Aurora

Ky është shkaku pse keni bark të fryrë! Ja si të shpëtoni prej tij dhe të bini në peshë brenda 1 nate

Është një bakter i zorrëve asimptomatik që vështirë të diagnostikohet pa ekzaminim të duhur mjekësor dhe mjekët e kanë njohur atë si H. Pylori ose Helicobacter Pylori.

Helicobacter Pylori mund te shkaktoje këto simptoma: diarre, fryrje, djegie të zorrëve, kapsllëk dhe dhimbje.,gastrit , nje stomak te fryrë, probleme kardiovaskulare, dhimbje koke,trishtim dhe ankth.

Ndaj sigurohuni që te jeni gjithmonë ne dijeni te higjienës në restorantet ku hani.

Çfarë mund të bëni për këtë?
Konsultohuni me mjekun tuaj për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Ky trajtim nuk ka nevojë për antibiotikë, por gjithmonë është mirë të kërkoni këshilla mjekësore.

Krijoni nje dietë me ushqime te shendetshme e të përshtatshme në mënyrë që të eliminoni bakteret.
Merrni sasi të konsiderueshme të vitaminave A, C dhe E.

Mbani mbani higjienën tuaj në një nivel të lartë, lani gjithmonë duart, dhe për më tepër, pini ujë nga një burim i sigurt.

Cfare mund të bëni për ta luftuar këtë bakter?

Këtu po ju paraqesim një pije natyrale që do tju vije ne ndihme.
Përbërësit :

1 kastravec
Nje tufe majdanoz
1 lugë gjelle xhinxher pluhur
1 lugë gjelle xhel Aloe Vera
1 limon
½ gotë uji

Vendosini të gjithë përbërësit në një gotë, perziejini mire e mire dhe pijeni kete perzierje.

Ju do të vini re se nuk keni më stomak të fryrë vetëm pas përdorimit të parë. Kombinimi i këtyre përbërësve do të ndihmojë sistemin tuaj të tretjes duke djegur yndyrë ndersa jeni duke fjetur.

Kastravecat janë shumë efektive në eliminimin e yndyrës.

Majdanozi eshte sh i ulet në kalori. Perforcon qelizat, vitaminat dhe mineralet që lehtësojnë mbajtjen e ujit, kështu që ata mund t’ju ndihmojnë të eliminoni stomakun e fryrë.

Xhenxhefi përshpejton metabolizmin tuaj dhe lehtëson kapsllëkun, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të digjni dhjamin e barkut gjatë gjumit!

Lëngu limonit mund të jetë jashtëzakonisht efektiv në eliminimin e toksinave të akumuluara në trup.

Aloe Vera mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë.

Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë

Uji është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një organizëm të shëndetshëm dhe gjithashtu për një djegie efektive të yndyrës. Kur të dehidratoheni, sistemi i tretjes do ta zvogëlojë punën e tij dhe nuk do të ketë kapacitetin për të djegur kalori ashtu siç duhet.

Mundohuni të pini ujë si duhet! Lufto këto baktere dhe stomakun e fryrë me ndihmën e këtij lëngu të mrekullueshëm!

Ky është shkaku pse keni bark të fryrë! Ja si të shpëtoni prej tij dhe të bini në peshë brenda 1 nate Read More »

Byrek me krem djathi , shije unike nga duart e amvisave

Është një recetë fantastike që të kënaq syrin që në pamjen e parë, e që të ndjell menjëherë shijen për ta provuar patjetër.

Një recetë e veçantë, shumë e shijshme që mbush gjithë shtëpinë me aromë fantastike dhe bashkon gjithë familjen drejt tryezës me nepsin e oreksin për ta konsumuar sa më parë.

Me petët e sipërme krokante dhe mbushjen e kripur kremoze nga kombinimi i djathrave dhe kremit të qumështit, ky byrek nëse nuk e keni provuar do të shndërrohet me patjetër në më të preferuarin tuaj.

