Aurora

Mesnatë e frikshme/ Shkarkesa të fuqishme elektrike, rast i rrallë! Çfarë pritet ditët në vazhdim (Video)

Rrebeshet e shiut me erën e fortë dhe ulja me 10 gradë e temperaturave brenda një orë, ishte një fenomen i rrallë për Tiranën. Sinoptikanët tregojnë se ajo çfarë përjetuam mesditën e së premtes ishte nje ministuhi tropikale.

Por edhe më i çuditshëm vazhdoi moti në orët pasuese.

“Pas stuhisë ndryshoi krejtësisht rryma duke sjellë shkarkesa të mëdha”.

Parashikimet flasin për një mot me shi deri në fund të Qershorit.

Temperaturat e larta pritet të kthehen në Korrik. Në javën e dytë të këtij muaji, parashikohet që termometri të shënojë 37 gradë

Mesnatë e frikshme/ Shkarkesa të fuqishme elektrike, rast i rrallë! Çfarë pritet ditët në vazhdim (Video) Read More »

A besoni në mrekulli? Shkon në farmaci dhe doktori i jep ilaçin që i shpëtoi jetën! Zbuloni se çfarë është

Kjo histori po ben xhiron e botes. Për t’i blerë vellait te saj te vogel te sëmurë një “mrekulli”, një vajzë 8 vjeçare doli qetësisht nga shtëpia e saj një natë dhe shkoi gjashtë blloqe larg në një farmaci, pa i njoftuar prindërit e saj.

E atë mbrëmje, vajza 8-vjeçare, e quajtur Tess, dëgjoi bisedën e prindërve të saj rreth vëllait të saj të vogël, Andrew.

Andrew ishte shumë i sëmurë, por nuk kishin para për të paguar për operacionin e tij të kushtueshëm. Babai i saj kishte shitur shtëpinë e tyre dhe i harxhoi të gjitha kursimet për të paguar faturat mjekësore.
“Vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë atë tani,” Tess dëgjoi babin e saj duke i thene nenes me deshperim.

Duke dëgjuar këtë, Tess shkoi në dhomën e saj të gjumit dhe nxori një enë prej xhami nga dollapi. Ajo derdhi cdo gje qe kishte brenda monedhat 5centeshe, dhe monedhat 10centeshe, dhe filloi ti numeronte.
Dhe me paratë që ajo kishte, shkoi ne farmacine me te afert.

Teksa farmacisti ishte duke folur me nje zoteri te veshur mir,ajo iu afrua dhe priste me padurim që ta vinte re, por ai vazhdonte të fliste me zoterine.

Në ankth për të blerë “mrekulline”, ajo hoqi disa monedha nga kavanozi i saj dhe goditi xhamin.
Farmacisti, i hutuar nga tingujt, e pyeti Tessin i bezdisur: “Çfarë do? Po flas me vëllanë tim i cili erdhi nga Çikago. Unë nuk e kam parë atë për vite! ”

Tess mblodhi guximin dhe tha: “Vëllai im i vogël është me të vërtetë i sëmurë. Unë do të doja të blija një ‘mrekulli’ nga ju. ”

“Çfarë?” shpertheu farmacisti.
“Vëllai im, Andrew, ka diçka të keqe qe rritet brenda kokës së tij. Babai im thotë “vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë atë tani.” Pra, sa kushton një mrekulli? “Shpjegoi Tess.

“Ne nuk i shesim mrekullitë këtu,” tha farmacisti.
Vëllai i farmacistit dëgjoi gjithçka dhe u përkul duke pyetur Tessin: “Çfarë mrekullie i duhet vëllait tend?”

“Nuk e di,” tha Tess, me lot në sy. “Babai im nuk mund të përballojë për të paguar për këtë, kështu që unë do ta blej me paratë e mia.”

“Sa para keni?” Pyeti vëllai i farmacistit.

“$ 1.11”, murmuriti Tess. “Keto jane te gjitha parate qe kam.

Zoteria i veshur mirë buzëqeshi dhe u përgjigj me butësi: “$ 1.11 është pikërisht çmimi për të blerë një mrekulli për vëllain tend të vogël. Ju lutem më dërgoni te vëllai dhe prindërit tuaj, më lejoni të shoh se per çfarë lloj mrekullie ka nevojë. ”

Tess shoqeroi zoterine per ne shtepine e saj.

