Aurora

Lufta kundër bimëve narkotike, në 5 muaj 70 mijë kontrolle

Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Gjovalin Loka deklaroi sot se “Policia e Shtetit, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Plani i Veprimit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2018, po zbaton me përgjegjshmëri të gjitha masat organizuese dhe operacionale në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët e huaj”.

Në zbatim të këtyre masave në të gjithë vendin, tha Loka, që prej muajit janar deri në fund të majit, janë ushtruar kontrolle intensive për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike, si dhe për të çuar para drejtësisë autorët e kësaj veprimtarie antiligjore.

“Rastet e konstatuara të kultivimit në këto 5 muaj të vitit 2018, janë 23 parcela me 2579 bimë dhe 878 bimë të asgjësuara në kubikë. Dhe për krahasim me vitin 2017, kur Shqipëria doli përfundimisht nga harta e vendeve problematike që kultivonin kanabis, janë 53 parcela më pak, ose rreth 21,500 bimë më pak të kultivuara”, – tha ai.

Që nga ditët e para të vitit, theksoi Loka, Policia e Shtetit ka zhvilluar rreth 70 mijë kontrolle dhe ri-kontrolle masive të territorit, në ambiente të hapura, ish-objekte ushtarake, serra, magazina e shtëpi të braktisura.

Ai tha se të gjitha grupet e kontrollit janë monitoruar nga drejtues të lartë policorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Këtë vit, për një kontroll më të plotë të territorit kanë nisur më herët në kohë monitorimet ajrore nga Guarda di Finanza.

“Nga fillimi i prillit deri sot janë kryer 29 misione fluturimi. Misioni ka hartuar 17 raporte monitorimi ajror, por nuk është konstatuar asnjë bimë narkotike e kultivuar. Këto monitorime ajrore do të vijojnë deri në vjeshtë, duke zgjatur periudhën kohore të kontrollit të territorit”, – tha ai.

Ditën e djeshme, në mbarë vendin, 220 grupe kontrolli të Policisë së Shtetit kanë ushtruar 3590 kontrolle.

Policia ka evidentuar 2 raste të kultivimit të narkotikëve, konkretisht 1 rast në pyllin e fshatit Nikël, Krujë, me 23 bimë dhe 1 rast në fshatin Frashër, Përmet në një zonë të pyllëzuar ku u asgjësuan 1800 bimë narkotike.

Në Përmet është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar banues në Frashër.

Që nga fillimi i vitit, janë arrestuar 13 autorë të dyshuar për kultivim, 6 shtetas janë në kërkim dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë.

Gjithashtu, Policia ka proceduar penalisht 4 persona, administratorë të Njësive Administrative dhe inspektorë të shërbimit pyjor, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.

Në 15 raste, Policia ka zbuluar dhe sekuestruar rreth 21 mijë fara kanabis duke vënë para ligjit personat përgjegjës.

Policia e Shtetit, në zbatim të Planit Kombëtar Antikanabis ka bashkëpunim konstant me agjencitë e zbatimit të ligjit në vend si dhe vijon shkëmbimin e informacionit me partnerët, për goditjen e tentativave të implikimit të grupeve kriminale që operojnë jashtë Shqipërisë në këtë aktivitet kriminal.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është funksional sistemi dixhital GIS-Narkotik, për monitorimin e territorit.

Loka vlerësoi bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe strukturat e tjera shtetërore, bashkëpunuese në këtë luftë.

“Kontributi i partnerëve tanë është i çmuar, e këtu veçoj misionin e Guardia di Finanzas. Gjithashtu vlerësojmë mbështetjen e opinionit të gjerë publik ndaj punës së Policisë së Shtetit për goditjen e këtij fenomeni. Këtë betejë do ta fitojmë të gjithë bashkë, për një të ardhme më të mirë dhe Shqipëri më të sigurt”, – përfundoi ai. /e.malaj/  /a.g/ATSH

Lufta kundër bimëve narkotike, në 5 muaj 70 mijë kontrolle Read More »

Sezoni veror, OSHEE masa për të garantuar furnizimin me energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) po kryen punime në nënstacionet e Himarës dhe Palasës në jug të vendit, për të rritur gatishmërinë dhe garantuar furnizimin normal me energji elektrike të konsumatorëve në prag të sezonit veror.

