë të parët që bëjnë këtë studim. Ata u morën fillimisht me moshat 37-73 dhe më pas kaluan tek grupmoshat e tjera. I vendosen në duar disa aparatura të cilat i monitoronin 24 orë për 7 dite gjithë veprimtarinë. Rezultatet që dolën ishin të frikshme, sepse ata të gjithë vuanin nga çrregullimet e mësimpërme.
Gjithashtu kur u morën me njerëzit të moshës së re 18-25 vjeç ata zbuluan se përveç çrregullimeve të sipërme, ata ishin kthyer dhe në “njerëz nate”, pasi ishin më aktiv dhe produktiv natën sesa ditën. Kjo gjë ndikonte shumë si në punë dhe shkollë ashtu edhe në problemet sociale. Plus, ata gjithashtu raportuan nivele më të ulëta lumturie dhe norma më të larta të vetmisë.
Studiuesit thanë se kjo gjë duhej të ndalonte sa më shpejtë, sepse nëse vazhdon do të përhapet kudo, dhe përveçse të gjithë njerëzit do të kenë çrregullime mendore, ekziston mundësia të dalin çrregullime të reja ende të pazbuluara, në sipërfaqe vetëm prej përdorimit të aparatit celuar. Në fund të studimit, ekspertët rekomandojnë që pas orës 22:00, ju të mos merreni më asnjë sekondë me celularin tuaj nëse doni të keni jetë më të qetë dhe më të lumtur.
Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbetura të Majit, por edhe përgjatë Qershorit.
Sinoptikanët kanë parashikuar që ndryshe nga sa jemi mësuar vitet e fundit, Qershori i këtij viti do të jetë i mbushur me ditë me shi.
“Ditët e fundit të muajit Maj do të mbeten pjesërisht të kthjellëta dhe pjesërisht me vranësira dhe shira. Kryesisht gjysma e parë e Qershorit do të ketë prezencë të vranësirave dhe të reshjeve, kryesisht në zonat lindore dhe juglindore, dhe më pak shira do të jenë prezentë në gjysmën e dytë të Qershorit”.
Por kjo nuk do të pengojë ata që duan të shijojnë plazhin pasi bregdeti do jetë më pak i rrezikuar në ditë të veçanta.
“Sigurisht që do të ketë periudha që do të jenë shumë të favorshme për plazh dhe kryesisht zonat bregdetare janë më pak të prekura nga reshjet, ndërkohë që vetëm në periudha të shkurtëra temperaturat e ajrit do të jenë relativisht më të ulëta se sa ato tipiket e bregdetit gjatë muajit Qershor”.
Qershori do të jetë një muaj i freskët edhe sa i takon temperaturave, të cilat në ditë të veçanta do të jenë edhe më të ulta se normalja e këtij muaji.
Një çift nga Staten Island i New Yokur-ut po punonin në kopshtin e shtëpisë së tyre kur zbuluan një thesar të groposur, që mbante një pasuri të konsiderueshme.
Maria Colonna dhe burri i saj Emanuel, thanë se gjetja e thesarit në një vend të tillë të sigurt ishte si një ëndërr e fëmijërisë, e cila u bë realitet.
Çifti kishte një problem me drurët e pemëve të tyre, kështu që vendosën të mbillnin pemë të reja në oborr, por gjatë procesit të punës zbuluan fillimisht një kuti dhe menduan se ajo ishte e mbushur me kabllo apo tela.
Ata e nxorrën kutinë jashtë dhe kuptuan që ajo në fakt ishte një kasafortë e mbushur me para dhe bizhuteri.
Të futura në vend të sigurt, çifti gjeti brenda kutisë kartëmonedhat e lagura që arrinin deri në 52 mijë dollarë, ar, diamante, rubinë dhe stoli të tjera të çmuara.
“Ishte mahnitëse”, tha bashkëshorti i gruas. Por çifti gjeti edhe diçka tjetër brenda kutisë. Ata panë se në një copë letre ishte e shkruar një adresë.
Pasi bëri disa kërkime burri zbuloi që adresa ishte e fqinjëve të tyre. Shkoi tek dera e tyre dhe fillimisht i pyeti për ndonjë grabitje që mund të kishin pasur.
Fqinjët i thanë se ishin grabitur para 7 vitesh, pra në 2011. Më pas për habinë e të gjithëve Emanuele dhe gruaja e tij i kthyen të gjitha paratë familjes që i ishin vjedhur.
Kur e pyetën gruan e tij se përse nuk i mbajtën paratë për vete ajo tha:
As nuk duhet të ma kishit bërë këtë pyetje, ato para nuk ishin tonat!”