Aurora

Media italiane/ Shqipëria me panoramat piktoreske të plazheve më të bukura nga veriu në jug

Media italiane: Shqipëria me panoramat piktoreske të plazheve më të bukura nga veriu në jug

“Shqipëria është destinacioni i turizmit europian”, me këto fjalë e nis shkrimin Francesca Masotti në “Corriere della Sera”. Gazeta italiane i përshkruan plazhet shqiptare si një nga destinacionet më të bukura të turizmit europian. Media fqinje shkruan më tej për kështjellat e vendit tonë dhe për panormat piktoreske që të lënë pa frymë.

Pjesë nga shkrimi i plotë:

Ujëra të kaltër, rërë e imët dhe plazhe shkëmbore. Ky është vendi mesdhetar, kështjellat me pamje nga deti dhe panorama që të lënë pa frymë. Janë plazhet më të bukura të Shqipërisë, një destinacion i ri për turizmin europian.

Shqipëria ka vendet ideale për një pushim në diell, det dhe qetësi. Nga plazhet e gjata ranore të bregut të Adriatikut deri në gjiret e gurëve të fshehur përgjatë bregdetit Jon.

Qoshe të vërteta parajse ndodhen vetëm dy hapa larg Italisë. Është Kepi i Rodonit, një orë larg nga kryeqytetit, Tirana dhe më në jug ndodhet plazhi i Drimadhës, i ndarë në dysh nga një formacion shkëmbor.

Në jug të Shqipërisë është Ksamili, i quajtur “perla e Jonit”. Arritja e tyre nuk është gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë është një aventurë por shumë prej destinacioneve janë pothuajse të padukshme.

Më poshtë kemi një galeri me plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë nga veriu në jug, për t’u mbajtur mend dhe për të organizuar pushimet e verës gjatë këtij viti, nëse ende nuk e keni darë mendjen ku do të shkoni.

Media italiane/ Shqipëria me panoramat piktoreske të plazheve më të bukura nga veriu në jug Read More »

Djali i Fahri Balliut “trondit” qeverinë: Rreth shtatorit do të bëjmë aksion të fuqishëm opozitar

Çuni i Fahri Balliut, Klevis Balliu ka bërë një deklaratë mjaft të fortë.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, deputeti i ri i PD tha se opozita do të ketë një aksion të fuqishëm rreth muajit shtator ku parashikohen ndryshime në sistemin politik në vend.

Balliu paralajmëron se do të ketë revolucion të fortë demokratik dhe se ai pritet të jetë në ballë të tij.

Rreth shtatorit do të ketë një aksion të fuqishëm, ballor të Partisë Demokratike në veçanti dhe opozitës në tërësi kundrejt qeverisë për arsye të shumta, siç janë koncesionet korruptive, vjedhja e pronës publike tek Teatri, inkrimimi i institucioneve të shtetit, bashkëpunimit të kësaj mazhorance me krimin e organizuatës, dështimet e saj në ekonomi çdo vit dhe këtë vit arrijnë kulmin”, garanton Balliu.

Kjo deklaratë mund të ketë tronditur disi kabinetin e qeverisë “Rama”, i cili deri në muajin shtator duhet të pregatitet seriozisht./korrieri

Djali i Fahri Balliut “trondit” qeverinë: Rreth shtatorit do të bëjmë aksion të fuqishëm opozitar Read More »

Fotografia e Edi Ramës që po çmend internetin, komentuesit: Largoni fëmijët, ke dal të trembesh Saliun?

Pasi u rendit ndër liderët botërorë që ishte më aktivi në Facebook, kryeministri shqiptar Edi Rama e ka marrë shumë seriozisht shfaqjen e tij në rrjetin social Instagram.

Rama kohët e fundit është gjithnjë e më aktiv në Instagram, ku pjesa më e madhe e postimeve të kryeministrit nuk janë formale, shkruan ShkodraNews.

