Aurora

“Sot Ballkani një vend më i mirë falë jush”, Rama përgëzon Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras

Sot Greqia dhe Maqedonia arritën një marrëveshje historike. Pas negociatave mes palëve dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras zyrtarizuan akordin për emrin e ri të vendit fqinj.

Nga sot Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore. Marrëveshja zgjidh problemin që zgjaste prej disa dekadash mes dy vendeve, që i ka pamundësuar Maqedonisë anëtarësimin në NATO.

Ndërkohë që pritet ratifikimi i marrëveshjes në parlamentin e e Maqedonisë.
Pas akordit mes vendeve fqinje ka reaguar edhe kryeministrit Edi Rama. Ai ka përshëndetur marrëveshjen ndërsa ka përgëzuar dy homologët Cipras dhe Zaev.
“Dy liderë progresivë të vendeve fqinje bënë historinë sot. Sot Ballkani një vend më i mirë falë jush”, shkruan Rama në Twitter.

“Sot Ballkani një vend më i mirë falë jush”, Rama përgëzon Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras Read More »

Kjo pije helmuese është vrasësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë

Shumica e njerëzve sot përdorin pije të gazuara në baza ditore dhe nuk e dinë sa keq bëjnë për shëndetin e tyre këto pije. Ja se si ato ndikojnë në trupin tuaj:
10 minutat e para
Vetëm 1 gotë pije të gazuar përfshin 10 lugë sheqer, që është 100% më shumë se doza minimale e rekomanduar ditore. Trupi juaj thith acidin fosforik që i jep shije pijeve. Pas 20 minutash, nivelet e glukozës dhe insulinës në trupin tuaj rriten ndjeshëm, gjë që transformon sheqernat në dhjamosje të mëlçisë. Pas 40 minutash, kafeina absorbohet plotësisht nga organizmi. Rrjedha e gjakut rritet dhe mëlçia liron më shumë sheqer në gjak. Truri bllokohet dhe jep ndjenjën e lodhjes. Pas 45 minutash, prodhimi i dopaminës rritet. Ky hormon ka efekt të ngjashëm si heroina. Pas 50 minutash, kalciumi, zinku, magneziumi dhe acid fosforik janë të nevojshme për tretje të mirë të ushqimit.

Por përqendrimi i lartë i sheqerit e çaktivizon sekretimin e kalciumit përmes urinës. Pas 60 minutash kafeina fillon të punojë dhe të gjitha mineralet si kalcium, magnez dhe zinku të cilat janë jetike për eshtrat nxirren jashtë përmes urinës. Pas më shumë se një orë, sheqernat transportohen në çdo qelizë në organizmin tuaj dhe tani jeni shumë energjik, gjë që mund të shkaktojë ndryshime të shpejta në disponimin tuaj. Shumica e ujit dhe ushqyesve nga organizmi sekretohen përmes urinës. Këto pije në masë të madhe rrisin rrezikun e diabetit.

Kjo pije helmuese është vrasësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë Read More »

Lajm fantastik/ Shikoni çfarë ka ndodhur me 6 vajzat jetime nga Kukësi

Javës që vjen vajzat do të kenë shtëpinë e tyre të re në Tiranë. Gjithashtu do të vazhdojnë shkollën tek Willson.

Është ky lajmi fantastik që jep Arbër Hajdari për gjashtë vajzat nga Kukësi të mbetura jetime për të cilat edhe deputeti i PD Agron Shehaj ofroi rrogën e tij për sa kohë do jetë deputet.

Hajdari bën me dije se gjithashtu gjatë kësaj jave do të punohet edhe për shtëpitë e 3 familjeve të tjera në nevojë. Jo vetëm kaq, të 3 kryefamiljarët do të punësohen dhe fëmijët do të trajtohen nga ana mjekësore.

“Ju falenderojmë të gjithëve për suportin. Dikur ishte ëndërr të realizonim një shtëpi, sot jemi duke realizuar 10 shtëpi në një muaj. Fuqia e të gjithë shqiptarëve. Përqafime”, shkruan entuziazt Hajdari.

Lajm fantastik/ Shikoni çfarë ka ndodhur me 6 vajzat jetime nga Kukësi

Lajm fantastik/ Shikoni çfarë ka ndodhur me 6 vajzat jetime nga Kukësi Read More »

Negovani, fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët e sotme aty ende banojnë shqiptarë ortodoksë dhe pak vllehë. Por sipas të dhënave nga viti 1912 deri në vitin 1928 në Negovan banonin rreth 1100 njerëz.

Ky fshat është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij. Në shumë shkrime të mëparshme kemi përmendur që në këtë fshat u hapën shkolla shqipe dhe u mbajtën mesha në gjuhën shqipe që në fillim të shekullit XX.

