Aurora

Shëndeti mendor i popullatës, ky është qyteti shqiptar që ka numrin më të lartë të skizofrenëve

Gjendja e rënduar ekonomike edhe përmbytjet e shpeshta e kanë bërë Shkodrën një rajon të prekur se tepërmi nga sëmundjet e shëndetit mendor. Ndryshe nga trendet globale ku sëmundjet mendore prekin më së shumti femrat, në Shkodër ajo dominon tek meshkujt dhe më e rënda është se 45 për qind e të prekurve vuajnë nga skizofrenia, e cila futet tek çrregullimet e rënda mendore.

Ekspertet Rajonale të Shëndetit në Shkodër morën në studim të shtruarit në spitalin Rajonal me çrregullime mendore gjatë periudhës 2005-2015 dhe gjetën se 6287 raste që kishin marrë diagnozë dhe ishin shtruar në mënyrë të rregullt në spital. Prevalenca është shumë e lartë me mbi 3700 të sëmurë për 100,000 persona teksa sipas të dhënave të OBSH-së në Shqipëri sipas diagnozave ambulatore janë  1000 të sëmurë mendor për 1000,000 banorë.

Në raportin e tyre të studimit ekspertët rajonale të shëndetit në Shkodër theksojnë se faktorët që kontribuojnë në problemet e shëndetit mendor janë të ndryshme. Sipas edhe të dhënave globale nga çrregullimet mendore vuajnë më së shumti personat me kushte të varfra të jetesës dhe grupe sociale që jetojnë në stres kronik. Gjithashtu përjashtimi social, i përforcuar nga aksesi i dobët në arsim është vlerësuar një faktor madhor që çon në çrregullime mendore.

Nga 6,287 persona të sëmurë mendor në Bashkinë e Shkodrës, burrat ishin më dominues, krahasuar me femrat: 3,766 (59.9% burra) dhe 2,521 (40.1% femra), respektivisht, teksa në botë raportet janë të kundërta, gratë janë të prekura më së shumti.

Çrregullimi më i përhapur mendor në këtë studim ishte Skizofrenia me 2,884 (45,87%) pacientë. Më shumë se 765 (12.16%) pacientë u raportuan depresive, 739 (9.17%) me çrregullime emocionale dhe 477 (7.6%) vonesa mendore. Çrregullime të personalitetit dhe çrregullime të alkoolit ose drogës ishin përkatësisht 3.56% dhe 2.67%.

Më te prekurit u panë të jenë meshkujt e moshës 45-55 vjeç të cilët kanë rëne pre e sëmundjeve mendore shpesh herë nga mospërballimi i peshës për të drejtuar familjet nga mungesa e kushteve ekomomikë.

Studimi tregon se gratë kishin më shumë gjasa të vuanin nga gjendja shpirtërore, ankthi dhe çrregullime depresive në krahasim me burrat, ndërsa burrat nga alkooli dhe çrregullimeve prej abuzimit me drogën.

Ekspertët arritën në përfundimet se çrregullimet mendore ishte një sëmundje mjaft e përhapur në rajonin verilindor, por shqetësues ,mbetet fakti se ato ishin të prekur nga skizofrenia.

Sipas përkufizimeve të mjekësisë skizofrenia është një çrregullim mendor i karakterizuar nga sjellje shoqërore jo normale dhe pamundësia për të kuptuar realitetin. Simptomat e zakonshme përfshijnë besimin e rreme, mendimet e paqarta, dëgjimin e zërave që të tjerët nuk e bëjnë, angazhim të ulët shoqëror dhe mungesën e motivimit./ Monitor

Shëndeti mendor i popullatës, ky është qyteti shqiptar që ka numrin më të lartë të skizofrenëve Read More »

”28 vite ky vend duhet të ishte Zvicër, jo llum. Hallall lekët e drogës”, Edi Rama kapet me komentuesit

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Edi Rama projektin më të ri të ndërtuar në Tepelenë. Këtë reagim të tij, ndjekësit nuk e kanë pritur mirë, pasi i kanë kujtuar Ramës gjendjen e autostradës Tiranë-Durrës.

