Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë që pasi Basha nuk e pranoi që të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së të nisë një lëvizje të re politike. Sipas Berishës lëvizja e tij do të jetë bashkë me çdo demokrat të ndershëm, kundër ndikimit Soros në Shqipëri.
“Do krijoj alenacë, do të bashkpunoj me cdo demokrat që beson që ky vend duhet të ketë parti sovrane. Do te jete nje levizje Anti Soros.
Më i motivuar se kurrë. Me vendimin që mori Basha e shndërroi në një pluralizëm fasadë.
Nuk e kam zgjedhur unë Bashën. Por për vendimin e tij sot, i ka bërë goditjen më të rëndë vendit dhe pluralizmit në Shqipëri. Do të bëj gjithçka në rikthimin e PD në sovranitetin e saj. Parimet i shkelmoi sot Basha dhe pa to forca politike është fasadë opozitë.
Ky është vendimi më i r ëndë ndonjëherë. Ata nuk janë fasadë opozitë. Ato janë të drejta apo të gabuara. Por janë opozitë. SHBA janë partner po në mënyrë absolute por jo kur gabojnë.”
Ajo ka studiuar në Fakultetin e Ekonomisë por i pëlqen së tepërmi të merret me sport.
Alvisa është konkurrentja e re në ‘Për’Puthen’ që njëkohësisht plotëson pesëshen e vajzave që janë në këtë emision për të gjetur partnerin e tyre të ëndrrave.
Alvisa, 25 vjeç, është nga Vlora dhe aktualisht menaxhon biznesin e saj dhe që në hyrje të saj ja arriti ‘të ndezë gja krat’ në studio mes djemve.
Kryetari i Bashkisë Vlorë Z.Dritan Leli shpreh ngu shëllime për familiarët e pacientëve që hu mben jeten në tr agjedinë që përfshiu spitalin e Tetovës.
‘Nuk do të jetë e lehtë, por shpresoj që të lën duarit të gjejnë forcën ta kalojnë këtë ngjarje të rë ndë që na i mori fjalët’ – shkruan Leli në statusin ngushëllues në rrjetin social facebook.
Dritan Leli:
‘Ngu shëllime të gjithë familjarëve që hu mbën mbrëmë të dashurit, mjekë e pacientë, në tra gjedinë që përfshiu spitalin e Tetovës. Nuk do të jetë e lehtë, por shpresoj që të lë nduarit të gjejnë forcën ta kalojnë këtë ngjarje të rë ndë që na i mori fjalët! Hu mbje të këtyre përmasave kërkojnë mbështetjen e të gjithëve edhe pse nuk mund të kapë rcehen asnjëherë.’
/orikuminews
Video e një vajze italiane është bërë shumë virale në rrjet dhe ka ngritur reagime të shumta në rrjetet sociale. Ajo është Ivana, e cila ka ardhur në Shqipëri me pushime dhe përmes një video është shprehur e indinjuar se si të rinjtë shqiptarë kanë kaq makina të shtrenjta dhe çfarë pune bëjnë ata për ta justifikuar këtë gjë. Ivana përmend makinat e shtrenjta të të rinjve, të cilat kapin edhe shifrat 100 mijë euro.
Në videon në fjalë, ajo u kërkon të rinjve shqiptarë që ta mësojnë edhe atë se si të blejë një makinë kaq luksoze. Madje ajo shprehet: “Mund të jem krahu i juaj i djathtë, do të jem besnike. Më mësoni zanatin”.
Ditën e sotme, Ivana ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se ishte në vendin tonë pasi partneri i saj është shqiptar.
“Kisha menduar gjithçka, por jo që do bëhesha e famshme në Shqipëri. Kam ardhur në Shqipëri sepse kam vendosur që të martohem me një djalë shqiptar, kam një vajzë me të. Doja të njohja më mirë vendin e burrit tim të ardhshëm. Shkuam për të vizituar, për të parë se si është Shqipëria.
Unë e burri im i ardhshëm kemi 5 vite bashkë dhe kemi një vajzë. Nuk jemi martuar, pasi dasma ka kosto dhe dokumentet janë të shumta. Unë jam nga Siçilia, martohemi e pastaj bëjmë fëmijë, por ne bëmë ndryshe”, tregoi fillimisht ajo.
Ndërsa në lidhje me videon e saj, Ivana tha se asaj i bëri përshtypje kjo gjë pasi e mendonte Shqipërinë si 10-15 vite më parë.
“Më bëri përshtypje se ne ende nuk e dimë se si është situata në Shqipëri, unë si italiane mendoja se Shqipëria është si 10-15 vite më parë. Ka kaluar shumë vuajtje e luftëra të ndryshme. Kur erdha në Shqipëri dhe gjëja e parë që më ra në sy, janë makinat e bukura. Kam një platformë që postoj video ironike dhe me gallatë, veçanërisht për Shqipërinë. Nuk mendoja se ishte ashtu Shqipëria, pashë një Shqipëri të re me gjithë zhvillimin e saj.
