Aurora

E akuzuan për dhunë ndaj fëmijëve, drejtoresha e shkollës nuk i mban lotët para kamerave (Video)

Saime Hegrepi Drejtoresha e shkollës “Osman Llampiraj” në Shtoj i Ri, Shkodër ka dalë në një komunukim për media duke e cilësuar akuzën për dhunë ndaj nxënësve dhe stafit pedagogjik si shpifje. Sipas saj, dy nxënësit janë manipuluar nga mësuesja Luljeta Shyti të cilën drejtoresha e ka paditur tashmë në prokurori.

Saime Hagrepi nuk i ka mbajtur dot lotët para kamerave kur përmendi fëmijët e familjen që siç u shpreh ajo janë ndjerë shumë të fyer nga kjo ngjarje.

“Më datë 6 qershor 2016, mësuesja Luljeta Shyti ka bërë një intervistë në disa media duke pretenduar se nga unë është ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi nxënësit dhe stafin gjë e cila nuk është aspak e vërtetë ndaj sot kam bërë një kallëzim penal në Prokurori dhe kam akuzuar Luljeta Shytin për shpifje ndaj meje e familjes “, tha drejtoresha.

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Saime Hegrepi, ka përfunduar në polici disa ditë më parë pasi është akuzuar nga kolegët dhe nxënësit për dhunë psikologjike e fizike, gjatë një incidenti në ambientet e shkollës.

E akuzuan për dhunë ndaj fëmijëve, drejtoresha e shkollës nuk i mban lotët para kamerave (Video) Read More »

Sherri tek komisioni i mediave, Balla: Inspirohen nga Berisha, jo ‘Luli pulë”, çfarë fshihte deputeti në panatallona

Kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla në një deklaratë për gazetaret sot nga ambientet e Kuvendit tha se kryetarja e Komisionit te Medias Albana Vokshi ka shpërdoruar detyren. Ai ka kërkuar që “Basha te frenoje deputetet e tij nga keto akte dhune. Një deputet ka pasur veze në pantallona”, është shprehur ai.

“Të gjthë e dimë që kjo është një fjie bari e radhës për të treguar kush është më i paepuri në sytë e Saliut se këto janë skena që inspirohen nga Saliu jo nga Luli pulë.

Në rregullore s’ka nen të parashikuar për akte vandalizmi e dhunë jashtë sallës së seancave plenare. Unë do i kërkoja Gardës së Republikës që punonjësit e Gardës të dhunuar nga deputetët të kallëzohen penalisht se në fund të fundit taksapaguesit e pagujanë punonjësin e gardës të ruajë qetesine e s’ka të drejtë Noka e Salianji të godasë një djalë shqiptar që kryen një detyrë. Të vlerësojnë dëmet e infrastrukturës në foni që janë kryer nga vandalët e SHQUP-it.

Veliaj ka qenë i ftuar nga 2/3 e komisionit, zonja Vokshi ka shpërdoruar në mënyrë të padrejtë pozicionin e kryetarës së komisionit për të mos hedhur në votim propozimin e anëtarëve. PD po e përdor teatrin për interesat e tyre. Kishte hezitim dhe ndoshta frikë nga deputetet e PD që të gjendur pa asnjë argument tentuan të bllokojnë seancën dëgjimore” tha Balla.

Sherri tek komisioni i mediave, Balla: Inspirohen nga Berisha, jo ‘Luli pulë”, çfarë fshihte deputeti në panatallona Read More »

Aktualitet, Kryesore ISUV-i, “tenxherja ku ziejnë” analizat false të ushqimeve kancerogjene që hanë shqiptarët, çdo alarm ka dalë “pa gjë”

LSI ka “bunkerin” e kontrollit ushqimor,  po na dëndin me shiringa
Sikur shqiptarët ta dinim realisht se çfarë hanë, se me çfarë produktesh false, kalbësira, sëmundje e kimikate ushqejnë veten dhe fëmjët, do shkonin të kapnin “për fyti”, ata që nxjerrin në treg ushqime vrasëse, së pari “bluzë-bardhët” laborantë shtetëror ushqimor të nxirë nga korrupsioni, që certifikojnë këto ushqime me analiza false, me logon zyrtare “ISUV”.