Komentuesi o te lumt ty hallall krejt leket e droges e investuat e bet kukull por rrugen durres tirane ce ka investime 100 fish me shum se kjo bukuri ktu
ce jan gropat me ra mrena si puset. me ate ca do besh apo vl!!!??? ce kalon e gjith shqiperia gjith te huajt mua me vjen turp nga vetja kur shikoj rrulotet hollandes etj ce kalojn aty kush edi ca mendojn per kte udheheqje ce ka ky vend perrallor 28 vite duhet te ishte zvicer jo llum dhe bathorja po ta kalon nga infrastruktura

Edi Rama Rruga Tirane-Durres ka nevoje per nje rindertim me themel dhe do ta bejme, po nuk behen punet si komentet ne fb, duan kohen e tyre

”28 vite ky vend duhet të ishte Zvicër, jo llum. Hallall lekët e drogës”, Edi Rama kapet me komentuesit Read More »

Top Channel publikon të dhëna rrënqethëse për disa deputetë të parlamentit shqiptar

Emisioni “Exsclusive” ne Top Channel tregoi sot se sa të pasur janë ata që përfaqësojnë popullin në Parlament.

Në fushata elektorale ata u premtojnë zgjedhësve se do t’i zgjidhin hallet dhe problemet e tyre. Kur hyjnë në Parlament debatojnë dhe kacafyten me njëri-tjetrin për varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve. Një pjesë e të zgjedhurve vijnë nga bota e biznesit. Ka nga ata që zotërojnë pasuri të frikshme, ndërsa nuk mungojnë akuzat për blerje mandatesh.

E të paktën me atë që deklarohet zyrtarisht, ky parlament me 140 deputetë dhe kushton 150 milionë euro.

Agron Shehaj, deputet i Partisë Demokratike thotë se “Shqipëria është vendi më i varfër në Europë sepse politika ka dështuar”.

“Shumë politikanë kanë pasuri shumë të mëdha jo në emrin e tyre. Personalisht, kam fatin që kompanitë e mia punojnë në tregun e huaj, nuk bëjnë asnjë euro xhiro në tregun shqiptar. Nuk kam përfituar gjë me tendera apo koncesione”, deklaron Shehaj.

Kurse analisti Andi Bushati shpjegon arsyet pse biznesmenët i futen politikës: “Njeriu që ka bërë para’, kërkon të jetë edhe personazh i respektuar përmes politikës. Duan edhe një lloj mbrojtjeje më të madhe se një qytetar i thjeshtë për atë milionin e parë që nuk dihet si e kanë bërë”.

Bushati thekson gjithashtu se “një deputet që ka biznes, kur i duhet të miratojë një ligj fiskal, teorikisht është në kushtet e konfliktit të interesit”.

Sakaq Instituti i Studimeve Politike thotë se në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin gjenden 7 deputetë që kanë aktivitete private prodhuese dhe tregtuese, pra në fushën në të cilën ata shqyrtojnë dhe marrin vendime.

Top Channel publikon të dhëna rrënqethëse për disa deputetë të parlamentit shqiptar Read More »

Spartak Ngjela: PD do të destabilizojë Shqipërinë, krerët e saj janë antiamerikan. Ja pse Xhafaj doli i fituar nga protesta

Shkruan Spartak Ngjela

Partia Demokratike nuk ka më mbështetje, sepse krerët e saj, si forcë antiamerikane, janë të korruptuarit që kërkojnë të destabilizojnë Shqipërinë me metoda të vjetra otomane.
Dje e pamë sesi Sali Berisha donte të dëbonte Amerikën nga aleanca me Shqipërinë me gurrët e 200 individëve të paguar.

