Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në 3 muajt e parë të vitit përmes zyrave të punës janë punësuar 10 mijë qytetarë. Ai tha se objektiv është arritja e shifrës 25 mijë deri në fund të vitit. Por keto deklarata kane shkaktuar edhe reagime ne rrjetet sociale, ku disa prej komentuesve Rama iu ka kthyer pergjigje.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka përcjellë një mesazh në dukje të dhimbsur për 1 Qershorin. Ai ka publikuar fotografinë e një fëmije që punon në kromin e Bulqizës, e cila është shkrepur në vitin 2010 dhe në atë kohë pamja tronditëse ishte botuar në gazetën “Shqip” nga gazetari Fatos Baxhaku.
Kjo foto ishte pjesë e reportazhit me titullin: “fëmijët e kromit”. Luan Rama e ka shoqëruar foton e fëmijës me vargjet e Migjenit: “Poema e mjerimit”. Edhe pse fotografia është bërë në kohën që PD bashkëqeveriste me LSI dhe bënte kërdinë në minierën e Bulqizës, Luan Rama shtiret sikur i vjen keq për djalin me kovë me krom.
Statusi:
Sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve:
Një foto sa njëmijë fjalë dhe “Poema e Mjerimit” e Migjenit!…
Do të mjaftonte edhe një rast i vetëm ( për fat të keq në Shqipëri gjen me mijëra!), që qeveria, shteti dhe e gjithë shoqëria të ngriheshin në këmbë e sot t’u dedikoheshin fëmijëve; fëmijëve në nevojë, fëmijëve jetimë, fëmijëve të braktisur, fëmijëve të rrugës, fëmijëve të abuzuar, fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë!…
T’u dedikoheshin jo me fjalë siç bëjmë rëndom dhe siç bënë edhe sot, por me dashuri dhe solidaritet, që nesër, qoftë edhe njëri prej tyre të jetë më mirë se sot.
E kështu me rradhë ditë pas dite, në çdo ditë, pa bujë, pa zhurmë, pa hipokrizi!
Për fat të keq, nuk ndodhi!
E ai djali i vogël nga Bulqiza, fotografuar me kovën mbushur me krom mbi shpinë, edhe nesër do të jetë përsëri vetëm, përsëri i braktisur dhe i harruar, i hedhur në rrugë përballë malit të halleve të veta që s’bëzan!
Mjerimi, refreni i trishtë i kohës tonë!
I kohës tonë mbushur me politikanë, me qeveritarë, me deputetë, me horra e kriminelë, me trafikantë, me drogë e korrupsin!
Dhe Shqipëria pret t’i çelet dera e negociatave me Bashkimi Europian, sepse pretendojmë që kemi mbërritur standardet që kërkon Europa!
28 qershori kur Këshilli Europian do të duhet të vendosë nuk është larg!
Fotoja e djalit nga Bulqiza akuzon! Edhe vetë Bulqiza, gjithë Shqipëria akuzon!
Politika të heshtë! Të paktën të heshtë meqë nuk ndjen turp!
MIGJENI
Fragment nga “Poema e Mjerimit”
“Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi,
Kafshatë që t’mbet’ n’fyt edhe të ze trishtimi,
Kur sheh ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta,
Që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita,
Dhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin,
Të tan’ jetën e vet derisa të vdesin.
Mjerimi s’ka fat, por ka vetëm zhele,
Zhele fund e majë, flamujt e një shprese,
T’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese.
Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
Dhimba paduruese që t’bajnë t’çmendesh,
Që t’ap in litarin të shkojsh fill’ e t’varesh
Ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s’don mshirë, por don vetëm të drejt!
Mëshirë? Bijë bastarde e etënve dinakë,
Të cilt n’mnyrë pompoze posi farisejt,
I bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak,
Tu ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.