Në një postim në “Facebook”, OSHEE njofton se strukturat e Njësisë TL (Tensioni i Lartë) Rajoni Jugperëndimor, janë angazhuar për të kaluar në “sitë” rrjetin kryesor të furnizimit me energji elektrike, duke ndërhyrë në nënstacione dhe linjën 35 kV.

Në këtë kuadër, janë sistemuar disa pajisje të NST Palasë (Dhërmi), që lidhet përmes linjës 35 kV ajrore + kabllore, nga nënstacioni Himara e re Mobile – Himara e Vjetër – Palasë.

Rritja e sigurisë së furnizimit me energji elektrike prek zonat: Himarë, Livadh, Jalë, Vuno, Dhërmi, Kondragje, Palasë, Qeparo, Kudhës, Pilur dhe Potam, citon njoftimi i OSHEE-së. /e.xh//r.e/ATSH</

Sezoni veror, OSHEE masa për të garantuar furnizimin me energji elektrike Read More »

Qeveria miraton disa vendime të rëndësishme ekonomike

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e së enjtes disa vendime të rëndësishme ekonomike ndër të cilat, Dokumentin e ndryshimit nr.2 të marrëveshjes së grantit suedez Nr.TF014255, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), që vepron si administratore e fondeve grant të siguruara nga Suedia, e përfaqësuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), për bashkëfinancimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes.

Gjithashtu qeveria miratoi vendimin për financimin e njësive të qeverisjes vendore të Qarkut Tiranë/Bashkia Tiranë, për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata koncesionare “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”.

Një vendim tjetër lidhet me miratimin e marrëveshjes së ndryshuar me gazsjellësin TAP e cila synon që t’i sjellë më shumë përfitime palës shqiptare, një marrëveshje e diskutuar gjatë dhe që synonte vendosjen e Shqipërisë në një trajtim të barabartë sikurse vendet e tjera ku kalon gazsjellësi. /e.xh//e.caushi//ATSH

Qeveria miraton disa vendime të rëndësishme ekonomike Read More »

Rrëfimi i gjyqtarit: Ja pse Ilir Meta duhet futur në burg për korrupsion

Manovra kriminale e 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu. Gjyqtari Ardian Dvorani zbërthen pazarin për vendimin që shpëtoi peshkun më të madh të korrupsionit në Ballkan. A do të merren të gjithë nën hetim nga Byroja e Hetimit?

Nuk ka asnjë dyshim se Ilir Meta është një ndër peshqit më të mëdhenj të korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan.

Ndryshe nga Sali Berisha, i cili ka përdorur njerëz të tjerë për të vrarë, vjedhur, shitur territore dhe kryer vepra terroriste për 28 vite me radhë, Ilir Meta është përfshirë vetë individualisht në skandale të mëdha korruptive.

Shfaqja më zë dhe figurë, me bllok në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin Dritan Prifti, ishte vetëm një episod në filmimin e madh të korrupsionit të Ilir Metës. Për këtë episod, Ilir Meta doli para gjykatës, por i shpëtoi dënimit, pasi gjykata nuk pranoi ekspertizën e FBI, që konfirmoi se video-skandali ishte autentik.

Gjykata caktoi tre ekspertë shqiptarë, të cilët sipas porosisë së Metës e shpallën videon montazh. Ekspertët dhe gjyqtarët u shpërblyen më pas nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Pesë vite më vonë, Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha ndryshuan Kodin e Procedurës Penale, duke ndaluar rishikimin e vendimit për pafajësinë e Ilir Metës nga drejtësia e re. Kjo ishte një nga paket e fshehta mes kokave të korrupsionit dhe krimit të politikës shqiptare.

