Aurora

Zbulohet lista me emra ilirë që nuk i keni dëgjuar më parë

Jeni në një pritje të ëmbël dhe po mendoni për emrin që do i vini fëmijës që po vjen në jetë?

Mos u modoni shumë të gjeni emra të huaj për fëmijën tuaj.

Revista Class sjellë një listë me emra të vjetër ilirë të cilët janë fantastikë.

Po po, janë emra fantastikë, shumicën e të cilëve nuk i keni dëgjuar ndonjë herë.
Si ju duken emrat Siloria, Jolka, Andata, Daorsa për vajza?

Po emrat Etrit, Jorik, Kail, Tedian për djem?

Shikoni më poshtë një listë me plot 157 emra ilirë për vajza e djem.emra-ilire

Zbulohet lista me emra ilirë që nuk i keni dëgjuar më parë Read More »

“Vendosni Zotin të parin”. Fjalimi emocionues i Denzel Washingtonit, që ia vlen ta lexoni!

“Së pari, vendosni Zotin të parin në çdo gjë që bëni. Çdo gjë që shihni tek unë, çdo gjë që unë kam arritur, çdo gjë që mendoni se unë kam, ka ardhur prej mirësisë së Zotit. Kuptojeni këtë gjë.
42 vjet më parë, në mars të 1975, unë isha në universitet me një mesatare shumë të ulët. Isha ulur në sallonin e bukurisë së mamasë sime dhe shoh veten në pasqyrë.

Pas vetes shoh një grua dhe sa herë unë shikoja në pasqyrë, e dalloja që ajo po më shihte mua drejt e në sy, derisa në një moment më tha “Djalë, ti ke për të udhëtuar në mbarë botën dhe ke për të folur përpara miliona njerëzve”.

Në atë kohë unë nuk e besoja, por tani e them me siguri se unë kam udhëtuar nëpër botë dhe kam folur përpara miliona njerëzve.

Nuk ka rëndësi suksesi që kam pasur, por ajo që më tha ajo grua atë ditë dhe që unë akoma nuk e kam harruar. Unë jam rrëzuar, jam udhëhequr, jam korrigjuar nga të tjerët. Kam mbajtur Zotin në jetën time dhe Ai më ka bërë të jem dashamirës me të tjerët.

Ndoshta jo gjithmonë jam mbajtur tek Ai, por Ai gjithnjë më ka shoqëruar. Ndaj mbështetuni tek Zoti në çdo gjë që bëni. Nëse doni të bëni atë që unë kam bërë, atëherë bëjeni dhe mbështetuni në Zot.

Së dyti, mos u ndjeni keq nëse dështoni rëndë. Si fillim, bëni atë që e pëlqeni dhe e keni pasion. Ndërmerrni rreziqe dhe mos iu trembni dështimeve, edhe nëse dështoni rëndë.

Ëndërroni shumë, por mbani mend se ëndrrat pa realizim janë thjesht ëndrra. Kështu që, ëndërroni dhe realizoni diçka çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit… Për t’i realizuar ato, kujtoni gjithmonë se ju duhet vendosmëri dhe disiplinë.

Puna e fortë jep gjithmonë rezultate pozitive. Këtë gjë bëjnë edhe personat e suksesshëm. Ata punojnë fort. Mirëpo ju mos prisni që puna më e madhe të sjellë më shumë të mira në jetën tuaj. Jo gjithmonë mundimi dhe progresi ecin njëkohësisht…

Së treti, nuk do merrni gjë me vete nga kjo botë. Asgjë nuk ka të bëjë me çfarë keni, por me çfarë  bëni me gjërat që keni. Të gjithë ne kemi talente të ndryshme dhe gjëja më egoiste që mund të bëjmë është të ndihmojmë dikë tjetër. Pse është egoiste? Sepse përfiton vetë ndjenjën e mirë.

Ndjenja që unë marr kur ndihmoj të tjerët, nuk krahasohet me makinat, shtëpinë e madhe apo me çdo gjë tjetër që unë kam. Suksesi ka të bëjë pikërisht me ndihmën që ne i ofrojmë të tjerëve.

Së fundmi, dua të të kujtoj se duhet të jesh falenderues për çdo gjë që ke. Kështu e jetoj unë jetën time. Kjo është arsyeja se pse unë jam ky që jam sot. Falendero Zotin për çdo gjë që ke në jetën tënde.

