Aurora

Posta Shqiptare tejkalon të ardhurat

Gjatë gjysmës së parë të vitit Posta Shqiptare tejkaloi të ardhurat me mbi 9 milionë lekë.

Në një takim ku ishin të pranishëm drejtuesit e Postës Shqiptare dhe filialeve u analizuan treguesit ekonomiko-financiarë të punës.

Posta Shqiptare gjatë kësaj periudhe rezulton me fitim, ku të ardhurat e përgjithshme janë realizuar me 100.8% me një tejkalim me vlerë absolute 9.36 milionë lekë, krahasuar me programimin e të ardhurave për këtë 6-mujor.

Fitimi i realizuar është 112 milionë lekë, ndikuar kjo nga një ulje e shpenzimeve të programuara në këtë 6-mujor.

Gjithashtu, në këtë takim, u diskutua mbi arritjet e kompanisë gjatë kësaj periudhe, problematikat e hasura dhe strategjitë e punës për 6-mujorin e dytë të vitit 2018, në mënyrë që Posta Shqiptare të jetë sa më konkurruese në një treg që sa vjen e liberalizohet./atsh

Posta Shqiptare tejkalon të ardhurat Read More »

Turizmi në Shqipëri, 300 mijë vende të reja pune

Shqipëria tashmë e ka mundësinë e hapjes së 300 mijë vende të reja të punës në sektorin e turizmit, falë përparësisë që i është dhënë këtij të fundit, ndërkohë që numri i turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë këtë vit, është rritur.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha sot se “e kemi mundësinë tashmë të flasim për 300 mijë vende pune në sektorin e turizmit që ndikohen drejtpërsëdrejti ose në mënyrë indirekte nga sektori i turizmit”.

Sipas tij, “ne kemi arritur që me politika të përbashkëta të zhvillimit të turizmit të rrisim kontributin në ekonominë në vendin tonë, pra një leke i investuar kërkon 3 lekë të shtuara në ekonominë e vendit tonë”.

Ndërkaq, Klosi nuk ka harruar të theksojë edhe se vendi ynë tashmë ka një mundësi të artë në turizëm.

“Mundësinë e artë që ka Shqipëria tashmë për të marrë hapin e madh për të kaluar nga turizmi i zhvilluar me sakrifica për të kaluar te turizmi që do të zhvillohet përsëri me sakrifica. Këtu unë do doja të isha përsëri shumë mirënjohës për të gjitha sakrificat tuaja për një turizëm që zhvillohet me standarde europiane e që na bën ne të krahasueshëm me një treg të vështirë europian edhe rajonal i zhvillimit të turizmit”, ka përfunduar ai./atsh

Turizmi në Shqipëri, 300 mijë vende të reja pune Read More »

Labova e Kryqit në “Rrugët e besimit”

Labova e Kryqit është një nga kishat e tjera të restauruara e cila është futur tashmë në projektin Rrugët e Besimit.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro bëri të ditur se është hartuar një intenerar i veçantë për turistët duke iu dhënë mundësinë të vizitojnë objekte të kulttit të cilat janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.

Kisha e Labovës së Kryqit dhe rruga që të çon në këtë kishë tashmë janë të rikonstruktuara dhe një numër mjaft i madh turistësh tashmë e kanë vizituar këtë kishë mjaft të veçantë. Për Ministren e Kulturës pjesë e itinerarit Rrugët e Besimit nuk janë bërë vetëm turistët e huaj por edhe ata ata vendas të cilët.

Kisha e Labovës së Kryqit është një nga monumentet më interesante në Shqipëri që i kushtohet Shën Mërisë. Kisha, siç shihet sot, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të dhe kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian./atsh

Labova e Kryqit në “Rrugët e besimit” Read More »

Thethi mirëpret turistët me eksplorim, gatim, ritëm dhe art

Turistët dhe vizitorët vendas kjo fundjavë i pret ndryshe në Theth. Përveçse bukurive të mahnitshme të natyrës së egër në majat e thepisura të Bjeshkëve të Namuna dhe buzë lumit Shalë ata dhe do të argëtohen.

