Aurora

Shpërthen mjeku: I meritojmë plotësisht bastardët që na drejtojnë

Mjeku i njohur Tritan Kalo, ka humbur dy ditë më parë pacientin dhe mikun e tij, ish-futbollistin Perikli Dhalën, ndërkohë që ka shpërthyer kundrejt indiferencës që u bë për ta nderuar Dhalën siç duhet. Sipas tij, ne si popull tregojmë që i meritojmë plotesisht bastardët që na drejtojnë.

Postimi i plotë:

Dy dite me pare humba mikun dhe pacientin tim te dashur,Perikli Dhales.Ishte e vetmja beteje qe humbem,pasi fitorja eshte e pamundur ne mjekesine e sotme,megjithe diagnostikimin e menjehershem qe i beme.

Ajo qe me beri pershtypje ishte indiferenca e federates se futbollit ,per ta nderuar ashtu sic e meritonte.Indiferenca e bashkise qe ta nderonte kampionin e qytetit tone.Dhe mbi te gjitha,indiferenca e klubit teTirones per te nderuar kampionin e madh te tyre,duke harruar qe nepermjet Peres nderojne veten e tyre.Dje Tirona ,moralisht ka rene ne kategori te katert. Ndersa ne si popull tregojme qe i meritojme plotesisht bastardet qe na drejtojne. Boll te kujtoni se cfare beri Kosova pak dite me pare per nje lojtar te nivelit te tij.Gezuar Bajramin miqte e mi…..!

Shpërthen mjeku: I meritojmë plotësisht bastardët që na drejtojnë Read More »

“Rama-2” zhytet edhe 31 milionë euro, shlyerja nis më 28 qershor 2018 dhe “çlirohemi” më 28 nëntor 2042, në 136 vjetorin e Pavarësisë

Rikthim tek “defterët” e borxheve të kërkuar nga “Berisha” e nuk i janë dhënë

“Rilindja” e nisi pushtetin në shtator 2013, me shpjegimin se “varfëria popullore” e shqiptarëve, do vazhdonte të ishte “gangrenë”, për shkak të shlyerjes së 600-700 milionë eurove borxhe, që i kishte lënë peng ish-qeverisja “Berisha”, duke u betuar se do ta ulte borxhin.

Mirëpo një vendim, i marrë para 3 ditësh nga qeveria “Rama-2” në “mbledhjen e Durrësit”, për të formosur një kontratë huaje të huaj, tregon se po vazhdon “epidemia” e marrjes së borxheve, duke ecur jo vetëm nën shembullin e qeverisjes “Berisha 1-2”, por edhe duke zbatuar listën e borxheve, që ajo qeverisje ka kërkuar në vitet 2005-2013, por që bota nuk i ka dhënë.

Në datën 12 qershor 2018, qeveria “Rama-2” e detyruar prej hallit financiar, hapi “defterët e vjetër” të borxheve që paska lypur qeverisja “Berisha” dhe… mori 31 milionë euro të tjera, me afat shlyerje vitin 2042, natyrisht me interesa bankare që dyfishojnë vlerën e kësaj huaje.

Borxhi 31 milionë euro është kërkuar në vitin 2012, nga ish-qeverisja “Berisha”, por nuk i është dhënë në atë kohë, për shkak të “humnerës” së borxheve dhe interesave të tyre, që shtoheshin e nuk kishin fuqi paguese për shlyerje.

Marrja e borxhit është bërë me Ligjin Nr. 31.5.2018, “vulosur” nga presidenti Ilir Meta, me Dekretin Nr. 10809, datë 08. 06.2018, si një barrë tjetër e rëndë fiskale për ekonominë e shqiptarëve, mbasi borxhi nuk paguhet as nga xhepi kryeministrit, presidentit e deputetëve, por nga taksat e shqiptarëve të cilat shtohen e rriten çdo muaj!

Ky borxh i shtuar i shqiptarëve ndaj botës, sipas letrave zyrtare rezulton, se po merret për të menaxhuar burimet ujore në nivelin e shtretërve të lumenjve Drini, Buna e Semani dhe përmirësimin sistemit të ujitjes.

Po a do bëhen këto rehabiltime?

Sipas letrave të 20 viteve të fundit, për rehabilitimin e shtretërve të lumenjve dhe sistemin e vaditjes, shteti shqiptar ka marrë 497 milionë euro borxhe nëpër botë, por Shqipëria dhe bujqësia janë përmbytur në dimër e nuk janë vaditur në verë!

