Aurora

Vlorë : Hapen qendra shëndetësore për turistët

Tri qendra shëndetësore me shërbim 24 në 7 ditë janë funksionale prej 1 qershorit në bregdetin e Vlorës si një prej qyteteve që pret numrin më të lartë të turistëve përgjatë sezonit turistik

Ata janë ngritur në plazhin e Ri, plazhin e Vjetër dhe në Zvërnec.

Mjekja Elona Gjergji, me shërbim pranë qendrës shëndetësore në plazhin Vjetër, thotë se aty ofrohet shërbim ambulator, ndërsa janë pajisur me te gjitha mjetet dhe barnat e nevojshme për ndihmën e parë.

Elona Gjergji: “Shërbimi ka filluar që me datën 1 qershor dhe do të jetë deri më datë 15 shtator. Është një shërbim 24 orësh, ku janë dy mjekë dhe infermierë.”

Sezoni turistik ka nisur, por në bregdet ende nuk flitet për fluks pushuesish edhe për shkak të motit të paqëndryshëm që ka karakterizuar këto ditë.

Ndaj gjatë kësaj periudhe pacientët që kanë shfrytëzuar këtë qendër shendëtësore janë më së shumti banorë të zonës se pushues.

Elona Gjergji: “Deri tani shumica kanë qenë banorë të zonës, pushues kanë qenë shumë më pak sepse edhe numri i tyre ka qenë i pakët.”

19 mjekë dhe infermierë të rinj janë punësuar vetëm për këtë sezon turistik për të punuar në qendrat shëndetësore verore.

Ndërkohë 17 autoambulanca janë parashikuar se do të qëndrojnë përgjatë vijës bregdetare për të ofruar ndihmën e parë dhe dërgimin e pacientëve drejt spitaleve më të afërta.

Risi ketë vit është edhe sinjalistika e qendrave shëndetësore e vendosur fillimisht në rrugët nacionale e urbane dhe me pas pranë qendrave, të cilat kanë edhe numrin specifik të telefonit.

Plani i masave të Ministrisë së Shëndetësisë për sezonin turistik synon shmangien e viktimave në plazhet shqiptare për shkak të mungesës së ndihmës së parë/oranews

Vlorë : Hapen qendra shëndetësore për turistët Read More »

Athina hap krahun për Ramën: Do të japim votën për negociatat, tani jemi miq

Ne mbështesim plotësisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian”,deklaroi dje në mbrëmje ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, në një intervistë për televizionin grek Kontra, sipas faqes së internetit të këtij televizioni, kontraneës.gr.

”Në samitin e qershorit, ne do të japim miratimin tonë për rrugën europiane të Shqipërisë. Kemi zgjidhur tashmë të gjitha problemet, ne duhet të ndihmojmë dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj europiane”, deklaroi Kotzias.

”E para sepse jemi miq dhe nuk duam t’ua vështirësojmë gjërat dhe e dyta sepse ne duhet të formojmë një rrugë të përbashkët në mënyrë që vendet e Ballkanit të jenë në Bashkimin Europian”, shtoi ai. Në këtë intervistë Kotzias përmendi edhe marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit.

”Problemi me kushtetutën e Maqedonisë është zgjidhur, madje edhe problemi i emrit të Kishës së Shkupit”, deklaroi Kotzias, sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA, që i referohet këtij televizioni. “Ne nuk duhet t’i frikësohemi asgjëje”, shtoi ai.

Athina hap krahun për Ramën: Do të japim votën për negociatat, tani jemi miq Read More »

5 sekretet më të mëdha të Shqipërisë

Ndoshta Shqipëria nuk është në fokusin e zhvillimit nga qeverisja-politike, ama të huajt e kanë shënjestruar vendin tonë si një pikë turistike që duhet vizituar me patjetër.

Kësaj here është “The Telegraph”, e cila shtjellon në artikull arsyet se pse është koha që Shqipëria të jetë në listën tuaj të dëshirave për të kaluar pushimet.

Në hyrje artikulli i bën një panoramë të shkurtër relievit tonë, ku mund të gjesh të gjitha llojet e tij.

E nis me Durrësin:

I shkatërruar nga një skllav i modernes, por i pandashëm në madhështinë e saj, Amfiteatri i Durrësit me një imagjinatë të lehtë mund të të kthejë në kohën kur zhvilloheshin betejat e gladiatorëve.
Në inspektimin e parë, Durrësi është pikërisht ajo që ju do të prisni nga qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë. Kontejnerët e mallrave e turbullojnë portin – të cilat ende klithin dhe grumbullojnë para thelbit të qytetit, tragetet që presin të kalojnë Adriatikun në Bar dhe Ankona.