Fshati është i njohur sepse këtu lindën figura të shquara shqiptare ndër më të njohurit Papa Kristo Negovani dhe Theodhos Haradhambi Negovani, të cilët u vranë barbarisht nga grekët në vitin 1905 sepse u mësonin fëmijëve të fshatit gjuhën shqipe.

Papa Vasil Gjikë Stillo është nipi i Negovanëve i cili më 1910, bëri përpjekje që në kishën e fshatit të mbante meshën në gjuhën shqipe dhe e goditën me thika gjatë meshës, vdiq më 16 janar 1910 në spitalin e burgut të Manastirit.

Për vrasjen, në Negovan, të priftit shqiptar, dëshironte ta kthente liturgjinë në kishë nga gjuha greke në gjuhën shqipe ka shkruar edhe Brailsford.

Sipas të dhënave që disponon historiani i njohur Arben Llalla në librin e tij “Demografia në viset Veriore të Greqisë”, shumë dokumente historike vërtetojnë se Negovani ka qenë fshat i pastër shqiptar. Pleqësia e fshatit në fund të vitit 1909, lajmëronte me një letër në gjuhën shqipe prej tre faqesh se është hapur shkolla shqipe “Dituria”, me mësonjës Petro Nini Luarasi, Në letër thuhet se shkolla në Negovan ka nevojë për libra dhe fletore për rreth 40 nxënës, djem dhe vajza të cilët e kishin braktisur shkollën në gjuhën greke. Në fund letra është firmosur nga pleqësia e shkollës, kryeplaku Sotir Kristo, arkëtari Sotir A Xoxe, pleqnar Naso Tire dhe mësonjësi Petro ( Αθανάσιος Χαλκιόπουλος, ΜΑΚΕΔΟΝΙΑ – ΒΙΛΑΕΤΙΑ, ΤΗΕΣΣΑΛΟΝΙΚΗΣ-ΜΩΝΑΣΤΙΡΙΟΥ, (Εθνολογική στατιστική των βιλαετίων Θεσσαλονίκης και Μοναστηρίου), Αθήναι, 1910, fq.90 203 ëëë.lithoksou.net/florina_gh.html).

Në fund letra ka edhe vulën e pleqësisë së mësonjëtores me vitin e themelimit të saj 1909. Origjinali i kësaj letre gjendet në muzeun e qytetit të Elbasanit. Kjo shkollë u drejtua deri në vitin 1911 nga Petro Nini Luarasi .

Nga Negovani është dhe ish-ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë Koçi Xoxe (1911-1949), njëri nga figurat qendrore të Partisë Komuniste. Gjatë kohës së diktaturës komuniste është shkruar se Koçi Xoxe ishte sllav-folës, por në Negovan nuk ka pasur asnjë familje sllav-folëse. Një kushëri i Koçi Xoxes i quajtur Mihal Xoxe, në fund të shek.XIX kishte ngritur në Kostancë një shtypshkronjë nga më të mëdhatë të asaj periudhe në Rumani, ku rilindësit shqiptarë botonin veprat e tyre patriotike. Aty janë botuar edhe librat e Frashërllinjëve, të Naimit, Abdylit të Samiut dhe të shkrimtarëve e patriotëve të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare, të cilat ndezën në ato vite shumë ndjenjat patriotike.

Negovani në fillim të shek.XX ishte fshat shumë i madh dhe numëronte mbi 500 shtëpi të banuara qind për qind me shqiptarë.

Në një shkrim të botuar në revistën gjermane Der Spiegel, më 10 nëntor 2003, Renate Flottau, shkruan se në Flamburo (Negovan) kishte takuar një të moshuar që shiste mollë anës rrugës dhe ai i kishte thënë se shqiptarët vendas nuk guxojnë as të flasin shqip në shtëpitë e tyre. Grekët na kanë asimiluar. Nuk ka shkolla shqipe apo institucione kulturore.

Nga të dhënat e regjistrimeve të popullsisë që do sjellim më poshtë, nuk na rezulton që në Negovan të ketë familje sllave.

Nga të dhënat që jep autori Brankof në fshat ka 96 bullgarë të krishterë, 110 grekë, 300 vlehë dhe 1080 shqiptarë të krishterë. Fshati kishte dy shkolla fetare, tre mësues dhe 200 nxënës. Sipas Millojeviç, ai jep të dhëna për 110 shtëpi ku banojnë shqiptarë ortodoks dhe 3 shtëpi vlleh ortodoks. Në regjistrimin e vitit 1932, fshati kishte 210 familje të huaja që flisnin gjuhën shqipe dhe pak prej tyre gjuhën sllave dhe rumanishten, dhe 44 familje kanë deklaruar hapur se janë shqiptar.Ndërsa Riki Van Boeschoten dhe Helleen van der Minne, deklarojnë se banorët e Negovanit janë deklaruar të gjithë shqiptarë.