Mbrëmjen e djeshme shefi i qeverisë ka thyer rrjetin kur ka publikuar një foto selfie gati në errësirë. Rama e ka shoqëruar foton me dixhiturën: Natë e mrekullueshme!

Komentet në foto kanë vërshuar lumë e përpos kritikave nga disa për qeverinë dhe lëvdatave nga të tjerë, ka patur komente gazmore. Ja disa prej tyre:

Hiqja telefonin Zahos nga duart 👨🏻‍🎨👨🏿‍🚀.

Shume I mallengjyer. Po qan?! Keta qe lehin ketu nuk e kane iden e fotos artistike. Mos e vrit fare.

te paska mpi fare daku paska qen e mire.

Ke dal te trembesh Saliun ???!

Hahahah cfar tipi qe je. Kryeminister Unik.

jepnja ilaqet korrekt ne koh se iku edhe ky !

Largoni gjith femijet e vegjel grat shtatzana se doli edi rama🤣🤣 /ShkodraNews

Fotografia e Edi Ramës që po çmend internetin, komentuesit: Largoni fëmijët, ke dal të trembesh Saliun? Read More »

Hygerta Sako: Më pëlqen më shumë vetja tani sesa kur kam qenë e re, ja mashkulli im perfekt

Intervista/ Për Hygerta Sakon, gazetaren dhe moderatoren e programit të saj sportiv “Magjia 21” në RTSH, edhe vetë jeta duhet marrë me sportivitet. Miss-i i ’95-s, tashmë nëna e vajzës Anais, na rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus” jetën larg kamerave si një femër në karrierë, rikthimin në super formë fizike brenda një viti, pushimet në Turqi me Erjona Sulejmanin, pse është kundër ndërhyrjeve estetike dhe bukurinë e vërtetë tani në moshën e pjekurisë.

Shijove një sezon intensiv televiziv me ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit. Dole e kënaqur me fituesen e kupës, Francën?

Sinqerisht, e kam shijuar shumë këtë Botëror. Jo shumë si tifoze, sepse unë jam që fëmijë tifoze e Italisë dhe ajo nuk ishte pjesë e Botërorit, por si gazetare kam kaluar një eksperiencë të paharrueshme. Kemi punuar shumë për të sjellë një program të bukur për gjithë familjen dhe ndihem e lumtur që ia dolëm. Edhe sot e kësaj dite njerëzit më shprehin kënaqësinë që kanë marrë nga “Magjia 21” dhe se u mungon ai program. Sa për Francën si fituese të Botërorit, nuk përjetova as emocion pozitiv e as negativ, edhe pse duhet thënë që isha me Kroacinë në finale, por Franca e meritoi plotësisht këtë kupë bote.

Tashmë identifikohesh me futbollin, si moderatore. Nëse do të flisnim për ty, çfarë merr me sportivitet në jetë?

Gjithçka. Jeta është shumë e shkurtër për t’u mërzitur për gjëra pa rëndësi. E vetmja gjë që s’mund të marr me sportivitet është shëndeti, që, për mua, është më i rëndësishmi. Përsa u përket të tjerave, i hedh pas krahëve dhe mendoj veç pozitivisht. Jam optimiste e pandreqshme.

Kalove pushimet në Turqi. Me kë dhe si u argëtove?

Isha me mikeshën time Erjona Sulejmanin dhe fëmijët tanë. Gjatë Botërorit krijuam një miqësi shumë të bukur, por edhe pushimet na rezultuan të tilla. Ishim në një resort vërtet fantastik, ku kemi kaluar ditë vërtet të mrekullueshme dhe mbi të gjitha fëmijët u kënaqën, sepse për dy nëna kjo është më e rëndësishmja. Përsa i përket argëtimit, kemi shijuar gjithçka na ofronte resorti sepse pushimet familjare nuk të lënë vend për lëvizje të mëdha.