AgroWeb.org  u sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së tij në shtëpi, mjafton vetëm pak durim dhe do të përftoni një gatim special duke kënaqur shijen e gjithë familjes dhe më të dashurve tuaj.
Byreku me Krem Djathi
Përbërësit
Djathë kaçkavall i grirë 250 gr

Djathë pice i grirë 250 gr

500 gr Krem Qumështi (Beshamelën mund ta përgatisni vet ose e gjeni në supermarket)

500 gr Miell

250 ml Ujë

Vaj Ulliri

Pak gjalpë fshati

Sodë Buke
Përgatitja e brumit dhe mbushjes
Si fillim, përgatisim brumin, duke hedhur në një tas të madh miellin.

Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë ndërsa nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë përreth gjysmë ore që të fryhet ndërsa nisim përgatitjen e mbushjes.

Për përgatitjen e mbushjes, në një tas bashkojmë dy llojet e djathrave. Shtojmë gjysmën e kremit të qumështit dhe i përzjejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Gjysmën tjetër të kremit të qumështit e ruajmë për lyerjen e petëve.
Për përgatitjen e kremit të qumështit
Masat ½ l qumësht, 50 gr miell, 50 gr gjalpë i freskët dhe kripë.

Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe shtojmë miellin.

E kavërdisim me shumë shpejt në zjarr shumë të ngadaltë.  E kavërdisim me një lugë druri derisa të zverdhet pak.

E largojmë nga zjarri dhe shtojmë pak e nga pak qumështin, të cilin më parë e kemi ngrohur, e trazojmë shpejt me lugë druri në mënyrë që të mos krijohen kokërriza.

E vendosim prapë në zjarr të ngadaltë, e rregullojmë për kripë dhe vijojmë ta përzjejmë derisa salca të jetë trashur tërësisht.
Përgatitja e  Byrekut
Brumin e ndajmë në 10 kuleçë të vegjël dhe nisim hapjen e petave.

Në tepsinë e lyer me vaj ulliri, shtrojmë tre petat e para të cilat, një e nga një i lyejmë përmes një furçe kuzhine me beshamel dhe i spërkasim me disa pika gjalpë të shkrirë ose vaj ulliri.

Më pas shtrojmë pjesën e parë të mbushjes me djathë. (Masën e djathit e planifikojme të ndarë në dy apo për tre shtresa sipas preferencës)

Vijojmë me shtrimin e dy petave të tjera, të cilat i lyejmë më parë me beshamel dhe më pas hedhim sërish një pjesë të mbushjes me djathë.

Pas kësaj, sërish shtrojmë dy peta të tjera duke i spërkatur gjithmonë me disa pika vaj ulliri.

Hedhim dhe pjesën tjetër të mbushjes dhe vijojmë shtrimin e dy petave të tjera.

Hedhim edhe pjesën tjetër të mbushjes së djathrave dhe më pas shtrojmë tre petat e fundit duke u hedhur sërish disa pika gjalpë ose vaj ulliri dhe e lyejmë me beshamel përmes furçës së kuzhinës.

Byrekun e pjekim në furrë në 200 gradë deri sa të marrë pjekjen e duhur të kuqërremtë.

Në fund të përgatitjes, pasi byreku është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me një lugë gjalpë fshati./AgroWeb.org

Byrek me krem djathi , shije unike nga duart e amvisave Read More »

Gati “tapia” e shkarkimit të Tan Lames, ka legalizuar 1716 baraka dhe ka futur në listë edhe 11 mijë objekte të ndërtuar pas daljes së ligjit

Zullumet e “Tano Karidit” të legalizimeve
Burime nga kryeministria, thanë sot për “PAMFLETI, se drejtori i “madh” i ALUIZNI-t Artan Lame është futur në “rreth të kuq”, për t’u shkarkuar nga detyra, me motivin e faktuar tashmë, për shumë zullume klienteliste e korruptive, të bëra me legalizimin dhe mos-legalizimin e objekteve banesa, biznese, shtesa, vila e pallate.

