Aurora

Sezoni veror- AKU mbi 1 mijë inspektime, 551 paralajmërime për sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndjek një plan veprim/inspektimi intensiv gjatë këtij sezoni turistik, me fokus kontrollin dhe inspektimin e të gjithë Operatorëve të Bizneseve Ushqimore të cilët prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore, si bar-restorante, fast-foode, pastiçeri, supermarkete, minimarkete, njësi prodhimi dhe tregtimi akullore.

Sipas AKU-së, deri tani janë kryer mbi 1 mijë inspektime në të gjithë vendin, janë dhënë 551 paralajmërime për mungesë e dokumentacioni dhe janë vendosur 22 gjoba me vlerë 3.5 milionë lekë, për shkeljet si: “Mungesë e kushteve higjieno-sanitare, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi të etiketimit të produkteve ushqimore, pengim të kryerjes së inspektimit, moskorrigjim të mangësive”.

Gjithashtu janë bllokuar sasi të konsiderueshme produktesh për shkak të mangësive në etiketim si dhe janë asgjësuar produkte të konsideruara si ushqime të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se kontrolli dhe inspektimi do të vijojë me ritme intensive deri në fund të sezonit veror për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik. /atsh

Sezoni veror- AKU mbi 1 mijë inspektime, 551 paralajmërime për sigurinë ushqimore Read More »

Vetingu, ngecin në “sitë” prokurori Arben Nela dhe gjyqtari Ervin Metalla

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorise se Tiranes, Arben Nela. Trupa gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, teksa i pranishëm në seancën dëgjimore ishte vetë prokurori, pa avokat mbrojtës.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK tha se prokurori kishte bërë fshehje të pasurisë dhe nuk ka burime të ligjshme.

Deri sot, Arben Nela mbante postin e prokurorit dhe zv.drejtuesit në Prokurorinë e Tiranës si dhe ishte kandidat për KLP-në.

Kontrolli për prokurorin Arben Nela u krye vetëm për kriterin e pasurisë. ILDKPKI kishte deklaruar që Arben Nela ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka burime të ligjshme.

Sipas relatorit nga hetimi u konstatua se ka mospërputhje deklarimesh për burimin e të ardhurave.

Arben Nela ka deklaruar një apartament 99 m 2 që e ka blerë në shumën 42 mijë euro me të ardhurat nga paga e tij dhe bashkëshortes dhe një huamarrje prej 25 mijë euro nga motra e bashkëshortes.

KPK thotë se blerja nuk është deklaruar në kohën e duhur dhe nuk është e qartë si është marrë dhe si është kthyer kjo shumë.

Po kështu ka paqartësi për një banesë me 136 metra katrorë në Lanabregas të Tiranës.

Vetë prokurori e mohoi të ketë kryer fshehje të pasurisë.

Po ashtu, ditën e sotme KPK shkarkoi nga detyra edhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës Ervin Metalla i cili ishte skanuar për pasuri të pajustifikuara. /atsh

Vetingu, ngecin në “sitë” prokurori Arben Nela dhe gjyqtari Ervin Metalla Read More »

Vetingu, Rama: Fletërrufetë, dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Drejtësinë

“Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar”, deklaron kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale.

Në reagim edhe të vendimeve më të fundit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe qëndrimit të opozitës, Rama thekson se “fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë”.

“Loja mbaroi.Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi”, deklaron Kreu i Ekzekutivit./atsh

Vetingu, Rama: Fletërrufetë, dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Drejtësinë Read More »

Berisha paralajmëron Ilir Metën, të mos bashkojë votat me PS, duke i kujtuar aksidentin me vdekje të 19 vjeçarit në Gjiri Lazit, më 6 korrik 2014

PD presion bosit të LSI, të ndalë pazarin për KLGJ-KLP
Burime nga pjesa “blu” e opozitës, bëjnë me dije se krerët e lartë të PD, veçanërisht Berisha e Basha, janë mbërthyer nga frika e bashkëpunimit të LSI me PS, për të bashkuar 84 votat për KLP, KLGJ dhe Shkollën e Magjistraturës, ndaj dhe kanë ndërtuar një skemë presioni ndaj parti-familjes mafioze “Meta-Kryemadhi”, duke i rikujtuar disa nga krimet e kryera.

Nëpërmjet “tellallëve” të tij, Sali Berisha i ka dërguar sinjal të koduar, por të qartë Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke i kujtuar aksidentin e bërë 4 vite më parë, më datën 6 korrik 2014, ora 21 e 45 minuta në aksin rrugor pranë fshatit Bilalas në Maminas, në kthesën e Gjirit të Lalzit, ku makina zyrtare e Ilir Metës-Kryetar Kuvendi, sipas denoncimit të bërë më 8 korrik 2014 prej PD, ka shtypur këmbësorin 19-vjeçar M. Lohja, pas të cilit shoferi I Metës është larguar me urdhër të Ilir Metës, duke lënë viktimën në rrugë dhe duke mos e raportuar aksidentin në polici (sipas deklaratës së PD-zëdhensja Laura Vorpsi).

