Aurora

Berisha i turret Iris Luarasit: Papagallja e Qeverisë zbuloi kapjen e…

Per ish-kryeministrin Sali Berisha, pedagogia Iris Luarasi eshte etiketuar si papagallja e Qeverise.

Ne nje postim tjeter sot, Berisha kapet me pedagogen e njohur pas deklarates se bere ajo gjate emsionit “Opinion” qe Berisha thote se nxori zbuluar kapjen e prokurorise nga Rama.

Postimi i Berishes

Prokuroria e piktorit deshtak, zyre propagande e Partise Siçiliste!

Te dashur miq, dje ne Opinion, nje papagalle e qeverise, famoze me thenien se qeveria i prishi qytetarit katin e pare te baneses ku kishte biznesin por nuk i preku katin e dyte ku banonte ajo vete, pra Luarasi, tek bente mbreme avokatine e Geron dhe Fatzi Droges, natyrisht pa asnje argument befas kerkon fjalen dhe deklaron se “sapo mora nje mesazh nga prokuroria qe me informojne se ajo ka marre kampionin e zerit te Geron Xhafes”.

Kjo lidhje online e prokuroreve me papagajte e qeverise eshte nje deshmi tjeter e standartit qe Krye, Krye, Krye Rama ka instaluar ne kete institucion eshte deshmi e degjenerimit te saj te plote ne nje zyre te neveritshme te propagandes se Partise Siçiliste. sb

Berisha i turret Iris Luarasit: Papagallja e Qeverisë zbuloi kapjen e… Read More »

2 mijë vjet na e mbajtën fshehur, ai ul kolesterolin, shëron tensionin e lartë, ngadalëson procesin e plakjes dhe ndihmon tretjen…

Historia e fikut është e lashtë. Kulturat e para të këtij fruti janë gjetur tashmë në qytetërimet e para bujqësore të Mesopotamisë, Palestinës dhe Egjiptit, nga të cilat u përhapën më pas në të gjithë pellgun e Mesdheut.

Ama nëse zgjidhni variantin e thatë, ju duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe kalorive.

Frutat e freskëta sjellin rreth 50 kalori çdo 100g, krahasuar me 249 të fikut të thatë.

Ndihmoni tretjen: Fiqt janë të pasur me fibra dhe prebiotikë (substanca që ushqejnë bakteret e mira të zorrëve tona), ndihmojnë në asimilimin më të mirë të ushqimit dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, shkruan ShkodraNews.

Aleatë të mirë të shëndetit: Ata përmbajnë shumë kalcium që, së bashku me vitaminë A dhe minerale të tjera të tilla si magnez dhe kalium, parandalojnë osteoporozën, japin përfitime të kockave dhe mbajnë të shëndetshëm dhe të forte dhëmbët.

Anti-inflamatorë natyrorë: Konsumojini ato të freskëta, ndihmoni në parandalimin e inflamacionit të sistemit urinar, ato që lidhen me gastrit dhe mushkëritë.

Lëkura mund të përdoret si një ilaç për puçrrat.

Forcimi i sistemit imunitar: Fiku është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë, ndihmojnë sistemin imunitar të mbrohet nga bakteret e jashtme, shkruan ShkodraNews.

Rekomandohet gjatë shtatzënisë: Duke pasur parasysh praninë e kalciumit, i bën ato të përsosur gjatë muajve të shtatzënisë, sepse ato kontribuojnë në arritjen e nevojave të saj të përditshme.

Të pasur me antioksidantë: Sasia e rëndësishme e polifenoleve të pranishëm në fiq ndihmon për të mbajtur qelizat e trupit të shëndosha dhe për të parandaluar lloje të ndryshme të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, zorrës së trashë dhe të prostatës. /Përshtati: ShkodraNews

2 mijë vjet na e mbajtën fshehur, ai ul kolesterolin, shëron tensionin e lartë, ngadalëson procesin e plakjes dhe ndihmon tretjen… Read More »

Katandiset LSI, ish-ministri del kundër vendimit të Monikës. Qendron në Komision

Dita-ditës Monika Kryemadhi duket se po shkon drejt shkatërrimit total. Pas largimit të këshilltarëve bashkiakë dhe braktisjes së deputetëve në seancat parlamentare, tashmë LSI braktis Monën edhe në Komisionet Parlamentare.

