Aurora

Komisioni i Vettingut ka marrë vendimin për Arta Markun

Kryeprokurorja Arta Marku do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 3 korrik 2018, ku do të japë llogari për pasurinë e saj, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Seanca dëgjimore në KPK do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa trupa gjykuese do të përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Megjithatë, burime për Pamfleti bëjnë me dije se Artës i është konfirmuar paraprakisht rezultati pozitiv dhe data 3 do të jetë një akt formal juridik publik.

Në pyetësorin për Arta Markun ka pasur dhjetëra pyetje nga komisioni dhe ndërkombëtarët deri në detaje për të gjithë aktivitetin e saj profesional e pasuror dhe konkluzioni ka qenë: Vertëtësi e sakteëi matematike.

Ndaj Arta Marku pritet të konfirmohet në unanimitet.

Komisioni i Vettingut ka marrë vendimin për Arta Markun Read More »

Po bini në peshë? Këto janë shenjat e kancerit në mushkëri që nuk duhen neglizhuar për asnjë arsye

Simptomat e kancerit të mushkërive mund të jenë të vështira për t’u vërejtur në fazat e hershme. Por shenjat e njohura të këtij kanceri përfshijnë kollitjen dhe dhimbjen në gjoks.

Megjithatë, përveç këtyre dyjave, ekspertët bëjnë thirrje që asnjëherë të mos e injoroni edhe humbjen e pashpjegueshme të peshës, pasi kjo është një nga simptomat kryesore.

Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme të kancerit në botë, ndërkohë kryesisht i prek njerëzit mbi 40 vjet.

Përveç humbjes së pashpjegueshme të peshës dhe kollës së vazhdueshme, ekspertët shëndetësorë tregojnë se simptomat e kancerit në mushkëri përfshijnë edhe kollën me gjak, problemet me frymëmarrje dhe dhimbjet në gjoks.

Në fakt, nëse rregullisht keni infeksione në gjoks dhe ndiheni të lodhur, ju jeni më të rrezikuar nga ky lloj i kancerit.

Doktorët thonë se nëse keni pasur ndonjë nga simptomat e lartcekura për më gjatë se tri javë, urgjentisht duhet të konsultoheni me doktorin.

Vlen të përmendet se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen 44,500 njerëz me kancer në mushkëri brenda vitit.

Po bini në peshë? Këto janë shenjat e kancerit në mushkëri që nuk duhen neglizhuar për asnjë arsye Read More »

Gati terreni për ngritjen e SPAK, SHBA-ja pëzgjedh makinën e së vërtetës për gjyqtarët dhe prokurorët. Fondet për arrestime në nivele të larta

Për hapjen e negociatave, BE-ja vendosi disa kushte ku më kryesorja është ngritja e SPAK-ut , por mesa duket qeveria e ka gati terrenin për ngritjen e SPAK dhe BKH. Në bazë të dokumenteve zyrtare, terreni për të ngritur SPAK dhe BKH është gati dhe tani priten vetëm rezultatet e vetingut. Sipas ligjit, SPAK ngrihet 2 muaj pas zyrtarizimit të KLGJ dhe të KLP.

Sipas ‘’SOT’’ ngritja e SPAK kërkon 1.4 milionë euro fonde dhe se qeveria nga ana e saj ka akorduar deri më tani 1.4 miliardë lekë. SHBA ka përzgjedhur makinën e të vërtetës që do vendoset në SPAK, të cilës do i nënshtrohen gjyqtarët dhe prokurorët dhe po ashtu janë bërë gati kompjuterët dhe pajisjet hetimore që do jenë për prokurorët dhe hetuesit.

Sapo KLGJ dhe KLP të zyrtarizohen, më pas do të ngrihet një komision i posaçëm, i cili do të bëjë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të garojnë për SPAK. Kushdo që do hyjë aty duhet të heqë dorë nga privatësia pasi 24 orë do jetë në përgjim dhe po ashtu do i kontrollohet çdo llogari bankare.

Plani i qeverisë

Pavarësisht vendimit të BE, qeveria ka miratuar pak ditë më parë një strategji për luftën ndaj korrupsionit. Sipas planit të qeverisë, deri në dhjetor 2018 do të jetë përgatitur i gjithë terreni për të goditur në nivele shumë të larta. Sipas këtij plani, prokuroria, gjykatat, policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Parave do të bëhen bashkë për të luftuar korrupsionin. Qeveria ka planifikuar që deri në dhjetor të ndryshohen disa ligje, sidomos ai i pastrimit të parave, ku do të forcohen rregullat për transfertat bankare.

