Aurora

“O ëndërr mos mbaro, nga gjumi mos më zgjo!”

Protesta e thirrur nga opozita tregoi më së miri se Rama dhe Basha janë një miks. Së bashku mbrojnë iteresat e njëri-tjetrit. Ndaj dhe rrjeti ka shpërthyer në postime dhe foto komike.

“O ëndërr mos mbaro, nga gjumi mos më zgjo!”, shkruan Bledi Mane përbri fotos së Ramës me tiparet e Lulzimit.

“I kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit, që edhe nëse nuk ngel këmbë shqiptari këtu, do jene bashkë”, shkruan një nga komentuesit.

“Antiamerikanët që hiqen si perëndimorë dhe që duan të destabilizojnë Shqipërinë për të siguruar gjënë e tyre të vjedhur, dështuan dje plotësisht, sepse shqiptarët këtë herë as që i përfillën fare, ngaqë e kuptuan se korrupsioni shqiptar që po drejton Shqipërinë, është një forcë e dështuar”, janë fjalët e avokat Ngjelës që përshkruajnë më së miri situatën.

“O ëndërr mos mbaro, nga gjumi mos më zgjo!” Read More »

Xhafaj do të largohet? Çfarë shkruan Basha pas protestës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook për protestën e opozitës.

“Protesta i tregoi mbarë botës të vërtetën e krimit dhe të drogës, të vërtetën e vëllezërve Xhafaj, të vërtetën e një kryeministri i cili është lidhur aq ngushtë me krimin, sa nuk gjen dot një njeri pa lidhje me drogën që të drejtojë Ministrinë që duhet të luftojë drogën”, shkruan Basha ndër të tjera.

Edhe pse i tërhoqi protestuesit nga ministria e Brendshme ai shkruan: “Qëndrimi ynë është i pandryshuar dhe i pakompromis: Fatmir Xhafaj duhet të largohet dhe do të largohet. Për sa kohë ai është ministër, nuk do të ketë hetim dhe drejtësi të vërtetë për të dhe për të vëllain dhe nuk do të ketë luftë të vërtetë kundër krimit dhe drogës.”

Xhafaj do të largohet? Çfarë shkruan Basha pas protestës Read More »

Njihuni me DiCaprio-n e Elbasanit: ‘Manjati’ shqiptar që fitoi 60 milion paund nga kokaina

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka kryer një investigim sa i takon investimit të parave të fituara nga droga të një shqiptari të dënuar në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për Klodjan Ccopja, 31 vjecc, nga Elbasani.“Bar restoranti ‘Living’ nuk do të dukej i papërshtatshëm në qendër të Londrës, ose një nga vendpushimet më të shtrenjta italiane. Por kjo nuk është Soho. Jemi në Bulevardin Qemal Stafa në Elbasan, Shqipëri, një nga qytetet më të depresionuara dhe më të ndotura në Europë. Është krejtësisht e zymtë. Kush do të kishte të ardhurat e mbledhura nga kursimet, që të ndërtonte një vend si “Living” në një vend si Elbasani?

Për këtë restorant janë të ardhurat nga biznesi i paligjshëm i një “manjati” me emrin Klodjan Copja”. Keshtu e nis artikullin reportazh prestigjiozja britanike “Daily Mail”, ne shkrimin e dates 25 Maj.“Në një prej pikturave të lokalit janë shkruar disa vargje nga kënga e grupit muzikor “The Beatles’ me titull All You Need Is Love “E gjitha që ju duhet është dashuria. Por në fakt ajo që duhet të shkruhej në këtë lokal është “E gjitha që ju duhet janë paratë e drogës” vijon me tej artikulli.