Na bën përshtypje me fizikun super në formë. Si arrin të kesh linjat elegante dhe të kuruara?

Nuk ka qenë e lehtë. Fiziku im merr shpejt peshë dhe unë kam vuajtur gjithmonë nga kjo gjë, duke qenë se e shijoj shumë ushqimin. Vendosa të mendoj pak më shumë për linjat, sepse me kalimin e moshës është më e vështirë të biesh në peshë. Kam një vit që pak nga pak me durim ushqehem me kujdes e me ushqime të shëndetshme, që i bëjnë mirë organizmit tim. Ecja në këmbë nga Liqeni më ka ndihmuar shumë. Dhe jam shumë e kënaqur që pas një viti jam 10 kg më pak. Nuk ka gjë që nuk arrihet me vullnet. Dhe nuk kam ndërmend të toleroj më. Nga shtatori do të filloj dhe aktivitetin fizik seriozisht për ta skalitur akoma më shumë trupin e për të qenë gjithmonë në super formë.

Mund të na tregosh regjimin për të pasur një trup vërtet të bukur për plazh?

Ushqimi i shëndetshëm dhe sporti, çfarëdolloj aktiviteti fizik. Tani që isha në Turqi përsëri nuk abuzova për shembull. ( Ok, të tregohem e sinqertë, një copë të vogël bakllavaje nuk ia kurseja vetes). Konsumova vetëm ato ushqime që më bënin mirë pa mbajtur dieta të kota, luajta volejboll, bëra not dhe ecje në këmbë dhe rezultati ishte që u ktheva nga pushimet në të njëjtën peshë që u nisa.

Si një Miss me kurorë, si ndihesh sot në raport me pamjen. Me kalimin e viteve ke fituar më shumë siguri në bukurinë që zotëron apo e ke humbur atë?

Të tregohem e sinqertë mua më pëlqen më shumë vetja tani sesa kur kam qenë e re. Duke qenë se bukuria për mua është thjesht një ambalazh i këndshëm i aftësive të tjera që vlejnë shumë më shumë, ndihem çdo ditë e më e sigurtë për atë që përfaqësoj. Bukuria nuk njeh moshë, për sa kohë njerëzit të vlerësojnë edhe për ato vlera të tjera që ke dhe sigurisht edhe nëse nuk abuzon me bukurinë që të ka falur Zoti.

Në këtë trend të bukurisë plastike si ndihesh dhe do provoje të bëje ndonjë ndërhyrje?

Deri tani nuk kam dashur të ndryshoj asgjë te vetja. Edhe me ato dy rrudha më shumë, ndjehem mirë sepse fundja janë të natyrshme. Shoh vajza të reja që janë bërë copy-paste të njëra-tjetrës dhe sinqerisht nuk arrij ta kuptoj pse duhet ta shëmtojnë veten në atë mënyrë. Njeriu mund të ndryshojë një difekt madhor, s’jam aspak kundër, por të ndryshosh tiparet, aq sa të mos njohësh veten në pasqyrë, sinqerisht, nuk e kuptoj dhe nuk e dua atë lloj bukurie. Mbase, kur të shkoj 50 vjeçe e të mbushem me rrudha do të dua dhe unë të kem një fytyrë më të tendosur (ama veç kaq). Por deri atëherë, nuk kam ndërmend të prek asgjë te vetja.

Je nëna e një vajze, por si e përjeton rritjen e saj dhe ke filluar ta orientosh në ndonjë drejtim që mund të marrë në jetë?

Vajza është rritur aq shumë sa tani na marrin për motra. Jam munduar t’i shpjegoj çdo gjë e t’i jem shoqe në rradhë të parë, e pastaj nënë. Dhe deri tani jam e lumtur sepse është një vajzë e mbarë, e kulturuar dhe e dashur. Përsa i përket drejtimit, është ende herët, por ajo ka një shpirt e sy artistik të jashtëzakonshëm. Është ajo fotografja ime personale dhe sinqerisht më habit me fotot që realizon. Ndoshta arkitektura do të ishte një profesion i bukur për të, por, siç e thashë, është ende herët për të folur. Unë do respektoj dëshirat e saj.