Sot fshati i përket komunës së Perasmatos dhe ka rreth 420 banorë./njekomb

Negovani, fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip Read More »

Nga 1 Korriku , qeveria Shqiptare rrit pensionet e të gjitha kategorive !

Një nga vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së fundit të Qeverisë së Shqipërisë në datën 12 qershor ka qenë edhe indeksimi i pensioneve në masën 2.8%.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nga kjo gjë përfitojnë të gjitha llojet e pensioneve.

Nga ky vendim do të përfitojnë mbi 665 mijë pensionistë në të gjithë vendin ndërsa rillogaritja e pensioneve do të nis nga data 1 korrik.

Indeksimi në masën 2.8%, do të sjellë rrjedhimisht edhe rritjen e pensioneve./21Media

Nga 1 Korriku , qeveria Shqiptare rrit pensionet e të gjitha kategorive ! Read More »

Artan Hoxha: Sali festo dhe ti si komunist i devotshëm

” Mor te gjitha i thua, por si gjithnje, vetem ato qe te interesojne. I akuzon rilindasit e Rames per falsifikatore monstruoze, (ne fakt jo se nuk ke te drejte, ata nuk e njohin partine meme aq mire sa ti). Por “padashje”, fare padashje harron te na thuash se ke milituar 1/3-en e jetes tende, madje ne moshen me vitale ne radhet e asaj partie.

Prandaj doktor qe te jemi korrekt deri ne fund me informacionin, asnje rilindas, perfshire ne dac edhe kryerilindasin Rama, nuk ka kontribuar ne ate parti me shume vite se sa tregon libreza jote e anetarit te PPSH”, – shkruan Artan Hoxha.

Postimi i plotë:

Kur ke te drejte, ke te drejte Sali!!! Kete nuk ta mohon dot Kush….

Ti nuk mund ta lesh historine te falsifikohet, aq me teper kur behet fjale per Partine e Punes, ne te cilen militove devotshmerisht nga 1968 deri me dhjetorin e 1990-es, per plot 23 vite, si komunist dhe si sekretar partie i organizates baze. E thua dhe vet ne shkrim se ti nuk e kundershton vendimin e ndryshimit te emrit nga PPSH ne PS, te 12 qershorit 1992. I thua dhe cfare nuk thua. Mor te gjitha i thua, por si gjithnje, vetem ato qe te interesojne.

I akuzon rilindasit e Rames per falsifikatore monstruoze, (ne fakt jo se nuk ke te drejte, ata nuk e njohin partine meme aq mire sa ti). Por “padashje”, fare padashje harron te na thuash se ke milituar 1/3-en e jetes tende, madje ne moshen me vitale ne radhet e asaj partie. Prandaj doktor qe te jemi korrekt deri ne fund me informacionin, asnje rilindas, perfshire ne dac edhe kryerilindasin Rama, nuk ka kontribuar ne ate parti me shume vite se sa tregon libreza jote e anetarit te PPSH.
Mire ben qe qellon forte doktor, por qello drejt…

Gjithsesi edhe ti ke feste sot, bashke me Ramen dhe Meten.
Doni s’doni, te ajo parti keni ngrene te gjithe, keni mesuar, jeni trajnuar, jeni rritur, prej asaj partie jeni bere keta qe jeni sot, “baballare te kombit”. Prandaj si thote populli, mos e permbysni kupen aty ku keni ngrene buken…

Ta gezosh festen e 77 vjetorit te partise ku militove per plot 23 vite…
Gaz paci gjithmone!!!!!

Artan Hoxha: Sali festo dhe ti si komunist i devotshëm Read More »

“Tregoni dashuri për gratë”. Fjalët e një mjeku që tronditën mbarë botën…

Sot është dita më e trishtë e jetës sime.
Si doktor, unë kam trajtuar aq shumë gra shtatzëna dhe çdo herë që jam në sallën e lindjes i lutem Zotit t’i bekojë të gjitha nënat.

Dhimbja që gratë kalojnë në sallën e lindjes është e papërshkrueshme dhe kjo nuk përfshin vetëm nëntë muajt e shtatzanisë. Ato kalojnë shumë më tepër për të sjellë një jetë të re.

Sot qaj me hidhërim, sepse kam humbur një grua, ne lutemi që këto gjëra të mos ndodhin, por ndonjëherë Zoti ka plane të tjera. Pse rasti i kësaj gruaje është kaq i dhimbshëm? Ajo nuk mbetej shtatzënë për 14 vjet. Ne kemi provuar fertilizimin in vitro dhe shumë metoda të tjera. Ajo ka vuajtur shumë…
Së fundi Zoti e bekoi. Ishte përtej shkencës dhe diturisë njerëzore. Ajo sapo kishte mbetur shtatzënë pavarësisht faktit që kishte kist ovarianë dhe tumor fibroze. Fibroidi i saj filloi të shkrihej dhe gjithçka ishte në rregull, e di se është Zoti, ai bën gjëra vetëm për të treguar lavdinë dhe madhështinë e Tij.

