Aurora

Një rast i pazakontë: Restoranti Kinez vë në pjatë “këmbë njeriu”, ua servir klientëve/Foto

Një restorant Kinez në Itali ka qenë i akuzuar se ka shërbyer pjesëve të trupit të njeriut. Alarmi është vënë pasi një kamerier postoi një foto në internet, nën citimin se imazhi është marrë në kuzhinë, duke treguar një pjatë dhe ajo që duket të jetë këmbë njeriu.

Autoritetet italiane kanë thënë se nuk kanë gjetur ndonjë gjurmë të mishit të njeriut në kuzhinë. Në vend të kësaj, ata deklaruan se kishin gjetur këmbë bretkose dhe mish gaforre.

Inspektorët gjithashtu gjetë në frigorifer, në dyshem dhe në furrë, dhjam. Policia mori patologë të mjekësisë ligjore, të cilët thanë se imazhi që duket se tregon këmbët e njeriut, nuk është e qartë nëseështë e vërtetë, por do të vazhdojë të hetojë origjinën e imazhit.

Përdoruesit e Twitter kanë reaguar mbi këto foto. Njëri prej tyre ka shkuar një status, ku deklaron se: “Unë mendoj se kjo është me të vërtetë ushqim i vetëm”.

Dhe një tjetër përdorues shkroi: “Kjo është kaq bruto”.

Një rast i pazakontë: Restoranti Kinez vë në pjatë “këmbë njeriu”, ua servir klientëve/Foto Read More »

“Eskobari i Ballkanit” Balili në kërkim, çfarë po presin Krimet e Rënda

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet ndaj Klement Balilit, i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”. Ndërkohë që Balili gjendet ende në kërkim, Krimet e Rënda vijojnë hetimet ndaj tij dhe po presin përgjigjen e letërporosisë që kanë dërguar në Greqi.

Burimet thonë për gazetën “Panorama” se organi i akuzës është në pritje të mbërritjes së akteve të dosjes greke për Balilin. Kujtojmë se në dhjetor 2016, kanë qenë mediat greke ato që kanë shkruar fillimisht për Balilin, i cili mbante post drejtues në drejtori transportesh në Sarandë.

Nga ana tjetër, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur më 9 dhjetor të vitit 2016 masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Klement Balilin. Mbi të rëndojnë disa akuza si “trafikim narkotikësh në bashkëpunim”, krijimi dhe pjesëmarrja në grup kriminal” dhe “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.

Sipas Prokurorisë, kanë qenë shërbimet greke dhe DEA amerikane që hetuan organizatën kriminale ku bënte pjesë Balili dhe që merrej me trafik ndërkombëtar droge. Në përbërje të kësaj organizate ka pasur shtetas grekë, shqiptarë dhe bullgarë. Gjithashtu, dyshohet se organizata kriminale trafikonte me kamionë kanabis, heroinë dhe kokainë. Këta kamionë ishin në pronësi të disa kompanive me shtetas grekë.

Droga vinte kryesisht nga Turqia dhe kishte si synim tregjet e zeza të BE-së. Po kështu, gjatë këtij viti Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurisë së Klement Balilit. Krimet e Rënda kanë sekuestruar hotelin gjigant “Santa Quaranta” në Sarandë, i cili rezulton të jetë nën pronësi të vëllait të Klement Balilit.

“Eskobari i Ballkanit” Balili në kërkim, çfarë po presin Krimet e Rënda Read More »

Turizmi në rritje, 21 mln shtetas të huaj kanë vizituar vendin nga 2013-2017

Rreth 21 milionë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë nga viti 2013 deri në vitin 2017, duke shënuar një rritje mesatare prej 12% në vit.

Zëvendësministri i Turizmit, Hajrulla Çeku pjesëmarrës në llogaridhënien publike të qeverisë në Durrës, bëri me dije se shpenzimet e turistëve të huaj janë rritur për vitin 2017 me 8.5% duke kaluar mesatarisht 4.2 netë qëndrimi në vendin tonë.

“Për vitet 2013-2017 afërsisht 21 milionë shtetas të huaj erdhën në Shqipëri, duke shënuar një rritje mesatare prej 12% në vit. Shpenzimet e turistëve të huaj janë rritur me 8.5% për vitin 2017, ku këta vizitorë kanë kaluar mesatarisht 4.2 netë qëndrimi në Shqipëri, duke shpenzuar 63 euro në ditë. Rreth 1.7 miliardë euro ishte kontributi i turizmit në Shqipëri për vitin 2017, mbi 200 milionë euro më shumë se një vit më parë.
Numri i vizitorëve në monumente nga 320 mijë në 2013, arriti 660 mijë në vitin 2017”, – theksoi ai./ATSH

Turizmi në rritje, 21 mln shtetas të huaj kanë vizituar vendin nga 2013-2017 Read More »

Përmbytjet, plan masash për Vjosën, Bunën dhe lumin e Fushë-Krujës

Për të shmangur përmbytjet, qeveria po punon me dy projekte të rëndësishme që do të fillojnë zbatimin, për të shmangur përmbytjet nga lumenjtë Vjosa dhe Buna.