Këto zullume të “Tano Karidit” të legalizimeve, kryeministri Edi Rama i ka dëgjuar direkt në takimet me banorët, nga denoncimet në portalin “Shqipëria që duam. al”, nga deputetët e zonave, nga ministrat, prefektët dhe me fakte shkresore, nga shefja e Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe nga kryetarët e bashkive, të cilët ndeshen përditë në terren, me psillëqet e bëra nga “beu” i ALUIZNI-t.

Tepër i ngarkuar me kaosin, ngatëresta, moszabtrimin e ligjit siç duhet, me zvarritjet dhe problematikat që Lamja ka krijuar në këtë proces me afro 325 mijë familje, biznese, ndërtues e qytetarë blerës-shitës apartamentesh në mbarë vendin, kryeministri Rama e ka bërë mendjen “top”, për t’i dhënë Artan Lames “shkelmin” e largimit detyra, paralajmëruar disa herë edhe në takime me popullin në Durrës, Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë.

Sikur të mos mjaftonte kaosi që ka krijuar, vonesat, klienlezmi në radhën e aplikimeve dhe “idetë shkencore” që ka futur privatisht në këtë proces, drejtor Lames i janë zbuluar dhe abuzime të rënda ligjire, për të cilat është “këshilluar” disa herë nga kryeministri, madje 2 herë është thirrur edhe në prokurori për 213 denoncime, gjë që u bë shkak për tronditjen e rëndë në zemër!

Sipas informacionit zyrtar që i ka shkuar kryeministrit Rama dhe që e ka nxitur vendimin e shkarkimit, rezulton se “Tano Karidi” i legalizimeve Artan Lame, ka futur në proces ilegalisht në proces leglizmi e ka pajisur me tapi 1716 baraka druri e llamarine, të cilat i ka trajtuar si objekte ndërtimi sipas ligjit!

Po kështu, ka përfshirë në listat e legalizimit në shkleje të plotë të ligjit edhe 27 pallate 8-10 kate, si dhe 11 mijë e 332 objekte të ndërtuar pa leje, pas miratimit të listës përundimtare nga qeveria, të objekteve të futur në proces legalizimi dhe kjo provohet me faktin zyrtarë, që në viitn 2016 ishin 314 mijë e 789 objekte në proces, ndërsa sot rezultojnë 325 mijë e 982 objekte!

Ky abzuim është denoncuar me fakte konkrete, nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), institxcioni që ndeshet në teren me baraka, pallatem shtesa anësore, shtesa katesh e objekte që duhen prishur mbasi janë ndërtuar pas miratimit të listës së objekteve në proces legalizimi kryesiosht në zonat turstike e bregdetare dhe qytetet e mëdha, por që krijhet konflikt mbasi ata kanë dosje e tapi legalizmi, të dhëna nga ALUIZNI i Lames.

Gati “tapia” e shkarkimit të Tan Lames, ka legalizuar 1716 baraka dhe ka futur në listë edhe 11 mijë objekte të ndërtuar pas daljes së ligjit Read More »

Rama përkëdhel sedrën e dibranëve: Qenka e thënë që të gjitha kafshatat e mëdha t’i lemë këtu, ç’do bëjmë pas rrugës së Arbrit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorë të Lurës, ku ka prezantuar para banorëve projektin për zhvillimin e kësaj zone. Kryeministri ka thënë se me ndërtimin e rrugës në këtë zonë, do ketë një rritje të turizmit në Lurë. Rama ka thënë se çdo familje që jeton në këtë zonë, nëse merret me agroturizëm atëherë shanset që të fitojë më shumë sesa në emigrim janë të mëdha.