Këtë rradhë në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë ka qenë deputeti Edmond Haxhinasto i cili ka qëndruar në sallë në momentin kur opozita u largua nga mbledhja.

Ai nuk ka qenë dakord me vendimin e opozitës për të bojkotuar punën e komisioneve. LSI dhe PD janë bërë bashkë që prej vitit 2017 kur Partia Socialiste arriti të fitonte zgjedhjet e vetme me 74 deputetë.

Tashmë ata kërkojnë edhe largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pasi vëllai i tij është i përfshirë në trafikun e kokainës.

 

Katandiset LSI, ish-ministri del kundër vendimit të Monikës. Qendron në Komision Read More »

Dietologia Anila Kalleshi habit me deklaratën e saj: Nga këto ilaçe shumë vajza kanë humbur jetën

Shumë femra jane te prirura te arrijne një trup me forma perfekte. E kjo tani ne mos nje nevoje, eshte kthyer ne një trend të momentit. Për këtë arsye, duke iu adresuar gjithnjë femrave, ekzistojnë dhjetra uebsite të cilat reklamojnë produkte dobësimi, çajra apo sprey të cilat ndihmojnë arritjen e një rezultati të dëshirueshëm në pak kohë.

Por çfarë thonë dietologët për këtë mënyrë të shpejtë dobësimi? Pavarësisht dëshirës për të ngjasuar me modelet perfekte, adresimi i gabuar mund të jetë shpesh edhe fatal.

“Mund të themi se tek disa persona mund të funksionojë edhe për një periudhë të caktuar sepse ai psikologjikisht përgatitet që po merr një produkt dhe fillon të ndërpresë mënyrën e të ushqyerit duke e stimuluar qoftë me një aktivitet fizik por në përgjithësi këto raste janë të dështuara.

Produkte të pacertifikuar, të panjohur në treg, konsumatorit mund ti shkaktojë probleme në organizëm. Ka pasur 2-3 raste kur kanë arritur të kenë edhe vdekjen nga këto produkte”, tha Anila Kalleshi.

Dietologia Anila Kalleshi habit me deklaratën e saj: Nga këto ilaçe shumë vajza kanë humbur jetën Read More »

Ngjela tregon pse Basha vrapoi t’i ndalonte protestuesit: Ja çfarë do të ndodhte nëse hordhitë e Saliut do të hynin në shkallët e ministrisë së Brendshme

Nëse hordhitë e Saliut do të hynin të shtunën në shkallët e ministrisë së Brendshme, atje do të përplaseshin me punonjës të FBI-së që mbroheshin nga marinsat amerikanë.
Shkruan Spartak Ngjela

E patë sesi iku me vrap Basha t’i ndalonte demostruesit e tij?
Po të kishin hyrë, do të ishte shumë mirë për shqiptarët, se do ta kuptonin në fakt që Shqipëria nuk destabilizohet dot nga hordhitë orientale të korrupsionit shqiptar.

Po kjo tregon qartë edhe rëndësinë që ka për Amerikën aleanca shqiptaro-amerikane.

l.
Mos mendoni se pranimi në Bashkimin Evropian është një mëshirë për shqiptarët e varfër: anëtarësimi i Shqipërisë në BE, është domosdoshmëri e saj. Kjo është edhe një kërkesë e fortë amerikano-gjermane.

Sigurisht, që të kuptosh këtë, duhet ose të njohësh mirë historinë e Gadishullit Ilirik, ose duhet të jesh një fuqi e madhe në politikë.