Dëshira e madhe në zemrën tënde, ajo gjë që ju doni të bëni me veten tuaj, është prova më e madhe që Zoti të jep paraprakisht për të të bërë të kuptosh se ajo është jotja. Dhe ti mund të kesh çdo gjë të mirë që dëshiron.

Puno fort që ta arrish. Kur e arrin, ktheje kokën mbrapsht dhe ndihmo dikë tjetër të ngrihet bashkë me ty. Njëri të na mësojë të gjithëve, dhe të gjithë të mësojmë njërin. Frymëzojini të tjerët të bëjnë ndryshime pozitive!”. / Bota.al

“Vendosni Zotin të parin”. Fjalimi emocionues i Denzel Washingtonit, që ia vlen ta lexoni! Read More »

“Po na shkelin turistët me këmbë”, ironia therëse me plazhet shqiptare

Sot është ditë e shtunë, fundjavë dhe normalisht, të gjithë mund të mendojnë se Tirana e qytete të tjera të Shqipërisë janë boshatisur, pasi njerëzit nxitojnë për të shkuar drejt plazheve të jugut apo gjetkë.

Mirëpo, situata duket se paraqitet mjaft e vaktë këtë fundjavë, pas një fotoje të publikuar nga deputeti i PD-së, Edi Paloka. Në të tregohet një plazh si shkretëtirë, i gjithi bosh.

Duhet të jetë diku në jug, por se ku, nuk thuhet saktësisht vendndodhja.

Paloka shkruan në mënyrë ironike:

“E shtune, 4 gusht ora 11.00. Po na shkelin turistet me kembe…”

“Po na shkelin turistët me këmbë”, ironia therëse me plazhet shqiptare Read More »

“Ferri” vjen në Shqipëri/ Kaloni mirë këtë fundjavë se nga java tjetër…

Nëse keni planifikuar pushimet në 15 ditshin e dytë të muajit gusht përgatituni për një mot të mirë, por në temperatura të larta.

Meteorologët thonë se vala e të nxehtit që ka prekur Europën Perëndimore e ka lënë në periferi Shqipërinë, por ndërkohë temperaturat nisin të ngrihen që nga kjo e shtunë, ndonëse shpesh herë do të ketë vranësira.

Tanja Porja thotë:

“Mesdita e të shtunës dhe e diela sjell një rritje me dy gradë të temperaturave maksimale duke e ngjitur sërish maksimumin në 37 dhe në zona të veçanta dhe në 38 gradë Celsius. Sërish kemi një rritje me dy gradë të temperaturave të mërkurën dhe të enjten”.
Termometri pritet të shënojë 39 gradë Celisus në disa zona të caktuara dhe jo në të gjithë territorin.

Nga jugu në rrethinat e Sarandës si zona e Palasës të shkojë 39 apo ta largojë 39 gradëshin. Sigurisht dhe Gjirokastra me rajonin nga Lazarati në Derviçan. Këlycra dhe Kuçova, më lart në Shqipërinë Qendrore, ku zona e Elbasanit dhe Cërrikut pritet ta kalojë 39 gradëshin.

Nuk përjashtohen reshjet e shiut, por këto do të jenë të izoluara në zona të larta malore. Megjithatë, në javën e fundit të muajit gusht pritet që një tjetër valë të nxehti të përfshijë Europën aq sa po shënohen temperatura të paregjistruara më parë.

Porja shton:

“Vala e tretë që presim në 10-ditëshin e fundit të gushtit Shqipërinë e kalon në periferi pasi vetëm në zona të veçanta mund të shënojë 39 apo të tejkalojë 39-gradëshi”.
Megjithatë temperaturat e muajit gusht thonë meteorologët janë 5 gradë mbi mesataren e muajit të fundit të stinës së nxehtë.

“Ferri” vjen në Shqipëri/ Kaloni mirë këtë fundjavë se nga java tjetër… Read More »

Rama i jep me “koncesion” Bashës dhe Berishës gjysmën e SPAK, një “kamerdare” shpëtimi nga burgu. Meta e Monika rrezikojnë

Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha pa përjashtuar dhe Metën kanë qënë gjithnjë në sinkron për të demotivuar reformën në drejtësi dhe për të mos e zbatuar asnjëherë atë.

Shkaku i vetëm që janë përfshirë gjithë kupola politike kundër kësaj reforme dhe zbatimit të drejtësisë së re, është se janë të gjithë të zhytur deri në grykë në abuzime, trafiqe dhe krim.