Çdo hektar tokë në Shqipëri mund të prodhojë në kufijtë e 250–320 mijë euro të ardhura nga energjia diellore. Në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë qëndrojnë aktualisht 9 projekte me një vlerë investimi prej 85 milionë eurosh dhe një sipërfaqe që i kalon 174 hektarët. Gjasat janë që me potencialet që ka Shqipëria dhe çmimi 100 euro/MW që caktoi qeveria, dielli të kthehet në biznesin e dekadës. Rastet e suksesit me sipërmarrjet dhe frika nga precedenti i HEC-eve.
Sokoli, i cili operon në sektorin fason dhe eksporton drejt Italisë, “importoi” nga partnerët e tij të biznesit në vendin fqinj, idenë e një impianti fotovotlaik. I pëlqeu fakti që faturën e kripur të energjisë mund ta zvogëlonte me 30%, të paktën si fillim. Vendosi që mbi çatinë e fabrikës së tij të instalonte mbi 60 kWp kapacitet. “Në Itali partnerët e mi në biznes kanë bërë të njëjtën gjë. U kërkova atyre që të më lidhnin me kompaninë zbatuese në Itali dhe të bënim një projekt paraprak së bashku me kostot. Kur e finalizuam projektin, rastësia bëri që të njëjtën vlerë dhe shërbim të ma ofronte një kompani shqiptare. Pas negociatave dhe mbylljes së detajeve të fundit, vendosëm për zbatimin dhe prej janarit fabrika furnizohet pjesërisht nga impianti fotovoltaik dhe pjesërisht me energjinë e siguruar nga OSHEE”,?—?tregon ai.
Kur e pyesim për investimin nëse është penduar apo mendon se ishte një zgjedhje e zgjuar, ai pohon se është i kënaqur me këtë investim. “Dua që të bëj rritje të fuqisë, por për momentin nuk janë kushtet. Bashkëjetesa e fabrikës me impiantin është duke më kursyer një shumë të konsiderueshme nga fatura e energjisë. Nuk mora kredi për ta financuar, por investova nga kapitali im dhe shoh që gjithçka po ecën ashtu siç ishte parashikuar. Nëse gjërat do të mbajnë këtë ritëm, mendoj se në pak vite do të rikuperoj investimin që kam bërë”,?—?shprehet Sokoli.
Nga janari rezulton që muaji më i mirë i impiantit të tij të jetë korriku dhe pas tij, qershori me një prodhim respektivisht 8.61 MW, 8.54 MW. Në janar, kur sapo impianti nisi funksionimin, prodhimi ishte 1.55 MW. Në total për shtatë muaj rezulton që biznesi të ketë përfituar një kthim investimi prej 4500 eurosh dhe këtu flasim për një pjesë të vitit. Me një llogari të thjeshtë nëse ruan të njëjtën tendencë, biznesi parashikon që kthimi i investimit të bërë të jetë në një afat 5–6-vjeçar.
Një tjetër biznes që duket se po shfrytëzon frytet e një fature më të lirë është edhe Villa Palladio në Durrës. Edhe ky biznes ka instaluar një impiant fotovoltaik. Ky impiant ka një kthim investimi mbi 2300 euro dhe sërish funksionimin e ka që nga janari i këtij viti. Por edhe pse dëshira është për rritje të fuqisë së instaluar do të duhet edhe pak kohë që gjërat të thjeshtohen dhe të marrin rrugë për shkak të pengesave ligjore, ndërkohë që bizneset duhet të mjaftohen me faktin që kanë gjetur një mënyrë efikase për të ulur kostot e tyre dhe për ta kthyer një investim disi të kushtueshëm në afatshkurtër në përfitim të konsiderueshëm në afatgjatë.
Rriten kërkesat për parqe
Pothuajse çdo muaj, pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë ka pasur kërkesa për parqe fotovoltaikë dhe shumica e atyre që aplikojnë janë kompani që ushtrojnë aktivitet në një sektor tjetër që nuk ka lidhje me energjinë.