Po pse pafajësia e Ilir Metës është një padrejtësi historike? Pse drejtësia e re duhet të gjejë një mekanizëm për të hapur këtë dosje korrupsioni me zë dhe figurë?

Arsyet i jep njëri nga gjyqtarët që ishte pjesë e trupit gjykues të çështjes së Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. Trupi gjykues përbëhej nga Ardian Dvorani kryesues dhe anëtarët Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj. Majlinda Andrea është dënuar për korrupsionin, ndërsa disa anëtarë të tjerë ia kanë mbathur nga frika e Vetingut.

Ardian Dvorani, ndryshe nga anëtarët e tjerë, mendonte se Ilir Meta duhej të futej në burg. Ai ka bërë një arsyetim të gjatë se pse Ilir Meta duhej të dënohej për video-skandalin në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë.

Thelbi i çështjes qëndron tek ekspertiza e video-skandalit. Gjyqtari mendon se ekspertiza e krye nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti anglez Adrian Philips, të cilët e nxorën videon autentike, ishte e ligjshme dhe e rregullt.

Nëse gjykata do ta kishte pranuar këtë ekspertizë, Ilir Meta do të kishte përfunduar në burg dhe sot do të ishte jashtë politikës

Në lidhje me ekspertizën, gjyqtari Ardian Dvorani arsyeton:

“-Lidhur me pranimin e kërkesës paraprake për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht, të akteve procedurale dhe të akteve të ekspertimit të përpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretëria e Bashkuar Adrian Philips, qëndrimi që kam mbajtur është i kundërt me atë të shumicës së Kolegjit Penal.

-Pa përsëritur literalisht arsyetimin që pasqyrohet në pikën 8 të këtij vendimi, në thelb, shumica e Kolegjit Penal ka mbajtur qëndrimin se caktimi i ekspertëve të huaj është i mundshëm sipas dispozitave procedurale penale. Por përzgjedhja dhe caktimi i tyre duhet të bëhet në përputhje me nenet 151 pika 4, 183 pika 1 dhe 509 të Kodit të Procedurës Penale dhe dispozitat e Konventës Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale.

Pra, nëpërmjet letërporosive për jashtë shtetit drejtuar autoriteteve të huaja nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, e në çdo rast duke e informuar atë ministri. Shumica arsyeton se në rast të kundërt nuk mund të realizohet betimi, ata nuk marrin përgjegjësinë përpara organit kompetent të shtetit të tyre, gjë që do të shërbente si garanci që ekspertimi do të ishte i saktë, rrjedhimisht nuk kanë përgjegjësi as për kryerjen e një ekspertimi të rremë.

-Si gjyqtar në pakicë, në këtë vendim të ndërmjetëm kam mendimin se veprimi për caktimin e ekspertëve të huaj ishte i rregullt dhe aktet e ekspertimit të përpiluara prej tyre ishin të vlefshme dhe të pranueshme. Po kështu, provat që iu nënshtruan këtij ekspertimi dhe provat që u evidentuan si rezultat i ekspertimeve ishin të përdorshme.

-Ekspertët ishin persona posaçërisht të specializuar dhe me përvojë të gjatë e të spikatur në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për informatikën ligjore dhe atë audio-video, zyrtarisht të njohur dhe angazhuar pranë autoriteteve hetimore e gjyqësore të shteteve të tyre.

-Aktet e ekspertimit plotësonin kërkesat ligjore të pranueshmërisë nga gjykata, ndërkohë që përmbanin veprime të qarta sipas standarteve të ekspertimit informatik e audio-video, si dhe përfundime të qarta e kategorike për t’u vlerësuar e çmuar më pas nga gjykata, në raport me provat e tjera, në funksion të zgjidhjes në themel të çështjes.

-Gjykata nuk mund të ndërhynte më kryesisht, në rrethanat kur, palët kishin paraqitur njëherë kërkesën e tyre për kryerjen e ekspertimit dhe, është prokurori, i cili, sipas nenit 359, kishte të drejtën e paraqitjes së provave të kërkuara prej tij sipas rradhës përkatëse.

