Aurora

Çfarë dosjesh ka Llalla për Metën, Berishën, Ramën e Bashën që janë në unison për ta shpëtuar. Do të shuhet dhe hetimi për pastrim parash dhe abuzime?!

U nis me shumë bujë rihetimi i Adriatik Llallës nga ana e Komisionit të Posaçëm të Apelimit për të rikthyer vettingun për ish kryeprokurorin. Madje e cilësonin thuajse të sigurtë heqjen e të drejtës për të përfituar nga dorëheqja që t’i shmangej vettingut, duke e paralajmëruar se pas vendimit të KPD Llallën e priste burgu.

Pasi komisioneri publik apeloi vendimin e KPK-së që ndërpriste procesin e vettingut për Llallën, KPA shqyrtoi çështjen duke vendosur që ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla të mos i nënshtrohet “sitës” së vettingut. Për pasojë shmangej dhe hetimi pasurisë dhe mënyrës së pasurimit.

Pavarësisht argumentit që përdori komisioneri, sipas të cilit ish-Prokurori i Përgjithshëm me gjithë dorëheqjen nga drejtësia, vazhdon të ketë statusin e magjistratit e për këtë arsye dorëheqja e tij nuk rezulton të jetë kryer siç duhet, KPA vendosi në favor të Llallës.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit argumentoi se dorëheqja e Kryeprokurorit ishte sipas rregullave dhe Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet procesit të Vettingut. Pra i ndërpritet procesi. Duke sjellë në këtë mënyrë dhe moshetimin e pasurisë së Adriatik Llallës, por dhe akuza të tjera që kanë rënduar mbi të.

Teksa e ka cilësuar si një sukses të parë të reformës në drejtësi, Sokol Hazizaj avokati i Adriatik Lallës është shprehur se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë lloj hetimi penal.

I pyetur për njw hetim të nisur për Llallën, avokati nuk ka dhënë asnjë detaj. “S’kam informacion ligjor, në këto kushte sa kohë s’kam marrë informacionin e duhur, risqaroj që e drejta proceduriale i imponon organit të më informojë kur është i regjistruar me emër procesi apo procedimi, nuk kam informacion të tillë”, tha ai.

Duke nënvizuar faktin se deri më tani nuk ka asnjë hetim, pasi si avokat i ish kryeprokurorit me prokurë duhej të ishte njoftuar për fillimin e një hetimi të tillë. Dhe avokati i Llallës ka paralajmëruar atë që të gjithë i druheshin, shpëtimin e “peshkut të madh” Lalla dhe mbylljes së pritshme të hetimit për të gjitha akuzat që janë te Krimet e Rënda.

Pavarësisht se ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar kohë më parë se dhe në rastin e shmangies së Vettingut, askush nuk i pengon hetimet nëse prokurorët apo gjyqtarët kanë abuzuar me ligjin, përfshirë dhe Adriatik Llallën. Ku pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen e Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

Pikërisht këtu e kishte mbështetjen dhe deklarata e ambasadorit të SHBA në Tiranë Donal Lu.
Ish kryeprokurori Llalla thuhet se po hetohet nga Krimet e Rënda për disa vepra penale:

“Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”.

Por po hetohet dhe me akuzën e “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Por nga ajo që pamë sot, vendimi i KPA që ndërpret vettingun ndaj Adriatik Llallës, por dhe mbshtetjes së Berisha dhe Meta i kanë dhënë ish kryeprokurorit, pritet që ai të shpëtojë pa u “lagur” nga këto akuza të rënda.

Shpëtimi i Llallës bëhet akoma më e sigurtë nga mbështetja e fortë që Edi Rama, kryeministri i vendit përmes instrumenteve të tij i ka dhënë ish kryeprokurorit, duke e garantuar ndoshta dhe mbylljen e hetimeve në ngarkim të tij, që mund të jetë dhe çështje ditësh.

