Aurora

Horoskopi për ditën e sotme, 12.06.2018

Dashi

Edhe pse dini të manovroni më së miri duke u mbështetur në vetvete, mos e refuzoni ndihmën që do t’ju japë një mik. Do të kërkoni dhe do të gjeni, me Marsin dhe Venusin që ju mbështesin, mundësi dialogu dhe bashkëpunime me personin e dashur.

Demi

Bashkëveprimi i planetëve do të bëjë që humori juaj të ketë luhatje. Mos u mbyllni brenda vetes. Pranoni dhe besojuni të tjerëve. Për të arritur në një mirëkuptim më të madh, vëreni veten në vendin e partnerit dhe bëni më të mirën që mundeni.

Binjakët

Me Saturnin që e keni kundra, mos flisni shumë në ambientin e punës. Mos krijoni konfidenca. Mundohuni të mos tregoni sesi ndiheni. Mos u ndruani dhe thoni ato që ju thotë zemra, edhe pse keni frikë se personi i dashur përkrah jush mund të mos ju kuptojë.

Gaforrja

Do të jeni të frymëzuar për të mposhtur çdo mendim shkatërrimtar, do të përvishni mëngët dhe do të përmbushni me zell punët tuaja. Në fillim kush ju intereson do t’i përgjigjet ftesës me droje, por më pas do të dorëzohet nga sharmi juaj.

Luani

Keni shumë pritshmëri ndaj një personi që ndoshta nuk do të tregohet në lartësinë e duhur. Do të ishte më mirë të përqendroni vëmendjen diku tjetër. Mos u bëni kokëfortë! Keni dëshirë të madhe të imponoheni në të gjitha rrethanat. Do të ishte mirë që të mendoheshit pak.

Virgjëresha

Të papritura të këndshme në familje. Përditshmëria do të jetë më emocionuese dhe e këndshme, edhe pse do t’ju ndodhë që të ndryshoni menjëherë programin. Do të jeni në lartësinë e duhur për të marrë vendime shumë delikate. Do të fitoni kështu vlerësimin e një eprori.

Peshorja

Partneri më në fund do të jetë në lartësinë e duhur që kërkon situata dhe nuk do të shqetësohet nga përgjigjet që do t’u jepni kërkesave që ka. Nëse do të zgjidhni të jeni më emocional, do të jeni më pak bujar dhe të përfshirë, por me siguri më të qartë dhe të qetë.

Akrepi

Nëse në jetë e në çift xhelozia dhe dyshimet do t’i kalonin nivelet e normales, jepini fund kur të mundeni dhe ndërroni menjëherë drejtim. Plutoni nuk shkon mirë me Saturnin! Humori jo i mirë do të pengojë bashkëpunimin me një koleg.

Shigjetari

Disa kërkesa për pushtet në çift nuk funksionojnë. Hapni rrugë. Nëse do të jeni më mirënjohës, rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë. Mos u merrni me gjëra që hanë diskutim. Duke këmbëngulur do ta kuptoni se e keni pasur gabim.

Bricjapi

Sot mund t’ju dalin gjëra të paparashikueshme. Për të shmangur tensione, ndiqni atë që ju thotë zemra, edhe pse mund të interpretohet si një dobësi. Do të keni një ditë që priret drejt përtacisë, por që nuk pajtohet me angazhimet tuaja të shumta.

Ujori

Ditën e sotme përpiquni ta shfrytëzoni çastin e mirëqenies shpirtërore për të dëgjuar më shumë dhe për t’i kushtuar më shumë kohë familjes. Me Saturnin që ju del kundra, priten disa përgjegjësi që ndoshta mund t’ju kufizojnë disi lirinë.

Peshqit

Nëse keni programuar një udhëtim, do ta menaxhoni më mirë lodhjen dhe përshtatjen ndaj ritmeve më të mëdha të punës, me Plutonin mik që ju favorizon. Kridhuni në ndonjë aventurë të bukur, zbuloni një horizont të ri dhe jetojeni me gjithë shpirt.

