Aurora

13 “kokat e prera” nga “shpata” e Vettingut. Ditë të zeza për të inkriminuarit (Lista)

Vettingu deri më tani ka  çliruar kupolën e drejtësisë që nga Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese dhe Shkolla e Magjistraturës, në radhë janë KLD, gjykatat dhe prokuroritë e apelit dhe të shkallës së parë. Nga marsi i këtij viti deri në 20 korrik Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra 13 prokurorë dhe gjyqtarë. Shkarkimi i këtyre njerëzve të drejtësisë ka shënuar ditën më të zezë për politikanët që katandisën sitemin, ndërsa numri pritet që të rritet në vijim.

Nga 800 gjyqtarë e prokurororë të cilët po i nënshtrohen procesit të rivlerësimit, 200 janë cilësuar paraprakisht të papërshtatshëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Informaciojni u bë publik nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pas një beteje ligjore me DSIK për transparencën e të dhënave.

LISTA E TE SHKARKUARVE NGA VETTINGU
1. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese-Shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin për të mos ekstraduar Almir Rrapon në SHBA)

  1. Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

  2. Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

  3. Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

  4. Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

  5. Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

  6. Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

  7. Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Nuk hetoi prokurorin me inicialet A. K., i përfshirë)

  8. Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe korrupsioni. (Pjesë e hetimit për dosjen 21 janari dhe të Mark Frrokut për çështjen e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë)

  9. Gani Dizdari, gjyqtar ne Gjykatën Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë, si dhe kontakte me të inkriminuar

  10. Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë, shkak lidhjeve me krimin, fshehja e dënimit për vjedhje, fshehje dhe mosjustifikim pasurie. (Ka gjykuar dosjen për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë. Ka dhënë vendime për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Gent Strazimirin).

  11. Artan Zeneli, gjyqtar pranë Gjykatës së lartë, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe mosdeklarimi i heqjes së vizës nga ambasada e SHBA.

  12. Toma Ndreca, gjyqtar i Gykates se Larte, shkak mosjustifikimi i pasurise, si dhe kontakte me të inkriminuar/pamfleti

13 “kokat e prera” nga “shpata” e Vettingut. Ditë të zeza për të inkriminuarit (Lista) Read More »

Vajza e aktorit Ilis Shyti na përloti të gjithëve, historia e saj që askush nuk do donte ta dëgjonte

Arratisja e vëllait të tij, që edhe sot jeton në SHBA, u bë edhe “Shpata e Demokleut” mbi kryet e aktorit të madh, Ilia Shyti. Karriera e tij vazhdoi sepse ai, siç tregojnë vajzat e tij dhe kolegët, punoi me trefish devotshmëri, por me pasigurinë dhe panikun se një ditë çdo gjë do të shkatërrohej. Ja si na e rrëfen atë kohë Antoneta Shyti, vajza e madhe e aktorit të mirënjohur, Ilia Shyti, e cila në ato vite ishte adoleshente dhe i ka përjetuar ato ngjarje me shumë dhimbje:

Ju vjen në mendje ndonjë ngjarje lidhur me vështirësitë që haste babai?