Është e kuptueshme se ne shqiptarët njohim mirë historinë tonë, kurse politika amerikanë dhe ajo gjermane, si fuqi të mëdha, e dinë sot domosdoshmërinë e pranimit të Shqipërisë në BE.

Pse është i domosdoshëm anëtarësimi i Shqipërisë në BE?
Sepse tani në Ballkanin Perëndimor: në Shqipëri, në Kosovë, në Greqi, në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, jetojnë afër 12 milionë shqiptarë.

Por ka edhe dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor – Shqipëria dhe Kosova.
Por ka edhe një shtet të tretë shqiptar që po del: Maqedonia.
Por është edhe procesi i albanizimit në Gadishullin Ilirik, sepse ortodoksët shqiptarë nëpër vendet sllavë po deklarojnë kombësinë e tyre shqiptare: kudo, në të gjitha vendet sllavë të Ballkanit Perëndimor.

ll.
Për të gjitha këto, korrupsioni kryeministror shqiptar sot është në dekadëncë të plotë. Është shumë i pafuqishëm dhe nuk ka fare aftësi që të prodhojë politikë popullore antiamerikane dhe antireformë.
Por edhe shitja e interesit kombëtar te fqinjët, sot është një pamundësi.
Për të gjitha këto, duhet të dorëzohet.

Sot shqipëria është një vend i rëndësisë së veçantë për politikën globale antiterrorizëm, ka gjithashtu rëndësi të interesit të parë për Shtetet e Bashkuara në lidhje me politikën e ardhëshme, por edhe për politikën gjermane, sepse politika e Perëndimit të lartë, amerikano-gjermane, është e zhgënjyer ndaj vendeve sllavë dhe Greqisë në Ballkanin Perëndimor. Por ka edhe një interes të madh ekonomik.

Në të vërtetë sllavët dhe grekët janë vënde që kanë mbijetuar në histori, në dy shekuj, me luftën kundër shqiptarëve: me represionin kundër gjuhës shqipe, me genocidin antishqiptar dhe me pushtimin e territoreve shqiptare.

Jashtë pushtimeve të territoreve shqiptare Serbia, Greqia, Mali i Zi, dhe Maqedonia nuk do të ishin dot shtete të mëvetësishëm.

Ja, pikërisht ky fakt i vërtetë historik e ka kthyer politikën e lartë perëndimore dhe sidomos atë amerikane, drejt ngritjes së shqiptarëve, dhe Shqipërisë e Kosovës në Ballkanin Perëndimor.

Por ky është edhe shkaku i natyrshëm që Shqipëria shumë shpejt do të jetë anëtare me të drejta të plota në Bshkimin Europian, dhe prandaj, çelja e negociatave në këtë qershor, është diçka ë sigurt.
Kurse duhet theksuar se, pikërisht për këtë, korrupsioni shtetëror shqiptar është i humbur, dhe, sa më pak rezistencë të bëjë, aq më mirë do të jetë për të.

Ngjela tregon pse Basha vrapoi t’i ndalonte protestuesit: Ja çfarë do të ndodhte nëse hordhitë e Saliut do të hynin në shkallët e ministrisë së Brendshme Read More »

Opozita nuk ka kauzë, gjen çdo pretekst për të larguar Fatmir Xhafajn. Protestë me pankarta në duar para ministrisë së Brendshme (Foto)

Pas protestës së të shtunës Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka protestuar sërish ditën e sotme para zyrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ata kanëvendosur një gomone me pako qe simbolizon drogën, kanë vendosur pranga në duar dhe kanë hedhur peshq dhe letra higjenike drejt godinës së ministrisë.

Pjesë e protestës së të rinjve të FRPD-së kanë qenë edhe Florjon Mima dhe Fatbardh Kadilli.