Vitin e kaluar, ishte kompania Novoselë Photovoltaic Power Plant që aplikoi për një park me kapacitet të instaluar prej 50 MW dhe me një vlerë investimi 72 milionë euro. Projekti do të shtrihej në zonën e Novoselës në Vlorë.
Pas saj, në nëntor 2016, do të vinte një kërkesë nga pesë kompani të bëra së bashku GAMMA SOLAR sh.p.k., ALFA ENERGY sh.p.k., BETA ENERGY sh.p.k., DELTA SOLAR sh.p.k. dhe SOLARIS sh.p.k., të cilat aplikuan pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për një park fotovoltaik me kapacitet 50 MW.
Por në njoftimin që u bë nga Ministria ky projekt nuk ishte i shoqëruar me një vlerë financiare. Në prill, pas disa rregullimeve ligjore, ato që vërshuan ishin aplikimet për parqe fotovoltaikë deri në 2 MW. Nga 6 prilli deri më 31 korrik 2017 janë bërë të paktën 8 aplikime për parqe fotovoltaike me fuqi të instaluar deri në 2 megavat. Kompanitë që kanë aplikuar janë biznese të ndryshme nga bujqësia tek elektronika apo agropërpunimi.
Në total, vlera e investimeve të parashikuara për parqe dhe centrale fotovoltaike deri më tani është 85.4 milionë euro dhe fuqia e instaluar e parashikuar 113.72 MW. Sipërfaqja e tokës që do të zënë këto parqe llogaritet në 174.08 hektarë.
A është dielli biznesi i dekadës?
Shqipëria parashikon të nxisë investimet në burime të rinovueshme energjie dhe një nga këta nxitës është edhe çmimi 100 euro/MW përcaktuar për të gjithë parqet me kapacitet deri në 2 MW. Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, çdo hektar në vendin tonë mund të japë nga 250–320 mijë euro. Me një llogaritje të thjeshtë, vetëm nga sipërfaqja që përfshijnë aplikimet e dorëzuara sot në Ministrinë e Energjisë na rezulton jo më pak se 55 milionë euro në vit, që do të “vilen” nga toka ku do të vendosen panelet.
Nëse përfitimi rezulton vërtet i tillë përpara shqiptarëve qëndron një biznes i ri që mund të kthehet në biznes të dekadës me një përfitim 500 milionë euro dhe nëse do të ketë interes, kjo shifër mund të shumëfishohet por le të mbajmë vrullin e “ëndrrave” në diell me pritshmëri reale. Thjesht me ato që janë në letër dhe që kanë gjasa të zbatohen. Është e çuditshme të shohësh sesi shumica e zonave ku po shfaqet interesi për ngritjen e parqeve fotovoltaikë janë zona që kanë një aktivitet dominant bujqësor, si Lushnja apo Fieri.
ERE caktoi çmimin 100 euro/MW për fotovoltaikët
Enti Rregullator i Energjisë vendosi në fund të korrikut që të caktonte një çmim për energjinë në rastet e parqeve fotovotalikë deri në 2 MW si dhe për parqet eolikë deri në 3 MW. Kjo erdhi në kushtet kur mungesa e një çmimi po linte hapësira bosh në nxitjen e investimeve. Për hir të së vërtetës, një çmim 100 euro/MW sikurse u caktua për energjinë diellore është një çmim bujar, që ndoshta do t’i japë një shtytje të re interesit në këtë sektor. Por vështirësia në përcaktimin e metodologjisë për çmimin duket se ka qenë evidente duke qenë se Shqipëria po shkel në një terren tërësisht të ri si për fotovoltaikët dhe për eolikët për të cilët çmimi ishte më i ulët, në vetëm 76 euro/MW. Ministria pranon në një shkresë dërguar ERE-s pikërisht këtë aspekt.
