Aurora

Mjeku e thotë me gojën e vet: Sonte para gjumit merrni pak kripë dhe pak sodë buke dhe shpëtoni nga ky hall

Nëse doni dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm këto janë përfitimet e mëdha që sjell kripa dhe soda e bukës.

Sipas mjekëve kripa përmban kalcium, magnez, silicon, fosfor, sodium, nikel, hekur- këto janë disa nga elementët dhe mineralet që gjenden në kripën e detit.

Është vërtetuar se këto substanca i forcojnë mishrat e dhëmbëve, mbrojnë kundër tartarës dhe erës së keqe të gojës.

Madje ato mund t’ju zbardhin dhëmbët me kalimin e kohës. Sakaq me përqindjen e jodit të lartë, kripa e detit ka veti antibakteriale dhe ndihmon në neutralizimin e acidit në gojë.

Ajo që duhet të bëni është të lyeni furçën e dhëmbëve me pak kripë dhe t’i fërkoni dhëmbët ashtu siç do bënit zakonisht kur i pastroni zakonisht.

Mjeku e thotë me gojën e vet: Sonte para gjumit merrni pak kripë dhe pak sodë buke dhe shpëtoni nga ky hall Read More »

‘Mashtrues, shpifës’, Paloka sulmon ashpër Ramën: Ordiner, ke 5 vite që gënjën

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me letrën që Rama shkroi sot për dibranët në lidhje me rrugen e Arbrit.

Në një postim në Facebook, Paloka ka hedhur akuza për Ramën dhe shton se në 5 vitet e qeverisje të tij, nuk është bërë asnjë rrugë, por kanë qenë të gjitha projekte të Berishës.

Postimi i plotë
Ordiner…!

Shpresoj qe dibranet te ta kthejne pergjigjen sic e meriton e sic dijne ata.

Ka pese vjet qe nuk ben asnje pune. Vetem llogje e guxon dhe te ironizoje ata qe e kane akuzuar per kete.
Te vetmet “inagurime” qe ka bere ne 5 vjet kane qene investime te projektuara, financuara dhe iniciuara nga qeveria Berisha.

Ka 5 vjet qe “rritjen ekonomike” e llogarit bazuar tek te vetmet investime madhore qe vazhdojne ne Shqiperi e qe jane TAP-i dhe “Devolli Hydropower”, per te cilet e di dhe me i humburi ne kete vend qe jane investime te qeverise Berisha.

Sot ka gjetur momentin te mburret e njekohesisht te bej dhe ironi me mashtrimin e rradhes qe ka te bej me rrugen e Arberit.

Pasi i genjeu per 5 vjet me rradhe dibranet , tani flet me paturpesi per “fillimin e punimeve, te pritura per 100 vjet”

Keta duket sikur kane dale te gjithe nga i njejti vend i ndyre; “rilindas” e 99-sha , mashtrues ordinere e shpifesira .

Rruga e Arberit eshte nisur po ashtu nga qeveria Berisha e cila ka realizuar te pakten 60% te punimeve te saj deri diten qe Edvini erdhi ne pushtet. Kete e dijne jo vetem dibranet e matjanet po dhe cdokush qe i ka rene rruga per ne Diber.

Sic e dijne po aq mire se qe nga dita qe Rama ka ardhur ne pushtet i ka mashtruar dibranet , nje here ne 6 muaj., sa here i eshte dashur te shkoj per fushate ne Diber.

Tani , i pafytyre sic eshte, i fton “ne Peshkopi dhe Klos “…”per fillimin e punimeve te pritura per 100 vjet.”

Dibranet nuk kane 100 vjet qe presin “fillimin e punimeve” ooo…

Kane 5 vjet qe presin rifillimin dhe perfundimin e punimeve qe ti i nderpreve kur erdhe ne pushtet o…edvin.

Ti e do nje pergjigje , tamam si prej Dibre, e shpresoj qe dibranet te ta japin

‘Mashtrues, shpifës’, Paloka sulmon ashpër Ramën: Ordiner, ke 5 vite që gënjën Read More »

Akuzat e PD, reagon bashkëpronari i Air Albania, Idrizi: Do t’ju hedh në gjyq. I kam votuar, por “Babalja” iu ka marrë partinë

Biznesmeni Sinan Idrizi ka reaguar për herë të parë pas akuzave të Partisë Demokratike se është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të qenë pronar i kompanisë së parë shqiptare të fluturimeve “Air

Albania”.