-Kolegji Penal, mund të urdhëronte ndërprerjen e veprimeve për pyetjen e dëshmitarëve të akuzës që tashmë i kishte thirrur dhe të vijonte me veprimet për realizimin e ekspertimit jo vetëm bazuar në kërkesën e mbrojtjes, por domosdoshmërisht pasi të merrte edhe mendimin pozitiv të prokurorit për të ndërhyrë në radhën e provave që duhet të paraqiteshin prej tij në mbështetje të fakteve objekt akuze./Pamfleti

Rrëfimi i gjyqtarit: Ja pse Ilir Meta duhet futur në burg për korrupsion Read More »

Nga ta dijmë që duhet të besojmë? Një udhërrëfyes për të gjitha ato, parti a institucione, që kërkojnë besimin e njerëzve

Të kesh besim, do të thotë të sigurohesh se diçka ose dikush, pavarësisht nga kontrolli ynë, do ta realizojë në të ardhmen një pritshmëri tonën aktuale, apo që diçka ose dikush ka bërë ose është duke bërë tani, pikërisht atë që do të jetë pozitive për ne, më vonë.
Shkruan Annamaria Testa

Eksperte komunikimi

Po ta mendosh mirë, i gjithë sistemi ynë i ndërlikuar i marrëdhënieve personale dhe sistemi shumë më i ndërlikuar i marrëdhënieve ekonomike dhe shoqërore, në të cilat, duam apo nuk duam, jemi të zhytur gjatë gjithë rrjedhës së jetës sonë, janë të bazuar në besimin.

Të kesh besim, do të thotë të sigurohesh se diçka ose dikush, pavarësisht nga kontrolli ynë, do ta realizojë në të ardhmen një pritshmëri tonën aktuale, apo që diçka ose dikush ka bërë ose është duke bërë tani, pikërisht atë që do të jetë pozitive për ne, më vonë.

E gjithë kjo bazohet mbi disa supozime: që dikushi të jetë i ndershëm, simpatik dhe i aftë. Dhe që diçkaja të jetë funksionale, efikase dhe të mos ndikohet nga mekanizma të kundërt.

Gjendje shpirtërore komplekse

Kështu, i besojmë një recete të mjekut, apo këshillës së shitëses (shiko, të rri shumë mirë!). I besojmë orarit të trenave (përndryshe nuk do të ishim aty, në stacion). I besojmë bankës ku kemi hapur një llogari rrjedhëse, apo klientit që angazhohet të na paguajë “pas 60 ditësh”.

I besojmë kamerierit që na propozon një pjatë ekzotike. Kamionistit të panjohur, që nget makinën krah nesh në autostradë. Dhe inxhinierit të panjohur, i cili ka projektuar urën mbi të cilën po kalojmë. Politikanit që votojmë, premtimeve dhe vlerësimeve të tij.

I besojmë kompanisë online, që do të na dërgojë pikërisht mallin për të cilin kemi paguar. I besojmë djalit apo vajzës, që na sigurojnë se nuk do të kthehen në shtëpi pas mesnatës, dhe dashurisë së jetës sonë, që na betohet se nuk do të na tradhëtojë kurrë. I besojmë Uikipedias. Apo blogut që betohet se po na thotë të gjitha të vërtetat, për të cilat të tjerët heshtin.

Besimi është një emocion. Një gjendje shpirtërore komplekse, për ta prodhuar atë kombinohen instikti dhe arsyetimi, llogaritja dhe nuhatja, pritja dhe shpresa, eksperiencat e të kaluarës (edhe ato të largëtat, fëmijërore) dhe pritshmëritë e të ardhmes. Kur kemi besim, ndjehemi të qetë, larg prej risqeve.

Ashtu si të gjitha emocionet, besimi që kemi është i lidhur me temperamentin dhe karakterin tonë. Dhe kjo do të thotë që njerëz të ndryshëm, në situata të caktuara, mund të ndjehen besimplotë, të matur, ose mosbesues.