E dimë të gjithë si blihet një makinë, është një video ironike. Fillimisht kur pashë makinat e bukura, më shkoi në mendje, kush është ky që blen këto makina, duhet të jetë dikush që fiton shumë para, një sipërmarrës”, tha Ivana.
Ndërsa duke folur në lidhje me komentet që i kanë ardhur në këtë video, ajo shprehet se janë ndarë në dy pjesë, negative dhe pozitive.
“Unë nëse do të kisha para do t’i investoja ndryshe. Fillimisht do të blija një shtëpi”, tha ajo.
Deklarata e plote e Ivanes ne ate video:
Kur isha ne Shqiperi vura re qe 80% e shqiptareve kane ose Audio, ose Mercedez. Nuk po flasim per makina 10 mije euro, por per makina qe vlejne deri ne 100 mije eurove. Une mendoj qe me Audi A4 te viti 2010, mendoja se kisha makine te bukur, po duke shkuar ne Shqiperi e rimendova, e bukur por jo si keto. Kam nje apel per te gjithe te rinjte shqiptar qe kane makina te mira; une ju kerkoje ose mi dhuroni ose me mesoni zanatin tuaj. Me mesoni çfare beni ne jete ta beje dhe une. Si eshte e mundur? Ka nje truk ketu! Do te punoje per ty, do te jem krahu jot i djathte, do te jem besnike … Me shkruaj ne Instagram, me meso!
Fiks Fare deno ncoi mbrëmjen e sotme një tjetër ska ndal. Vaksinat kundër covid që shteti i ofron falas, po në shtet i blen me lekë, plot 50 mijë lekë kushton një vaksinë Pfizer.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, i cili dë non me forcë aktin korru ptiv, ku mjeku me inicialet K.A. shfaqet duke marrë rys hfet. Në reagim thuhet se ndaj këtij mjeku është marrë masa e shkar kimit nga detyra.
Teksa falënderon emisionin investigativ “Fiks-Fare” për den oncimin publik të këtij rasti korrupsioni, OSHKSH inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet për deno ncimin e rasteve të abuz imit me detyrën, apo korr upsionit nga cilido punonjës në institucionet shëndetësore.
Po ashtu OSHKSH inkurajon organet kompetente t’i shkojnë deri në fund hetimit dhe ndës hkimit të çdo akti korr uptiv, që baltos punën e mijëra mjekëve dhe infermierëve, si dhe cën on shërbimin për qytetarët.
Konkurrentja e “Për’puthen +40”, Gilberta Simoni, është prej vitesh arsimtare. Vitet e fundit punonte në Lushnje, por deri në qershor të këtij viti, pasi kontrata e saj nuk u rinovua pas mbylljes së vitit shkollor 2020-2021. Sipas saj, shkaku ishte pjesëmarrja në “Për’puthen”.
Gilberta ishte sot në Top Chabbel për të treguar se si kanë rrjedhur gjërat që kur u bë pjesë e reality show-t. Siç ka rrëfyer edhe më herët, ajo tha se kur është regjistruar për emisionin, ka telefonuar drejtorin.
“Duke qenë në kohën e koronës, thashë pse jo mos të hyj në një emision ku të njoh dikë. Nuk ka asgjë të keqe të njohësh një person në një emision. Drejtori nuk ishte dakord, më ka folur shumë. Më tha se nëse do të vija këtu, do të largohesha nga puna. Pas një ore më mori në telefon e më tha se kishte një keqkuptim”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”.
Simoni gjithashtu tregoi se drejtori kishte thënë në prani të stafit se “kush merr pjesë në atë emision, është i hequr nga puna”.
“Unë e dija se pasi të më mbaronte kontrata nuk do rinovohej. E tha para kolektivit një gjë të tillë. Kur Arjan Konomi hapi çështjen e punës sime, drejtori më nisi një mesazh që më thoshte “faleminderit Gilberta””, tha ajo.
Në qoftë se ka një njeri në Shqipëri që ka të drejtë që t’i shtrojë Sali Berishës qindra mijqëra pyetje është Era Mëhilli, që i kam shtruar unë qindra mijëra pyejte.
Ditën e premte Sali berisha do të jetë në parlament në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve shqiptare.
Unë nuk fshihem pas mandatit, pas sovranitetit. Absolutisht jo.
Nuk fshihem prapa dinjitetit. Unë bëj gjithccka për të mbrojtur dinjitetin dhe sovranitetin e vendit tim. Ata me votë shprehin sovranitetin e tyre. Unë nuk mund ta shk elmoj atë.
