Bie serveri i Facebook
Rrjeti social Facebook ka hasur probleme para disa minutash dhe ka rënë.
Nuk dihet nëse është vetëm për shqipërinë apo është ndonjë problem në mbarë botën.
I vetmi opsion që punon për momentin është Messeenger.
Rrjeti social Facebook ka hasur probleme para disa minutash dhe ka rënë.
Nuk dihet nëse është vetëm për shqipërinë apo është ndonjë problem në mbarë botën.
I vetmi opsion që punon për momentin është Messeenger.
Plakja e popullsisë dhe rigjallërimi i emigracionit dhe i nxënësve që duan të ikin jashtë vendit, ka sjellë një rënie të fortë të numrit të nxënësve e studentëve në vitin akademik 2017-2018.
Sipas të dhënave të bërë publike nga INSTAT, numri i të regjistruarve gjithsej në arsim në vitin shkollon 2017/18 ishte rreth 653 mijë persona. Në krahasim me vitin akademik 2013/14 kemi rreth 134 mijë të regjistruar më pak.
Rënie ka të të gjitha ciklet, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë (-44 mijë), më pas në ciklin e mesëm (-32 mijë) dhe në ciklin e lartë të arsimit bazë (-32 mijë).
Sipas raportit të INSTAT, Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë në arsimin zyrtar 650.153 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3,8 %, krahasuar me vitin shkollor 2016-2017. Pjesëmarrja në të gjitha nivelet arsimore (numri i nxënësve / studentëve të regjistruar në një nivel të caktuar të arsimit, pavarësisht nga mosha, e shprehur si përqindje e popullsisë në moshë shkollore, që sipas ligjit korrespondon me të njëjtin nivel të arsimit), është 82,8 %.
Arsimi Parauniversitar
Në vitin shkollor 2017-2018 morën pjesë në arsimin parauniversitar 520.759 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,9 %, krahasuar me vitin shkollor 2016-2017. Rënia e numrit të nxënësve në vlerë absolute, ndjek rënien e popullsisë së grupmoshës që i përket arsimit parauniversitar.
Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë gjithsej në arsimin parashkollor 81.026 fëmijë. Në këtë nivel arsimor morën pjesë 80,3 % e popullsisë së kësaj grupmoshe, duke shënuar një ulje prej 1,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin paraardhës. Raporti i Regjistrimeve Neto (numri gjithsej i nxënësve sipas grup moshës teorike për një nivel të caktuar të arsimit të regjistruar në atë nivel, i shprehur si përqindje e popullsisë në atë grup moshë) për fëmijët në kopshte është 76,3 %.
Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë në arsimin 9-vjeçar 319.671 nxënës, duke shënuar një ulje prej 2,5 %, në të dy ciklet e arsimit 9-vjeçar. Pjesëmarrja në këtë nivel, me një tregues të regjistrimit bruto 100,7 % tregon rritje prej 0,3 pikë përqindje krahasuar me vitin paraardhës. Të regjistruarit e grupmoshës 6-14 vjeç, përbëjnë 96,5 % të të regjistruarve në arsimin 9 vjeçar, me rritje prej 4,2 pikë përqindje nga viti shkollor 2016-2017.
Në vitin shkollor 2017-2018, u regjistruan 92,7 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar në institucionet e arsimit publik dhe 7,3 % në privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat zënë 47,4 %.
Indeksi i barazisë gjinore (i llogaritur mbi Raportin e regjistrimeve bruto), është 0,97 dhe tregon se pjesëmarrja ndërmjet vajzave dhe djemve në këtë nivel është e pabarabartë.
Në vitin 2017-2018, pjesëmarrja e nxënësve në arsimin e mesëm është 93,9 %, duke shënuar një rritje prej 0,8 pikë përqindje në krahasim me një vit më parë. Pjesën më të madhe të nxënësve në arsimin e mesëm e përbëjnë nxënësit e gjimnazit prej 79,4 %.
Në vitin shkollor 2017-2018, arsimi publik përfshin 88,4 % të nxënësve të arsimit të mesëm gjithsej.
Në vitin shkollor 2017-2018, mësuesit e arsimit 9-vjeçar janë 24.790, ndër të cilët 73,9 % e tyre janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 17,8 dhe në atë privat është 15,0. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në publik është 10,1 dhe në atë privat 7,7.