Fjala ishte se donin të rëzonin ministrin e Brendshëm.
Ministri i Brendshëm Xhafaj doli edhe më i fortë në një betejë me 11 policë të dëmtuar lehtë, përballë një “grusht i shteti” që u rrek të bëhej me gurë.
Po këta injorantë, nuk e kuptojnë se nuk kanë më kohë politike në Shqipëri, se janë antiamerikanë dhe Shqipëria tani është e kurdisur sipas orës amerikane?

l.
Antiamerikanët që hiqen si perëndimorë dhe që duan të destabilizojnë Shqipërinë për të siguruar gjënë e tyre të vjedhur, dështuan dje plotësisht, sepse shqiptarët këtë herë as që i përfillën fare, ngaqë e kuptuan se korrupsioni shqiptar që po drejton Shqipërinë, është një forcë e dështuar.
Ishte dhe çështja e çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, por atë në fakt nuk e trondit dot asgjë.
Shqipëria e ka të sigurt që i çel negociatat në këtë qershor, duan apo nuk duan një grusht njerëzish të korruptuar që, pasi kanë vjedhur shqiptarët, të kapur, nuk duan ta dorëzojnë gjënë e vjedhur, dhe nuk duan që t’i përgjigjen normalisht akuzës kundër tyre.
Por gjithsesi, e gjithë zallamahia e djeshme sigurisht që në thelb nuk ishte një ndërmarrje e kotë dhe nuk mund të thuash se do të ndalojë si përpjekje antiperëndim, nga të gjithë të korruptuarit.

ll.
I gjithë korrupsioni kryeministror i të dy krahëve të politikës shqiptare dje, më 26 maj 2018, ishte i bashkuar. Që të katër bashkë: Berisha, Rama, Meta dhe Basha pritën dje që të rrëzonin ministrin e Brendshëm Xhafaj.

Pas protestës së dështuar të katër ishin pa gjak në fytyrë, kurse Fatmir Xhafaj qeshte.
Në të vërtetë lufta kundër ministrit Xhafaj është një luftë antiamerikane. Në këtë betejë antikorrupsion të drejtuar nga politika amerikane në Shqipëri, amerikanët i kanë marrë Ramës dhe Berishës ministrin e Brendshëm. I morën me forcë edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, dhe ndërkohë i kanë lënë në mëshirë të reformës në drejtësi, e cila sigurisht që penalizon edhe Ramën, edhe Berishën.
Duhet të theksojmë se pa ministrin e Brendshëm, Reforma në Drejtësi nuk mund të kryhet. Por këtë, ashtu siç e di Rama dhe Berisha, e dinë edhe amerikanët.
Kjo është arsyeja që Lufta kundër ministrit të Brendshëm sot në Shqipëri është një lëvizje antiamerikane.

E gjithë kjo lëvizje, para një jave, pasi paraqiti çështjen qesharakë Babalaj, priti nga Rama shkarkimin e ministrit të Brendshëm. Dhe të gjithë ishin të sigurt për këtë shkarkim: të gjithë të korruptuarit e Shqipërisë.

Kurse politika amerikane heshti.
Rama provokoi rëndë politikën amerikane, dhe ajo iu përgjigj ashpër me ambasadorin Lu. Por menjëherë FBI dhe organet e specializuara amerikane konstatuan nga analiza spektrale e zërit se audiopërgjimi Babalaj, ishte një falsitet destabilizues. Amerikanët e vunë në dijeni kryeministrin shqiptar, dhe ky i përpunuar doli dhe dhe me frikë tha që “analiza e zërit tregon që audiopërgjimi është falsitet”. Ministri nuk u shkarkua dot prej tij.

U kundërpërgjigjën injorantët e korruptuar duke thënë se nuk bëhet analiza spektrale e zërit në dy ditë.
Analiza spektrale e zërit të krahasuar nga FBI bëhet në më pak se një orë, por kur ke të bësh me injorantë, është e kotë të merresh me ta. Ku e dinë këta derëzes e punëzes se çfarë është analiza spektrale e zërit!