“Aktualisht në Shqipëri nuk ka investime të kësaj natyre të impianteve me diell (PV) apo me erë (Eolik), dhe për këtë arsye ka një mungesë të theksuar të të dhënave lidhur me planet e biznesit dhe kostot shoqëruese, me qëllim kryerjen e një analize të saktë të kostove në kushtet e vendit tonë. Informacioni që disponojmë nga propozime të pakërkuara është se ka shumëllojshmëri analizash dhe kostosh, të cilat asnjëherë nuk kanë proceduar në investim konkret. Në këto kushte, referencat janë të bazuara në studimet që disponohen, dhe mbi bazën e këtyre studimeve, rezulton se orët e punës së impianteve me diell, ndryshojnë nga ato me erë dhe ky faktor, përbën edhe ndryshimin në llogaritjen e çmimit për të dy impiantet, megjithëse kostoja mesatare e peshuar e kapitalit rezulton e njëjtë”,?—?thuhet në vlerësimin e ministrisë.
Enti duke pasur parasysh këtë i ka kërkuar MEI-t që nga viti 2018 e në vijim të mbajë të dhëna nga aplikimet dhe kostot e investimit me një premisë për të rishikuar vendimin që përcakton edhe metodologjinë.
Precedenti me hidrocentralet
Çmimi 100 euro/MW mund të jetë një nxitës i mirë për investimet e reja, por këto të fundit mbi të gjitha kanë nevojë për besim. Një precedent aspak pozitiv sa u përket investimeve dhe zhgënjimit është ai i hidrocentraleve kur qeveria vendosi të ndryshonte formulën me të cilën blihej energjia. Në logjikën e ministrisë, prodhuesit me përparësi nuk mund të shisnin tek KESH me një çmim të lartë dhe ky i fundit ta shiste anën poshtë çmimit që e kishte blerë. Ndaj në lojë hyri Bursa e Hungarisë. Kaq mjaftoi që shumë prej investitorëve të nisnin betejën pranë Entit Rregullator të Energjisë, duke kërkuar që formula të mos ndryshonte, sepse ajo që po u propozonte qeveria rrëzonte planet e tyre të investimit. Përtej përplasjeve në distancë, takimeve të shpeshta, ankesave të investitorëve në fund, çmimi mbeti ai me bazë qendrore bursën hungareze.
Rasti i hidrocentraleve dhe ndryshimi i çmimit mund të jetë një precedent që investitorët potencialë nuk do duan ta përsërisin, ndaj qeveria duhet mbi të gjitha të garantojë planet e tyre të biznesit, por edhe të jetë e qëndrueshme në politika, përndryshe kjo mund të kthehet në një bumerang.
Forumi Ekonomik: Pse e ardhmja është dielli
Njerëzimi konsumon 221 tonë qymyr, 1,066 fuçi naftë dhe 93 000 m³ gaz natyror në sekondë. Këto materiale ishin të mrekullueshme për revolucionin industrial që nisi në Britani në shekullin e 18, por në fillim të shekullit të 21-të është koha të bëhet një rivlerësim i nocionit energji e re. Ka nevojë që burimet e shtershme të zëvendësohen me ato të rinovueshme, por pyetja është me cilin prej tyre?
Herët ose vonë, njerëzimi duhet të vendosë se burimi i vetëm i qëndrueshëm në afatgjatë është energjia diellore. Nga një hartë e publikuar së fundmi nga Forumi Ekonomik Botëror rezulton që Afrika dhe Australia të jenë edhe zonat me potencialin më të madh të shfrytëzimit të energjisë diellore, por me të njëjtin intensitet shfaqen një pjesë e Azisë, Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut. Shqipëria kategorizohet tek ato vende që kanë një mesatare prej 4.5 kWh energji për metër katror dhe me një shumë vjetore prej mbi 1600 kWh/m². Maksimumi që mund të prodhohet në botë nga dielli është 7.5 kWh/m² me një shumë finale vjetore prej 2800 kWh dhe që kryesisht kjo mund të arrihet në dy zona të limituara, një në Afrikë dhe një në Amerikën e Jugut.
