Aurora

NATO bazë në Kuçovë/ Jeronim Bazo: Mundësi që Shqipëria të rizhvillojë avionët e saj patrullues

Ish-shefi i Shtabit të FA, Jeronim Bazo e sheh ndërtimin e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë si një mundësi për rizhvillimin e flotës së avionëve luftarakë shqiptarë, të cilët sot nuk ekzistojnë më, për patrullimin ajror dhe misione të ndryshme.

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Jeronim Bazo, i ftuar në studion e Report Tv komentoi vendimin e NATO-s për të ngritur një bazë ajrore në ish-aeroportin e Kuçovës. Bazo tha se ajo do shërbejë si një bazë taknike ajrore nga ku avionët e Aleancës do kryejnë operacione, përgatitje si dhe patrullime të hapësirës ajrore. 50 milionë euro është parashikuar investimi fillestar për ndërtimin e bazës, ndërsa përfitimet sociale dhe ekonomike përllogariten të konsiderueshme.

Ish-shefi i Shtabit të FA, Jeronim Bazo e sheh ndërtimin e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë si një mundësi për rizhvillimin e flotës së avionëve luftarakë shqiptarë, të cilët sot nuk ekzistojnë më.

Ky është një lajm shumë i mirë dhe ia vlen të përshëndetet. Kjo do të thotë që Shqiëpria është një vend partner i NATO-s ia vlen të besohet dhe më pas jepet ky hap plus sa i takon operacioneve të NATO-s, përgatitjeve, operacioneve të patrullimit policor etj. Është një vullnet i konsoliduar politik për t’iu afruar NATO-s më tepër nga sa jemi sot.

Vullneti do të thotë edhe me vepra, për një infrastrukturë serioze, që të tregosh se je në gjendje ta mbash, të bësh një projekt, ta mbështetës dhe së bashku me fondet e Aleancës ta afrosh këtë bazë taktike ajrore. Infrastruktura ekzistuese është trashëguar nga regjimi i kaluar, siç është edhe baza e Kuçovës. Udhëheqëist politikë kanë këmbëngulur prej kohësh dhe në këtë kuadër është edhe vizita e fundit e Xhaçkës në departametin e mbrojtjes së SHBA.

Baza e Kuçovës ka qenë prej kohës kandidate për bazën ajrore të NATO-s dhe ky ishte momenti për t’u bërë realitet. Të mos harrojmë seriozitetin e FA, si vend anëtar, NATO ka menduar se tashmë jemi më të besueshëm për të mbajtur mbi shpatulla edhe këtë përgjegjësi, për ngritjen e kësaj baze taknike ajrore. Në kuptimin që realizon detyra të këtij niveli, mbështetëse, për furnizim, ulje, patrullim ajror etj. Kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë e një baze, bëhet fjalë për jetëgjatësinë e Aleancës. Shpresojmë që kjo aleancë do të vazhdojë si organizata më e suksesshme e historisë moderne botërore.

Është një investim serioz dhe premisë që do t’i shërbejë Foracave Ajrore. Do kthehet në një bazë serioze e cila do jetë një bazë e mirë trajnimi, furnizimi, policimi ajror. Do të jemi gjithnjë e më tepër me Forca Ajrore më të përgatitura, të barabarta dhe të padallueshme nga ato të NATO-s. Aviatorët tanë kanë një përvojë të admirueshme sa i takon avionëve luftarakë, MIG-ve. Kjo bazë mund të krijojë mundësi që ne t’i rikthehemi lavdisë së avionëve patrullues, ta bëjmë policimin ajror me avionët tanë. Afron vërtetë benefite kjo bazë ajrore.

I pyetur për arsyet strategjike të këtij vendimi nga ana e NATO-s, Bazo tha se baza e Kuçovës ndodhet në një pozicion të favorshëm strategjik, në qendër të Shqipërisë dhe e aksesueshme nga të gjitha anët.

