Aurora

Çështja “Xhafaj”, zbulohet identiteti i policit që përmendet në audiopërgjim (Foto)

Pasi emri i Ermalit, punonjës policie në Vlorë, u përmend gjatë audioregjistrimit të publikuar nga Partia Demokratike, ABC News zbulon identitetin i tij. Nga verifikimet e efektivëve të policisë së qarkut Vlorë, Ermal Haxhi, ka qenë i vetmi që ka pasur rol drejtues në periudhën Shtator-Dhjetor 2017, si shef stacioni në Policinë e Dhërmiut.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet pas përmendjes së emrit të një punonjësi të policisë në qarkun Vlorës gjatë audioregjistrimit të publikuar nga Partia Demokratike javën e kaluar.

Në atë përgjim, dëshmitari X, Albert Veliu dhe gazetari invesigativ, Jetmir Olldashi, pretendojnë se drogën përtej detit, do ta kalonin nëpërmjet efektivit me emrin Ermal.

ABC News ka verifikuar punonjësit e policisë së qarkut Vlorë, që kanë pasur rol drejtuesi në periudhën 2016-2017. I vetmi që ka pasur post drejtuesi në atë qark ka qenë Ermal Haxhi, i cili nga Shtatori deri në Dhjetor 2017 ishte shef stacioni në Policinë e Dhërmiut.

Për këtë emër, Pokuroria e Krimeve të Rënda nuk jep informacion, duke thënë se është çështje në hetim dhe mund të dëmtohen provat. Ndërkohë paralelisht organi i akuzës po verifikon të gjitha tabulatet telefonike, të punonjësve të policisë së qarkut Vlorë, me emrin Ermal për të vërtetuar, nëse ka pasur bashkëpunim, ndërmjet efektivëve blu me trafikantët e lëndëve narkotike.

Përgjimi i kryer në lokalin e Agron Xhafaj nga Veliu ka ndodhur në Tetor të vitit 2017, ku sipas dëshmitarit Albert Veliu, pretendohet se për trafikun e dorgës duhet të takohet me punonjësin e policisë të quajtur Ermal.

Të hënën, tre zyrtarë të Partisë Demokratike që denoncuan audiopërgjimin e një bisede për trafik drogë u paraqitën tek Prokuroria për Krimet e Rënda. Ata iu përgjigjën thirrjes së prokurorisë për t’u pyetur në lidhje me hetimin e nisur për rastin. Përveç deputetëve dha shpjegime edhe gazetari Jetmir Olldashi, personi që mori përsipër autorësinë e intervistës së Albert Veliut dhe të audiopërgjimit./Pamfleti

Çështja “Xhafaj”, zbulohet identiteti i policit që përmendet në audiopërgjim (Foto) Read More »

“Ne i kemi mbyllur ato hesape”, vrasësi i Artan Cukut u zbulua, urdhrat e ndalimit vijojnë

“Ne i kemi mbyllur ato hesape, kanë ardhur kanë bërë benë, sipas zakoneve që kemi pasur”.

Kjo është deklarata e prindërve të Bujar Dakës i cili në prill 2017 u shpall në kërkim për dyshimet se kishte porositur vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.

Pavarësisht se më pas u identifikuan si porositës, persona të tjerë për të cilët u vendos masë arresti në mungesë, Bujar Daka u harrua nga prokuroria për një vit rresht në listen e të kërkuarve, madje iu mbajten pa të drejtë edhe sendet personale.
Atij iu shkelën të drejtat duke iu ndaluar të dalë jashtë vendit pa arsye, edhe pse ai nuk ishte më një i dyshuar.

Top Channel kërkoi informacion në datën shtatë maj mbi këtë shkelje të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por informacioni u përcoll tej afatit 10 ditor të caktuar nga ligji për të drejtën e informimit.
Edhe pse ndërkohë kishte marrë prej muajsh një masë sigurie për të dyshuarit e vërtetë të vrasjes së Artan Cukut, prokurori i çështjes Henrik Ligori shpjegon se edhe vëllezërit Daka kanë qenë të dyshuar për vrasjen e kryekomisarit .

Me këtë shpjegim kontradiktor prokuroria justifikohet se përse u mbajtën të sekuestruara sendet personale të Bujar Dakës dhe përse ai qëndroi në kërkim tej çdo afati dhe pa shkaqe të bazuara.

“Në përfundim të hetimeve, Z.Bujar Daka iu kthyen sendet e sekuestruara. Ai i paraqiti prokurorit vetëm shqetësimin se figuronte ende në kërkim dhe pengohej të lëvizte drejt Malit të Zi. Nga ana e prokurorit, u telefonua menjëherë Z.Ibrahim Hoxha, oficer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili informoi se kreu të gjithë praktikën e nevojshme të heqjes nga kërkimi në sistemin e Policisë së Shtetit”, thuhet në dokument.

