Aurora

Rënia e euros, Hoxha: Aktivitetet kriminale në vend dhe trafiku i drogës paguhet me euro

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, të mërkurën, është shprehur se një nga faktorët kryesor të rënies së monedhës së euros në kursin e këmbimit në vend, ka ardhur për pasojë e aktivitit kriminal.

Hoxha në studion e emisionit “Opinion”, deklaroi se një faktor i tillë vihet re mjaft qartë në rritjen e ndjeshme kohët e fundit të bizneseve të lojarave të fatit.

Ai tha se kjo gjë ndodh, në një kohë kur në vend nuk janë rritur as lojtarët dhe as klientela, por janë shtuar në një mënyrë marramendëse kompanitë që operojnë në treg, madje edhe me nipt sekondar.

Mirëpo, -thekson Hoxha,- ajo që të bën përshtypje në gjithë këtë skenar është fakti se kompanitë me nipt sekondar zhvillohen më tepër se kompanitë që janë të licensuara për të operuar në tregun vendas.

“Nëse janë tre kompani të mëdha që operojnë në treg, realisht janë 22 operatorë që veprojnë dhe kanë një numër të madh punonjësish, por aty është edhe një nga fushat që nuk merret vesh se sa para investohet, si kalojnë dhe si qarkullojnë ato”,– tha ai.

Një faktor tjetër në ekonominë vendase është futja në tregun e ndërtimit të disa kompanive që në të shkuarën e tyre nuk kanë pasur një histori, por që veprojnë ndjeshëm në këtë sektor gjatë kësaj kohe.

“Janë disa kompani që investojnë në fushën e ndërtimit dhe nuk kanë një histori të madhe në të kaluarën, por çfarë bëri futja e taksës së ndërtimit, nxori jashtë qarkullimit ato firma të vogla që investonin me parat e blerjes së apartamenteve nga njerëzit”,- tha gazetari.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe janë futur në lojë disa klane të cilat kanë gjetur edhe mënyrat e mbulimit.

Ai pyet se pikërisht në këtë situatë, çfarë ka ndodhur? Duke shpjeguar se trafiku i drogës, si kokaina, kanabisi dhe heroina janë produkte që shiten me euro dhe çdo gjë që buron për rrjedhojë e një aktiviteti të tillë kryhet me euro.

“Por, janë futur në lojë disa klane të cilat kanë gjetur edhe mënyrat e mbulimit. Çfarë ka ndodhur, trafiku i drogës, kokaina dhe heroina dhe kanabisi që ka qenë prodhim vendas dhe sot është stok nuk është shitur i gjithi. Të gjitha këto, janë produkte që shiten me euro. Aty çdo gjë bëhet me euro”,- tregon Hoxha në ‘Opinion’.

Rënia e euros, Hoxha: Aktivitetet kriminale në vend dhe trafiku i drogës paguhet me euro Read More »

Dritan Leli ju prezanton me Vloridën, zbardh bisedën me amerikanin

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli thotë se qyteti bregdetar ka potencial të madh për t’u shndërruar në magnet për turistët e huaj. Leli ka mburrur restorantet e Vlorës duke u shprehur se edhe spagetin e gatuajnë më mirë se në Itali.

Leli tregoi edhe një episod me një shtetas amerikan që kishte mbetur i mahnitur nga bukuritë e qytetit të Vlorës.

“Një miku im amerikan më tha: Kryetar, kjo nuk është Florida është Vlorida”, u shpreh Leli në OraNews.

Dritan Leli ju prezanton me Vloridën, zbardh bisedën me amerikanin Read More »

Rama e nis ditën ndryshe sot, ja lajmi pozitiv që ka marrë për Shqipërinë

E ka nisur diten duke dhene nje lajm te mire kryeminisri Edi Rama, i cili ne nje postim ne rrjetet sociale, shkruan:

MIRËMËNGJES 😃

dhe me lajmin pozitiv të vlerësimeve për Shqipërinë nga Banka Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare si ekonomia me performancën më të lartë në rajon, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Institucionet Ndërkombëtare, projeksione pozitive për rritjen ekonomike shqiptare gjatë vitit 2018

UASHINGTON, 6 qershor /ATSH/ – Ekonomia shqiptare projektohet me performancë ekonomike më të lartë se vendet e rajonit, në raportin e Bankës Botërore (BB) të qershorit 2018 për perspektivën e rritjes ekonomike botërore.

“Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike stabël 3,6% në vitin 2018 dhe 3,5% në vitet 2019-2020, duke arritur të mbajë një normë rritjeje më të lartë se sa mesatarja e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor që është 3,2% në vitin 2018 dhe 3,5% në vitin 2019”, citon raporti i BB-së, citon raporti i BB-së.

Përsa i përket rritjes ekonomike të rajonit të Europës Lindore, ajo do të jetë 3,3% në vitin 2018, 3,6% në vitin 2019 dhe 3,5% në vitin 2020, të dhëna këto që tregojnë se performanca ekonomike e Shqipërisë do të jetë në mesataren e rajonit, ose më e lartë.

Sipas këtij raporti, rritja ekonomike në rajonin e Europës dhe Azinë Qendrore pritet të bjerë në 3,2% në vitin 2018 nga 4,0% që ishte në vitin 2017, ndërsa duke filluar nga viti 2020, rritja pritet të bjerë gradualisht në 3,0%.

Projeksionet pozitive të BB për rritjen e ekonomisë shqiptare, i bashkohen parashikimeve optimiste edhe nga institucionet e tjera ndërkombëtare.

Moody’s dhe S&P dhe Komisioni Europian, kanë dhënë vlerësime bindshëm më të larta për ecurinë e ekonomisë në Shqipëri.

Moody’s dhe S&P: Ekonomia shqiptare, sërish notë pozitive

Dy agjencitë prestigjioze të vlerësimit të riskut të kreditit të ekonomive në të gjithë botën, kanë konfirmuar vlerësimin e tyre pozitiv me parashikim të qëndrueshëm për ekonominë shqiptare, duke u bazuar në arritjet e shënuara në drejtim të konsolidimit fiskal, trajektoren rënëse të borxhit publik, progresin e reformave strukturore dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike.

“Disiplina fiskale është ruajtur gjatë ciklit elektoral dhe Moody’s parashikon uljen e mëtejshme të deficitit në 2017-2018, mbështetur nga mirëmenaxhimi i shpenzimeve publike, përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave dhe reduktimi i pagesave të lidhura me energjinë në reflektim të reformës në sektor. Rritja ekonomike pritet të përshpejtohet, ndërsa avancimi i procesit të integrimit do të ndihmojë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe konvergjencën e të ardhurave me rajonin”, – citon raporti.

Për S&P vlerësimi B+/B, reflekton progresin e qëndrueshëm të vendit në drejtim të konsolidimit fiskal, mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe progresi i reformave.

KE: Pritshmëri për rritjen e ekonomisë shqiptare

Komisioni Europian ka dhënë pritshmëritë më të larta për ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Në një raport të fundit, ku analizohen ekonomitë e vendeve që aspirojnë për anëtarësim në BE, vihet re se Komisioni Europian parashikon një rritje të ekonomisë shqiptare prej 3.8% këtë vit.

Në raportin e KE-së thuhet se pritshmëritë janë që qeveria të rrisë elasticitetin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë duke forcuar sistemin financiar dhe duke ruajtur disiplinën fiskale.

Sipas projeksioneve të komisionit Europian rezulton se ekonomia shqiptare parashikohet të ketë rritjen më të shpejtë në rajon.