Kur Edi Rama e kishte menduar ta bënte Adriatik Llallën ambasador të Shqipërisë në një vend shumë të fuqishëm evopian, nuk e ka pohuar as mohuar në të gjitha deklarimet e tij publike këtë fakt, atëherë Edi Rama nuk e ka për gjë ta shpëtojë dhe nga hetimi për pastrim parash dhe nga burgu.

Përpos shijes së hidhur që mbetet pas me këtë mundësi shpëtimi për Adriatik Llallën, mbetet dhe pytetja: Çfarë dopsjesh të rënda fsheh Adriatik Llalla për Metën, Berishën, Ramën dhe Bashën?
Pasi kupola drejtuese e politikës në Shqipëri është vënë në garë për ta shpëtuar, qoftë dhe duke e “mëshiruar” për sëmundjen e epilepsisë që e kap Llallën./Pamfleti

Çfarë dosjesh ka Llalla për Metën, Berishën, Ramën e Bashën që janë në unison për ta shpëtuar. Do të shuhet dhe hetimi për pastrim parash dhe abuzime?! Read More »

Letra thekrete Edi Paloka u shkruan Ambathadorëve të BE

Letra thekrete Edi Paloka u shkruan Ambathadorëve të BE: Moth thabotoni thtatuthin e Thqipërisë Përthëndetje, Thkëlqethi Ambathadorë!

Kam kënaqthinë e thkallës thipërore, t’ju përthëndeth nga dhemra, në këtë thituatë tepër thimbolike për opodhitën, kur thqiptarët po prethin nithjen negothiatave. Duke ju përthëndetur edhe në emër të parthisë aleate LTHI, presim nithjen e negothiatave.

Thiq kam bitheduar dhe me Profethor Thali Berithën, ju them se ëthtë dëthira jonë e përbathkët e thublime deri në thakrifica si opodhitë, që neogthiatat të moth thabotohen, por të nithin tha më thpejt. Opodhita thqiptare, nithur prej korrupthionit mathiv të kryeminithtrit të narko-thtetit thqiptar, ka dhvilluar thumë protethta, të thtudiura nga profethorët tanë të thquar në parthi si Edmond Thpaho e Luthiano Boqi.

Por thinqerisht ju them, se thka pathur athnjë thynim, të thabotojmë qeljen e neogthiatave. Akthivistii thquar i parthisë thonë, që ëthtë marrë theriodhisht me prothethtat, quhet Ervin Thalianji, ndërsa ideatori quhet Klevith Balliu, dy perthonalitete me perthepektiv për athothimin e Thqipërisë në thtrukturat e BE.

Ndërtha, misionari ynë ëthtë Thefi i Parthisë, dhoti Luldhim Batha, i cili më porothiti, që thethilin prej juth personalisht, ta përthëndeth me thumë dathuri! Po e përthëris, moth na thabotoni negothiatat, mbathi Thqipëria është meth juth. Thinqeritht Edhuardh Paloka Thelia e THQUP /Pamfleti

Letra thekrete Edi Paloka u shkruan Ambathadorëve të BE Read More »

Deputeti “rebel” i LSI-së, shfaqet në krah të Edi Ramës (Foto)

Robert Bitri është cilësuar shpesh në media edhe si deputeti rebel i LSI-së për shkak të votave të tij kundër vullnetit të grupit apo edhe qëndrimeve në sallën e Kuvendit kur grupi i LSI-së largohej.

Të paqartë për pozitën e tij brenda grupit, tashmë që ka gati një muaj që ka hequr dorë nga drejtimi i LSI-së së Fierit, Bitrin e shohim krahë për krahë me Edi Ramën.

Në një foto të siguruar nga “BalkanWeb” ai shfaqet përkrah kryeministrit Edi Rama (i veshur me të verdha) gjatë turit të llogaridhënies në Fier e Lushnje.

Nuk dimë si mund ta justifikojmë këtë afrim të tijin me Ramën, në një kohë që kryetari i grupit ku bën pjesë, Petrit Vasili hedh çdo ditë ndonjë akuzë të re për të parin e qeverisë.