Po ashtu do ketë rritje të kapaciteteve dhe marrëveshje me vendet partnere që të zbulohen paratë e fshehura jashtë vendit. Gazeta ka mësuar se pranë Akademisë së Sigurisë, muajt e fundit janë trajnuar dhe ekspertë të fushave të ndryshme, si ekspertë kontabël, financierë IT, etj., të cilët po ashtu pritet që të bëhen pjesë e SPAK. Tani pritet vetëm përshpejtimi i vetingut dhe sapo të ndodhë kjo, atëherë në politikën shqiptare do të ketë reprezalje.

Gati terreni për ngritjen e SPAK, SHBA-ja pëzgjedh makinën e së vërtetës për gjyqtarët dhe prokurorët. Fondet për arrestime në nivele të larta Read More »

Vendimi për shtyrjen e negociatave, Rama paralajmëron largime ministrash për t’i hapur rrugë reformave. Kush janë më të rrezikuarit

Shtyrja e negociatave në qershor të vitit të ardshëm pritet të sjellë furtunë në qeveri, pasi priten largime ministrash. Sinjalet janë dhënë ditën e djeshme nga shefi i qeverisë ku u ka dhënë atyre edhe disa porosi. Burime për gazetën ‘’SOT’’ thonë se Rama i ka thënë atyre se ka ardhur koha për rifreskime në qeveri.

Sinjalet janë se kryeministri Rama do të ndërmarrë një reformë rrënjësore në qeveri, e cila nuk do kursejë as zv/ministrat apo Sekretarët e Përgjithshëm. Po ashtu Edi Rama ka njoftuar edhe mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku do të bëhet edhe bilanci i bashkëqeverisjes por nuk ka përcaktuar akoma një datë të saktë.

Pra të gjitha këto ndryshime, bëhen për t’i hapur rrugë reformave të kërkuara nga Bashkim Europian. Megjithatë, mbetët për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Ja kush janë më të rrezikuarit

Një tjetër komponent tek i cili do të bazohet kryeministri Edi sa i takon ndryshimeve në qeveri është edhe turi i llogaridhënies, i cili mësohet se është mbyllur. Në fillim të muajit maj kryeministri dhe ministrat nisën një proces takimesh në të gjitha njësitë administrative në vend, me qëllim njohjen më nga afër të problemeve të qytetarëve.

Por nga ky tur takimesh është vënë re se ka shumë pakënaqësi. Si në platformën e bashkëqeverisjes, ashtu dhe përmes shkresave apo komunikimit direkt, mësohet se janë me mijëra qytetarët që denoncojnë punën e ministrave. Sidoqoftë, në muajin korrik kryeministri Edi Rama pritet që të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste, ku do të bëhet një bilanc i ankesave për secilin sektor dhe atje ku çalon puna, ministrat do të duhet të largohen dhe t’u lënë vendin emrave të rinj.

Kohët e fundit qeveria është vënë me shpatulla pas murit nga opozita, ku nuk kanë munguar sulmet dhe akuzat. Kjo ka bërë që dhe shumë ndërkombëtarë të kthejnë sytë nga vendi ynë dhe të monitorojnë me kujdes situatën. Për këtë arsye kryeministri po mendon të emërojë në qeveri njerëz me integritet dhe që i përshtaten funksionit.

Paralajmërimi i Ramës për ministrat

Në fund të muajit prill, nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të ketë ndryshime në qeveri, madje dhe parti, që sipas tij, pritet që të ndodhin në shtator, por edhe pas fushatës së takimeve me qytetarët për bashkëqeverisjen. “Çfarë ndryshimesh, nëse do të jetë e nevojshme, në qeveri në shtator duhet të ndryshojmë, cilat ministra, ministri apo sektorë nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, që jo thjesht të tregoj shifra dhe statistika po të kenë vendin e tyre në mendjet e zemrat e atyre që na kanë dhënë besimin. Në fund të kësaj fushate do të shohim cilët anëtarë të kryesisë së partisë duhet të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë”, theksoi kryeministri Edi Rama

Vendimi për shtyrjen e negociatave, Rama paralajmëron largime ministrash për t’i hapur rrugë reformave. Kush janë më të rrezikuarit Read More »

Kujdes! Këto janë 6 gabimet më të rënda që bëjmë pas ngrënies, ja se kush është më fatalja për shëndetin tonë

Njerëzit zakonisht shtrihen ose ulen të qetë në një karrige pas darkës, por ky është një gabim i madh që nuk duhet ta bëni. Sipas ekspertëve, këto zakone janë shumë të rrezikshme dhe mund ta rrezikojnë shëndetin tuaj. Në këtë artikull do të ndajmë me ju 6 gjëra që nuk duhet të bëni pasi të keni ngrënë.