Pa asnjë përjashtim, që nga Berisha, duke vijuar me Bashën e Monikën, Ramën vetë dhe mbi të gjitha Ilir Metën tashmë si President, janë kontigjent për të qënë ata në bankën e të akuzuarve si “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare.

Kështu që duke ndarë “thela” të institucioneve zbatuese të kësaj reforme mes njëri tjetrit, kupola politike ka vendosur që të dominojë strukturat e zbatimit të reformës në drejtësi me përfaqësuesit e vet.

Një skenar që do të shërbejë më së miri si “jelek antiplumb” ndaj goditjeve të drejtësisë për shkak të akuzave që rëndojnë mbi Berishën, Metën, Bashën, Monikën dhe Ramën.

Dhe presioni ndaj njëri tjetrit për kalimin në Vetting të prokurorëve dhe gjyqtarëve pikërisht dominimin e SPAK ka pasur në vetëvete, pasi asnjëri prej liderëve politikë shqiptarë nuk është i interesuar për të pasur një drejtësi reale dhe të ndershme.

Edi Rama është akuzuar se ka ndikim mbi komisionet e Vettingut për të kaluar prokurorët dhe gjyqtarët që dëshiron ai, që më pas të ndikojnë në vendimet e SPAK kur të jenë anëtarë të tij.

Për këtë arsye nuk ka kaluar pa debate kalimi i Vettingut nga ana e Ardian Dvoranit, pavarësisht se kishte shumë probleme me pasurinë. Por dhe të tjerëve dhe opozita e ka akuzuar çdo ditëRamën për Dvoranin dhe gjyqtarët e tjerë, të cilësuar si përkrahës të kryeministrit.

Por Edi Rama ka ‘menduar’ dhe për Berishën dhe Bashën. Kështu, në mënyrë të papritur ka kaluar vettingun numri dy i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Gentian Osmani, prokurori që ka çështjen “Tahiri” dhe për më tepër një kamikaz i Berishës.

Po ashtu në mënyrë po të papritur është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj, dhe kjo e “Tahirit” e kamikaze e Berishës, i cila gjithsesi emërtesën e ka në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pra përmes Arta Markut, kryeministri Rama vendos në krye të akuzës në Tiranë prokuroren e Berishës, duke dhënë sinjal se kalimin e Vettingut e ka të garantuar.Shtuar këtu dhe prokurorin tjetër të Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, një ithtar i hershëm i Berishës, bëhen tre prokurorë të Berishës që kalojnë Vettingun.

Dikush mund të thotë se ku qëndron rreziku këtu?

E vërteta e kulluar është se Prokurorët e Krimeve tëRënda që kalojnë Vettingun, janë automatikisht anëtarë të SPAK. Dhe të tre këto prokurorë të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, Elizabeta Imeraj dhe Besnik Muçi janë automatikisht anëtar të SPAK, strukturë që gjithsej do të kjetë 10 prokurorë dhe gjyqtarë.

Pa përjashtuar që anëtar i SPAK mund të jenë dhe dy gjyqtarë dhe prokurorë të tjetë të Berishës e Bashës, atëherë ata kanë ndarë me Ramën këtë institucion që ka për detyrë të arrestojë “peshqit e mëdhenj” në mënyrë të barabartë.

Vendimet që do të merren pas këtij konfigurimi të SPAK merren me mend vetë nga të gjithë shqiptarët. Për pasojë asnjë prej kupolës politike kriminale nuk do ta shohë derën e burgut.

Ndoshta mund të“sakrifikojnë” Metën dhe Monikën, po nuk arritën ndonjë kompromis me Ramën. Dhe për rrjedhojëmund të jetë të destinuar të shkojnë në burgun e ri të ndërtuar me fondet e BE, në Reç të Shkodrës. Duke u bërë kontigjeti i parë i “peshqve të mëdhenj” që shkon në burg./Pamfleti

Rama i jep me “koncesion” Bashës dhe Berishës gjysmën e SPAK, një “kamerdare” shpëtimi nga burgu. Meta e Monika rrezikojnë Read More »

Andi Bushati “degjeneron” Thaçin: Pse u shpërfytyrove ‘gjarpër’, ke frikë zërin e Berishës?