T’i themi po diellit
Sipas Forumit Ekonomik Botëror, sot toka konsumon energji në masën e 17.7 trilionë vat, që do të arrijë në 30 terravat deri në 2050, duke marrë për bazë një normë të ngjashme të rritjes së popullsisë. Energjia diellore që prek sipërfaqen e tokës është të paktën 4 herë më e lartë sesa niveli që njerëzimi mund të konsumojë. Kjo është më se e bollshme nëse shfrytëzohet siç duhet. Potenciali i energjisë mbi tokë është 120 Terravat. Por me vetëm 2% të tokës do të përfitonim 50 terravat.
T’i themi jo energjisë nukleare
Afrika e Jugut ishte e fundit që nën ngazëllimin politik po konsideronte energjinë nukleare. Fatmirësisht në prill 2017 zhvillimet për një të ardhme nukleare u ndërprenë nga Gjykata e Lartë. Le të mos përsërisim mëkatet vdekjeprurëse që e konsiderojnë energjinë nukleare si një mundësi dhe t’i kujtojmë vetes mëkatet. Së pari, për koston dhe pasojat që ka një impiant nuklear. Së dyti, raste si Çernobili, 30 vjet më parë, tregojnë se e gjithë ajo zonë është ende e mbuluar me rrezatim, duke mos u konsideruar e përshtatshme për të jetuar. Ky nuk është një rast që duam ta shohim të përsëritet.
“E ardhmja e rajonit është paraqitja në një ofertë të përbashkët turistike”, – deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë një eventi gala që shënoi hapjen e sezonit turistik në Golem, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kryetari bashkisë së Kavajës, Sakja, kryetari bashkisë së Durrësit, Dako, ambasadorë e përfaqësues të trupeve diplomatike si dhe agjenci turistike të huaja e shqiptare.
Klosi tha se është mundësia që Shqipëria dhe i gjithë rajoni të paraqitet si një ofertë të përbashkët turistike.
Duke iu referuar pranisë së shumtë të tur operatorëve nga rajoni, kreu i Turizmit shprehu bindjen se kushtet, mundësitë dhe standardet janë të njëjta në rajon dhe nuk mbetet veçse koordinimi midis palëve për të arritur me sukses këtë ofertë të përbashkët që do të zhvillojë më shumë turizmin në rajon.
Monedha e përbashkët ka nisur rënien e pandalshme në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.42 lekë, duke shënuar një rënie prej 0.5 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.
Kjo është e 11-a ditë radhazi me rënie, duke humbur vetëm në këtë periudhë 1.89 lekë. Ndërsa në krahasim me fillimin e vitit, kur euro e nisi me 133 lekë në 1 janar, për t’u ngjitur në nivelin më të lartë të vitit në 133.99 lekë në fund të janarit, monedha e përbashkët ka humbur 7.88 lekë, ose 6 për qind, duke shënuar nënçmimin më të madh vjetor të dekadës së fundit.
Krahas arsyeve më afatgjatë që kanë rritur ofertën si ekonomia informale, apo dhe konvertimi i kapitalit të bankave, aktorët e tregut valutor pohojnë se euro po ndikohet nga turizmi, i cili këtë vit ka filluar më herët.
Charterat me turistë janë bërë të përditshëm dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit këtë vit pritet që numri i tyre të arrijë në rreth 300. Ndërsa hotelet kanë raportuar që nga qershori deri në tetor ata janë pothuajse 100% të rezervuar me turistë nga Europa, si polakë, çekë, ukrainas dhe risi e këtij viti janë dhe nordikët.
Ekspertët e tregut pohojnë se zhvlerësimi i vazhdueshmë i euros ka krijuar dhe një efekt psikologjik tek të gjithë ata që kanë valutë, të cilët po nxitojnë që ta këmbejnë në lekë, pasi kanë frikë se mos euro zhvlerësohet më tej.