Numri i mësuesve në arsimin e mesëm është 8.941 prej të cilëve 66,2 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 13,8 në arsimin publik dhe 8,7 në atë privat.
Arsimi i lartë
Në vitin akademik 2017-2018, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 129.394 studentë, duke shënuar një ulje prej 7,3 % krahasuar me 2016-2017. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2017-2018, morën pjesë 77.899 femra studente, ose 60,2 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë në programet bachelor 85.234 studentë. Vlerësohet se gjatë vitit akademik 2016-2017, rreth 25 mijë studentë shqiptarë, studiojnë në vende të ndryshme të botës. Studentët që morën pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 81,9 % të numrit total të studentëve. Për këtë vit, raporti i regjistrimit bruto në arsimin e lartë është 54,0 %, duke shënuar një ulje prej 2,0 pikë përqindje në krahasim me 2016-2017./Monitor

Plakja dhe emigracioni; 134 mijë nxënës e studentë më pak se 4 vjet më parë Read More »
Probleme me erën e keqe të gojës? Zgjidhja, sipas ekspertëve, qëndron tek çaji i xhinxherit. Xhinxheroli, kimikati i cili i jep shijen vetë xhinxherit, stimulon në gojë enzimat të cilat pengojnë substancat që prodhojnë erë të keqe.
Përbërësit me përmbajtje sulfuri që gjenden në ushqim shpesh mund të krijojë erë të pakëndshme në gojën e njerëzve, duke kontribuuar në halitosis, emri mjekësor për erën e keqe të gojës.
Por xhinxheroli, që merret duke ngrënë apo duke pirë, ndihmon enzimat e nevojshme për të eliminuar erën e keqe nga goja, në pak sekonda. Ekspertët thonë se këto të dhëna mund të çojnë në krijimin e pastave të reja dhe shpëlarësve të gojës, që në përbërje do të kenë pikërisht këtë përbërës.
Studimi në fjalë u realizua nga Universiteti Teknik i Mynihut në Gjermani.
Receta natyrale për eliminimin e erës së keqe të gojës Read More »
Vetingu dhe lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë duhet të vijojnë ashtu sikurse duhet njëkohësisht të krijohen edhe institucionet e reja, të besueshme, të pavarura, të cilat do të japin atë drejtësi që qytetarët presin.
Në një intervistë televizive, Presidenti Ilir Meta komentoi sot ecurinë e procesit të Vetingut.
“Funksioni i Vetingut dhe paralizimi, mosfunksionimi apo mosndërtimi i institucioneve të reja të drejtësisë janë dy çështje të ndryshme. Askush nuk e ka menduar kur ka nisur reforma që do të ndodhi kjo e dyta, për arsye se janë bërë mjaft përcaktime dhe në Kushtetutë në mënyrë mjaft konkrete, të cilat parashikonin që këto institucione duhet të ishin krijuar me kohë, gjë që nuk ka ndodhur”, tha Meta.
Kjo, sipas tij, e bën edhe më të domosdoshme rivendosjen e dialogut mazhorancë-opozitë në mënyrë që kjo anomali apo një kolaps i mundshëm i funksionimit të sistemit gjyqësor të evitohet.
“Duhet të krijohet mundësia që në një mënyrë sa më të shpejtë jo vetëm procesi i Vetingut të vazhdojë dhe të jetë edhe më i shpejtë por dhe të mbështetet edhe më shumë administrata që kryen vettingun qoftë me staf apo me fonde, me mbështetje buxhetore”, tha ai.
Po kështu, ai theksoi se duhet të bëhen të gjitha ndryshimet e domosdoshme që i hapin rrugën krijimit të besueshëm, me integritet të gjithë institucioneve të reja të drejtësisë.
“Nuk mund t’i vëmë fajin Vetingut për këtë situatë, por mendoj që faji është i mosdëshirës për të parë problemet reale, kushtetuese dhe ligjore të cilat duhet të rishikohen për të tejkaluar këtë situatë dhe për të krijuar institucionet e reja”, shtoi Meta.
Sipas tij “është e papranueshme të themi që më mirë pa gjykata fare se sa me gjykata të korruptuara”.