Sipas kontratës së lidhur mes Ministrisë së Financa-Ekonomisë Shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim (Arben Ahmetaj-Maryam Salim), marrja e borxhit 31 milionë euro, do të nis në datën 28 qershor 2018 dhe prej tij do të “çlirohemi” në datën 28 nëntor 2042, në 136 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë./Pamfleti

“Rama-2” zhytet edhe 31 milionë euro, shlyerja nis më 28 qershor 2018 dhe “çlirohemi” më 28 nëntor 2042, në 136 vjetorin e Pavarësisë Read More »

Pushtet, ligje dhe luks vetëm për vete, ja 60 funksionet shtetërore që përfitojnë pensione pleqërie 1-1.5 milionë lekë në muaj

Populli i vështron dhe i voton, i përshendet dhe i duartroket

Pushtet, ligje dhe luks vetëm për vete, ja 60 funksionet shtetërore që përfitojnë pensione pleqërie 1-1.5 milionë lekë në muaj

  1. Presidenti i Republikës

  2. Kryetari i Kuvendit

  3. Kryeministri

  4. Zv/Kryeministri

  5. Ministrat

  6. Zv/Kryetari Kuvendit

  7. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese

  8. Kryetari i Gjykatës së Lartë

  9. Prokurori i Përgjithshëm

  10. Kryetari i KLSH 11. Kryetari i SHISH

  11. Shefi i Shtabit të Ushtrisë

  12. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

  13. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

  14. Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

  15. Zv/Kryetari KLD 17. Gjeneralët e ushtrisë

  16. Kryepolicët me gradë “madhor”

  17. Deputetët e Kuvendit

  18. Anëtarët e KQZ

  19. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

  20. Anëtarët e Gjykatës së Lartë

  21. Avokati i Popullit

  22. Kreu i ILDKPKI

  23. Kryetari Akademisë së Shkencave

  24. Sekretarët e Shtetit

  25. Zv/Ministrat

  26. Shef Kabineti i Kryeministrit

  27. Drejtor i Sigurimeve Shoqërore

  28. Guvernator i Bankës së Shtetit

  29. Zv/Guvernator i Bankës së Shtetit

  30. Kryeinspektor i Bankës së Shtetit

  31. Kryetar i Gjykatës së Apelit

  32. Kancelar i Gjykatës së Lartë

  33. Sekretar i Përgjithshëm në Ministri

  34. Drejtor i ISKSH

  35. Drejtor i Shërbimeve Qeveritare

  36. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

  37. Drejtor i Përgjithshëm i Doganave

  38. Zv/Kryetar i Akademisë së Shkencave

  39. Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave

  40. Zv/Prokuror i Përgjithshëm

  41. Shef Protokolli i Presidencës

  42. Kryetar i Komitetit Olimpik

  43. Drejtor i Përgjithshëm në Ministri

  44. Drejtori i RTVSH,

  45. Zv/drejtori i RTVSH

  46. Drejtor i ATSH

  47. Këshilltarët e Presidentit

  48. Këshilltarët e Kuvendit

  49. Këshilltarët e Kryeministrit

  50. Këshilltarët e Ministrave

  51. Avokati i Shtetit

  52. Kryetari i Arbitrazhit Shtetëror

  53. Prefekti

  54. Rektori Universitetit të Tiranës

  55. Ambasadori

  56. Atasheu Diplomatik

  57. Kryetari Këshillit të Qarkut

  58. Drejtor i Arkivës Qendrore

Pushtet, ligje dhe luks vetëm për vete, ja 60 funksionet shtetërore që përfitojnë pensione pleqërie 1-1.5 milionë lekë në muaj Read More »

Doktori shkruan me gabime, deputeti i PS e ”kap mat” (Foto)

Taulant Balla është aktiv jo vetëm në Parlamnet, por edhe në rrjetet sociale. Kësaj rradhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është kapur me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit ka shkruar një status në rrjetet sociale në lidhje me hapjen e negociatave dhe Balla ka hyrë për të korrigjuar gabimet ortografike të Doktorit.

Sali Berisha ka lajmëruar në rrjetet sociale qytetarët e tij dixhital se do të udhëtojë drejt Bundestagut, por ky postim i tij nuk ka mbetur pa u konrolluar nga deputeti socialist, ku ka vërejtur fjalën e shkruar gabim nga Saliu.

