Aurora

Qendrat shëndetësore verore, 17 364 pushues kryejnë vizitat mjekësore

Për të garantuar shëndetin e pushuesve, qendrat shëndetësorë verore janë të hapura 24 orë në 7 ditë në dispozicion, duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme për personat që shfaqim probleme shëndetësorë.

Gjatë pasqyrës së qeverisjes, këtë javë vihet re një numër në rritje i vizitave mjekësore në këto qendra, duke shkuar në plot 17 364 vizita mjekësore për pushuesit e huaj dhe vendas që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë.

Gjithashtu rritje ka shënuar edhe shërbimi me autoambulancë ku rezultojnë plot 510 shërbime të tilla.

26 qendrat shëndetësore verore janë në shërbim të pandërprerë përgjatë të gjithë vijës bregdetare dhe në zonat me turizëm malor deri në mesin e muajit shtator./atsh

Qendrat shëndetësore verore, 17 364 pushues kryejnë vizitat mjekësore Read More »

Deklarata e Azem Hajdarit më ’92: “Unë di shumë gjëra dhe njeriu që di, duhet të zhduket”

Tashmë Azemi nuk është më. Ai nisi lëvizjen e Dhjetorit 1990, të cilën më pas, me instruktazhin e Ramiz Alisë dhe të ish-sigurimit të shtetit ia ‘rrëmbeu” me marifete ish-komunisti Sali Berisha, i cili po me prapaskena u zgjodh kryetar i PD, duke postuar kreun real të PD, dhjetoristin Azem Hajdari.

Deklarata e Azem Hajdarit në parlament, në 28 shtator 1992: “Kjo nuk është demokraci, por diktaturë e re”

Po si e ka cilësuar Azem Hajdari pushtet-sundimin e komunistit Sali Berisha, në seancën parlamentare të 28 shtatorit të vitit 1992, kur Sali Berisha inskenoi sulmin ndaj Azem Hajdarit, për ta nxjerr nga politika, duke tentuar t’i hiqte imunitetin me propozimin e 52 deputetëve komunistë, ish-shërbëtor të PPSH dhe të diktaturës komuniste? Ja fjala një pjesë nga fjala e Azemit në parlament, kundër bandës legjislative e qeverisëse të Sali Berishës:

“Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Unë jam shumë dakord që të mbrohet qytetari i thjeshtë… Por nuk jam aspak dakord që një deputeti t’i mbyllen dyert e ankimit, kur akuza ndaj tij është e pabazuar, e paargumentuar në bazë të legjislacionit që ka sot në dispozicion Republika e Shqipërisë… Problemi është politik dhe thjesht politik… E dija që një ditë do të dilja përpara Parlamentit ose përpara një institucioni tjetër dhe do të diskutohesha. Pse? Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë unë di shumë, dhe njeriu që di duhet të zhduket.

Nuk dua ta fsheh, jam i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve të fundit në jetën politike, që çoi deri në kërkimin e heqjes së imunitetit tim, lidhur me një pseudokrim dhe që nuk dihet se ç’situata të reja do të sjellë në ditët që do të vijnë… Nëse një deputet bën një kundërvajtje penale dhe atij i hiqet imuniteti për këtë kundërvajtje, atëherë ne nuk jemi më deputetët e kohës së demokracisë, por deputetë të kohës së Enverit. Kjo do të thotë se ne jemi marioneta, që na i ngre dhe na i ul duart një regjisor dhe që bën me ne si t’i dojë qejfi, pa pyetur as elektoratin dhe as Kushtetutën. E dyta, lidhet me kokën e turkut, që në këtë rast jam unë. Ju, të nderuar deputetë, e dini si drita e diellit se kjo kundërvajtje penale e inskenuar nuk do ta çojë në dënimin e Azem Hajdarit. …imuniteti i Azem Hajdarit hiqet sot, dhe kjo do të thotë se asnjë në këtë Parlament nuk ka më imunitet.

Sepse nesër, kur ndonjëri prej jush do të bëjë gabim, gabimin tim, duke u përpjekur të thotë të vërtetën ndershmërisht, do t’i hiqet në çast imuniteti. Dëshmitarë të rremë në një vend të varfër gjen plot… Në Shqipëri, Enveri provoi dhe përvoja e tij la një proverb: “Kur punët shkojnë keq në fushën ekonomike, lumi kapërcehet me procese të montuara politike”… Zotërinj deputetë, mos kërkoni koka turku, sepse s’ua ka kush borxh t’i ndërroni kombësinë… Ne deputetet kemi një “të dashur”: ajo është e vërteta. Zgjohuni, zotërinj deputetë, zgjohuni, se “e dashura” u ka ikur nga shtrati.