Kjo u bë e ditur nga Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë turit të llogaridhënies në qytetin e Durrësit, ku një banore nga Shijaku shprehu pakënaqësi lidhur me përmbytjet nga lumi Erzen duke kërkuar zgjidhje.

“Lumi ka 30 vjet që është inatosur nga gërryerjet, nga plehrat, nga qeset plastike, nga mbeturinat që na kanë sjellë në këtë gjendje. Nuk i bëjmë dot të gjitha dhe menjëherë. Për të bërë ndërhyrje në lumin Erzen kërkohet një investim shumë i madh dhe problemi është sa mbrohet ai investim. Ne po bëjmë dy projekte që do të fillojmë t’i zbatojmë për Vjosën dhe Bunën që përmbysin dynjanë”.

Rama tha se për të shmangur një nga faktorët që ndikojnë në përmbytjet, që janë mbeturinat dhe qeset plastike, për këto të fundit qeveria është e vendosur për ndalimin e tyre.

“Jam që të vendosim ndalimin e qeseve plastike në Shqipëri. Që e gjithë kjo katrahurë të ndalet dhe mbi të gjitha të ndalojmë shkatërrimin e mëtejshëm të së ardhmes të fëmijëve tanë. Kemi një situatë tjetër me lumin në Fushë-Krujë dhe aty prapë na duhet një ndërhyrje, do të bëjmë një financim aty”, – përfundoi Rama./ATSH

Përmbytjet, plan masash për Vjosën, Bunën dhe lumin e Fushë-Krujës Read More »

Paketë masash për një sezon turistik të sigurt !

Për një sezon turistik të sigurt, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një sërë masash deri në përfundim të verës.

Nga qyteti turistik i Durrësit, zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko foli për masat e ndërmarra, ndërsa i konsideroi këto të fundit një prioritet të qeverisë. Paketa e masave sipas saj, shtrihet në tri shtylla kryesore.

“Siguria në sezonin turistik përbën një prioritet për qeverinë, për një sezon pa incidente.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash. Do të përmend tri shtylla kryesore. E para, garantimi i rendit dhe sigurisë publike në zonat e plazhit. Për këtë kemi shtuar forcat policore përgjatë vijës bregdetare, kemi shtuar zonat me hotspot, kemi lokalizuar masat për të shmangur vjedhjet etj”.

Lidhur me sigurinë rrugore, Kuko sqaroi se qarkullimi rrugor po kalon në një proces ristrukturimi, për këtë ajo tha se po punohet me sinjalistikën në zonat që paraqesin risk dhe po riparohen akset me potencial aksidentesh.

“Siguria rrugore, riorganizimi si dhe qarkullimi rrugor po kalon në një proces ristrukturimi për sezonin turistik. Po bashkëpunojmë me bashkitë për të vendosur sinjalistikën e duhur për akset që paraqesin risk si dhe riparimin e akseve rrugore që kanë potencial për aksidente”, – tha Kuko.

Më tej, ajo vuri në dukje se një tjetër pikë e rëndësishme të masave të marra lidhet edhe me menaxhimin e pikave kufitare.
“Për menaxhimin e fluksit në pikat e kalimit kufitar, kemi shtuar sportelet e pritjes së udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar si dhe kemi marrë masa për të bërë korsi të veçanta për autobuzat. Kemi përgatitur fletëpalosje në disa gjuhë të huaja, për të përgatitur turistët për numrat e urgjencës, ndihmën, numrin e policisë etj.

Një problem i viteve të kaluara ka qenë edhe ndotja akustike, që sipas zv/ministres do t’i jepet fund në këtë sezon turistik, pas masave të ndërmarra për këtë çështje.

“Policia po bashkëpunon me pushtetin vendor për respektimin e orareve të vendosura nga bashkitë, por është shumë e rëndësishme që bizneset të respektojnë oraret dhe të ndërgjegjësohen”, – shpjegoi ajo.

Në fund të fjalës së saj, Kuko tha edhe do të ketë kontroll për motorët e ujit.

