Strukturat e Hetimit Tatimor kanë vijuar kontrollet në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik. Vetëm gjatës ditës së shtunë janë kontrolluar 185 subjekte dhe janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 82 prej tyre, në vlerë shkelje 2,4 milionë lekë.
Nga ana e inspektorëve të Hetimit Tatimor janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (rasti i përsëritur). Subjektet e bllokuara janë Tropikal Resort, Durrës; Piratët, Dhërmi; Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës; Restorant “Kalaja e Tetovës”, Zona Plazhit Iliria, Durrës; Restorant Ibiza, Gjiri i Lalëzit, Durrës; Market Bolena, Sarandë.
Janë konstatuar 7 subjekte të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat janë marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt TVSH, 18 tatimpagues janë konstatuar në shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor.
3 tatimpagues nuk kanë të instaluar pajisjet fiskale dhe 5 të tjerë nuk i mbajnë pajisjet fiskale në gjendje pune.
Gjatë kontrolleve janë evidentuar 13 subjekte që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Administrata Tatimore i ka bërë thirrje sipërmarrjeve që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit që të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor.
Në të njëjtën kohë, MFE fton të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre duke denoncuar rastet e abuzimit, informalitetit dhe paligjshmërisë.
Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin./atsh
Mos lëshimi i kuponit nga ana e bizneseve duket se do të jetë një sfidë e gjatë për tu tejkaluar, si për administratën tatimore ashtu edhe për qytetarët.
Bizneset vijojnë t’i shmangen këtij detyrimi, i cili rezulton edhe shkelja më e shpeshtë që ndodh në bare, restorante apo dyqane. Strukturat e zbatimit pranë Drejtorisë së Tatimeve vetëm në një muaj kanë zbuluar rreth 1500 subjekte me shkelje, ndërsa kanë vendosur penalitete me një vlerë prej 52.5 milion lekë.
Bëhet fjalë për subjekte që ushtrojnë veprimtarinë e tyre përgjatë gjithë vijës bregdetare nga veriu në jug.
415 biznese janë penalizuar për moslëshimi të kuponit tatimor. 240 prej tyre për punonjës të padeklaruar, 152 subjekte nuk rezultonin të regjistruara në organet fiskle.
Por nuk janë të pakta edhe ato biznese që janë bllokuar për një fat 30 ditor nga task-forca e tatimeve. Bëhet fjalë për raste të cilat janë kapur për herë të dytë që nuk lëshojnë kupon tatimor, për rrjedhojë ligji parashikon bllokim të tij për një afat një mujor.
Kontrollet e task-forcës janë shtrirë edhe në ambientet e plazhit, për të verifikuar edhe faturat që lëshohen në shezlone.
Turizmi konsiderohet si një nga sektorët me risk të lartë ndaj dhe vëmendja e tatimeve fokusohet më së shumti në këtë fushë gjatë periudhës së verës. Informalieti vijon të jetë i konsiderueshëm, kryesisht tek njësitë e akomodimit, ku qindra banesa private shërbejnë si hotele, duke mos paguar detyrimet që i takojnë në shtet./lajmifundit
Vendi yne prej ditësh vijon të jetë një zonë sizmike aktive. Lëkundjet e fundit të termetit janë ndjerë mbremjen e së shtunës në zona të ndryshme të vendit.
IGJEUM ben me dije se tërmeti i parë është ndjerë në orën 03:29 me magnitudë 2,1 ballë në Tiranë. Tërmeti i dytë është ndjerë në orën 03:33 me magnitudë 3 ballë në Gjirin e Lalëzit, ndërsa tërmeti i fundit me magnitudë 2,4 ballë është shënuar në orën 06:07 në fshatin Zhepe, rreth 19 kilometra nga Çorovoda.
Gjatë së shtunës është ndjerë një tërmet me magnitudë 3,5 ballë gjatë mesditës në Fier, Lushnjë, Tiranë, dhe zonat përreth./lajmifundit
Imazhi i gjarpërit përreth një shkopi është i njohur në fushën e mjekësisë. Këtë simbol pothuajse secili e ka parë në paketimet farmaceutike si dhe në spitale. Mirëpo, ne e dijmë që kafshimi i gjarpërit është helmues dhe shpesh-herë vdekjeprues, prandaj ky simbol në shikim të parë duket si një montim jo i përshtatshëm për mjekësinë. Megjithatë, emblema e lashtë e gjarpërit përreth shkopit ka një histori. Ekzistojnë dy versione që e sqarojnë simbolin e mjekësisë.