PD hedh dyshime se pas Idrizit fshihen para me origjinë të pistë, të vetë kryeministrit Edi Rama. Por biznesmeni nga Vlora deklaron se do të padisë në gjyq Jorida Tabakun, e cila lexoi deklaratën për shtyp nga selia e PD-së.

Më tej Idrizi shprehet se i ka dhënë votën kësaj partike kohë më parë, por tashmë kjo parti është marrë nga “Babalja”.

Në fund të reagimit të tij, biznesmeni Idrizi e mbyll me disa vargje për origjinën e tij vlonjate.

Reagimi i plotë:
Kam kohë që nuk kam më asnje iluzion për partinë e ashtuquajtur demokratike, të cilës i kam dhënë votën disa herë. Por jam i lumtur që nuk prita ditën kur atë parti e mori Babalja, për të hequr cdo iluzion të viteve të para të ndryshimit demokratik të Shqiperisë.

Kështu që kam vetëm keqardhjen që në gjykatë për shpifje dhe për cënim publik të emrit tim, jam i detyruar të coj zonjën që mori përsipër dje të lexojë një fletërrufe qesharake kundër meje në emër të Partisë Demokratike.

Edhe pse përseritja sot e te njejtave gomarrlleqe nga nje politikan i nje rangut me te ulet se Babalja eshte per te qeshur me te madhe.

Po nuk do te terhiqem nga cuarja ne gjyq e zonjes po vetem do te shtoj edhe kete firaunin tjeter ne liste dhe cdo shok apo shoqe tjeter te Babales qe do te dale neser per te rilexuar fleterrufene.

Per te tjerat nuk jam as i pari dhe as i fundit qe i del emri ne ate foltoresh turpesh publike,vetem e vetem se i perkas asaj kategorie shqiptaresh qe jetojne dhe bejne sukses me punen e tyre.

As qe e marr mundimin te sqaroj idiotesirat e thena ne adresen time nga nje grupim politik keqberesish te mbushur me ligesi dhe bosh nga koka e shpirti.

Po jam bashkaksioner i kompanise Air Albania ne baze te ligjeve te ketij vendi dhe fale perpjekjes sime per te qene pjese e nje historie te re te aviacionit shqiptar.

Do te investoj nga kapitali im te gjithe pjesen qe me takon ne ate kompani. Transparencen e pasurise sime e kane bere dhe do ta bejne institucionet financiare dhe autoritetet mbikqyrese,brenda e jashte vendi,ndersa vleren e investimit tim dhe te partnereve te tjere per t’u ngritur koken permes Air Albania shqiptareve te poshteruar ne gjithe keto vite me cmime te kripura per fluturime poshteruese ,le t’ua leme qytetareve shqiptare qe t’a vleresojne.

Sa per leket e shtetit qe babalet e asaj partie jane mesuar t’i bejne rrush e kumbulla kur kishin pushtetin dhe prandaj kudo ku shikojne investime u vete mendja vetem per kusarira,shteti shqiptar nuk do te paguaj asnje qindarke per kompanine e flamurit shqiptar.

Pjesmarrja e shtetit ne kete kompani eshte brenda te gjitha normave te Bashkimit Evropian nga pikepamja e aksioneve.

Dhe se fundi,po jo nga rendesia,meqenese e perdorni shpesh ”vlonjati Sinan İdrizi” ju rikujtoj ”vajzjotin primatvlonjat”

Jam vlonjat e jam vlonjat

e kam shkaben mem’e ate

shkaba trime dykrenore

fron’e saj e ka ne Vlore!

Akuzat e PD, reagon bashkëpronari i Air Albania, Idrizi: Do t’ju hedh në gjyq. I kam votuar, por “Babalja” iu ka marrë partinë Read More »

Bujar Asqeriu bën ironi me Veliajn: Pres të më ftojë për ndonjë ndeshje Botërorin tjetër

Me ironi ai tha se fjalën e tij dje e kanë censuruar televizionet edhe pse kishte qenë i të njëjtin mendim me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj për tolerancë 0 kundër korrupsionit.

“Sa dola unë, u censurua televizioni, askush nuk e dha fjalën time. I rashë mu në zemër korrupsionit, luftova korrupsionin deri në zemër, se kështu jam unë.

Këtë që tha kryetari i Bashkisë, tolerancë 0 kundër hajdutëve , kështu thashë dhe unë.