Nga Andi Bushati

Në shpërthimin sa hipokrit dhe meskin të Hashim Thaçit, kundër Sali Berishës, ka diçka përtej lëndimit të një politikani të sfiduar publikisht dhe të një presidenti të prekur në sedër. Britmat e tij se nuk mund të marrë mësime kundër coptimit të kufijve të Kosovës, nga njeriu që ka strehuar Bin Ladenin, që ka ndihmuar Millosheviçin, që ka burgosur Adem Jasharin, sado qesharake që të duken, nuk janë aspak të pafajshme.

Pse e sulmoi Thaçi Berishen?

Vërtet ato përbëjnë një temë të përsëritur ndër vite në shtypin opozitar me Berishën.Vërtet mes tyre ka dyshime rrënqethëse, që asnjëherë nuk janë zbardhur me fakte dhe prova. Vertet ato kanë fituar një lloj qytetarie në të dyja anat e kufirit. Por Hashim Thaçi është më së paku në pozitën morale dhe koherencën politike për t’u bërë sot zëdhënësi i këtyre tezave.

Kush e ka ndjekur biografinë e ish presidentit të parë shqiptar pas rënies së komunizmit, nuk e ka të lehtë të vërejë se të gjitha akuzat që ngre sot Thaçi i përkasin gjysmës së parë të viteve ’90. Kush i njeh gjithashtu fillimet e UCK-së, e di mirë se një pjesë e krahut të saj më radikal, ka besuar në ato që ish drejtuesi i saj politik me pseudonimin “Gjarpri” ka artikuluar sot.

Por që atëherë ka rjedhur shumë ujë. Me të gjitha këto akuza në shpinë Sali Berisha u rikthye në pushtet, këtë radhë si kryeministër, në vitin 2005, ndërsa, Hashim Thaçi e fitoi atë me zgjedhje, dy vite më vonë, për të mos iu ndarë deri sot, 11 vite më pas.

Dhe pikërisht këtu qëndron hipokrizia. Gjatë kohës që ndanin të dy muajin e mjaltit të pushtetit, Thaçi nuk i ka kujtuar kurrë këto akuza. Ai krijoi me Berishën dje, një çift po aq banal sa me Ramën sot. Të dy shiheshin përkrah njëri tjetrit në përvjetorë, të dy organizonin emisione televizive të përbashkëta, madje, madje, Thaçi u bë pjesë e përurimeve elektorale të 2009 dhe kaloi çdo cak, kur përshëndeti qëndrimin e Berishës për vrasjet e qytetarëve në 21 janar.

Pra është e qartë se më shumë sesa me Bin Ladenin, Millosheviçin, apo Adem Jasharin, shpërthimi i Thaçit, nuk ka të bëjë me historinë e Berishës, por me prononcimin e tij të fundit për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Po të lexosh me vëmendje deklaratan e Berishës, ai shprehet kundër ndarjes së një shteti të pavarur të njohur si të tillë nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, thekson se kjo i shkon për shtat strategjive të përpunuara në Beograd, nënvizon se kjo mund të hapë një kuti të vërtetë pandore në Ballkan, por në asnjë rast ai nuk përmend Thaçin dhe nuk e zë atë në gojë.

Atëherë pyetja është : përse presidenti i Kosovës e sulmoi personalisht ish partnerin e tij të dikurshëm, që nuk tha asgjë më shumë sesa dhjetra, politologë, analistë, apo njohes të gjithfarrllojshëm të rajonit ?

Pa shtruar këtë pyetje dhe pa hamendësuar rreth përgjigjes së saj, nuk mund ti kuptosh rrufetë në qiell të pastër që hodhi presidenti kosovar.

Një version se përse Thaçi e bëri këtë duhet kërkuar në vendimin e tij politik për të pranuar ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e teritoreve. Pak ditë më parë ai e artikuloi të kamufluar këtë ide (lexo shkrimin poshtë). Ai duket se po punon prej kohësh për të. Dhe për të arritur këtë qëllim, ai ka futur në thes pothuajse gjithë koalicionin qeverisës të Kosovës, po aq të mefshtë sa dhe të korruptuar. Ajo që i trembet ai me shumë, është ndërhyrja në këtë diskutim, e zërave të fuqishëm publikë, që mund të prishnin projektin e tij. Prandaj ai shpërtheu ndaj Berishës, në një kohë që si kryetar shteti, që ka obligim gjithëpërfshirjen, ai duhet të ishte i interesuar të dëgjonte të gjitha zërat e ngërthyer në këtë debat.

