Aurora

Shkëlzeni zihet me kunatin, replika midis tyre

Ethet e Botërorit prej disa ditësh kanë mbërthyer para ekraneve të gjithë sportdashësit në vendin tonë, ku dallimet mes tifozerive janë shumë të dukshme. Madje dhe brenda familjes, pjestarë të saj mund të jenë tifozë të ekipeve të ndryshme.

Kjo duket se po ndodh dhe në familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku në disa komente në rrjetet sociale është vënë re se djali dhe dhëndëri i tij bëjnë tifo për kombëtare të ndryshme.

Shkëlzen Berisha është tifoz i flaktë me Brazilin, ndërsaJjamarbër Malltezi dhe vajza e tij e kanë shprehur haptazi mbështetjen për Gjermaninë.

Dhe dje në rrjetet sociale ka pasur një shkëmbim replikash mes tyre, sa i përket performancës së ekipit gjerman.

Malltezi është shprehur se fitorja ishte shume e rëndësishme duke marrë parasysh dhe faktin se skuadra e Loë po luante me 10 lojtarë në minutat e fundit, ndërsa Shklëzen Berisha është shprehur se s’ka turp më të madh se të fitosh ndaj një ekipi si Suedia në minutën e 93-të të takimit.

Mesa duket deri në fund të Botërorit, ecuria e skuadrave të tyre të zemrës do të ketë shumë për të diskutuar, pasi as Gjermania dhe as Brazili nuk kanë qenë në ditët e tyre më të mira.

Shkëlzeni zihet me kunatin, replika midis tyre Read More »

BE po na “përplas derën fytyrës”, Rama do të nxjerrë “dufin” tek ministrat. Kush do të bëhet i pari “kokë turku”?

Ndryshimet në qeveri pritet të shoqërohen me dy faza. E para është faza pas vendimit për negociatat. Më 28 qershor Këshilli i BE-së do të vendosë nëse do të ketë hapje negociatash dhe varësisht nga vendimi varet dhe ardhmja e qeverisë. Shqipëria pritet të marrë hapjen e negociatave me kusht dhe kjo sjell ndryshime në kabinet me qëllim përmbushjen e kushteve.

Faza e dytë do të jetë ajo e shtatorit, e cila do të sjellë total refreskim në qeveritarin e kabinetit. Burime të gazetës “Sot” thanë se paratë që rrezikojnë të largohen janë ministri që janë emëruar që nga viti 2013. Në shtator 2017, pritej që kryeministri të bënte një refreskim të kabinetit, por shumica e ministrave të vjetër mbetën në postet e mëparshme. Kryeministri ka mbetur i paknaqur nga shumica e gomave dhe duket se mund të largohen.

Në vendimin që ai merr do të ketë rëndësi dhe dy faktorë: turi i llogaridhënies dhe platforma “shqipëriaqëduam”. Mësohet se kryeministri do të shohë se ndaj kujt ka më shumë ankesa dhe si ka qenë performanca në zgjidhjen e ankesave. Po ashtu merren për bazën dhe ankimet e qytetarëve gjatë takimeve që janë bërë në fshatra dhe qytete, ku nuk kanë munguar sulmet dhe ndaj ministrave konkretë. Pasi të analizohen të gjithë këta komponentë, kryeministri do të përcaktojë dhe emrat që do të largohen nga qeveria

BE po na “përplas derën fytyrës”, Rama do të nxjerrë “dufin” tek ministrat. Kush do të bëhet i pari “kokë turku”? Read More »

Skandalet me dosjen e Azem Hajdarit/ Zbardhet sherri për autopsinë, si u ndalua Skënder Rexha të futej në morg

Vrasja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari është rikthyer në vëmendje ditët e fundit, që pas ekstradimit të Izet Haxhisë. Kjo ngjarje është e veshur me hije dyshimi, ndërsa Izet Haxhia pretendon që me rihapjen e dosjes të dalin në pah të vërtetat e vrasjes së shekullit dhe të dënohen autorët kryesorë.

Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla pak ditë më parë mori në dorë të gjithë dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Dosjen voluminoze prej 702 faqesh, avokati e cilësoi si skandaloze gjatë seancës së fundit gjyqësore sepse sipas tij, ka rrjedhje provash.