Trafiku shkaktohet nga rrugët e tij të ngushta. Turistët rehatohen në hotelet e shumta që u ndërtuan “me një frymë” pas daljes së vendit nga komunizmi.”

Çfarë duhet të ofrojë Shqipëria?

Kur ajo konsiderohet thjesht në vend, është e vështirë të kuptohet pse Shqipëria nuk njihet më mirë si destinacion. Ajo shtrihet midis Greqisë në jug dhe Malit të Zi në veri – dhe vetëm 45 milje (72 km) nga Italia, ku ngushtica e Otrantos “shtrydh” Adriatikun në pikën më të ngushtë. Vetëm kur kujton faktin që Shqipëria ka 476 km vijë bregdeti nuk e kupton dhe nuk e imagjon dot se si ky vend ka mbetur anonim. Turizmi këtu duhet të kishte shpërthyer aq sa gjithë ky vend i vogël të mbahej nga vizitat e turistëve.

Megjithatë, përkundër një sistemi rrugor përmirësues (nuk ka rrjet hekurudhor të mirëqenë) dhe në Shqipëri është e vështirë të lëvizësh pa ndihmën e vendasve që të bësh një tur për të parë mrekullitë e saj.

Pra definitivisht ky vend duhet të ofrojë më shumë mundësi për turistët, sepse potencialin e ka.

Tirana

Këtu ekziston vetë-kundërthënia, sepse Tirana mund të përshkruhet edhe si kryeqyteti i kafeneve më të shumta që mbushin rrugicat kudo.
Kur hyn në lagjen e quajtur Bllok, të duket vetja si në lagje mode.

Gjithashtu në kryeqytet ndriçohet edhe Muzeu Kombëtar, teatrot, piramida, korpusi universitar, amfiteatri tek Liqeni Artificial e shumë gjëra tjera që krijojnë një kontrast të pashpjegueshëm.

5 gjëra që nuk i dini për Shqipërinë

Orari i autobusëve nuk ekziston

Kurrsesi nuk mund ta vendosni orën tuaj me atë të autobusëve shqiptarë. Autobusët ose furgonat nisen për në destinacion kur u duket atyre e përshtatshme ose thjesht kur mbushen plot.

Buzëqeshja dhe tundja e kokës kanë konotacione të ndryshme në Shqipëri

Nëse duan të thonë “jo” shqiptarët bërtasin, ndërsa kur thonë “po” thjesht tundin kokën. Kujdes kur vendosni t’i përgjigjeni pyetjeve me tundjen e kokës.

Kishte një mbret teflon

Ai quhet Zogu i Parë, i cili ka qenë objekt i rreth 55 përpjekjeve për vrasje, përfshirë këtu edhe atë që Zogu pretendonte se ishte i vetmi lider që mund të kthente plumbin e nisur drejt tij nga atentori.

Lord Bajron ishte një fans i Shqipërisë

Romantiku anglez vizitoi Shqipërinë në vitin 1809 dhe në letrën për nënën e tij ai shkruante se shqiptarët kanë veshjet më madhështore në botë.

Ka shumë lulëzim

Edhe pse vend i vogël, Shqipëria krenohet me më shumë se 3.250 lloje bimësh që përbëjnë 30% të florës në Europë.

5 sekretet më të mëdha të Shqipërisë Read More »

Situata alarmante e rendit, Fatmir Xhafaj mbledh prefektët

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbledhur sot në qytetin bregdetar të Durrësit Prefektët, drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme, Drejtoritë Vendore dhe Komisariate.

Postimi i plotë i Ministrisë së Brendshme në Facebook

Ministria e Brendshme bën me dije se çështjet kryesore që u diskutuan gjatë takimit ishin:

– Mbarëvajtja dhe masat për sezonin turistik;

– Lufta kundër kanabisit, i cili mbetet një prioritet i qeverisë nën moton “Zero tolerancë”;

– Nisma “Policimi në Komunitet” që po vijon me llogaridhënien e policisë përballë qytetarëve.

Duke u ndalur në sezonin turistik, ministri Xhafaj theksoi se pritshmëritë e qytetarëve, turistëve dhe operatorëve turistikë janë të mëdha.

