Aurora

Afera CEZ-DIA, ngushtohet “laku” për Berishën e Metën. Rinis gjyqi ndaj ish-zyrtarëve çekë Hysek e Ivan, mbërrijnë prova nga Praga

Ngushtohet shumë “laku” për ish kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta, teksa abuzimet që kanë kryer me privatizimin e OSSH nga CEZ dhe kompaninë e mbledhjes së borxheve të këqia DIA mund t’i dërgojë ata para drejtësisë.

Pas më shumë se dy muaj bllokim, fakt ky i publikuar dhe nga “Pamfleti” disa herë, ka rinisur procesi gjyqësor ndaj dy ish-zyrtarëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hysek dhe Jan Ivan, të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje.

Në seancën e sotme u paraqit prokurorja e re e dosjes, Mirela Zalavani, ndërsa prej javësh ky proces shtyhej, pasi kishte mbetur pa përfaqësues nga akuza.

Hysek dhe Ivan nuk ishin të pranishëm, ndërsa avokati i tyre, Arben Rakipi, kërkoi shpalljen e pavlefshme të disa raporteve kontabël, pasi sipas tij ato janë hartuar pa dijeninë e klientëve që ai mbron.

Dy shtetasit çekë janë nën akuzë, pasi sipas Prokurorisë shqiptare në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn, i dënuar me mbi 11 vite burg, ata kanë falsifikuar bilancet e borxheve dhe nëpërmjet kompanisë DIA, të drejtuar nga Ismailaj, kanë përfituar vlera monetare.

Ndërkohë që kanë qënë të përfshirë dhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar në këtë aferë, ku Sali Berisha dhe djali i tij kanë përdorur si sekser Nuel Kalajn për të përfituar nga 414 milionë euro nga privatizimi i OSSH nga CEZ.

Nuel Kalaj, miku i Shkelzen Berishës mori në një nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri një shumë prej 7 milionë eurosh me një dorë dhe tashmë është zhdukur në drejtim të paditur.

Deri më tani kanë dëshmuar për aferën e CEZ dy drejtuesit çekë të kompanisë, si dhe djali i ish kryeministrit, Shkelzen Berisha.

Ndonëse është vendosur për thirrjen dhe të ish kryeministrit Sali Berisha, për të dëshmuar për këtë aferë ku shteti ka humbur 414 milionë euro, ai ende nuk ka shkelur në dyert e organit të akuzës. Madje nuk ka pasur ende një thirrje zyrtare për të dhënë këtë dëshmi.

Ndonëse Berisha e ka dhënë një dëshmi në komisionin parlamentar të hetimit të aferës së CEZ, të kryesuar nga Balla, organi i akuzës mendon se një dëshmi tjetër para prokurorëve, që janë ekspertë të kësaj çështjeje nga ana e Berishës do të ndihmonte shumë në zbardhjen e kësaj afere, që ka precipituar në këtë mënyrë, me këtë dëm të madh financiar.

Mësohet se kanë mbërritur dokumente e prova shtesë nga Praga për këtë qëllim.
Njëherësh pritet të thirren për të dëshmuar dhe ish drejtori ekzekutiv i DIA Elvis Matajish. Ish kreu i LRI dhe një nga njerëzit e afërt te Metës është zhdukur në drejtim të paditur, pas përplasjes me Presidentin aktual dhe ish kreun e LSI, për shkak se nuk pranoi të mbante në kurriz pisllëqet e Ilir Metës.

Presidenti Meta, i cili disa herë është shprehur në parim se sa herë të thirret nga drejtësia do të jetë në dizpozicion të saj, pritet të thërritet për të dëshmuar, jo vetëm për akuzat e Matës, por dhe për ato të Kastriot Ismailajt dhe bashkëshortës së tij, që akuzojnë ish kreun e LSI se ka bërë presion ndaj tyre.

Madje janë zbardhur shumë sekrete , një ndër to mund të jetë dhe vdekja e papritur e ish ambasadorit shqiptar në Pragë, Qazim Tepshi, apo drejtorit juridik të METE, Zamir Stefani. Të dy, të marrë gjërësisht me dosjen e CEZ-DIA.

Ndaj rikthimi i gjykimit të dy drejtuesve çekë të CEZ, pritet të dërgojë në gjykatë dhe Sali Berishën me gjithë djalin Shkelzen dhe Ilir Metën./Pamfleti

Afera CEZ-DIA, ngushtohet “laku” për Berishën e Metën. Rinis gjyqi ndaj ish-zyrtarëve çekë Hysek e Ivan, mbërrijnë prova nga Praga Read More »

Katër perimet dhe dy frutat që kanë aftësi shëruese

Rruga drejt shërimit dhe kurimit kalon nga stomaku sidomos në këto kohë që progresi i botës bëhet në një hap me atë të sëmundjeve.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për aftësitë shëruese të 6 frutave dhe perimeve, të cilat duhet të jenë patjetër pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Për shembull, lëkura e qershisë largon dhimbjet njësoj si ibuprofeni. Apo avokado shërben si një zbutës i shkëlqyer për flokët.