Unë do t’i vija vetëm pluse kësaj. Kuçova është në një pozicion të favorshëm, në qendër të Shqipërisë, e aksesueshme si nga veriu, lindja, perëndimi dhe jugu. Erdhi momenti që u mbushën të gjithë faktorët dhe u mor ky vendim. Në gjithë kuadrin e benefiteve të jesh një vend me bazë ajrore të NATO-s, direkt krijon edhe siguri.

Patrullimi ajror që bën NATO për hapësirën ajrore të vetën, mbulohet në mënyra të ndyrshme. Sot na e bëjnë aleatët, se s’kemi avionë. Herë bëhet nga Greqia dhe Italia. Kjo bazë do shërbejë për nisjen dhe uljen e avionëvve për të bërë policimin ajror, çka do të thotë siguri e shtuar, platformë e mirë për të rizhvilluar avionët sërish në Shqipëri. Në bazë do ketë një personel miks, do ketë edhe ushtarakë shqiptarë për ruajtjen si dhe në vendimmarrjen e saj.

Jeronim Bazo, ish-shef i Shtabit të FA
Kryeministri Edi Rama në një status në Facebook ka njoftuar se Aleanca Atlantike e Veriut, NATO, do të ndërtojë në Shqipëri një bazë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Rama shkruan se ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë. Kryeministri Rama shkruan se baza ajrore do të ndërtohet në Kuçovë dhe se investimi do të jetë rreth 50 milionë euro.

NATO bazë në Kuçovë/ Jeronim Bazo: Mundësi që Shqipëria të rizhvillojë avionët e saj patrullues Read More »

Rama surprizon sërish, ja si i mëson notin Zahos (VIDEO)

Më herë, gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar një video “Story” në Instagram ku shfaq anën e tij prindërore.

Rama nga pamjet duket se i mëson Zahos se si të zhytet dhe i vogli që i kopjon çdo veprim.

Kjo nuk është hera e parë që Rama poston me të birin por ai dhe bashkëshortja e tij, Linda, janë gjithmonë të kujdesshëm për t’i mbuluar fytyrën djalit të tyre, Zahos.

Rama surprizon sërish, ja si i mëson notin Zahos (VIDEO) Read More »

Zyrtare: Në Gjermani, 433 mijë banorë me origjinë nga Kosova

Më shumë se 2.6 milionë nga 19.3 milionë banorë në Gjermani me prejardhje emigranti vijnë nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Kosova, tregojnë të dhënat më të fundit të censusit nga Zyra Federale Gjermane e Statistikave, Destatis.

Raporti, i publikuar më 1 gusht, thotë se në vitin 2017, një total prej më shumë se 19.3 milionë gjermanë kishin prejardhje emigrante – një rritje prej 4.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Rezultatet bazohen në një mikrocensus të kryer në fund të vitit të kaluar. Raporti përcakton një prejardhje emigranti “nëse ata ose të paktën një nga prindërit e tyre, nuk ka lindur me shtetësi gjermane”.

Nga 2.6 milionë njerëz me prejardhje nga Ballkani, 859,000 kanë rrënjë në Rumani, 398,000 në Kroaci dhe 273,000 në Bullgari, duke arritur në 1.5 milionë emigrantë nga tre vendet më të reja anëtare të BE-së.

Rumunët janë bërë pakica e pestë më e madhe në Gjermani, pas turqve, polakëve, rusëve dhe kazakëve, dhe përbëjnë 4 për qind të numrit të përgjithshëm të njerëzve me prejardhje të huaj.

Përveç kësaj, të dhënat përfshinin 373,000 boshnjakë, 433,000 kosovarë dhe 324,000 serbë në Gjermani, të cilët përbëjnë mbi 1.1 milion njerëz nga tre shtetet ish-jugosllave.

Zyra e statistikave nuk ka të dhëna për të sapoardhurit nga çdo shtet tjetër ballkanik jashtë BE-së, përveç turqve, të cilët numërojnë 2,777.000 njerëz.

Në vitin 2017, rreth 51 për qind e popullsisë me prejardhje emigranti kishin fituar shtetësi gjermane dhe rreth 49 për qind ishin të huaj, tregojnë statistikat.