Horoskopi për ditën e sotme, 12.06.2018 Read More »

Po. Një teatër të ri dhe lulishte, po jo kulla

Ndoshta për herë të parë do të duket realisht sesa vlen realisht ajo që deputetët e dy krahëve pretendojnë për moral dhe dashuri për artin, kur të ngrenë atë kartonin e tyre në votimin e këtij projekt-ligji.
Shkruan Ben Andoni

Me shumë gjasa, qeveria Rama është duke shkuar në një moment përballje morale të madhe me publikun shqiptar. Në orët e fundit, qeveria ka propozuar një projekt-ligj për t’i dhënë pa garë truallin një kompanie, ku gjendet Teatri Kombëtar dhe aksesorët e tij.

Është e vërtetë se protesta e artistëve, për këtë qëllim, ka pasur baticat dhe zbaticat e veta dhe mund të ketë shumë paragjykime për mënyrën sesi është realizuar. Veçse, nuk duhet harruar se ajo ka mbajtur lart një frymë sociale, që kishte kohë, e pavërejtur mes publikut. Problemi i vetëm mbetet përfshirja e politikës dhe mënyra sesi po mundohet të përfitojë në këtë drejtim në të gjitha format e mundshme.

Projektligji me një emër shumë të gjatë “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negocim dhe Lidhjen e Kontratës” me Objekt “Projektimin dhe Realizimin e Projektit Urban dhe Goditës së re të Teatrit Kombëtar” po e merr këtë truall pa bërë transparent koston dhe realisht përfitimin e publikut nga ndërtesa. Nga komuniteti i artistëve pesimizmi shkon në ekstrem: Aty nuk do bëhet fare teatër!

Nga të gjitha skenarët, më e çmendura, do ishte pikërisht mosbërja e godinës së tij. Justifikimi: “Turbina” është gati dhe ende e paprovuar. Keqardhja tjetër më e madhe është se për teatrin sot e kësaj dite nuk ka një projekt. Madje, ai i huaji, i cili u prezantua nga Rama (qëndroi vetëm pak në sallë), doli se nuk ishte autentik, kurse nga dikasteri i Kulturës, në të njëjtën kohë, kumtohej se realisht nuk kishte projekt!!! Vetë komuniteti i tërë i artistëve (u seleksionua) nuk u la të përballej me arkitektin dhe strukturat e tij.

Ajo që u vërtetua pak më vonë për ndërtimin pranë të kullave, vërtetoi se projekti kinse i teatrit po bëhej të mbulohej xhungla e ndërtimeve. Paradoksi nuk mbaron këtu: Për fat të keq është prekur dhe statusi i të ashtuquajturës zonë historike të kryeqytetit, që tregon sesa të pamëshirshëm dhe kinse jemi me trashëgiminë tonë modeste

Dhe, nuk mbaron këtu. Është i mirënjohur fakti se duhet të ketë një garë reale në mes të subjekteve, kur flitet për “partneritetit publik privat”, por qeveria po e realizon këtë operacion me një projektligj të jashtëzakonshëm dhe po ia jep një kompanie pa ndihur një konkurrencë reale, një mënyrë e cila do t’i hedhë dhe më shumë zjarr situatës jo të mirë në vend.

Ndoshta për herë të parë do të duket realisht sesa vlen realisht ajo që deputetët e dy krahëve pretendojnë për moral dhe dashuri për artin, kur të ngrenë atë kartonin e tyre në votimin e këtij projekt-ligji.

Nga ana tjetër, për qeverinë socialiste ka ardhur ora e të vërtetës të tregojë realisht parametrat e saj socialë dhe lidhjen e vërtetë me artin, të paktën atë që kumtoi gjatë qeverisjes Berisha. Një teatër i ri do të ishte i mirëpritur dhe me të gjithë atributet e tij, porse hapësira masive e saj mund të përdorej dhe mund të ishte shumë mirë një lulishte, një të vetme në qendër që tashmë na mungon krejtësisht.

Ndoshta në këto ditë ende nuk po ka një qasje politiko-kulturore-ekonomike-sociale, por me këtë hap të ri të tepruar, qeveria socialiste duhet të mendoj mirë pasojat, pasi ato mund ta kalojnë edhe parashikimet më optimiste të saj. Bjerrja morale para elektoratit të saj do ketë kosto të pallogaritshme.

Po. Një teatër të ri dhe lulishte, po jo kulla Read More »

Zbulohet sa do të jetë rroga e kryeministrit shqiptar, nuk keni për ta besuar

Sot është publikuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave të zyrtarëve qeveritarë. Gjykata Kushtetuese konstaton se nuk ka shkelje në vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave, ku paga e Haradinajt do të jetë 2950 euro.