Zanat e malit dhe legjendat në Theth do të zgjohen nga festivali i parë modern i dedikuar trashëgimisë të Alpeve Shqiptare ”Zâ Fest”.

”Zâ Fest” vjen me edicionin e tij të dytë, për dy netë radhazi, më 20 dhe 21 korrik, duke risjell në Theth muzikën më të mirë shqip, por këtë radhë duke zgjeruar akoma më shumë larmishmërinë kulturore.

Turistët do të shijojnë ritmet e artistëve Hasa-Mazzota, Andrra, Oborri dhe Linda Rukaj, të cilët do të performojnë live nga Kisha e Thethit. Një repertor i pafundmë ritmesh, notash dhe vokalesh që mund të përthyejnë çfarëdolloj barriere kulturore.

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit vizitorët do të mund të shijojnë sfondin e duhur me panoramën mahnitëse të Thethit.

Këtë vit ky festival është gjithëpërfshirës, i cili kombinon muzikën më të mirë live me artet figurative, shijet tradicionale dhe aktivitetet sportive në natyrën e bukur të Thethit.

Pra mos mungoni për të eksploruar natyrën e bukur dhe të rrallë të Thethit duke ndërthurur eksplorimin, gatimin, argëtimin dhe artin. Në majat më të larta të vendit tonë këtë verë ka festë dhe argëtim për të gjitha grupmoshat. /atsh

Thethi mirëpret turistët me eksplorim, gatim, ritëm dhe art Read More »

Programi “100 Fshatra”, roli i bashkive i rëndësishëm në përcjelljen e informacioneve

Roli i bashkive në Programin “100 Fshatra” ka qenë shumë i rëndësishëm në përcjelljen e shumë informacioneve u shpreh sot Koordinatorja Kombëtare e Programit 100 Fshatra, Elva Margariti gjatë takimit mes kryeministrit Rama dhe përfaqësuesve të bashkive.

Ajo tha se, “ndërthurja e shumë aktorëve në programin 100 Fshatra është një nga pikat më të forta, por që mund të kthehej në një nga pikat më të dobëta sepse kërkon një sinergji”.

“Ju jeni një nga këta partnerë dhe unë besoj në rolin tuaj kyç sepse jeni pika më afër terrenit. Por nuk jeni vetëm, jeni të përfshirë në një panorame me multi aktorë dhe kjo e bën këtë në një program që mund të funksionojë sepse jemi bashkë”, tha Margariti.

“Roli i bashkive ka qenë shumë i rëndësishëm në përcjelljen shumë informacioneve dhe ju falenderoj për punën e bërë. Informacioni i marrë jo vetëm i bashkive, por i mbledhur dhe nga aktorë të tjerë si agjencitë, ministritë etj, janë mbledhur në një databazë dhe është krijuar një panoramë, ku vihen re disa mangësi dhe ku fshatra të caktuara nuk kanë pasur kapital njerëzor ose vizionin se cilët sektorë do përfshiheshin në këtë program”, theksoi ajo. /atsh

Programi “100 Fshatra”, roli i bashkive i rëndësishëm në përcjelljen e informacioneve Read More »

Nis inventarizimi Kombëtar i Pyjeve dhe Kullotave

Drejtoria e Pyjeve pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit së bashku me stafet e specialistëve të përzgjedhur nga AKZM-të, mbështetur nga Projekti i Shërbimeve Mjedisore, financuar nga Banka Botërore, po kryen Inventarin Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave (IKPK) 2018-2019.

Për më se dy javë, vazhdon puna e grupeve të terrenit për matjen dhe grumbullimin e të dhënave, në rrjetin e sipërfaqeve provë ngritur nga konsulenca Suedeze në kuadër të këtij inventari.

Gjashtë grupe, me tre inxhinierë pyjesh në përbërje të tyre, po kryejnë matjet në terren dhe po grumbullojnë të dhënat e para të inventarit të pyjeve për këtë vit.