Në vitin 2011, përqindja e të huajve në popullsinë e emigrantëve ishte 42 për qind.

Raporti vëren se, nga 19.3 milion njerëz në Gjermani me prejardhje emigranti, rreth 13.2 milionë persona ishin vetë emigrantë.

“Që nga viti 2017, mikrocensusi i ka pyetur këta njerëz për arsyen kryesore për emigracionin. Motivi më i rëndësishëm ishte arsyet familjare,” thotë raporti.

Shumica e njerëzve që janë shpërngulur nga Ballkani, janë më të rinj se mesatarja, tregojnë statistikat. Mosha mesatare e njerëzve nga këto vende është midis 28.4 vjeç – për kosovarët – deri 39.5 vjeç – për kroatët.

Bullgarët janë të dytët për nga mosha e re, në moshën 30.2 vjeç, ndërsa serbët, boshnjakët dhe rumunët janë mesatarisht 38 vjeç. Për krahasim, mosha mesatare në Gjermani në vitin 2015 ishte 44 vjet dhe tre muaj.

Më shumë se 1.8 milionë nga 2.6 milion emigrantë janë në moshë pune (15-64 vjeç), me një gjysmë milion njerëz që janë nën 15 vjeç, tregojnë të dhënat. Më pak se 300,000 janë mbi 65 vjeç. (reporter.al)

Zyrtare: Në Gjermani, 433 mijë banorë me origjinë nga Kosova Read More »

Të gjithë drejt martesës, shifra e dasmave në muajin korrik thyen rekord!

Korriku duket se ka qënë muaji i martesave për vitin 2018. Përgjatë javëve që lamë pas janë kryer 11 927 celebrime për martesë, një shifër që është në rritje krahasuar me vitet e kaluara.

Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë që kthehen në stinën e verës për të kryer dasmën.

Gushti është plot me dasma të tilla. Për të mbledhur të afërmit dhe për të ndjekur traditën, ata vijnë në qytetet dhe fshatrat e lindjes.

Një nga motivet e rikthimit të tyre në atdhe për të lidhur kurorë, është ruajtja e traditës. Si dhe takimi me të afërmit, ku të shumtit në dasmën e tyre janë po emigrantë.

Të gjithë drejt martesës, shifra e dasmave në muajin korrik thyen rekord! Read More »

Nana e Skënderbeut (për ata që duan ta dinë)

Nga Naim Flamuri

Thoni, T’I BESOJMË PROPAGANDËS PANSLLAVE!? Ata kanë 300 vjet që duan t’ia veshin Skenderbeut nânën serbe, bullgare, greke, etj., era sendërtime.

ARGUMENTET E SHKOQITUN MIRË JANË!

Fillon me Frang Bardhin “Apologjia e Skënderbeut”, botuar latinisht në Venedik, më 1636. Titulli i saj i plotë është: “Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshëm i shqiptarëve, u kthehet bashkatdhetarëve dhe atdheut të tij”,- prej Frang Bardhit. Vepra në të vërtetë është një apologji (mbrojtje) që i bën autori Skënderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe është quajtur Apologjia e Skënderbeut. Këtë vepër autori e ka shkruar për 15 ditë, në kulmin e zemërimit, në rrugë e sipër, kur po kthehej në Shqipëri për të hedhur poshtë mendimet e pathemelta të një peshkopi boshnjak, që i mohonte Skënderbeut prejardhjen shqiptare. Më 1636, boshnjaku Tomko Marnaviçi kishte botuar një libërth ku pretendonte se Skënderbeu nuk ishte me origjinë shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviçëve. Kjo rrethanë i jep veprës një frymë të mprehtë polemike dhe një stil energjik. Këtë falsifikim Bardhi e quan të “kobshëm” dhe ai iu vu punës për këtë vepër, se, po të heshtte, i dukej sikur do të tradhtonte veten dhe atdheun…e pra KOBI VAZHDON MË 2017. Tani me MUSTAFA MUÇO NANO.