Kur bëri celebrimin zyrtar me Mark Frrokun më 1 janar, Rudina Dembacaj foli edhe për një ceremoni martese, e cila tashmë është në prag të realizimit.
Dasma do bëhet dhe qenka fare afër. Rudina vetë nuk ka folur ende, por një foto e postuar në “Instagram” i zbuloi të gjitha.
Emrat e konsulentes së saj të imazhit dhe agjencisë së fustaneve të nusërisë dhe ceremonialeve të bërë tag në foto, tregojnë se në restorantin e Rudinës po përgatitet ceremonia e dasmës, që përkon fiks me hyrjen e vjeshtës dhe sezonin e ri të dasmave.
Pritet që vetë moderatorja të tregojë detaje më shumë rreth ceremonisë, pasi herë pas here ndan sekrete nga jeta e saj me ndjekësit, ndërkohë që një fakt që mbetet ende i pandryshueshëm është që në ceremoni do të jetë i ftuar dhe ish-bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj.
Pak kohë më parë, Rudina zbuloi se do të bëjë sërish dasmë, teksa e konsideroi martesën si vesin e saj më të keq.
“Martesa është vesi im më i keq, po planifikoj dasmë prapë”, u shpreh moderatorja, gjatë një pyetësori me ndjekësit në “Instagram”. Ajo u shpreh se gjithashtu po mendon seriozisht të zgjerojë familjen me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, pasi kjo është një dëshirë jo vetëm e ish-deputetit, por edhe e vajzës së saj Vikit nga martesa me Varfajn.
“Nëse Viki do bëhet me një motër, cili do ishte emri i saj. Po për një vëlla?, e pyeti një prej ndjekësve.
“Nuk e di fare! Thjesht mendoj se duhet të mendoj seriozisht për një bebe, jo vetëm Marku, tashmë ma kërkon edhe Viki”, u përgjigj Rudina Dembacaj.
Këtë fillimviti, Rudina e nisi me celebrimin dhe po e mbyll me dasmën. Në 1 janar, aktorja e humorit i surprizoi të gjithë me publikimin e disa fotove të realizuara në Bashkinë e Tiranës, ku bënë celebrimin në prani të vetëm disa personave.
“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit të mbarë, plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark (Shihemi në dasmë)”, shkruante Rudina poshtë fotove.
Në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto përkrah tij.
Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, aktorja tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Me ish-in ajo ka treguar se ruan raporte të mira, dhe kjo është arsyeja pse ai do të jetë ndër të ftuarit kryesorë të dasmës.
Dembacaj mori në shtator të vitit të kaluar propozimin më të bukur për martesë nga Mark Frroku, duke i thënë “Po” përgjithmonë.
Propozimi erdhi si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i kishte propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e fiksuan përmes disa fotografive.
Gjatë kësaj kohe, Dembacaj është kthyer në një personazh gjithmonë në qendër të mediave rozë, pikërisht për shkak edhe të jetës së saj private, sidomos që pas deklarimit të lidhjes me Frrokun, ndërkohë që nuk heziton të shkëmbejë zemra me ish-burrin.
Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen e re, çdo hap i Rudinës kthehet në lajm. Aktualisht, Rudina dhe Marku bashkëjetojnë në shtëpinë e tij, bashkë me prindërit e tij dhe katër fëmijët e tyre, tre fëmijët nga martesa e Markut dhe fëmija i Rudinës nga martesa me Aleksandër Varfajn.
Bën përshtypje fakti që Rudina ka kohë t’i përgjigjet çdo komentuesi, madje edhe njërit që i tha “me fat do jetë burri tjetër pas Markut”, duke i rikujtuar lidhjet e saj të mëparshme e që s’mund të ndalet me kaq, pra s’mund të jetë ish-deputeti i fundit. Nuk dihet se çfarë qëndrimi mbajti Frroku, kur ajo iu përgjigj: “Po ti qenke alamet ylli”. Ata tashmë e konsiderojnë njëri-tjetrin dhe ortakë në punë, pasi menaxhojnë të dy një restorant në Tiranë.
Që nga fillimi i deklarimit të lidhjes, Rudina nuk ka reshtur së rrëfyeri detaje nga lidhja e saj, duke ndarë shpesh momente me Markun, aq sa shumë ndjekës e quajnë të tepërt dhe se ua ka sjellë në majë të hundës me këto postime, a thua sikur vetëm ajo ka një partner.
Vitin e kaluar Rudina foli në ekran për familjen e saj të re, madje nuk hezitoi të jepte detaje shumë personale dhe intime. Ndërsa ishte mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit, moderatorja bëri një pyetësor me ndjekësit e saj në “Instagram”.
Një ndër pyetjet më ngacmuese për Dembacajn ishte se si është partneri i saj i ri, Mark Frroku, në krevat.