Rama e nis ditën ndryshe sot, ja lajmi pozitiv që ka marrë për Shqipërinë Read More »

Ekzekutimi i biznesmenit të kafesë, dyshime se ai dhe autorët ishin …

Nga hetinet e policisë rezulton se biznesmeni në Vlorë, Vasil Dervishaj dhe dy autorët e krimit nga ana tjetër, ishin në përgatitje e sipër të sulmit kundër njëri-tjetrit, pasi lëviznin të dyja palët me armë. Kjo pasi mes tyre kishte një konflikt të hapur.

Një sherr i momentit në ambjentet e një lokali në Vlorë, është bërë shkak i ekzekutimit me armë të tregtarit të kafesë Vasil Dervishaj. Ky i fundit është konfliktuar me dy persona me inicialet E.A dhe A.C nga Tepelena, por banues në Vlorë, të cilët tashmë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia e qytetit bregdetar.

Sipas dinamikës së krimit që ka nxjerrë grupi hetimor, viktima Vasil Dervishaj dhe dy personat e shpallur në kërkim janë konfliktuar në ambjentet e një lokali. Por pasi këtij sherri Dervishaj lëvizte i armatosur me disa persona dhe se një gjë të tillë e tregon dhe fakti se në automjetin e viktimës u gjet një armë zjarri pistoletë.

Përgatitje për sulm “Far-West”
Ka dyshime se Vasil Dervishaj dhe dy autorët e krimit nga ana tjetër, ishin në përgatitje e sipër të sulmit kundër njëri-tjetrit, pasi lëviznin të dyja palët me armë. Sipas një burime pranë policisë së Vlorës, të dyja palët ishin bërë gati për një përplasje me armë e tipit “Far-West”, por me sa duket pala tjetër ka gjurmuar nga pas Vasil Dervishaj, duke e qëlluar këtë të fundit me një plumb në kokë.

Mësohet se vrasja është realizuar me pistoletë, por autorët kishin me vete dhe kallashnikovë. Megjithëse policia dhe prokuroria ende janë të paqarta për sa i përket motivit të saktë të kësaj vrasje, ka ngritur dysheme se edhe viktima ka qenë i shoqëruar në makinë me persona të tjerë, pasi në vendgjarje janë gjetur armë të tjera kallashnikov e pistoletë.

Dy arrestime dy në kërkim
Gjatë hetimeve 24 orëshe të këtij krimi të rëndë janë ndaluar me urdhër të prokurorit Maksim Sota dy persona; Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Ndaj tyre është ngritur akuza e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Moskallëzimit të krimit”.

Sipas prokurorisë dy personat e mësipërm janë njerëzit që i kanë nxjerë me shpejtësi nga zona e Krimit dy autorët, të cilët janë larguar në drejtim të Fierit. Lidhur me arrestimin e policia ka bërë disa përpjekje por pa rezultat, ndërkohë në gjykatën e Vlorës është marrë masa e arrestit në burg në mungesë ndaj dy personave.

Sipas policisë, ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e një konflikti që ka pasur viktima me dy autorët e dyshuar E.A dhe A.C. Vasil Dervishaj ishte pronar i një pike kafeje të quajtur “Gimoka” dhe një lokali në qytetin bregdetar.

Ekzekutimi i biznesmenit të kafesë, dyshime se ai dhe autorët ishin … Read More »

Role e ëmbël me qumësht , delikatesë e lehtë

Një ëmbëlsirë delikate që përgatitet krejt lehtë dhe në pak kohë, por që të magjeps tërësisht me shijen e saj.

Megjithëse origjina e kësaj ëmbëlsirë është orientale, sot receta e saj përgatitet nga amvisat në mbarë botën.

Fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës, e sidomos pas vaktit të drekës apo darkës.

Ndiqni më poshtë recetën nga AgroWeb.org për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.
Përgatitja e Rolesë së Ëmbël me Qumësht
Përbërësit
6 gota uji qumësht
3 lugë gjelle me majë miell orizi
3 lugë gjelle me majë niseshte misri
1 gotë ujë sheqer
2 lugë ëmbëlsire sheqer pudër
1 lugë çaji kanellë
Përgatitja
Qumështin, miellin e orizit, niseshten e misrit dhe sheqerin pluhur i hedhim në një tenxhere të thellë.