Pirja e duhanit

Pirja e duhanit është mjaft e keqe, por pas një vakti, është dhjetë herë më vrastare. Po, kjo është e saktë! Pirja e duhanit menjëherë pas një vakti është shumë e keqe dhe nëse vërtetë doni ta pini atë cigare, duhet të prisni të paktën dy orë pas ushqimit. Cigaret përmbajnë nikotinë, një substancë që lidhet me oksigjenin, trupi juaj ka nevojë të madhe për tretje, gjë që e bën trupin tuaj të absorbojë kancerogjene.

Sipas disa studimeve, pirja e një cigareje pas një vakti ka të njëjtin efekt si pirja e 10 cigareve në të njëjtën kohë dhe rrit rrezikun e kancerit të zorrëve dhe të mushkërive në mënyrë të konsiderueshme.

Asnjëherë mos u shtrini për një sy gjumë

Asnjëherë mos u shtrini për një sy gjumë ose të flini pas një vakti, është gjëja më e preferuar e miliona njerëzve, por ky zakon nuk është aspak i shëndetshëm. Kur ne shtrihemi disa lëngje që ndihmojnë tretjen e ndryshojnë rrjedhën e tyre në stomak duke u kthyer prapa në ezofag për shkak të forcës gravitacionale, për shkak të natyrës së tyre acidike mund të djegin shtresën e brendshme të ezofagut që shkakton zbaticën acidike.

Mos u nxito të futesh në dush menjëherë pas buke

Pritja 30 minuta pas një vakt për të bërë një dush është sugjerimi më i mirë që mund të japim mbi këtë temë. Tretja kërkon shumë energji dhe furnizim me gjak në trupin tonë. Por kur bëjmë një dush me ujë të ngrohtë, gjaku qarkullon drejt lëkurës suaj për të çliruar nxehtësinë, duke e bërë të vështirë procesin e tretjes.

Konsumi i çajit

Çajrat janë të shëndetshme, por nuk duhet të konsumohen pas një vakti. Pirja e çajit pasi sapo kemi ngrënë një vakt mund të ndërhyjë me thithjen e hekurit në trupin tuaj, pasi çaji përmban acid tannik i cili lidhet me hekurin dhe proteinat nga ushqimi ynë. Kjo mund të rezultojë në rënie prej 87% në thithjen e hekurit dhe madje edhe në mungesën e hekurit, gjë që mund të çojë në anemi, marramendje, dobësi dhe lodhje.

Konsumojini frutat përpara dhe jo pas ngrënies

Frutat janë të rekomanduara nga pothuajse të gjithë, qoftë nga dijetarë specialistë ose nga ndokush i papërvojë. Por pak prej tyre e dinë se frutat menjëherë pas çdo vakti mund të jenë të dëmshme, dhe kështu neglizhojnë ta përmendin këtë fakt për ju. Frutat janë më të lehta për tu tretur dhe vetëm 20 minuta për të udhëtuar nga stomaku në zorrë, ku ato treten (me përjashtim të bananeve).

Pra, kur hani një pemë pas një vakti, ajo mbërthehet me ushqimin, duke mos udhëtuar në zorrë dhe duke u përzier si rezultat, duke dëmtuar kështu ushqimin.

Shmangni me çdokusht pirjen e ujit të ftohtë pas një vakti

Arsyeja është shumë e thjeshtë. Uji i akullt/ftohtë nuk lejon që ushqimi të tretet siç duhet, sepse shkakton grumbullimin e tij. Uji i ngrohtë ndihmon përthithjen e ushqyesve më mirë.

Kujdes! Këto janë 6 gabimet më të rënda që bëjmë pas ngrënies, ja se kush është më fatalja për shëndetin tonë Read More »

Shtyrja e negociatave, Lu dhe Vlahutin rrëzojnë opozitën e bashkuar: Përshpejtim të reformës në drejtësi, koha të nis lufta kundër korrupsionit

Dy ambasadorët e akredituar në vendin tonë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë rrëzuar pretendimet e opozitës për hapjen e negociatave, kështu raporton ”SOT”.  Fillimisht Donald Lu përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ambasadës amerikane e cilsësoi pozitiv vendimin e BE-së për hapjen e negociatave më 2019.