Të krijohemi një front total bashkë me qytetarët për ta luftuar korrupsionin, por qytetarët kanë frikë, se po tha ai që për shkollën kam paguar, atë e heqin nga puna, apo nga shkolla.

Duhet zhdukur frika, të rritet kurajo qytetare, të denoncojmë hajdutët. Mua m’u pre fjala. Thashë të ruajmë trashigiminë kulturore, m’u pre fjala.

Dua t’i them, Veliajt, që pas katër vitesh të më ftojë të shohim një ndeshje botërori, se këtë kampionat nuk do të më ftojë se është i zemëruar me mua,” tha Asqeriu./Balkanweb

Bujar Asqeriu bën ironi me Veliajn: Pres të më ftojë për ndonjë ndeshje Botërorin tjetër Read More »

Shqipëria mrekullia verore e Ballkanit !

Në Europë ka filluar zyrtarisht vera dhe temperaturat e larta do të bëjnë që profilet tuaja në median sociale të jenë shumë shpejt të mbushura me foto të pishinave të Santorinit, të fshatrave në majë të shkëmbinjve në Cinque Terre dhe të fushave të mbushura me livando të Provences. Por, nëse miqtë tuaj e ndjekin trendin, atëherë fotot mund të jenë nga mrekullitë e Ballkanit, shkruan revista neozelandeze “nzherald.co.nz”.

Në një përshkrim që u bën mrekullive të Ballkanit një vend të rëndësishëm zë edhe rajoni i Alpeve të Shqipërisë.

Më e mira për udhëtimet në mal: Bjeshkët e Namuna, Shqipëri

Alpet e Shqipërisë që ndodhen në pjesën veriperëndimore të vendit, duken kaq shumë të paarritshme, saqë banorët e zonës i quajnë Bjeshkët e Namuna. Por, eksploruesit kanë gjetur një kulturë antike dhe bukuri natyrore të pazbuluara, duke e bërë Shqipërinë një prej destinacioneve të reja më të kërkuara në listën e kompanisë prestigjoze për udhëtime “Exodus Travels”.

Çfarë të shihni dhe bëni?

Filloni duke shijuar jetën e përditshme në Shkodër, qytet antik dhe i mbushur ma xhami, pranë kufirit me Malin e Zi. Atje, të moshuarit luajnë me letra nën hijen e parqeve të qytetit, ndërsa të rinjtë pijnë kafe turke. Më pas, me një varkë shkoni në fshatin piktoresk të Valbonës dhe ecni përmes maleve që lidhin fshatrat e vetmuar nëpërmjet pyllit të dendur të Thethit dhe shtigjeve ende funksionale. Nëpërmjet një lugine rreth 1 800 metra mbi nivelin e detit, do të arrini në qafën e Valbonës. Nga aty fillon një zbritje e butë nëpërmjet një pylli me pisha dhe përfundon në fshatin e vogël katolik të Thethit, nga i cili merr emërtimin edhe pylli.

Një grup bujtinash tradicionale në fshatin e Valbonës ju lejojnë të dilni menjëherë nëpër shtigje. Më e rehatshmja është “Rezidenca”, një shtesë e kohëve të fundit të bujtinës së vogël 13 vjeçare “Rilindja”./ atsh

Shqipëria mrekullia verore e Ballkanit ! Read More »

Detajet nga dosja “Habilaj”, roli i policëve në trafikun e kanabisit

Është zbardhur një pjesë nga dosja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen “Habilaj-Tahiri”, në të cilën përmenden emrat e tre zyrtarëve të policisë në arrati Gjergj Kohila, Jaeld Cela dhe Sokol Bode, si dhe rolet që kishin ata në grupin e trafikut të drogës. Në dosjen e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Lala, thuhet se Sokol Bode iu ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

“Nga hetimet e kryera rezulton se pjesëmarrës të këtij grupi kriminal janë edhe shtetasit Sokol Bode, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dhërmi, i cili ka mbajtur lidhje duke ju ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupi kriminal me qëllim realizimin e trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë”,- thuhet në dosje.

Nga ana tjetër një rol aktiv siç thuhet në dosje rezulton të ketë pasur edhe shefi i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve Gjergj Kohila, i cili thuhet të ketë bashkëpunuar drejtpërdrejt me trafikantët.