Me një tel për rrahjen e vezëve përziejmë butësisht përbërësit derisa të bëhet një masë homogjene.

E vemë në zjarr të ulët përzierjen që kemi gatuar dhe vazhdimisht përziejmë kremin e qumështit derisa të piqet.

Së fundmi, shtoni gjalpë dhe lereni të shkrijë me temperaturë të ngadaltë.

Kur ëmbëlsira të jetë trashur e hiqni nga soba dhe e lini të ftohet dhe për të qenë të sigurtë që është kompakte dhe pa kokrra e kaloni në blender.

Në vijim, merrni një tepsi, më pas merrni një lugë nga kremi i qumështit, sheqer pluhur dhe kanellë dhe e përziejeni dhe më pas lyeni me të gjithë sipërfaqen e tepsisë.

Vendoseni tepsinë në sobë të parangrohur dhe rrotullojeni herë pas here për disa minuta nga të gjitha anët në mënyrë që masa që kemi lyer tepsinë të piqet.

Kur të përfundojë procesi i pjekjes hedhim kremin e qumështit në tepsi.

Me anë të një spatule (mjet kuzhine që ndihmon për të kthyer gatime të ndryshme) e rregullojmë për ta hapur në të gjithë tepsinë.

Më pas, tepsinë me ëmbëlsirën e fusim në frigorifer për t’u ftohur dhe të bëhet kompakte, e ndajmë në feta të gjata dhe të holla.

Me ndihmën e spatulës, e cila është e lagur, e mbështjellim në formë roleje.

E vendosim në pjatë ëmbëlsirën dhe sipas dëshirës e pluhurosim me kanellë/AgroWeb.org

Role e ëmbël me qumësht , delikatesë e lehtë Read More »

Lëngu i gjetheve të ullirit – shëndet direkt nga natyra

Përdorimi i lëngut të gjetheve të ullirit e ka origjinën e përdorimit tek Hipokrati, babai i mjekësisë.

Studimet bashkëkohore vërtetojnë se gjethet e ullinjve janë plot përbërës kundër viruseve dhe mikro-organizmave të dëmshëm.

Ato arrijnë të ndikojnë në organizëm më fuqishëm se shumë prej antibiotikëve të farmacive.

Lëngu i përftuar nga zierja e gjetheve të gjelbra të ullirit ofron veti dhe efekte mirëbërëse në organizëm.

AgroWeb.org ju tregon se ai ndihmon për të parandaluar një sërë shqetësimesh dhe sëmundjesh të ndryshme.

Këtu mund të përmendim disa tipe gripi, infeksione virale të mushkërive, por edhe goditje më të rënda shëndetësore.

Të tilla mund të përmendim sëmundje si tuberkulozi, meningjiti, hepatiti B, dhe bronkopneumonitë serioze.

Lëngu i gjetheve të ullirit arrin të bëjë mrekulli edhe ndaj infeksioneve.

Këtu vlen të përmendim vlerat e forta kundër infeksioneve në traktin urinar, por edhe te infeksionet post-kirurgjikale.

Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin e imunitetit, rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët.

Një efekt surprizë i këtij çaji siç raporton AgroWeb.org, është aftësia për të normalizuar tensionin e lartë të gjakut.

Madje arrin edhe të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet fort për diabetikët.

Gjethet e ullirit përmbajnë një antioksidues shumë të fuqishëm që quhet taninë dhe që i jep gjetheve një shije të hidhur.

Gjethet kanë veti rrudhëse, tonike dhe kundër temperaturës së lartë.

Lëngu i gjetheve të ullirit përdoret me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës dhe rasteve kur shfaqen sëmundje të shoqëruara me temperaturë të lartë.