Ideja për korrigjim kufijsh Kosovë Serbi

Në këtë kuptim, sulmi i shëmtuar ndaj Berishës, e bën fajtor Hashim Thaçin. Fajtor jo për faktin se ka një ide të ndryshme (shumë e diskutueshme edhe kjo), por se me sa duket ai po punon për ta vënë atë në jetë në menyrë të fshehtë, tinzare, pa zhurmë dhe bujë. Prandaj ai e paraqet tinëzisht atë, si një bashkim me tokat e ndara të Preshevës dhe Bujanovcit, prandaj ai bëhet nervoz dhe del nga vetja, kur Berisha denoncon jo atë vetë, por idenë që ai mbështet.

Pikërisht ky nervozizëm i mbështjellë me hipokrizinë e ngjarjeve të së shkuarës të bën të dyshosh për qëllimet e Hashim Thaçit. Më shumë se në të mirë të Kosovës, ai me sa duket po përpiqet t’a përdorë për interesat e tij personale fabulën e marrveshjes me Beogradin.

Pak rëndësi ka nëse këto interesa janë të lidhura Gjykatën Speciale apo me ëndrrat e prkundura në Bruksel, për Nobelin e Paqes. E rëndësishme është që ato rrezikojnë të jenë në dëm të shqiptarëve. Këtë e provoi edhe reagimi i çartur, hipokrit dhe meskin i Thaçit ndaj Berishës, që nuk ishte agjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të shmangur debatin aktual.

Andi Bushati “degjeneron” Thaçin: Pse u shpërfytyrove ‘gjarpër’, ke frikë zërin e Berishës? Read More »

Mero Baze plas “bombën”: Hashim Thaçi nuk gënjen për Berishën, ju tregoj pisllëqet e ish-kryeministrit

Nga Mero Baze

Hashim Thaçi nuk gënjen për Berishën, por për vete!

Sali Berisha I ka bërë boll dëme Kosovës. Jo se e urren atë, apo ka pas ndonjë plan kundër saj. Sali Berisha nuk ka plan kundër askujt, përveç ​ rimarr atë kur e humbet. Asgjë nga ato që shkruan Hashim Thaçi ndaj tij, nuk janë gënjeshtra.
Janë gjëra që Sali Berisha I ka bërë jo se urren Kosovën, por se ka pas në plan të parë pushtetin e tij. I është dash të gënjej shumë herë për ato të vërteta të hidhura. Nëse ja hap arkivën e deklaratave të tij dhe për fat ai et shumë, kurrë nuk I gjen dy deklarata njësoj për ato që ka bërë.

Kur shfajësohej pse furnizoi me naftë Milosheviçin, thoshte se ma kërkuan shqiptarët e Kosovës, ndërkohë që nuk kishte kush t’ia kërkonte nga Kosova, pasi nuk furnizonte me naftë Kosovën, por Malin e Zi , që ishte pjesë e shtetit të Serbisë.

Në Kosovë maksimumi fuste naftë ndonjë shqiptar I komunitetit goran, që kishte vizë nga ambasada jugosllave në Tiranë.

E vërtet është se I përndoqi anëtarët e LPK në Tiranë, ashtu siç thotë Hashim Thaçi, e vërtet është dhe se e rrëmbeu dhe vrau Remzi Hoxhën, por jo kundër Kosovës, por për hall të vet. Ata e kishin kërcënuar me retorikën e tyre patriotike, se do ta bënin shembull si Avni Rustemi, Esat Pashë Toptanin dhe ai I vuri në listat e përndjekjes për hall të tij, nën dyshimin e rrezikshëm të asaj kohe, si enveristë”.

E vërtet është se ai u koniktua me Ibrahim Rugovën dhe tentoi ta zëvendësoj atë pa sukses, jo se I prishte apo ndreqte punë për Kosovën vizioni I Rugovës, por se ai nuk pranoi të përdorej prej tij.

E vërtetë se ai e futi Shqipërinë në luftë civile, jo siç thotë se I duheshin hapur depot për armë në Kosovë, por se I duheshin armë që me mendjen e tij hakmarrëse, tu kundërvihej shqiptarëve që po ashtu kishin rrëmbyer armët kundër tij. Edhe këtë hall të tij, ka tentuar ta paraqes si vepër për Kosovën.