Eshtë shkalla jonë e besimit, ajo që na motivon të bëjmë (apo të mos bëjmë) zgjedhje të caktuara dhe të kryejmë (dhe mos kryejmë) veprime të caktuara, si dhe përcakton ndërveprimet tona me të tjerët, si edhe sjelljet tona.

Ndonjëherë, besojmë seriozisht. Ndonjëherë, na duhet të bëjmë sikur besojmë, sepse nuk kemi alternativa më të mira: për shembull, për të arritur që të kërkojmë një nder, duhet të kemi besim se mundemi ta marrim. Ndonjëherë jemi besimplotë me arsye, e ndonjëherë krejt rastësisht.

Eshtë fakt se ne jemi të prirur neurologjikisht, që të provojmë besim (themeli i vërtetë i sjelljes bashkëpunuese, mbi të cilin ngrihet jeta jonë shoqërore), dhe se kur ndjejmë besim, truri ynë na shpërblen dhe na dhuron një ndjesi të kënaqshme, që më tej krijon mirëqenie.

Mungesa totale e besimit, para se të jetë shkatërrimtare, është paralizuese. E vetmja rrugëdalje nga paraliza dhe nga ankthi që na shkakton të qënit totalisht mosbesues, është shpesh herë më e rrezikshmja: i japim besim mashtruesit më të parë, magjistarit, shtriganit, rrugaçit që ndeshim, i cili megjithatë di të na japë atë buzëqeshje që na hap zemrën përsëri, atë premtim që na bën të shohim një të ardhme më të mirë, pikërisht në momentin kur kemi shumë nevojë.

Dhe ja ku mbërrijmë në temë: ndaj kujt jemi të prirur të ofrojmë besim? Faktorët absolutisht më të rëndësishëm janë dy: afërsia dhe empatia. I besojmë më kollaj personit apo gjësë që e ndjejmë pranë, në gjendje të na kuptojë. Në thelb, besojmë pikësëpari ashtu si një vogëlushe i beson nënës së vet.

Së dyti, kemi prirjen t’i besojmë atyre që na flasin në mënyrë të kuptueshme dhe përfshirëse, sidomos kur na shpjegojnë argumenta, për të cilët kuptojmë pak, ose aspak. Në thelb, kemi prirjen të besojmë, ashtu si një vajzë i jep të drejtë mësueses së preferuar.

Së treti, kemi prirjen t’u besojmë atyre që na shfaqen të ndershëm, origjinalë dhe transparentë. Në thelb, besojmë ashtu si të rriturit i besojnë një miku të mirë. Një pasojë interesante e gjithë kësaj është që, të japësh besim, do të thotë edhe të bëhemi të hapur dhe të brishtë, siç mund të jetë një vogëlushe apo një vajzë, apo një i rritur kur ndodhet në shoqërinë e një miku të mirë. Pasoja tjetër është që, çdo tradhëti e besimit është një plagosje e vërtetë, fort e dhimbshme.

Institucionet

Përse në këta faktorë që favorizojnë besimin, nuk renditen aftësia dhe besueshmëria? E qartë: pothuaj gjithmonë, nuk kemi as rastin, as kohën, as instrumentat e nedojshëm për t’i verifikuar seriozisht. Për ne, këtë duhet ta bëjnë institucionet, që megjithatë shfaqen të mangët ndaj tre faktorëve që përmenda më sipër. Rezultati: institucioneve u besojmë gjithmonë e më pak.

Kështu, në ruletën për të dhënë besim, mbështetemi gjithmonë e më shumë në komponentet instiktivë dhe intuitivë, në dëm të llogaritjeve dhe arsyetimit. Si pasojë, riskojmë gjithnjë e më shumë të mbetemi të zhgënjyer, të lënduar, dhe më të prirur për t’i dhënë të drejtë, të parit mashtrues që ndeshim.