Më poshtë gjejeni të plotë aktgjykimin: KO12/18, Parashtrues: Albulena Haxhiu dhe 30 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 04/20, të 20 dhjetorit 2017

KO12/18, Aktgjykim i miratuar më 29 maj 2018, publikuar më 11 qershor 2018. Fjalët kyç: kontroll abstrakt, kërkesë institucionale, ndarja e pushteteve, kompetencat kushtetuese, implikimet buxhetore, konflikti i interesit, barazia para ligjit

Parashtruesit e kërkesës e kanë dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë, nr. 04/20. Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se vendimi i cekur më lart nuk është në pajtueshmëri me nenet 3 [Barazia para Ligjit], 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], 7 [Vlerat], 65 [Kompetencat e Kuvendit], 92 [Parimet e Përgjithshme] dhe 93 [Kompetencat e Qeverisë], të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Gjykata Kushtetuese e deklaroi kërkesën të pranueshme për shqyrtim pasi konstatoi se çështjet e ngritura në kërkesë janë të kompleksitetit të tillë, sa që përcaktimi i tyre duhet të varet nga shqyrtimi i meritave dhe se kërkesa nuk mund të konsiderohet si qartazi e pabazuar brenda kuptimit të rregullit 36 (1) (d) të Rregullores.

Pas shqyrtimit të pretendimeve dhe të argumenteve të parashtruesve të kërkesës, Gjykata Kushtetuese theksoi: (i) nuk është dëshmuar se vendimi për rritjen e pagave përbën çështje të nivelit kushtetues; (ii) bazuar në argumentet e paraqitura, nuk rezulton se Kuvendit i është cenuar apo pamundësuar ushtrimi i kompetencave të tij kushtetuese për miratimin dhe zbatimin e buxhetit shtetëror;

(iii) për sa i përket konfliktit të interesit se nuk është brenda funksionit të Gjykatës që të vlerësojë pretendimet për shpërputhjen e vendimit të kontestuar me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, sepse ajo çështje bie nën juridiksionin e organeve të tjera të përcaktuara me Kushtetutë;

dhe (iv) për sa i përket shkeljeve të neneve 3 [Barazia para Ligjit] dhe 7 [Vlerat] të Kushtetutës, parashtruesit nuk kanë paraqitur fakte bindëse se pagat e parapara në Vendimin e kontestuar trajtojnë ndryshe pozita ose situata të ngjashme dhe nëse ky ndryshim në trajtim nuk ka ndonjë justifikim objektiv dhe të arsyeshëm.

Gjykata, më tej shtoi se nuk është brenda fushëveprimit të saj që të vlerësojë apo të zëvendësojë politikat publike të përcaktuara nga organi legjislativ apo ekzekutiv. Parimi i ndarjes së pushteteve detyron Gjykatën Kushtetuese që të respektojë përcaktimin e politikave nga organet gjegjëse kushtetuese.

Vendimet themelore të politikëbërjes për qeverisjen e vendit duhet të merren nga organet kushtetuese me legjitimitet demokratik, përkatësisht nga Kuvendi dhe Qeveria. Ato organe – për shkak të natyrës së tyre dhe të legjitimitetit demokratik – janë në pozitë më të mirë se sa Gjykata Kushtetuese për të përcaktuar dhe për të avancuar politikat buxhetore, ekonomike dhe sociale të vendit.

Në këtë drejtim, Gjykata Kushtetuese konsideroi se parashtruesit e kërkesës nuk kishin paraqitur prova bindëse për të mbështetur pretendimet e tyre se Vendimi i kontestuar i Qeverisë ka prodhuar efekte kushtetuese, në kuptim të cenimit të kompetencave kushtetuese të Kuvendit, apo shkelje të ndonjë dispozite kushtetuese, ashtu si pretendonin parashtruesit e kërkesës.

Megjithatë, Gjykata vuri në dukje se aktet nënligjore të Qeverisë duhet të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe me ligjet. Për më tepër, Gjykata theksoi se, në përputhje me natyrën ekzekutive të kompetencave të saj kushtetuese, Qeveria është e detyruar të implementojë buxhetin shtetëror, të miratuar nga Kuvendi. Andaj, është obligim i Qeverisë që zbatimin e Vendimit të kontestuar ta mbështesë në ndarjet buxhetore të përcaktuara në Buxhetin e vitit 2018 dhe në ligjet përkatëse.