Pas 9 muajsh, ishte koha, burri i saj e solli atë në spital dhe shpejt lashë gjithçka që po bëja dhe ndoqa atë. Pas 7 orësh, ishte aq e dhimbshme kështu që vendosëm ta operonim.

Ne e humbëm nënën, por fëmija ishte gjallë. Para vdekjes së saj, ajo mbajti fëmijën në krahë, buzëqeshi “Zoti është i madh” dhe më pas mbylli sytë.
Unë isha i shkatërruar dhe i trishtuar, shkova t’i jepja lajmin burrit të saj, pasi dëgjoi lajmin, ai u ligështua, dita e tyre e lumtur sapo u shndërrua. Kemi humbur një jetë vetëm për të dhënë një jetë të re sot.

Ju lutem respektoni gratë sepse kalojnë nëpër luginën e vdekjes për të sjellë jetë. Respekto gruan tënde! Mbajtja e fëmijës në bark për 9 muaj nuk është shaka dhe orët e tëra për të lindur fëmijën janë një sakrificë e madhe.

I lutem Zotit që të mbrojë të gjithë ata që lexojnë këtë, sidomos gratë shtatzëna. Burrë i dashur, e përsëris, respekto gruan tënde, sepse ajo është vërtet dhënësi i jetës. Zoti i ndihmoftë të gjitha gratë shtatzëna.

Mos e injoroni këtë postim, ndajeni me të tjerët është shumë e rëndësishme sepse gratë në jetën tonë duhet të adhurohen. Ju lutem, nëse keni probleme me nënën tuaj dhe nuk e keni telefonuar për një kohë të gjatë, ju lutem bëjeni tani. Ajo kaloi ferrin për t’ju lindur ju. Tregoni dashuri për gratë! / F.Xh. / Bota.al

“Tregoni dashuri për gratë”. Fjalët e një mjeku që tronditën mbarë botën… Read More »

Harxhoni 1 minutë nga jeta juaj për të lexuar këtë histori! Sepse ia vlen me të vërtetë!

Një burrë e çoi babanë e tij në një restorant për të shijuar një darkë të shijshme. Babai i tij ishte mjaft i vjetër, dhe për këtë arsye, edhe pak i dobët.

Ndërsa hante, disa ushqime i binin herë pas here në këmishën dhe pantallonat e tij.

Klientet e tjerë e shihnin të moshuarin me fytyrat e tyre të zymta me neveri, por djali i tij qëndroi në qetësi të plotë.

Pasi të dy mbaruan së ngrëni, djali, pa treguar madje edhe sikletin më të vogël, e ndihmoi me qetësi absolute babanë e tij që të ngrihej dhe e çoi në banjo. Ai pastroi ushqimin e mbetur nga fytyra e tij dhe u përpoq të lante njollat ​​nga rrobat e tij; me dashuri ai pastroi flokët e tij të hirtë dhe në fund vuri syzet e tij. Kurt ë dy dolën nga banjo, në restorant mbretëroi një heshtje e thellë.

Gjithkush u zemërua nga mënyra e të ngrënit të këtij njeriu dhe pyeste veten se si mund të bënin një figurë aq qesharake në një restorant. E vetmja gjë që mund të dëgjonit aty ishin pëshpëritjet dhe qeshja tallëse.

Djali pastaj u përgatit të paguante faturën, por para se të shkonte në arkë, një burrë i pjekur u hodh midis atyre që ishin në restorant dhe pyeti djalin e plakut: “A nuk mendon se ke lënë diçka këtu?” i riu u përgjigj: “Jo, nuk kam lënë asgjë”. Pastaj personi tjetër i moshuar i tha: “Po, ti ke lënë diçka! Ju latë këtu një mësim për çdo fëmijë dhe një shpresë për çdo prind!”.

Në atë moment, restoranti mbeti i heshtur dhe shumë veta filluan të ndjehen të turpëruar që u tallen duke gjykuar pleqërinë dhe djalin.

Një nga nderimet më të mëdha që ekzistojnë është të jemi në gjendje të kujdesemi për ata të moshuar që dikur u kujdesën për ne, prindërit tanë, ata që sakrifikuan jetën e tyre, kohën dhe paratë e tyre për ne. Ata meritojnë respektin maksimal, gjithmonë.

Harxhoni 1 minutë nga jeta juaj për të lexuar këtë histori! Sepse ia vlen me të vërtetë! Read More »