Deputeti “rebel” i LSI-së, shfaqet në krah të Edi Ramës (Foto) Read More »

Ky është deputeti shqiptar që në llogarin bankare ka 68 milionë euro

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë nga ana e zyrtarëve shtetërorë të vendit.

Deputeti nga rradhët e PSD-së, Dukagjin Gorani, përveç që ka deklaruar shtëpi familjare në pronësi të prindërve të vet, ka deklaruar edhe një shumë të majme të hollash që ka në llogarinë e tij bankare, shkruan “lajmi.net”.

Gorani në deklarimin e parave të gatshme të mbajtura në institucione financiare, ka deklaruar hiç më pak se 68 mijë euro në llogarinë e tij personale.

Edhe pse në llogarinë e tij bankare ka një shumë goxha të madhe të hollash, Gorani në pronësi të veten ka deklaruar një veturë në vlerë prej 3 mijë eurosh të blerë në vitin 2006.

Ky është deputeti shqiptar që në llogarin bankare ka 68 milionë euro Read More »

Çfarë e “shpëtoi” nga Vettingu, Adriatik Llallën?

Nga Mero Baze

Adriatik Llalla është i lirë të mos jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë, por nuk është i lirë të mos gjykohet prej saj.

Vendimi i zhurmshëm që ka dhënë sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duke i njohur Adriatik Llallës të drejtën e dorëheqjes për të mos u rikthyer për 15 vjet në sistemin e drejtësisë, është një debat për një praktikë proceduriale, që ka të bëjë me formatin e dorëheqjes së ish- prokurorit të Përgjithshëm, si pjesë e sistemit të drejtësisë pas dorëheqjes.

Por fokusimi i fortë që ka pas termi “Vetting” në opinionin publik, duke u bërë simbol i ndëshkimit të sistemit, duket se ka krijuar një valë dëshpërimi ndaj ndëshkueshmërisë së tyre. Sidomos ndaj Adriatik Llallës.

Po çfarë e “shpëtoi” nga Vettingu,  Adriatik Llallën?

E vërteta është se subjekt i vettingut në ligjin fillestar ishin të gjithë personat e parashikuar në nenin 179/b të Kushtetutës, që  i kanë plotësuar formularët (pasuri, figurë, aftesi profesionale) brenda 30 diteve nga hyrja ne fuqi e ligjit të vettingut (pra para më shumë se një viti).

Aneksi kushtetues lejonte ndërprerjen e procesit të rivlerësimit (vettingut) vetëm për ata funksionarë që jepnin dorëheqjen, ndërkohë që ishin duke e kryer detyrën. E dhanë gjithësej rreth 10 vetë.

Të gjithë ata gjyqtarë/prokurorë që e kanë mbyllur mandatin e plotë në mënyrë normale, nuk përfitonin nga kjo dispozitë. Pra, as Llalla.

Por ky ligj u ndryshua nga Gjykata Kushtetuese.

Ndryshimet që i ka bërë ligjit Gjykata Kushtetuese, ja njohin të drejtën ish- kryeprokurorit dhe gjithë subjekteve të Vettingut, të dorëhiqen nga sistemi në çdo kohë dhe të mos i prekë Vettingu.

Më parë ky afat ishte tre muaj para hyrjes së ligjit në fuqi.

Ky ndryshim është jo logjik, pasi nga njëra anë Gjykata Kushtetuese e konsideron ligjin e Vettingut kushtetues, dhe nga ana tjetër ky ndryshim që ka bërë, i heq tërësisht kuptimin ligjit.

Pra, jemi para një ndryshimi alogjik të ligjit që e ka prodhuar Gjykata Kushtetuese dhe që vështirë që Kolegji i Apelimit të bëhet interpretues i saj logjik.