Opozita nuk ka kauzë, gjen çdo pretekst për të larguar Fatmir Xhafajn. Protestë me pankarta në duar para ministrisë së Brendshme (Foto) Read More »

“Je njeriu i Gërdecit, ke vrarë njerëz të pafajshëm”, debate të ashpra mes Manjës dhe Mediut te Komisioni i Ligjeve

Komisioni i ligjeve është shoqëruar me debate dhe  akuza të ashpra në lidhje me ministrin Xhafaj dhe heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Saimir Tahirit. Në fjalën e tij, deputeti Noka e ka quajtur skandal lirimin e Tahirit dhe faktin sesi në krye të Ministrisë së Brendshme qëndron Fatmir Xhafaj. Ulur në krah të tij, Bashkim Fino nuk ka kursyer ironitë dhe duartrokitjet.

Pas kësaj, ka qenë kreu i Komisionit socialisti Ulsi Manja që i ka kujtuar Mediut gjakun e njerëzve të pafajshëm në Gërdec, kur kjo opozitë ishte në pushtet.

“Kur ka ndodhur Gërdeci ne ishim në opozitë. Por prapë ua kemi dhënë dorën vetëm që Shqipëria të bëhet anëtare në NATO”, ka thënë Manja.

Pas kësaj, Mediu u shpreh se anëtarësimi në NATO nuk ka ardhur për shkak të tolerimit të socialistëve, por për shkak të reformave të pushtetit.

“Rrezik për rajonin tonë është influence ruse dhe ju jeni të lidhur kokië e krye me të dhe mafien e kuqe”, tha Mediu.

“Je njeriu i Gërdecit, ke vrarë njerëz të pafajshëm”, debate të ashpra mes Manjës dhe Mediut te Komisioni i Ligjeve Read More »

Kjo që po ndodh në Shqipëri po na frikëson të gjithëve, ekspertët japin lajmin e fundit më të keq

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri të ulët në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 126.49 lekë, rreth 0.23 pikë më pak se një ditë më parë. Euro e nisi ditën e djeshme duke rikuperuar pikë përkundrejt lekut vendas, pas një jave ku humbi më shumë se 0.53 pikë.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit aktualisht po ndikojnë efektet sezonale. Ata argumentojnë se sezoni turistik ka nisur më shpejt. Duke u bazuar në ecurinë shumë vjeçare të kursit të këmbimit sipas aktorëve kryesorë të tregut, nëse euro do t’i nënshtrohet trendëve të viteve të mëparshme, dy do të jenë periudhat e dobëta për të.

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, sipas ekspertëve pritet që të rriten flukset e turistëve nga Kosova dhe për rrjedhojë do të rritet më tej oferta në valutë. Ndërsa periudha e dytë parashikohet gushti, i cili është muaji ku shtohen flukset e emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime dhe sjellin dhe remitanca për të afërmit e tyre.

Ekspertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se shkak për rënien e valutës janë prurjet nga aktivitete jo të ligjshme dhe shtojnë se zhvillimet në kursin e këmbimit janë jashtë konceptit ekonomik (jo të ndikuar nga faktorë të matshëm).

Aktorët kryesorë të tregut thanë për Monitor se për shkak të rënies së vazhdueshme të euros, individët që kanë kursime në valutë kanë nisur që të këmbejnë në monedhën vendase për shkak të frikës së rënies së mëtejshme.

Dollari amerikan shënoi rritje rekord në tregun vendas. Një dollar u këmbye me 109.6 lekë, rreth 1.17 lekë më shumë se një ditë më parë, duke rikuperuar pikë nga zhvlerësimi që pati në muajt e parë të 2018-s. Ekspertët e e këmbimit valutor argumentojnë se monedha e gjelbër do të jetë nën ndikimin e zhvillimeve ndërkombëtare shkruan Monitor.

Aktualisht euro është dobësuar në tregjet ndërkombëtare për shkak të fitores së partive të ekstremit të majtë në Itali. Ndërsa dollari ka reflektuar besim tek investitorët pas zhvillimeve pozitive për të arritur një marrëveshje midis SHBA dhe Koresë për armët bërthamore.

Kjo që po ndodh në Shqipëri po na frikëson të gjithëve, ekspertët japin lajmin e fundit më të keq Read More »