Azem Hajdari është ai i dhjetorit 1990 dhe nuk luan nga pozicioni i tij i atëhershëm, sikur edhe malet të luajnë nga vendi. Populli e di mirë këtë, mësojeni edhe ju… ë rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Nuk i kërkoj asnjërit mëshirë. Asnjëherë s’kam për të hequr dorë nga rruga ime për demokraci: jam i ri… Nuk i kam kërkuar dhe nuk i kërkoj askujt post. Po në kohën e diktaturës, kur unë mora vendim që të jepja jetën, fëmijë, familjen dhe me traditat e pasura që ka, unë nuk e dija që ju do më çnderonit, se ky është një çnderim.

Unë jam i ri, do t’i pranoj edhe goditje të tjera, edhe inskenime të tjera, nuk largohem nga Shqipëria. As unë, as fëmija im. Nuk largohem as nga Partia Demokratike. Nuk largohem as nga pikëpamjet e mia antikomuniste. Vetëm një gjë kini parasysh: vazhdoni, vazhdoni radhën. Populli kësaj radhe le të gjykojë. Në rast se është e mira në favor të drejtësisë, unë për veten time që sot jam gati t’i nënshtrohem kujtdo.

Po e mbyll me një shprehje që e ka thënë Bardhyl Londo: “Në rast se demokracia vjen në këtë mënyrë, mos ardhtë kurrë”. Dhe ju demokracinë po e sillni me shumë dhimbje, si diktaturë të re”./korrieri

Deklarata e Azem Hajdarit më ’92: “Unë di shumë gjëra dhe njeriu që di, duhet të zhduket” Read More »

Burri i gjyqtares në Shkodër që nuk jeton më bën lëvizjen e papritur. I lë të gjithë pa fjalë

Mesa duket Fadil Kasemi nuk heq dorë nga përpjekjet për të dalë nga qelia. I akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi në 31 Gusht 2017, Kasemi ka ankimuar në Apelin e Krimeve të Rënda një vendim të ndërmjetëm të trupës që po e gjykon në Shkallën e Parë.

Ai kundërshton vendimmarrjen e datës 13 Korrik 2018, që rrëzoi pretendimin e tij për humbje të fuqisë të masës “arrest në burg” dhe urdhërimin e lirimit. Përmes avokatit, Fadil Kasemi ka pretenduar se pas kalimit të dosjes së tij për kompetencë nga Gjykata e Tiranës tek Krimet e Rënda, kjo gjykatë duhet të rivlerësonte masën e sigurisë.

E sipas tij, në kushtet kur nuk është bërë rivlerësim, masa ka rënë. Kasemi po gjykohet në një proces të zakonshëm tek Krimet e Rënda. Ai nuk mundi të fitojë as gjykim të shkurtuar, pasi ndryshimet ligjore të fundit, përjashtuan të akuzuarit për krime në familje nga kjo e drejtë./korrieri

Burri i gjyqtares në Shkodër që nuk jeton më bën lëvizjen e papritur. I lë të gjithë pa fjalë Read More »

“Peshku i madh” trondit vendin: Më ktheni kamionin…Të hënën plas “bomba”

Ai ndodhet i arrestuar në Gjermani, pas shpalljes në kërkim nga drejtesia shqiptare si porositës i 613 kilogramë kokainë të mbërritura në Shqipëri në kontenier bananesh. Por tani Arbër Çekaj, kërkon kthimin e pasurive të sekuestruara.

Mësohet se kërkesa e bërë nga përfaqësuesi ligjor i shoqërive “Arbri Garden shpk” dhe “Ecoalmax sh.p.k” dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Irena Gjoka, në orën 13:00 të së hënës.

Sipas burimeve, përmes saj kërkohet kthimi i kamionit dhe kontenierit, në dyshemenë e të cilit u gjet e fshehur lënda narkotike.

Pak ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi bllokimin e dy llogarive bankare në shumat 38 mijë dollarë dhe 10 milionë lekë të këtyre shoqërive, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Çekaj u arrestua në ditët e para të muajit Maj në Gjermani, bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” dhënë për të nga Krimet e Rënda. Ai është në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë./korrieri

“Peshku i madh” trondit vendin: Më ktheni kamionin…Të hënën plas “bomba” Read More »

Lulzim Basha gjëegjëzë për Edi Ramën, kush e gjen fiton një ‘Toyota Yaris’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon kryeministrin Ramën si njeriun që i mban të lidhur, disa prej personazheve kryesorë që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.

Ja reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha në rrjete sociale:Gjëegjëzë Edvingu: Kush i lidh e i mban bashkë:

një trafikant të dënuar droge me vëllanë Ministër të Brendshëm PLUS; një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS; komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!

Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.

Lulzim Basha gjëegjëzë për Edi Ramën, kush e gjen fiton një ‘Toyota Yaris’ Read More »

AKU bllokon dhe kthen në origjinë 10 ton miell gruri të ardhur nga Greqia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 10 ton miell gruri të importuar nga Greqia, që u konstatua me parregullsi në dokumentacion.Në një njoftim për shtyp AKU-së, bën të ditur se, të dhënat sipas dokumenteve shoqërues nuk përputheshin me të dhënat në etiketë e kundra etiketën e produktit.