“Për mirë apo për keq, të gjithë në Elbasan e njohin zotin Çopja. Ai ngjason me Leonardo Di Caprion dhe kur kthehej nga Londra në Elbasan udhëtonte me një Ferrari të kuq. Perandoria e trafikut të kokainës ndërtuar nga 31 vjeçari Çopja u shkatërruar kur u diktuan korrierët e grupit. Për policinë angleze që hetoi rrjetin e tij kriminal ai ishte mjeshtër për t’u fshehur. Kur e pa që të gjithë anëtarët e rrjetit ranë në prangat e policisë kriminale angleze ai ilegalisht u largua për ti shpëtuar arrestit. Megjithatë Klodjan Copja do të arrestohej në kufirin greko-shqiptarë me një pasaportë të falsifikuar e më pas do të ekstradohej në Angli. Ndërkohë në Elbasan pak njerëz marrin guximin të përmendin emrin e Klodjan Copjas”, shkruan më tej “Daily Mail”.

Një qytetar nga Elbasani ka thene per gazetaret e ‘Daily Mail’: ”Një në tre persona në Elbasan kanë lidhje financiare me grupet kriminale. Prandaj edhe njerëzit nuk flasin për këtë problem. Nëse flet dikush do ta marrë vesh dhe makina jote është e rrezikuar të hidhet në erë. Në Elbasan janë tre grupe kriminale të lidhura me drogën në Angli nga ku ai i Klodjan Copjas është më i fuqishmi. Të gjithë ata janë të paprekshëm pasi e kanë blerë shtetin”.Daily Mail thotë se ka parë regjistrin e bizneseve shqiptare nga ku rezulton se lokali Livin i Klodjan Capajt është regjistruar në emrin e nënës së tij 62 vjeçare

DENIMI I COPJAS

30 – vjeçari Klodian Copja u dënua nga Kingston Croën Court, pasi u shpall fajtor për 3 akuza, atë të shpërndarjes së drogës së Klasit A, të Klasit C dhe të importit të drogës së Klasit A.Copja u kap nga Policia Metropolitane pas zbulimit të një rrjeti të shpërndarjes së kokainë në Britani nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të 2015 -ës. Shqiptari ishte koka e një rrjeti të madh të shpërndarjes së kokainës, përgjegjëse për importimin e një sasie droge që kapte vlerë e 60 milion paundëve.

Met (Polici Metropolitane), në bashkëpunim me një numër të madh forcash të policisë nëpër Britani, zhvilloi një hetim të detajuar mbi lëtë rrjet të shpërndarjes së drogës që çoi në dënimin e 42 personave me një total prej 360 vitesh heqje lirie.Gjatë periudhës së parë, nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të po këtij viti, efektivët e Met punuan me kolegët e tyre në Kent, Ëest Midlands, Bedfordshire dhe Thames Valley për të kryer një operacion përgjimesh mbi rrjetin e drogës të shqiptarit Copja.

Kjo çoi në arrestimin e 12 personave, klientë apo shpërndarës të drogës së Klasit A, me një vlerë prej rreth 2.5 milion paund.Ata u dënuan me 166 vite burg në total.Në Korrik të 2013 -ës, oficerët e policisë së Met ndaluan korrierët e 30 – vjeçarit Copja, me një sasi prej 11 kilogramë kokainë, 6.5 kilogramë heroinë dhe 3 kilogramë kanabis në zonën e Earls Court të Londrës.Gjatë arrestimeve, Copja u pa duke lëvizur me makinë në shtëpinë që konsiderohej si e sigurt nga grupi, përpara se të arratisej nga Britania po atë ditë.

30 – vjeçari u rikthye në këtë shtet në Mars të 2014 -ës dhe hetimi mbi rrjetin e tij vijoi.Mes Marsit të 2014 -ës dhe Korrikut të 2014 -ës, policia zbuloi se Copja kishte punësuar një rrjet të ri korrierësh.Një prej tyre u identifikua si korrieri që bënte rrugë çdo jave në Maidstone, Kent, ku ai takohej me një kamion që importonte kokainë nga kontinenti në Britaninë e Madhe.Një moment që droga mbërrinte në Britani, korrieri e shpërndante atë nëpër grupet e shumta të organizuara kriminale nëpër Londër, Birmingham, Leicester dhe Nottingham.