Zbuloni për vlera të tjera shëruese të frutave dhe perimeve në rrjeshtat e mëposhtëm.
6 Perime Dhe Fruta Me Aftësi Shëruese
Më Shumë Energji
Nëse dëshironi më shumë energji, konsumoni fruta me gjithë lëkurë.

Molla për shembull ofron shumë fibër, e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë.
Kundër Dhimbjeve Muskulare
Qershitë përmbajnë më shumë substanca anti-inflamacion se çdo ushqim tjetër.

Këto substanca gjenden kryesisht tek pjesa e lëkurës së qershive.

AgroWeb.org ju këshillon se lëngu i tyre është shumë efikas kundër dhimbjeve muskulare.
Fuqi për Organizmin
Spinaqi është një burim i shkëlqyer me vitaminat A, K, C dhe acid folik, përveçse është një burim shumë i mirë me mangan, magnezi, hekur dhe vitaminën B2.

Vitamina K është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është e vështirë për të gjetur zarzavate me këtë vitaminë, përveç spinaqit.

AgroWeb.org ju bën të ditur porcion me 100 gram spinaq ka 23 kalori, 3 gr proteina, 0 gr yndyrna, 4 gr karbohidrate dhe 2 gr fibër.
Flokë Të Shëndetshëm
Avokado dhe ushqimet e tjera të pasura me acide yndyrore omega-3 janë të nevojshme për një skalp të shëndetshëm.

Avokado përmban sasi të larta të vitaminave B dhe E të cilat janë ideale për rritjen e flokëve.

Kjo është arsyeja përse avokado përdoret gjërësisht në maska flokësh.
Lëkurë Plot Shkëlqim
Karrotat përmbajnë karotenoidë dhe beta karoten, dy substanca që i japin lëkurës shkëlqimin e shëndetshëm.

Për më tepër, AgroWeb.org ju informon se beta karoteni ndihmon në prodhimin e kolagjenit të lëkurës.
Imunitet Të Fortë
Kërpudhat përmbajnë sasi të larta të lentinanit, një substancë që e mban imunitetin të fortë dhe mbi të gjitha ul rrezikun e infeksioneve./AgroWeb.org

Katër perimet dhe dy frutat që kanë aftësi shëruese Read More »

Hasude me arra / Tradita e ëmbël

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është hasudja me arra sipas traditës së amvisave shqiptare.

Një specialitet që është përgatitur prej dekadash me radhë në të gjitha trevat shqiptare.

Megjithëse amvisat shqiptare e gatuajnë hasudenë në mënyra të ndryshme, padyshim një nga më të shijshme është receta e hasudesë me arra dhe bajame.

Dikur, hasudja gatuhej si një ëmbëlsirë e veçantë kur shtëpinë e vizitonin miq e mysafirë apo në raste të veçanta gëzimesh familjare.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë se si të përgatisni hasuden me arra krejt lehtë në shtëpi, një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

Është një ëmbëlsirë me shije të plotë që mund të konsumohet në çdo kohë.

Receta e saj kërkon pak durim dhe kujdes por rezultati në fund do t’ju kënaqë me patjetër nepsin dhe oreksin me shijen e saj.
Përgatitja e Hasudes me Arra në Shtëpi
Përbërësit
300 gr niseshte

300gr sheqer

500 ml ujë

100 gr gjalpë të freskët

Një filxhan çaji me arra të thërrmuara

Pak pluhur kanelle
Përgatitja
Hedhim në një tas masën e ujit dhe niseshtenë dhe i përziejmë mirë me njëra tjetrën derisa niseshteja të shkrihet plotësisht dhe të njëtrajtësohet me ujin.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni një tenxhere në zjarr.

Shtojmë gjalpin dhe sheqerin.

I trazojmë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht dhe të marrë ngjyrë karamel dhe të forcohet pak.

Në këtë moment, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni ujin me niseshte dhe të përzjeni gjithë masën pa ndërprerje përmes një luge druri.

Shtoni gjithashtu edhe arrat e thërrmuara dhe vijoni të përzieni derisa masa të trashet ne formën klasike xhelatinoze të hasudes.