“Njerëzit nuk e kanë përkrahur reformën për këtë çështje, që të ngelen pa gjykata sepse janë mbi 30 mijë dosje që presin nëpër gjykata dhe këto janë probleme që kanë qytetarët me shtetin, me bashkinë, më njëri-tjetrin dhe kërkojnë drejtësi, kërkojnë zgjidhje”, tha ai./atsh
Meta: Të krijohen institucionet e reja të drejtësisë Read More »
Në vitin 2020 Shqipëria duhet të arrijë atë objektiv të vendosur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që dhurimi i gjakut të jetë një proces tërësisht i garantuar në mënyrë vullnetare dhe një proces i stabilizuar e afatgjatë.
Kështudeklaroi sot Presidenti Ilir Meta i cili ndodhej në Bashkinë e Shkodrës, me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.
“Besoj se të rinjtë e të rejat do të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe solidariteti mbarëshoqëror”, u shpreh Presidenti.
“Ju falënderoj për këtë seancë dhurimi gjaku në Bashkinë e Shkodrës, pikërisht në këto ditë të nxehta gushti kur ka nevojë më shumë se asnjë herë tjetër, për të mbajtur procesin e dhurimit të gjakut në parametra normalë. Jam i bindur që do të kemi edhe shumë seanca të tjera në vazhdimësi në mënyrë që të krijojmë një traditë të qëndrueshme dhe pozitive”, u shpreh Presidenti Meta./atsh
Dhurimi i gjakut, në 2020 të garantohet në mënyrë vullnetare Read More »
Në Fier kanë nisur investimet për restaurimin dhe modernizimin e qendrave shëndetësore.
Aktualisht, po punohet në godinën e Qendrës Shëndetësore nr.2, e cila nuk plotësonte as kushtet minimale për një shërbim të denjë ndaj qytetarëve.
Qeveria shqiptare gjatë 2018 do të rikonstruktojë 80 qendra shëndetësore në mbarë vendin, ku janë përfshirë rikonstruksioni i 4 qendrave shëndetësore në Shkodër; 2 qendrave në Kukës; 2 qendrave në Lezhë; 1 qendre në Dibër; 6 qendrave në Durrës; 16 qendrave në Tiranë; 7 qendrave në Elbasan; 12 qendrave shëndetësore në Fier; 5 në Berat; 6 në Korçë; 8 qendra në Gjirokastër dhe 11 qendra shëndetësore në Vlorë.
Me rikonstruksionin e këtyre qendrave do të përmirësohet shërbimi shëndetësor për qytetarët./atsh
Enkelejda Hallunaj u nda dje tragjikisht nga jeta pasi u vetëflijua duke u hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte në Tiranë.
37-vjeçarja nga Shkodra, bashkëshorte e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj la pas një fëmijë të mitur, shkruan ShkodraNews.
Ende nuk janë zbardhur shkaqet që e çuan mjeken stomatologe të kryente këtë akt të rëndë, por të dhënat e para nga vendi i ngjarjes treguan se Enkelejda vuante nga depresioni.
Lidhur me lajmin e hidhur ka patur reagime të forta në rrjete sociale. Psikologia Rita Strakosha bën deklaratën shokuese në një postim:
“Psikiatria eshte dega me e deshtuar e mjekesise. Psikiatrit jane thjesht tregetare ilacesh, qe ne shumicen e rasteve i demtojne edhe me shume pacientet. Kur te mesojne psikiatrit se crregullimet mendore jane si semundjet e tjera kronike dhe se stili i jeteses eshte thelbesor ne parandalimin e tyre, dhe kur te kene pacientin ne plan te pare, jo xhepin, atehere do te mund te parandalohen vetevrasjet dhe jetet e shkaterruara”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. /ShkodraNews
Një incident mes femrash është shënuar dje tek ‘Pazari i Ri’ në kryeqytet, ku një 42-vjeçare ka dhunuar një grua tjeter.
Burimet e policise se Tiranës bënë me dije se shtetasja me inicialet S. O., ka goditur shtetasen me iniciale L. M., 55 vjeçe.
Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton rreth zbardhjes së sherrit.
Materialet në ngarkim të agresores i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë./korrieri
Grushte mes femrave tek “Pazari i Ri”, 55-vjeçarja nuk e lë me aq dhe… Read More »