“Edhe interesi është shumë i lartë i operatorëve, vendas, të huaj në këtë fushë, por edhe pritshmëria e njerëzve të thjeshtë, e qytetarëve që presin një shërbim shumë më të mirë, është shumëfish më e lartë, çfarë nënkupton më shumë përgjegjësi për ne. Sivjet mbështetur në një përvojë shumë të mirë analizën e së cilës ne e kemi bërë në nëntor të 2017, për çfarë kemi pasur problematika gjatë sezonit të kaluar dhe reflektimet përkatëse, do të mund të na ndihmojnë që të mund të reflektojmë më mirë dhe të japim parametra shumë më të lartë qetësie dhe sigurie tek qytetarët dhe të gjithë operatorët turistikë në këtë sezon”, nënvizoi ministri Xhafaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u kërkoi drejtuesve të Policive Vendore dhe shefave të komisariateve të jenë të vendosur për të zbatuar oraret dhe kufizimet e vendosura nga pushteti vendor për të mos lejuar ndotjen akustike.

Ai dha porosi të veçanta për Policinë Rrugore, për të menaxhuar trafikun dhe minimizuar aksidentet.

Drejtori Veliu gjithashtu kërkoi angazhim më të madh të Policisë për të shmangur ngjarjet me pasoja të rënda në det.

“Për sa i përket pjesës së kufizimit dhe rritjes së sigurisë në ujë, për sa i përket kufizimeve që duhet të bëjmë në hapësirat apo në pjesët ku janë përcaktuar për plazhe, qofshin këto publike apo private, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve motorike, qofshin gomone, skafe të vegjël apo motorë uji, me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale” u shpreh drejtor Veliu.

Zv.drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj bëri një prezantim të detajuar të paketës së masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e këtij sezoni.

“Për të përballuar me sukses këtë sezon turistik u bë një studim dhe përcaktim i plazheve me qëllim përcaktimin e risqeve në drejtim të sigurisë. Është bërë planifikim i punonjësve të policisë, mjeteve dhe pajisjeve shtesë; ngritja e 5 stacioneve provizore të policisë; përforcim i shërbimeve të Policisë me shërbime të Ndërhyrjes së Shpejtë; dhe shtimi i sporteleve për pikat e të gjitha hyrje-daljet në pikat kufitare”, shtoi ndër të tjera Hajnaj.

Situata alarmante e rendit, Fatmir Xhafaj mbledh prefektët Read More »

27-vjetori i PS-së, Ilir Meta uron ish-partinë e tij me ”diversion”

Ditën e sotme Partia Socialiste, e cila prej 5 vitesh është në pushtet festoon sot 27-vjetorin e themelimit. Urimi për këtë force politike ka ardhur edhe nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Nëpërmjet një statusi në Facebook ai i uron suksese lidershipit dhe gjithë simpatizantëve në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Ilir Meta ka qenë kryetar i FRESSH, ish-kryeministër i Partisë Socialiste i zgjedhur me votat e PS. Ai u larguar në vitin 2004 nga kjo forcë politike, duke krijuar me një grup mbështetësish Lëvizjen Socialiste për Integrim. U rikthye sërish në këtë force politike pas marrëveshjes së 1 prillit 2013 me Edi Ramën për të qeverisur sëbashku në mandatin  e pare qeverisës.

Statusi i Ilir Metës në Facebook

Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

27-vjetori i PS-së, Ilir Meta uron ish-partinë e tij me ”diversion” Read More »

Ajo ishte shtatzënë dhe burrin e kishte pa punë, nisi biznesin e vet vetëm me 500 dollarë dhe tani vlen 1 miliard. Kjo është gruaja që të gjithë duhet ta njihni

Gjithçka nisi kur ajo ishte shtatzënë dhe burrin e kishte pa punë, asaj i duhej të gjente një mënyrë për të bërë para për të mbijetuar.

Teksa rrinte shtrirë në shtëpinë e saj, duke pritur të afronte dita për lindjen e fëmijës së parë, ajo nisi të vizatojë modele stolish.

Kjo ndodhi në vitin 2002, kur ajo ishte 28 vjeçe dhe kishte vetëm 500 dollarë mënjanë, me të cilat duhej të provonte të hapte një biznes.

Pas lindjes, ajo vendosi të dalë bashkë me djalin dyqan më dyqan, për të shitur vathë e stoli të tjera.