Doktori shkruan me gabime, deputeti i PS e ”kap mat” (Foto) Read More »

Kush është Jon Smibert ambasadori i Amerikës që pritet të emërohet në Shqipëri? Goditja finale për korrupsionin dhe mafien

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump pritet të firmosë një emërim supër të bujshëm në Tiranë. Në vend të ambasadorit amerikan Donald Lu, të cilit në shtator i mbaron mandate pritet që të emërohet kreu i OPDAT, ose njeriu që ka bërë më duart e tij tërë reformën në drejtësi, Jon Smibert.

Burime diplomatike i thanë Pamfletit, se fundjavën e shkuar Simbert dhe Lu janë takuar në Uashington me njeriun më të rëndësishëm të DASh për Ballkanin, i cili më pas i ka dërguar një memo irgjente Sekretarit Pompeo, i cili ndodhej në Kanada, në samitin e G7-s.

Simbert njihet edhe si “babai” i vettingut dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit, por natyrisht edhe i Prokurorisë Speciale.

Po kush është John Simbert?

Jon Smibert është Këshilltar Ligjor Rezident i Departamentit të Drejtësisë (Zyrës Tejoqeanike për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë – OPDAT) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Ai e ka filluar karrierën e tij si prokuror federal në Atlanta, Georgia në 1995, dhe me pas si prokuror federal në Cleveland, Ohio nga viti 2001.

Ai ka qenë gjithashtu edhe Koordinator Rajonal i Task Forcës për Hetimin e Veprave Penale të Prokurimeve Publike për Ohio, Michigan, Kentucky dhe Indiana. Ai ha hetuar dhe ndjekur penalisht çështje ndërkombëtare financiare, çështje që lidhen me sektorin privat dhe çështje të korrupsionit, kryesisht në Atlanta, Detroit, dhe Cleveland.

Në periudhën 2006-2008, ai ka shërbyer si Këshilltar Ligjor Rezident në Prishtinë, Kosovë, ku dhe ka ndihmuar në krijimin e Zyrës së Prokurorit Special si dhe ka hartuar kuadrin e nevojshëm ligjor për deklarimin e Pavarësisnë në vitin 2008. Ai është rikthyer më vonë në Kosovë në vitin 2011, ku ka shërbyer si Këshilltar Ligjor Rezident deri ne shtator të vitit 2014.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë hartuesi kryesor i Kodit të Procedurës Penale në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, si dhe ka kontribuar në hartimin e shumë ligjeve të tjera dhe amendamenteve kushtetuese.

Ne tetor të vitit 2014, ai emërohet Këshilltar Ligjor Rezident në OPDAT pranë Ambasadës së Shteteve te Bashkuara në Tiranë, Shqipëri. Ai mban grada shkencore për drejtësi nga universitetet në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar dhe është bashkëautor i një libri të Dhomës Kombëtare të Amerikës mbi proceset gjyqësore komplekse si dhe i katër librave në kuadër të Departamentit të Drejtësisë mbi provat, provat financiare, hetimet komplekse dhe konfiskimin.

Kush është Jon Smibert ambasadori i Amerikës që pritet të emërohet në Shqipëri? Goditja finale për korrupsionin dhe mafien Read More »

Deputetët shkelin ligjin ”me të dyja këmbët”, kalojnë pa doganë makinat 100 mijë euroshe (Emrat)

Shumica e deputetëve tanë kanë shkelur me të dyja këmbët ligjin duke shfrytëzuar kështu privilegjin që u jep ai. ‘’Shqiptarja,.com’’ ka zbular ditën e sotme emrat e deputetëve  kanë futur makinat e tyre luksoze në pikat doganore pa paguar taksa.

Fatmir Mediuka futur pa paguar detyrimet doganore një aparat telefonik, me vlerë 800 euro, të gjithë ligjvënësit dhe ish-ligjvënësit e tjerë kanë futur makina luksoze në pikat doganore, me vlerë nga 10 mijë euro deri në mbi 100 mijë euro. Mjetet janë blerë dhe sjellë kryesisht nga Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe në Shqipëri, në periudhën nga janari 2013 deri në maji 2018. Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj ka sjellë një makinë nga Britania e Madhe me vlerë 111 mijë euro, pa paguar detyrime doganore.