POLLOGU NGA VJEN NÂNA E SKËNDERBEUT ENDE MBAS 500 vjetëve është 100% me POPULLSI SHQIPTARE?

Gjergj Kastrioti u lind nga nâna shqiptare me fe askohe ortodokse Vojsavë (Vaissa- vajza) Triballa, e bija e Gërgur Triballës nga Gradeci – Pollog, princ i Pollogut i shpallur në kishën e Leshës (Leshkë/Leshok), Tetovë, në dinastinë e Topiajve, dhe baba katholik shqiptar, Gjon Kastrioti, i biri i Pal Kastriotit me preardhje nga një familje fisnike e Matit-Dibrës, princ i zonës përreth Krujës e Dibrës.

Ishte edhe një lidhje edhe më e veçantë që kishte Skënderbeu me këtë qendër dhe banorët e saj. Sipas burimeve del se Skënderbeu-Gjergj Kastrioti kishte dajallarët e vet në Gradec, sepse e ëma, e shoqja e Gjon Kastriotit, Vojsava, ishte bijë e kësaj qendre QYTEZË E POLLOGUT Draodakum, e quajtur nga burimet kishtare GRADEC. Mbeturinat e murit që rrethonin qytezën antike Draodakum ekzistojnë edhe sot. Në shumë burime historike, Gradeci njihej në juridiksionin e Tetovës.

Tani, administrativisht, është nën juridiksionin e Gostivarit. Ndodhet në kilometrin e trembëdhjetë të rrugës prej rreth 25 km, Gostivar-Tetovë. Gradeci, fshat i ish-komunës se Negotinës së Pollogut ish-komuna e Gostivarit tani komuna e Vrapçishtit (rrethi i Gostivarit), popullsia rreth 7.000 banorë. Banorët e këtij fshati janë shqiptarë, vendas autoktonë me histori të gjatë. Në të kaluarën ky fshat ka ekzistuar me emrin e vjetër – Draodacum, pastaj Gradec, siç njihet dhe sot.

Fshati shtrihet rrëzë malit Sharr, përpara ka fushën e pjellshme të Pollogut. Sipas disa statistikave në atarin (rrethin) e këtij fshati përfshihet pjesa më e madhe e fushës se Pollogut, i cili kufizohet në jug me f. Sanakos, në perëndim me malet e Sharrit, në veri me f. Pirok e në lindje është fushë, kufizohet me fushën e f. Tenovë dhe f. Cegran. Jo me kot dhe ministri i parë në qeverinë shqiptare të Ismail bej Vlorës ishte gjenerali Mehmet Deralla nga Gradeci, pra vetë hija e gjakut të Skënderbeut.

Nâna e Gjergjit, që vazhdimisht është prezantuar si Vojsava e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër mund të deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava. Në çfarëdo varianti të lexohet, VAISA, VEISA, del tërthorazi emër shqiptar, kurse vetë lulja në MALET E POLLOGUT quhet sot VAISSA, ajo e vajzës…e kuqja.

Të dhëna burimore për Vjosavën janë të përmbledhura në dy burime kryesore:

  1. Gjon Muzaka, në Gjenealogjinë e tij, në tri vende e përmend nënën e Skënderbeut.
  2. Burimi i dytë është Marin Barleti, i cili, duke informuar për prindërit e Skënderbeut, thotë se nëna e tij ishte Vojsava.

Gjon Muzaka, në mënyrë të thukët, çon drejt mendimit se ajo rrjedh nga një familje shumë fisnike e lartë bujare, kurse Marin Barleti shënon se nëna e Skënderbeut ka qenë bija e një ndër më të njohurit e të parëve tribaldianë, i cili ishte sundimtar i Pollogut.

Duke përdorur metodën e historisë komparative për krahasimin e historisë politike të Pollogut dhe rajoneve fqinje, në dekadat e fundit të sh.14, me lajmet e dhëna burimore, kemi sot mundësi ta identifikojmë babanë e Vjosavës, e që ka qenë sundimtar i Pollogut.