“Pasi krijova koleksionin e parë, lidha djalin pas vetes me mbajtëse trupi dhe i futa shembujt e stolive në një kuti çaji”, tregon ajo, tani 44 vjeçe.

“Shkuam dyqan më dyqan, nëpër butikët e Austinit, për të shitur stolitë. I shita të gjitha që ditën e parë. Aty u bëra me biznes”, thotë ajo.

Kendra mori djalin e sapolindur e nisi të shesë stolitë e bëra vetë, dyqan më dyqan.

Kompania e znjsh.Scott sot vlen 1 miliard dollarë, dhe pasuria e saj është rreth 500 milionë.

Në listën e grave më të pasura në Amerikë, për vitin 2017, ajo ishte në vendin e 36-të, më lart se këngëtare si Taylor Swift apo Beyonce.

E lindur dhe e rritur në Uiskonsin, Scott u shpërngul në Teksas në moshën 18 vjeçare, për të vazhduar universitetin. Por e la shkollën një vit më pas, “për të ndjekur një djalë”, dhe përfundoi duke jetuar në Austin, kryeqytetin e Teksasit.

Pastaj ngriti biznesin, të cilin ka rreth një dhjetëvjeçar që e vazhdon, duke prodhuar edhe kapela të rehatshme për gra që bëjnë në kimioterapi. Frymëzimin e mori nga beteja që humbi babai i saj i ndjerë me kancerin. Një pjesë të fitimeve e dhuroi për spitalet e zonës.

Ideja për stolitë i erdhi pasi kuptoi që ekzistonte një boshllëk i madh në treg. Shumica e stolive ishin ose shumë të shtrenjta, ose shumë të lira, me pak kompani që të ishin midis.

Plani i saj ishte të prodhonte stoli me cilësi që ajo e gra të tjera do të pëlqenin t’i mbanin, por me një çmim më të përballueshëm.

“Çdo grua, pavarësisht gjendjes së saj ekonomike, do të ndihet e bukur dhe me vetëbesim”, thotë ajo.

Fillimisht e nisi duke furnizuar dyqane të tjera, pa hapur ndonjë të vetin. Kështu, Kendra Scott Design u rrit me ngadalë, por qëndrueshëm.

Scott thotë se ajo u përforcua duke punësuar njerëz të mirë, të cilët e ndihmuan ta rrisë biznesin në Austin, pavarësisht sfidave në jetën e saj personale. Martesa e saj e parë mbaroi pasi lindi fëmijën e dytë.

“I përqendrova forcat për të ngritur një ekip me njerëz të talentuar, të cilët më ndihmuan të ngre biznesin. Shtatë prej punonjësve të para, të gjitha gra, vazhdojnë të punojnë me mua edhe sot”, thotë ajo.

Në vitin 2010, kompania hapi dyqanin e parë në Austin. Scott thotë që ishte një ndryshim i madh për biznesin, dhe që ajo ishte e vendosur që dyqanet e saj të stolive do të ishin ndryshe nga të tjerat.

“Dyqanet e stolive njihen si dyqane që të trembin, dhe që janë shumë formale. Kanë dekorime kadifeje dhe kuti të mbyllura me xham. Unë doja të krijoja një përvojë më të ngrohtë, më ndërvepruese me klientin, e mbi të gjitha, më argëtuese”, thotë Kendra.

Klientët nxiten t’i provojnë stolitë e madje të krijojnë të tyret, duke përzier gurë të ndryshëm me vathë, gjerdanë, byzylykë e unaza.

Sot ka rreth 80 dyqane në të gjithë SHBA-në dhe një faqe interneti që i dërgon porositë në të gjithë botën. Veç kësaj, stolitë e saj mbahen edhe në dyqane jashtë Amerikës, si Selfridges në Londër.

Kompania ka sot 2000 punëtorë,96% prej të cilëve janë femra. Edhe pse tani ka mbështetjen e kompanive të tjera investuese, znjsh.Scott mbetet pronarja kryesore.

“Kendra është si njëbrirëshi magjik në industrinë tonë.”, thotë Karen Giberson, presidente e Këshillit të Aksesorëve, një dhomë tregtie që përfaqëson markat e aksesorëve të modës. “Ajo sfidon rrymën e përgjithshme. Kur e sheh, pyet veten se pse kjo markë po zhvillohet, kur të tjerat janë në vështirësi?”

Giberson thotë se arsyeja kryesore për suksesin është që stilistja është vërtet e zonja. Ajo ishte një nënë e re që kishte punuar fort të arrinte aty ku ishte.