Por 49 orë më pas, PD është informuar për këtë aksident më pasojë vdekjen e 19 vjeçarit, për lënien e tij në rrugë dhe fshehjen e krimit prej eskortës së Metës dhe Policisë së Durrësit, ndërkohë që LSI, zyra e shtypit e kryeparlamentarit Ilir Meta dhe Policia e Durrësit, dolën me versionin (tekst kopje), se Ilir Meta nuk ishte pjesë e këtij aksidenti me pasojë vdekjen dhe nuk ka pasur asnjë dijeni, por ishte shoferi i tij, oficeri i Gardës K. Braho, cili udhëtonte në zonën e Gjirit të Lalzit në atë orë, por jashtë orarit të shërbimit si eskortë Kryetarit të Kuvendit.

Mirëpo PD dhe “Qytetari digjital” i Saliut, akuzuan policinë dhe Ilir Metën, për bashkëpunim në fshehjen e krimit, mbasi eskorta shtetërore e kreut të Kuvendit, në datën dhe orën e shtypjes së 19-vjeçarit Lohja, ka qenë duke shoqëruar Ilir Metën drejt vilës së tij private, në Gjirin e Lalzit.

Po citojmë një pjesë, nga deklarata zyrtare e PD, datë 8 korrik 2014: – “Ky aksident vdekje-prurës, u kthye menjëherë në një ngjarje të rëndë kriminale, pasi për 48 orë, Ilir Meta arriti ta fshehë ngjarjen, duke u përpjekur të mbyll punët me policinë, prokurorinë dhe familjen e viktimës.

Përpjekja për të varrosur faktet dhe të vërtetën është akt mafioz, është sjellje prej Pinoçeti e Ilir Metës, ku jeta e një njeriu nuk ka vlerë, ku me para dhe me forcën e pushtetit, mund të blesh gjithçka”.

Nisur prej zërave që bosi i LSI, po e “përdredh bishtin” me PS, kupola mafioze e PD ia ka kujtuar “Espinozës” Ilir Meta, këtë rast aksident-krimi të fshehur, duke i bërë presion parlajmërues, për të mos guxuar të bashkojë votat parlamentare me PS, ndryshe do publikohen fakte me zë e me figurë nga ajo dojse e mbyllur, por do të jepen edhe shumë “letra” të bëmave të Ilir Metës, të panjohura për mediat dhe drejtësinë./Pamfleti

Berisha paralajmëron Ilir Metën, të mos bashkojë votat me PS, duke i kujtuar aksidentin me vdekje të 19 vjeçarit në Gjiri Lazit, më 6 korrik 2014 Read More »

Pas 13 guroreve në Skrapar, Monikës i hiqet pylli i zaptuar në Bulqizë, ministri Klosi ndalon bandën e LSI

Kryebashkiaku po kërkohet për të rikthyer bakshishin
Banorët e “Sheshe Bulqizë”, kanë fituar betejën 10 ditore me bandën e LSI, që u kishte zaptuar pyllin dhe burimet kullosore e ujore, me një leje të dhënë nga banda qëndrore e LSI në Ministrinë e Mjedisit, mbështetur me polici bashkiake, nga krye-bashkiak-xhambazi i Monikës, në Bulqizë.

Ndërkohë që prej afro 2 javësh, deputeti LSI-ët dhe kryebashkiaku horr i kësaj partie në Bulqizë, ishin zhdukur “nga sytë këmbët” prej zullumit të tyre, banorët u ndanë në dy grupe: Një grup, që bllokoi me protesta hyrjen e bashkisë në këkrim të takimit me kryebashkikaun e Monikës dhe grupi tjetër, që ruante pyllin natën, nga frika e pabesisë dhe dhunës së bandës LSI-ste, se ndoshta fuste rruspat e motoshorrat në pyll.

Të vendosur për të sakrifikuar edhe veten në mbrojtje të pyllit, ata i kërkuan ndihmë kryeministrit, shoqëruar me ultimatumin, se në rast mosndërhyrje nga qeveria, do të kishte përshkallëzim të protestës, me “komunikim popullorçe”, ndaj dhe kryeministri Rama u detya të niste drejt banorëve të “Sheshe Bulqizë” ministrin Klosi, i cili ka në zyrë letrat e licencsës së kësaj masakre mbi pyjet, ujërat dhe kullotat komunitare.

Në takimin me banorët, ministri Klosi deklaroi, se do anulonte këtë licensë korruptive me pasojë krimin mbi pyjet dhe nuk do ta lejonte bandën e LSI të hynte në pyll, duke dërguar për ndjekje penale kryebashkiakun e Bulqizës Milaim Damzi, për presionin policor mbi banorët dhe përdorimin e taksave publike, në favor të biznesit të paligjshëm të horrave të Monikës.

Burime nga ministria e Mjedisit, kanë bërë me dije për “PAMFLETI”,se ministri Klosi e ka mbajtur premtimin që u bëri banorëve, duke urdhëruar bllokimin e procedurave dhe anulimin e lejes, për këtë biznes korruptiv.