“Do dalin të gjitha familjet nga varfëria. Kush merret me agroturizëm nuk rri i varfër. Flasim për një jetë normale, që të jep më shumë të ardhura se puna në shtet. Për më tepër, jam i bindur se duke hapur rrugën për zhvillimin e agroturizmit, siç foli miku im që ka ardhur nga Torino, do ketë dhjetëra mijëra emigrantë që do kthehen. Do fitojnë më shumë nga sa fitojnë aty ku punojnë sot në Itali. Problemi është se nga e thëna në të bërë është një mes një det i tërë. Italia ka bërë një trefishim të të ardhurave të veta në ekonominë e saj që kur i ka dhënë shtysë agroturizmit. Një familje si këto që ka një dy tre dhoma për të pritur njerëz, i ka të gjitha shanset për të fituar më shumë para nga sa do fitonte jashtë. Iu duhet mbështetja e shtetit, patjetër që këtu vijnë turistë, por janë shumë pak”, deklaroi Edi Rama.

Rama u ndal dhe tek nisja e punimeve për Rrugën e Arbërit. Rama tha se qarku Dibër është një nga qarqet ku qeveria ka planifikuar të investojë një shumë të konsiderueshme parash nga buxheti i shtetit.

“Kjo rrugë kërkon aventurierë të vijnë këtu. Ne duhet të investojmë për rrugën, është kafshatat e dytë për buxhetin. Qenka e thënë që të gjitha kafshatat e mëdha t’i lemë këtu në Dibër. Rruga e Arbërit është e bukur për t’u thënë por mjaft e vështirë për t’u bërë. Ne nuk do e lemë rrugën pa u bërë. Do komunikojmë me kompaninë për projektin. Do shohim të fillojmë paralelisht, njësoj si në Vuno, të investojmë ne për të rregulluar shtëpitë e vjetra, për t’i rindërtuar njësoj siç kanë qenë. Në të njëjtën kohë të shohim mundësinë e një rrethi njerëzish autoktonë që jetojnë në Tiranë të rregullojnë shtëpitë e tyre. Në 10 vite ky vend mund të bëhet një destinacion ndërkombëtar. Duhen disa gjëra, që duhet t’i bëjmë sëbashku. Kush merret me agro turizëm, ka 10% TVSH”, u shpreh Rama.

Rama përkëdhel sedrën e dibranëve: Qenka e thënë që të gjitha kafshatat e mëdha t’i lemë këtu, ç’do bëjmë pas rrugës së Arbrit Read More »

Përçahet PD-ja, degët në bazë ”i ulin kokën” Bashës. Deputetët pesimistë për ringritjen e partisë në opozitë

Partia Demokratike duket se ka marrë një tjetër goditje nga baza. Kreu demokrat Lulzim Basha më 11 maj hapi një proces zgjedhor në strukturat drejtuese të PD, në nivel, grupseksionesh dhe seksionesh. Procesi zgjedhor u ndërmor në kuadër të ndryshimeve që PD bëri në Statut dhe u parashikua që të zgjaste 45 ditë. Sipas udhëzimit të ndarë nga kreu demokrat gjatë kësaj kohe, ishte parashikuar që brenda datës 7 qershor të mbylleshin zgjedhjet në nivel grupseksionesh dhe më 30 qershor ato në nivel seksionesh.

Por pavarësisht udhëzimit të shpërndarë nga Basha, zgjedhjet në nivel grupseksionesh nuk janë mbyllur akoma ndonëse kanë kaluar 9 ditë nga afati. Gazeta ”SOT” u interesua pranë degëve të ndryshme të PD dhe mësoi se në shumë prej tyre ky proces nuk është mbyllur akoma, e në disa të tjera as nuk ka filluar.

Sipas informacioneve, procesi ka patur vështirësi pasi deputetët demokratë kanë qenë të angazhuar në aksionin që PD ka ndërmarrë kundër qeverisë dhe nuk janë angazhuar në bazë për të monitoruar procesin zgjedhor në radhët e grupseksioneve. Sakaq, një detaj tjetër që ka sjellë probleme në vonesën e zgjedhjeve ka qenë dhe mungesa e kandidatëve. Shumë kandidatë nuk i kanë plotësuar kriteret e vendosura nga kreu i PD dhe për këtë fakt ka pasur vonesa në procesin zgjedhor.