Sipas mitologjisë shkopi simbolizon shkopin e “zotit” madheshtor Hermes i cili ishte njeri me krah, ishte një lajmëtar ndërmjet Zotit dhe njerëzve. Thuhet se Hermes ishte edhe mjek i udhëtarëve dhe për shkak se në atë kohë, mjekët udhëtonin në distanca të mëdha në këmbë për të vizituar pacientët e tyre duhet ta kishin një shkop, shkruan rtv21.tv.
Më heret përreth shkopit ishin dy shirita të bardhë, por më vonë ata u zëvendësuan me gjarpërinjtë që lidhet me historinë e Hermesit, i cili ka treguar se me anë të shkopit i ka ndarë dy gjarpërinjë luftarak dhe kështu kanë mbetur gjarpërinjtë rreth shkopit në harmoni të balancuar. Një tjetër përshkrim gjithnjë sipas mitologjisë tregon se Asklepi, i cili ishte ishte një gjysmëperendi greke e mjekësisë, kishte mundësi për t’i shëruar të sëmurët dhe për t’i sjell njerëzit e vdekur përseri në jetë; edhe ky kishte një shkop me gjarpër përreth.
Te grekët gjarpërinjtë konsideroheshin si të shenjtë dhe helmin e tyre e përdornin për shërim. Helmi i gjarpërinjve është menduar të jetë sherues dhe shihej si simbol i rilindjes dhe ripërtëritjes, prandaj edhe ka mbetur simboli i mjekësisë me një gjarpër rrotull një shkopi./lajmifundit
I ndërtuar në fillim të shek. XIX, ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848.
Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas.
Ajo përfaqëson banesën e tipit Kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut.
Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi është kulla e vrojtimit, kulla mbrojtëse, divani me kollona e harqe, oda e bukës, oda e miqve e banesa të tjera ndihmëse.
Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frëngji nga ku kontrollohej i gjithë territori përreth.
Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellë të fortifikuar. Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979.
Sot ajo shërben si një objekt historik dhe arkitektonik, ku vizitore të ndryshëm kurioze të monumenteve dhe natyrës, vijnë dhe e vizitojnë. /atsh
Një nga zonat më të bukura në rivierën e vendit tonë është padyshim edhe Dukati, i cili mban brenda vetes një shumësi rrethinash të vogla. Po si qëndron historia e këtij fshati që mban brenda vetes histori e legjenda të shumta.
Ka shumë historian e studiues që Dukatin e përshkruajnë si vendin ku kalonin vendin “Dukët” për shkak të bukurive natyrore. Po t’i referohemi fakteve që sjell profesor Eqerem Çabej të gjitha vendbanimet që kanë në emrin e tyre prapashtesën “at” kanë rrënjë qartazi, Ilire.
Ndoshta për këtë arsye, hapësira e madhe që përfshin fshati Dukat përmbledh edhe disa qytete antike, si për të treguar historinë fort të mistershme dhe mjaft të vjetër të këtij vendi.
Nëse përfshijmë banorët e Dukatit të vjetër atij të ri dhe Okrikumit, numri i banorëve mund të shkojë më shumë se 7 mijë banorë, ndërkohë që 3 a 4 mijë të tjerë janë shpërndarë në qytetet më të mëdha të vendit.
Ago Nezha, kryetari i shoqatës “Labëria” thotë se Dukati është një fshat, nëse mund ta konsiderojmë si të tillë, me përmasa të gjera gjeografike dhe është një fshat për ta pasur zili jo vetëm për gjerësinë gjeografike, po edhe për resurset që ka ai brenda vetes.
Dukati ka 260 kilometra katrorë sipërfaqe, që është 1/5 e rrethit të Vlorës dhe 1/100 e gjithë Shqipërisë.
Fshati fillon tek Kepi i gjuhës dhe në vijë lienare dhe bregdetare është 91 km që përshkon malet Akrokeraune, që sot banorët i quajnë “Malet e vetëtimës”, shkon në Llogara, zbret në Palasë dhe harkon në malet e tjera në Çikë, në Tërbaç, në Vranisht, zbret në Tragjas më e më pas në Rradhimë.
Pra është një amfiteatër natyror që përveç madhësisë ka edhe një diversitet natyror të admirushëm.
Gjurmët më të hershme në këtë krahinë, i gjejmë padyshim në qytetin e lashtë të Orikut. Ai përmendet në fundin e shekullit të VI si një koloni e krijuar edhe më parë nga Eubeasit.
Megjithatë siç në rastin e Dyrrahut apo Apollonisë edhe Oriku u vendos në një qendër të banuar më parë. Vendbanimi shtrihej në gjirin e Dukatit ku u krijua edhe laguna nën të cilën ndodhen edhe rrënojat e pjesës tjetër të qytetit.