Në këtë drejtim ambasadori i SHBA deklaroi se ka ardhur koha që edhe Shqipëria të nisi luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit. “Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, deklaroi ambasadori i SHBA-vë në Tiranë, Donald Lu.

Vlahutin përshëndet vendimin e BE

Vendimin e BE-së e ka komentuar dhe përshëndetur ditën e djeshme edhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, e cila deklaroi se Këshilli ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore me Shqipërinë për negociatat. Dhe për këtë ajo theksoi se Shqipëria ka marrë 3 gjëra pozitive. “Shqipëria ka marrë 3 gjëra pozitive.

E para është njohja e rekomandimit dhe reformave që janë bërë, gjë që është shumë e rëndësishme.

E dyta është një kalendar i qartë dhe një datë për konferencën ndërqeveritare dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Dhe e treta këshilli ka pranuar që komisioni ka për qëllim të nis punën përgatitore. Mund t’iu them për veten, për delegacionin, për të gjithë koleget që punojnë fort në Bruksel, ne jemi të lumtur”, deklaroi ajo. Po ashtu, Vlahutin shtoi se qershori 2019 është një kalendar i qartë dhe sipas saj, në botën e Bashkimit Europian do të thotë se ka një angazhim për këtë datë. “Po po, ky është kalendari. Dhe kjo është ajo çfarë do të dëgjoni nga ambasadori i ardhshëm i BE-së në Tiranë, por ky është qëllimi. Nuk mund t’ju them për këtë një vit përpara, por ky është kalendari. Në botën e BE-së kjo tregon se ka një angazhim për këtë datë.

Pra kalendari është shumë i qartë, por në ditët në vijim kur të kemi të gjitha detajet do t’i ndajmë me ju”, nënvizoi ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Bëjmë me dije se negociatat e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të nisin në Qershor të 2019-ës. Vendimi është marrë pas një mbledhjeje të gjatë e të mbushur me debate të ashpra nga Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, e cila u zhvillua dy ditë më parë në Luksemburg.

25 vende kanë qenë që në fillim mbështetëse të idesë për çeljen e bisedimeve në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa Franca, Danimarka dhe Holanda janë treguar fillimisht më skeptike duke propozuar një shtyrje të këtij procesi. Megjithatë, në fund të mbledhjes është dalë me një qëndrim të përbashkët, ku janë vendosur edhe një sërë pikash kyçe që duhen zbatuar nga të dyja vendet.

Shtyrja e negociatave, Lu dhe Vlahutin rrëzojnë opozitën e bashkuar: Përshpejtim të reformës në drejtësi, koha të nis lufta kundër korrupsionit Read More »

”Normale o plako, plase t’u rrejt para buke e pas buke”, komentuesit masakrojnë Ramën

Edi Rama e ka nisur urimin e mëngjesit për ndjekësit e tij në Facebook me postimin e të dhënave të fundit në lidhje me numrin e pasagjerëve të transporitit ajror. Kryeministri shprehet se ka një rritje mbrelënëse në 6 vitet e fundit në numrin e pasagjerëve të transportit ajror.

Statusi i Edi Ramës në Facebook:

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto tregues të rritjes mbresëlënëse gjatë 6 viteve të fundit në numrin e pasagjerëve të transportit ajror, si edhe me lajmin e mirë që në 5 muajt e parë të vitit, hyrjet e të huajve në vendin tonë janë rritur me 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ju uroj një ditë të bukur ✌”- shkruan Rama.

Pas postimit të këtyre shifrave të shumta kanë qenë reagimet e komentuesve në adresë të kryeministrit Rama.

 

”Normale o plako, plase t’u rrejt para buke e pas buke”, komentuesit masakrojnë Ramën Read More »

Panik në ish-Bllok, pema bie mbi taksi (Fotot)

Një pemë dhjetëra vjeçare është rrëzuar në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, duke krijuar panik te qytetarët që ndaheshin aty pranë, si dhe bllokimin e rrugës. Nga fotot duket se degët e pemës kanë rënë mbi një taksi, drejtuesi i së cilës mësohet se nuk ka pësuar lëndime. Në vendin ku ndodhi ngjarja mbërritën menjëherë ambulancat, por drejtuesi i mjetit nuk ka pasur lëndime.

Panik në ish-Bllok, pema bie mbi taksi (Fotot) Read More »