E realizuar dhe e pavarur. Është kjo arritja e vërtetë e femrës së kohëve moderne, apo i duhet një partner në krah për ta plotësuar? Ti çfarë synon për veten?

Një femre të realizuar e të pavarur i duhet një partner që ta ketë shok, në radhë të parë dhe t’i kuptojë me symbyllur prioritetet e saj. Nuk jam dakord me faktin që një femër moderne nuk ka nevojë për një partner. Edhe pse mund të jetë një femër e fortë dhe e suksesshme, përsëri është femër dhe në thellësi është e brishtë. Dhe sigurisht ka nevojë, që përveç suksesit në profesion dhe pavarësisë, të ndjejë edhe dashurinë dhe përkushtimin që të jep një partner. Por ama jam edhe e mendimit “më mirë vetëm se sa e keqshoqëruar”. Unë këtë kërkoj nga vetja, të jem e plotësuar në të gjitha aspektet.

Beson te dashuria dhe çfarë konsideron lumturi për veten?

Sigurisht që besoj te dashuria. Çdo njeri e ka të shkruar momentin e tij dhe do e provojë patjetër një dashuri të madhe në jetë. Por lumturia ime më e madhe është ai, përqafimi i vajzës sime, batutat e zgjuara kur bisedojmë, ta shoh se si rritet dhe sa krenare jam për të. Pjesa tjetër është thjesht garniturë. Pjesë të vogla që bëjnë një të tërë. Por lumturia ime e ka një emër dhe ky emër është Anais.

Hygerta Sako: Më pëlqen më shumë vetja tani sesa kur kam qenë e re, ja mashkulli im perfekt Read More »

“Dy meshkuj të perdorur, dy malësorë ngujuar brenda kulles së mëkateve, sot zihen si bundra”

Nga Bledi Mane

Për çfare ndryshime kufinjsh flasin dy renegate qe kurrë nuk njohen kufinj ne demet e tyre karshi nacionalizmes? E hedh Hashimi, godet Berisha, kundersulmon Hashimi, pret Saliu.

Dy (ar)miqtë qe deri dje ishin paterica e njeri-tjetrit, sot aktrojne sikur u dhimbset atdheu poshte dhe siper lumit Drin.

Dhe nese doni ta dini, kane zgjedhur pikerisht muajin gusht per tu atavitur ngaqë diplomatet e Brukselit dhe te Washingtonit kane ikur me pushime e nuk ua pjerdh askush ketyre dy muslimaneve sunitë arnautas. 

Do i shikoni ne shtator kur si lepurusha frikacake do mbyllen serish te kulla, aty ku i ngujonë per ti perdorur si kukulla te reckosura.

“Dy meshkuj të perdorur, dy malësorë ngujuar brenda kulles së mëkateve, sot zihen si bundra” Read More »

A ju kujtohet Ponja e Portokallisë? Ç’ka ndodhur me jetën e saj

A e mbani mend Ponjen e “Portokallisë”? Me siguri, vështirë se mund t’i harrojë kush karakteret që aktorja ka sjellë në skenën e spektaklit të humorit për rreth një dekadë.

Hmmm! E famshme si Shqiponja Dhëmbi, vajza nga Vithkuqi që kërkonte një burrë në Tiranë, aktorja Ervina Kotolloshi fitoi zemrat e të gjithëve. Megjithatë, disa vite më parë Ervina braktisi “Portokallinë”, e bashkë me të edhe Shqipërinë.

Aktorja u transferua në Francë për të ndjekur studimet, por pas përfundimit të specializimit ajo vazhdoi të jetonte atje për disa vite me radhë.