Treshja Berisha, Meta dhe Basha të rënë shpirtërisht, u hodhën kundër Ramës, kurse ky në fakt ishte me ta, por i detyruar nga politika amerikane, refuzoi pushimin e ministrit të Brendshëm.
Kurse Xhafaj u tregua më i vendosur kur tha se “jepte dorëheqjen si ministër në funksion të analizës së zërit”. Kuptohet se ky sigurisht që e dinte të vërtetën nga FBI. Po Basha, pse nuk iu përgjigj me të kundërtën, domethënë që edhe ky e jepte dorëheqjen po të dilte falsitet audiopërgjimi Babalaj?
Ku shkoni o të korruptuar të mjerë, pse rendni me vrap drejt shkatërrimit!

lll.
Dje, korrupsioni shqiptar, pati rënie drastik dhe, bashkë me të, edhe media e blerë nga korrupsioni. Në fakt rënia e tyre është nga naiviteti i shpresës se me një revoltë popullore do të mund të ndalonin reformën e nisur në Shqipëri.
Kurse media e blerë nga korrupsioni është e mërzitur.
Edhe Rama, i mërzitur, provokoi dje pas protestës përkrahësit e Partisë Demokratike me shpresë që ata të vinë me shumicë herën tjetër.

Të gjithë bashkë: Berisha, Rama, Meta dhe Basha duan destabilizim.
Por ajo që është më poetikja: të katër këta kërkojnë të rrëzojnë Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm, sepse ai drejtohet nga amerikanët.
Po dështuan përfundimisht.

IV.
Koha po ndihmon Shqipërinë. Politika amerikane e kërcënoi ashpër dje si Berishën ashtu edhe Bashën. Dhe do të vijojë kështu, sepse këta nuk heqin dorë nga destabilizimi.
Amerikanët duhet t’i bëjnë publike ato që kanë grumbulluar kundër korrupsionit shqiptar, kurse riemërimi ambasador i ambasadorit Donald Lu, ka mërzitur rëndë gjithë korrupsionin kryeministror shqiptar, sepse nuk kanë alibi për të thënë se kundër nesh nuk është politika amerikane, por vetëm ambasadori.

Po kush vjen tani në Shqipëri.
Ende nuk dihet, por koha sot në Shqipëri, në funksion të aleancës shqiptaro-amerikane, kërkon që politika amerikane të sjellë këtu një personalitet të njohur amerikan.
Ambasadori amerikan në Tiranë sot hyn në pesë ambasadorët më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të shohim se kush do të vijë. Por kjo politikë amerikane do të vijojë më me forcë kundër korrupsionit shqiptar.

Shqiptarët treguan dje se po presin sa më shpejt rezultatet e Reformës së nisur nga amerikanët në ndihmë të shrrënjosjes së korrupsionit në Shqipëri.
Ajo që dihet me siguri është fakti se të gjithë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, sot janë të humbur dhe të gjithëve iu është identifikuar shuma e parave dhe pronave që kanë përfituar nga korrupsioni.

Spartak Ngjela: PD do të destabilizojë Shqipërinë, krerët e saj janë antiamerikan. Ja pse Xhafaj doli i fituar nga protesta Read More »

Ky është shkaku pse keni bark të fryrë! Ja si të shpëtoni prej tij dhe të bini në peshë brenda 1 nate

WOW! Është një bakter i zorrëve asimptomatik që vështirë të diagnostikohet pa ekzaminim të duhur mjekësor dhe mjekët e kanë njohur atë si H. Pylori ose Helicobacter Pylori.

Helicobacter Pylori mund te shkaktoje këto simptoma: diarre, fryrje, djegie të zorrëve, kapsllëk dhe dhimbje.,gastrit , nje stomak te fryrë, probleme kardiovaskulare, dhimbje koke,trishtim dhe ankth.

Ndaj sigurohuni që te jeni gjithmonë ne dijeni te higjienës në restorantet ku hani.