Pas kësaj përgjigjeje pyetja që ngrihet është, kush i mbron të drejtat e qytetarëve atëherë kur atyre u shkelen garancitë që u ofron ligji?/Pamfleti

“Ne i kemi mbyllur ato hesape”, vrasësi i Artan Cukut u zbulua, urdhrat e ndalimit vijojnë Read More »

E marta quhet si ditë e zezë, ja cilat janë të ligat e kësaj dite

Shqipatarët shquhen si popull që i pëlqen bestytnitë. Janë të shumta ato dhe ndryshojnë në varësi të zonave. Pra zona të ndryshme kanë interpretime të ndryshme.

Për ato që do flasim sot është dita e martë. Flitet se zoti krijoi të ligën, të keqen ditën e martë dhe për këtë arsye ato ndalojnë shumë gjëra.

Si pasojë e kësaj ndalohet:

Çdo viztë sepse nuk mund të vizitosh dikë në ditën e krijimit t? së keqes.
Prerja e thonjve
Blerja e dhuratave
Fejesa
Martesa

Edhe pse duken të çuditshme ka njerëz të cilët i praktikojnë këto

E marta quhet si ditë e zezë, ja cilat janë të ligat e kësaj dite Read More »

Ndryshimet në qeveri/ Spartak Braho ‘vë gishtin’ mbi minstrin që pritet të largohet

Pak javë më parë Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri. Ndërkohë që priten këto ndryshime, në mediat kanë nisur të lakohen emrat q do t`ju “pritet koka” në muajin Shtator,

Në emisionin e Roland Qafokut, në “Chanel One”, Spartak Braho ai konfirmoi se pret që kryeministri Rama të ndryshojë kabinetin në vjeshtë dhe madje ka vënë gishtin, edhe te një ministri konkrete e cila sipas tij duhet të përmirësojë punën dhe është pikërisht ministria e drejtuar nga Arben Ahmetaj.

“Rama ka defekt që nuk konsultohet për vendimmarrjen. Duhet të kishte bërë një përzgjedhje më të mirë të kuadrit. Por shpresoj që në shtator me ndryshimet në qeveri ta përmirësojë situatën.Sektori i Ekonomisë duhet përmirësuar. Jo se ky është djalë i keq, por duhet të kthehen sytë më mirë te specialistët e mirëfilltë”, deklaroi Spartak Braho.

Ndryshimet në qeveri/ Spartak Braho ‘vë gishtin’ mbi minstrin që pritet të largohet Read More »

Vijojnë prej 3 ditësh kërkimet për turistin që ra në ”Shpellën e Pëllumbasit”

Prej 3 ditësh polombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 20-vjeçarit, Xhorxho Seferi që ra në Shpellën e Pëllumbasit.

Po ashtu sot do të devijohet edhe një pjesë tjetër e lumit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbirë. Kërkimet vazhdojnë edhe nga Policia e Farkës.

Xhorxho Seferi dhe Fabio Dukagjini kishin dalë të dy, pasi siç shihej edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale ata kishin pasion natyrën.

Fabio Dukagjini, i riu që u shpëtua ka thënë se shoku i tij kishte hyrë në lumë dhe nuk kishte mundur ta shpëtonte. Xhorxho Seferi rezulton i zhdukur prej mesditës së të shtunës, ndërsaFabio tha se e kishte marrë rrjedha e lumit.

 

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2166622506957442/?t=0

Vijojnë prej 3 ditësh kërkimet për turistin që ra në ”Shpellën e Pëllumbasit” Read More »

Ky është lokali ku iu ngrit kurthi vëllait të Fatmir Xhafajt në Vlorë (Video)

Lokali që shikoni në pamje është vendi ku thuhet se u realizua audio-përgjimi midis Albert Veliut, ose i njohur ndryshe si “Babalja” me të supozuarin vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafa.

Një ambient ku shërbehet kafe, në katin e dyte të një pallati, përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.

Vlonjatët e njohin prej shumë vitesh si pronë e Agron Xhafës, zëri i të cilit hamendësohet se ishte në audio përgjimin, në bashkëbisedim me Babalen për afera të trafikut të kanabisit.

Në lokalin “Miami”, vazhdohet të shërbehet. Fqinjët thanë se klientela nuk ka pësuar rënie. Sikurse ai nuk është mbyllur asnjë ditë megjithëse tashmë dyshohet si strofka ku u gatua përgjimi që shkaktoi skandal, shkruan Abcnews.

Në kohën kur u regjistruan zërat mes Babales që kërkonte drogë për të dalë nga gjendja e tij e vështirë ekonomike, dhe sipas tij, Agron Xhafës, kanë qenë dhe persona të tjerë, por që identiteti i tyre nuk bëhet publik.

Gazetari Jetmir Olldashi i cili ka pranuar se ishte një investigim prej tij, nuk ka qenë prezent në procesin e audio përgjimit dhe as e ka parë dhe njeh Agron Xhafën.