Por pavarësisht këtyre problemeve që janë hasur në bazë në lidhje me procesin zgjedhor, demokratët e kanë humbur sërisht besimin tek Basha, ndonëse ky i fundit ndërmori një sërë veprimesh duke filluar nga ndryshimet statutore, për të rikthyer besimin në PD. Sipas informacioneve baza është shfaqur sërisht pesimiste për faktin se nuk besojnë se PD do të ringrihet sërisht. Sipas tyre bllokimi i zgjedhjeve në nivel grupseksionesh dhe seksionesh si dhe mos zhvillimi i zgjedhjeve për krerët e degëve, është një sinjal që Basha nuk është serioz në veprimet që ndërmerr.

Ja çfarë parashikonte udhëzimi

Udhëzimi i shpërndarë nga ana e kreut të PD parashikonte që fillimisht të ngrihej një grup pune që do të merrej me monitorimin e zgjedhjeve. Grupi i punës që do të ngrihej do të përbëhej nga deputetët, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, kryetari i degës etj., si dhe do të merrej me masat organizative të procesit zgjedhor të çdo dege.

Grupi i punës do të ngrinte gjithashtu edhe nëngrupet e punës për grupseksionet e çdo dege. Sakaq në udhëzim përcaktohej edhe mënyra sesi do të zhvillohej procesi i zgjedhjeve në grupseskione. “Procesi i zgjedhjeve në grupseksion zhvillohet i pari, sipas parimit “Një anëtar një votë”.

Ky proces zhvillohet pas riorganizimit territorial të grupseksionit, nëse grupi i punës ka marrë paraprakisht një vendim të tillë, sipas pikës 5/b të këtij urdhri. Një grupseksion ngrihet mbi një territor i cili në zonat urbane nuk përmban më shumë se 5 mijë zgjedhës; Në rast se numri i zgjedhësve në një grupseksion është më i lartë se 5 mijë, grupi i Punës mund të marrë vendimin e ngritjes së një grupseksioni të dytë. Në çdo rast, vendimi për ndarjen e grupseksionit bazohet tek principi i kontrollit sa më efikas të territorit, të eficencës së punës dhe burimeve njerëzore në dispozicion; Kryetari i grupseksionit, si rregull, duhet të jetë banor i territorit përkatës”, thuhet në udhëzim.

Kriteret për kandidatët

Në udhëzimin që Basha ka shpërndarë për bazat specifikohen qartë edhe kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që do të garojnë për kryetar grupseksioni dhe seksioni. Sipas udhëzimit ata duhet të jenë prej 3 vitesh pjesë e PD, të jenë me arsim të lartë etj. “Kriteret që duhet të plotësojë Kryetari i Grupseksionit janë: Të jetë me arsim të lartë; Të jetë me eksperience politike të konsiderueshme, pjesë aktive në aksionin politik te PDSH-së në të paktën tre vitet e fundit; Të njohë mirë territorin ku banon si dhe të ketë reputacion pozitiv në këtë territor dhe më gjerë; Të ketë aftësi në komunikimin me njerëzit”, thuhet aty.

Përçahet PD-ja, degët në bazë ”i ulin kokën” Bashës. Deputetët pesimistë për ringritjen e partisë në opozitë Read More »

Njihni Vallzat ,frutat e rralla në botë por jo në Shqipëri

Janë fruta krejt të veçanta, me një shije fantastike e të mrekullueshme. Aq sa, nëse nis të konsumosh disa kokrra nga këto fruta të vogla të shijshme, vështirë se mund të ndalesh.

Dikur, kur fshatrat kanë qenë më të populluara se sa sot, vallzat kanë qenë ndër frutat që jo vetëm kënaqnin fëmijë, të rritur e mysafirë me ëmbëlsinë e tyre. Një pjesë e mirë e tyre përgatitej nga gratë si pjesë e zahireve të dimrit.