Mrekullisht, vëllai i farmacistit ishte Dr Carlston Armstrong, një mjek nga Çikago i specializuar në neurokirurgji.

Pas shqyrtimit të Andrew, Dr Armstrong i siguroi Tess, “Unë e di per çfarë mrekullie ka nevojë vëllai yt, dhe do të kushtojë vetëm $ 1.11.”

Pak kohë më pas, Dr Armstrong përfundoi operacionin e Andrew pa i vendosur prindërve ndonjë tarifë.
Pas operacionit, Andrew gradualisht rimori shëndetin e tij ,e e gjitha kjo në sajë të mrekullisë $ 1.11 qe i bleu Tress.

Kjo histori, edhe pse pretendohet të jetë e vërtetë, ka nje origjinë të panjohur. Ajo do te na tregoje të mos ndalojmë kurrë se shpresuari, sepse mrekullitë mund të ndodhin. Për më tepër, ne mund ta krijojmë atë mrekulli duke u dhënë të tjerëve pa pritur asgjë në këmbim, ashtu sic bëri Dr Armstrong.

A besoni në mrekulli? Shkon në farmaci dhe doktori i jep ilaçin që i shpëtoi jetën! Zbuloni se çfarë është Read More »

Policia bën kërdinë në Tiranë, heq 26 leje drejtimi, arrestohet 35 vjeçar për korrupison

Një 35-vjeçar me inicialet A,M ka përfunduar në pranga ditën e sotme në kryeqytet pasi tentativave për të korruptuar një punonjës të policisë.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë edhe dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të çrregullt.

Policia rrugore ka pezulluar 26 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi tej normale të lejuara.

Gjatë zbatimit të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave përgjatë fundjavës, nga shërbimet e Policisë Rrugore të kryeqytetit ka qenë objekt kryesor konstatimi i drejtuesve të mjeteve nën efektin e alkoolit. Rreth orës 02:50 në rrugën “Xhorxh .W. Bush” i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit tip “Citroen” me targë AA 374 OZ, i cili nuk ju bind fillimisht shenjës së ndalimit duke u larguar dhe pasi patrullat e Policisë Rrugore e ndoqën u bë i mundur ndalimi i tij në rrugën e “Barrikadave”.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, drejtuesi i mjetit me targë AA 374 OZ, me iniciale A. M., 35 vjeç, i ka dhënë një kartmonedhë 2000 lekë të reja policit i cili ka qenë duke verifikuar rastin, për të evituar verifikimet e mëtejshme dhe ndëshkimin për kundravajtjen e konsumuar.
Në moment është bërë kapja dhe arrestimi në flagrance i drejtuesit të mjetit për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal si dhe u hartua procesverbali i konstatimit të shkeljes për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të oficerit të policisë rrugore dhe drejtim i mjetit nën efektin e alkoolit në masën 0.42 mg/l.

Gjithashtu nga kontrollet policore u verifikuan dhe:

•U arrestuan në kushtet e flagrancës edhe dy drejtues mjetësh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt( pa Leje Drejtimi e tjetri për drejtim mjeti në gjendje të dehur)

•U pezulluan 26 leje drejtimi, nga këto: 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 14 për shpejtësi tej normale të lejuara.

•U penalizuan 7 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie veçanërisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

•U penalizuan 8 drejtues mjetesh për xhama të errësuar.

•Ndërkohë, në zbatim të Planit Operacional TISPOL 2018 për mjetet debitore, u verifikuan dhe u ndaluan administrativisht 25 mjete për detyrime të pashlyera.

Policia bën kërdinë në Tiranë, heq 26 leje drejtimi, arrestohet 35 vjeçar për korrupison Read More »

Ambasadori Donald Lu ka një përgjigjie për të gjithë zërat që thonë se po dështon reforma në drejtësi

Në një kohë, ku duket sikur çdo gjë është pezulluar dhe skepticizmi po rritet, ambasadori Donald Lu rikthehet me një tjetër deklaratë për reformën në drejtësi.

Disa njerëz kane thënë se reforma në drejtësi po bllokon sistemin e drejtësisë dhe po dështon. Cili është komenti i Ambasadorit Lu mbi këto pretendime?