Të paktën deri në gusht, si rrjedhojë e efekteve sezonale, ekspertët nuk presin që monedha e përbashkët të forcohet.
Në kahun tjetër, qarkullimi i monedhës vendase mbetet i ulët. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill, paraja gjithsej në qarkullim ishte 1.23 trilionë lekë, me një rënie prej 36 miliardë lekësh (270 milionë euro) në krahasim me dhjetorin 2017 (në katër muajt e parë të 2017-s ndryshimi ishte -17 miliardë lekë.
Normalisht, kur një çift vendos të ketë një fëmijë, gjithmonë shpresohet që gjithçka të shkojë mirë, ata bëjnë plane. Kur më në fund vjen shtatzania, jo gjithçka gjithmonë ecën sipas planit dhe mund të ndodhë që në vend të një fëmije të vetëm, të vijnë binjakë.
Natyrisht, prindërit e mirë e pranojnë me mirënjohje këtë befasi, edhe nëse kanë pak frikë nga shpenzimet që dyfishohen.
Por kjo nënë u surprizua edhe më shumë.
Emri i saj është Bobbi McCaughey dhe bashkëshorti i saj ishte Kenny McCaughey, shkruan ShkodraNews. Ky çift nuk mund të kishte fëmijë, andaj vendosi të vazhdonte me inseminimin artificial.
Ata kishin frikë se diçka do të shkonte keq, por me habi të madhe, 7 embrione u fekonduan.
Bobbi do të ishte gruaja e parë që do të sillte në jetë shtatë fëmijë. Kjo i la si mjekët ashtu edhe çiftin të habitur.
Në përgjithësi, shtatzënitë e shumëfishta shpesh janë të komplikuara dhe sfiduese, por për fat të mirë për Bobbi-n ka qenë një periudhë e lehtë dhe paqësore.
Kjo ndodhi në vitin 1997 dhe ishte hera e parë që u lindën 7 fëmijë nga një shtatzëni e vetme!
Emrat e fëmijëve janë Kenny, Alexis, Natalie, Kelsey, Nathan, Brandon dhe Joel.
I shqetësuar për përgjegjësinë e madhe që përfshinte aq shumë fëmijë, z. Mçaughey e la gruan.
Bobbi-t i duhej të kujdesej vetëm për 8 fëmijë, sepse para kësaj shtatzanie, ajo kishte patur tashmë një vajzë … ..
Më pas ajo kërkoi ndihmë nga autoritetet.
Situata ishte kaq e dëshpëruar sa që kjo nënë e guximshme filloi të kërkonte ndihmë, shkruan ShkodraNews. Duke ditur rastin, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, iu përgjigj kërkesës së saj.
Shteti, së bashku me disa kompani private, kanë ndërmarrë përgjegjësinë për të mbuluar shpenzimet e shkollës për fëmijët. Përveç kësaj, ata kanë ndihmuar në mënyra të tjera gruan në rritjen e fëmijëve të saj.
Përvoja e Bobby-t u bë e njohur shumë shpejt në të gjithë botën për natyrën e saj të jashtëzakonshme, por ajo që ata të gjithë kanë vlerësuar dhe admiruar, ishte guximi dhe forca e madhe e kësaj nëne që rriti tetë fëmijë pa një burrë në krah.
Ajo bëri gjithçka që të mos i mungonte asgjë për të vegjlit e saj!
Arritën në një moshë të caktuar, ata filluan të punonin për të ndihmuar nënën e tyre me shpenzimet e familjes. Aktualisht gjashtë prej tyre janë të diplomuar, ndërsa njëri prej tyre është në ushtri.