Ato ndaheshin me një thikë në mes. Kaloheshin përmes një gjilpëre në një fill të trashë dhe lidheshin në formën e një vargu.

Më pas, vargjet e përgatitura gratë i linin që të thaheshin në diell. Për t’i konsumuar më pas gjatë stinëve të tjera të vitit, si fruta të thata apo si çaj gjatë dimrit.
Të Rrallat e Maleve të Shqipërisë
Nga veriu në jug të saj, Shqipëria është e bekuar me këtë frut unik. Sot, vallzat nuk gjenden lehtë në treg ato janë përherë pjesë e sasive të vogla me fruta që shiten në tregjet e fshatarëve.

Vallzat, emri botanik i të cilave është Sorbus aucuparia janë fruta kokërr vogla të cilat rriten kryesisht në male e kodra.

Ky frut është i rrallë për pjesë më të madhe të botës. Më shumë e përhapur është në zonën e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, Amerikën e Veriut si dhe Azinë Veriore gjithashtu.

Vallëzat rriten në klimë të ftohtë ndaj dhe karakteristikë e tyre është rritja në zonat malore.
Frutat e Vogla me Vlera të Mëdha
Këto fruta kokër vogla janë të paketuara me një numër të lartë vlerash ushqyese. Përfshirë këtu një nivel të lartë të vitaminës C, fibra ndërsa cilësohen gjithashtu sit ë çmuara për vetitë e tyre antioksiduese.

Falë nivelit të lartë të vitaminës C, vallzat ndihmojnë në forcimin e imunitetit. Përfshirë këtu edhe përmirësimin e nivelit të kolagjenit, i cili ndihmon në forcimin e muskujve dhe ndihmon në mirëfunksionimin e enëve të gjakut.
Kundër baktereve
Këto fruta janë fantastike përsa i përket aktivitetit të tyre antibakterial. Acidi sorbik tek këto fruta ndihmon në eliminimin e baktereve dhe mikrobeve që prekin lëkurën dhe trupin gjithashtu.

Vallzat kanë gjithashtu veti shumë të mira përsa i përket ndikimit të tyre në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes.

Çaji i vallzave të thara është përdorur që në lashtësi për të kuruar dhimbje e barkut, diarrenë si dhe dhimbjet e stomakut./AgroWeb.org

Njihni Vallzat ,frutat e rralla në botë por jo në Shqipëri Read More »

Llokume me portokalle , delikatesë e ëmbël

Është e pamundur të dëgjosh për llokumet e të mos tundohesh menjëherë nga dëshira për t’i shijuar.

Të buta, të ëmbla, të shijshme, llokumet janë fantastike për të ëmbëlsuar veten në çdo kohë.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë shumë të thjeshtë të përgatitjes së llokumeve me lëng portokalli, e cila përgatitet në vetëm pak minuta por shija e saj do t’ju ëmbëlsojë  jo vetëm ju por edhe më të dashurit tuaj në familje apo edhe miqtë dhe të afërmit.

Nëse dëshironi një shije edhe më të veçantë dhe një ngjyrë portokalli më të ndezur në të kuqe për këtë recetë mund të përdorni portokalle-shegë.

Ndiqni më poshtë nga AgroWeb.org recetën e thjeshtë të përgatitjes së llokumeve me lëng portokalli.
Përgatitja e Llokumeve me Portokalle
Përbërësit
Katër gota me lëng portokalli të shtrydhur

Një gotë ujë sheqer

2-3 lugë gjelle me niseshte

Sheqer pudër (nëse preferoni në vend të sheqerit pluhur mund të përdorni arrë kokosi të grirë)
Përgatitja
Si fillim shtrydhim portokallet. Për një gotë me lëng portokalle duhen rreth 2-3 kokrra portokalle.

Pasi keni shtrydhur lëngun, AgroWeb.org ju këshillon ta kulloni nga farat apo pjesëzat e tulit përmes një kullorëse të pastër.