Gazeta “SOT” raportoi dje se një ndër provat që nuk është më pjesë e dosjes është ditari i ministrit të Rendit të asaj kohe, Perikli Teta, ku mendohet se ka informacione të dobishme për të zbardhur të vërtetën e vrasjes. Por, gazeta ka arritur të sigurojë të tjera detaje nga dosja hetimore dhe vrasja e Azem Hajdarit. Sipas burimeve, në momentin që ka ndodhur atentati ndaj ish-deputetit të PD, dëshmitarët kyç të atij momenti, midis të cilëve edhe Astrit Mulo, nuk janë marrë në çast në pyetje, por u është lënë hapësirë që të largohen edhe jashtë vendit. Një lëvizje e tillë të bën të dyshosh se ka patur ndërhyrje nga politika, duke i larguar dëshmitarët kryesorë të atentatit nga drejtësia dhe mbase duke mbuluar fakte të rëndësishme.

Sherri për autopsinë

Një tjetër detaj që ka arritur të mësojë gazeta dhe që të lë të mendosh se duart e politikës sërish kanë ndërhyrë në këtë ngjarje për të fshehur informacione të rëndësishme që mund t’i jepnin një drejtim tjetër procesit hetimor është edhe tentativa për të penguar kryerjen e autopsisë tek trupi i pajetë i Azem Hajdarit. Oficeri i policisë gjyqësore, Skënder Rexha në momentin që është drejtuar tek morgu për të bërë autopsinë e kufomës së Azem Hajdarit, nuk është lejuar të futet. Madje në ato çaste ka patur edhe konfrontime fizike, pasi Skënder Rexha kërkonte të futej në sallën e morgut dhe të kryente detyrën, ndërsa persona të paidentifikuar janë bërë pengesë për të.

Tashmë me hapjen e dosjes “Hajdari”, pritet që avokati Bashkim Nikolla të zbardhë të vërtetën e këtyre pikave dhe të zbulojë arsyet se pse është vepruar në këtë mënyrë. Një gjë të tillë ai deklaroi edhe gjatë seancës së fundit gjyqësore, ku u shpreh se do të denoncojë rrjedhjen e provave dhe copëtimin e dosjes.

“Unë dosje më skandaloze nuk kam parë. Kjo dosja është copa-copa. Është edhe dosja e shekullit. Unë do t’i denoncoj të gjitha mungesat dhe rrjedhjet e provave dhe do të kërkoj të vërtetën. Izeti sot është shpresë për drejtësinë”, tha Nikolla pak ditë më parë.

Rruga që do të ndiqet

Izet Haxhia, përmes avokatit të tij mbrojtës, Bashkim Nikolla do të ndjekin një alibi për të nxjerrë në pah të vërtetat e shumë përfolura për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për informacionet që mungojnë në dosjen hetimore. Sipas informacioneve, avokati i është drejtuar me nga një shkresë tri institucioneve kryesore shtetërore që mund të kenë informacion për këtë ngjarje. Më konkretisht, ai ka dorëzuar kërkesë për informacione dhe detaje tek Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Sapo të ketë në dorë të dhënat nga këto institucione, avokati do t’i bëjë pjesë të dosjes hetimore, duke thelluar hetimet për të nxjerrë në pah të vërtetën. Kujtojmë që pak ditë më parë, ai bëri publike një shkresë të SHISH drejtuar presidentit Rexhep Mejdani në vitet 1998, ku bëhej një përshkrim i ngjarjes së vrasjes së Azem Hajdarit, por në asnjë moment nuk përmendej emri i Izet Haxhisë si vrasës.

Skandalet me dosjen e Azem Hajdarit/ Zbardhet sherri për autopsinë, si u ndalua Skënder Rexha të futej në morg Read More »

Monika Kryemadhi e ka frikë Fatmir Xhafajn, i ka dosjen e kokainës. Ishte ministër Drejtësie kur u arrestua në Morinë dhe bëri burg shoferi kryetares së LSI

Monika Kryemadhi asnjëherë nuk është vendosur  përballë Fatmir Xhafajt për ta sulmuar atë, ndonëse rastet kanë qënë evidente.

Duke e krahasuar me kohën kur ministër i Brendshëm ka qënë Saimir Tahiri dhe ishte kthyer në një “tabelë qitjeje” për Monika Kryemadhin, LSI-në,  dhe “zarat” e Metës në media, apo dhe vetë Ilir Meta, tani kur ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj sulmet ndaj policisë kanë pushuar.
Aq më tepër që ndaj Fatmir Xhafajt as që diskutohet të sulmohet.

Nuk është se s’ka pasur krime, trafiqe dhe skandale, tashmë kur në krye të Ministrisë së Brendshme është Fatmir Xhafaj, që po të kishin ndodhur më parë do të ishte kryqëzuar ministri akoma dhe më shumë.