Tani që të gjithë kanë jetën e tyre, Bobbi thotë se ndihet shumë e vetmuar. Për shumë vite ajo ishte mësuar për të dëgjuar zërat e 8 fëmijëve të saj dhe gjithmonë duke parë shumë gëzime në shtëpi. Por siç duhet, ata kanë marrë “fluturimin” e tyre dhe Bobbi është shumë krenare për fëmijët e saj.
Pa dyshim, kjo grua është një shembull i guximit dhe i dashurisë. Pavarësisht nga detyra e vështirë, ajo i rriti fëmijët e saj duke i bërë ata të ndershëm dhe punëtorë./Përshtati: ShkodraNews
Pas gjashtë muajsh vuajtje nga një cistit shkatërrues, e kur kisha marrë të gjitha antibiotikët e mundshëm, pa llogaritur vizitat e specializuara deri sa ju të evidentoni problemin, në grykën e dëshpërimit më të errët dhe djegieve të ankthit, vendosa të provoja “kurën” e një mjeku dietist dhe gastroenterolog, shkruan ShkodraNews. Unë nuk e besoja atë, e pranoj. Pasi mendoja se vetëm mjekësia “zyrtare” kishte përgjigjen.
Por pastaj u befasova!
Një lëng me tre limonë, i ndjekur nga tre gota ujë në mbrëmje para se të fle, me rregullin e rreptë për të mos futur më gjë në gojë deri në mëngjesin e ardhshëm.
Imagjinoni habinë kur, pas pak ditësh, nuk ndjeva më djegien, gjakderdhja ishte zhdukur dhe antibiogrami i njëmijtë kishte vlera perfekte…
Por nëse limoni ka arritur të shërojë një çrregullim si cistiti, ndoshta ka cilësi të tjera të fshehura?
Kështu fillon një hulumtim i gjatë dhe i mundimshëm. A e dini se kërkime të ndryshme kanë treguar se limoni është në gjendje të vrasë qelizat e kancerit, duke demonstruar një efikasitet 10.000 herë më të fortë se kimioterapia? Pastaj ju vijnë të gjitha deklaratat e bëra për “Ok Salute” nga Umberto Veronesi: “Një limon vepron si një mburojë kundër kancerit. Për këtë arsye, hulumtimi ka theksuar një rol të veçantë në parandalimin, edhe pse asnjë ushqim nuk mund të jetë një mburojë efektive nëse nuk përfshihet në një dietë të shëndetshme dhe mënyrë jetese e shëndetshme. Në limon ka molekula me vlera të rëndësishme antioksidante”.
Hulumtime të mëtejshme konfirmojnë se limoni është një ilaç i provuar kundër praktikisht të gjitha llojeve të kancerit, shkruan ShkodraNews. Jo vetëm se ka një spektër anti-mikrobial kundër infeksioneve bakteriale dhe kërpudhave, ai punon si një antidepresant, i dobishëm kundër stresit dhe çrregullime nervore, rregullator i presioni të lartë dhe lufton parazitët e brendshëm. /Përshtati: ShkodraNews
Me siguri të gjithëve ju ka ndodhur të prisni vonesat e avionëve me minuta ose në raste të tjera edhe me orë të tëra.
Në këto raste politikat që ndjekin në Shqipëri janë të veçanta për kompensimin e pasagjerëve.
Por së fundmi këto politika do të ndryshojnë sipas Kodit të Ri Ajror dhe ky kompensim mund të arrijë deri në 5 mijë euro për pasagjer.
Qeveria ka miratuar këtë kod i cili bën përgjegjës transportuesin për dëmtimet e shkaktuara nga vonesat në transportin ajror të pasagjerëve.
Por ka një përjashtim nga kompensimi, pasi transportuesi nuk paguan për dëmet që shkaktohen nga vonesa, në rast se punonjësit dhe agjentët e tij marrin gjithë masat e mundshme për të shmangur dëmtimin, por megjithatë nuk ia kanë dalë ta shmangin.