Çfarë gjuhe fliste i ati i Vojsavës me popullsinë vendase, gjuhë e liturgjisë kishtare (sllavo-greke) apo gjuhë e popullit SHQIPTAR, apo si Voisa mëson SHQIP nga GJONI, i jati i SKËNDERBEUT (apo kishte google translator përkthyes)?

Në bazë të burimeve ka vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve, fis i cili ka qenë Thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog.

Pra, sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut, Vjosava Triballi, ose Tribalta, del se ajo ka qenë me origjinë shqiptare, sepse mbiemri i saj mund të shpjegohet vetëm nëpërmes gjuhës shqipe e çka më shumë treva e trijet e VOISËS JANË AKOMA ENDE DHE SOT TË KULLUETA ME POPULLSI PURO SHQIPO.

Mbret i Pollogut ka qenë Gërguri, përplot aherit, edhe sot vetëm me shqiptarë, por të ndryshuar fenë, sot gjithë muhamedanë, krejtësisht Treva e POLLOGUT TË VOISAVËS, kurse ata që ruajtën fenë orthodokse, u sllavofonizuan. Gërgur nga Grigor o Gregory…lidhet llagapet në SHQIP, Ger- Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra që edhe sot përdoren tek shqiptarët.

Kjo temë ka qenë dhe është vazhdimisht aktuale, por pas përkthimit të librit të Oliver Shmitt u ba edhe më aktuale. Shmitt (tash ene Muchos) po edhe shumë historianë të tjerë që merren me këtë periudhë, vazhdojnë t’i hulumtojnë dhe analizojnë vetëm burimet latine dhe gjurmimet e njëanshme nga gjuha sllave, dhe po t’i analizojnë edhe burimet osmane që flasin për Skënderbeun do të shohin dhe do të binden se origjina e tij, babait të tij, gjyshit e stërgjyshit janë autoktonë, nënkuptohet krishterë (orthodoksë) shqiptarë, po edhe origjina e nënës së tij dhe gjyshit nga nëna, janë po ashtu vendas.

Nana e Skënderbeut (për ata që duan ta dinë) Read More »

SHQIPTARËT E IRAKUT

Komuniteti Shqiptarë i Irakut të cilët deri më sot nuk janë prononcuar si të tillë janë ngritur tani per te mbrojtur origjinen,

Si të Krishterë dhe Musliman me origjinë Shqiptare në Irak janë ngritur në protestë për të mbrojtur origjinën dhe identitetin e tyre.
Video dërguar gazetarit Leon Molla nga një mik i tij Irakien me origjinë Shqiptare.

 

SHQIPTARËT E IRAKUT Read More »

Çfarë do të ndodhë në vitin 2050, kur popullsia e botës të shkojë 10 miliardë?

Çdo vit, popullsia e botës po zgjerohet me 83 milionë njerëz. Tani për tani, ka rreth 7.6 miliardë njerëz në botë. Deri në vitin 2050, do të ketë vetëm 10 miliardë.

Por trendet e ndryshimit të popullsisë janë jashtëzakonisht të pabarabarta – disa vende po zgjerohen me shpejtësi, të tjerët po pakësohen.

Secili skenar sjell sfidën e vet për qeveritë. Vendet, popullatat e të cilëve janë në rënie, duhet të mendojnë se si të mbështesin njerëzit e moshuar, në rastet kur ai vend ka më pak punëtorë të rinj për të paguar në fondet e shtetit sigurimet. Vendet me një popullsi të re që lulëzon duhet të luftojnë me mënyrën se si t’i ushqejnë ato dhe të ofrojnë arsim dhe kujdes shëndetësor.

Tre gjëra thelbësore ndikojnë popullsinë. Fertiliteti është faktori kryesor, i ndjekur nga vdekshmëria dhe pastaj migrimi.

Këtu janë disa fakte kryesore rreth popullsisë së botës, të marra nga perspektivat e fundit të popullsisë botërore të OKB-së.