Ambasadori Lu: Vetingu po funksionon. Shumë gjykatës dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe apo të tregonin se kishin integritetin e duhur për t’i shërbyer drejtësisë në Shqipëri. Disa njerëz e kanë kritikuar procesin sepse ka penguar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Unë nuk mendoj kështu. Ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me radhë. Vettingu po e ndreq këtë. Së shpejti Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër, që e kanë kaluar vettingun. Ai sistem është e ardhmja e Shqipërisë.

Ambasadori Donald Lu ka një përgjigjie për të gjithë zërat që thonë se po dështon reforma në drejtësi Read More »

Pylli që shqiptarët e kthyen në motele kurvash e restorantesh ku hanë zyrtarët hajdutë

Golemi i dikurshëm në Martha’s Vineyard’s Massachusetts.

Shkruan Ilir Demalia

Në ishullin Martha’s Vineyard’s në Chappaquidick Beach, dhe kudo në Marthas’s Vineyard’s, natyra e paprekur, kurohet dhe ruhet me fanatizëm. Nje pyll pafund në Chappaquidick, më kujtoj pyllin me pisha të Golemit të para 1990-ës.

Por shqiptarët dhe injoranca e tyre, babëzia dhe dhuna karshi natyrës, ku kemi arritur sa e kemi denatyralizuar atë, i hymë me kazma dhe lopata, sharra e sopata pishave të mbjellura në kohën e Mbretit Zog. Një pyll që mbushte me oksigjen gjithë Golemin.

Barbarët ju turrën, URRA buraaa! Shtruan beton! Ngritën Motele Kurvash, Restorante ku hajnë vetëm hajdutët e administratave të radhës, shërbëtorët e spiunët e regjimit dje dhe sot e kthyen pyllin e Golemit në një Qenef.

E Gëzofshi!

Pylli që shqiptarët e kthyen në motele kurvash e restorantesh ku hanë zyrtarët hajdutë Read More »

Receta 6.000-vjeçare për shërimin e shumë sëmundjeve

A keni dëgjuar ndonjëherë për Pasteli? Kombinimi i një shije të ëmbël dhe fuqia shëruese është e rrallë, por kjo recetë është shembull i përkryer i një kombinimi të tillë.

Pasteli i parë u zbulua 6.000 vjet më parë, dhe është përdorur në Greqinë e lashtë dhe Lindjen e Mesme.

Kjo recetë është përmendur në Iliada e Homerit, ku është quajtur Intrion. Kjo është një nga gjërat më të shijshme që ju do të provoni ndonjëherë, dhe në të njëjtën kohë, është plot me ushqyes të fuqishëm.

Le të fillojmë nga fillimi. Pasteli është përmendur në Iliada si një ushqim që i është dhënë ushtarëve para se të shkonin në betejat e tyre, për të rritur energjinë e tyre dhe për t’u dhënë atyre forcë.

Pasteli është përmendur edhe në të dhënat e lashta egjiptiane, si një ilaç që është bërë dhe konsumuar kryesisht nga gratë, sepse ai i stimulon hormonet e tyre dhe rritjen e dëshirës seksuale të tyre.

Çfarë është Pasteli? Është një ilaç i bërë nga dy super përbërës të shëndetshëm susam dhe mjaltë. Disa njerëz preferojnë të telefonojnë për ta marrë të gatshme ndërsa ju rekomandojmë ta përgatitni vetë. Në këtë artikull ju mund të mësoni se si të bëni këtë ilaç të shëndetshëm dhe të shijshëm që quhet “byrek mjaltë-susam.”:

Përbërësit:

300g tahin (paste susami direkt nga fusha)

300g mjaltë organik

Përgatitja:

Para se të përzieni përbërësit në një tas, mblidhni lëngun nga maja e tahinit në fushat ku mbillet. Ky lëng tahini do t’ju ndihmojë të formojnë Pastelin.

Sasi e vogël e disa farave të susamit mbi topat e lëngut që është i trashë si ngjitës (pra ngjitini ato si në figurën në krah) dhe mbajini ata në frigorifer.

Ju gjithashtu mund të shtoni disa arra, lajthi, fistikë dhe çfarëdo arra të tjera që ju pëlqejnë. Disa njerëz e bëjnë rosto Pasteli, por ne nuk e rekomandojmë këtë, sepse ngrohja mund të shkatërrojë ushqyesit.