Kujtoj p.sh një turne të Teatrit Kombëtar me dramën “Cuca e Maleve” në Kosovë. U bënë të gjitha përgatitjet për të shkuar dhe vetëm një ditë përpara lexuan emrat e atyre që do të shkonin dhe që nuk do të shkonin. Babai im ishte hequr nga lista. Besoj se e imagjinoni trishtimin dhe dhimbjen e tij që e ndau me nënën time, me lot në sytë e të dyve, në dhomën e tyre, me zë të ulët që ne fëmijët të mos shqetësoheshim. Unë e dëgjova të tërë bisedën dhe nuk fjeta tërë natën. Me atë guximin prej vajze të re vendosa të bëja diçka dhe vajta në ministri, kërkova tek porta ministrin ose zëvendësministrin. Ky i fundit, e kujtoj shumë mirë, ka qenë Mantho Bala. Më drejton roja nga porta e pasme ku kuadrot hynin. Më tregoi se do të vinte me një makinë “Volvo” ngjyrë veje. Kur erdhi makina, i kam dalë përpara dhe shoferi mezi frenoi. Kur ata dolën vërtik nga makina me frikën se më kishin shtypur, mua më vërshuan lotët dhe e pyesja se çfarë gabimi paskësh bërë babai im, një ish-partizan, që nuk do të lejohej në Kosovë. Më ngjiti lart në zyrë, më garantoi që babai im do të shkonte në Kosovë dhe më tha që babai të nisej me një makinë e të shkonte në kufi që të arrinte trupën aty. Kështu u bë, brenda ditës babait ju bë pasaporta dhe u nis. Nuk e harroj lumturinë që babai arriti të bashkohet me kolegët, sepse e vuajti shumë këtë ngjarje. Shpeshherë, mendoni, babai bisedonte me mamanë dhe i thoshte që të mos na ushqente dëshirën për t’u martuar me oficerë ose njerëz të partisë, sepse do të vuanim. Atëherë nuk e kuptoja por më pas e kuptova arsyen e tij në këtë pikë./Intervistoi për Albanian Free Press, Juela Meçani/

Vajza e aktorit Ilis Shyti na përloti të gjithëve, historia e saj që askush nuk do donte ta dëgjonte Read More »

Policia kthehet në Radhimë, 20 gëzhoja në tarracën e banesës së …

20 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm janë gjendur nga efektivët e policisë në vendin ku një ditë më parë policia u përplas me një person në kërkim, Gaqo Gjini në Radhimë. Pasi të kalojnë në laboratorin e balistikës, grupi hetimor do të përcaktojë se sa armë kanë qëlluar drejt banesës.

Sipas komunikimit zyrtar, policia e Vlorës bën me dije se 38 vjeçari ka qenë i armatosur me mjet prerës thikë. Në momentin e arrestimit bën me dije zyrtarisht policia e Vlorës Gaqo Gjini ka tentuar të godasë një efektiv dhe ky i fundit e ka plagosur atë në këmbë. Ndërkohë nga familja hidhet poshtë pretendimi i policisë të cilët sot jashtë kamerave kanë treguar se policia beri terror.

Sipas familjarëve 38 vjecari ka qenë në banesë dhe forca të shumta policie kane qëlluar me armë pa fund rreth banesës çka kanë terrorizuar familjarët të cilët ndodheshin aty. Rreth 20 gëzhoja kane qenë mbi tarracë e banesës, ndërkohë që një gëzhojë është gjetur në afërsi të portës ku mendohet se i përkiste oficerit të policisë që qëlloi në këmbë 38 vjeçarin./korrieri

Policia kthehet në Radhimë, 20 gëzhoja në tarracën e banesës së … Read More »

Panik në Tiranë, Arbër Çekaj dhe gruaja e tij gjermane kanë nxjerrë gjithçka, inteligjenca amerikane e gjermane janë të qartë për “kokat” e 613 kg. kokainë

Pendohet Arbër Çekaj dhe gruaja e tij gjermane

(Autoritetet gjermane kanë dëshmi të së vertëtës së 613 kilogramëve kokainë, të ngarkesave të tjera si dhe bosëve të vërtete në Tiranë dhe Gjermani).

Arbër Çekaj ndonëse nuk konfirmohet zyrtarisht është,  jo vetëm i penduari i aferës “Kokaina 613”, por dhe çelësi kryesor i cili njeh 2 bosët kryesorë shqiptarë të kokainës. Është gruaja e tij gjermane, që jo vetëm ka bashkëpunuar me autoritetet e vendit të saj, por ka bindur bashkëshortin te rrëfehet.

Informacionet për autoritetet shqiptare deri tani nga pala gjermane janë zero për shkaqe që dihen: të dekonspirimit si dhe përfshirjes të disa personazheve me peshë politike e shtetërore në këtë aferë. Gjithsesi ka panik në Tiranë te autoret dhe suportuesit e tyre.