“Për motorët e ujit, është rëndësishme të kemi kontroll që të evitojmë aksidentet nga përdorimi pa kriter”. Sipas zv/ministres, oficerët e policisë do të angazhohen maksimalisht në këtë sezon turistik./ATSH

Paketë masash për një sezon turistik të sigurt ! Read More »

Pelegrinazhi i shpresës në Kishën e Laçit !

Në Kishën e famshme të Sna Nout në majë të kodrës që rri sipër qytetit të Laçit, cdo vit numri i pelegrinëve rritet dhe ata janë nga të gjitha besimet. Ata mendojnë se ndjekin gjurmët e shenjtëve.

Lutjet pranë kishës së shenjtit dhe lutjet në brendësi të kishës janë ritualet e pelegrinazhit.

Për At Mirash Marinaj e rëndësishme është që të jesh me lutje pranë kishës, ndërsa thotë se ky vit ka regjistruar super fluks të pelegrinëve.

Lutje për shërim janë lutjet më të shumta që i drejtohen shenjtit, ndërsa shpresojnë se vendi i mrekullive do t’i ndihmojë.

Lëvizjet drejt kishës nuk ishin kaotike të martën e fundit, ndërsa policia është angazhuar që gjithçka të shkojë mirë duke njoftuar edhe senset ku lejohet lëvizja e atje ku nuk lejohet.

Pelegrinazhi i shpresës në Kishën e Laçit ! Read More »

Përse PD sulmon vetëm policinë?

Ajo parti e ka sulmuar Policinë e Shtetit, edhe kur organizmat e huaja e kanë vlerësuar maksimalisht rolin dhe kontributin e saj, si partnere dinjitoze, në vendosjen e rendit dhe qetësisë, duke marrë në mbrojtje gjithmonë kundërshtarin e saj, shkelësin e ligjit, duke e quajtur “viktimë të pafajshme”.
Shkruan Artur Ajazi

Një ndër “prioritetet” kryesore të Partisë Demokratike në opozitë (ka qenë dhe mbetet) është sulmi frontal, çdo ditë të muajit, ndaj Policisë Shtetit. Duke nisur nga dita e parë e saj, qysh pas humbjes së pushtetit në 2013 deri sot, ajo parti opozitariste, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka sulmuar me të gjitha mjetet dhe asrenalin e saj njerëzor dhe logjistik, vetëm Policinë e Shtetit.

E ka sulmuar dhe akuzuar policinë, edhe kur ajo hyri në Lazaratin demokratik, e ka sulmuar policinë edhe kur ajo ka kryer aksione të suksesshme ndaj rrjeteve të trafikut, e ka sulmuar policinë edhe kur ka spastruar rradhët e saj nga të inkrimunuarit, e ka sulmuar policinë edhe kur ka shkatërruar parcelat me drogë, e ka sulmuar policinë edhe kur rradhët e saj janë shtuar me efektivë të shkolluar brënda dhe jashtë vendit.

Ajo parti e ka sulmuar Policinë e Shtetit, edhe kur organizmat e huaja e kanë vlerësuar maksimalisht rolin dhe kontributin e saj, si partnere dinjitoze, në vendosjen e rendit dhe qetësisë, duke marrë në mbrojtje gjithmonë kundërshtarin e saj, shkelësin e ligjit, duke e quajtur “viktimë të pafajshme”.

Policia e Shtetit (duke mos ndarë prej saj edhe ministrat e Brëndshëm) mbetet sot institucioni më i akuzuar dhe sulmuar nga një parti e cila sa ishte në pushtet, e ktheu uniformën blu në leckë pa vlerë. Duke patur shterpësinë e të bërit opozitë, Partia Demokratike e vjetra dhe e reja, të vetmin institucion nga ku ajo ka drejtuar tytat e sulmeve dhe aksioneve opozitareske, ka gjetur vetëm Policinë e Shtetit.

Ajo parti , duke trashëguar denjësisht nga e kaluara e saj marifetin e “sulmit dhe akuzës së fabrikuar” ndaj ruajtësve të rendit dhe qetësisë publike për ti demoralizuar ata në misionin e tyre, edhe sot e kësaj dite nuk rresht së nxjerri debatikasit e saj para Ministrisë Brendshme, duke akuzuar ministra, zv/ministra, drejtorë të përgjithshëm dhe drejtorë rajonalë, për të krijuar mendimin se “kjo është opozita”.