“Po ashtu rezulton se ka dyshime për faktin se shtetasi Gjergj Kohila, me detyrë Shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka mbështetur dhe ka bashkëpunuar me anëtarët e këtij grupi kriminal në kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj”,- sqarohet në dosje.

Detajet nga dosja “Habilaj”, roli i policëve në trafikun e kanabisit Read More »

Receta që përfaqëson Shqipërinë kudo nëpër botë: Tavë kosi, origjinalja pa asnjë ndryshim

Në fillimet e mia ne Zvicër, njerëzit akoma te pamësuar me emrin Shqipëri, me pyesnin se çfarë kuzhine gatuanim. Unë filloja, immam bajalldi … kjo eshte turke, ma kthente miku im Andi, nje mjeshter i vertete gatimi. Byrek … vazhdoja une … kjo eshte turke, ma kthente Andi. E deshperuar, me gjysem zeri, i them: tave kosi! Kete s’e kam degjuar. Si gatuhet? , u be kurioz.

Dhe une ja shpjegova dhe … hurra … ai nuk e njihte. Keshtu qe, kuptohet, kur e ftova per darke Andit i gatova tave kosi. Qe ate mbremje, tava e kosit eshte bere nje nga gjellet e tij me te preferuara, te cilen ai nuk perton t’ua gatuaje miqve te tij, miqve te miqve te tij.

Dhe, ja sot, ne kete premiere te fytyres se re te kuzhines se gjyshes, perpara jush, e bukur, e shijshme, asnjehere e merzitshme, ajo, e vetmja gjelle shqiptare, e madherishmja: Tava e Kosit!

Për një tavë të shijshme kosi ju duhen:

kotoleta qingji te cilesise shume te mire

kos i pakastruar nga yndyra (une blej kos grek shume te yndyrshem)

veze

pak oriz (nje grusht)

miell

gjalpe

kripe

piper

Futeni mishin (per 4 persona rreth 1kg, kotoletat kane kocka prandaj merrni pak me shume mish se zakonisht) ne tave, sperkaten me gjalpe dhe futeni ne furre (220° C) derisa te piqet e te marre nje ngjyre te bukur te kuqerremte. Hiqeni mishin nga tava. Ne nje tenxhere hidhni gjalpe dhe kur ai te jete tretur e nxehur shtoni dy-tre luge miell. Kur mielli te kete marre ngjyre te arte shtoni lengun e mishit dhe perziejini mire. Ne se salca eshte shume e trashe shtoni pak uje. Eshte shume e rendesishme qe salca te mos kete kokrriza!

Prandaj, perdorni nje mixer per te tretur miellin mire. Ne nje ene te thelle shtoni kosin (rreth 1L per 4 persona), dy veze, salcen e miellit, orizini, kripe, piper. Perziejini te gjitha shuem mire dhe shtojani mishit ne tave. Futeni taven ne furre (220° C) dhe kur te kete marre ngjyren e kuqerremte hiqeni nga zjarri. Ju befte mire!

Keshilla praktike

Suksesi i taves se kosit varet nga konsistenca. Sa me kompakte te jete tava e kosit, aq me kollaj eshte te pritet e te ruaje formen. Prandaj, kosin merreni me perqindjen mete larte te mundshme te yndyres dhe salcen e miellit beheni relativisht te trashe. Po keshtu, orizi perdoret per te ndihmuar taven e kosit te marri konsistencen e duhur.

Receta që përfaqëson Shqipërinë kudo nëpër botë: Tavë kosi, origjinalja pa asnjë ndryshim Read More »

Kafe+cigare = kombinim fatal për zemrën

Kafja me cigare është kombinimi më i përsosur për shumicën e njerëzve, por ky kombinim mund të jetë i dëmshëm, thonë hulumtuesit grekë.
Shkencëtarët kanë zbuluar se kafja dhe cigaret ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe bëhen faktor rreziku.

Secila prej tyre mund t’i rritë problemet me artere dhe në përgjithësi me sëmundje të zemrës.

Pas eksperimenteve dhe testimeve të ndryshme me dhjetëra njerëz, hulumtuesit kishin zbuluar se ekziston një rritje e madhe e ngurtësisë arteriale te pjesëmarrësit që pinë kafe dhe cigare njëkohësisht.

Ekspertët shëndetësorë kanë bërë thirrje të keni kujdes, posaçërisht nga pirja e duhanit, pasi që njihet si diçka që shkakton shumë komplikime shëndetësore.

Kafe+cigare = kombinim fatal për zemrën Read More »