Ponja para disa kohësh ndodhej në Japoni, ndërsa në rrjetet sociale është pak aktive.

A ju kujtohet Ponja e Portokallisë? Ç’ka ndodhur me jetën e saj Read More »

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Xhaçka: Vlerësim për Shqipërinë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cilësoi një lajm shumë të mirë dhe një vlerësim për Shqipërinë krijimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Në një intervistë televizive, ministrja Xhaçka theksoi se “pas këtij lajmi nuk ka asnjë diskutim që Shqipëria shikohet nga NATO si një partner shumë serioz, i rëndësishëm për sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Ministrja Xhaçka bëri të ditur se “punimet për bazën fillojnë që këtë vit dhe në 10 vitet e ardhshme do të kemi bazën që do të ndodhet në aeroportin e Kuçovës, që sot është i amortizuar. Në fazën e parë të projektit Aleanca e Atlantikut të Veriut pritet të investojë rreth 50 milionë euro”.

Sipas saj, krijimi i bazës së NATO-s në Kuçovë tregon një nivel të ri të marrëdhënieve me aleancën.

“Është një lajm i mirë për Forcat e Armatosura dhe Forcat Ajrore. Një mundësi që NATO të ketë një bazë mbështetëse të saj, sa i takon furnizimit ajror, mbështetje logjistike, policimit ajror, trajnimit dhe stërvitjes së aleancës”, nënvizoi Xhaçka, duke shtuar se ne na ndihmon për të rritur kapacitetet tona të forcës sonë ajrore duke ofruar një bazë që është e teknologjisë së fundit.

Por, shtoi ajo, këto janë zhvillime shumë të mira edhe për vendet ku ndodhen, sepse janë investime të rëndësishme që shkojnë përtej infrastrukturës ushtarake janë lajm i mirë për rajonin në përgjithësi.

Ministrja Xhaçka u shpreh se fakti që është zgjedhur Shqipëria është vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm përtej gjithë kufizimeve sakrificave dhe vështirësive që ka kaluar FA.Gjithashtu është vlerësuar edhe roli që Shqipëria luan për Ballkanin Perëndimor dhe rajonin, si faktor stabiliteti, që ka sjellë siguri për vendet e rajonit”.

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor./atsh

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Xhaçka: Vlerësim për Shqipërinë Read More »

Policia shton kontrollet për parandalimin e aksidenteve rrugore

Gjatë sezonit të verës Policia Rrugore vijon me shtimin e kontrolleve në kryeqytet dhe në autostradën Tiranë-Durrës, për parandalimin e aksidenteve.

Në një prononcim për mediat, shefi i komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Erion Ahmeti, theksoi se “matjet e shpejtësisë që policia rrugore ka në inventarin e vet, janë të vendosura në të gjitha njollat e zeza si në rrugët urbane dhe ndërurbane të qytetit. Kemi të intensifikuar punën duke goditur të gjithë fenomenet, gjithë kundravajtjet që janë burim i shtuar i aksidenteve. Ecjet me shpejtësi, përdorimin e alkoolit, parakalimet e gabuara që janë një nga shkaqet e ndodhjes së aksidenteve”.

Sipas tij, në krahasim me një vit më parë, ka një ulje të numrit të aksidenteve.

“Rezultatet e deritanishme, lidhur me ngjarjet rrugore janë në nivele të ulëta. Policia Rrugore e Tiranës në krahasim me vitin e kaluar ka një numër të konsiderueshëm të aksidenteve rrugore, me pasoja më pak se vitin e kaluar”, nënvizoi Ahmeti.

Ai i bëri apel të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin celular në timon, të mos bëjnë parakalime të rrezikshme, të përdorin rripin e sigurimit, etj.

Policia Rrugore do të jetë në gatishmëri të përforcuar këto ditë të fluksit të pushimeve./atsh

Policia shton kontrollet për parandalimin e aksidenteve rrugore Read More »