Olldashi ka folur për median se koha kur u realizua audio-përgjimi ishte Tetori i vitit të kaluar, kurse PD e bëri publike më datë 14 Maj.

Dy ditë më pas, vëllai i ministrit Xhafa përmes një letre publike mohoi të ishte zëri i tij. Ai dha një deklarim në Prokurori dhe më pas iu vetëdorëzua policisë italiane në aeroportin e Rinasit.

Një ditë më pas PD transmetoi intervistën që gazetari Olldashi kishte realizuar me Babalen, i cili tregoi se kishte vepruar për hakmarrje dhe se zëri tjetër ishte i ish-shokut të tij Agron Xhafa. Në Vlorë familjarët e Babales apo të Albert Veliut janë larguar nga banesa, por në “Miami bar” klientela vazhdon. /albeu.com/

Ky është lokali ku iu ngrit kurthi vëllait të Fatmir Xhafajt në Vlorë (Video) Read More »

Zagani i trafiqeve të drogës në kërkim ndërkombëtar, vazhdon të prezantohet botërisht si punonjës i Policisë së Shtetit

Por megjithëse ai është një ish-oficer i përjashtuar zyrtarisht nga policia shqiptare, Dritan Zagani i fshehur në arrati jashtë shtetit dhe në kërkim nga drejtësia, vazhdon të vetë-prezantohet ende si punonjës i Policisë së Shtetit Shqiptar, në adresën e tij në rrjetin social “Facebook”, ku komunikon përditë edhe me zyrën e informacionit të PD
Shkruan: Memo Aliaj

Ish-shefi i hetimit të anti-drogës në Fier Dritan Zagani, zyrtarishrt rezulton i përjashtuar nga struktura dhe puna në Policinë e Shtetit, pas arrestimit në datën 4 maj 2014 për lidhje me bandat e trafikurt të drogës dhe çuarjes së tij në gjyq, proces të cilit iu shmang duke u arratisur jashtë Shqipërisë 3 vite më parë e që prej kaq kohësh, ai është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

Por megjithëse ai është një ish-oficer i përjashtuar zyrtarisht nga policia shqiptare, Dritan Zagani i fshehur në arrati jashtë shtetit dhe në kërkim nga drejtësia, vazhdon të vetë-prezantohet ende si punonjës i Policisë së Shtetit Shqiptar, në adresën e tij në rrjetin social “Facebook”, ku komunikon përditë edhe me zyrën e informacionit të PD. Sipas ligjit anti-krim, një veprim i tillë cilësohet dhe kualifikohet “vepër penale”, parashikuar nga Kodi Penal, i cili përcakton:

Neni 190

“Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një milion lekë.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në dy milionë lekë. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin dhe zbatimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë”./Pamfleti

Zagani i trafiqeve të drogës në kërkim ndërkombëtar, vazhdon të prezantohet botërisht si punonjës i Policisë së Shtetit Read More »

Shpëtoni nga mizat gjatë verës një herë e përgjithmonë me këtë mënyrë mjaft të thjeshtë

Është verë dhe gjatë kësaj periudhe, ato që na bezdisin dhe na shqetësojnë më së shumti, me përjashtim të vapës dhe të të nxehtit, janë edhe mizat apo mushkonjat. Më poshtë po ju tregojmë disa mënyra se si mund të shpëtoni nga këto insekte dhe të bëni një gjumë të qetë në drekë apo të rrini pa u bezdisur në ambientet tuaja familjare.

grini një kruth me lëng shkumëzues për enët. Hidhni 2.5 cm sapun të lëngshëm dhe sa më shumë të mundeni ujë. Mizat tërhiqen nga sapuni dhe mbyten në ujë.

-Përdorni një ilaç enësh me aromë frutash për të pasur rezultate sa më të mira. Një ilaç enësh me mollë apo me limonë mund t’ju hyjë shumë në punë.

– Shtoni një apo dy pika uthull molle nëse dëshironi të mbysni sa më shumë miza. Uthulla e mollës i tërheq ato.

-Hidhni pak lëng natyral për mbytjen e mizave në një shishe të sprucuar. Hidhni në të edhe pak piper të kuq dhe spërkateni në zonat ku mendoni se futen mizat (në dritare apo në dyer që mund të kenë krijuar edhe të çara). Era e piperit do t’i mbajë larg.

-Ka disa bimë që i mbajnë larg mizat. Ato nuk i kanë shumë qejf aromat e livandës, borzilokut dhe të mentes. Vendosni në një dhomë një fletë nga këto bimë, ose edhe një gjethe domateje, digjini ato nëse doni dhe keni për të parë që këto insekte nuk do t’ju shqetësojnë.

Shpëtoni nga mizat gjatë verës një herë e përgjithmonë me këtë mënyrë mjaft të thjeshtë Read More »