Disa persona me peshë në polici me lidhje në këtë çeshtje janë larguar nga posti si dhe disa prokurorë të përfolur janë ‘zbythur’ nga aksesi në këtë dosje.

Shumë shpejt priten arrestime të bujshme pasi inteligjenca amerikane dhe gjermane e kanë të plotësuar identikitin e autorëve të vërtetë të kësaj tregetie miliona euroshe./Pamfleti

Panik në Tiranë, Arbër Çekaj dhe gruaja e tij gjermane kanë nxjerrë gjithçka, inteligjenca amerikane e gjermane janë të qartë për “kokat” e 613 kg. kokainë Read More »

Janë njerëzit “në hije”, por bëjnë “punë të mëdha”! Ja kush është shoferi i Gramoz Ruçit (foto)

Ata janë njerëzit në hije, por që bëjnë “punë të mëdha”. Flasim pikërisht për shoferët e personaliteteve, të cilët mbajnë një profil të ulët publik, por që dijnë shumë për shkak të rëndësisë së personave të cilëve ju shërbejnë.

Megjithatë në kohën e rrjeteve sociale privatësia e tyre bëhet e pamundur. Fotografi i Kuvendit Agim Rama ka publikuar një foto në të cilën ai na njeh me shoferin e kryetarit te Kuvendit Gramoz Ruçi./korrieri

Janë njerëzit “në hije”, por bëjnë “punë të mëdha”! Ja kush është shoferi i Gramoz Ruçit (foto) Read More »

“Bukur të paskan qëndis vlla”, reagimi i Fatmir Haklajt kur pa trupin e tejshpuar nga predhat. Artan Hoxha flet për mendjen djallëzore që i futi në sherr Haklajt

Gazetari Artan Hoxha ka qënë i ftuar në emisionin “45 minuta” ku edhe ka folur mbi intervistën ekskluzive të Zylfie Haklajt për Shqiptarja.com dhe Report Tv. Sipas tij, ngjarjet në Tropojë janë me të vërtetë të dhimbshme pasi janë vrarë djemtë më të mirë të Tropojës dhe Berisha ka patur mundësinë që t’i shuajë këto konflikt, por nuk e ka bërë. Më tej, Hoxha është shprehur se të gjitha këto ngjarje kanë pas një mendje djallëzore dhe se është i mendimit që ngjarjet e ndodhura në qytetin verior nuk do të zbardhen kurrë.

Cila ka qënë zanafilla e konfliktit?

Artan Hoxha: Unë e quaj sagë. I kam ndjekur për 10 vjet me radhë ngjarjet në Tropojë. Më vjen keq që them të njëjtën gjë që kam thënë para 15, 10 dhe 5 vitesh që kjo çështje nuk do të zgjidhet kurrë.

Seriali i ngjarjeve në Tropojë e ka zanafillën shumë të vjetër. Pas luftës së Kosovës Haklajt nuk iu duheshin më. Kur ndodhën ndryshimet politike, Haklajt ishin në mbështëtje të PD-së, pastaj ata ndërruan krah. Duhet të kemi parasysh që në Tropojë ishte vendlindja e Sali Berishës, kështu që dashur pa dashur u krijua një diferencim. E gjitha nisi me një konflikt të vëllezërve Hoxha me Haklajt, ngjarje banale për të cilën u përdorën armët.

Më pas ka patur një tentativë të Forcave Speciale që të arrestonin vëllezrit Haklaj. Por një polic i komisariatit që as që ishte në rreshtin e parë u plagos në shpatull. Konflikti me Sali Berishën nisi në fushatën elektorate të 1997, ku Berisha do të prezantonte dy kandidatët për deputet. Përballë Azem Hajdarit ka qënë një doktor koleg i Berishës, që nuk kishte lidhje me politikën. Por para së të vinte aty Azemit i ishte vënë pritë tek Ura e Milotit gjë që justifikoi mungesën e tij. Ndërkohë që në Tropojë ishte qëlluar impianti i zërit dhe për të folur Berisha përdori një megafon.