Më pas hiqeni nga zjarri, mund ta ndani në një pjatancë lugë-lugë apo në copa të vogla dhe lëreni të ftohet.

Kur shërbehet sipas preferencës i hidhen bajame të thërmuara dhe spërkatet me pluhur kanelle.

Nëse dëshironi mund ta shoqëroni edhe me fruta të thata./AgroWeb.org

Hasude me arra / Tradita e ëmbël Read More »

Mollë herët në mëngjes , për të nisur ditën shëndetshëm

Deri më tani, kemi dëgjuar dhe besuar në shprehjen popullore: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik.”

Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha,fibër.

Mollët jeshile rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin.

Mollët jeshile mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme.
Antioksidantët
Mollët jeshile janë një nga burimet më të mira të flavonoidëve dhe vitaminës C.

Së bashku, këto përbërës funksionojnë si antioksidantë dhe shfarosin radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Avantazhi i të ngrënit një mollë jeshile me stomak bosh është se organizmi pajiset me armë të forta për largimin e këtyre substancave të rrezikshme dhe shmangien e sëmundjeve kronike.
Rënie në peshë
Ngrënia e një molle jeshile me stomak bosh është e rëndësishme në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

Mollët jeshile përmbajnë pak kalori dhe shumë fibër, duke shuar urinë menjëherë.

Me mollën jeshile, metabolizmi do të punojë më së miri.
Glukoza në gjak
Molla jeshile me stomak bosh balancon nivelin e sheqerit në gjak.

Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe jo vetëm.

Duke qenë se mollët jeshile janë të pasura me fibër të tretshme, ngrënia me stomak bosh vonon përthithjen e sheqerit dhe ky efekt zgjat për shumë kohë.

Studimet tregojnë se gratë që hanë një mollë jeshile me stomak bosh çdo ditë kanë 30% gjasa më pak për tu prekur nga diabeti i tipit 2.

Mjekët thonë se ne kemi nevojë për 28 gramë fibër në ditë.

Një mollë e vetme ka 5 gramë.
Dhëmbë të bardhë e të pastër
Me ngrënien e mollës jeshile në mëngjes ju mund të pastroni dhëmbët.

Fibra shkatërron bakteret e gojës dhe shmang akumulimin e baktereve të tjera.
Rrahje të shëndetshme të zemrës
Një arsye tjetër përse duhet të hani mollë me stomak bosh është kaliumi që balancon lagështinë e qelizave.

Kjo është e nevojshme për rrahje të rregullta të zemrës.

Shkencëtarët thotë se njeriu ka nevojë për 4.700 miligramë kalium në ditë.

Çdo mollë përmban 115 miligramë kalium që mjafton për të mbajtur rrahjet e zemrës në nivele optimale./AgroWeb.org

Mollë herët në mëngjes , për të nisur ditën shëndetshëm Read More »

Nuk keni nevojë të shpenzoni për kremra të shtrejtë. Sodë buke e vaj ulliri për lëkurë të shkëlqyer

Shumica e njerëzve nuk kursejnë aspak për kujdesin e lëkurës pasi ne të gjithë duam më të mirën që mund të arrijmë kur bëhet fjalë për pamjen tonë të jashtme.

Sidoqoftë, ndonjëherë trajtimet më të mira mund të gjenden në natyrë, qoftë ato kundër akneve, shenjave ose rrudhave.

Më poshtë do të gjeni një recetë të tillë natyrale e cila mund t’ju ndihmojë me shenjat, skuqjen e lëkurës, rrudhat dhe aknet dhe krejt këto pa ndonjë efekt anësor të padëshiruar.

Për ta përgatitur këtë tretman natyral ju duhen vetëm dy përbërës – vaj ulliri dhe sodë bikarbone ose ndryshe e njohur si soda e bukës.
Të dy përbërësit janë shumë të mirë për lëkurën tuaj pasi mund t’i japin një shkëlqim të jashtëzakonshëm.

Soda bikarbone ka aftësi që të largojë qelizat e vdekura të lëkurës dhe të eliminojë shenjat e akneve nga fytyra ndërsa vaji i ullirit ka veti anti-inflamatore, antioksiduese, qetësuese dhe hidratuese duke bërë kështu lëkurën tuaj shumë të butë.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj dhe t’ju kushtojë pothuajse asgjë, prandaj pse nuk e provoni dhe shihni vetë.

Përbërësit:

Sodë bikarbone (sodë buke)

Vaj ulliri

Mënyra e përgatitjes:

Merrni një enë të vogël dhe përzieni vajin e ullirit dhe sodën bikarbone derisa të krijohet një masë homogjene.