Nga ana tjetër, nëse një institucion, një parti, një kompani (apo një individ) do të donin të rindërtonin besimin e thyer, duhet që t’ia nisin pikërisht nga faktorët e sipërpërmendur. Janë të thjeshtë për t’u kuptuar, por aspak të lehtë për t’u praktikuar. Dhe po, duhet shumë durim, përkushtim dhe kohë. / Burimi: “Internazionale”/ Bota.al

Nga ta dijmë që duhet të besojmë? Një udhërrëfyes për të gjitha ato, parti a institucione, që kërkojnë besimin e njerëzve Read More »

Kush fshihet pas Arbër Çekaj? Autoritetet gjermane nisin hetimet për 613 kg kokainë të fshehur në kontenierin me banane. Bashkëpunim me Krimet e Rënda

Sasia prej 613 kg kokainë e kapur në Maminas të Durrësit ka ngjallur interesin e prokurorëve Gjermanë, cilët tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast trafiku nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë. Autoritet e drejtësisë Gjermane kanë nisur një hetim, duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila në fund të muajit shkurt 2018 sekuestroi 613 kg kokainë dhe arrestoi dy persona. Kujtojmë që personi kryesor i këtij trafiku droge, i dyshuari Arbër Çekaj, pronar i kompanisë “Arbri Garden” u arrestua në 14 Maj në Gjermani.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka deklaruar Arbër Çekaj në Gjermani, por burime pranë prokurorisë i thanë “Shqiptarja.com” se tashmë interes të veçantë për dosjen e 613 kg kokainë të kapur në Maminas, po tregojnë prokurorët Gjermanë. S’dihet se çfarë provash kanë arritur të sigurojnë Gjermanët për dërgesën prej 613 kg kokainë të mbëritur në Shqipëri, por kujtojmë që falë një hetimi që gjermanët kanë pasur, në 14 maj 2018, në zonën e Bavarisë, policia e këtij shteti ka sekuestruar 1.8 ton Kokainë e fshehur brenda në banane.

Sipas burimeve të prokurorisë, ka shumë gjasa që të dyja këto episode trafikimi të kokainës nga Kolumbia në Gjermani e Shqipëri, mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën ndaj dhe hetues Gjermanë kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për këtë çështje. Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh.

E njëta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë Arbri Garden të Arbën Cekajt. Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptar me mbiemrin “Dauti” emri të cilit nuk dihet ende kishin rrolin parësor në këtë trafik. Hetimet vijojnë ende edhe pas arrestimit të tyre për të kuptuar nëse Hysenaj, Ndoj dhe Dauti ishin kupola drejtuese e këtij super operacioni trafiku kokaine.

Në të njëjtën kohë hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet edhe në Shqipëri pasi kanë të dhëna se anëtarët e kësaj strukturë të mirë Sasia prej 613 kg kokainë e kapur në Maminas të Durrësit ka ngjallur interesin e prokurorëve Gjermanë, cilët tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast trafiku nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë.

Autoritet e drejtësisë Gjermane kanë nisur një hetim, duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila në fund të muajit shkurt 2018 sekuestroi 613 kg kokainë dhe arrestoi dy persona. Kujtojmë që personi kryesor i këtij trafiku droge, i dyshuari Arbër Çekaj, pronar i kompanisë “Arbri Garden” u arrestua në 14 Maj në Gjermani.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka deklaruar Arbër Çekaj në Gjermani, por burime pranë prokurorisë i thanë “Shqiptarja.com” se tashmë interes të veçantë për dosjen e 613 kg kokainë të kapur në Maminas, po tregojnë prokurorët Gjermanë.  S’dihet se çfarë provash kanë arritur të sigurojnë Gjermanët për dërgesën prej 613 kg kokainë të mbëritur në Shqipëri, por kujtojmë që falë një hetimi që gjermanët kanë pasur, në 14 maj 2018, në zonën e Bavarisë, policia e këtij shteti ka sekuestruar 1.8 ton Kokainë e fshehur brenda në banane.