Më pas, lëngun e portokallit hidheni në një tenxhere të pastër.

Shtojmë sheqerin dhe niseshten dhe i vendosim në zjarr.

I përziejmë pa ndërprerje përmes një luge druri derisa masa të trashet dhe të jetë kompakte.

Masën e llokumeve e hedhim në gota cilindrike apo forma të tjera nëse keni.

Nëse i hidhni në gota cilindrike, lërini të ftohen dhe më pas nxirrini nga gota dhe prijini në feta rrethore.

Nëse dëshironi llokumin e nxehtë mund ta transferoni edhe në një enë tjetër dhe kur të ftohet ta prisni në forma katrore.

Pas ndarjes në forma, llokumet i pudrosim me sheqer pluhur apo arrë kokosi të grirë./AgroWeb.org

Llokume me portokalle , delikatesë e ëmbël Read More »

Thesaret e Qershorit – Zbuloni perimet që duhet t’i mbillni që tani në ballkon

Qershori është një muaj i shkëlqyer për të mbjellë disa prej perimeve dhe barishteve më të shëndetshme.

AgroWeb.org sjell për ju listën e produkteve më të mira që mund të mbillni në oborret dhe ballkonet tuaja.

Mjafton të zgjidhni farat dhe fidanët e duhur dhe mund të krijoni një oaz të shëndetshëm bimësh, perimesh dhe frutash në ballkonin ose verandën tuaj.
Borziloku
Gjethet e freskëta të kësaj bime aromatike janë fantastike për shumë gatime verore.

Borziloku zakonisht kushton pak por gjithmonë është më mirë ta rrisësh vetë.

Borziloku ka nevojë për ngrohtësi dhe sistem të mirë kullimi në saksinë e përzgjedhur.

Në një saksi mbillni 3-4 fara borziloku dhe mbulojini me dhe’ të ushqyer me pleh organik.

Saksinë vendoseni në një parvaz dritareje deri në çeljen e fidanëve.

Kur moti të jetë përfundimisht i ngrohtë, saksinë zhvendoseni jashtë në ballkon në një vend të ndriçuar mirë.

Gjatë ujitjes sigurohuni që gjethet të mos lagen.

Kur borziloku të jetë rritur plotësisht e të ketë zënë rrënjë, zhvendoseni në një saksi më të madhe.

Mblidhni gjethet që ju duhen rregullisht dhe vazhdoni ta ushqeni dheun me pleh të pasur.

Borziloku nuk zgjat gjithë verën, ndaj mund të bëni një mbjellje tjetër në fund të Korrikut.
Kungujt E Njomë Dhe Kungulli I Verdhë
Në Qershor blini fara për të dy llojet dhe futini në saksi.

Mbulojeni secilën farë me dhe dhe sipër saj vendosni nga një kavanoz qelqi që të siguroni nxehtësinë e duhur deri sa të çelin filizat.

Më pas bashkë me kavanozin hiqni edhe filizat më të dobët.

Sigurohuni që  farat t’i keni mbjellë në hapësirë nga njëra tjetra sepse si kungulleshkat ashtu edhe kungujt e verdhë duan shumë vend.

Zgjidhni saksi të mëdha dhe ujitini rregullisht.
Karrotat
Farat e karrotave duhen mbjellë në një thellësi rreth 1 centimetër dhe në rreshta.

Filizat duhet të qëndrojnë 2 centimetra larg njëri tjetrit.

Ujitja duhet të jetë e vazhdueshme dhe e rregullt.

Karrotat mblidhen kur të kenë arritur përmasat e duhura gjë që ndodh 7 deri në 10 javë pas mbjelljes.

Ju mund t’i mbillni barishtet dhe perimet edhe me fidanë. Ato i gjeni në tregun e fshatarëve apo në farmacitë bujqësore.  /AgroWeb.org

Thesaret e Qershorit – Zbuloni perimet që duhet t’i mbillni që tani në ballkon Read More »