Nga 2024 India do ta kapërcejë Kinën si vendin më të populluar në botë

Kina aktualisht ka 1.4 miliardë banorë, e ndjekur nga India me 1.3 miliardë. Së bashku ata përbëjnë 37% të popullsisë së botës.

Nigeria ka rritjen më të shpejtë të popullsisë në botë

Nigeria aktualisht është në vendin e 7 në listën e vendeve më të populluara , por para 2050 do të ketë vendin e tretë, duke kaluar SHBA.

  1. Kina 1 397 029

  2. India 1 309 054

3 .SHBA-të 319 929

4 .Indonezia 258 162

  1. Brazili 205 962

Fertiliteti ka rënë në të gjithë botën

Që nga vitet 1960, niveli global i lindjeve ka rënë në mesatarisht 2.5 lindje për grua. Megjithatë, kjo mesatare përbëhet nga shifra shumë të ndryshme: në Afrikë 4.7janë lindjet për grua, në Europë janë 1.6 lindje për grua.

Gjysma e rritjes së popullsisë do të zhvillohet në 9 shtete

Nga 2017 deri më 2050, India, Nigeria, Republika Demokratike e Kongos, Pakistani, Etiopia, Republika e Bashkuar e Tanzanisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uganda dhe Indonezia do të kontribuojnë më së shumti në rritjen e popullsisë.

Kjo do të thotë se popullsia e Afrikës do të jetë afërsisht e dyfishtë në mes të viteve 2050 dhe 2050.

Popullata e Evropës do të bjerë

Kur fertiliteti bie nën 2.1 lindje për grua, do të thotë që nuk lindin fëmijë mjaftueshëm për të zëvendësuar popullsinë e prindërve të tyre. Kjo po ndodh tashmë në Europë.

Pothuajse gjysma e popullsisë së botës jetojnë në vende me fertilitet të ulët

Midis 2010 dhe 2015, 46% e popullsisë së botës ka jetuar në 83 vende ku niveli i lindshmërisë ishte nën pragun e 2.1.

Bota po plaket

Një numër në rritje i njerëzve po jetojnë në një moshë të pjekur. Në vitin 1950, ishin shumë më të rinj se të moshuarit. Në vitin 2017, ka më pak njerëz të rinj dhe më të moshuar. Deri në vitin 2050 numrat do të dalin jashtë.

Po jetojmë më gjatë

Në përgjithësi, jetëgjatësia është në rritje. Në nivel global, jetëgjatësia u rrit me pothuajse 4 vjet, ose nga 67 në 71 vite, midis viteve 2000 dhe 2015.

Rritja parashikohet të arrijë në rreth 77 vjet në periudhën midis 2045 dhe 2050, dhe përfundimisht në 83 vjet në periudhën midis 2095 dhe 2100.

Jetëgjatësia në Afrikë ishte 60 vjet në mes 2010 dhe 2015, krahasuar me 79 vjet në Amerikën Veriore. Por, jetëgjatësia po rritet më shpejt në Afrikë sesa në Europë, kështu që diferenca pritet të zvogëlohet ndjeshëm deri në vitin 2050.

Çfarë do të ndodhë në vitin 2050, kur popullsia e botës të shkojë 10 miliardë? Read More »

Vizitoni Pilurin

#VisitPiluri pak nga ajo që ndodhi dje në Pilur ku për herë të parë kemi një rrugë të re.

Ku për herë të parë kemi një projekt të shtëpive-pritëse. Ku prej disa muajsh kemi një shesh qëndror të Pilurit të sapo-ndërtuar. Ku kemi dhe shumë gjëra të tjera për të bërë në projektin e vazhdimësisë për rikualifikimin urban të Ballkonit tonë të Rivierës.

Falenderim Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës Damjan Gjiknuri, dhe të gjithë banorëve të këtij fshati me vlera të jashtëzakonshme që ka mbështetur përherë programin e zhvillimit urban të Bashkisë së Himarës. /Jorgo Goro

Vizitoni Pilurin Read More »