Në respektim të ligjit dhe të drejtës zonale komunitare për të administruar pronat lokale, më së fundi, ka nisur lufta kundër bizneseve shkatërrimtare të mjeteve jetike të banorëve, të pasurive publike, mjedisit dhe turizmit, ku rekordin e abuzimeve e mbajnë bandat zyrtare të LSI, të cilave me këtë vendim të ministrit Klosi, pas 13 gruroreve shkatërrimtare në Skrapar, iu hoq edhe pylli në zonën “Sheshe Bulqizë”, duke ia rikthyer banorëve, ndërsa kryebashkiaku po kërkohet nga banda e LSI, për të rikthyer bakshishin që ka marrë.

Pas 13 guroreve në Skrapar, Monikës i hiqet pylli i zaptuar në Bulqizë, ministri Klosi ndalon bandën e LSI Read More »

2000 vjet na e mbajtën fshehur! Lëngu që lufton diabetin dhe vonon plakjen

Tani eshtë koha kur thanat, frutat e vogla me ngjyrë të kuqe pushtojnë tregjet. E nëse jeni nga ata që nuk e preferojnë shijen e thartë, ne kemi një zgjidhje: shurupi i thanave, recetën e së cilit do ta ndajmë poshtë me ju.

Përbërësit: 1 kg thana; 2 litra ujë; 300 gr sheqer (ose më pak/shumë, në varësi të shijes suaj).

Receta dhe përgatitja: Ne fillim lani thanat. Në enën ku do të përgatisni shurupin shtoni ujë dhe sasinë e thanave. E lini në nxehtësi maksimale derisa të fillojë të vlojë dhe më pas shtoni sheqerin.

Pastaj e lini për rreth 30-45 minuta të ziejë derisa uji të ulë volumin e tij, pra nga 2 litra në 1,5 litra. Gjatë kësaj kohe e përzieni nga pak shurupin.
Fikni sobën dhe e lini shurupin e thanave të ftohet paksa. Më pas mund ta servirni dhe ta shijoni!

Ja vlerat e frutit të thanës: Përmban rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C. Lufton plakjen. Ka veti antioksiduese. Kuron sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin./korrieri

2000 vjet na e mbajtën fshehur! Lëngu që lufton diabetin dhe vonon plakjen Read More »

Akullore me shalqi. Ja si ta përgatisni me kosto të ulët në shtëpi

Mmmm! Kostoja është e ulët dhe ju mund ta bëni sa herë të keni nevojë. Edhe për qerasje nuk është një ide e keqe.

Ja përbërësit: 2.5 kg shalqi; 150 gr sheqer; 80 gr niseshte; 1 lugë çaji kanellë pluhur; 3-4 lugë gjelle qitro (e sheqerosur në copa); 2-3 lugë gjelle çokollatë (në copa); 1 lugë gjelle ujë trëndafili (ose ujë jasemini).

Receta dhe përgatitja: Fillimisht shalqiri pastrohet nga lëkura e farat dhe kalohet në mikser për t’u bërë masë homogjene. Kjo masë kalohet në tenxhere, përzihet me sheqerin, niseshtenë dhe lëngun e aromatizuar. Pastaj vendoset në zjarr dhe përzihet shpesh, pasi lëngu të fillojë të ziejë ulet temperatura duke llogaritur 4 deri 5 minuta zierje.

E pasi hiqet nga zjarri hidhet kanella dhe më pas shtohen frutat e sheqerosura dhe çokollata. Përmbajtja hidhet në një formë për puding dhe vendoset në frigorifer për disa orë. Vendoset xhelatina në një pjatë, e cila sipas dëshirës mund të zbukurohet me lule jasemini dhe më pas shërbehet. Ju befte mire!/korrieri

Akullore me shalqi. Ja si ta përgatisni me kosto të ulët në shtëpi Read More »

Gazetari i njohur: Në rast se nuk e kishit të qartë ç’ka quajmë dashuri, ja rasti konkret: Ervidi!

Ervid Palaj humbi sot jetën në përpjekje për të shpëtuar atë të të fejuarës së tij, e cila rrezikonte të mbytej në plazhin e Velipojës.

Fatkeqësisht përpjekja e djalit për të shpëtuar Lori Bardelin ka rezultuar fatale për jetën e tij. Pasi ai ka arritur të nxjerrë Lorin të gjallë nga dallgët e tërbuara të detit sot në Velipojë, ka dhënë frymën e tij të fundit në këtë gjest që e kemi hasur vetëm në librat dhe filmat e ndjenjave më të thella.

Fatmirësisht e reja Lori Bardeli është jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me ngjarjen ka komentuar me fjalë emocionuese dhe të ndjera gazetari i njohur Berat Buzhala.

Ja statusi i Buzhalës në Favebook:

Ne rast se nuk e keni pase te qarte cka quajme dashuri, atehere qe nje ilustrim konkret. Nje i ri nga Shqiperia e ka mbajte te fejuaren mbi uje, per t’u mbytur vete. RIP Ervid. /ShkodraNews

Gazetari i njohur: Në rast se nuk e kishit të qartë ç’ka quajmë dashuri, ja rasti konkret: Ervidi! Read More »