“Zj arr!”, u përgjigj ajo pa komplekse. Rudina gjithashtu u pyet për marrëdhënien e Frrokut me ish-bashkëshortin e saj Aleks, duke thënë se shkojnë mirë me njëri-tjetrin për shkak se është vajza, Viktoria, në mes.
Por nuk mbetën pas edhe pyetjet kureshtare të fansave nëse do kishte një dasmë të ardhshme. “Të kryejmë një herë këtë hall. Po një valle do ta marr kur të bëhem mbarë”, shkroi Rudina, duke lënë të kuptohej se dasmën e kishin planifikuar pas karantinës.
LIDHJA E RUDINËS ME ISH-DEPUTETIN, SI NDODHI ROMANCA PAS DIVORCIT
Pas deklarimit të lidhjes, aktorja e humorit vendosi të jepte intervistën e saj të parë te “Rudina”, ku zbuloi planin e dasmës dhe të sjelljes në jetë të fëmijëve të tjerë, por si u njohën?
“Unë dhe Marku bëmë një udhëtim jashtë shtetit dhe e kapa veten duke ulur kokën në aeroport. Pse duhet ta fshihja dashurinë? Ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Ne njihemi prej shumë kohësh, por s’e kishim menduar ndonjëherë se do kishim diçka. Marku ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij, ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë, ishte periudhë delikate për të. Unë isha single dhe ndodhi që u dashuruam”, u shpreh Rudina Dembacaj.
Ajo pohoi se marrëdhënia është zyrtarizuar dhe është bërë familjare, ndërsa më tej zbuloi marrëdhënien me 3 fëmijët e Markut.
“Ata kanë humbur gjënë më të shtrenjtë, kanë humbur nënën. Unë nuk e di nëse do jem ndonjëherë afër nënës, por që jam një shoqe shumë e mirë, jam që tani. Kam zgjedhur një rrugë të vështirë, se nuk është e lehtë që fëmijëve që kanë hu mbur nënën dhe prindërve të tij me zemër të lë nduar t’u kthesh buzëqeshjen. Unë e kam bërë! Sa herë u drejtohem fëmijëve të tij, mendoj si do doja që t’i drejtohej dikush fëmijës tim. Ne tashmë jemi një familje”, përfundoi Rudina.
Ndërsa pyetjes nëse do të martoheshin, ajo iu përgjigj: “Sigurisht që po”. Edhe pyetjes nëse do të ketë fëmijë tjetër me Markun, pra nëse do ta bënte Viktorian me një motër ose vëlla tjetër, Rudina u përgjigj e bindur me “Po”.
Në një moment të intervistës, ajo theksoi faktin se është kokë e këmbë e dashuruar me Mark Frrokun, janë shumë të zënë me biznesin, udhëtojnë shumë dhe se te Marku gjeti karakterin e njëjtë të babait të saj.
Që prej momentit kur Rudina e bëri publike lidhjen e saj, nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit në “Instagram”, momente të ndryshme me partnerin e saj, madje dhe mesazhet private me të, ndaj pritet që të njëjtën gjë të bëjë dhe me ceremoninë e dasmës, ku flitet se do të jetë i ftuar edhe ish-burri.
Për sa u përket thashethemeve se është lidhur me ish-deputetin për paratë e tij, Rudina i mohoi duke thënë se e do atë dhe fëmijët e tij. “Po ta dinin njerëzit se leku nuk puthet dhe përqafohet, nuk do të ishin kaq zil iqarë për lekun. I kam dhënë provat që kam shije. Mekaniku është goxha çun, Aleksi. Edhe Marku që është një superburrë”.
“Unë dua Markun dhe fëmijët e tij. Ai punon shumë për të arritur të ardhurat e veta. Unë punoj shumë për të arritur të ardhurat e mia. Meqë Marku ka më shumë të ardhura se unë, kjo nuk sjell asgjë të keqe, por vetëm të mira. Jemi 50 me 50, sepse jemi me ortakë ligjorë te restoranti.
E mëson goca si të më bëjë dhurata, sepse nuk di të bëjë. Marku ma ka thënë që s’e ka menduar kurrë se do lidhej me dikë që ka lidhje me televizionin, një aktore që vishet me transparente dhe njeri pa filtra. Por ka kuptuar natyrën time dhe e ka pranuar. Nuk jam xheloze fare për të. E di që e gjuajnë, sepse është akoma seksi. Nëse nuk e gjuajnë, do bëhem merak. Nuk ia prek telefonin. M’i tregon dhe më bën të qesh. Marku është princi i Pukës dhe i zemrës sime”, tha ajo në këtë rrëfim publik në televizion.
Ndërkohë sa i përket ceremonisë së dasmës, ajo do të jetë tradicionale me shumë të ftuar. Nuk dihet se a e hapur do të jetë për publikun në këtë ceremoni, duke qenë se me Aleksandrin u martua gjatë një ceremonie televizive të transmet