Trupat inspektuese e AKU-së Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë, konstatoi se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “miell gruri” kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës.

Nga kontrolli fizik i produktit “miell gruri” rezultoi se ky produkt nuk kishte nr.loti, datë

prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25 kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.

Menjëherë AKU bëri bllokimin e ngarkesës me sasi 10 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi ku gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.atsh

AKU bllokon dhe kthen në origjinë 10 ton miell gruri të ardhur nga Greqia Read More »

“Askush të Mos Mbetet Pas”, mbi 300 fëmijë bëhen pjesë e kampeve verore

Mbi 300 fëmijë morën pjesë në kampet verore tre javore të organizuara me mbështetjen e programit “Askush të Mos Mbetet Pas” në disa prej shkollave 9-vjeçare në Fier (fshati Baltez), Lezhë dhe Fushë-Krujë gjatë muajit korrik.

Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me UNDP dhe Agjenci të tjera të OKB-së, në partneritet edhe me pushtetin lokal, kanë nisur zbatimin e programit “Leave No One Behind/ Askush të Mos Mbete Pas”, financuar nga Qeveria Zvicerane në mbështetje të fëmijëve.

 

Kampet verore ku morën pjesë shumë fëmijë nga komuniteti Rom, ofruan aktivitete dhe shërbime të ndryshme sociale-kulturore, duke synuar në veçanti forcimin e integrimit të fëmijëve të komunitetit Rom dhe Egjiptianë nëpërmjet aktiviteteve jashtëshkollore.

Organizimi i kampeve verore, është një mënyrë dhe model që ata të mund të mos e humbin interesin për shkollën dhe të mësuarin, sidomos në mungesë të mundësive të tjera për aktivitetet verore, që mund të kenë këta fëmijë. /atsh

“Askush të Mos Mbetet Pas”, mbi 300 fëmijë bëhen pjesë e kampeve verore Read More »

Kur hienat mediatike , “ sycjerret “ dhe xhelozet bejne moral /Nga Igli Laba

‼Per cdo operator turistik‼
Kur hienat mediatike , “ sycjerret “ dhe xhelozet bejne moral .
Para pak ditesh ne mediat online , perkatesisht tek faqja “ Jeta Osh Qejf “ , me sakte “partia e te drejtes unanime” ne gjithcka qe thote , sheh e poston u publikua nje foto e nje clubi mjaft prestigjoz si “ Havana “ . Nje fature me disa cmime qe u shkojne per shtat disave dhe disave te tjere nuk u kalon dot poshte as “ brioshi “ dhe as “ omleta “ , hapi debat te gjere tek pushuesit dhe operatoret turistike . Tek shume postime te miqeve te mi dhe ne debate e diskutime me kliente ne si operatore dolem “ Te njerkes “ e turistet “ Te nenes “ .
Prej muajsh , ne fillim te Marsit premisat jo vetem te qeverise Shqiptare por edhe ne si operatore turistike ishin te larta . Dhoma te pronotuara prej muajsh , evente te organizuara ne menyren me te persosur me kengetaret me te mire ishin planifikuar kete sezon veror . Kushtet ishin shume te mira , dhe perkrahja e qeverise ne kete sezon ne politikberjen e turizmit “ fillimisht “ ka qene mjaft e detajuar dhe ne harmoni per nje turizem elitar duke perkrahur operatoret turistik . Pas diteve plot diell , nje diell qe te djeg deri ne palce , prishen ekuilibrat e motit , edhe kjo stuhi qe prej dates 1 Korrik e deri tani nuk ishte pare ndonjehere ne asnje sezon veror . Portale qe i ngjajne profesionit me te vjeter ne bote , njerez qe na vleresojne siperfaqesisht ne si operatore por edhe nje fryme destabilizuese ne kete sezon veror. Te dashur pushues , perpara se te na vleresoni pyesni :
1- Cfare taksash paguan nje subjekt qe arrin ne nje cmim te tille ?
2- Cfare pagash kerkojne kamariere , piciere , guzhiniere , barmen e recepsionista kur vijne ne sezon veror ?
3- Me cfare cmimesh stratosferike paguhen kengetaret ?
Po ua them une :
Leke pafund harxhohen nga operatoret turistike per garantimin e kushteve sa me te mira per ju . Keni te drejte te zgjidhni nga “ Havana “ e deri tek biroçja e lagjes ! Mos tregoni ju o te pampral gazetare , se sa paguhet nje uje , nje briosh e nje omlete . Nje fryme qe vjen vetem nga keto pseudoportale me te vetmin qellim prishjen e imazhit te ketij sezoni veror . Realiteti eshte krejt ndryshe , ejani te na vizitoni ! Mos u besoni fotove e gojedhenave .
Ejani te pushoni qete, ne mendjen e trazuar keto diteve te nxehta vere !/igli Laba

Kur hienat mediatike , “ sycjerret “ dhe xhelozet bejne moral /Nga Igli Laba Read More »