Sipas burimeve të prokurorisë, ka shumë gjasa që të dyja këto episode trafikimi të kokainës nga Kolumbia në Gjermani e Shqipëri, mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën ndaj dhe hetues Gjermanë kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për këtë çështje.

Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh. E njëta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë Arbri Garden të Arbën Cekajt.

Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptar me mbiemrin “Dauti” emri të cilit nuk dihet ende kishin rrolin parësor në këtë trafik. Hetimet vijojnë ende edhe pas arrestimit të tyre për të kuptuar nëse Hysenaj, Ndoj dhe Dauti ishin kupola drejtuese e këtij super operacioni trafiku kokaine.

Në të njëjtën kohë hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet edhe në Shqipëri pasi kanë të dhëna se anëtarët e kësaj strukturë të mirëorganizuar në trafikun e kokainës kanë të afërmit e tyre të përfshirë në aktivitete kriminale. Nga çfarë dihet deri më tani është se droga vinte nga Ekuadori dhe mbërrinte në portet gjermane. Pasi magazinohej anëtarët e grupit shkonin nëpër magazinat e supermarketeve dhe merrnin sasitë e kokainës.

Zyra e investigimeve kriminale në landin e Bavarisë në mujin Maj dha detaje të reja për një sasi rekord kokaine kapur në Hamburg gjatë dy operacioneve. Në këtë operacion ishin përfshishirë 500 forca policore. “Është një prej sukseseve mëspektakolare në luftën me mafian e narkotikëve në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann.

Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”. “Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal JörgBeyser.

Kush fshihet pas Arbër Çekaj? Autoritetet gjermane nisin hetimet për 613 kg kokainë të fshehur në kontenierin me banane. Bashkëpunim me Krimet e Rënda Read More »

Hodhi kamionin në humnerë pasi e shkarkuan nga puna, vihet në pranga punonjësi

Policia ka arrestuar këtë të enjte punonjësin, që një ditë më parë hoidhi në humnerë kamionin e punës. Ngjarja ka ndodhur në Moglicë, vend ku është duke u ndërtuar një HEC.

Punonjësi Bledar Kastrioti është pushuar nga puna dhe menjëherë pasi iu komunikua shkarkimi, ka hedhur kamionin në humnerë.

“Pasi ka marrë njoftimin për largimin nga puna prej kompanisë ndërtuese të HEC-it Moglicë, ku punonte si shofer kamioni, ka marrë mjetin tip kamion dhe në aksin rrugor Opar-Moglicë, e ka hedhur këtë të fundit nga një lartësi prej 100 m duke e dëmtuar plotësisht dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 277, 273 e 150 të Kodit Penal”, tha policia.

Hodhi kamionin në humnerë pasi e shkarkuan nga puna, vihet në pranga punonjësi Read More »

Deklarata e gazetarit: Ja cilat janë pajisjet e përgjimit që regjistrojnë politikanët në vend

Gazetari Artan Hoxha në lidhje me temën e emisionit ‘Opinion’ se ‘kush po përgjon politikën’, ka prezantuar disa pajisje regjistrimi audio dhe video në formë të një çelsi BMW X5, kopsash, vidash, orash etj.

Hoxha tha se këto pajisje përgjuese janë përdorur privatisht në qarqe politike. Në Shqipëri ligjërisht përgjime bën Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria, por nga mënyra se si sillen politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, tregon se ata i tremben edhe përgjimeve nga të tretët.

“Përgjimet janë bërë në mënyrë private në qarqe politike. Politika te ne përgjohet, por prapë mbeten përgjime të cunguara. Rastet që kemi ndoshta kanë qenë ekstreme dhe më shumë janë bërë përgjime për interesa. Por përgjimet duhen që të kuptojmë çfarë bën klasa jonë politike”, tha Hoxha.

Deklarata e gazetarit: Ja cilat janë pajisjet e përgjimit që regjistrojnë politikanët në vend Read More »