E vërtetë është se në vitin 1999, ka folur marrëzira për Kosovën, por jo se e urrente atë, por se ndjehej I izoluar, I papërllur dhe donte që dikush të kthente kokën dhe nga ai. Historia më e ndritëshme e kombit shqiptar, ajo e çlirmit të Kosovës, po parakalonte para syve të tij, pa e përllur dhe kjo e çmendi. Ndaj thoshte dhe marrëzira çdo ditë, që nga komentet që bënte përditë për Rambujen, e deri tek qëndrimet e paqarta rreth UCK dhe LPK.

E vërteta është se atë e refuzoi Ibrahim Rugova të shkonte në Kosovë në qershor të vitit 2000, dhe ai I zemëruar deklaroi se do të shkoj në Kosovë, kur ajo të ketë një president legjitim shqiptar, por në fakt shkeli për herë të parë ditën që vdiq Ibrahim Rugova. Ai boll legjitim ka qenë deri atë ditë që vdiq, po nuk e priti kurrë atje.

Po aq e vërtet është se kur u rikthye në pushtet, ai bëri siç thotë dhe Tritan Shehu “Rrugën e Kombit”, e cila është vjedhja më e madhe patriotike e tij dhe jo vepra më e madhe patriotike. Me atë rast rekrutoi dhe Lulzim Bashën si njeri të mar peng prej tij në atë dosje dhe tentoi ta mbuloj veprat e tij historike të pavladishme kudrejt Kosovës, me një vepër gjeograke. Hashim Thaçi nuk gabon kur ja numëron të gjitha këto. Sali Berisha është sjell si tutor me Kosovën, si njeri që I është dashur Kosova për hallet e tij.

I vetmi problem I Hashim Thaçit është se po ja përmend Berishës këto sot, që ai është në të njëjtin hall me Berishën, sa herë që ka dashur ta përdorë Kosovën. Dhe ai sot ka nevojëë të mbrojë një kauzë të rrezikshme që ka nisur duke sulmuar një politikan të rrezikshëm dhe fatmirësisht të dështuar.

Dhe Hashim Thaçi e do Kosovën si Berisha . E do ti shpëtoj pushtetin e tij, qoftë dhe duke e rrezikuar atë. Ndaj nuk duhet të bëjnë garë me njëri tjetrin kush ja ka futur më shumë Kosovës për të qëndruar në pushtet. Hashimi së paku ka shansin të shpëtoj nga përsëritja e fenomenit Berisha në raport me Kosovën.

Jo vetëm se Thaçi është “s Berisha” sipas ndarjes së vjetër snore, por se mbi të gjitha është përfaqësues I politikanëve që bën Kosovën shtet të pavarur dhe nuk ka pse ta mbys atë ende pa u rritur, për shkak të halleve të pushtetit të tij.

Mund të jetë shmë më I lumtur si qytetar I një Kosove të pavarur në paqe, se sa si president i një Kosove, që rihyn në një luftë për hall të tij.

Mero Baze plas “bombën”: Hashim Thaçi nuk gënjen për Berishën, ju tregoj pisllëqet e ish-kryeministrit Read More »

Miqtë bëjnë gjestin prekës për Ardit Gjebrean

Me qindra e mijëra miq dhe ndjekës i kanë shprehur ngushëllimet e përzemërta prezantuesit dhe moderatorit të “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebra, pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Zonja Meropi Gjebrea ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, ndërsa lamtumira e fundit iu dha pasditen sotme. Lajmin e hidhur për humbjen e madhe e bëri të ditur vetë Gjebrea, përmes një postimi në rrjetet sociale.

E në mesin e mijëra ndjekësve që iu gjendën pranë familjes në këtë ditë të hidhur ishin edhe miq e bashkëpunëtorë të shumtë ndër vite të Gjebreas.

Këngëtari Sidrit Bejleri, ngushëllon me fjalët: “Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Zoti e pastë në mëshirën e vet dhe qoftë e Xhenetit!”

Olti Curri lutet “Zoti e pastë në kujdes atje lart”, ndërsa humoristi Bes Kallaku “Qoftë e Parajsës!”

Këngëtarja Rezarta Shkurta shkruan se ajo “iku nënë e lumtur, se la shtëpinë plot.”

E në këtë ditë të vështirë Gjebreas i gjendet pranë edhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila shkruan “ngushëllime për nënën tënde të mirë”.

Miqtë bëjnë gjestin prekës për Ardit Gjebrean Read More »