Në fund, Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113. 2 (1) dhe 116. 2 të Kushtetutës, të neneve 27 (1), 29 dhe 30 të Ligjit dhe në mbështetje të rregullave 29, 54, 55 dhe 56 (1) të Rregullores së punës, konstatoi se Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 20/14, i 20 dhjetorit 2017, nuk është në kundërshtim me nenet e pretenduara të Kushtetutës.

Zbulohet sa do të jetë rroga e kryeministrit shqiptar, nuk keni për ta besuar Read More »

Jo Vetting, por Llalla nuk shpëton lehtë. Ja lëvizja e Prokurorisë

Teksa Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi dje që të mos lejojë nisjen e hetimeve për ish-Kryeprokurorin, mësohet se prokuroria ka thelluar procesin e hetimeve për Llallën

Mbi ish kryeprokurorin rëndojnë  katër akuza , siç janë mosdeklarimi i pasurisë, , fshehje ose deklarim i rremë, mosdeklarim i shumave të holla në kufi, shpërdorim detyre.

Mirëpo ndër akuzat që bie në sy është ajo e mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku çdo shtetas duhet të deklarojë nëse  ka me vete mbi 10 mijë euro dhe Llalla duket se ka patur më shumë se kaq. Për këtë arsye Prokuroria në bashkëpunim me drejtorinë e Pastrimit të Parave kanë nisur hetimet për të vërtetuar nëse Llalla ka  nxjerrë para jashtë vendit. Për këtë arsye hetimet për ish kryeprokurorin janë shtrirë jashtë vendit.

Jo Vetting, por Llalla nuk shpëton lehtë. Ja lëvizja e Prokurorisë Read More »

Në dy muaj, 84 jahte të huaja turistike në portin e Durrësit

Në portin e Durrësit që nga fillimi i vitit 2018 janë ankoruar 84 jahte të huaja, pjesa më e madhe e të cilave kanë mbërritur në dy muajt e fundit.

Nga sektori i Statistikave në APD, mësohet se në muajin maj të këtij viti portin më të madh të vendit e vizituan 55 jahte, ndërsa në 10 ditët e para të qershorit në kalata janë ankoruar edhe 20 jahte të tjerë.
Në vijim të sezonit turistik pritet që numri i jahteve në portin e Durrësit të vijë duke u rritur.

Ndërkaq, mësohet se gjatë vitit 2017 në portin e Durrësit janë ankoruar 9 kroçera dhe 294 jahte turistike.
Përveç shërbimeve portuale, turistët dhe drejtuesit e jahteve kanë vizituar qendrat arkeologjike të qytetit bregdetar.
Koha e qëndrimit të jahteve turistike në kalatat 1-5 të Terminalit perëndimor shkon deri në një javë./ata

Në dy muaj, 84 jahte të huaja turistike në portin e Durrësit Read More »

Shqipëria e ka një datë për hyrjen në BE, flet komisioneri Jonahes Hahn

Komisioneri Jonahes Hahn në një konferencë të zhvilluar në Vjenë nga FMN dhe JVI(Instituti i Përbashkët i Vjenës) ka shprehur mbështetjen e tij për integrimin e vendeve të Ballkanit. Hahn për herë të parë tha një datë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor.

Shqipëria përfaqësohet nga 4 deputetë në këtë takim. Mes tyre Ervin Bushati dhe Evis Kushi, si dhe anëtarë të parlamenteve të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

“Tashmë Shqipëria ka momentin të bëjë sa më shumë progres me Reformën në Drejtësi dhe me procesin e Vettingut. Vendet e Ballkanit dua t`i shohim në 2025 si anëtare të BE-së. Mund të gjykohem si optimist nga disa për datën që e them sot këtu për herë te parë: por Ballkani është Europë.”

Shqipëria e ka një datë për hyrjen në BE, flet komisioneri Jonahes Hahn Read More »

Shqipëria josh ndërkombëtarët me thesarin nënujor !

Ndërsa zbret poshtë valëve, ujërat e turbullta në pak metrat e parë i hapin shumë shpejt udhën ujërave të kristalta dhe pamjes marramendëse të dhjetëra e mbase qindra vazove antike në shtratin e detit, testament i udhëtimit të pafat të ndonjë tregtari me shumë se 1600 viteve më parë.