Falë vetive diuretike që përmbajnë këto gjethe, çaji i tyre është një nga mjekimet më funksionale të mjekësisë popullore.
Si ta përgatisni Lëngun e Gjetheve të Ullirit
Për të përgatitur lëngun nga gjethet e ullirit, AgroWeb.org ju tregon që duhet të përdorni gjethe të thata, ose të njoma në kushtet e shtëpisë.

Merrni një enë metalike, të cilën duhet ta mbushni me 300 ml ujë dhe ta vini të vlojë.

Kur arrihet pika e vlimit, hidhni një sasi prej rreth 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.

Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

AgroWeb.org ju këshillon që lëngun ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni dhe të tresni pak mjaltë.

Lëngu i gjetheve të ullirit ofron një shije mrekullisht të kënaqshme dhe të ëmbël, e cila e bën një zgjidhje që nuk duhet ta ndani nga vetja në çdo stinë.

Tri gota në ditë janë një sasi e këshilluar nga specialistët./AgroWeb.org

Lëngu i gjetheve të ullirit – shëndet direkt nga natyra Read More »

Rrokadë, Arta Marku largon prokurorin nga Shkodra e sjell tek Krimet e Rënda (Emri)

Kryeprokurorja e përkohshme Artan Marku urdhëron ndryshime në dy prokurori. Prokuroria e Shkodrës dhe Krimet e Rënda ndryshime prokurorësh.

Largohet nga drejtimi i prokurorisë Shkodër prokurori Anton Martini

Arta Marku emëron në vend të Martinit, prokurorin Ylli Pjetërnikaj

Pjetërnikaj ushtronte detyrën në Tiranë, ka qënë ndihmës ligjor në prokurorinë e Përgjithshme.

Nesër pritet prezantimi i Pjetërnikaj në Shkodër

Pas 6 muaj Anton Martini largohet nga Shkodra, vjen tek Krimet e Rënda

Martinit do i besohet një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore

Anton Martini prokuror prej disa vite tek Krimet e Rënda

Rrokadë, Arta Marku largon prokurorin nga Shkodra e sjell tek Krimet e Rënda (Emri) Read More »

Mbyllja e portalit të PD-së alarmon deputetët e opozitës në Komisionin e Medias: U mbyll me urdhër të Edi Ramës

Ditët e fundit në vendin tonë u hap një portal që thuhej se ishte i PD-së dhe sulmonte qeverinë ‘’Rama”. Mbyllja e këtij portali ka alrmuar edhe deputetët në Komisionin e Medias, ku thanë se është mbyllur me urdhër të Edi Ramës.

Portali rezultonte anonym dhe i pautorizuar. Në seancë ishte thërritur për të dhënë sqarime edhe kreu i AKEP, Ilir Zela ku sipas demokratëve ai ka marrë urdhër nga Rama për të bllokuar fjalën e lirë.

Ndërkohë, mësohet se portali nuk rezultonte i regjistruar në bazë të rregullores. Më poshtë neni 9 shkruan:

“1. Institucioni i autorizuar, i cili sipas legjislacionit ka për detyrë ose mund të kërkojë mbylljen e aksesit të një faqe Interneti me përmbajtje të paligjshme, përditëson në portal listën që përmban këto faqe dhe njëkohësisht publikon aktin e tij me anë të të cilit kërkon mbylljen e këtyre faqeve.

  1. Mbyllja e aksesit të një faqeje me përmbajtje të paligjshme bëhet vetëm pasi institucioni i autorizuar, në zbatim të detyrimeve të ngarkuara nga ligji apo aktet nënligjore, ka identifikuar një faqe Interneti e cila për nga përmbajtja shkel rendin juridik.

  2. Kjo rregullore nuk i mohon asnjë subjekti ofruesi të shërbimit të aksesit në Internet (ISP), të kundërshtojë në rrugë administrative apo gjyqësore aktin që vendos mbylljen e një faqeje Interneti”, nënvizohet në nen.

Mbyllja e portalit të PD-së alarmon deputetët e opozitës në Komisionin e Medias: U mbyll me urdhër të Edi Ramës Read More »