Pasteli mund të konsumohen si një kurë ose meze e lehtë, por ju nuk duhet të hani më shumë se 2-3 në ditë, sepse çdo top ka kalori, kështu që ju nuk dëshironi të hani shumë.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve është një mrekulli në mesin e ushqyesve. Pasteli është i pasur në:

Zink

hekur

fibër

magnez

kalcium

bakër

Vitaminat

vitamina B

Për të qenë më i saktë – të gjithë ushqyesit që trupi juaj ka nevojë!

Sipas ekspertëve, Pasteli ndikon pozitivisht në rregullimin e yndyrës në gjak, sidomos në rregullimin e raportit midis LDH dhe HDL kolesterolit.

Pasteli është i mirë për aritmi, hipertension, dhe takikardi, dhe gjithashtu rregullon qarkullimin e gjakut.

Ky ilaç i lashtë do t’ju japë energji të mjaftueshme për përpjekjet fizike dhe mendore, dhe konsumi afatgjatë i Pastelit do t’ju ndihmojë të reduktoni ankthin, lodhjen kronike, dhe depresionin.

Rrit në mënyrë të konsiderueshme dëshirën seksuale në të dy meshkuj dhe femra. Ky kombinim ka një efekt qetësues në rastet e stresit kronik brenda tre javësh të konsumimit të rregullt.

Ne ju rekomandojmë të provoni këtë recetë, sepse ne besojmë se ju nuk do të keni provuar një ilaç të shëndetshme dhe më të shijshme deri tani!

Receta 6.000-vjeçare për shërimin e shumë sëmundjeve Read More »

Del rezultati i kërkimit shkencor dhe e gjithë bota duhet ta marrë vesh: 2 vezë në ditë e “çmendin” organizmin

E vështirë është të gjesh një familje në vendin tonë, e cila nuk e ka të paktën një pako me vezë në shtëpi. Ngrënia e dy vezëve çdo mëngjes është një mënyrë e mirë për të nisur ditën. Jo vetëm për shkak të shijes së tyre, por edhe për një numër të madh përfitimesh .Çfarë përmbajnë vezët?
Vitaminat A, D dhe E si dhe B12, riboflavinë dhe folate. Gjithashtu ka minerale si jodi, hekuri, kalciumi, zinku dhe seleni.

Vezët dhe kolesteroli

Ndoshta keni dëgjuar se vezët mund t’ju bëjnë dëm për shkak të kolesterolit që përmbajnë. Kjo është e gabuar, Vezët kanë kolesterol, por ai nuk është i dëmshëm dhe nuk përfshihet në qatë lloj kolesteroli që ndikon negativisht në gjak. Nuk keni pse të shqetësoheni për kolesterolin që përmbajnë vezët, ndaj konsumojini ato.

11 përfitime shëndetësore nga vezët:

Humbni peshë

Studimet tregojnë se një mëngjes i pasur me proteina ju ndihmon të humbni peshë. Sipas kërkimeve, një dietë me pak kalori, e kombinuar me një dozë vezësh për mëngjes, ju ndihmon të humbni peshë dy herë më shpejt.

Vezët ju ndihmojnë të forconi sistemin imunitar

Duke qenë se tashmë po dalim edhe nga muajt e dimrit, shumë prej jush mund të kenë një sistem imunitar të dobët, për shkak të gripit apo virozave të tjera që mund të keni kaluar. Vezët ju ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Studimet tregojnë se dy vezë në dtë mund t’ju mbrojnë nga infeksionet, viruset dhe sëmundjet e përgjithshme.

Përmirëson kujtesën

Keni dëgjuar ndonjëherë për aminoacidet dhe kolinën? Ato ndikojnë në sinjalet nervore për të mbajtur mend gjërat e vogla nga dita në ditë. Sipas disa kërkimeve, suplemente të veçanta të kloinës mund të përmirësojnë kujtesën.

Ndihmojnë me shikimin

Luteina ndihmon sytë të kenë shikim të qartë dhe të pastër. Sipas kërkimeve të ndryshme, vezët e pulës janë të pasura me luteinë, e cila ndihmon edhe retinën të mos dëmtohet.

Kundër depresionit

Vitamina D është e vështirë të merret në dimër, e cila duket se fshihet me diellin. Vezët mund t’ju vijnë në ndihmë pasi janë të pasura me vitaminën D, e cila ndihmon në luftën kundër depresionit.