Por Kryemadhi dhe mbështetësit e saj asnjëherë nuk e kanë sulmuar ministrin e Brendshëm aktual.
Madje, as për rastin e videopërgjimit të publikuar nga PD ku pretendohej se ishte vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj që merrej me trafikun e drogës me Italinë.

Kryetarja e LSI  ka qenë dhe është gjithmonë agresive kundër qeverisë, Ramës dhe ministrave të tij në daljet mediatike nuk ka folur asnjëherë kundër ministrit të Brendshëm.

Madje LSI përmes nënkryetarit të saj ia ‘faturoi’ PD këtë aksion politik, duke u distancuar nga akuzat dhe sulmet ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt dhe akuzave për trafik droge.
Për më tepër që kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tentoi të bënte diversion duke marrë në mbrojtje Fatmir Xhafajn dhe duke thënë se kjo ishte një thikë pas shpine e Edi Ramës ndaj ministrit të Brendshëm për ta mbajtur atë nën kontroll.

Monika teksa tha se ministri Xhafaj nuk mban përgjegjësi për veprimet e vëllait të tij trafikant, deklaroi se sulmet e Ballës ndaj Xhafajt bëheshin për ti zënë vendin si Ministër i Brendshëm. Madje ia preu shkurt Ballës, teksa i tha se nuk i ikën Xhafaj nga ai post, duke deklaruar para mediave: “Taulant s’jam marrë as me motrën tënde, as me gruan tënde në rregull? Rri urtë! Nuk të shpëton Edi Rama. Edhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm t’i zësh vendin Fatmir Xhafës.

Pra kryetarja e LSI jo vetëm nuk ka pasur asnjë deklaratës kundër Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por dhe e ka marrë në mbrojtje herë pas here, ndërkohë që paraardhësin e tij e kishte bërë copë.
Gjithkush mund të pyesë se çfarë interesi kanë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta me Fatmir Xhafajn, ministrin e Brendshëm aktual.

Por ta marrësh nga ana politike, Monika dhe Iliri nuk kanë asnjë interes për Xhafajn, pasi për gjithçka në PS vendos Edi Rama dhe pa lejen e tij asgjë nuk vendoset dhe bëhet.
Atëherë pse Monika i “përgjërohet” Xhafajt dhe në momentet kur opozita është kundër tij dhe LSI është pjesë e opozitës?!

Burime nga LSI bëjnë me dije se Xhafaj ka dosjen e trafikut të kokainës së Monika Kryemadhit të para disa viteve dhe me atë dosje e ka mbajtur tërë kohën peng duke u mbyllur gojën.
Kohë më parë kur Monika Kryemadhi ishte pjesë e PS bashkë me Liken dhe në qeverisjen e vendit për tetë vite me radhë deri më 2005, në Morinë në pikën kufitare me Kosovën u ndalua shoferi i kryetares aktuale të LSI.

Ai posedonte një sasi të madhe droge të fortë kokainë që po e trafinonte në Kosovë dhe ndoshta për më tej në Europë.

Shoferi i Monikës asokohe bëri burg thjeshtë dhe vetëm për transportin e kësaj sasie droge duke nënvizuar faktin se nuk e dinte se çfarë kishte në makinë.
Ndërkohë që dëshmia e tij se droga ishte e Monikës u varros në atë kohë, ku si gjithnjë gjykatat kanë qënë në funksion të qeverive të radhës.

Ministër Drejtësie në atë kohë ka qënë Fatmir Xhafaj, ndërkohë që zv.ministër një socialist, tashmë avokat i njohur, që ushtron aktivitetin ditët e sotme.
Sipas burimeve nga LSI kjo dosje gjendet në dorën e Xhafajt, ndaj Monika nuk guxon të përplaset me të, pasi një akuzë e ministrit të Brendshëm ndaj kryetares së LSI dhe një hetim i kësaj dosjeje të mbyllur do të hidhte në erë tërë karrierën e saj dhe të Metës, por dhe do ta çonte në burg.

Pasi është dënuar shoferi i Monikës për këtë qëllim, i cili ka qënë dhe shofer i vëllait të saj Drini Kryemadhi kur ishte në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
Gjërat janë të lidhura, politika hesht dhe bashkëpunon për të mbrojtur veten, ndaj “peshqit e mëdhenj” vijojnë të qëndrojnë jashtë qelive të burgut./Pamfleti/

Monika Kryemadhi e ka frikë Fatmir Xhafajn, i ka dosjen e kokainës. Ishte ministër Drejtësie kur u arrestua në Morinë dhe bëri burg shoferi kryetares së LSI Read More »

Biskota me brumë arrash , delikatesë dhe ëmbëlsi në kushtet e shtëpisë

Me një ëmbëlsi unike, krokante e të lehta njëkohësisht, biskotat me brumë arrash janë të mrekullueshme për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës.