Copja u arratis sërish nga Britania e Madhe dhe rrjeti i tij u mbyll.Hetimet zbuluan se ky rrjet kishte importuar përafërsisht 540 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 23 milion paund, përpara se të ndaloheshin.Copja u rikthye në Britani sërish në Tetor të 2014 -ës dhe po rindërtoi rrjetin e tij të shpërndarjes së kokainës.Përgjimet telefonike e implikonin Copjan për orkestrim të rrjetit jashtë vendit.Pasi mori vesh se bashkëpunëtori i tij ishte arrestuar, ai qëndroi në arrati deri në Mars të 2017 -ës, kur u arrestua në Greqi dhe u ekstradua drejt Britanisë së Madhe.Klodjan Copja u dënua nga Gjykata e Kingston më 4 Gusht.

Njihuni me DiCaprio-n e Elbasanit: ‘Manjati’ shqiptar që fitoi 60 milion paund nga kokaina Read More »

Një shembull domethënës nga Uji i Ftohtë i Tepelenës (Foto)

Kryeministri i vendit e nis ditën duke na uruar miëmëngjesi me një shembull domethënës nga Uji i Ftohtë i Tepelenës së rilindur.

Ja statsusi i plotë:

Fotografia e Edi Rama

MIRËMËNGJES

dhe me këtë shembull domethënës nga Uji i Ftohtë i Tepelenës së rilindur, që tregon se si shumë investime private në turizëm po marrin jetë në rrugën e hapur nga drita e projekteve të Rilindjes Urbane, kudo ku deri dje kishte veç braktisje e rrënim, ju uroj një të dielë të qetë

Një shembull domethënës nga Uji i Ftohtë i Tepelenës (Foto) Read More »

Trondisin shkencëtarët: Krijojnë embrionë gjysmë njeri-gjysmë pulë

Tingëllon si diçka që mund të keni dëgjuar në ndonjë film fantastiko-shkencor.

Shkencëtarët në New York kanë krijuar embrionë gjysmë njeri-gjysmë pulë. Disa i quajtën këto eksperimente “të sëmura” dhe “shqetësuese”.

Shkencëtarët shpresojnë se duke i transplantuar qelizat amë të njeriut në embrionët e pulës, ata mund të zbulojnë te reja në lidhje me atë se si qelizat transformohen në fetusë.

Gjetjet mund të çojnë në trajtime të reja për çrregullime zhvillimore, besojnë atë – por kjo nuk kaloi pa kritika.

Ndaj këtij zhvillimi shkencor kanë reaguar me neveri shumë njerëz në Twitter. Një nga ata tha se “Kjo është diçka e sëmurë”

Trondisin shkencëtarët: Krijojnë embrionë gjysmë njeri-gjysmë pulë Read More »

Jepi Bashës atë që i takon Lulit!

Kur kauza është e rreme, jo vetëm që të duhen protestues nga rrethet, por edhe grupe huliganësh për të provokuar situata dhune me qëllim pasjen e një shkaku për të përligjur dhunën tënde.
Shkruan Altin Ketro

Ka një tendencë nga të vetët, për ta akuzuar Lulzim Bashën se ishte protagonist në shuarjen e revoltës së demokratëve përpara ministrisë së Brendshme. Për të gjykuar nëse bëri mirë apo keq, duhet t’i marrim me radhë situatat që rrodhën, që nga parapërgatitja e protestës e deri tek mbërritja e saj në dyert e ministrisë.

Ka një paqartësi në lidhje me shkakun që e detyroi Lulzim Bashën për të ndërmarrë aksionin opozitar për të protestuar. Shkaku është çështja “Xhafaj”, por këtu ndalemi në dy momente.

Së pari, kemi dënimin e të vëllait të ministrit nga autoritet gjyqësore italiane. Një dënim që dihej botërisht këtu e shumë vite më parë dhe që përfundimisht ishte mbyllur si proces në vitin 2012. Këtu në Shqipëri, për këtë dënim, Agron Xhafajn e kanë trajtuar si një lider të trafikut të drogës duke e mbivlerësuar, kurse në Itali, pasi e kanë mbajtur veç një muaj në qeli, e kanë nxjerrë dhe e kanë dëbuar nga Italia, për të mos e kërkuar më edhe pasi ka marrë dënimin.