Banori i Dukatit Sofo Kuteli thotë se Dukati është një trevë me shumë vendbanime të hershme. “Unë mund të numëroj 8-9 vendbanime, që po të bësh disa gërmime gjen vlera të mëdha. Brisani, Ravena, Kanali, Maruka, Gjyrati, Erihoi e disa të tjerë”.
Kanë qenë shumë kronikan që kanë kaluar në këto anë dhe Dukatin e kanë përshkruar me nota shumë romantike duke filluar që nga Evlia Çelebia, i cili në kujtimet e tija shkruan që “Kalova nëpër Dukat dhe Dukati kishte brenda vetes së tij 100 fshatra”.
Çelebia i përshkruan dukatasit si njerëz shumë të veçantë, me një trimëri të rrallë e që nuk e njihnin tërheqjen.
Legjendat anë të shumta në këto anë dhe një prej tyre është që në Malin e Vetëtimës ka lindur Zeusi dhe këtë e mbështesin edhe shumë studiues, e një prej tyre është edhe ai anglez, Hamond.
“Këto quhen ‘Malet e vetëtimës’, vetëtima ka zot Zeusin dhe kjo është shtëpia e Zeusit”, kështu shprehet një nga banorët.
Më vitin 48 pas Krishtit, në Palasë zbarkoi Jul Çezari për t’iu ngjitur Llogarasë e për të shkuar në atë vend që edhe sot quhet qafa e Qezarit. Pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun.
Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë.
Thuhet se Emrin “Dukat” ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit.
Sipas Mulla Isa Hasko, emri i këtij fshati duhet të ketë prejardhjen nga një monedhë e vjetër dhe me vlerë. Edhe Evilja Celebiu në librin “Shqipëria para dyqind vjetëve”, i përkthyer nga Sali Vuçiterni, hedh dritë mbi emrin e Dukatit.
Ndërsa Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë – Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit.
Në Dukat ndodhet edhe Kulla e Dervish Aliut. Në afërsi të fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndërtimor me vlera historike.
I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848. Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas.
Ajo përfaqëson banesë të tipit Kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut.
Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi përmendim kullën e vrojtimit, kullën mbrojtëse, divani me kollona guri e harqe, shtëpinë e bukës, odën e miqve e banesa të tjera ndihmëse.
Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frengji (vende ku gjuanin luftëtarët) nga ku kontrollohet i gjithë territori përreth.
Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellëz të fortifikuar.
Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979. Si të shkojmë tek Kullat e Dervish Aliut? Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në qendër të Dukatit të Vjetër.
Pasi arrihet në qendër të fshatit merr rrugën që të çon në lagjen “Mazo”. Rruga që të çon deri në qendër të fshatit përshkruhet nga makina, më tej rreth 1 km ecet në këmbë./konica.al
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro vizitoi Hotel Vila Aleksander në Berat, një nga modelet e suksesshme të rijetëzimit të trashëgimisë kulturore.
Aleksandër Nako dhe bashkëshortja e tij, pas kthimit nga Italia, kanë investuar në banesën e pozicionuar në lagjen Mangalem, Berat, duke ruajtur dhe vendosur në fokus vlerat e trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike të banesës, tashmë e kthyer në ambient hotelerie dhe restorant, me shërbim të kualifikuar.
Ky model-rijetëzim e njeh publikun me historikun e banesës, situatën urbane, arkitekturën dhe zhvillimin e hapësirave të brendshme, duke modeluar turizmin kulturor , që këtë vit ka një numër të lartë vizitorësh në të gjithë vendin.
Banesat si pasuri kulturore, janë një mundësi shumë e mirë për ti rijetëzuar në bujtina, restorante, qendra shërbimi dhe të tjera aktivitete private fitimprurëse./atsh
Në pasqyrën javore të punës së qeverisë, publikuar në faqen e Kryeministrit Edi Rama në Facebook, vihet re se në portalin e bashkëqeverisjes, “Shqiperiaqeduam.al”, janë regjistruar në javën që po mbyllim 14.012 ankesa prej të cilave, 12.458 janë përfunduar.
Në nivel vendor, vihet re se nga 2 204 ankesa të regjistruara, të përfunduara janë 1680 raste. 400 raste janë të spikatura si të suksesshme. Në këtë pasqyrim, vihet re se në 23 prej rasteve të spikatura, 11 lidhen me ministrinë e drejtësisë, 2 me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, 5 raste janë tek Ministria e Arsimit dhe Sportit, 2, te Ministria e Mbrojtjes dhe nga 1 rast te Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria E Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe 1 rast te Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Platforma “Shqiperiaqeduam.al” është kthyer tashmë në një mekanizëm për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ku në 10 ditë trajtohen rastet dhe kthehet një përgjigje./atsh