Forcon skeletin

Kur hani vezë, pasuroheni me kalcium, i cili është i rëndësishëm për forcimin e kockave dhe skeletit. Gjithashtu lufton osetoporozën.

Të mira gjakun

Vezët janë të pasura me folate, e cila është një lloj vitamine B, e nevojshme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Njerëzit që kanë mungesë të folateve vuajnë nga anemia

Kundër plakjes

Përmbajnë aminoacide që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave, të cilat ndikojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe në pamjen tuaj të jashtme.

Ndihmojnë në luftën me sëmundjet e zemrës

Studimet e kryera në një universitet në Kanada tregojnë lidhjen mes vezëve dhe reduktimit të riskut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa llojeve të kancerit. Sekreti është se vezët janë të pasura me dy lloje antioksidantësh: tripotan dhe tyrosinë.

Ndërton muskujt

Veza është e pasur me proteina, e cila ndihmon në rritjen e masës muskulare.

Mbron lëkurën, flokët dhe thonjtë

Vezët përmbajnë shumë vitamina B dhe acide yndyrore omega 3. Këto ju ndihmojnë të mbani lëkurën, flokët dhe thonjtë e shëndetshë

Del rezultati i kërkimit shkencor dhe e gjithë bota duhet ta marrë vesh: 2 vezë në ditë e “çmendin” organizmin Read More »

“Fitova lotarinë, ja çfarë më ndodhi në Amerikë”! Vajza nga Tirana na tregon diçka të rëndësishme që të gjithë duhet ta dimë

Ana nuk ngurron të rrëfejë gjithçka, të mirat dhe të këqijat që të presin, pasi shkel në “tokën e premtuar”.. Ajo ka një histori ndryshe nga pjesa tjetër e shqiptarëve. Nuk ishte ëndrra e saj të largohej. Pasi mbaroi studimet, u punësua në një institucion shtetëror. Jeta e saj ishte këtu, në Tiranë, mes familjes, miqve pafund dhe jetës së pasur sociale. Vajza e bukur e kryeqytetit, kishte bërë shumë punë për të arritur aty ku ishte, e tashmë e ndjente veten të realizuar.

Dashuria e madhe për familjen, as që e kishte lejuar t’i lindte në mendje dëshira e largimit.

Lotarinë e hodha më shumë e shtyrë nga miqtë. Madje kur dolën fituesit, ishin sërish shoqet që më pyesnin vazhdimisht, nëse e kisha parë. E kontrollova pas 5 ditësh dhe pashë që isha fituese. Familja nuk po më besonte, menduan se po bëja shaka edhe e them me bindje, që e kanë marrë me shaka, deri sa kam hipur në avion. Nuk më penguan, sepse e dinin që mundësi të reja po më krijoheshin. Por, shkëputja prej tyre, ishte një nga gjërat më të vështira që kam përjetuar. Ishte hera e parë, që largohesha nga njerëzit e mi.”
Ana tregon hapat që ndoqi, deri në largimin nga Shqipëria.

Faza e parë është përzgjedhja, ku ti ke numrin tënd identifikues. Pastaj vazhdon me fazën e dytë, plotësimin e formularit online, ku kërkohen informacione rreth teje dhe edukimit tënd. Më pas lajmërohesh për intervistën, në varësi të numrit identifikues. Para se të intervistohesh, duhet të kesh mbledhur të gjitha dokumentet dhe t’i kesh dërguar në ambasadë”.
Për të shkuar në Amerikë, duhet patjetër ndihma e një njeriu, që të të sigurojë garancinë. Fatmirësisht, Ana kishte shoqen e saj. Ajo i siguroi garancinë dhe më pas e ndihmoi me akomodimin dhe gjetjen e punës. Ana tregon se u dashurua me Bostonin, sapo zbriti në aeroport. Një jetë e re po niste, por ajo as që e kishte idenë e asaj, që e priste më tej. Thjesht nuk i tha jo, një mundësie.