Italia nuk është nga ato shtete indiferente që bosët e mëdhenj të drogës i anashkalon. Fakti që nuk e kanë kërkuar asnjëherë tregon parëndësinë që ai kishte për shtetin italian. Për aq vite sa është dënuar Agron Xhafaj në Itali, në Shqipëri janë dënuar individë që u janë gjetur në xhep vetëm 50 gramë hashash. Me këtë nuk dua të justifikoj veprimin e Agronit, por dua që të mos bëhet politikë duke e mbivendosur atë si kokën e mafias së drogës. Kjo është e tepërt dhe abuzive dhe nuk përbën kauzë politike për të ngritur njerëzit në protestë.

Së dyti, kemi audio-përgjimin e Babales dhe më pas video-dëshmitë kontradiktore të dy protagonistëve, dëshmitarit “X” (Albert Veliu) dhe gazetarit “Y” (Jetmir Olldashi). Dita- ditës kemi një shfryrje të kësaj kauze që deshi të ngrinte opozita, sepse pjesa dërrmuese e opinionit publik nuk e besoi materialin e shërbyer nga selia e SHQUP-it. Tashmë që kjo çështje ka marrë udhën e zbardhjes nga organet e drejtësisë dhe kur jemi përpara një sfide që vetë ministri Xhafaj i ka bërë Lulzim Bashës ku angazhohet publikisht që, ose njëri, ose tjetri, të largohet nga politika nëse audio-përgjimi del i vërtetë apo fals, është pa asnjë kuptim që mbi këtë tymnajë të ndërtosh kauza politike që shkojnë deri në përmbysje qeverish.

Në kushtet kur mungojnë pikërisht kushtet që të çojnë në formulimin e kauzës frymëzuese për revoltë popullore, Lulm Basha kërkoi që edhe në mungesë të saj, të hedhë hapin për të organizuar një protestë. Flamuri antidrogë, në kuptimin e përgjithshëm të fenomenit, që Partia Demokratike ka rrëmbyer dhe po e tund fort, nuk është shumë korrekt nga pikëpamja e precedentëve të ngjashëm që kjo parti ka toleruar me vetëdije (edhe Basha si ministër) përgjatë gjithë viteve që ka qeverisur. Megjithatë, në politikë është e drejta e çdo partie të bëjë hipokriten. Është populli pastaj që ia pranon ose jo hipokrizinë.

Gjithsesi, çfarëdolloj kauze që opozita ngre e që bëhet shkak për të protestuar është e justifikuar për sa kohë nuk ngrihet mbi shpifjen dhe trillimin mbi të cilin është ngritur.

Kur kauza është e vërtetë, është e besueshme dhe nuk ka nevojë fare të organizosh protestues nga rrethet, që kanë edhe kosto financiare, por të mjaftojnë 1 milionë banorët e Tiranës që ta tronditësh nga themelet qeverinë.

Kur kauza është e rreme, jo vetëm që të duhen protestues nga rrethet, por edhe grupe huliganësh për të provokuar situata dhune me qëllim pasjen e një shkaku për të përligjur dhunën tënde.

Protesta e 26 majit, ku Lulzim Basha thirri popullin opozitar për të rrëzuar ministrin e Brendshëm, ishte një kauzë e rreme që u ngrit mbi dëshminë e rreme të Babales dhe si e tillë nuk ngjiti në popull. Natyrisht, 5 mijë vetë nga e gjithë Shqipëria i mbledh edhe një shoqatë ambientaliste, e jo më partia më e madhe opozitare që i ka 400 mijë vota nga zgjedhjet e fundit.

I gjendur i braktisur nga populli në bulevard, Lulzim Basha u rrek t’i paraqesë ata si qindra mijëra protestues, duke e çuar më tej kauzën e rreme, edhe tek numri i pjesëmarrësve.

I ndodhur nën tensionin e pjesëmarrjes, Lulzim Basha e mbylli sa më shpejt të jetë e mundur fjalimin e vet dhe i orientoi protestuesit që, ashtu siç ishin, të gjithë së bashku, të shkonin tek kalorësi para Skënderbeut. Kësisoj, ai po i ftonte të shkonin tek ministria e Brendshme. Aty ai u shkëput prej të vetëve dhe iku në drejtim të selisë së PD-së. Pra, ajo masë njerëzish u lanë të lirë të bënin ç’të donin, por lideri Basha nuk mbante përgjegjësi.