Gjatë gjithë mitingut Berisha përdori një gjuhë shumë të ashpër ndaj kolegut të vet ku thoshte se vota për të ishte votë për serbët, votë për bandat. Në një cep ka qënë Shkëlqim Haklhaj, i cili kthente përgjithe sa herë që Berisha shante.

Këtë e dua të gjallë a të vdekur me vete. Kështu shprehej Berisha sa herë që Shkëlqimi e kundërshtonte. Por Berisha e dinte që kjo nuk ishte e mundur. I gjithë debati në miting ishte regjistruar në një kasetë që ra në duart e Haklajve. Episodi tjetër është vrasja e 5 janarit të 98-tës ku vdiq Shkëlqimi dhe kunati i tij Artur Demiri. Makina kthehej nga Fushë-Kruja ku Shkëlqimi kishte shkuar të merrte detyrën. Prita ishte vendosur që një ditë para.

Gjatë përleshjeve njëri nga personat në makinë ka shpëtuar. Ai ka patur kohë që të zbresë në fshatin Vlad. Lajmi për atë pritë është dhënë në Tiranë shpejt, gjë që ka shtuar dyshimet që urdhri ishte nga kryeqyteti. Viktimat i ka gjetur autobusi i linjës.

Pasi u morr vesh lajmi, Fatmiri ka shkuar në spital, nuk i ka folur askujt, vetëm kur ka parë trupin e të vëllait me predha ka thënë: “Bukur të paskan qëndis vlla” dhe nuk është parë më deri të nesërmen pasdite në varrim. Paradite janë vrarë tre persona. Mendohet që ishin persona që Fatmiri dyshonte se kishin lidhje me vrasjen e të vëllait. Dyshonte se Azemi kishte lidhje.

 Sot Zylfia flet për vrasjen e Azemit. Ju si mendoni Fatmir Haklaj erdhi për të vrarë Azemin apo dikë tjetër?

Ajo nuk është një pritë e mirëfilltë. E kam sqaruar që ishte një ngjarje e pazakontë. Fatmiri nuk organizonte prita të tilla, nuk kishte nevojë për 80 veta. Ismeti është dënuar kot pasi është e vërtetë që ka zbritur nga Tropoja me Fatmirin, por nuk ka gisht në vrasjen e Azemit.

Unë mendoj që në këtë sagë janë vrarë më të mirët e Tropojës, të futur në sherr nga një mendje djallëzore. Ka nevojë për një hetim serioz. Berisha ka pasur mundësi që t’i ulë gjakrat por nuk e ka bërë./korrieri

“Bukur të paskan qëndis vlla”, reagimi i Fatmir Haklajt kur pa trupin e tejshpuar nga predhat. Artan Hoxha flet për mendjen djallëzore që i futi në sherr Haklajt Read More »

Sociologu: Ja pse shqiptarët refuzojnë të kalojnë pushimet brenda vendit…

Nëse do të kishin mundësi financiare, ndoshta në vendin tonë nuk do të kalonte askush pushimet verore. Një fenomen i tillë nuk vjen për shkak të mungesës së bukurive natyrore në bregtetin tonë, por duket se ka diccka tjetër.

Për sociologun Ermelis Muça ky numër po vjen në rritje dhe ka disa arsye që i bëjnë shqiptarët të refuzojnë bregdetin e tyre, veçanërisht jugun e Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” në GSH, sociologu thekson se kjo lidhet me disa arsye, ku më kryesoret janë shërbimi dhe çmimet.

Sipas Muçës, shërbimi që ofrohet në Shqipëri ka ende mangësi sa i përket vendeve fqinje, çka i bëjnë shqiptarët që të mos zgjedhin bregdetin tonë. Një tjetër arsye kryesore janë edhe çmimet e kripura, që për sociologun, mu kushtet aktuale ekonomike në vendin tonë, bëhen deri diku të vështira për t’u përballuar për shumë qytetarë shqiptarë.