Debati këtu u bë nëse Llalla e ka dhënë dorëheqjen nga magjistrat tek presidenti, apo tek KLD, pra nga të qenit pjesë e sistemit, pasi sipas ligjit, ish- kryeprokurorit i takon të jetë gjyqtar Apeli.

Debati thelbësor do të ishte nëse do konsiderohej detyrë ajo e kryeprokurorit, dhe jo mënyra si ka hequr dorë nga e drejta për të qenë në sistem.

Por, vendimi i Gjykatës e ka prishur në thelb ligjin e Vettingut, dhe ky duket se do ishte debat më shumë politik.

E vërteta është se Adriatik Llalla nuk e ka nisur ende betejën e gjykimit dhe ndëshkimit të mundshëm për shkak të detyrës.

Ndaj tij ka një proces hetimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila bazohet mbi dyshimet rreth mënyrës se si ai ka krijuar pasurinë e tij.

Në dosje ka dhe elementë të prekjes së integritetit të detyrës së tij për shkak të favoreve dhe bizneseve që ka bërë me individë të veçantë.

Dhe kjo është dosje nën hetim, e cila duhet të përfundojë në gjykatë. Kjo është prova e parë që do të kalojë drejtësia lidhur me çështjen “Llalla”.

Ndërkohë, institucione të tjera të prodhura nga reforma në drejtësi, përfshi Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorin e posaçëm etj. kanë gjithë tagrin të hetojnë ligjshmërinë e veprimeve të tij si ish- kryeprokuror, pasuritë e tij dhe ligjshmërinë e akteve ligjore të firmosura prej tij.

Dhe vet Kolegji i Apelimit ka çuar në Prokurori çdo fakt që ka gjetur rreth tij.

Pra, në fund të fundit, Adriatik Llalla ka fituar të drejtën të mos jetë pjesë e sistemit të dejtësisë, por jo të mos gjykohet.

Kur të gjykohet do të shikojmë standartin që shpresojmë të vendosë reforma në drejtësi.

Çfarë e “shpëtoi” nga Vettingu, Adriatik Llallën? Read More »

Kanionet e Osumit, epiqendra e turizmit sportiv në fundjavë

Kanionet e Osumit janë shndërruar tashmë, në një destinacion turistik gjithmonë e më i pëlqyer për aventurierët e sporteve të “adrenalinës”. Këtë fundjavë, përveç atyre që ushtrojnë sportin rafting, të ngjitjeve shkëmbore, hedhjeve nga lartësitë ujore, turistëve që vijnë me familjet e tyre, Kanionet kanë pritur edhe grupe të organizuara.

Kështu, këtë javë drejt Beratit dhe Skraparit udhëtuan me dhjetëra autobuzë e mikrobuzë që vinin nga Tirana apo qytete të tjera të vendit, të mbushur me qytetarë që dëshironin të vinin në provë guximin e tyre në kanionet e bukur dhe të frikshëm të Osumit. Specialistët e ADZM-së Berat që ndoqën dhe shoqëruan në shtigje të rrezikshme aventurierët e sporteve ujore, thonë për ATSH-në se, një vargan prej më shumë se 25 makinash të rrugëve të ndryshme, që transportonin edhe 60 turistë francezë, u ngjitën në lartësitë e kanioneve të lumit Osum.

Sezoni turistik sapo ka filluar dhe Kanionet e Osumit me madhështinë, lashtësinë, mitologjinë dhe bukurinë e tyre janë përherë të lakmuar për t’u vizituar. /atsh

Kanionet e Osumit, epiqendra e turizmit sportiv në fundjavë Read More »

35 mijë turistë nga vendet skandinave zgjedhin Shqipërinë

Nga qyteti i Durrësit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ndërsa ishte i pranishëm në kompleksin Fafa ku 60% e të punësuarve vijnë nga shkollat e arsimit profesional, deklaroi se krahas punësimit të 300 të rinjve ka ende 100 vende të lira punë për ata që kanë përfunduar këtë arsimim.