Çfarë mund të bëni për këtë?
Konsultohuni me mjekun tuaj për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Ky trajtim nuk ka nevojë për antibiotikë, por gjithmonë është mirë të kërkoni këshilla mjekësore.

Krijoni nje dietë me ushqime te shendetshme e të përshtatshme në mënyrë që të eliminoni bakteret.
Merrni sasi të konsiderueshme të vitaminave A, C dhe E.

Mbani mbani higjienën tuaj në një nivel të lartë, lani gjithmonë duart, dhe për më tepër, pini ujë nga një burim i sigurt.

Cfare mund të bëni për ta luftuar këtë bakter?

Këtu po ju paraqesim një pije natyrale që do tju vije ne ndihme.
Përbërësit :

1 kastravec
Nje tufe majdanoz
1 lugë gjelle xhinxher pluhur
1 lugë gjelle xhel Aloe Vera
1 limon
½ gotë uji

Vendosini të gjithë përbërësit në një gotë, perziejini mire e mire dhe pijeni kete perzierje.

Ju do të vini re se nuk keni më stomak të fryrë vetëm pas përdorimit të parë. Kombinimi i këtyre përbërësve do të ndihmojë sistemin tuaj të tretjes duke djegur yndyrë ndersa jeni duke fjetur.

Kastravecat janë shumë efektive në eliminimin e yndyrës.

Majdanozi eshte sh i ulet në kalori. Perforcon qelizat, vitaminat dhe mineralet që lehtësojnë mbajtjen e ujit, kështu që ata mund t’ju ndihmojnë të eliminoni stomakun e fryrë.

Xhenxhefi përshpejton metabolizmin tuaj dhe lehtëson kapsllëkun, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të digjni dhjamin e barkut gjatë gjumit!

Lëngu limonit mund të jetë jashtëzakonisht efektiv në eliminimin e toksinave të akumuluara në trup.

Aloe Vera mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë.

Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë

Uji është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një organizëm të shëndetshëm dhe gjithashtu për një djegie efektive të yndyrës. Kur të dehidratoheni, sistemi i tretjes do ta zvogëlojë punën e tij dhe nuk do të ketë kapacitetin për të djegur kalori ashtu siç duhet.

Mundohuni të pini ujë si duhet! Lufto këto baktere dhe stomakun e fryrë me ndihmën e këtij lëngu të mrekullueshëm!

Ky është shkaku pse keni bark të fryrë! Ja si të shpëtoni prej tij dhe të bini në peshë brenda 1 nate Read More »

Nëse hani sallatë çdo ditë në verë, duhet ta dini menjëherë këtë

Freskia nuk është e vetmja arsye përse kastraveci duhet konsumuar rregullisht.

E sipas të dhënave kastraveci përmban fibër, proteinë, kalçium, si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D.

Një nga përfitimet madhore që kastraveci ofron për organizmin është stabilizimi i kolesterolit.

Kastraveci forcon imunitetin dhe ka aftësi të jashtëzakonshme në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Përqendrimi i lartë i ujit tek kastraveci e bën atë një aleat të dobishëm kundër dehidratimit.

Ulja e tensionit të gjakut

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut duhet të konsumojnë kastravecë rregullisht.

Ekspertët rekomandojnë që në momentin që tensioni i gjakut rritet, duhet të konsumoni kastravecë për ta ulur atë shpejt dhe për ta stabilizuar.

Stabilizimi i tensionit të gjakut

Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të kastravecit e bën atë tepër të dobishëm për shëndetin, veçanërisht për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Konsumi i vazhdueshëm i kastravecave çon në mënyrë të pashmangshme në stabilizimin e tensionit të gjakut.

Mirëmbajtja e tensionit të gjakut

Nëse tensioni i gjakut rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike siç janë sëmundjet e zemrës apo ishemia.