Për shkak të mos kontrollit dhe kontrollit fiktiv, që bëjnë në treg pazarxhinjt e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) të “Gimes” në shkëmbim të rryshfeteve dhe biznesve të njeri-tjetrit në sektorin ushqimor, në organizmin tonë po futet përditë krimi ushqimor që na ofrojnë prodhuesit, importuesit dhe AKU, në bashkëpunim me Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), që ka për detyrë parësore të garantoj gjithë zinxhirin e sigurisë dhe cilësisë ushqimore, por që e bën me klientelizëm, institucion që vazhdon ta komandojë akoma “banda” LSI, nëpërmjet një juristi që më shumë bën “analizat se më cilën parti duhet të shkojë” para e pas çdo palë zgjedhjeve poltike, sesa analizat e produkteve ushqimore.

Ky shërbim qendror kontrolli laboratorik, vazhdon të funksionojë si “bunker” i analizave të ushqimeve që konsumojnë njerëzit dhe kafshët, e që janë të lidhura, mbasi sëmundjet dhe falsitetet në ushqimet e kafshëve, përcillen tek ushqimi njerëzor nëpërmjet mishit, qumështit, bulmetarve, shpendëve, vezëve, prodhimeve të detit e vaskave, gjë të cilën drejtori i ISUV Taulant Kalo e di mirë, sepse ka edhe vetë biznes me rrjet tregu e restorantesh prodhime deti e vaskash.

Kjo qendër kombëtare laboratori, që ka nën kontroll edhe laboratorët veterinar në mbarë vendin, që verifikon kontrollet e analizon edhe analizat e AKU së “Gimes”, po lejon të futen në treg ushqime që “vrasin” shëndetin dhe jetën e konusmatorit, lejon të përdoren në ferma bagëtish ushqime kimkisht të përpunuara e kancerogjene, lejon të futen e të shiten në treg farëra e pesticide që helmojnë perimet, zarzavatet, frutat, bazën ushqimore të bagëtive.

Ky ISUV-i “bunker” i LSI, lejon të importohen dhe shiten në farmacitë bujësore e veterinare, barna dhe medikamente që stimulojnë fiktivisht pjekjen e përshpejtuar, peshën, sasinë, formën dhe “zbukurimin” e produktit, fakte që ndeshen në peshën e bagëtive të trasha e të imëta, perimeve, zarzavateve frutave,
peshkut, derrave, pulave, shumica e të cilave ushqehen me vitamina të hedhura në ushqim.

Në Shqipëri, lejohen falsitetet dhe përbërësit kimikë në fabrikat e bulmetrave, të ëmbëlsirave, fabrikat e miellit, bukës, prodhimeve të brumit ushqimeve për fëmijë, cokollatat, akulloret, “Fast-Food”, byrektoret, biskotat e sidomos fabrikat e sallamrave, të cilat sipas analizave të ISUV-it të LSI-së, hedhin në treg sallamra “me mish viçi vendi të freskët” me çmim 300-500 lekë kilogrami, kur mishi i viçit në treg është minimalisht… 800 lekë/kg!

Ka shumë produkte vendi e importi, që jo vetëm prodhohen, ambalazhohen, certfikohen e tregtohen me etiketa, marka, letra kontrolli e importi, analiza false në dogana e në laboratorët e AKU dhe të Shëndetit Publik, por çuditërisht marrin edhe nga ISUV-i i LSI, “vulën” zyrtare: “Ka siguri dhe cilësi sipas standardeve të lejuara prej BE”. A është realiteti i sigurisë dhe cilësië ushqimore në Shqipëri, siç deklaron ky “bunker” kontrolli e analizash? (Vijon)./Pamfleti

Aktualitet, Kryesore ISUV-i, “tenxherja ku ziejnë” analizat false të ushqimeve kancerogjene që hanë shqiptarët, çdo alarm ka dalë “pa gjë” Read More »

Noka i “qepet nga pas”, Veliaj: Që në fillim e kuptova që ky ishte një kurth

Kryebashkiaku Erion Veliaj pasi iku nga mbledhja e komisionit të medias ka dhënë një prononcim për mediat. Por as këtu, deputeti demokrat Flamur Noka nuk e ka lënë rehat duke iu qepur nga pas dhe ndërhyrë në fjalën e tij.