Përgatiten mjaft thjeshtë, në vetëm 30 minuta por rezultati final i tyre është një ëmbëlsi unike, delikate. Fantastike për t’i servirur në familje, për më të dashurit por edhe si gosti ndaj miqve e të afërmve.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e biskotave me brumë arrash krejt lehtë në shtëpi, ndërkohë të njëjtën recetë mund ta përgatisni edhe me brumë bajamesh në vend të brumit të arrave.
Përgatitja e biskotave me arra krejt lehtë në shtëpi
Përbërësit
Për brumin
1 filxhan e gjysmë çaji me arra të bluara imët

3 të verdha vezësh

¾ e një filxhani çaji me sheqer

Pak vanilje

1 lugë e vogël me sodë

Një lugë gjelle me ujë
Për në fund
Një lugë gjelle ujë mineral

1 e verdhë veze

Thelpinj të plotë arrash për dekorim
Përgatitja
Si fillim ngrohni furrën me temperaturë mesatare.

Në një tas mesatar përzjeni të gjithë përbërësit, arrat e bluara, të verdhat e vezëve, sheqerin, vaniljen, lugën e ujit dhe sodën.

Përzjeini mirë dhe fortë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Më pas, shtroni në një tavë një letër pjekjeje. Përmes një luge merrni brumë nga masa e përgatitur e amaretave dhe vendoseni në formën e topthave në tavë.

Brumi i biskotave duhet vendosur dy centimetra larg njeri tjetrit.

Nga ana tjetër, në një tas të vogël përmes një piruni, rrihni të verdhën tjetër të vezës dhe lugën e ujit.

Vendosni nga një thelpi të plotë are në secilën prej biskotave dhe më pas përmes një furçe gatimi lyejeni me të verdhën e vezës.

Piqini në temperaturë mesatare përreth 20 minuta.

Pasi të jenë pjekur, biskotat do të jenë të buta, por sapo të ftohen ato të forcohen dhe të bëhen krokante./AgroWeb.org

Biskota me brumë arrash , delikatesë dhe ëmbëlsi në kushtet e shtëpisë Read More »

Palanik me Djathë në Saç nga Gatimet Speciale të Fshatit

Flija në Kosovë, Tropojë e Kukës, Palanik në zonat e Përmetit, Ersekës e Skraparit dhe Qullnik në Zonat e Korçës, Pogradecit etj është një specialitet i mrekullueshëm, tradicional shqiptar i cili pa dyshim qendron në krye të gatimeve tipike të vendit tonë.

Ndonëse receta ndryshon disi në përbërës sipas krahinave të ndryshme, shija të mahnit njëlloj teksa është e pamundur të mos të të përfshijë tërësisht.

Një zakon i moçëm i grave shqiptare, sidomos në fshat, ku gatimi i tij bëhet edhe më i shijshëm për shkak të pjekjes së tij në prush dhe me saç.

Kjo recetë kërkon shumë durim gjatë përgatitjes së saj.

I gjithë sekreti i përgatitjes së palanikut të shijshëm qendron tek mënyra dhe kujdesi që kjo recetë kërkon gjatë pjekjes.

Hapat e të cilës, AgroWeb.org i rendit më poshtë duke ju këshilluar mbi pjekjen në furrë.
Përgatitja e Palanikut me Djathë
Përbërësit
1 kg miell gruri

700 ml dhallë e vakët

300 ml kos

200 gr gjalpë të freskët fshati

150 gr djathë të bardhë të thërrmuar

1 lugë kafeje sobë buke

Kripë
Përgatitja
Në një enë të thellë shtojmë miellin, dhallën e vakur pak, kosin, kripën dhe sodën dhe përgatisim brumin.

Brumi duhet të jetë i hollë si i krepave ose pak më i hollë se i petullave.

Pasi kemi përgatitur brumin shtojmë djathin e thërrmuar duke e përzierë që të përhapet në të gjithë brumin.
Pjekja në Furrë
Si fillim parangrohim furrën, por vetëm pjesën lartë të saj.

Lyejmë tepsinë përmes një furçe kuzhine me gjalpë të shkrirë dhe hedhim 2-3 garuzhde nga brumi që kemi përgatitur.

E hapim mirë në të gjithë tepsinë dhe e fusim në furrë të piqet.