Vendoseni në zonat e fytyrës që janë problematike për ju dhe lëreni të qëndrojë për 5 deir 10 minuta, më pas shpëlani me ujë të vakët.
Përsëriteni këtë tretman çdo ditë derisa të keni rezultatet e dëshiruara.

Në pak javë, do të bindeni edhe vetë se kjo maskë bën mrekulli pasi do të keni lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim.

Nuk keni nevojë të shpenzoni për kremra të shtrejtë. Sodë buke e vaj ulliri për lëkurë të shkëlqyer Read More »

Fëmijët jetimë të Çamërisë, prindërit e të cilëve u masakruan nga grekët (Foto)

Këta janë fëmijët shqiptarë nga Çamëria (1945-1946), prindërit dhe të afërmit e të cilëve u masakruan nga Ushtria nacionaliste greke ‘EDES’ e drejtuar nga Napoleon Zerva.

Këta fëmijë u rritën jetimë, pa nënë dhe babë. Fëmijët janë fotografuar pak pasi kanë hyrë në territorin e Shqipërisë, të ushqyer keq e me rroba copa-copa.

Këta fëmijë janë të plakur sot, por kërkojnë drejtësinë prej kaq vitesh; pak erë Çamërie duan të ndjejnë, pak dashuri për muret, sokaqet e katundit ku lindën.

 

Fëmijët jetimë të Çamërisë, prindërit e të cilëve u masakruan nga grekët (Foto) Read More »

Shqiponja dykrerëshe zbret edhe në birrën zvicerane

Simbolin e shqiponjës dykrerëshe që prej ndeshjes Zvicër-Serbi e kanë bërë personalitete të ndryshme, për t’u dhënë mbështetje dy futbollistëve që përmes atij gjesti treguan dashurinë për vendin e tyre

Shqiponja dykrerëshe ka marrë dhenë, duke u kthyer në simbol dhe mënyrë shprehje për individë në krejt botën.

Pasi atë e shfaqën në fushën e lojës Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, duke festuar golat ndaj Serbisë, shqiponja ka zbritur edhe tek të tjerët.

Rasti më i fundit është ai i birrës Luzerner, e cila simbolin e shqiponjës të bërë me kryqëzimin e duarve e ka vendosur në paketimet e veta.

Poshtë një fotografie ku shihet paketimi i ri i kësaj birre është shkruar: “Jashtëzakonisht freskuese, si edhe përfaqësuesja jonë në futboll”.

Simbolin e shqiponjës dykrerëshe që prej ndeshjes Zvicër-Serbi e kanë bërë personalitete të ndryshme, për t’u dhënë mbështetje dy futbollistëve që përmes atij gjesti treguan dashurinë për vendin e tyre.

Shqiponja dykrerëshe zbret edhe në birrën zvicerane Read More »

Piktori 4-vjeçar që po mahnit botën hap ekspozitën në New York June 27, 2018 26 0

Pas suksesit me “Krizën e ngjyrave”, 4 vjeçari Advait është gati për ekspozitën e tij të parë në ekspozitën e tij të parë në New York.

Indiani, me nënshtetësi kanadeze, që nga mediat është cilësuar si mrekulli, është një nga artistët më të rinj dhe më të suksesshëm në botë. Etika në punë dhe imagjinata e mahnitshme e 4 vjeçarit, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të dashuruarve pas artit.

Koleksioni i parë, me 30 piktura, që u shfaq në Kanada titullohej “Kriza e ngjyrave” por secila prej tyre ka një emër të veçantë si “Supernova” “Kandili i Detit” etj.

Ai punon vetë, pa u ndikuar nga askush, pa instruksione. 4 vjeçari nuk sheh pothuajse fare televizor dhe as nuk luan me kompjuter.

Prindërit e pikasën talentin e tij kur ishte vetëm 8 muajsh. Në moshën 2 vjeçare nisi të zhgarravisë me ngjyra mbi mobilie dhe sot ai frymëzohet nga galaksia dhe dinozaurët.

Pikturat e tij tregojnë histori të bollshme që vijnë nga imagjinata e gjallë. Helen Bridgeo është zonja që tashmë ka në shtëpi 5 piktura në Advait, të cilat thotë se i adhuron.

“Nuk kam parë kurrë një vogëlush 4 vjeç të pikturojë siç ai di të bëjë” thotë Helen, të cilën pikturat e Advait e bëjnë të lumtur sapo i shikon.

Pikturat e tij të para tashmë janë shitur, për 2 mijë dollarë secila dhe rrugën përpara Advait e ka të gjatë por me sukses të garantuar./tch

Piktori 4-vjeçar që po mahnit botën hap ekspozitën në New York June 27, 2018 26 0 Read More »