Në fillim nuk isha e përgatitur, mendoja se jeta do të ishte e lehtë. Mendoja se e dija mirë anglishten, por nuk ishte ashtu. Ritmi i amerikanëve ishte shumë i shpejtë dhe mezi i kapja fjalët e tyre. Probleme hasa sidomos gjatë punës sime të parë, në ‘fast food’. Dilte ndonjë andrallë çdo ditë, qoftë te menuja e gjatë, apo tek njerëzit, pasi ke të bësh me të gjitha kombet dhe racat. Iu futa anglishtes, duke e mësuar më shumë nga ‘YouTube’. Me kalimin e kohës fillova të përshtatesha. Fitova sigurinë e gjuhës dhe nisa të kërkoj një mundësi më të mirë për veten. Puna aktuale është në kompaninë e njohur ‘Benchmark’.”
Ana tregon, se në Boston gjithçka është ndryshe. Krejt ndryshe funksionon puna, shkolla, shoqëria. Njerëzit janë të fokusuar më shumë te puna dhe pak hapësirë kanë për jetën sociale. Madje, ajo me shaka thotë se mendimi i parë që kanë amerikanët për shqiptarët, është si njerëz të punës.

Shqiptarët, por në përgjithësi të gjithë njerëzit këtu, vetëm punojnë. Jeta sociale është pothuajse zero. Nuk ke mundësi të krijosh shumë miqësi, pasi njerëzit nuk kanë kohë. Unë në fillim punoja 72 orë në javë dhe kisha vetëm një ditë pushim. Fiton shumë, çfarëdolloj pune që të bësh, qoftë edhe më të parëndësishmen. Sa fiton këtu për një javë, nuk e merr dot as në një muaj në Shqipëri. Normalisht që lodhesh. Çdo ditë duhet të udhëtosh nga periferia drejt qendrës së qytetit, pasi aty ndodhen gjithë bizneset dhe kompanitë. Njerëzit jetojnë larg vendit tyre të punës dhe çdo gjë bëhet me planifikim. Unë duhet të flas më përpara me miqtë për t’u takuar me ta dhe për të gjetur një orar takimi, pasi për shkak të punës, është e vështirë të koordinohemi”.
Amerika njihet si vendi i punës, por edhe si vendi i mundësive. Nëse kërkon të bësh diçka të mirë dhe të investosh për rritje profesionale, ti mundesh. Ana ka aplikuar në një Northeaster University, është pranuar dhe në janar fillon studimet. Ajo këshillon gjithë të rinjtë, që para largimit nga Shqipëria, të kujdesen për diplomat e marra aty.

Shkolla të njihet, çfarëdolloj dege që të kesh mbaruar në Shqipëri. E vetmja gjë që duhet të bësh, është noterizimi, përkthimi dhe njësimi i diplomës në Ministrinë e Arsimit. Të rinjtë shqiptarë nuk duhet ta neglizhojnë këtë mundësi. Unë në fillim nuk e dija, por pasi u informova, pashë që kisha mundësi të kualifikohesha më tej. Tani po vazhdoj të specializohem në degën, që kam studiuar në Shqipëri”.
Jeta e Anës u bë më e bukur, jo sepse tashmë kishte më shumë para, apo sepse ishte në tokën e ëndrrave, por sepse gjeti dashurinë e jetës. Aty njohu Andin, djalin simpatik, inteligjent dhe shakator, me të cilin po përjeton momentet më të lumtura të jetës. Djali i larguar herët nga Tirana, i dha kuptim tjetër jetës së saj.

Amerika e ndryshoi. Vajza e vogël, e përkëdhelura e prindërve, u bë më e rritur dhe më e pjekur. Iu desh të hiqte dorë nga shumë gjëra, por jo nga njeriu që kishte brenda vetes. Mbeti po aq e qeshur, e ëmbël, e thjeshtë dhe e dashur. Amerika i hoqi takat, make up-in, fiksimin pas pamjes, po jo mirësinë dhe buzëqeshjen.

Ana thotë se i mungon familja, miqtë, Shqipëria. Por, Amerika e ka magjepsur.

Më pëlqen se sa thjeshtë mund t’i bësh gjërat që do. Nëse punon fort, ti mund të arrish ku të duash. Nuk ka parti, nuk ka lidhje me pushtetet, nuk ka miq, ka lidhje vetëm me ty. Nëse do, mund të arrish dhe të bësh çfarë të duash. Nuk ka limit për ëndrrat e tua.”

“Fitova lotarinë, ja çfarë më ndodhi në Amerikë”! Vajza nga Tirana na tregon diçka të rëndësishme që të gjithë duhet ta dimë Read More »