Pasi piqet, e lyejmë përsëri me pak gjalpë dhe vijojmë me 2-3 garuzhde të tjera, e fusim në furrë të piqet e më pas vijojmë të njëjtën mënyrë derisa brumi të mbarojë.

Në fund, AgroWeb.org ju këshillon që furrën ta ngrohni në të dyja anët, tepsinë e palanikut lyejeni përsëri me gjalpë në sipërfaqe, ndajeni palanikun në katrorë ose rombë dhe piqeni derisa sipërfaqja të skuqet në ngjyrë të kuqërremtë.

E njëjta procedurë ndiqet edhe për pjekjen e palanikut me saç./AgroWeb.org

Palanik me Djathë në Saç nga Gatimet Speciale të Fshatit Read More »

‘Më parë gratë na prisnin në shtëpi, ndërsa tani na lënë takim në Lungomare’/Historia e vlonjatit që iu ‘ankua’ Ramës

“Më parë gratë na prisnin në shtëpi, ndërsa tani na e lënë takimin në Lungomare”. Kjo ka qenë ‘ankesa’ e një artisti vlonjat drejtuar kryeministrit Edi Rama, gjatë ndalesës dy ditore që ky i fundit pati në Qarkun e Vlorës. Rama dhe Lungomare rezultoi një prej projekteve më ambicioze të qeverisë në Vlorë, duke e kthyer atë në një hapësirë atraktike për turistët. Dhe kjo sipas kreu të qeverisë është mirëpritur nga qytetarët. Për këtë Rama tregoi historinë e artistit vlonjat i cili i ishte “ankuar” se tani gratë nuk i prisnin më burrat si dikur në shtëpi, por në Lungomare.

Unë isha në Vlorë dhe atje ka shumë poetë, artistë në tentaiveë që për një mijë e një arse kanë zgjedhur rrugë të tjera të jetës. Një prej këtyre artistëve, një personazh me shumë cepa, më takoi dhe më tha, na ke marrë në qafë se deri dje kur ktheheshim në shtëpi i gjenim fëmijët dhe gratë duke na pritur, sot gratë dhe fëmijët na lënë takim në Lungomare. Dhe ne jemi të detyruar tani që të mos rrimë më në shtëpi duke parë televizor, po të shkojmë pas grave dhe fëmijëve në Lungomare. Është e thënë vlonjatçe, por është e thënë saktësisht. E di shumë mirë sesi është zhviluar Vlora. Sot është një qytet i tërë që jeton.

Kryeministri Edi Rama
Deklaratat e tij kryeministri Rama i bëri nga ceremonia e organizuar nga Bashkia e Tiranës për të festuar çmimin e marrë pak ditë më parë në Barcelonë, për Sheshin Skënderbej./shqiptarja

‘Më parë gratë na prisnin në shtëpi, ndërsa tani na lënë takim në Lungomare’/Historia e vlonjatit që iu ‘ankua’ Ramës Read More »

Vlorë, turizmi dhe biznesi përfitojnë nga investimet në qendrën historike

Po shkon drejt përfundimit restaurimi dhe rikualifikimi urban i ansamblit ndërtimor në Qendrën Historike të qytetit të Vlorës, (TID) duke dhënë ndikim të menjëhershëm jo vetëm në xhiron ditore të bizneseve, rritjen e numrit të vizitorëve, rritjen e numrit të të punësuarve, por edhe në rritjen e vlerës së pronës dhe dëshirës së bizneseve për të investuar më shumë në qytetin e bukur bregdetar në jug të vendit, si atraksioni ku ndërthuret bukuria turistike me atë historike dhe investime bashkëkohore.

Një prej objekteve që po restaurohet në Qendrën Historike të Vlorës është edhe shtëpia e Marigo Posio, atdhetares së shquar, e cila qëndisi flamurin dhe shqiponjën e Flamurit që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor 1912.

Në zonën TID ka një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore. Secili prej tyre paraqet fakte dhe histori interesante, që mund të marrin interesin e vizitorëve të shumtë vendas e të huaj. Stili i përdorur në shumë godina krijon njëfarë uniformiteti në zonë, por që e dallon lehtësisht nga zonat e tjera nga pikëpamja arkitektonike.

Investimet që po kryehen në TID lidhen me disa aspekte që nga përmirësimi i shërbimeve publike tek menaxhimi sipas planeve të unifikuar, përmirësimet infrastrukturore apo marketimi i përbashkët./atsh

Vlorë, turizmi dhe biznesi përfitojnë nga investimet në qendrën historike Read More »