Halim Kosova ka sjellë dy makina nga Gjermania, konkretisht Benz-ML350 dhe BENZ, S350, me vlerë 63 mijë euro dhe 33 mijë euro, pa paguar detyrime doganore. Edhe pse ligji parashikon shfrytëzimin vetëm një herë gjatë mandatit të këtij favori, bie në sy që disa deputetë kanë sjellë më shumë se sa një makinë, pa paguar doganën. Deputeti Nard Ndoka ka blerë në Gjermani makinë me vlerë 85 060 euro.

Sadri Abazi, ka blerë një makinë ‘BENZ, AMG GT’, në Gjermani, me vlerë 105 mijë euro, pa paguar detyrimet doganore. Edhe deputeti socialist Paulin Sterkaj, ka blerë në Gjermani një makinë ‘TOUAREG’ me vlerë50 mijë euro. Ish-deputeti i PDIU, Omer Mano, ka sjellë nga Italia makinë ‘RANGE ROVER’, me vlerë 102 500 euro, gjithashtu pa paguar dertimet doganore. Nga ligjit për statusin e deputetit kanë përfituar edhe Flamur Noka dhe Edi Paloka, deputetë të Partisë Demokratike. Ata i kanë konsideruar mjete pune dy makina, duke mos paguar taksën doganore.

Flamur Noka ka sjellë në Shqipëri një makinë ‘BMË 7L’, me vlerë 40 mijë euro, ndërsa Edi Paloka makinë ‘BENZ E 220 BT’, me vlerë 28 616 euro, nga Gjermania. Gjithashtu, ligji është shfrytëzuar edhe nga Anastas Angjeli, i cili ka sjellë në Shqipëri një makinë ‘Audi A8’, me vlerë 87 mijë euro, nga Italia, pa paguar detyrimin doganor. Edhe ish-deputeti i PD, Kastriot Islami, ka blerë ‘BENZ E 220CDI’, me vlerë 24 mijë euro, në Gjermani. Erion Braçe, Bashkim Fino, Genc Pollo etj., kanë marrë gjithashtu makina luksoze pa paguar detyrimet doganore.

Baza ligjore

Neni 17 i ligjit Nr. 8550, datë 18.11.1999 për statusin, i ndryshuar në vitin 2013, parashikon që deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet. Ligji e specifikon vetëm në një rast dhe vetëm për mjetet e punës që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet. Siç duket, mjetet e vetme të punës për deputetët e Parlamentit Shqiptarja qenkërkan vetëm makinat luksoze, disa prej të cilave me vlerë mbi 100 mijë euro.

Privilegjet e tjera

Ky është vetëm një nga privilegjet që deputetët kanë për shkak të statusit të tyre. Deputetit dhe bashkëshortes të tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij. Ligji për statusin parashikon gjithashtu se Kuvendi, në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor, hap në çdo rreth zyra të veçanta për deputetët e maxhorancës dhe opozitës, për çdo rast që ato kanë përfaqësim.

Deputeti përfiton falas kopje të Fletoreve Zyrtare, buletine të Kuvendit ose të institucioneve të tjera qendrore, urdhra dhe vendime të Këshillit të Ministrave, si dhe urdhëresa, vendime dhe urdhra të organeve të njësive vendore të zonës, ku është zgjedhur. Gjithashtu, institucionet e administratës publike, në të cilat deputetët kanë qenë të punësuar, pas mbarimit të mandatit të deputetit dhe nëse nuk kanë arritur moshën e pensionit, janë të detyruar ta rikthejnë atë në vendin e mëparshëm të punës ose t’i ofrojnë, brenda një viti nga koha e mbarimit të mandatit, një vend tjetër pune të ngjashëm ose të përafërt me atë të mëparshmin.