Në bregun e thyer të Shqipërisë, një prej zonave nënujore më pak të eksploruara në botë, shtrihet një thesar i madh, shkruan gazetarja e “Assosiated Press”, Elena Becatoros në një reportazh kushtuar vendit tonë.

Amfora të lashta, vazo prej qeramike që mbanin vajin e ullirit dhe verën përgjatë udhëtimeve detare mes Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, gjenden në fund të detit bashkë me rrëfenjat e fshehura të heroizmit dhe tradhtisë nga dy luftërat botërore, formacionet shkëmbore spektakolare e jetën e pasur nënujore.

Ndërsa citon një ekspert amerikan që ka eksploruar bregdetit shqiptar përgjatë dekadës së fundit, gazetarja pohon se në ujërat e vendit tonë nuk mund të notosh më shumë se disa metra pa gjetur diçka të mrekullueshme.

Tani, Shqipëria po vlerëson se si t’i studiojë e t’i mbrojë më mirë atraksionet nënujore, vijon artikulli, duke ia treguar ato edhe vizitorëve në një vend me territor të virgjër për industrinë e zhytjes.

Dikur më e izoluar se Koreja e Veriut, Shqipëria po hapet gradualisht ndaj turizmit ndërkombëtar, por reliket nënujore deri më tani janë ruajtur me fanatizëm pasi ekziston frika se nëse ato të bëhen më të aksesueshme mund të plaçkiten.

Gazetarja e “Assosiated Press” kujton se legjislacioni për mbrojtjen e trashëgimisë nënujore pritet të miratohet së shpejti, çka do të mundësojë edhe qasjen e turistëve./topchannel

Shqipëria josh ndërkombëtarët me thesarin nënujor ! Read More »

Hedh djalin 11-muajsh nga kati i pestë, arsyeja pse e bën këtë veprim ju lë pa fjalë. Ja se çfarë ndodhi me foshnjën/Foto

Mbrojtja e fëmijëve nga rreziku është një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të prindërve. Nëse lind një situatë e rrezikshme, shumica e prindërve rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur djalin ose vajzën e tyre.

Helena dhe Vitali Balabanov, nga qyteti rus Strunino, ishin në shtëpi me dy fëmijët e tyre, Ksenia, tre vjeçe dhe pak Egeni, 11 muajsh.

Papritmas ata ndjenë tymin. Një zjarr shpërtheu në banesën e fqinjit të tyre. Kur Vitali dhe familja e tij u përpoqën të largoheshin nga banesa, duke kërkuar një vend të sigurt, zjarri ishte përhapur tashmë nëpër shkallët e brendshme, duke e bërë të pamundur të dilje. Familja ishte e bllokuar dhe zjarri u përhap me shpejtësi.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar gjallë ishte të hidheshin nga dritarja. Por fatkeqësisht ata jetonin në katin e pestë. Shpresa për të kërcyer nga ajo lartësi pa humbur jetën nuk ishte shumë e lartë, por ishte e vetmja mundësi që kishin.

Vitalit i lindi ideja për të hedhur një qilim në mesin e turmës që ishte mbledhur jashtë. Ata mund ta përdorin atë për të zbutur rënien kur familja të hidhej.

Të jesh i detyruar të hedhësh fëmijët e tu nga një dritare e katit të pestë është diçka që askush nuk dëshiron të bëjë, por ishte e vetmja mundësi për t’i mbijetuar vdekjes që i priste nëse ata qëndronin atje. Në një video të bërë në mes të kaosit nga njëri prej të pranishmëve, mund të dëgjoni njerëzit duke bërtitur: “Mos i hidh”. Por Vitali nuk kishte zgjidhje tjetër.

Babai hodhi të parin djalin 11-muajsh, pasuar nga vajza e tij. Në fund ai gjithashtu hodhi nënën e tyre dhe pastaj veten e tij.

Më poshtë mund të shihni pamjet, imazhet janë të tmerrshme, por ia vlen t’i shihni.

Për fat të mirë, e gjithë familja shpëtoi, fëmijët dhe gruaja e tij nuk kanë raportuar traumë, por Vitali ka dëmtuar shpinën.

Ndani me shokët tuaj nëse mendoni se ky baba sillet si një hero.

Hedh djalin 11-muajsh nga kati i pestë, arsyeja pse e bën këtë veprim ju lë pa fjalë. Ja se çfarë ndodhi me foshnjën/Foto Read More »