Krahas të tjerave, Muça nënvizon edhe sigurinë në bregdet, si një tjetër mangësi në bregdetin shqiptar, çka jo pak herë është shoqëruar edhe me ngjarje të rënda apo tragjike.Por edhe pse situata duket se ndryshon nga viti në vit, për sociologun do të duhen ende disa vite përmirësime në këto drejtime që Shqipëria të mund të arrijë standartin që kërkojnë qytetarët e saj për të pushuar në vendlindje.

Sociologu: Ja pse shqiptarët refuzojnë të kalojnë pushimet brenda vendit… Read More »

“Burri një maskara, gruaja një dallaveraxhie”

Nga Bledi Mane

Klithmë lebetitëse per gjykatësin e lartë Artan Zeneli:
Ne foton e pare, shfaqet dukshem fytyra simbol e nje gjykatesi kriminel e grykës. Quhet Artan Zeneli, djali i Nues, ish punonjes i Kimitetit Qendror te Partise se Punes. Familjen Zeneli e zbriti nga Shkodra ne Tirane Ramiz Alia si besnikë te liderit te fundit komunist shqiptar por djali i Nue bolshevikut, Artani kur ishte student, tradhetoi kauzen e babait e iu bashkua levizjes studentore. E nese doni ta dini, ish presidenti Sali Berisha e ka shpallur “Pishtar te demokracise” ish studentin idealist te vitit 1990 i cili me vone u konvertua ne pishtar te menxyres se kriminalizimit te drejtesise shqiptare.
Deri me tani ish gjykatesi i larte Artan Zeneli rezulton te jete me i pasuri me rreth 1 miliine euro pasuri nder martiret e zbythur te vettingut.

E leme fytyren e pare, shikoni me vemendje bjonden e sforcuar ne foton e dyte. Valbona Zeneli quhet, mban emrin e nje lumi te bukur e te kthjellet por vetë rezulton e turbulluar nga allishverishet. Eshte bashkeshortja e malukatit ne foton e pare dhe prej vitesh punon drejtoreshe e burimeve njerezore prane bankes Raiffeisen Albania. Edhe kjo grua e pacipe, qenka bashkeautore ne krimin e te shoqit. Shikoni e lexoni me vemendje sesi pastron parate e krimit te burrit kjo ndrikull bjonde e adituar.

Foto e trete tregon deklaraten e pasurise qe subjekti i hetuar Artan Zeneli ka paraqitur prane organeve te hetimit. Vetem per vitin 2017 bashkeshortja Valbona Zeneli ka deklaruar se ka perfituar rreth 97 milione leke nga rroga e saj. Sipas ligjislacionit ne territorin e Republikes se Shqiperise, rrogat i nenshtrohen tatim fitimit progresiv deri ne masen 27 per qind. Pra zonja Zeneli paguhet rreth 120 milione leke, paga bruto, dhe pas tatimit merr ne dore 97 milione leke. Ne 12 muaj paguhet 97 milione leke, e thene ndryshe 8 milione e 800 mije leke ne muaj. E frikshme kjo rroge ndaj une sot kontaktova Raiffeisen Bank e me treguan se asnje drejtor shqiptar prane kesaj koorporate nuk paguhet me teper se 3.5 miliine leke ne muaj dhe per vitin qe shkoi jane shperblyer me 2 rroga shtese.

Pacipesia dhe makuteria e gjykatesve shqiptare paska arritur kulmin, keta paskan shkerdhyer edhe moralin e bashkeshorteve dhe femijeve te tyre. Ketyre halabakeve ke frike tu çosh nga varri paraardhesit e tyre te vdekur se edhe atje ne ferr do u gjesh lekë te fshehura.
Flene gjume te qete keto monstra, po femijet si i edukojne keta felliqesira???

“Burri një maskara, gruaja një dallaveraxhie” Read More »