“Përveç kësaj, është njeri i mirë dhe e përçon këtë në kompani, duke krijuar një ndjesi komuniteti, gjë që klientët e pëlqejnë”, thotë Giberson. “Ka hijen e drejtueses”.

“Scott ka arritur t’u ofrojë klientëve atë që duan dhe me çmimin e duhur”, thotë Ken Douning, drejtor mode te grupi i dyqaneve “Neiman Marcus”.

“Kendra ka arritur të ofrojë stoli me një ndjesi personale, me një pamje të fortë dhe me një çmim që e bën klientin të ndihet mirë”, thotë ai.

Znjsh.Giberson shton se klientët gjithashtu mbeten të kënaqur nga bamirësitë që bën Kendra Scott Design.

Vjet, kompania dhuroi 5 milionë dollarë dhe me mijëra stoli për shumë shoqata bamirësie, kryesisht për gra dhe fëmijë.

Një shembull për bamirësitë është programi Kendra Cares, që lejon pacientët në spitale fëmijësh të bëjnë stoli të Kendra Scott falas, për veten e tyre, për prindër ose për kujdestarë.

Stafi i Kendra Scott ofron 2000 orë punë vullnetare dhe dyqanet e saj nëpër SHBA kanë organizuar rreth 10,000 ceremoni për mbledhje fondesh për bamirësi.

Scott thotë që kompania e saj është e vendosur ta vazhdojë punën e bamirësisë, pasi ajo e nisi biznesin duke u bazuar mbi tre shtylla kryesore: Familja, moda dhe bamirësia, gjëra që vazhdojnë t’i udhëheqin edhe sot.

Për të përmbushur pjesën “familje” të kompanisë, Kendra Scott Design ofron leje lindjeje edhe për punëtorët me kohë të pjesshme, ofron ndihma financiare për birësim dhe për trajtime mjekësore për gratë që nuk lindin fëmijë, si dhe një fond që mbështet familjet në kohë krize. Stafit i lejohet t’i marrin bebet dhe fëmijët në punë, gjithashtu.

“Stolitë dhe moda mund të duken një industri sipërfaqësore. Mua më duket më shumë si një mundësi për të bërë mirë në komunitetet tona”, thotë Kendra Scott, e martuar e me tri fëmijë.

Ajo ishte shtatzënë dhe burrin e kishte pa punë, nisi biznesin e vet vetëm me 500 dollarë dhe tani vlen 1 miliard. Kjo është gruaja që të gjithë duhet ta njihni Read More »

Edi Rama uron 27-vjetorin e PS-së me këtë vizatim (Foto)

Partia Socialiste do të festojë sot 27- vjetorin e themelimit të saj. Kryeministri Edi Rama me rastin e 27 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, ka zgjedhur që të përcjellë një vizatim të shpejtë.

Ai ka publikuar një emoji të buzëqeshur me një trëndafil të kuq, ku në krye ka shkruar “27 vjet Partia Socialiste”. Shefi i “selisë rozë” ka zgjedhur ta cilësojë si “Photo of the day” pamjen e shpërndarë.

Edi Rama uron 27-vjetorin e PS-së me këtë vizatim (Foto) Read More »

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për dy të rinjtë që i morën jetën Marvi Mihalit për një karikues celulari

Marsel dhe Kridens Alla, dy të rinjtë që i morën jetën 22-vjeçarit Marvi Mihali për një karikues celulari do të mbeten në burg, ndërsa për Eugen Bitrajn është vendosur masa e ‘’detyrimit të paraqitjes’’. Ky është vendimi i fundit që ka dhënë ditën e sotme Gjykata e Tiranës.

Vetëm pak kohë më pare prokuroria vendosi të merrte vendimin që nuk pritej duke liruar nga burgu tre personat e dyshuar duke lënë në qelinë e burgut vetëm njërin prej tyre, Dejvi Bitrajn. Por ditën e sotme dy bashkëpunëtorët e këtij të fundit janë kthyer në burg duke vendosur që të hetojë në gjendje të lirë vetëm Eugen Bitrajn.

Vrasja

Mësohet se mes të rinjve të konfliktuar ka pasur një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe kushëririt të këtij të fundit. Më pas, sherri ka percipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij, Eugen Bitraj, 24 vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë.

Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Dejvi Bitraj, e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për dy të rinjtë që i morën jetën Marvi Mihalit për një karikues celulari Read More »