Mbështetur në vazhdimësi nga Konsulenca Suedeze SLU & FSA (Fakulteti i Pyjeve Suedi dhe Agjencia Suedeze e Pyjeve) dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore UB, mbas trajnimeve të njëpasnjëshme të grupeve të punës dhe testimit me sukses të programit dixhital të grumbullimit të të dhënave “OPEN FORIS”, stafi tashmë është ne fillimet e punës në terren si një nga fazat më të vështira të këtij procesi të rëndësishëm. /atsh

Nis inventarizimi Kombëtar i Pyjeve dhe Kullotave Read More »

Shpallen 16 zona me përparësi zhvillim turizmi

16 zonat e propozuara për qëllim investime në fushën e turizmit, u prezantuan në tryezën me investitorë, përfaqësues të agjencive shtetërore, përfaqësues të shoqatave turistike, kryetarët e bashkive, dhe tour operatorëve.

16 zonat e propozuara, janë reflektim i ligjit që përcakton qartë se kush janë zonat me përparësi zhvillim turizmi: ato që kanë një përqëndrim të lartë të produktit turistik. Zonat janë zgjedhur mbi bazat: e vlerave natyrore, historike, kulturore dhe social – ekonomike.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi deklaroi se ndonëse këto zona zënë vetëm 20% të territorit të vendit, këto të fundit do të shërbejnë si një shtysë për zhvillimin e turizmit dhe kthimin si destinacione turistike veçanërisht për turistët e huaj.

“20% e territorit të vendit që ka shumë nevojë të mbrohet dhe kjo që po bëjmë sot është një mbrojtje që i japim zonave me përparësi zhvillimi në vendin tonë”, -tha Klosi gjatë aktivitetit të zhvilluar sot në Pallatin e Kongreseve me grupet e interesit.

Zonat me përparësi zhvillim turizmi:

-Parku Natyror i Alpeve

-Zona e bregdetit(2km nga vija brgdetare0

-Parku natyror i Korabit

-Parku i Belshit

-Liqenet e Ohrit dhe Prespës

-Liqeni i Shkodrës

-Liqeni i Ulzës

-Lugina e Vjosës dhe Zagorisë

-Parku Natyror i Lurës

-Zona e Krastër, zona e Dajtit

-Mali i Tomorrit

-Mali – Moravës

-Zona e Dajtit

-Kanionet e Osumit

-Pyjet e Jabllanicës

z.tosku/atsh

Shpallen 16 zona me përparësi zhvillim turizmi Read More »

Rritet numri i turistëve, 30 milionë euro vetëm në 4-mujorin e parë të 2018

Rritja e numrit të turistëve me 9.1% këtë vit, krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka sjellë 30 milionë euro të ardhura më shumë për ekonomikë e vendit.

Ishin këto të dhënat që ndau vetë ministri i Turizmit, Blendi Klosi ndërsa vuri në dukje se viti i kaluar shënoi 5.1 milionë turistë të huaj dhe këtë vit pritshmëritë janë shumë më të larta.

“Deri tani kemi matur dhe vlerësuar turizmin vetëm nga statistikat e hyrjes dhe daljes, të turistëve të ndryshëm që kanë hyrë në vendin tonë. Po të shikojmë shifrat realisht, çdo ministër dhe çdo qeveri do të ndihej pozitiv po të shikosh rritjen në vendin tonë. Viti 2017 shënoi 5.1 milionë turistë të huaj të hyrë në vendin tonë dhe krahasuar me një vit më parë, është një rritje shumë e madhe, por krahasuar me atë çfarë do të duhet të arrijmë në Shqipëri, realisht mendojmë se kemi shumë më tepër aftësi dhe mundësi”, – tha Klosi.

Më tej, ai sqaroi se “vetëm në 4-mujorin e parë të këtij viti, ne kemi pasur një rritje prej 9.1% të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë, duke shtuar rreth 30 milionë euro të ardhura më shumë në ekonominë shqiptare”.

Klosi tha se ajo ç’ka qeveria synon është që turistët të fillojnë të vijnë që në muajin maj deri në tetor dhe jo vetëm në muajt korrik dhe gusht./atsh

Rritet numri i turistëve, 30 milionë euro vetëm në 4-mujorin e parë të 2018 Read More »