Ministri Klosi e konsideroi investimin e kryer në këtë kompleks, një investim që ka kaluar parashikimet, pasi për herë të parë po krijohen brende, që po menaxhohen sipas tij me mjeshtëri.

“Është një investim që ka kaluar parashikimet në investim por edhe një investim që krijon për herë të parë disa brende të cilat në vështirësitë e tyre po arrin që të menaxhohet me mjeshtëri nga iniciativa e brendshme private por edhe nga puna dhe energjia e drejtuesve të tij. Ky hotel që po inaugurojmë sot është pjesë e një kompleksi FAFA grup që ka tre hotele në këtë zonë dhe ka një kapacitet mbi 650 dhoma. Hoteli i sotëm ka 330 dhoma dhe po ashtu në këtë zonë janë disa djem të rinj që kanë arritur të krijojnë disa brende që janë të konkurrueshme në të gjithë zonën në të cilën jetojmë”, tha Klosi.

Turistët norvegjezë dhe suedezë kanë pronotuar në këtë resort, tha ministri, duke shtuar se ky grup turistësh ka 7-fishuar numrin e vizitorëve nga vendet skandinave në Shqipëri.

“Sivjet janë 35 mijë turistë nga këto vende që kanë pronotuar në Shqipëri”, tha Klosi.

Ai i konsideroi të rinjtë e punësuar pranë këtij kompleksi, si një përgjigje ndaj thirrjes së kryeministrit në 2014 për të zgjedhur arsimin profesional.

“Sot jemi këtu me ata të rinj që ju përgjigjën thirrjen se kryeministrit në 2014, që arsimin profesional ta shndërrojmë në një energji të madhe për ekonominë e vendit tonë. Sot jemi këtu me 300 të punësuar në resorin FAFA dhe po ashtu, me shume të tjerë të arsimit profesional për të pasur një punësim të sigurt. Hoteli ka akoma kërkesa për 100 vende të reja pune”.

Ndërkaq, Klosi vuri në dukje kërkesat për punë për ata që kanë përfunduar arsimin profesional, ndaj edhe u bëri thirrje prindërve për të nxitur fëmijët e tyre të zgjedhin punësim dhe të ardhme të sigurt.

“Kërkesa është edhe këtu është ulëritëse. Kërkesa jonë e kahershme që arsimi profesional me shpejtësi  të shndërrohet në një nga burimet e mëdha të ekonomisë së vendit tonë. Bashke me kryeministrin mbështesin iniciativën që arsimi profesional të dyfishohet, të trefishohet ç’ka ka ndodhur në Durrës dhe përsëri kërkesat janë shumë më tepër se kaq”, përfundoi ministri./atsh

35 mijë turistë nga vendet skandinave zgjedhin Shqipërinë Read More »

Meri paralajmëron: Kësaj shenje horoskopi i dyfishohen paratë këtë javë

Astrologe Meri njofton se kjo javë do jetë më e gëzueshme për shkak të ndikimit të hënës së re. Hëna e re do sjellë ide të reja dhe vendime të reja, do sjellë një erë të re lirie dhe qetësie, do nxjerrë në pah talentet dhe do sjellë përparime në marrëdhënie sociale. Komunikimi do jetë çelësi i gëzimit, suksesit, shpresës dhe ndjenjave erotike. Megjithatë jo gjithçka do shkojë vaj pasi disa prej shenjave do kenë ngarkesë, detyrime, përgjegjësi etj.

Megjithatë ky nuk është rasti i Akrepëve të cilët këtë javë siç duket do kalojnë më së miri dhe do u dyfishohen paratë. “Akrepi çlirohet nga bllokimi ekonomik, paratë fillojnë të dyfishohen dhe gjen madhështi në karrierë ku fillon publikohet dhe adhurohet”, njofton Meri.

Meri paralajmëron: Kësaj shenje horoskopi i dyfishohen paratë këtë javë Read More »