Lista e parë, deputetët që futën mjete luksoze pa paguar detyrimin doganor

Astrit Veliaj, makinë 111 mijë euro, nga Britania e Madhe
Halim Kosova, “MERCEDES-BENZ, S350 BLUETEC 4MATIC”, 63 mijë euro, nga Gjermania.
Halim Kosova, makinë Mercedes Benz-ML350, 33 500 euro, nga Gjermania.
Omer Mano, makinë ‘RANGE ROVER VOGUE”, 102 500 euro, nga Italia
Nard Ndoka, makinë ‘MERCEDES-BENZ S 400 4 MATIC Sedan long’, 85 060 euro, nga Gjermania.
Sadri Abazi, makinë ‘BENZ, AMG GT,VITI 2015’, 105 mijë euro, nga Gjermania.
Tom Doshi, ‘MERCEDES BENZ AMG’, me vlerë 68 mijë euro, nga Gjermania
Edi Paloka, makinë ‘MERCEDES BENZ E 220 BT’, 28 616 euro, nga Gjermania.
Bashkim Fino, makinë me vlerë 40460 euro, tip MERCEDES BENZ “S350 4 M, V. P. 2011/3498 CC benzine, sjellë nga Gjermania.
Flamur Noka, makinë ‘BMË 7L’, me vlerë 40 mijë euro.
Bujar Derveni, makinë ‘TOUAREG’ 54 mijë euro, nga Gjermania.
Paulin Sterkaj, makinë ‘TOUAREG’ 50 mijë euro, nga Gjermania.
Robert Bitri, makinë ‘MERCEDES BENZ S350 BLUETEC 4MATIC’, 44 mijë euro, nga Gjermania.
Anastas Angjeli, makinë ‘Audi A8’ 87 mijë euro, nga Italia
Kozma Dashi, makinë ‘C-220 d, e re’, 32 mijë euro, nga Gjermania.
Kastriot Islami, makinë ‘BENZ E 220CDI’ 24 mijë euro, nga Gjermania
Helidon Bushati, makinë ‘MERCEDES BENZ ML350’, 35 mijë euro, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ylli Shehu, makinë me vlerë 29 mijë euro, tip BMË 730d,VITI 2011, CIL. 2993cc, sjellë nga Gjermania.
Genc Pollo, makinë tip FORD KUGA TREND, viti 2013, nafte, me vlerë 22 883 euro, sjellë nga Gjermania.
Erion Braçe, autoveturë Mercedes Benz tip GLA 220CDI 4MATIC, VP. 2014, CIL. 2143CC, nafte, me vlerë 25 mijë euro, sjellë nga Gjermania./Pamfleti

Deputetët shkelin ligjin ”me të dyja këmbët”, kalojnë pa doganë makinat 100 mijë euroshe (Emrat) Read More »

”Fatmir Xhafaj ka mbrojtur vëllain e tij të dënuar për trafik droge”? Kjo është përgjigja e Edi Ramës

Në një intervistë për gazetën austriake ‘’Profil’’, kryeministri shqiptar Edi Rama është pyetur nga gazetari në lidhje me çështjen e shumë përfolur ditët e fundit, atë të audio-përgjimit të Agron Xhfajt.

Gazetari: Ka akuza kundër ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, se ai ka mbrojtur të vëllain e tij, të dënuar për trafik droge.

Rama: Italia nuk ka kërkuar kurrë ekstradimin e tij. Çfarë duhet të bëjmë?

Ndër të tjera Rama tha se Shqipëria e ka luftuar drogën edhe pse është folur dhe vazhdon të flitet që ne jemi vend origjine i drogës.

”Fatmir Xhafaj ka mbrojtur vëllain e tij të dënuar për trafik droge”? Kjo është përgjigja e Edi Ramës Read More »

Çudia ne Fier, mjeku transformon spitalin me shpenzimet e veta

Mjeku neurolog Roel Zoga, i cili punoi për disa vjet në spitalin Rajonal të Fierit, ka lënë një trashëgimi shumë të pasur në pavionin ku punoi. Ai për disa vjet ka shpenzuar paratë e tij duke rregulluar komplet katin e tretë të godinës së spitalit. Përfshirë korridorin, dhomat e pacientëve, banjot, mensën e ngrënies, dhomën e mjekut roje, etj.

Teksa i kemi parë këto ambiente, kemi pyetur infermierët të cilët ndodheshin në punë në atë moment dhe na kanë treguar se këto rregullime i ka bërë mjeku pasionant Roel Zoga, i cili gëzonte respektin e të gjithëve.

Ata na treguan se mjeku Zoga, i ka financuar këto punime pak e nga pak, sa herë merrte rrogën ai bënte diçka në katin e tij të punës. Por t’i mbledhësh të gjitha së bashku, bëhet një shumë tepër e konsiderueshme.

Çudia ne Fier, mjeku transformon spitalin me shpenzimet e veta Read More »