Protestuesit që u orientuan për të shkuar tek ministria e Brendshme ishin dy lloje kategorish:

Të parët ishin pasivët, që shkuan aty për të dhënë me prezencën e tyre mesazhin se nuk janë dakord me Fatmir Xhafën si ministër i Brendshëm.

Të dytët ishin aktivët, grupet e të rinjve, më së shumti anëtarë të forumit rinor demokrat, që e kishin ndarë mendjen për të bërë skena dhune duke tentuar të hyjnë në ministrinë e Brendshme për ta djegur atë. Në këtë rast, unë as po fantazoj e as po thur teori konspirative. Unë thjesht bazohem jo vetëm nga ajo që pashë nëpërmjet televizorit në përpjekjen e dhunshme për të çarë gardhin e policëve që ruanin ministrinë, por bazohem tek më kryesorja, tek dëshmia që një anëtar i forumit rinor demokrat dha menjëherë pas përfundimit të protestës. I riu Gentjan Gjonaj, pjesëmarrës në protestë, i identifikuar si anëtar i FRPD-së, gjatë një interviste për TV FaxNews, u shpreh se: “Nëse Lulzim Basha nuk do kishte ardhur për të tërhequr protestuesit, ministria e Brendshme do kishte përfunduar si trau i tunelit të Kalimashit”.

Për ata që s’e dinë, e gjithë ndërtesa që u ngrit në hyrje të tunelit të Kalimashit ku do kryheshin pagesat për kalim vajtje ardhje, u dogj e u shkrumbua e tëra. Kjo do të thotë që edhe godina e ministrisë së Brendshme do të pësonte të njëjtin fat, sipas skenarit që kishin ndërtuar të rinjtë demokratë.

Në historinë e këtyre 28 viteve demokraci, ka qëlluar që ka rënë dhe është djegur edhe godina e kryeministrisë më 14 shtator 1998. Por, në këto 28 vite, godina e ministrisë së Brendshme nuk është prekur e as tentuar të preket as në vitin 1990, as në 1991-shin, as në 1997-ën, as në 1998-ën, e as në 2011-ën. Godinat e ministrisë së Brendshme e asaj të Mbrojtjes, pa mohuar rëndësinë e të tjerave, janë godina simbol që në çdo shtet të botës, ai që tenton t’i godasë dhe t’i djegë, në finale ka marrë plumbin dhe askush nuk e ka diskutuar më. Bëjnë përjashtim vetëm rastet kur këto godina t’i godet dhe t’i shemb NATO me bombardim, për Shqipëria nuk ndodhet në ato kushte që u ndodh Serbia.

Kur përligj plumbin për ata që do tentonin t’i vinin flakën ministrisë së Brendshme, nuk dua të bëj hipokritin kur akuzoj Sali Berishën dhe Lulzim Bashën si përgjegjësit kryesorë të vrasjeve më 21 janar. Për parantezë, theksoj se më 21 janar 2011 pati rezistencë të dhunshme nga protestuesit, por assesi tendencë për të mësyrë kryeministrinë. Shikojini pamjet në YouTube, momentin kur Garda hedh atë gazin mbytës që detyroi kordonin e policisë të braktiste rrethimin e kryeministrisë e të merrte arratinë.

Demonstruesit hipën mbi mur tek rrethimi i kryeministrisë, ngrinin duart lart në shenjë triumfi, por asnjëri nuk tentoi ta kalojë, ndonëse lartësia e gardhit nuk i kalonte 50 centimetrat. Ai ishte një moment oportun ku turma mund të mësynte pa pengesë nga hyrja kryesore brenda në kryeministri, e megjithatë s’e bëri. Edhe vrasja e 4 demonstruesve ndodhi kur përpara kryeministrisë ndodheshin veç një grusht njerëzish, më se të menaxhueshëm, më së shumti sehirxhinj, ndërkohë ata që u vranë ishin disa dhjetëra metra larg gardhit në rastin e Zverit dhe Faikut, e qindra metra në rastin e Hekuranit dhe Aleksit.