Për të mirëmbajtur tensionin e gjakut dhe parandaluar ngritjen e tij të shpeshtë, njeriu duhet të konsumojë rregullisht kastravecë.

Qetësimi i tensionin e gjakut

Konsumi i vazhdueshëm i kastravecit jo vetëm e parandalon ngritjen tensionin e gjakut por edhe përsëritjen e këtij problem.

Megjithatë, që të mos mërziteni me shijen e kastravecit, mund ta përfshini atë në receta të ndryshme si sallata, lëngje e të tjera.

Kundër dhimbjeve të kokës

Tensioni i lartë i gjakut shoqërohet me dhimbje koke dhe dobësi.

Për të shmangur këtë gjendje dhe larguar dhimbjen e kokës, ju rekomandojmë të pini lëng kastraveci. Ky lëng është i freskët dhe zgjidhje shumë e mirë dhe e shpejtë kundër dhimbjes së kokës.

E mira e kastravecit është që jo vetëm që shmang ngritjen e përsëritur të tensionit të gjakut por edhe e zgjidh atë si problem.

Nëse hani sallatë çdo ditë në verë, duhet ta dini menjëherë këtë Read More »

Humbi djalin në aksident, deputeti socialist fjalë të ndjera për mikun e tij

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, në një postim në rrjetin social Facebook, me fjalë të ndjera shprehu ngushëllimet për humbjen e djalit të mikut të tij.

Ndër të tjera ai shkruan: “Dhimbje pafund për Klodianin, djalin e vetëm të mikut tim të shtrenjtë Misin Vladi i cili vdiq tragjikisht në aksident”.

Më poshtë është postimi i plotë i deputetit Ndreu.

Postimi:

Dhimbje pafund per Klodianin, djalin e vetem te mikut tim te shtrenjte Misin Vladi i cili vdiq tragjikisht ne aksident.

Zoti ju dhashte force miku im.

Ja dedikova kete status ketij njeriu qe per disa vite pune ne Paskuqan e Kamez ka qene nje nder njerezit me me vlere e me burre qe kam njohe.

Sot ishim keq dhe ne, qindra miq e shoke qe ishim ne percjelljen e birit tend te shtrenjt.

Burrat si ti dine te qendrojne ! Ngushellime pafund miku im i shtrenjt dhe i mire Misin Vladi !

Humbi djalin në aksident, deputeti socialist fjalë të ndjera për mikun e tij Read More »

Garda e vjetër godet Bashën: “Po tani që e “hoqëm” Xhafajn dhe “rrëzuam” qeverinë çfarë do bëjmë? Xhiro nëpër Tiranë!

Ish drejtues të lartë të PD-së, tani pothuajse të pa punë, godasin dhe tallen me opozitarizmin dhe protestën e Lulzim Bashës.

Pas përfundimit të protestës, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edit’h Harxhi përmes një postimi në profilin e saj në Twitter  ironizoi  dhe kërcënoi  Bashën.

Harxhi teksa e cilësoi protestën dhe fjalimin e Bashës dështim prej karagjozi shkruan:  “Po tani që e “hoqëm” Xhafajn dhe “rrëzuam” qeverinë çfarë do bëjmë? Xhiro nëpër Tiranë!

Si nuk e përmende një herë Edi Ramën me emër në fjalimin tënd epik? Ti përfundimisht nuk zhgënjen me askënd as veten tende. Përfundimisht establishment!

Në kazan je edhe ti, por do rrokulliset shpejt”.

Por nuk ka ndejur as ish deputeti Astrit Patozi pa i’u drejtuar Bashës me këtë status:  “Sot pamë “LIVE”, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron, shfaqjen e rreme në kryeqytet të Babaleve, që na udhëheqin.

Të atyre, që janë në qeveri, dhe të tjerëve që janë në opozitë”.

Garda e vjetër godet Bashën: “Po tani që e “hoqëm” Xhafajn dhe “rrëzuam” qeverinë çfarë do bëjmë? Xhiro nëpër Tiranë! Read More »