Ndërsa në rast dëmi, të shkaktuar nga vonesa në transportimin e një personi, përgjegjësia e transportuesit për çdo pasagjer kufizohet deri në 4 150 SDR që llogaritet pak më shumë se 5000 euro (SDR është monedha e FMN e rënë dakord për t’u përdorur në Konventën e Montrealit), shkruan Monitor. Ky kufizim nuk respektohet në rast se provohet që dëmtimi shkaktohet nga neglizhenca e transportuesit, punonjësit ose agjentëve të tij, e bërë me qëllim për të shkaktuar dëm” thuhet në nenin 143.
Sa i përket bagazheve ka një nen të veçantë që përcaktons e si bëhet kompensimi në rast se ato dëmtohen. Kjo shumë mund të arrijë deri në 1200 euro.
Detajet përcaktohen në këto 7 pika të nenit:
“Transportuesi është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në rast shkatërrimi, humbjeje ose dëmtimi të bagazheve të dorëzuara (checked baggage), kur këto veprime ndodhin në bordin e avionit apo gjatë periudhës në të cilën bagazhi i dorëzuar është në përgjegjësinë e transportuesit. Transportuesi nuk është përgjegjës kur dëmtimi rrjedh nga një defekt i trashëguar, cilësi ose cen i bagazhit.
Transportuesi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar, në rast vonese të bagazhit të dorëzuar, përveçse kur vërteton se ai, punonjësit dhe agjentët e tij morën të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmtimin ose kur marrja e masave të tilla ishte e pamundur.
3.Në rast humbjeje, shkatërrimi ose dëmtimi të bagazhit të dorës (hand baggage), përfshirë edhe sendet vetjake, transportuesi është përgjegjës nëse vërtetohet që ai, punonjësit dhe agjentët janë fajtorë për veprimet e kryera. Në rast vonese të bagazhit të dorës zbatohet, sipas rastit, pika 2 e këtij neni.
Në rastet e pikave 1, 2 dhe 3, të këtij neni, përgjegjësia e transportuesit për shkatërrimin, humbjen, dëmtimin ose vonesën kufizohet në 1 000 (një mijë) SDR për çdo pasagjer. Ky kufizim nuk respektohet nëse, në kohën kur bagazhi i dorëzuar është marrë nga transportuesi, pasagjeri bën një deklaratë të veçantë interesi për dorëzimin në destinacion dhe, sipas rastit, paguan një shumë shtesë. Në këtë rast, transportuesi paguan shumën e deklaruar, përveç rastit kur ai provon se shuma e deklaruar është më e madhe se interesi aktual i pasagjerit në dorëzimin në destinacion.
Pika 4 e këtij neni nuk respektohet në rast se dëmtimet janë të qëllimshme ose shkaktohen nga neglizhenca e transportuesit, punonjësve ose agjentëve të tij.
Në rast dëmtimi, pritësi i bagazheve ankohet tek transportuesi në çastin e zbulimit të dëmtimit, por jo më vonë se 7 (shtatë) ditë nga data e marrjes, në rastin e bagazhit të dorëzuar. Në rast dëmtimi, për arsye vonese, ankimi bëhet jo më vonë se 21 (njëzet e një) ditë nga data kur ai ka marrë bagazhin në dorëzim. Ankesa bëhet me shkrim. Nëse ankesa nuk bëhet brenda afateve, transportuesi nuk mban përgjegjësi. Nëse pasagjeri e pranon bagazhin e dorëzuar pa ndonjë rezervë, prezumohet se bagazhi është marrë pa dëmtime.
Në rast se bagazhi i dorëzuar ka humbur, kërkesa, sipas pikës 1, të këtij neni, bëhet vetëm nëse transportuesi pranon humbjen ose me kalimin e periudhës 21 (njëzet e një)-ditore nga data kur bagazhi duhej të kishte arritur” thuhet në nenin 144 të Kodit Ajror të miratuar në mbledhjen e qeverisë.”