Ndonëse Lulzim Basha po kryqëzohet pse u nis enkas nga selia e SHQUP-it për t’i tërhequr të rinjtë e dhunshëm, ky është një moment për ta përgëzuar atë. Megjithatë, edhe ky moment ka tri momente për ta analizuar pse ndodhi.

Së pari, duke qenë se Lulzim Basha ishte ai që i drejtoi protestuesit drejt ministrisë së Brendshme, çdo gjë që do pas rridhte mbas një situate hipotetike të mësymjes drejt ministrisë, do kishte pasoja penale të drejtpërdrejta edhe mbi vetë Lulzim Bashën.

Së dyti, Lulzim Basha do ketë marrë ndonjë ultimatum nga partnerët ndërkombëtarë, brenda a jashtë Shqipërisë, që situata po i del jashtë kontrollit tek një godinë që ata s’të falin dhe ai do të ketë pasoja për çfarë do ndodhë aty.

Së treti, Lulzim Basha ka parë që është e mjaftueshme rezistenca e protestuesve dhe ai nuk ka dashur ta rëndojë më tej situatën duke menduar se e dha sinjalin, si për qeverinë, ashtu edhe për ndërkombëtarët që, është i zoti të gjejë 300 kamikazë nëpër Shqipëri, për të bërë trazira. Me këtë ai ka dashur të përçojë mesazhin që, mos më ngisni me dorë penalisht për çfarëdolloj gjëje që kemi bërë unë, Berisha & Co në të kaluarën, pasi i kemi disa grupe të gatshme huliganësh që janë gati të sakrifikohen për ne.

Të tria këto opsione që përmenda janë të mundshme, por se cili është i vërteti vetëm Lulzim Basha e di. Gjithsesi, cilido që të jetë, ajo që bëri Lulzim Basha ishte gjëja e duhur e racionale. Në këtë rast ai u soll si një lider politik, pavarësisht se kritikët e tij kalojnë në ekstrem duke kërkuar tek ai një lider guerrilas. Këta që e akuzojnë Lulzim Bashën për veprimin e tij, janë po të njëjtën që përligjnin veprimin e Gardës së Republikës  kundër demonstruesve më 21 janar. Qoftë edhe i kompleksuar nga kjo datë, Lulzim Bashës duhet mos t‘i hahet haku duke i njohur meritën që uli tensionin në momentin e duhur. Prandaj s’na mbetet tjetër veç të themi shprehjen lapidare: “Jepi Bashës atë që i takon Bashës!”

Jepi Bashës atë që i takon Lulit! Read More »

Fatos Nano komenton tubimin e opozitës: Protestoni popull, protestoni

Prej disa kohësh në Intagram është hapur një llogari që mban emrin e ish-kryeministrit Fatos Nano. Kohët e fundit faqja, e cila nuk dihet se kush e drejton është bërë mjaft aktive.

Nga një vëzhgim i thjeshtë në faqe publikohen foto të vjetra të ish kryeministrit. Ndërsa në postimin e fundit ‘Fatos Nano’ komenton protestën.

“Protestoni popull, protestoni gjithmonë për të drejtat tuaja, ama kurrë mos bini “prehë” e tyre që ju drejtojn sepse ndonjëher nuk kanë të njëjtin parim dhe qellime me ju. Ata duan postet, duan kontrollin… Kujdes!! Me respekt Fatos Nano’, shkruhet në faqe.

Ndërsa ende nuk është konfirmuar se kush e administron këtë faqe.

Fatos Nano komenton tubimin e opozitës: Protestoni popull, protestoni Read More »

Rama replikon në FB pas protestës. Njëri prej komentuesve e bën me dhimbje koke

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa komentues ne profilin e tij ne Facebook diten e djeshme, pas perfundimit te protestes se opozites. Disa prej tyre e kane ngacmuar dhe thumbuar per protesten, e kane marre pergjigje. Teksa njeri prej tyre eshte personi qe mesa duket i ka terhequr me shume vemendje Rames dhe i ka kthyer disa here pergjigje.

Rama replikon në FB pas protestës. Njëri prej komentuesve e bën me dhimbje koke Read More »