Faktet flasin ndryshe, pasi Policia e Shtetit falë një procesi të gjatë dhe intensiv reformimi, sot mbetet struktura më dinjitoze dhe partneri më i sigurtë dhe më i vlerësuar nga organizmat e huaja në luftën ndaj kriminalitetit dhe rrjeteve të trafikut. Të bësh opozitarin, duke venitur dhe fshirë sukseset e një armate uniformash blu, të bësh opozitarin duke shpikur dhe shpifur ndaj atyre që ditë e natë ndodhen në llogoren e parë të luftës me antiligjin, do të thotë të luash me fatet e vendit, me fatet e popullit dhe ke një mision politik të dyshimtë.

Pothuajse çdo ditë, debatikasit e FRPD, dhe disa përkrahës të tyre anonimë, kanë marrë urdhër nga kryetari PD, të protestojnë me “mjete paqësore” para Ministrisë Brëndshme, duke kërkuar “dorëheqjen e Xhafajt” dhe dorëheqje të tjera. Mendo një opozitë që katandiset në disa dhjetra djem dhe vajza që nuk e dinë arsyen dhe shkakun e daljes atje, tek kërkojnë me parrulla në duar “dorëheqje ministrash”.

Madje ka prej tyre që ministrit të Brëndshëm nuk i dinë as emrin, por keqpërdoren duke u dhënë parrullën në dorë dhe duke i mbajtur me orë të tëra para institucionit shtetëror.

Partia Demokratike, në fakt ka vite që e ka humbur sensin e të bërit politikë, pasi mes tyre nuk ka akoma elementë të profilizuar për të bërë politikanin. Mes tyre ka vetëm fallxhorë dhe videopërgjues por jo idealistë, mes tyre ka vetëm milionerë të majmur nga pushteti i shkuar, dhe çirakë që sot mbajnë parrullat opozitariste, për të qenë nesër rrsheti parë që do të kërkojë poste kur ajo parti, të vijë ndonjëherë në pushtet.

Madje çirakët e rinj, tashmë e kanë të paracaktuar në memorjen e tyre vetëm një gjë, “sulmin ndaj Ministrisë Brëndshme dhe Policisë Shtetit”. Për ata, partia nis dhe mbaron tek parrullat e shkruara nga ustallarët e selisë blu, për ata opozitë e PD do të thotë të sulmosh me fjalë dhe vepra, uniformat e shtetit paçka se më e rëndësishme është rendi dhe qetësia e qytetarëve. Kjo është opozita e policisë, kjo është opozita e zbatimit të ligjit, kjo është opozita e parrullave dhe e tillë do të mbetet edhe për shumë e shumë vite.

Përse PD sulmon vetëm policinë? Read More »

Babalja uron Lulin për ditëlindjen: Gëzuar o figurë, por e paske në një ditë me partinë e drogës

Babalja kishte kohë që po përgjonte, për të zbuluar datëlindjen e Lulit dhe pasi e zbuloi, duke futur si agjent Salianjin, i cili mban kalendarin e datëlindjeve të udhëheqësve të PD, qysh herët në mëngjes i nisi një mesazh Lulit, me këtë tekst: – O pasha i dashur, jetë të gjatë, deri sa të bëhesh kryeministër e të më punësosh mua shef të trafikut të anti-drogës.

Unë vazhdoj të jem në Kosovë, tek “baza” ku më dërgoi Muli me porosinë tënde, duke më kaluar si çoban nga mali i fshati të tij. Këta që po më mbajnë, qenkan serbë, por sa u përmenda emrin tend dhe të Mulit, kanë nisur të më trajtojnë shumë mirë, më kanë thënë se do më vi për vizitë Damir Fazlliç, a ta pranoj apo nuk është më me ne!
O shef, o pasha i madh, o figurë legjendare e kombit, sot për ty është data e lindjes, për PD është ngjarje historike, ndërsa për mua është dita më e lumtur, mbasi është hera e parë që uroj një figurë të nivelit tënd!
O figurë, t’i sot je 44 vjeç dhe duhet të bëhesh me krahë shqiponje e të fluturosh nga gëzimi, mbasi ti sot je aq vjeç, sa ka qenë komandanti ynë udhë-rrëfyes Sali Berisha, kur e thirri Ramiz Alia për të drejtuar PD.
O pasha, o figurë, qofsha burrë motre nuk po të gënjej, që sot jam shumë i lumtur. Por e kam një trishtim të vogël, mbasi datëlindjen e paske në një datë me partinë e drogës. Pasha, se desh harrova! Nëse të duhet ndonjë përgjim, më njofto nëpërmjet Salianjit, këtë herë do ta bëjë falas!

Babalja uron Lulin për ditëlindjen: Gëzuar o figurë, por e paske në një ditë me partinë e drogës Read More »