“Po ta keni vënë re e kam me pasion këtë punë e sa është mundësia për ta lartësuar Tiranën, e kam bere por nesër do jemi në Barcelonë dhe u ftova nga 2/3 e komisionit dhe thashe po i bejme sot te dyja degjesat. Që në fillim e kuptova që ky ishte një kurth dhe jo seancë për tu dëgjuar. …ky ligj s’është që prish teatrin as që e ndërton por që hap një negociatë dhe thotë të bëjmë një teatër që ndoshta xhepi nuk na e mban por si rasti i stadiumit të kemi nje Teater te ri.

PD themela në një shpi te zona e Kavajës, sot ëstë te SHQUP, atyre personazheve që po silleshin si vandalë që se dinë ku është teatri jo më të kenë parë një shfaqje nga fillimi në fund, pra kishin nevojë për zgjerim. Zaptoi SHQUP-in sa humbi zgjedhjet”, tha Veliaj ndër të tjera gjatë fjalës së tij.

Noka i “qepet nga pas”, Veliaj: Që në fillim e kuptova që ky ishte një kurth Read More »

Marin Mema: Nuk jam çam, jam shqiptar, ndaj të gjithë jemi çamë

Me mjetin e vetëm që ka pasur në dorë, me fjalën, ai ka bërë jo pak për Çështjen Çame. Ndaj Marin Mema ka qenë një nga figurat e vlerësuara sot nga PDIU dhe Shoqata Çamëria për kontributin e dhënë për këtë çështje.
“Për mua ky çmim ka një vlerë shumë të veçantë sepse vlerësime të tilla janë ngjyer me gjakun e të pafajshmëve. Brenda këtyre vlerësimeve është shpirti dhe zëri i këtyre njerëzve që nuk duhen harruar kurrë. Ne duhet ta risjellim, e ta risjellim, e ta risjellim përditë zërin e tyre.
Ne duhet të sjellim gjithçka që ata kanë vuajtur, që kjo çështje të gjejë zgjidhje. Për shkak të emisioneve të shumta që kam bërë në Çamëri shumë njerëz më pyesin: “Marin, ti je çam”? Jo nuk jam çam, por jam shqiptar. Kur je shqiptar, je shqiptar edhe çam, shqiptar i Kosovës, i Iliridës, i Malit të Zi, i çdo krahine.
Kështu duhet të ndihet çdo shqiptar. Duhet ta duam vendin tone sepse ky vend mund dhe duhet te behet nga ata që e duan vërtetë”, tha Mema./njekomb

Marin Mema: Nuk jam çam, jam shqiptar, ndaj të gjithë jemi çamë Read More »

Salianji rreh punonjësit e gardës

Një debat i ashpër mes Erion Veliajt dhe Albana Vokshit u zhvillua në Komisionin e Medias, gjatë një seance dëgjimore me kreun e Bashkisë së Tiranës për çështjen e teatrit.

Ervin Salinji është përplasur keq me gardën, e cila po mbron kryebashkiakun Veliaj. Deputetët demokratë kërkojnë largimin e kryebashkiakut Veliaj nga komisioni, gjë e cila ka sjellur përplasje mes dy kampeve në komision.

Noka, Balliu dhe Salianji po bëjnë rolin e badigardit të Vokshit, duke dhënë një shfaqje të shëmtuar.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1358040387654413/?t=0

Salianji rreh punonjësit e gardës Read More »

Sherr në Komisionin e Mediave, Veliaj përplaset me Vokshin: S’meriton respekt, ke pasion të bëhesh si aktore, dështove dhe sjell Teatrin në Parlament (Video)

Mbledhja e sotme e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka degjeneruar në debate dhe fyerje mes kryetares Albana Vokshi dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Albana Vokshi në fjalën e saj tha se Veliaj ishte i paftuar në këtë seancë për të folur për ‘’Teatrin Kombëtar’’, pasi e pranishme pritej të ishte ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Debatet e plota:

Veliaj: Po bën teatër

Vokshi: S’e merrni dot fjalën pa ua dhënë une, ju bëni zhurmuesin atje

Veliaj: Sapo të thashë që nesër Sheshi Skënderbej eshtë për një cmim në Barcelonë

Vokshi: A mund ta mbyllni

Veliaj: Erdha sic më kërkuat

Vokshi: Mbyllni mikrofonin

Veliaj: Po gënjen

Vokshi: Mos u trego arrogant

Veliaj: Sic po bëni me aktorët dhe tratrin

Vokshi: Mos u bëni arrogant mund të qëndroni më lart se kaq

Veliaj: Ki dinjitetin të thuash të vërtetën nëse do të bësh aktoren shko bëj audicion

Vokshi: Ki kujdes me gjuhën që përdor se juve

Veliaj: Erdha për respekt, edhe ti i thua ik, keni frikë?

Vokshi: Ti duhet të zbatosh ligjin

Veliaj: E humbisni kauzën, shkoni me bisht në shalë dhe Tirana fiton

Vokshi: Jeni bërë për të ardhur keq. Unë mund t’ju nxjerr dhe jashtë ke ardhur i paftuar se nuk doni të keni ministren vetëm

Veliaj: Iku koha kur ju nxirrni jashtë. Nesër merr cmim Sheshi Skënderbej nuk mund të jem. Ti do qetësohesh dhe do kuptosh se cdo sulm që keni bërë…

Vokshi: Këtu drejtoj unë jo juve, mbyll mikrofonin

Veliaj: Shiko deputetët e PD të gjithë i ke për kafe te Pazari i Ri. Ke pasion të bësh aktore, dështove dhe ke sjellë teatrin në Parlament

Vokshi: Të dalin kamerat përjashta. Pesë minuta pushim. Ndërpritet mbledhja

Veliaj: Pse ke frikë nga e vërteta? Të ka marrë në qafë kryeministri ty, që të thotë Pamela

Vokshi: I thashe Gardes po Garda ka frike ta nxjerri jashte, cfare ti them une Gardes. (kerkon te nderprese mbledhjen sa te largohet Veliaj)

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1921904561194049/?t=0

Sherr në Komisionin e Mediave, Veliaj përplaset me Vokshin: S’meriton respekt, ke pasion të bëhesh si aktore, dështove dhe sjell Teatrin në Parlament (Video) Read More »

Skandali me pronat tek Rana e Hedhun, organizatori i skemës: “Janë shpërndarë për 50 mijë lekë e një gotë raki”

Lek Frroku i akuzuar si organizator i skemës së tjetersimit të pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ka pranuar se tokat në Shëngjin janë shpërndarë nga ish zyrtarë shtetërorë për 50 mijë lekë ose siç tha ai “për një gotë raki”. Frroku tha se ai dhe pjestaret e tjerë të familjes së tij e kanë blerë këtë prone dhe se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje.

“Ato prona janë shpërndarë që në vitin 2002 nga kryepleqnit e fshatrave se këtu me një gotë raki, me 50 mijë lekëshe…se kur janë në administratë njerëz pa shkollë kështu vazhdon” tha Frroku, sipas të cilit prokuroria po luan me dy standarte.

Gjatë një prononcimi për mediat, Frroku nuk ngurroi të akuzojë prokurorin me veting, ndërsa vuri në dukje se në burg janë futur vetëm zyrtarë të PD dhe LSI dhe asnjë socialist.

“Unë ndoshta seancën tjetër do kërkoj edhe dorëheqjen e Prokuror nuk ma merr mendja të kalojë vettingun për një arsye se së pari duhet ti kontrollohen dëftesat. Vetëm janë futur zyrtarët e PD dhe të LSI, asnjë zyrtar tjetër. Është folur për një dosje tjetër, pse prokuroria nuk e nxjerr këtë dosjen tjetër” tha Frroku.

Lek Frroku i cili ka aktiviete biznesi në Lezhë, është vënë nën akuzë për tjetersimin pronave tek Rana e Hedhun, ndërsa vijon të qëndrojë në arrest shtëpie prej më se dy muajsh.

Skandali me pronat tek Rana e Hedhun, organizatori i skemës: “Janë shpërndarë për 50 mijë lekë e një gotë raki” Read More »